Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

A kishte shqiptar në Kosovë para ardhjes së turkut? Nga Fahri Xharra

$
0
0

 

A kishte shqiptar në Kosovë para ardhjes së turkut?

Nga Fahri Xharra

Shumë qesharake, kjo pyetje por ia vlen të merresh me dhe tek e fundit t`a dimë të vërtetën tonë aq të kontestuar nga vet ne. Ishim apo jo këndej pari para ardhjes së turkut ?

Viti i kaluar ishte plotë mohime dhe vetëmohime shqiptare si nga ana e serbëve po ashtu nga ana e shqiptarëve mysliman, prijësve fetar mysliman ‘ bile edhe nga një e përditshme serioze e Kosovës.

“Deri në Betejën e Kosovës, 1389, në Kosovë ishin vetëm 3 % shqiptar thoshin hoxhallarët ; pastaj na dole në skenë “studimet” antishqiptare të “ krye-izdajicës “ Hasan Kaleshi i cili në një konferencë në Stamboll, 1972, paska ligjëruar dhe “bindur” botën se deri në atë betejë (1389 ) paska pasur vetëm një % shqiptar . Me “ndihmën “ e turkut atëherë qenka rritur numri i jonë ( fatkeqësisht ) dhe ia paske zënë vendin dikujt tjetër.

Unë e dija që këta janë duke e bërë këtë propagandë qëllim keqe të inspiruar dhe të shtirë nga dikush . Por kush ishin ata që e kishin thënë ?

Hulumtimi në biblioteka nuk është “ gjynaf “ dhe e gjeta një “ margaritar “ të shpifjeve, mashtrimeve dhe mohimeve më të pa fytyra serbe . Serbët po, por shqiptarët pse po ?

Sot do te flasim pak për këtë libër “     Jovan N. Tomiç “Arnautet në Serbinë e vjetër dhe në Sanxhak”, 1913, Beograd   (Јован H. Томић О АРНАУТИМА у старој Србији и Санџаку 1913. )

Në parathënje shkruhet “ Në letrën e botuar të gazetës “Temps” të 3 Janarit 1913 z. Dr.Gergur Jakshiq në mënyrë të mrekullueshme është e paraqitur shpërndarja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë; nëpër Sanxhakun e Novi pazarit, Fushat e Kosovës, në Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Zgjerimi i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk është e sotme. ….por më së shumti ne ve serbëve na intereson : pse u rrit roli i shqiptarëve nën perandorinë otomane, roli i tyre në çkombëtarizimin dhe muslimanizimin me dhunë të serbëve ; si erdhi deri tek shqiptarizimi i viseve krejtësisht serbe si dhe në çfarë konteksti qëndron muhamedanizimi dhe shqiptarizmi i serbëve në ato toka .

Përgjigjen serbëve le t`iu japin “serbët “ e rinj të Kosovës

Libri i Jovan N. Tomiçit është i ndarë në kapituj

“-Momentet kryesore të muslimanizimit dhe shqiptarizimit të serbëve në Prizren, në Metohi ( Dukagjin fxh) dhe Kosovë

-Muslimanizimi i serbëve katolik në Kosovë

– Muslimanizimi i serbëve ortodoks pas 1630-1656 -tës

– Muslimanizmi dhe shqiptarizimi i serbëve ortodoks pas 1688-1690 -tës

– Levizja serbe e vitit 1737 edhe më shumë e shpejton muslimanizimin dhe shqiptarizimin e serbëve ortodoks

(-ГЛАВНИ МОМЕНТИ МУХАМЕДАНИЗИРАЊА И АРНАУЋЕЊА СРБА У ПРИЗРЕНУ, У МЕТОХИЈИ И НА КОСОВУ

-МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ КАТОЛИЧКИХ СРБА НА КОСОВУ, У МЕТОХИЈИ И У ПРИЗРЕНУ

– МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА ПОСЛЕ НЕУСПЕЛИХ ПОКУШАЈА ПОКРЕТА 1630–1656 ГОД.

-МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ И АРНАУЋЕЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА ПОСЛЕ ПОКРЕТА 1688–1690 ГОД.

-ПОКРЕТ СРБА 1737 ГОД. ЈОШ ВИШЕ УБРЗАВА МУХАМЕДАНИЗИРАЊЕ И АРНАУЋЕЊЕ ПРАВОСЛАВНИХ СРБА   )

Kësaj radhe desha të iu bëj vetëm me dije se librat serbe , nga të cilat antishqiptarët shqiptar po lexojnë dhe po na fëlliqin të menduarit e drejtë janë dhe mund te gjendet lehtë;por vetëm e vërteta shqiptare ashtu si është nuk gjendet tek ata.

Kurse librat e propozuar më poshtë po iu lë juve e sidomos atyre që nuk i binden të vertets sonë, por pështjellimeve të serbëve dhe turqve :

“-H. Kaleši, O seobama Srba sa Kosova krajem XVII i početkom XVIII veka, etničkim promenama i nekim drugim pitanjima iz istorije Kosova. Obeležja VI/4 (1976) 193-216, posebno na str. 194-199.

-J. Hadži-Vasiljević, Arban. liga, 1-2, 11-14. Hadži-Vasiljević navodi argumentaciju tadašnjeg načelnika Vrhovne komande, koji je isticao kako neće i nikako ne želi “da Srbija ima svoj Kavkaz”, dok ce predsednik vlade bojao da bi ostanak Albanaca u Srbiji mogao biti štetan po red i bezbednost u tim krajevima (str. 13, s pozivom na J. Ristića, Diplom. ist. Srbije II, 241-247).

– P. Nikolić, Širenje Arnauta, 126; ypor. P. Pavlović, Seobe Srba i Arbanasa,

-J. Hadži-Vasiljević, Muslimani“

Gjakovë 08.05.16

The post A kishte shqiptar në Kosovë para ardhjes së turkut? Nga Fahri Xharra appeared first on .


NËNA… Vargje nga poeti Veron Hoxhaj.

$
0
0

NËNA
Me shpirtin e lidhur mbi zinxhira,
Kërcasin nofullat mbi acar,
Me mjergullën ne sytë e verbuar,
Ku vet Nënë mbi bor pse po vuan.?

Ne gjirin e saj në një zhake,
Te shkoqurat i ruante për hall,
Dollapi,nuk kish as thërime,
O zot fëmijët çdo hanë.?

Me borën rrëcoke, rrëcoke,
Sa vinte dhe mbyllesh mbi pllajë,
Te kuisura nga larg uqërish dëgjoheshin,
Po Nëna mendonte evlanë.

Me kokën e ulur vazhdonte,
Me këmbën në çizmen e çarë,
Mbi kodër me sy pa qytetin,
Si shqipja shkoj në dyqan.

Shikonte banakët e mbushur,
Po dora s’ja kishte paranë,
Psonisi sa lek kishte xhepi,
Dhe nisi rrugën për fshat.

Po rruga kish humbur nga bora,
Fëmijët e prisnin në fshat,
Mundohesh rrugëtonte e gjora
Po dita po kthehesh në natë.

Fëmijë nuk pritën po dolën,
Thërrisnin o Nënë duke qarë,
Tufani sa vinte dhe shtojësh
Nëna mbi bor hiqesh zvarrë.

Gjunjët me nuk punonin,
Dhe bora se linte mënjan,
Një zë nga fhellësia e largët,
Me Zotin Evlati bashkuar.

Ushqimet i futi poshtë xhokes,
Te mos qulleshiin fëmijët ti hanë,
Zëri sa vinte afrohesh,
Jam këtu bir po mos qaj.

Fëmijët u futën ne gjirin e Nënës,
Si klloçka që ngrohte evlanë,
Qe Nëna ilaçi i zemrës,
Më vetëm fëmijët se lan.

Veron Hoxhaj

The post NËNA… Vargje nga poeti Veron Hoxhaj. appeared first on .

VOA- Zeri Amerikes. Vendimi për Ramush Haradinajn pritet më 27 prill

$
0
0

Një gjykatë në qytetin Colmar të Francës lindore, vendosi të shtyjë për datën 27 prill vendimin për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai u paraqit sot sërish para gjykatës, ku është shqyrtuar kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e tij. Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte.

Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Gjatë seancës së sotme prokuroria dhe mbrojtja e zotit Haradinaj paraqitën fjalën e tyre lidhur dokumentet e dërguara nga Beogradi.

Zoti Haradinaj vazhdon ta konsiderojë vetën “peng politik” dhe procesin një “abuzim me ligjin dhe drejtësinë”.

Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb. Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi zotin Haradinaj me kusht që të qëndrojë në Francë, në pritje të shqyrtimit të kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi.

Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kërkesa që kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të Beogradit.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb nxiti shumë reagime në Kosovë ku parlamenti miratoi edhe një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

ZERIAMERIKES.COM

The post VOA- Zeri Amerikes. Vendimi për Ramush Haradinajn pritet më 27 prill appeared first on .

TË DUA SHUMË SA IDE NUK KE… Vargje nga :©Maki M Canolli

$
0
0

TË DUA SHUMË SA IDE NUK KE

Kosova ime e dashur!
Me pamje po përtrihesh e me moshë je plakur
Isha tek ti të hjeku mall e mërzi
se malli për nënën e djegë çdo fëmi.

Por…,nuk ta putha ballin e as plagët nuk t’i putha!
Jo se nuk deshta po sepse nuk munda
se t’i kan puthur mijëra të tjerë para meje
e jo që nuk të shëruan por akoma të lënduan!

Doja të bisedoja me ty si nanë e bijë
po pluhuri e tymi mushkërit pat me m’i nxi
dhe mezi të shiqoja moj loke me sy
loti më pikonte nga malli a pluhuri nuk e di?!

Doja rrugëve tua të dilnja e të shëtisja
por as një hap nuk mund te bëja
se hapin nuk kisha ku ta qisja
ishte stërmbush me makina qarshia.

Në vend të uzinave e kombinateve
ty duan me të ngulfat pallatet shumë katëshe,
besa nuk kisha ku një kafe ta pija
se vështirë ishte të gjeje karriga të lira.

Ato i kishte zën të gjitha rinia
në çdo cep tëndin vërehej papunësia,
e pleqt shëtisnin aty nëpër shesh
në sytë e tyre vërehej se hanë veq përshesh.

Endacakët rrugës me dorën e zgjatur
më vinin nga mbrapa hapin duke ma ndalur,
ishin të gjithë me mosha të ndryshme
e mjerimin e vëreje pa pikë mëdyshje.

Do të doja të t’shihnja me turizmin mbuluar
e rininë tënde gjithandej duke punuar,
por pavarësisht moj loke ti si je
unë të dua shumë sa ide nuk ke,

©Maki M Canolli

The post TË DUA SHUMË SA IDE NUK KE… Vargje nga :©Maki M Canolli appeared first on .

PRIZRENI DHE TESTAMENTI I GABUAR.. Opinion nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

PRIZRENI DHE TESTAMENTI I GABUAR

Ndoshta ky është gjykimi i fundit.
Kur përmendim këtë, përfitimi i parë që më shon ndër mend është ekzistenca apo robëria. Në shumë raste ato janë bashkë, njëra kushtëzon tjetrën, dhe si rrjedhojë e këtij kushtëzimi ka dalë shprehja e njohur: “Liri ose vdekje!”.
Mos lejoni që “bukuria” e tyre t’ju mashtroj, ajo është një armik i kombit dhe i rrezikshëm. Ishte e qartë se ky ngashëllim i gabuar mëtonte të përligjte mëkatet e shkuara të robërisë anadollake, ndër të cilat fajin fatal: flitri me robërinë.
Dhe nëse nuk më besoni mua, lëxoni Ferrin e Dantes dhe aty do ta shihni këtë imazh të njohur mesjetar. Sikur këto zerzope që e gjithë energjia e tyrë e terrorit të dirdhej mbi armiqtë serb e malazezë! Fare e keqe, të pafytyrë edhe në varr doni ta marrni me vete këtë tokë të shkretë! Duket qartë që kuptimi i këtyre fjalëve është: Mos ngurroni në zgjedhjen midis këtij shkrimi dhe gjërave më të shëmtuara për ju!
E megjithatë, tashmë ky zë Ferri flet tepër shpejt.

Nuk e mbajtën rregullin e duhur në Dardani. I dhamë liri të madhe islamit politik, tradhtarëve dhe spiunëve së frymëzuar nga tendencat antikombëtare, të cilët abuzuan me këtë shtetë, me këtë liri dhe cenuan prestigjin e nacionalistëve demokratë përpara popullit gjersa edhe rinia u mërzit prej krimit politik, pasigurisë, korrupsionit, tradhtive, rebelizmit fanatik islam dhe shtynë djalërinë shkollore të marrë rrugën e migrimit pa kthimë.
E cila krijoji një botë me dhimbje e vuajtje përtej çdo imagjinate njerëzore të mëparshme dhe vepra e tyre e përcaktoi në kuptimin e plotë të fjalës përfytyrimet tona moderne për të. Islami politik i tmerroi besimtarët për shekuj me radhë dhe, pa dyshim, e dyfishoi frekuentimin e kësaj pjelle turke nëpër xhami nga të frikësuarit besimtar. Këta janë lundërtarët e ferrit, islami politik, që i rreh besimtarët e rastit me një mashtrim.
Të gjitha këto rryma qenë pjesë e krimit politik ditore duke ecur krah për krah njëra me tjetrën… përmes portave të asimilimit. Të gjitha këto janë simbole të tradhtisë kombëtare.

Këtë fotografi e ndiqja me një vështrim mosbesues. Dreq, mendova kujt i pëlqen kjo foto e huaj? Që ta mbledhim mendjen përgjithmon, është pikrisht kjo që kërkoj unë. Pastaj, ose kryeulur, duke e pranuar humbjen. Në të cilat shkolla turke të ERDOANIT, me siguri që mësonin marifetet e tilla të kësaj kulture afgane, arabe, ashtu siç përvetësoheshin ndoshta të fshehtat e TEATRIT për prerjen e kokave.
S’është nevoja për ironi. Aha! Sidoqoftë, ne nuk i perkasim kësaj kulture Ne, jemi si dy botë të ndryeshme Do të më lejoni t’ju bëjë një pyetje. Pyetja është:
“A janë të shëmtuara këto dy fantazma apo jo!”
Ose gjak prishurit i ruanin femrat e tyre për heroin e tyre të gjymtuar! Fantazma të vjetra afgane, të braktisura, të një vendi të humbur!? Enigma? Si të veprohet? Dua që të gjithë ta vrasin mendjen dhe e kam një parandjenjë që ne duhet të bëjmë diçka. Që nesër të mos jetë vonë! Nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqant.

