Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!![PJESA E PARE] Nga Sulejman Abazi

$
0
0

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!!
[PJESA E PARE]

Do ta filloj këtë analizë politike me një ngjarje të dhimbëshme që ka ndodhur kohë më parë në trojet shqiptare. Pse e zhdukën Ukshin Hotin?!
Tradhëtia dhe shitja e tij nga spiunët në shtetin kriminal të Serbisë, ka bërë që sot për të nuk gjendet asnjë shënjë, të paktën të ketë një varr, ku njerëzit qoftë dhe në aspektin human, të vendosin një tufë me lule.
Ai u bë shpresë për njerëzit e shtypur, zgjoi shpresën e organizimit kundër shtetit okupator, hodhi sytë nga shteti amë, duke dhënë shpresën e bashkimit.
Ai kuptoi se brenda shqiptarëve në trojet nën ish Jugosllavi, nuk kishte rrugë tjetër, veç rrugës së luftës së armatosur për të shkatërruar sistemin dhe prangat e robërisë. Ai me kurajo atdhetare denoncoi tradhëtinë dhe politikën antishqiptare në Serbi.
Ai bëri thirrje drejt luftës për Ribashkim Kombëtar dhe në mënyre filozofike shpjegoi rrugën drejt Lirisë. Ai ishte një nga prurjet më pozitive të kohës brenda gjenezës shqiptare dhe forcat e errëta të krimit politik shtetëror të Serbisë e zhdukën.
Antishqiptarët u tmerruan prej tij dhe kauzës që ai përfaqësonte. U tmerruan nga struktura që filloi të funksiononte, si një detashmënt i ardhshëm i udhëheqjes politike të luftës së armatosur. Prandaj e zhdukën këtë filozof shqiptar të kohës moderne, Ukshin Hotin. Zhdukja e Ukshin Hotit dhe shumë atdhetarëve të tjerë, janë produkt i tradhëtisë dhe pjesë e tradhëtisë kundër Kombit Shqiptar.
E fillova këtë analizë politike me Ukshin Hotin, jo rastësisht. Midis nesh sot ka një problem madhor, tepër madhor, që ka çuar në situata të papranueshme gjendjen në trojet shqiptare, e cila po imponon çdo ditë të ulim kokën poshtë, të ndihemi të përçarë, të injoruar, të nëpërkëmbur, të prapambetur në zhvillimin tonë kombëtar.
Çfarë po ngjet me shqiptarët, pse kemi rënë kaq poshtë, pse po harrojmë kaq shpejtë tragjeditë dhe kujt ia kemi besuar fatin dhe jetën tonë, kujt ja kemi besuar Shqipërinë? Kush mbijeton dhe kush fyhet e rënohet në politikën shqiptare?!
Edhe pse lëvizjet kombëtare në tre dekadat e fundit kaën sjellë prurje të karakterit historik, ende shumë dyshues në vetvete po kuptojmë se shpesh ndihemi të tradhëtuar dhe të braktisur.
Tradhëtia mbetet termi më i anatemuar, duke marrë terren çdo ditë në mënyrë agresive Brenda opinionit shqiptar. Këtë e dëgjojmë të amplifikohet në të gjithe hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Me ose pa dashje po i japim çertifikimin e një fenomeni tipik ballkanas brenda nesh, që po shkakton kaos social dhe politik, po ushqen përçarjen dhe thërrmimin kombëtar. Sa është e vërtetë kjo, të mos hidhemi në hamëndësime, por në analizën konkrete të fakteve dhe ngjarjeve, të cilat kanë protagonist njerëz të shtetit dhe të pushtetit, të cilët me vendimarrjen e tyre kanë shpenzuar shumë energjinë kombëtare pa efektivitet.
Shkurt, sot tradhëtia është e ulur këmbëkryq në instirucionet tona përfaqësuese, në mes të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Më hapur nuk ka se sit ë shprehet në dimensionin e veprimit dhe të denoncimit të saj.
Verbëria dhe naiviteti i shqiptarëve që e mbajnë në këmbë dhe gjallë akoma këtë kastë politike të paaftë në emër të shtetndërtimit, është pasojë e një propogande të shfrenuar dhe shumë dinake që vazhdon të bëhet nga njerëz shqipfolës, të mirëpaguar, të kapur me kohë, që e trashëgojnë antishqiptarizmin në mënyrë rezidente brenda familjeve dhe fiseve të tyre.
Nuk po ndikohemi nga “teori konspirative”, por mbështetemi në analizën e ngjarjeve dhe fakteve, të cilat e kanë çuar me dashje disa herë Shqipërinë në buzë të greminës. Këtë situatë nuk ka forcë dhe argument ta mohojë askush.
Zërat e përgjegjëshëm brenda kombit ka kohë që kanë filluar të japin alarmin, të denoncojnë krimin, korrupsionin politik dhe moral, shitjen e interesave kombëtare dhe të vënë gishtin në plagë, të thonë të vërtetën në rrugën e zhvillimit kombëtar.
Ka kohë që po jepët alarmi, por zëri i arësyes veç përballjes me bunkerizimin e sistemit mediatik, po befasohet me mosdëgjimin, verbërinë, varfërinë dhe mizerabilitetin e një jete qeni, përballë një klase politike agresive, dashakeqe, konfliktuale që e ka zhytur popullin në mjerim dhe qorrsokak.
Përgjegjësinë më të madhe në situatën e vështirë kombëtare e kanë intelektualët shqiptarë, ata të ashtuquajtur “njerëz të ditur”, që edhe pse mund të jenë të tillë, janë stepur si frikacakë, egoistë, idealistë primitive dhe po dëshmojnë se në Shqipëri inteligjencia ka falimentuar.
Ata duan të ndryshojnë dhe të dalin në krye, atje ku i kërkon antitradhëtia, por nuk po guxojnë. Edhe një akademik (R. Q.) që guxon të denoncojë, po e kryqëzojnë në mënyrën më të poshtër, pa menduar që dëmin nuk ia bëjnë akademikut, por interesave kombëtare.
Të ruash emrin tënd sot vetëm për ego intelektuale dhe të mos përfshihesh aktivisht me kurajo në valët e luftës së egër dhëmbë për dhëmbë me armiqtë e kombit, nuk është mençuri intelektuale, por burracakëri, falimentim, përçmim i vetvetes…………….
[Vazhdon]
Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ]