Si kundërshtar i këtyre dukurive negative:
“Shqiptarët duhet të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj!” Atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo nacionalisti dhe çdo qytetari shqiptarë. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme mesjetare për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e popullit në menyrë të pa shmangëshme.
Në këtë kohë, Kosova po gëlonte nga elementet e huaj, sidomos shkije, turq, arab dhe shqiptarë gjak prishur etj. Ju lutem të më kuptoni drejt. Është fjala për vetëvrasjen e një kulture Iliro-dardane. Ka gjasa gjithmonë? Kjo është, pa dyshim, dhe asgjë tjetër. Të mbyllen “organizatat humanitare terroriste TURKE!”.

Që të jemë i sinqert, njëra ndër të parat që hoqi shamin ishte: Sabrije (Bije) Vokshi më 8 mars 1945, mbesa e Sylejman Vokshit. Në vitet e tetëdhjeta në Kosovë shqiptarët s’janë marrë me shamia. Nuk ka qenë preokopim i tyre shamia. Atë botë ishte zgjim kombëtar. Shqiptarët fëmijët i pagzonin me emrat shqip… Hapni sytë o popul! Vajzat nga Kosova. Rritur në Kosovë. Se ç’e mbytën vetën. O me helm shamie e ferexheje.
Desha t’ju them: – Nesër mos u gdhini të gjalla. Nuk na duhët shamit, përçarjet, por uniteti kombëtar. Ç’fsheh, sa mizore kjo histori për shami e ferexhe? Ç’histori? Si mund të quhej histori një gjë e tillë? O popull O sot, o kurr.
Këto kanë një fytyrë që i përketë misterit!

The post PRIZRENI DHE TESTAMENTI I GABUAR.. Opinion nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

VETËDIJA KOMBËTARE.. A Caka

$
0
0

VETËDIJA KOMBËTARE

Dardania ishte jo vetëm dhimbje. Para së gjithash ishte barrë e rëndë. Shkurt, në vend të hapjes dhe lirisë, prodhonim mbyllje dhe robëri. Ngjante e pabesueshme? Nuk përjashtohej. Ndërkohë, në Dardani ndodhnin gjëra edhe më të pabesueshme.
Rimohuesit e islamik politik janë në festë.

Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjen e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të traditës e historisë, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë. Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi.

E kush më mirë se Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare i artikuloi kërkesat kombëtare, politike e shoqërore, atëher kur ishte më se vështir për t’u përballur me bishëm komuniste të ardhur si fantazmë vdekjeprurëse nga stepat e akullta të Serbisë dhe e ndihmuar fuqishëm nga këlyshët e saj ballkanikë dhe disa sahanlëpirës shqipfolës mjeranë? Nuk qe me rëndësi se ata ishin më të shumtë në numër, më të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, më të djallëzuar në metodat e tyre çnjerzore dhe vrastore. Më e rëndësishme ishte dëshira e tyre për liri, gjakshmëria e patriotëve shqiptarë për t’u flijuar në altarin e lirisë dhe e ish të burgosurve politikë, mospërkulja para armikut.

Është e pamudur sot t’i numërojmë herojtë, dëshmorët, të burgosurit politikë dhe martirët e rënë në rrugën e lavdishme të lirisë. Kush nuk ka dëgjuar për ta, edhe pse armiqtë gjakatarë u munduan me mish e me shpirt t’i lënë madie edhe pa varre. Ato u skalitën në mbamendjen e popullit, në zemrat e tyre, në shpirtërat e tyre. Statujat, monumentet dhe dhe lapidarët mund të rrënohen, të shkatërrohen dhe të asgjësohen, por nga zemrat e njerëzve nuk mund të shkulen ata që dhanë çdo gjë për atdheun: shtëpinë, pasurinë dhe jetën. Ata u ndoqën, u persekutuan, u syrgjynosën, u burgosën, u dënuan dhe u pushkatuan, por ata më shumë se kurrë ndonjëherë janë mes nesh-drita të lirisë, yje që ndriqonë pafindësisht në rrugën tonë të shenjtë kombëtare. Të përulemi edhe kësaj radhe me nderim e respekt para veprës së lavdishme heroike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut!

The post VETËDIJA KOMBËTARE.. A Caka appeared first on .

Kuçove. Naftetari 105 vjeçar refen per greven e 85 viteve me pare . Dilaver Xhelili.

$
0
0
  Nuk e duronim dote shprehjet e Duçes ,ku thoshte se pa nafte nuk ka lufte
Interviste me antarin e fundit të grevës naftës 81 vjetë më parë 105 vjeçarin Qerim Demo    
 Kuçova është një nga qytetet shqiptare, që, megjithëse për një periudhë të shkurtër, më pak se një shekull, ka një histori tepër të pasur dhe të ngjeshur me ngjarje e jetë intensive, si në periudhën e Zogut ashtu edhe atë të socializmit.Kuçova ka qenë e përmendur për naftë, e cila gjendej në sipërfaqe dhe përdorej për grasatimin e qerreve dhe për të mbajtur pishtarë të ndezur. Megjithëse i rastësishëm, zbulimi që bënë ushtarët austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, solli një të ardhme të sigurt dhe civilizim për një nga zonat më të prapambetura të Myzqesë së asaj kohe. Që nga viti 1918, kur filloi shfrytëzimi i naftës e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte, por ato që zunë rrënjë qenë AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, si dhe një shoqëri franceze. Pusi i parë i naftës është shpuar në vitin 1928, në vendin e quajtur Dikatër. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte
Lidhje më këto ngjarje dhe historin e grevës 81 vjetë më parë ,ne intervistuam një nga grevistit që ende jëton naftëtarin Qerim Demo .105 vjeç, I cili jeton në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të natës Kuçovë
Si e përjetoni grevën e parë të naftëtarëve ,që u zhvillua në lagjen ‘’11 janari’’?
 – Edhe pse kanë kaluar vite ,dhe mosha ka bërë të sajën ,por muan num më hiqet nga mendja shprehjet e Duçes ,ku shprehesh ‘’se pa naftë nuk ka luftë Ai merte naftën nga Kuçova për të na luftuar përsëri në që e nxirnim nga shtresat toksore .Ato vite muan më kujtohen se në si puntorë ishim të bashkuar dhe I kishim dhënë besën njëri tjetrit Ishin kohra të vështira ,por ne nuk lëjonim që italianët të na shfrytëzonin deri në palcë Greva që u zhvillua ishte shumë e urganizuar mirë dhe me një bashkim të pa parë .
 
Si u zbulua nafta ne Kuçovë?
–  Në luftën e parë botërore në Kuçovë ,kanë mbritur ushtrit e huaja .Një nga këto ushtri kanë qënë dhe ajo austriake .Reparti ushtarak është vëndosur në përroin e polovinës Në vitin 1916  një inxhinier – gjolog pjestar në kqëtë repart ushtarak gjatë një stërvitje që po kryenin në afërsi të përroit që rrithte nga kodra vinte me naftë Pasi e shetiten me këmbë vendin, ai arriti në përfundim se kuçova ishte një vend me pasuri të madhe nafte Këtë fakt ai e bëri public në vitin 1918 .Që nga ai viti 1918 ,e deri vitin 1924 ,në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuse të naftës si AIPA ,një nga shoqërit Anglo-persiane ,shoqërit Amerikane e naftës ,si dhe shoqërit Franceze. Etj.Pusi parë është hapur në vitin 1928 në vendin e quajtur Distileria ,Deri në vitin 1943 vendburimi naftës u shfrytëzua nga shoqërit italiane.
 
 
 
81 vjetë më parë në Kuçovë u zhvillua një grevë ,çmund të na thoni në lidhje me këtë grevë?
– 81 vjetë më parë puntorët e vajgurit shqiptar u ngritën në një grevë të përgjithshme ,ku I treguan vendit, regjimit të asaj kohe dhe kompanive të huaja që shfrytëzonin nëntokën ,se çfarë ëshët në gjendje të bëjë puntoria dhe populli shqiptar kundër padrejtësive shoqërore dhe shfrytëzimit barbar për të kërkuar të drejtat e tij themelore për jetesë më të mirë dhe indinjitet Më tej ai tregon se nafta në vendtonë ose siç e quanin ndryshe të parët tanë ‘’Gjaku Dragoit’’ka shpërthyerë që në kohë shumë shumë të vjetra nga thellësia e nëntokës duke dalë në sipërfaqe .Me të drejtë  mund të thuhet se vajguri në shqipëri ëshët aq I vjetër , sa shqiptarët në tokën arbërore.tha ai.
 
Në çfarë shekulli kanë filluar studimet për naftën në Kuçovë dhe si filloi greva e puntorëve?
Që në fillesat e shekullit 19 ,shoqërit e huaja kishin filluar studimet për naftën shqiptare .Italian dërgoi në shqipëri një mission ekonomiko- shkencor të kryesuar nga majori Silvo Exheli ,me gjeollogë të dëgjuar të cilët me studimet e kryera ,hodhën bazat mbi pranin e vajgurit sidomos në luginën e devollit dhe në fshatin Kuçovë.Qeveria italiane që kishtë synimë okupuese ndaj shqipërisë në datën 08 ,07 ,1925 , krijojë të parën herë atministratën autonome me emrin AIPA që kërkoi ,zbuloi dhe shfrytëzoi naftën dhe gazin .Kjo shoqëri për të kryerë punimet ,mori puntor shqiptar për forca të lirë krahu ,trajtoheshin shumë keqë dhe pagueshin shumë pakë Puntorët punonin 12 orë në ditë dhe pagueshin 3- 5 herë më pakë se puntorët Italian.Në të gjitha repartet e puse në kantierin e naftës po fillonin reagimet me protesta e manifestime të vogla që shtypeshin mizorisht nga italianët dhe xhandarët e zogut Në këto kushte filluan dhe kundërshtimet e puntorëve ndaj kësaj shoqërie Me inisjativën e patriotit Mafuz Laze dhe mbështetjen e puntorëve të naftës u bë e mundur formimi I organizatës me emrin Shoqëria e puntorëve të të Kuçovës dhe e qarkut ‘’Puna’’ me status përkatës .dhe kishte flamurin me ngjyër kombtare dhe me një kordele të bardhë Kishte gjithashtu vulën e rrubullakët me shkronjat ‘’Shoqëria Puna Kuçovë’’e themeluar 18 nëndor 1935 .
 
Si lindi greva e puntorëve?
Më 28 nëndor 1935  puntorët e kantjerit festuan ditën e pavarsisë Kudo u pezullua puna dhe u mbajten fjalime .Kjo situatë shqetësoi autoritetet e larta të huaja e të vendit prandaj në janar të vitit 1936 u pushua nga puna I shoqërisë Mafuz Laze sekretari Adem Hoxha e shumë të tjerë .Në përgjigje të kësaj mase ekstreme u mblodhë në fshatin Perondi këshilli drejtues I Shoqërisë ‘’Puna’’ dhe vëndosi Më 11 shkurtë 1936 të organizohej greva e përgjithshme e naftëtarëve dhe banorëve të Kuçovës.Greva u vëndos që të bëhej në lagjen me të vjetër të qytetit ..Vidhat’’Greva do të fillonte me rënjen e sirenave në kozares në orën 9-00 ,të datës 11 shkurtë Me këtë sinjal të gjithë lanë punën dhe shkuan në grevë Folësit në këtë grevë do të kërkonin kthimin në punë të gjithë shokëve të larguar nga puna nga shoqëria AIPA.Në atë ditë dimëri të acarit filloi greva e përgjithshme  ku kërkohej kërkesat e naftëtarëve shqiptare .Situata e krijuar shqetësoi së tepërmi autoritetet vëndore dhe qendrore Me në krye Ministrin e brendshëm Ethem Toto ,forcat e xhandarmërisë dhe të kuesturës italiane përdorën dhunën e bënë reprezarje ndaj grevistëve .
Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA, kuptohet me kushte skllavëruese. Këtu u zhvillua edhe klasa punëtore. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990.
 
Nafta që prodhohej në Kuçovë ku përpunohej?
– Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936.
Faleminderit

The post Kuçove. Naftetari 105 vjeçar refen per greven e 85 viteve me pare . Dilaver Xhelili. appeared first on .

Dy iniciativa, një mashtrim! Shkruan: Florim Zeqa

$
0
0
Dy iniciativa, një mashtrim!
Në javën që e lam pas, skena politike kosovare u karakterizua me zhvillime interesante, apo më mirë të themi java e kaluar u përmbyll me fillimin e një nisme të re dhe përfundimin e nismës së vjetër!
Nisma e re e liderit të NISMA-s, zotit Limaj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeversë, përvqse e vonuar nuk pritet të kaloj në Kuvend, shkaku i mungesës së votave të pozitës dhe heterogjenitetit të opozitës kosovare.
Nisma  e Limajt do të kishte kuptim në 100 ditëshin e parë të kësaj qeverie, e cila përveqse do ta parandalonte zgjedhjen e Thaçit president, do të parandalonte edhe shumë të këqija tjera për vendin.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës në parlamentin e Kosovës do të kishte kuptim dhe do të ishte lehtë i realizueshëm në periudhën e unitetit të çeliktë të opozitës kosovare, në kohën e VAN-it, në kohën kur Qeveria e Kosovës numëronte orët më të vështira të saj, si pasoj edhe e protestave masive mbarëpopullore.
Ishte më e lehtë të realizohej mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvend, në kohën kur ende në taborin pushtetar kishte deputet pakorruptuar që e kundërshtonin fuqishëm lidhjen e panatyrshme të koalicionit qeverisës.
Mirëpo tani është tepër vonë për një nismë të tillë, ngase të njëjtit deputet që atëherë do të votonin PRO mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, sot nuk janë  të gatshëm të votojnë shkaku i privilegjeve që kanë marrë nga pushteti i korruptuar.
Në anë n tjetër, nisma e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e para gati një muaji, për krijimin e ushtrisë nëpërmjet një ligji të ri, përfundoj ashtu siq ishte pritur, me dështimin skandaloz të tij në këtë nismë.
Në rrethanat e krijuara politike Thaçi do të duhej të jepte dorëheqje në pamundësi të bërjes së ushtrisë nëpërmjet ligjit, ashtu siç ishte zotuar. Mirëpo fatkeqësisht dorëheqja si akt moral, nuk ekziston në ndërgjegjën e politikanëve kosovar.
Sikur presidenti Thaçi të kishte minimumin e ndërgjegjes në shpirtin e tij dhe të përgjegjësisë politike, për shkak të dështimit në aventurën e rrezikshme për vendin, tashme do të duhej të ishte president i dorëhequr.
Kjo edhe një herë e vërteton fakktin se ne nuk kemi udhëheqës të guximshëm të bëjnë gjëra të mira për vendin, por që kemi drejtues shtetëror dhe udhëheqës politik që kujdesen vetëm për ruajtjen e karrigeve dhe posteve të tyre, të cilat nuk i rrezikojnë në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim për vendin!
Ndryshimi i qëndrimit të presidentit Thaçi për bërjen e ushtrisë një herë nëpërmjet ligjit, e tani nëpërmjet ndërrimeve kushtetuese nuk është i rastësishën dhe as i befasishëm,…ai gjithmonë për interesat e tij personale ka marrë dhe merrë veprime të pamatura, të dëmshme dhe me konseguenca të gjata për vendin.
Në mesin e këtyre dy inicativave dhe kuadrin e parafushatës zgjedhore erdhi edhe daklarata e kryeministrit të vendit për rritjen imagjinare ekonomike të vendit, po citoj “Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke ju “referuar” një raporti të Bankës Botërore dhe disa organizatave tjera që mirren me statistikat e rritjes ekonomike të shteteve!
Mirëpo, kjo rritje imagjinare ekonomike e Kosovës, është e prekshme vetëm për shtresat e larta të shoqërisë, por jo edhe të shtresave të ulëta e të nëpërkëmbura të shoqërisë të cilat nuk janë në gjendje të përballen me çmimet astronomike të artikujve ushqimor.
Rritjes ekonomike të vendit, të cilës i referohet kryeministri i vendit, do duhej të ishte në përputhje të plotë me punësimin e qytetarëve e jo vetëm me rritjen e pagave të pushtetarëve dhe nëpunësve të lartë në sektorin publik.
Sikur kjo rritje ekonomike të ishte reale, sikur Kosova me të vërtetë të kishte rritjen më të lartë ekonomike në rajon, atëherë qytetarët e vendit nuk do të kishin fare nevojë të prisnin në radhë të gjata para ambasadave të huaja për të marrë një vizë për largim nga vendi apo zgjedhjen e rrugëve të rrezikshme ilegale, të cilat shpesh bëjnë që endërrat e qytetarëve të Kosovës të mbetën në gjysmë, pa u bërë realitet.
Andaj, rritjes ekonomike të vendit më shumë se askush tjetër do t’i gëzoheshin qytetarët e vendit, në radhë të parë shtresat më varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë sonë.
Por qytetarët e vendit, në vend të rritjes ekonomike çdo ditë e më tepër po përballen me ritjen e varfërisë dhe denigrimit social, çdo ditë përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar,…qytetarët e vendit çdo ditë përballen me mungesën e shërbimeve cilësore shëndetëore, arsim jo cilësor dhe degradim të vlerave kulturore.
Përfundimisht, deklarimet për rritjen më të lartë ekonomike të Kosovës në rajon, përveqse mashtrime, janë shtrëmbërim i qëllimshëm i realitetit të hidhur kosovar për qëllime elektorale.

The post Dy iniciativa, një mashtrim! Shkruan: Florim Zeqa appeared first on .


Investime ne Kurbin…. Nga Ahmet Zani

$
0
0

Kreu i bashkisë Kurbinit Artur Bardhi po ndjek punimet në shkollën e Mesme të qytetit të Laçit, ndërsa nga inspektimi që ai ka kryer në ditën e sotme, punimet janë drejt përfundimit.

Maturantët e shkollës provimet do t’i zhvillojnë në ambjentet e reja, me kushte bashkohore, ashtu siç është premtuar. . Sipas kryetarit të bashkisë Artur Bardhi, punimet po kryhen me cilësi sipas preventivit, sakaq inspektohen punimet nga drejtuesit vendorë dhe konkretisht specialistët përkatës.

Krahas punimeve në rikonstruktimin e shkollës së Mesme, të tjera investime të rëndësishme po i paraprijnë Kurbinit, dhe konkretisht po punohet në rehabilitimin e rrugëve të disa fshatrave, dhe konkretisht atë të fshatit Shullaz, Fushë- Milot e gjetkë.

Në sektorin bujqësor pritet të investohet tek fermerët në sistemin vaditës, vijon puna në hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim parandalimin e përmbyetjeve, një fakt që preku mjaft disa zona të Kurbinit. Tashmë nga një zonë e harruar ndër vite, me mbështetjen e Qeverisë, Kurbinit po i ofrohen investime – ka theksuar Bardhi i cili premton se njesia ku ai drejton, konsiderohet kantier pune në zhvillimin dhe mirëqenjen e qytetarëve.

The post Investime ne Kurbin…. Nga Ahmet Zani appeared first on .

Edmond Nikolla : “Rinia e diasporës është e mrekullueshme”

$
0
0

Intervistë me këngëtarin e merituar të këngëve qytetare dhe baladave z.Edmond Nikolla

Intervistoi: Qazim Zejnaj ,Bern Ch

“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin jetë. Vërtet jemi vatër talentësh po përmendi ne Shqiperi e shumë të tjerë të sukseshëm dhe më duket se kemi forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet ku linda, që kultivohet me shekuj edhe unë mundohem të sjellë risi në tregun muzikor shqiptarë, pra muzikë moderne që pëlqehet sidomos nga rinia e diasporës”-na tha ndër të tjera z.Nikolla .

Një mbrëmje për disponim në lokalin e Macumba pronari Bekim Azemi na pret me bujari tradicionale dhe na dëshiron mirëseardhje. Muzika filloi me një vajzë të bukur, duke qeshur me sharmin e stilit të veçantë të cilën akoma nuk e kam zbuluar, por nga këndvështrimi im është një protagoniste e talentuar Albana Mesuli nga Shkodra . Në ato momente, rastësisht ishte i ulur në një skaj me kostum elegant si princi i monakos Alberti i parë.  Edmond Nilolla , të cilin në verë e kisha par në shume vatra muzikore ne diaspore me motren time te shquar Valbona Gjezo duke kenduar .

Ngrihem më vonë, perqfohem si e kemi zakon ne shqiptarët, e pastaj e pyet a keni dëshirë apo mundësi, për të bashkëbiseduar për nje intervsite ?

Përgjigjja, ishte po me kënaqësi të madhe . Në këto çaste, u ndërpre biseda se në skenë doli Doajena e shquar te cilen ekam pagezue pop diva e diaspores , Fahrije Zogaj , që ngriti emocione me këngën më të bukur shqipe.Pas kësaj, i erdhi radha “Don Princit nga Monako”, Kengetarit e “pavarotit” te Shqiperise Edmond NIkolles . Prezentimi i tij në fushën e muzikës, praqet dëshmi të kalimit, të thuash të natyrshëm të botës të muzikës, dhe duken absurde për reflektimet dhe vizionet kundërthënëse që trillohen ndaj muzikës që ofron Edmondi adhurueseve. Ai këndoi këngë që trajtojnë drama jetësore, vrojtime e rrjedha të personazheve të shquara historike, brez pas brezi, deri në kohën sotme siç janë: këngë magjike, balladë e dashurië që i referohet rrugës drejt jetës.

Pyetje : Pranoni komplimente. Jeni shumë këngëtarë i madh?

Edmond Nikolla : Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin jetë. Nëse kapërcejë këta kufijë dhe vlerësohem nga publiku do të realizohet ëndrra ime që jam siç më quani ju.

Pyetje : Kur kengetaret thonë fjalën e tyre dëshmojnë se janë të qytetërimit evropian, e kurë bëjnë muzikë duken sikur i japin ushqim publikut.

Edmond Nikolla : Vërtet jemi vatër talentësh e shumë të tjerë të sukseshëm dhe më duket se kemi forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në vendlindjen që kultivohet me shekuj muzika . Edhe unë mundohem të sjellë risi në tregun muzikor shqiptarë, pra muzikë moderne që pëlqehet sidomos nga rinia e diasporës,deri ne kontinentin e Amerikes ku isha vitin qe shkoj .

Pyetje :Këndoni për të gjitha sferat e jetës, vuajtjet dhe gëzimin e shqiptarëve në diasporë, si e arrini këtë, jeni i shkolluar apo keni talent?

Edmond Nikolla : Këto janë komponente të pandara. Mirëpo talenti është ai që këngëtari e fiton nga zoti.por une e kam profesion dhe i mbizotroje te gjitha instrumentet e tingujve ..

Pyetje: A kishit ndryshuar diçka nga diaspora dhe rinia e saj dhe a mendoni që kanë të meta?

Edmond Nikolla : Është një rini e shëndoshë e edukuar dhe e kulturuar dhe ka potencialë të paparë, të flasë për të meta më duket apsurde se mua nuk më takon.

Pyetje : Mendoni që ju injoroheni në Shqiperi dhe nuk ju pyet askush se si duhet t’ju ndimojë në fushën e muzikës?

Edmond Nilolla : Shpresojmë që në një të ardhme do të vlersohem si në shtete me traditë muzike.

 

Pyetje:  Keni edhe diçka për të shtuar apo dçka tjetër?

Edmond Nilolla : Une nuk do ndalem me videoklipe te reja e kenge te fresketa ne te ardhmen .. Ju falënderoj i nderuari Qazim juve dhe  fansat e mi të cilët më ndjekin ku do që këndoje.

The post Edmond Nikolla : “Rinia e diasporës është e mrekullueshme” appeared first on .

BERAT-Përurohet Zyra me një Ndalesë në Bashkinë Berat. Nga Dilaver Xhelili.

$
0
0
BERAT-Përurohet Zyra me një Ndalesë në Bashkinë Berat.Zyra do të ofrojë 63 shërbime administrative në 5 njësitë e Bashkisë së re.
Është përuruar Zyra me Një Ndalesë në Bashkinë Berat, e cila shënon nje hap cilësor ne ofrimin e shërbimeve qytetareve dhe bizneseve. Shume shpejt aktiviteti i kësaj zyre do të shtrihet në Njësite Administrative për të afruar ofrimin e shërbimeve me qytetarët.Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe Znj. Catherine Johnson, Drejtore e USAID për Shqipërinë.Me zbatimin e Zyrës me Një Ndalesë në teritorin e Bashkisë duke përfshirë edhe Njësitë Administrative, do të mundësohet një qasje të re, moderne dhe të qëndrueshme e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të saj, me synim për të ju shërbyer më mirë atyre.Implementimi i Reformës Administrative Territoriale solli zgjerimin e territorit dhe rritjen e numrit të popullsisë, duke u shoqëruar me sfidat për t’u plotësuar nevojat në rritje të qytetarëve për shërbime më të mira dhe pritshmërive të tyre ndaj Bashkise.Rezultatet që priten nga hapja e Zyrës më një Ndalesë janë të lidhura me kostot e reduktuara për Njësitë Administrative, një pikë e vetme për të gjitha transaksionet,aplikim për çdo shërbim në çdo Njësi,proçese të thjeshtuara për të reduktuar kohë dhe përpjekje,më pak burokraci,rritje të transparencës, duke reduktuar mundësinë e korrupsionit dhe shfrytëzim më i mirë i burimeve njerëzoreBashkia Berat do të ketë një strukturë organizative e cila i përshtatet ndryshimeve të reja dhe siguron organizim më të mirë, më efikas dhe efektiv duke integruar dhe strukturën përgjegjëse për Zyrën më Një Ndalesë. Në Zyrë do të ofrohen 63 shërbime administrative (informacion, dokumentin, kërkesë-ankesa,leje licenca, shërbime sociale,kërkesa administrative Së shpejti shërbimi do shtrihet edhe në  katër njësitë administrative të Bashkisë :Otllak,Sinjë, Velabisht, Roshnik.Projekti u bë i mundur falë bahskëpunimit të Bashkisë Berat, USAID dhe Organizatës FLAG Albania.
Dilaver Xhelili
BERAT:SINAJ PERURON FILLIMET E PUNIMEVE NE STADIUMUN TOMORI
 
Fillojnë punimet në stadiumin Tomori. Ashtu siç ishte raportuar në muajin Dhjetor të 2016-ës nga Bashkia Berat, me një projekt afatshkurtër të ndarë me dy faza, stadium Tomori pritet të kthehet në një ndër më modernët në vendin tonë. Faza e parë përfshinë dranazhimet dhe shtrimin e një tapeti me bar artificial, i cili mendohet se do të jetë më rezultativ për jetëgjatësinë e tij, ku mund të kryhen edhe seancat stërvitore duke nisur nga ekipi i parë e deri tek ato zinxhire. Ky investim ka kapur vlerën e 50.000.000 leke te rinj, dhe përfundimi i këtij projekti pritet të jetë brënda datës 15 Qershor. I pranishëm në “inagurimin” e nisjes së punimeve ka qënë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, i cili përpara mediave ka thënë se ky është një projekt i rëndësishëm për sportin në këtë qytet, pasi që prej 7-të vitesh nuk ishte vënë më dorë mbi të. “Siç e shikoni kemi filluar punimet në stadiumin Tomori. Kjo është vetëm faza e parë e këtij investimi, ku do të trajtohet vetëm fusha e cila do të bëhet me tapet artificial sipas të gjitha kushteve të kërkuar nga FIFA dhe FSHF-ja. Ky tapet do t’i japi një jetëgjatësi më të madhe fushës, që do të përdoret jo vetëm nga lojtarët e ekipit të parë, por dhe nga ekipet zinxhire. Për mua si Kryetar Bashkie është tepër e rëndësishme që të kemi sa më shumë të rinj të përfshirë në këtë sport të mrekullueshëm, i cili është futbolli. Faza e parë e këtij investimi trajton vetëm fushën, ndërsa faza e dytë do të përfshijë rikonstruksionin total të stadiumit, duke i dhënë një pamje krejt ndryshe këtij impianti. Kjo fazë do të kapi vlerën e 50 milion lekëve të rinj, teksa faza e dytë është në hartim projekti të cilin e presim nga 2018-ta e në vazhdim”, tha fillimisht Sinaj. Më tej, numri një i Bashkise njekohesisht dhe president ii futboll klub Totorit foli edhe në lidhje me sportin në përgjithësi, teksa ka zbuluar edhe projektin e stadiumit të vjetër. “Projekt tjetër i madh që ne e presim financim, sepse pjesën tonë si Bashkia Berat e kemi  gati, është edhe trajtimi i fushës tek stadiumi i vjetër. Kemi menduar që të nxjerrim katër mini-fusha të vogla, dy të mbyllura dhe dy të hapura, kalçeto, dhe volejboll, basketboll që do të përdoren për të gjithë fëmijët e shkollave dhe kopshteve që janë në atë zonë të caktuar. Me këtë trajtim të këtij kompleksi, pra të ish-stadiumit të vjetër, ne mbyllim gjithë këndet sportive dhe argëtimi për gjithë fëmijët, nxënësit apo edhe të rriturit në gjithë territorin e Bashkisë së Beratit”, përfundoi kryebashkiau Petrit Sinaj.

Krahas ketij investimi stadiumi preket ne fasaden e jashtme nga projekti qe do te rregulloje fasadat po ne kete lagje, qe do te jete hallke e nje sere investimesh qe Bashkia Berat po realizon ne lagjen “30 vjetori”, duke i dhene jete dhe ngjyrat qe i takon kesaj lagjeje thuajse te harruar nga investimet prej nje kohe shume te gjate.

The post BERAT-Përurohet Zyra me një Ndalesë në Bashkinë Berat. Nga Dilaver Xhelili. appeared first on .

Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj! Opinion nga Florim Zeqa

$
0
0
Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!
Colmari i Francës, përgjatë këtyre tre muajve të fundit u bë epiqendër e vëmendjes së shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Këtij qyteti mesatar francez, për të mos thënë çdo çdo orë e çdo ditë, në çdo wikend dhe në çdo seancë gjyqësore ia mësyen me qindera shqiptar nga Diaspora dhe trojet etnike shqiptare.
Në mesin e atyre që e vizituan Ramush Haradinajn, përveqse bashkpartiakëve  dhe mbeshtetes të flakt të tij, kishte edhe bashkatdhetar të bindjeve të ndryshme politike, fetare apo ideologjike, që kaluan me qindra e mijëra kilometra rrugë për t’u takuar dhe shprehur solidarimizimin me Ramush Haradinajn, pengun e politikes vendore dhe ndërkombëtare. Por kishte edhe të atillë, që në Colmar të Francës shkuan në shënjë falemderimi dhe respekti per veprimet e guximshme të Haradinajt të para 11 viteve me rastin e ceremonisë së varrimit te Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku falë Ramush Haradinajt, presidenti u varros me nderime të larta shtetërore nga Garda e TMK-së.
Ne Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmen dhe pseudo-patriot të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonje argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthej si shperblim (kur te vie ne pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër.
Krerët shtetëror, punët e vogla e fjalët e mëdha!
Ata që nuk shkuan fare të Ramushi në Colmar ishin liderët shtetëror, të cilët u mjaftuan me deklarata stereotipe; “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm”. Deklarata këto sa për t’i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi.
Deri tek ky anashkalim ka ardhur si rezultat i një lidershipi të papërgjegjshëm, një klase politike të uritur për pushtet dhe neglizhencës  së institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat për këto 18 vite nuk qenë në gjendje të ngrisin qoftë edhe një padi të vetme ndaj shtetit serb.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në fillim të maujit mars, përmes të cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinjat nga autoritetet franceze, duhet të jetë obligim ligjor edhe për presidentin, kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.
Në asnjë rrethanë, deklarimet individuale nuk paraqesin rrezik për grupet etnike joshqiptare në Kosovë. Andaj tendenca e krerëve shtetëror për shkelje të Rezolutes se Kuvendit, për nxitje të dialogut me Serbinë në Bruksel pa lirimin dhe kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asnjë lloj logjike, përveq asaj të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj Beogradit dhe Brukselit.
Përfundimisht, liderët shtetëror duhet të respektojnë unitetin e subjekteve politike në parlament, gjegjësisht Rezoluten e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe jo serbe në Kuvend. Në të kundërtën, do ta marrin etiketën e përçarësve fatal të skenës politike kosovare.
Çështja e ndalimit të Ramushit është rast unikal, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk pranojnë fjalë boshe e retorika politike me folklorizëm, por dokumente. Andaj liderët shtetëror në koordinim me Kuvendin e Kosovës është dashur nga fillimi të sigurojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dokumenteve e fakteve të bollshme për mbrojtjen e Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm,…ngase kështu bota demokratike dhe drejtësia ndërkombëtare nuk do të bindet asnjëherë me punët e vogla dhe fjalët e mëdha të liderëve shtetëror të Kosovës.
Të gjithë ata që janë angazhuar me shpirtë e zemër, pas lirimit të Ramush Haradinajt kanë arsye të ndjehen krenar, sikurse që, të gjithë ata që kanë bërë maskarada mashtruese, qoftë përmes deklaratave falso apo protestimeve jo të sinqerta duke u paraqitur si “mbrojtës” në njërën anë, ndërsa në prapaskenë  duke e sharë dhe akuzuar duhet të ndihen të turpëruar.
Është lehtë të lexohet (jo) sinqeriteti në fytyrat e njerëzve!

The post Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj! Opinion nga Florim Zeqa appeared first on .

Presidenti,Nishani nga Berati: “Përmes dialogut arrihet kompromisi dhe mirëkuptimi” Nga Sulo Gozhina Berat.

$
0
0

Nishani nga Berati: “Përmes dialogut arrihet kompromisi dhe mirëkuptimi”

BERAT – Në ditën e Monumenteve dhe të Siteve në qytetin e muze të Beratit ka mbritur për një visit zyrtare Presidenti i Rrepublikës Bujar Nishani. I shoqëruar nga stafi i tij, Presidenti Nishani është pritur nga kryetari i bashkisë të këtij qytetit Petrit Sinaj ku dhe ka zhvilluar një takim në ambjetet e bashkisë. Të pranishëm në takim kanë qënë ish Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Deputetja Silva Caka  përsonalitet të kulturës dhe të muzeve si dhe pjestar të pushteti lokal, banor të qytetit dhe të rrethinave të tij. Në fjalën e tij kreu i bashkisë Sinaj u ndal tek dita e Monumenteve e Siteve që qyteti i Beratit trashgon ndërshekuj dhe që është bërë i njohur në historin njerzore botrore fal këtyre Monumenteve dhe Siteve e tij. Më pas Presidenti Nishani i shoqëruar nga kreu i bashkisë Sinaj dhe ish Ministri i Drejtësisë Nasip Naço kanë vizituar  Qëndrën Mesjetare ku janë pritur nga drejtori DRKK-Berat, Eugen Kallfani i cili e shoqëroi Presidentin në ambjentet e Teqjes së Helvetive dhe Xhamisë. Më pas aktiviteti u zhvendos më pas në ambjentet e Pallatit Kulturës “Margarita Tutulani” për zhvillimin e ceremonisë në dhënien e titujve të nderit personalitetve të kulturës dhe të trashgimins kulturore të Beratit. Ceremoninë e përshëndeti Petrit Sinaj, Kryetar i Bashkisë Berat, Hasan Nallbani, dhe Eugen Kallfani.

Presidenti Nishani – “Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standarteve, të cilat janë të detyreshme për të gjitha palët, kështu është shprehur dje Presidenti i vendit Bujar Nishani, nga Berati ku zhvilloi një vizitë disa orëshe në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve.  I pyetur në lidhje me situatën politike në vend dhe mesazhin si kreu i shtetit nga qyteti i vlerave siç e quajti Nishani Beratin, ai u shpreh se “asnjëhere nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve të ndryshme në vend sepse ky eshte sistemi qe ne kemi ndërtuar, vendimarrësit e angazhimeve në të gjitha fushat, përfshi edhe ata të kulturës, janë në sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm ëhtë dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture të maturuar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikës dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, në mënyrë që vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore, por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktorëve që përbëjnë këto institucione”.
Në lidhje me deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman dje në vendin tonë presidenti Nishani u shprej nuk bën komente ndaj deklaratave të diplomatëve të huaj.
“Unë nuk jam takuar me ministrin gjerman, nuk bëj komente të diplomatëve të huaj, padyshim që Shqipëria ka tek Gjermania një aleat të madh, të pazëvendësueshëm dhe strategjik dhe jam i bindur se Gjermania, siç ka qënë deri sot avokate e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë përmes standarteve të larta, të gjithëpranuara nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, do të jenë gjithmonë inkurajuese nga këto autoritete edhe për Shqipërimë  dhe shqiptarët.  Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të kenë të njëjtat standarte që kanë qytetaret në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në çdo vend të BE-së,që është destinacioni ynë i vetëm”, tha Nishani.

Naço nga Berati –  Pranë monumenteve çdo ditë për të dy e trefishuar turistët

 

Nasip Naço në një prononcim për median vizive dhe atë të shkruar citoj mes të tjerash se – Berati dhe krej treva e tij tashëm është e njohur për mbu 489 monumentet të shtrira në 5 bashkitë. 18 Prill Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve synon të sjellë në vëmëndje nevojën për të ruajtur Monumentet dhe Trashëgiminë tonë Kulturore dhe për të festuar diversitetin e kësaj trashëgimie. Por puna jonë e përditshme është që këto vlera, jo vetëm ti ruajm dhe mbrojmë, por dhe ti bëjëm presentë tek turistët e vendit dhe të huaj, duke bërë një promovim të tyre edhe nëpërmjet këtyre takimeve dhe të tjera aktivitete të kësaj natyre e më gjerë duke ftuar përsonalitete takime me turist të huaj dhe të vendit etj. Ndaj unë sot falnderoj kreun e bashkisë për këto propozime me vjerë, falnderoj presidentin Nishani për akordimin e titujve që përsonalitete të tilla nderojn Beratit dhe krejt trevën tonë të pasur me vlera muzeale që flasin edhe duke i vizituar si dhe ishim në Qëndrën Mesjetare, ndërsa mundet të them me prlot gojën s eqyteti i Beratit është muzeu që flen sapo mbrinë në këtë qytet magjik.
Eugen Kallfa -18 prilli është një ngjarje  shumë e veçantë për trashegiminë kulturore sepse pikërisht në këtë ditë 35 vite më parë ( me konkretisht në 18 prill të viti 1982 ) në Tunizi u mbajt simpoziumi i organizuar nga “ICOMOS”, në të cilin u sygjerua që :
“Dita ndёrkombёtare pёr monumentet dhe zonave me rёndёsi” tё festohet njёkohёsisht nё tё gjithё botёn. Kjo është dita e cila duhet të shërbejë për të perkujtuar dhe festuar diversitetin e trashegimisë kulturore kudo në botë. Ideja u aprovua gjithashtu nga konferenca e pёrgjithshme e UNESCO-s e cila miratoi njё rezolutё nё sesionin e saj tё 22-tё nё nёntor tё vitit 1983, duke deklaruar qё 18 prilli tё jetё  “dita ndёrkombёtare pёr monumentet dhe zonat me rёndёsi”.
Kjo ditё e veçantё ofron njё mundёsi pёr tё rritur ndёrgjegjёsimin e publikut rreth larmisё sё trashёgimisё kulturore dhe pёrpjekjeve qё duhen bёrё pёr ta mbrojtur dhe ruajtur atё nё dobi tё turizmit kulturor. Por kjo duhet të ndodhe vetëm me kushtin që ne duhet ta shohim sot trashëgiminë kulturore ( dhe me specifikisht atë të Beratit ) si  një trashegimi boterore dhe pasuri të përbashkët të njerëzimit dhe për këtë gjithseicili prej nesh duhet të marrë përgjegjësitë e tij qofshin ato politike, profesionale , morale dhe shoqërore. Qarku i beratit është një nga qarqet me dendësinë më të madhe të pranisë së monumenteve dhe vlerave te trashegimise kulturore të gjinive te ndryshme si : banesa popullore të kategorisë së parë dhe të dytë, kala e fortifikime, rrënoja varre monumentale, urra, vendbanime prehistorike, hamame, objekte kulti si : kisha, xhami e teqe. Janë gjithsej 489 monumente të shtrira në të gjithë territorin administrativ që përfshin, Beratin, Kuçovën, Skraparin, Uren Vajgurore e Poliçanin.  Viti 2016 u mbyll me 59 327 vizitore dhe pritet që ky vit të shkojë në rreth 70 000, këto fakte nga njëra anë duhet të na bëjnë optimiste për një të ardhme që do jetë sigurisht e ndritur për Beratin.

Presidenti nderoi me tituj disa nga personalitetet me kontribut të veçantë dhe të spikatur në fushën e Trashëgimisë Kulturore.
U nderuan me çmime :
Z.Jusuf Vrioni, diplomat,përkthyes nderohet me çmim pas vdekjes “Nderi Kombit”
Z. Hasan Nallbani,piktor,restaurator nderohet me çmimin “Mjeshtër i Madh”
Znj.Parashqevi Sahatçi historiane dhe etnografe,nderohet me çmimin “Mjeshtër i Madh”
Z.Myslym Hotova ,muzeolog studiues nderohet me çmimin “Mjeshtër i Madh”
Z.Lorenc Bejko ,arkeolog dhe drejtues i departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës nderohet me çmimin “Naim Frashëri”
Znj.Adelina Theodhori mjeshtre artizanati nderohet me çmimin “Merita të veçanta civile”
Në ceremoni mbajtën fjalën e tyre Presidenti Republikës Z.Bujar Nishani, Kryetari Bashkise Z.Sinaj, Drejtori i DRKK-Berat Z.Kallfani dhe Z. Hasan Nallbani një prej të nderuarve me titull.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit lokal, personalitete në fushën e Trashëgimisë etj.

The post Presidenti,Nishani nga Berati: “Përmes dialogut arrihet kompromisi dhe mirëkuptimi” Nga Sulo Gozhina Berat. appeared first on .

LIBRI NJERËZ TË MIRË – Në gjurmët e mirësisë / Nga: Namik Selmani

$
0
0

LIBRI NJERËZ TË MIRË – Në gjurmët e mirësisë / Nga: Namik Selmani

Për të njohur mirësinë njeriu thirri në ndihmë mençurinë. Është e vërtetë se Mirësia në kombe të ndryshëm, në kohëra të ndryshme ka patur e ka pasaportën e vet, por në të gjithë kohërat janë disa kute (masa) që e tregojnë atë në dritë të diellit. Thuamë me kë rri të të them se cili je, thotë diku populli. Bëje të mirën dhe hidhe në det, po s’ ditën e di zoti vetë, thotë diku një jetër
Miqësia është si shifra e floririt që në çdo kohë të dërgon në sinorë të lakmuar për jetën që nuk e ke prekur. Kemi një media që klith se në Shqipëri ka shumë të keqe, ka shumë drogë. Mbase edhe kështu mund të jetë. Flasim për arsimin dhe na tregojnë sa e sa mëkate që kanë nxënësit që nuk mësojnë, mësuesët që nuk e duan profesionin si mision dhe si pasion. Flasim për një shtet që pak investon për kulturën e lënë nga brezat. Dikush para 500, 600 mijëra vitesh e ka ngritur një kala e ti më së thjeshti duhet që ta ruash, t’i vësh një pllakë që të lexojnë brezat. Sa pak përballë së shumtës që të kanë lënë brezat! E nëse nuk bëhet, këtu nuk ka mirësi. Për besë nuk ka mirësi. Për një shtet që nuk gjykon kanibalët e popullit ku është ajo administratë. Flasim për drejtësinë dhe sa e sa mëkate shohim tek avokatët, tek gjykatësit, te prokurorët. Vrapojnë drejt tyre kamera të shumta për t’i filmuar në atë që quhet Pazar të hallexhinjve. Me të është marrë feja në të gjithë besimet. Dikush thotë se mirësinë mund ta shohësh dhe tap rekësh në botën tjetër ndaj edhe krijoi njeriu Parajsën ose Xhenetin islam
Mirësia. Do të donim që të citonim sot një nobeliste të Paqes së vitin 2012 që quhet Aung San Suu Kyi Në traditën e fjalimeve që mbahen në raste të tilla po marr një fragment të saj: “Qoftë edhe një prekje e vogël mirësie mund të lehtësojë një shpirt të rënduar dhe të lodhur. Mirësia mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Si përfundim, qëllimi ynë duhet të jetë ai i krijimit të një bote në të cilën nuk do të ketë më të shpërngulur, refugjatë, të pastrehë dhe të pashpresë, një botë ku çdo cep i saj të jetë një vend i shenjtë, në të cilin banorët e planetit të kenë mundësinë të jetojnë në liri dhe në paqë. Çdonjëri prej nesh është i aftë që të kontribuojë për një botë të tillë. Le të kapim duart e njëri-tjetrit dhe të përpiqemi të krijojmë një botë të paqtë, në të cilën të flemë në paqe dhe të çohemi në lumturi?

Mund ta jepja mirësinë si filozofi në disa tavolina ose në disa tribuna shkronjore si janë auditoret. Në udhë jete shohim mirësinë që gati është e padukshme. Diku në një poezi për Diogjenin kam shkruar se që prej 300 vitesh duam të prekim mirësinë dhe ende ajo i ngjan një lloj FARE. .
Një komb si yni mbase e ka shumë të domosdoshme këtë “ilaç” të domosdoshëm social në një kohë që na mungojnë shumë gjëra. Mbi të gjitha, na mungon besimi për të nesërmen që quhet ndryshe besë. Na mungon bashkëpunimi. Na ka hyrë brenda qelizave dëshpërimi.
Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë. Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari. Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët. Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik. Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar. Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, lexues i këtyre radhëve. Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin. Mirësia është më e rëndësishme se sa mencuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë.
Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë. Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh e mirë. E dyta të jesh e mirë. Dhe e treta është të jesh e mirë. Një buzëqeshje e ngrohtë është gjuha universale e mirësisë. Gjithmonë të jeni pak më të mirë se sa është e nevojshme. Ai që di si të tregojë dhe pranojë mirësinë, do të jetë një mik më i mirë se çdo zotërim. Ruaje mirë brenda vetes atë thesar, mirësinë. Mëso si ta japësh pa hezitim, si të humbasësh pa pendesë, si të fitosh pa qenë i keq. Flitet në xhami . Flitet para altarit. E kanë përdorur politikanët në tribuna fb në salla mitingjesh. Po dhe një libër nuk është keq që të bëhet. Këta që do të nijhni janë njerëz të mire, edhe pse dita nuk i dërgon në të njëjtin vend, në të njëjtin llogore.
Njërëz që nuk bëhen askurrë njerëz-daulle. Një daulle që bëhët me lëkurë keci, viçi që ta ketë sa më të fortë zërin e goditjes së tupanxhiut të lodërtarit apo të dajrexhiut. Të gjithë jemi të mirë në thelb. Dikur një psikolog në kohën e komunizmit thoshte se brenda nesh rrinë në të njëjtën kohë edhe engjëlli, edhe djalli.

Duke përgatitur këtë libër më erdhi në ndihmë urtësia e mikut tim gjilanas Selami Toskës. Unë do të them se ai ka dhe mentarinë e një kombi që ka vuajtur shumë, po edhe farën e Mirësisë nuk e humbi në breza. Të gjithë në Gjilan e njohin si një lloj antikonformisti. Më falni, se po e them evopiançe. Po e them shqiptarçe. Që nuk e lë në kandarin e politikës së keqe karakterin e tij punëdashës kulturëdashës, pse jo dhe tipike shqiptare të mirë para vorbullave ku shpesh na vë jeta. Dhe fare mirë njerëz të tillë janë e nesermja jonë.
Është Riti i Farës që më vjen në këtë hulli. Të gjithë bujqit e mirë me duart kallombushur, këmbëzbathur, të rrahur në ballë nga bora, ngrica, era, kudo, në botë pas vjeljes mbajnë farën më të mirë më të fortë më jetëgjatë, më të shëndetshme. Një farë shalqiri, domatesh, kastravecash, specash, lulesh. Disa filizë drurësh hardhiu, kumbulle. Këtë e bëjnë blektorët që therin nga tufa atë grup bagëtishë që e kanë kryer funsionin. A nuk duhet me e pasë këtë farë mirësie edhe me këngët e popullit, me fjalët e bukura të popullit, me disa zakone që na kanë ikur në ca humnera të pafundme???
Jo, qënka një Pus I vëretë kjo luftë e Mirësisë së Munguar me ditën që prekim që do të na bëjë nesër më fytyrëskuqur se sa jemi në të vërtetë.
E pra a nuk duhet të jemi kaq të saktë që në shoqërinë që jetojmë të ruajmë këtë FARË të begatë. Selamiu që di të drejtojë dhe rrugën e hekurit të shkrirë në Gjilan e në Evropë na befason me thjeshtësinë e gjetjes
“Njerëz të mirë ka gjthkah, po janë në një specie në zhdukje.”,- thotë ai. Të hapim një portë të vogël për Mirësinë e munguar. Kësaj radhe ta kemi një Portë shkronjash.

The post LIBRI NJERËZ TË MIRË – Në gjurmët e mirësisë / Nga: Namik Selmani appeared first on .

KUSH MBIZOTËRON NË GJILAN, SHPELLARËT E ANADOLLIT APO MBETJET TURKE?

$
0
0

KUSH MBIZOTËRON NË GJILAN, SHPELLARËT E ANADOLLIT APO MBETJET TURKE?

Lytfi Haziri na flliqe kombin!
Papritur një politikan jo i idealeve e përhap në masë si bari i keq parullën “kemi qenë vëllezër të një gjakut!”.
Kjo rishfaqje e vegullisë së vjetër, e hijes së osmanizmit në mendjen e shefit të Gjilanit, mbeti jo vetëm e pakuptueshme në këtë kohë. Ishte një shenjë tradhtie, që kërkon shpjegim. Pyetja e parë është se ç’onte të thoshte ky kumt i Hazirit, në vitin 2017, në Dardaninë e porsashpallur e lirë. Pyetja dytë ka të bëjë me faktin se shefi i Gjilanit është misterioz, është shfaqur mu në kulm të flirtrit politiko-erotik shqiptaro-turk. Hija otomane mbi Gjilan, ndonëse do t’i pëlqente Turqisë. Vetëm e tillë, e turqizuar, pra thellësisht joeuropiane, pa e dashur prej Europës.

Të ndryshosh të gjitha këto është një punë shumë e vështirë. Do të duhej që para së gjithash të ndryshohej edukimi i Lytfi Hazirit dhe i gjthë votuesve të tij, që është për të qarë hallin. Që duhet hequr çdo iniciativë e çdo energji negative bile edhe atyre që e kanë atë të trashëguar tradhtinë nga gjyshi apo babai.
Atëherë unë po ta them hapur: O Lyta i Lytes, politika bëhet natyrisht me kokë e jo me byth, por me plot siguri jo vetëm me kokë, por pa byth. Marrja me politikë është si shpimi i fuqishëm, i ngadalshëm i drrasave të forta, ma pasion dhe njikohësisht me maturi dhe me përgjegjësi kombëtare…

Gjykimi i fundit sa më pak europiane dhe sa më tepër osmane. Aleatja e jonë do të vazhdonte jo vetëm turqizimin e shqiptarëve trutharë të Dardanisë e të Maqedonisë.Po kush mban sot një qëndrim të tillë ndaj Dardanisë? I stërmadh është këtu kontrasti midis të kaluarës së qytetitPyetja e dytë kishte të bënte së Idriz Serferit dhe të tashmës së Lytfi Hazirit… Këtë pyetje duhet shtruar patjetër: cili është misioni juaj dhe cila është vlera juaj! OS faqe zi?
LDK,ja e Isa Mustafës ka prodhuar djallin Lytfi Hazirin, shqiptarin më kontravers, tradhtarinë më servil që ka njohur qyteti i Gjilanit! Me siguri gjyshi dhe baba i tij kanë qenë mbetje të një testamenti të lënë përgjysme. Po të lëmë mënjanë rrënjët e kësaj sëmundje, atëherë do dali se ajo formohet nga një larmi e madhe çorbash dhe e shumëllojshme gëlltitjesh dhe nxitjesh të cilat nuk janë shkaqet e helmimit nga një lugë çorbë e gëlltitur por pasojat e saj. Kjo sëmundje është një rast i bezdisshëm dhe kjo nuk do të shërohet e të iki, nuk është faji i “Lytes” por mjeshtëria e mjaftueshme e kryeministrit Isa Mustafa për ta çoroditur shqiptarin.
Isa Mustafa ke shumë mëkate ndajë Dardanisë!
Cili është kryeministri dhe cili është djalli.

Çfarë dreqin po ndodhë në Gjilanë!? Duhet rrezistuar të keqës, përndryshe të gjithë shqiptarët e Gjilanit janë bashkëpërgjegjës për epërsin që merr e keqja.
“Lyta ka thënë: se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet në shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit me mbetje e fikale”.
Për çdo dukje të shpirtit të Lytës që ai e përcepton veten si “atdhetar”, për çdo sjellje të tij sevil ndaj pushtuesit shekullor duke i kultivuar historisë, kulturës, kombit urrejtjen, egërsinë, egoizmin dhe duke synuar drejt pushtetit në çdo lloj menyre duke treguar dobësinë e tij që t’i bëjë nderë e ti shërbej turkut më mirë.

Në Gjilanë nuk ka turq, ka vetem disa shqiptarë gjak prishur e spiunë që flasin anadollqe!!!
Lytfiu, njeriu i cili i hodhi kanxhatë tek Erdoani, te ambasadorja Kiliç dhe te islami politik. Kështu pra fryma kjo politik ka lozur rol kryesor në ekzistencën e familjes së tij dhe të Isa Mustafës. Sigurisht Erdoani dhe ambasadorja Kiliç nuk janë të pavdekshëm për kryetarin e Gjilanit por fryma e kësaj politike i ka mbetur e përjetëshme, d.m.th triumfi i kësaj feje politike dhe si pasojë e kësaj fuqie të errësirës do të bëhet e tmerrëshme për tërë Gjilanin e më gjërë. Por vargu i fatkeqësive të kombit tonë dukej nuk do të ndërpritej kurr. Por ndërkohë pagjumësia e tradhtia e hedh vështrimin në anën tjetër. Ajo i dobëson fuqitë rezistuese dhe energjitë e tij. Por Lytfia i Hazirit nuk mund të flejë dhe për shkak të mendimeve të fiksuara antikombëtare të natës, ai merr alibin e tij më të poshtër dhe tashmë historia shqiptare i ka harruar.

Ndikimi mbizotërues i besimit fetar turk. Ajo ka përbërë jo gjithmon elementin desktruktiv në jetën e shqiptarëve dhe në jetën e familjes së Lytfi Hazirit dhe sindromi i tij simbolizon tragjedin më të madhe për kombin shqiptar dhe familjen e tij. Pjesa më e madhe e ngjarjeve në Komunën e Gjilanit ashtu si edhe në institucionet politiko e shoqërore rrjedhin nga idet e islamit politikë turk. Me një ide të re politiko fetare lindi edhe familja e tij gjithmon me një “qytetërim” i ri në Gjilanë për t’u asimiluar më lehtë në turq e sllavë. Siç shihet Lyta është i interesuar të jetë i sëmurë dhe dhe Mustafa e ka më të lehtë meqenëse ai lufton për një pozitë më të priviligjuar në të cilën ambicia e tij do të jetë e mbrojtur nga Gjykata Speciale për rastet koruptive.

Lyta dhe pushteti idealit fetar i tij. Ndikimi i ambasadores Kiliç mbi karakterin e tij. Ajo drejton të gjitha aftësit e tija mendore drejt një qëllimi të vetëm asimilimin. Historia politike, artistike e letrare turke është bija dhe i biri i besimeve të tij. Edhe ky ndryshim i “vogël” në gjendjen politiko-fetare të shqiptarëve të Gjilanit ka si rezulltat një sërë ndryshimesh në gjakun dhe ekzistencën e tyre. Në këtë menyre disa “fise qobanësh” të bashkuar me mendimet e TAYIP ERDOANIT, pushtuan për disa vjet Gjilanin që më parë ndoshta nuk dinin as vetë si quheshin këto “fise qobanësh” dhe që themeluan perandorinë e tyer të madhe të krimit politik në Gjilan. Duke i asgjësuar idealet kombëtare të shekujve të vjetër neve tani vëmë re se pa ato nuk mund të jetojmë dhe se nën kërcnimin e vdekjes së pashmangëshme duhet të zgjidhim enigmën e zëvëndësimit të tyre me idealet antikombëtare.

Fotografia e Afrim Caka

The post KUSH MBIZOTËRON NË GJILAN, SHPELLARËT E ANADOLLIT APO MBETJET TURKE? appeared first on .


FATI TRAGJIK I DARDANISË… Nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

FATI TRAGJIK I DARDANISË

Një tabllo e tillë e tmerrëshme është e pashembullt në historinë ë vendeve të botës.
Fati tragjik i Dardanisë mjerisht përseriet periodikisht edhe pas robërimit osman… Faktet e islamit politik të 2017 ngjajnë çuditërishtë me ato të 1912 – 1913 – 1917 – 1918 gjatë pushtimit nga sllavët. Shekull pas shekulli ata kanë krujuar idetë dhe ndjenjat e rrjedhimisht të gjitha shkaqet, dëmet e motivet i kanë vënë lëvizje sjelljet e tyre antikombëtare. Brezat e vdekur na japin jo vetëm organizimin e tyre fizik, por ata na sygjerojnë edhe mendimet e tyre anadollake e antikombëtare.
Në të vërtetë të vdekurit janë zotërinjtë e “padiskutueshëm” të të gjallëve shqiptar. Ne sot bartim peshën e gabimeve, tradhtive të tyre dhe shpërblehemi për virtytet e tyre antikombëtare.

Formimi i kësaj strukture spiunësh e tradhtarësh të një populli si ky i yni nuk kërkon, siç kërkon krijimi i llojeve të kafshëve mish ngrënëse, si në ato periudha mesjetare, vazhdimësia kolosale e tradhtive e të cilave as që mund të llogaritet. Por sidoqoftë nuk kërkon një kohë mjaftë të gjatë për të formuar. Për të krijuar në një popull si ky i yni, madje edhe në një shkallë të dobët paturpësie e ligështie, kjo humnerë midis tradhtisë e përuljes të kësaj race gjak humbur na shpjegon çartë pse populli ynë nxjerrë kaq shumë mercenarë e renegatë që luftojnë Dardaninë dhe nuk kanë arritur kurrë të pranojnë qëtetërimin e tyre iliro – dardanë?! A mund të themi se lulëzon terrorizmi që ne shohim në tetëmbëdhjetëvjeçarin e fundit, a është kjo shfaqje simbolike e asaj që ndodh në shoqërinë tonë në tërësi.

Fati tragjik dhe plaga pesë shekullore e fanatizmit politik fetar, që shkaktoi aq gjakderdhje e dëme materjale, kishte zënë njëfarë cipe, por ende nuk ishte mbyllur mirë. Kështu që ky sektarizëm politik degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krimë. Terror i zi vazhdon ilegalisht edhe sot, vazhdimësia e tyre i ka rrënjët e thella. Mjerisht pushtimi i Dardanisë prej gjak prishurve shqiptar dhe përparimi i tyre e bën të pa mundur dhe të rrezikshme çdo rrezistencë të forcave kombëtare. Nga ky moment filloi një nga fazat më tragjike të jetës sonë kombëtare. Dardani dhe kombi ynë i kapur midis tri zjarresh, islamit politik nga këto forca të së keqes, të verbuara nga harbimi i mërive të thella fetare, demarkacioni dhe rebelëve politik tradhtarë.

Kjo është tragjedia e Dardanisë që po zhvillohej me të gjithë tmerret e saj përpara indiferencës së opinionit të përgjithshëm shqiptar. Në krye të saj qëndrojnë qeveritar e hoxhallarë të cilët në një dorë mbanin dredhitë e në tjetrën kuranin, dhe inkurajonin deputetët të që të votojnë tradhtinë më të madhe kombëtare e ndiznin besimtarët fetar me thirrjet:
“Përpara djema, në emër të Allahut dhe të fesë sonë të shenjtë, sulmoni e zhdukuni të krishterët shqiptar, këta klysh të qenëve. Përpara për idenë e një shteti të Madh islam…”.
Këtyre zërave të mënxyrshme të korbave të zinj u bënin jehonë, nga llogoret e anës tjetër të frontit turk, thirrjet plot urrejtje, ndërsyese dhe ziprurëse të hoxhëve mjeranë besimtarëve gjakatarë, të cilët me Kuranin në dorë e duke mërmëritur pjesë të këtij libri të shenjtë, udhëhiqnin të rinjtë shqiptar rebel fanatik e trutharë dhe i nxisnin me tërbim të shkonin drejtë në një frontë të huaj në Siri. Me këto mënxyra këta kryefetar, hoxhallarë pseudoshërbëtorë, në emër të fesë e në interes të dy shteteve të huaja, armiq shekullor të kombit tonë, shtynin djalërinë shqiptare, në shëkullin XX, të mohonin kombin e atdheun e të coptoheshin me njëri tjetrin, nën udhëheqjen hoxhallarëve turq dhe oficerve serbë… Një tabllo e tillë e tmerrëshme është e pashembullt në historinë ë vendeve të botës.

Është më se e kuptueshme përse emisarët politik futën frymën terroriste në këtë shtetë. Prandaj, në këtë rast unë them: poshtë tradhtia dhe rroftë burrëria shqiptare, për të siguruar së pari nderin kombëtar dhe pastaj për të shpëtuar atdheun, në mos sot, të paktën në të ardhmen nga kjo mortaj turke..!

The post FATI TRAGJIK I DARDANISË… Nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

THAÇI, NJËRIU QË VRET SOT PËR SË DYTI USHTRINË!!! Opinion nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

THAÇI, NJËRIU QË VRET SOT PËR SË DYTI USHTRINË!!!

Ushtria nuk u bë???
Ai hesht, problemi shfaqet edhe më tragjik, duke hedhur memecërinë e tij të zezë.
…ai duhet ta frenonte veten që të ketë shtetë të shëndetshëm dhe ushtri të mirfilltë…

T’i nuk je presidenti im, sepse ai nuk pajtohet me ideologjin kombëtare…
Tani e pyes “presidentin” se cila është e drejtë hyjnore: mashtrimi, nënshtrimi fatal, mosdija apo për të mbuluar shkeljet e vazhdueshme të kushtetutes, për të shuar kundërvënit brenda dhe jasht vendit, për të pasur duart si të pilatit dhe për te vepruar sipas dëshirës?
Nëse do t’i përngjani Sylejman Vokshit, Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit etj, bëhuni martin i vendit, jo frikacak e mashtrues.

Një popull mund të çlirohet nga zgjedha e ndonjë ideje duhen vite e vite ose revulucione të zhurmshme dhe nga njëherë duhen edhe njëra edhe tjetra. Shpeshherë mbrojtësit e tij ndaj atyre ideve të rreme janë ata që do të jenë edhe viktimat e para të këtij presidenti.
Shqiptarëve nuk i ngelet gjë tjetër të numërojë bëmat, gënjeshtratë dhe qyarllykun viktimë e të cilave ai bëhet edhe vetë. Por nuk është në pushtetin e Brojes që të ndalojnë me ligj rrugët e ideve kur ato depërtojnë në shpirtin e çdo nacionalisti Ç’duhet të bëjë nacionalizma shqiptare? Ai duhet të tingëllojë thellë në zemër të çdo shqiptari.

Ata që janë fizikisht dhe mendërisht të dobët dhe të paaftë fizikishtë, nuk duhet të kalojnë mashtrimet e tyre në organet shtetit të vet. Nga pikpamja edukative, Shteti i popullit ka përpara vetes këtu një detyrë të madhe për të përmbushur “bashkimin e trojeve shqiptare”.
Por në një ditë të ardhme.
Vendi i ynë është një vendë i shenjtë dhe vendet e shenjta duhet nderuar. Që fuqitë tona thjesht kombëtare, pa përkrahjen, të paktën në fushën politikës ndërkombëtare nga fuqitë perëndimore dhe të SHBA nuk mjaftojnë për të shpëtuar atdheun nga rreziku ku e futi tradhtia e politikës sonë. Përmes mjeteve edukative, Shteti duhet ta mësojë popullin se pafuqia janë fatkeqësi, por aksidentet e tilla nuk duhet falur, por se është vepër penale dhe turp që një “president intelektual” ta bënë këtë të metë edhe më të keqe duke e kaluar si vesë apo të metë te populli i “pafajshëm”, thjeshtë për shkak të egoizmit.

Sot vendi ynë i është nënshtruar më shumë se kurrë zgjedhës së tiranit. Kjo kthesë e jo e befasishme e politikës së Hashimit është sheshazi një sfidë që i bëhet kombit shqiptar, i kërcnuar në pavarësinë e tij. Paaftësia për të parë të vërtetën e gjithë kësaj përbënte atë që mund të quhet krim politik i një perandori të PDK,ës.
Ushtria nuk u bë??? Ai hesht, duke hedhur memecërinë e tij të zezë.
Pse! Goditja politike që ai i dha ushtrisë në Dardani ka qena po aq fatkeqe sa gjenocidi serb mbi ne. I ashtuquajturi “president” është prerazi një proces që strategjisë dhe taktikës së Thaçit dhe mbajtësve të tij në pushtet iu desh për varrosjen e çështjes së ushtrisë. Midis atij mishmashi zhurmash, që dukej se mbyste gjithçka dhe ku asgjë s’merrej vesh, midis tërbimit të orkestres dhe ulërimës së saksafonit të PDK,ës që, si në vallëzim të fundit, përshpërima tinëzare e LDK,ës… Ndërkohë që presidenti i këtij mileti nuk mund të shkëputet kurr nga nocionet e tij të fiksuara.
Ҫ’kishim qenë vallë? Përse nuk e shpallte dhe përse, me thënien e tij, ngjallte dyshime për veten e tij? Themeluesi, përveç gjuhëve kryesore të batutave, dinte mjaft mirë pafuqinë e tij dhe gënjeshtrën, por, me sa dukej nuk ishte këshilluar me SHBA,në për një gjë të tillë. Kishte aq kambana që binin brenda kokës së tij.

Unë se kuptoj këtë njeri? Morëm goditjen e radhes… Meqë presidentit tonë jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shëmtuar shfaqjen e tij.
Shteti duhet t’i mësojë popullit se formimi i ushtrisë është shprehje e një natyre vërtet fisnike dhe një akt kombëtar i denjë për t’u admiruar, nëse presidenti që vuan nga veset e trasheguara ai duhet ta frenon veten që të ketë shtetë të shëndetshëm dhe ushtri të mirfilltë. Dardianinë e ka shndërruar në një ideomë afrikane me shkije, maxhup e turqë. Kjo ndoshta etapa e dominimit turk, që imponoi dhunshëm jo vetëm tërheqjen e Hashimit pas qerres turke dhe mohimit e të drejtës ligjitime të popullit të Dardanisë për bashkim kombëtar.
Një kalë pa kalorës do të ishte jo vetëm diçka pa kuptim, por do të rrëzonte krejt qëllimin e asaj shfaqejeje. Në atë mungesë funebre mbi shpinë, kali do të shpallte, në mos vdekjen, sëmundjen e një ushtrie… Brezi i sotëm i ngordhalaqëve natyrisht që e mbështet këtë llojë politike të korrupsionit e mashtrimit dhe nuk ankohen për gjendjen e mjeruar të këtij populli.

Të gjitha marraveshjet politike, të lidhura midis çmitizuesve të PDK,ës dhe LDK,ës, kanë një anë të errët e të fshehtë, të cilën përmbajtja e (tekstit) deklaratës të njoftuar në media nga Presidenti Thaçi përpiqet në të shumtën e herëve ta maskoj pa fuqinë e vetë sa të jetë e mudur. Edhe pse deklarimi i tij fundit ishte, me formimin e saj me çdo kush, duke mos bërë përjashtim nga rregulli se si duhet të formohet një ushtri:
“Nëse nuk formohet ushtria do të japë dorëheqje!!!”.
Të ligët nuk japin dorheqje! Dhe megjithëkëtë, ky ngreh lart kokën thuajse prej të tjerëve dallohet me cilësin “natyrore” të tij, dhe jo me marrëzinë e tij. Kolonizimi pushtetit është kërcnim më i rrezikshëm për vendin tonë, pasi pa kolonët, cilatdo qofshin mashtrimet, vuajtjet e sotme të popullit shqiptar, urat e kolonëve të provincialëve në Dardani nuk do të shuhen lehtë.

Ky gjest teatral i një pseudopatrioti provincial nuk ndryshon asgjën në politikën e tij ndaj Dardanisë dhe as në bindjen tonë kundrejt saj. Politika e tij synon të fusë në dorë dhe të zbatojë më me lehtësi planin e tij për të sunduar vendin.
Shpesh dëshprohemi me të vërtetë kur shohim se si marifetçinjtë arrijnë ta përqendrojnë vëmendjen e mbi gjërat që sot kanë vetëm një rëndësi dytësore. Arsyeja pse ngre këtë çështje këtu është thjeshtë sepse dua të kërkoj llogari për atë fundërrin të paturp, në sytë e botës hoqi dorë nga formimi i ushtrisë, i cili u mbështet në paditurinë dhe mendjen dritëshkurtër të Kadri Veselit dhe të një pjese të madhe të bashkpunëtorëve të tij që stimuluan një indinjatë kombëtare, e cila është po aq e huaj për karakterin e vërtetë të batakçinjve, mashtruesve të tanë parlamentarë.

E vetmja alternativë në këto rastembetet të luftojmë dhe, në këtë betej, të përdorim të gjitha armët që zotëron mendja, shpirti, intelekti dhe vullneti intelektual, duke ia lënë pastaj “fatit” të vendoste se në cilën krah do të anonte peshoren për shqiptarët.

The post THAÇI, NJËRIU QË VRET SOT PËR SË DYTI USHTRINË!!! Opinion nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

Meditm mbi krijimtarinë e publicistit Abedin Kaja .. Nga Namik Selmani. Berat.

$
0
0

Më tepër se një falenderim për Kalorësin e Shkronjës Shqipe.

Meditm mbi krijimtarinë e publicistit Abedin Kaja… Duke ecur pa ndalim ne fushen e hulumtimit publicistik

Kur nisa të bëj një shkrim për për mikun tim e Kalorësin e Letrave Shqipe në Berat e më gjetkë, të paktën prej më se dy dekadave, më erdhi në mendje një ngjarje që lidhej me një ekspozitë fotografike me fotot e mia që e kisha hapur në vitin 1995 në këtë qytet. Ishte një ekspozitë fotografike që e kisha hapur jo pa sakrifica financiare, me lekët e familjes sime pasi nuk gjendej dot asnjë burim financiar, as zyrtar, po dhe as tek ata që kishin nisur rrugën e vështirë e të re të ekonomisë së trgut.

E pra, vetëm dy ditë pasi e kisha hapur atë, në një nga mjediset e Galerisë së Arteve “Eduard Lir”:: në rrugë, më ndal një profesor matematike. E kryente këtë punë prej disa vite dhe ishte më i madh në moshë dhe që ishte jetuar për disa breza në këtë Berat. -Ju faleminderit, miku im, që ma keni bërë më të bukur qytetin tim ku kam lindur Padyshim që u befasova. Jo thjesht nga falenderimi në një vend të veçantë E ç’kisha bërë për këtë mik, për këtë profesor që ishte ndër më profesionistët e fushës së tij? Gati u skuqa para tij për një faj të pabërë? -Me ekpsozitën fotografike që ke hapur jam kënaqur dhe e kam parë qytetin tim si poezi e jo vetëm asaj arkitekturore. Ma ke bërë më të bukur qytetin tim. U ndamë si miq e ja, tani, më duhet mua që ato fjalë të dikurshme t’ia them mikut e kolegut Mjeshtrit të Fjalës Shqipe Abedin Kaja, që ta falenderoj publiksht për atë që ka bërë e bën për kulturën e sidomos për cilësine në rritje të gazetarisë së këtij qyteti e të mbarë kombit.

Fëmijëria dhe rinia e tij lidhen me një fshat të veçantë të Nahijes së Tomorit, Perisnakën.  Është rritur në një familje tipike shqiptare me shumë fëmijë dhe me prindër që e kishin lidhur jetën me arat, me pemët, me blektorinë. Tani në ish vendlindjen e tij, Perisnakën, afër Tomorit, ka vetëm dy familje nga gjithë ai vrull jete që shkon të paktën që prej 500 vitesh (Për rastësi edhe ato i përkasin fisit Kaja dhe janë si të thuash “Mohikanët” e fundit të një qytetërimi shumë kulturësh të Perisnakës) Ka mbi 20 vjet që shkruan, po Perisnakën për historinë e saj . na thotë me një serioziet se do mbledhë dhe shumë ndodhi që lidhen me traditën kulturore të kësaj zone e të vetë fshatit të tij për ti botuar. Perisnaka dhe sot  të godet me kujtesën e Hanit të saj, me kulturën e saj me ndodhitë deri në kufinjtë e çudisë. Është dhe sot “HAMABARI I MBRESAVE” i atyre shenimeve që rrallë mund t’i gjesh kaq të sakta e kaq profesioniste si tek Abedini Kaja ose Dania, si i thonë shkurt.  Edhe sot e kësaj dite në një vend të vogël gjenden kaq shumë toponime që mbledhin në të nëjtën kohë kaq histori, etnografi, kulture ndërtimtare. Në këtë vend edhe sot dëgjon emra të tillë si Bregu i Kishës, Bregu i Todrit, Arra e Xhamisë, Varri i Kaurrit, Shkëmbi i Gjinturkut, Çuka e Frëngut etj. Diku më tej një KARVANSARAJ. Ç’të jetë ky vend, ky fshat me histori enciklopedi? Në rrugët e baltosura e të gurëzuara të fshatit kanë ecur tërë madhështi sa e sa mbretër pa folur për tregtarët, krushqit, kaçakët , tregtarët e kuajve, të sixhadeve, të kripës, të vajgurit, të pajave të nuseve etj që në vitin 199 para Erës sonë vetë Mbreti Filip, ka udhëtuar në shekullin II ( 199) konsulli romak Sulkicius, Në vitin 1336 ka udhëtuar Perandori romak Andrionik Paliologu. Në vitin 1805 ka udhëtuar i dërguari anglez pranë oborrit të Ali Pashës Uiliam Martin Liku dhe më 1906 ka kaluar politologu Eqerem bej Vlora. Një vend ku vetë Abedini me profesorë të nderuar të shkencës shqiptare të Arkeologjisë dhe të historisë si Neritan Ceka e me Profesorin po aq të nderuar Shaban Sinani Brenda kësaj jete që gëlonte me hallet e gëzimet që mund të jepte jeta në këto gryka ku bora vinte shpesh para, se duhej si mysafire, Perisnaka ishte një lloj kryeqyteti Kulture. Këtu lindi dhe Abedini me një emer të pagëzuar nga gjyshja e tij e fesë bektashi. Përtej krenarisë që është një filiz i kulturës mikpritjes dhe historisë së këtij fshati, Abedin Kaja ka krijuar një përvojë shkrimesh nga më cilësoret në këtë qytet në këto vite që e kanë bërë atë një MAJË të vërtetë për begatinë e shkrimeve për cilësinë e tyre dhe për modelin që japin tek të gjithë të rinj e të vjetër në profesionin e gazetarit ose të shkrimtarit. Dhe gjithë këto vite kjo garë e hapur dhe e fshehtë e shtypit, shpesh dhe ziliqare, e ka bërë atë më profesional, natyrisht pa harruar asnjëherë Perisnakën dhe sidomos babain e tij, një njeri që quhej .Dane Kaja. Ishte njeriu mbase më i mençur i atij fshati që nuk ishte vetëm bariu, bujku, pendari i brazdës, pemëtari që në Perisnakë ishte fisnikëri të merreshe me të se kishte një laborator të tërë me pemë. Jo që në viet 60 ai zbret në qytet dhe mësoi fizarmonikën. Mund të bëhej dhe një nallban atje te Ura e Goricës për të vënë patkonjtë e kuajve të shumtë që kalonin në atë grykë. Jooooo Ishin vitet 60 dhe fizarmonika e tij që ai e mësoi shumë mirë u bë si një balsam për zemrat e vuajtura nga ana ekonomike. Ai shkonte në dasma dhe jetonte me gëzimin e njerëzve Nga fëmjëria ai kujton “shkollën” e saktë të babait e të atij brezi që donte të rrisnin fëmijë të drejtë . Kujton Abedini një detaj jetësor (sërish detaj) kur me disa shokë ashtu fëmijërisht hidhnin ndonjë guralec në çatitë e shtëpive. Alarm i madh me e pa të drejtë. Dhe atëherë kur e njoftuan dhe babain ai e thërret dhe pasi i kap pak veshin, i thotë rreptë: -Bir, nuk do të shoh më në këtë shesh që të qëllosh me gurë!” Një prapavijë po kaq e fortë ishte dhe nëna e tij një vajzë nga Shpataj ( edhe këtu nje emër që të kujton luftën) nga krahina e Gjerbësit. Ashtu si në Perisnakë, mikpritja ishte gati mitike. Duke dëgjuar sa e sa ngjarje që lidhen me këtë zakon të bukur të këtyre anëve, kujtova dhe unë një ngjarje që më ka ndodhur në vitet 80 kur isha në fshatin Tomor jo shumë larg fshatit Perisnakë . Ishim ngarkuar nga Seksioni i Arsimit dhe i Kulturës për të mbledhur fjalë të rralla për leksikun e fshatrave të thella që duheshin për të pasuruar Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Rasti e solli që në muzgun tomorak të asaj vjeshte të shkonim të një familje që ishte afër qendrës . Natyrisht që e kishim planifikuar dhe se ku do të flinim . I zoti i shtëpisë na u lut shumë që të flinim aty. Ia spjeguam arsyen e refuzimit. Atëherë “i dorëzuar” na kërkoi me shumë mirësjellje, gati me përulje që ne të gënjenim të nesërmen e të thonim se kishim qëndruar te shtëpia e tij se nuk e lejonte zakoni që një mik të ishte në muzg në një shtëpi e të mos flinte aty. Çudia e Çudirave kjo ngjarje por që në Perisnakë mund të gjeje sa e sa të tilla në 600 vjet histori. Dhe SHKOLLA e babait dhe e mikpritjes së fshatit e bëri punë e vet. Një drejtësi brenda vetes që dhe sot e kësaj dite e ka si moto në çdo shkrim që bën. Në atë shtëpi të thjeshtë me sofër të madhe djemsh ishte AKADEMIA E PARË e Abedin Kajës, këtij djali dhe këtij gazetari të ardhshëm. Atje ai mësoi se njeriu duhet të ketë patjetër fëmijëri po mbi të gjitha duhet të ketë atë Kod kulture që rri te njeriu si ai zjarri me pak hi mbi shpuzë. Është ai detaj që në pamje është i vogël, por që më vonë mund të bëhej tregim, poezi e do të zbërthejë psikologjinë e personazhit. Do të të japë atë tharm të reportazhit. Fakti që sot ai është një nga gazetat që e ka lëvruar më shumë reportazhin e ka mbase burimin edhe te ajo AKADEMI e fëmijërisë ku “profesor” ishte xha Dania, ishte nëna, ishte vetë Perisnaka, sa legjendare, sa mitike, aq dhe e prekshme. Atëherë në atë fshat që rrinte si një preher me bajame në trupin e gjysheve të kërrusura, si në një teatër nga më të bukurit, bëhej “shkolla” e mikpritjes. Udhëtarët e panjohur që donin vetëm pak ujë, pak bukë, ai i merrte në shtëpi dhe i priste si jo më mirë mes varfërisë kolektive. Dhe pse nuk kishte nganjëherë qoftë dhe një pjatë kosi. ai do ta gjente te fqinji, vetëm që të kënaqte mysafirët. Lisat e Perisnakës ishin ndër më të fortët e zonës. Një ditë ato i hipnin në disa makina të mëdha dhe do të shkonin përtej arave të Myzeqesë, sepse do të ishin drurët më të fortë për të bërë traversa për shinat që do të mbanin në supet e çelikta trenat e shumë të mallrave dhe të pasagjerëve. Babai i tij mbeti artist edhe kur kooperativa i mbylli e ai nuk kishte para që ta mbante fizarmonikën, po kudo ishte artisti i këngës dhe i valles së Tomorit edhe tash ai është nostalgjik për atë që ka bërë, por dhe për atë KOD MIKPRITJEJE të rrallë. Kete  ndodhi dhe ndershmëri njerëzore që dikur ishte dhe mbetet dhe sot pak folklorike do ta vinte dhe Abedini në jetën e tij të përditshme. Jo vetëm  atë KOD të një sofre tavoline që shtrohet me buzëqëshje por gazetari studiuesi Abedin Kaja e ka vënë MIKPRITJEN në një portë të hapur që ai ia ka dhënë dituria e brezave, sakrificës për të ecur në shtigje të forta të mbushura më përkushtim. Ky kod nuk ishte personal, po e kishte edhe vetë toka e këtij fshati. Një përcjellje që shkonte nga dora në dorë, në secilën familje. Ja aty, te Hani i Perisnakës që do të futej në këngë në rrëfimet jo vetëm një lloj tregimi, po edhe pse nuk besohet mund të them se ishte dhe PORTA E KRUSHQIVE TË REJA. Edhe sot kujtohen disa gra dikur vajza të bukura që janë martuar këtu.

Në rrugë të largëta që nisnin nga Selaniku, e shkonin pastaj në Korçë, në Tomoricë, në Elbasan, në Gramsh, Berat Perisnaka ishte kryestacion. Abedin Kaja prej vitesh të paktën prej 7 vitesh është bërë pjesë e konferencave shkencore me një rëndësi të madhe shkencore lokale e kombëtare ku janë përfshirë akademikë dhe profesorë të njohur të fushave të ndryshme. Të gjithë temat që ai ka referuar në këto vite kanë qenë dhe mbeten dhe sot si burim referimi për shumë studiues të fushave të historisë, të drejtësisë, gjeografisë, etnografisë, pedagogjisë etj. Në këtë rrugë të bukur e natyrisht edhe sakrifikuese, ai ka me vete një “PESHORE” të saktë të objektivitetit . Është tashmë e dukshme në shkrimet e tij publike se ai ka patur kurajon që të japë mendimet kundër dy krahëve të politikës. Ai është bashkëautor i librit “Berati –enciklopedi” dhe kryeradaktor i gazetës rajonale “Berati Milenium” Ka marrë këto vite arsimin e lartë juridik dhe në shkrimet reportazhet e tij gërsheton shumë bukur traditën me të sotmen. Ka punuar me disa gazeta që në shumë raste kanë qenë dhe gazeta opozitare si te gazeta “Sot”, “Tema”, “Gazeta Shqiptare” etj. Ndërkohë që në Berat, ai ka një vend po kaq të nderuar. Prej shumë vitesh që nga viti 2008 të gjithë miqtë e tij të majtë e të djathtë e kanë zgjedhur si kryetar i UNIONIT të Gazetarëve Shqiptare për degën Berat.  Analizat e tij të shumta të botuara në mediat lokale e qendrore kanë trajtaur shumë probleme të mprehta të shoqërisë e janë pritur me padurim nga lexuesët e të gjithë moshave. E që nga vitin 2008 ai është në Librin e Nderit të qytetit të Berat me një titull të lartë nderi me këtë motivacion NJË ZË I VEÇANTË NË SHTYPIN E PËRDITSHËM E PUBLICISTIK SHQIPTAR . Janë tashmë mjaft tribuna ku ai ka thënë fjalën e tij të mençur Konferenca shkencore “ Berati për shpëtimin e ebrenjeve”, Konferenca shkencore në kujtim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në vitin 2009, Konferenca “ Qyprilinjtë në Perandorinë Osmane” në vitin 2009 dhe Konferenca Shkencore “ 100 –vjetori i Pavarësisë” në vitin 2012. Në listën e shkrimeve studimore të shkruara nga Abedin Kajo janë “ Muzakajt e Beratit, zotër që themeluan Voskopojën”, “Kënga qytetare beratase mes traditës dhe orientit”, “Sixhilati i sheries së Beratit, një thesar i rrallë enciklopedik”, “Berati, gur i rëndë në historinë e qytetërimit shqiptar”, “Uilson, origjina që shpëtoi pavarësinë e shqiptarëve” “ Udhëtim në rrugën iliro-romake për në qytetin antik kalasë së Tomorit”. Në shumë tema ai ka qenë përkrah studiuesve të njohur si Petrika Thëngjilli, Aleksandër Meksi, Jorgo Bulo etj.  Ky varg gati i pambaruar do të mbyllet me një temë studimore të vlerësuar në shkallën më të lartë që ai së shpejti do ta botojë dhe si libër më vete. Ka dhe tre libra të tjerë gati për botim veç këtij studimi Bëhet fjala për temën “ Pushteti i medias , marrëdhëniet me pushtetet e tjera dhe e drejta publike për informim” Përtej këtij komunikimi publik që ka me ato data, shronja të lexuara, ka tribuna e ekrane për Abedinin ka një jetë të dytë intelektuale patriotike. Për arsye ekonomike, por dhe kulturore për tëparë kulturën që rrezatohej në tokën greke, ai shkoi disa kohë të punonte në këtë vend me vëllain e tij dhe me disa kushurinj të tij.. E kudo ku shkonte, ai rrezatonte tërë atë bagazh studimor që kishte. E këtë nuk e bënte vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por dhe te ata që kishin tituj të lartë profesorë e doktorë. Kudo ku shkoi, ai mbronte identitetin e tij kulturor kombëtar , mbronte me shumë saktësi natyrisht dhe me kurajo etnitetin e çamëve, të arvanitasve. Biseda e tij është shumë emocionuese kur flet për këtë periudhë. Për ta bërë këtë sa më mirë brenda një kohe të shkurtër mësoi dhe greqishten që e ndihmonte dhe më shumë në njohjen e te dhënave, të vërtetave të mëdha që lidheshin me kombin tonë. Kërkoi të quhej Arian edhe pse disa grekë e dërgonin tek emri Jani. Në atë kohë i ra rasti që të punonte në disa vende ku familjarët ishin me një kulturë të madhe. Në familjen e një profesoreje dëgjoi babain e saj që e quante veten grek, edhe pse e njihte shumë mirë shqipen dhe thoshte se ishte arvanitas. Atij i bëri përshtypje se emigranti shqiptar Jani ( Ariani) dinte të fliste me kaq aftësi për letërisinë e lashtë greke, për prejardhjen e gjuhës greke e ilire, për arvanitasit, etj : I “dorëzuar” profesori i kishte thënë se ishte me origjinë nga fisi Lapi nga Tepelena që në vitin 1600 e që në Greqi e kishin marrë mbiemrin Ljapi në Peloponez. Por i thoshte se Tepelena ishte greke -Po ti thuaj barba, se je shqiptar,- i kishte thënë Abedini -Jo , unë nuk jam shqiptar, por jam arvanitas .- e kishte mbyllur bisedën ai -Po si thua tim, a është Tepelena Greqi? Biseda me pyetje e kundërpyetje me argumenta të qarta e kishte detyruar profesorin që të thoshte -Eh, po ne kështu na e kanë mësuar historinë! -Ju duhet të jeni miku më i ngushte i Aristidh Kolës që punon për nxjerrjen e vlerave të arvanitasve për shqiptarizmin e tyre. Tashmë Greqia është emancipuar dhe nuk duhet të bjerë në vargonjtë e së kaluarërs, –i tha Abedini. Me tërë këto argumenta ai ishte bërë “profesor i Profesorit” dhe kishte zgjuar shqiptarizmin te ky njeri që ishte njohës i historisë. Kjo gjë i ndodhi dhe me Jorgji Marjetën, një emigrant grek që kishte prej 30 vjetesh që jetonte në Amerikë. Ishte viti 2000. Amerika i kishte dhënë dhe më shumë kulturë Jorgjit, por Abedini nuk iu largohej kurrë misionit të tij atdhetar dhe kulturor. Problemi që debatohej mes tyre ishte pak më absurd. Edhe pse fliste shumë mirë shqip, thoshte se ishte helenas. Sërish Abedini këmbëngulte, vetëm se këtë radhë ai e bëri debatin në ditët e fundit të punës se kishte droje se ai mund të dëbonte nga puna atë dhe shokët e tij. Me një naivitet të madh Jorgji i thoshte se gjuhën shqipe të parëve të tij ia kishte mësuar pushtuesi turk -Si ka mundësi që t’ju ketë mësuar Turqia shqip e të mos ju mësonte turqisht? Cili pushtues në botë kërkon që ti mësojë të pushtuarëve gjuhë tjetër? . Ishte vërtet interesante se kur vinte në fshat atë e quanin Alvanosi shqiptar. Kur vinte ai nga Amerika, thonin në fshat “ERDHI ALVANOSI”. Kur lexoj aktivitetin e tij publicistik, kur dëgjoj sa  sa njerëz të thjeshtë që e kanë në këto kohë dhe si administrator të lagjes Uznovë në Bashkinë e Beratit ku dallohet për një komunikim shumë të mirë dhe ndjekje shumë të rregullt të halleve të popullit, sërish më shkoi në mendje ai urim, ai falenderim i mikut tim para 12 vitesh. E unë, sot jo në një rrugë të qytetit ku mund ta bëja fare mirë, por publikisht doja të bëja urimin e bukur: “Faleminderit, miku i shkronjës shqipe që na e kë zbukuraur edhe më shumë qytetin tonë! Faleminderit!” Berat, tetor 2015

The post Meditm mbi krijimtarinë e publicistit Abedin Kaja .. Nga Namik Selmani. Berat. appeared first on .

GJENIU DHE SHKENCTARI NIKOLLA TESLA ISHTE SHQIPTAR !

$
0
0

GJENIU DHE SHKENCTARI NIKOLLA TESLA ISHTE SHQIPTAR !

LINDI ME 1856 NE FSHATIN SMILJAN TE KROACISE ,ATHERE PJESE E PERANDORISE AUSTROHUNGAREZE DHE VDIQ NE NEWYORK TE SHBA NE VITIN 1943.

Prinderit e Nikolla Tesla ishin nga Sanxhaku dhe ne shume botime e libra asnjihere nuk eshte jepur ne detaje ne cilin fshat kane lindur por nji dihet ,Dardania veriore e jo nga Serbia apo Mali zi siq kemi mesuar ne ish Jugosllavi heret .
Nena ,Gjuka Tesla ishte e pashkolle por shume e zgjuar ,kurse Babai ,Milot Tesla (jo Milllutini siq na kane thene ) nuk dinte shkrim e lexim ,por me vone mesoi e u be prift ortodoks dhe me pastaj u mbart me familje ne Kroaci ne fshatin Smilan .

Me 1879 Nikolles i vdes babai dhe ne vitin 1880 dy xhaxhallaret e tij i bashkuan parate dhe e nisen per studime universitare ne Prag te Cekise ,te cilat i ndoqi por nuk hyri ne provime .

Pikerisht ne kete vit pra 1880 eshte edhe pamja e tij me veshje kombetare shqiptare .

Familja dhe vet ai e ka veshur dhe perdorur kostum qe e kane zgjedhur me vullnet te lire ,pra edhe para se te largohej ne Ceki ,sepse veshjen e kishin kult si diqka te shrenjte ,ne kujtim qe edhe brezat qe do vijne do kene respekt ndaj origjines se tyre .

Pra Nilolla Tesla nuk ishte Serb por Shqiptar ,e nuk perfillte fene e krishtere ortodokse sepse nuk e ndjente si te veten dhe ishte rrit me nji rit tjeter me te cilin ishte edukuar ne familje tradicionale shqiptare .

Keto te dhena jepen ne botimin e librit te ;John J.O,Neili ,prodiga -Genius ;The life of Nikolla Tesla ,Book 2007 .

Kurse me 4 maj 2012 gazeta Vecernji Novosti shkruan dhe jepte pamjen e Nikolla Tesles me veshje popullore dhe fotografia si pjese e koleksioneve te vjetra e te ruajtura nga ( S.Nikolici ne krushevc ) i cili pranoj se kete fotografi qe do e shihni ketu ,e ka marre nga nji Kusheri i Nikolla Tesles me 1880 kur emigroj ne SHBA .

Dhe ky kostum popullor rrezon tere genjeshtren mbi origjinen e te madhit ,shkenctar te rangut boteror Nikolla Tesla ,dhe eshte kostum popullor Shqiptar i rajonit te Shqiperise veriore .

Dhe tani boterisht dihet se nga origjina eshte Shqiptar .
E Nikolla Tesla ishte zbulues dhe Shkenctar ne Amerike i permasave fantastike ne Fushen e Elekricitetit .

Pra ne shqiptaret kishim fat tragjik gjate kohrave por krijuesit qe dalin nga populli shqiptar na takojne neve si popull i pare nga zoti ne Ballkan .

E ne autoret gjithmone duhet te avancojme ne kerkim te fjales arte e me argumente te shkruhet per krijuesit e medhenj qe dalin nga gjiri i popullit me lashte Shqiptar .

E ne kohen bashkohore ne nuk duhet te merrem me vetveten por me hulumtime e gjurmime jane pasuri e jona Kombetare ,se e shihni sa ka ece Shkenca e bota qe sot Astronomet po perdorin teleskopet me fuqishem ne bote qe me krye studimin per Universin tone.

Nga kendveshtrimi im:Qazim Zejnaj ,autor diaspora Zvicerr

The post GJENIU DHE SHKENCTARI NIKOLLA TESLA ISHTE SHQIPTAR ! appeared first on .

Tregim… Safeti dhe djaloshi me shkolle …Nga Dhimiter Rrera

$
0
0

Tregim… Safeti dhe djaloshi me shkolle …
Safeti ,banor i nje fshati te larget u ngrit ate mengjes heret i prokupuar e me pak dhimbje koke nga pagjumesia … Nuk kishte fjetur mire pasi bluante ne mendje shkuarjen ne qytet ku do te shiste nje thes me fasule, per te blere disa gjera te nevojshme per familjen nga paret qe do te merte . Pasi u vesh dhe mori pak ushqim me vete , ngarkoi thesin me fasule ne njerin krah te gomarit dhe ashtu sic kishte mesuar prej te pareve te tije per balancimin e peshes ne krahun tjeter mbushi nje thes me disa gure !! Pas ketij veprimi ne qender te samarit regulloi vendin e vete qe do te rinte kaluar gjate udhetimit. U pershendet me gruan dhe femijet, me plot mendime qe i vinin dhe iknin ne mendje u nis drejte kasabase….. Rruges po i kalonte me radhe porosite qe kishte mare prej bashkeshortes ,por duke i perseritur e i riperseritur disa here, ne mendje i vinin dhe histori te ndryshme nga ndodhite reth familjareve te tije apo te nahies perreth . Safeti ishte punetor dhe familjar e nderkohe skishte ndonje ambicje te madhe per jeten ,por thjeshte te riste 4 femijet e tije dhe ti nxirte ne jete, duke bere qe edhe ata te krijonin familjet e tyre dhe keshtu per Safetin 57 vjecar do te zgjerohej rrethi i miqeve dhe krushnjise . Duke bluar keto mendime ne koke se kishte ven re fare se kishte bere goxha rruge duke ju afruar qytetit … Vendosi te shplodhej disa minuta ne nje prej burimeve natyral te ujit i cili ridhte buze nje peroi disa kilometra para se te mbrinte ne qytet. Pa e menduar me sa mbriti pran brimit nen hijen e disa rrepeve te medhenj ,ndaloi dhe zbriti nga kafsha e gjore e cila po gulconte nga ngarkesa . Duke i ardhur keq edhe per te i uli ne toke thesin me fasule dhe ate me gure. Kafsha menjiher e cliruar nga ngarkesa nisi te pinte uje me vrull qe te perfitonte sadopak nga kjo ndales e shkurter …. 57 vjecari pasi freskoi pak fytyren dhe lau duart mendoi se ishte koha per te ngrene pak ushqim nga ai qe kishte mare me vehte . I ulur pran burimit kalimtar te rastit e pershendesnin dhe vazhdonin rruget e tyre. Ne castin qe Safeti ishte duke mbaruar dhe po mendonte te riniste rrugen shfaqet nje djal i ri i veshur allafrenga, i cili pasi e pershendeti Safetin u ule per tu shplodhur pak . Duke perfituar nga rasti Safeti e pyeti:
Nga te kemi mor djal ?
Nga qyteti xhaxha, u pergjigj djali qe nga paraqitja te jepte pershtypjen se duhej ti kishte kaperxyer te 27 vitet .
Po nga rruga e mbare ?
Ne Tunje ju pergjigj djali . Tunja ishte fshati tjeter pak minuta larg prej fshatit te Safetit .
Po per ke po mundohesh gjer atje? Vijoi me kureshtjen e tije 57 vjecari ..
Po shkoj te Etem Marina ,pasi ka qene mik me babain tim ndjes paste, sqaroi djaloshi .. Safeti e njihte mire familjen e Etemit dhe mendoi se kishte ngjare dicka andej dhe ai se kishte mar veshe e keshtu vazhdoi menjiher me pyetjen e radhes .
Po perse gjithe kete rruge apo ?!
Babai ime sa ishte gjalle shpesh me thoshte qe : Po ngele ndonje dite keq ,do shkosh per te kerkuar ndihme vetem tek Etemi e keshtu une po shkoj tek ai per ti kerkuar ndihme ……
Po nejse juve nga ju kemi? Ju drejtua djali Safetit .
Nga fshati tjeter pran Tunjes dhe e njoh Etemin prandaj dhe ju pyeta perfundoj ai.
Po perse jeni munduar ketej ? Po kam ate thesin me fasule dhe do shkoj ta shes pasi me duhen disa pare per te blere disa gjera per familjen vijoi 57 vjecari .
Djali menjiher nisi te mendoj se perse bashkebiseduesi tha nje thes ,kur aty jan dy !
Nuk munde te rinte pa e pyetur per kete dhe vazhdoi menjiher : Po ju keni dy thas dhe jo nje ? Hahaha qeshi Safeti dhe vazhdoi, po thesi tjeter eshte me gure per balancimin e peshes ne krahun tjeter te ngarkeses e keshtu ska asnje vlere tjeter …. Ti me dukesh djal i shkolluar e keshtu duhej ta merje vete me ment ,por ju djemt e qytetit nuk i dini shum gjera qe kan lidhje me fshatin e keto pune, vijoi Safeti duke menduar se ju dha rasti te tregonte zgjuaresin e tije !!
Me fal i tha djali por une kam studiuar per matematik ne Franc dhe kete zgjidhje se kam hasur askund neper libra !
Po pse cfar zgjidhje tjeter japin ata librat e tu? ju drejtua Safeti djalit te ri ..
Po ja tha djali thesin me fasule munde ta ndaje ne dy pjese dhe keshtu ngarkesa ndahej ne dy krahet dhe nuk ishte nevoja per ngarkesen me gure e cila vec asaj qe eshte e kote por ka lodhur edhe kafshen e gjore … Menjiher Safeti e kuptoj se kishte deshtuar ne kete bisede duke e nenvleresuar djalin e shkolluar … Qenke me te vertet i zgjuar dhe lum ai baba per ty ,se paska ritur nje djal te zgjuar ,po a munde te me ndihmosh ta ndajm thesin me fasule ne dy pjese ? Pa tjeter u pergjigj djali ,e keshtu nisen nga puna … Gjate kesaj kohe Safeti vazhdoi me pyetjet e tije .
Po mire meqense u njohem, a munde te pyes me tej se perse po shkon tek Etemi ? Vijoi Safeti .
Po meqense ende une nuk kam gjetur pune dhe pse mbarova studimet , ndodhem ne gjendje te veshtire per pare dhe do shkoj ti kerkoj borxh mikut te babait, Etemit .
Pas kesaj qe degjoi Safeti u shtang dhe nisi te mendoj me vete … Cfar bera une qe mora mendjen e ketij djaloshi per ndarjen e ngarkeses !! Ky spaska leke te haj buke nga keto ment qe ka, te pakten une e kisha balancuar peshen me guret por fasulet i kisha …. Pa e dhene vehten e falenderoi djaloshin per ndihmen dhe i uroi rruge te mbare ..
Sa kaloi djaloshi kthesen e pare ku smunde te shihte mbrapa Safeti shkarkoi fasulet perseri dhe i hodhi ne nje thes sic i kishte me pare, mbushi thesin tjeter me guret e rregulloi ngarkesen tek kafsha e gjore e cila duhej qe vec fasuleve dhe gureve te mbante ne shpine edhe Safetin ! Pasi mbaroi duke u kujtuar se po shkonte vone, nxitoi duke i rene me thuper gomarit, ush ore se me mendjen e atij djaloshit do katandisemi dhe ne te kerkojme borxh i mbylli mendimet e veta Safeti ….. .

The post Tregim… Safeti dhe djaloshi me shkolle …Nga Dhimiter Rrera appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>