The post JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!![PJESA E PARE] Nga Sulejman Abazi appeared first on .


Unë , këtë ujë nuk do ta pi kurrë… Nga Fahri Xharra

$
0
0

Unë , këtë ujë nuk do ta pi kurrë.

Desha të bëj një ndryshim në mënyrën e të shkruarit dhe të fus edhe mak menquri të odav të burrav:
“Babai im ndjese  past , kur unë isha i ri ma tregojke ni mesele të ni hoxhe të ni katuni në Kosovë. Në Vaktin e Turkisë , në ni katun kish pas asrdh ni hoxhë me familje prej dikahit , për të mbajt fenë si duhet.. Kryesorja hoxha fliste shqip, mileti menonte se ishte i Makedonisë. Por , ai ishte shum` i menqem dhe e v`rejti ni gja që katunar`ve nuk iu kish spjegue kush . I kishte porositë hyzmetqaret që t`ia sillnin ujin e pijes nga nji katun tjetër mas bjeshke.U hap fjala që hoxha koka tranu` dhe nuk po e pijka ujin e katunit , dhe filluan ta injorojnë Nga frika që mos “BIKu” i asaj kohe mos po e transferonte dikah tjetër , sepse këtu kishte ra në “tula të magarit” e nuk donte të largohej vendos me gru`n që edhe kta ta pijnë ujin e katunit . Ta pijnë ujin ose të ikin.
Kush ishte problem i ujit ? , ( në mungesë të jodit në ujë ) , Mbi 60 % të katunarëve dhe katunareve ishin me gushë . Pra, gushana. N`at vakt nuk dihej për funkcionin e gjëndërrave tiroide dhe pasojat e mungesës së jodit . Por hoxha i shkolluem i kishte ditë ket marifet. Katuni nuk ia pranonte të vërtetën
Ndiq mos me e zgatë babai jem , ndjese  past më thoshte ‘ në raste të caktume ose pije ujin e katunit ( pa jod) ose ik.

Por me këtë desha t`iu bindi që përkundër asaj që janë ngritur i madh e i vogël në mohimin kombëtar, në vjedhje të shtetit , në krijimin e partive mashtruese gjoja patriotike ( për bashkim kombëtar ) unë këtë ujë nuk do ta pi dhe nuk do të iku.
Shpifjet , denigrimet kanosjet nga më të ndryshmet nuk do të më lëkundin nga ideja dhe dëshira e ime që me aq sa kam mundësi të jem në mbrojtje të çështjes kombëtare . Nuk më mashtrojnë as nuk i lakmoj as milionave e as jahtave milionëshe që trashëgimtarët e mi të turpërohen me gjenerata nga unë, por ata do të kënaqen me shkrimet e mia dhe me ideologjinë time në mbrojtje të dinjitetit personal dhe kombëtar .
Ne ia rifilluam si në kohën e pas vdekjes së  Gjergj Kastriotit Skënderbeut të sigurt që do të përsërisim tragjeditë kombëtare , dhe më e keqja që truri i kombit do të ikë nga atdheu dhe do të mbesim vetëm ne , që i besojmë asaj që na thuhet në xhami .
Lexueseve të mi , ata që më duan apo jo , iu tregoj që edhe Esdad Pashë Toptani kishte pasuri të madhe të pa tundshme me Shqipëri dhe ashta Shqipërisë , por mbeti në baltën e historisë . Historia do të shkruajë me siguri për të gjithë ata që sot i kanë “dizginat “ shtetërore dhe fetare, për të gjithë ata që në mënyra të ndryshme për kundër parasë i mbajnë mediet në dëmin më të madh së pari të fëmijëve të tyre e pastaj të tjerëve. Historia e sotme shqiptare është plotë arusha e ujqër , hiena e çakalla por luanët po mungojnë. Luanët e kombit janë një specie në zhdukje.

E huazova këtë postim të mikut tim të nderuar Naser Alia ( Lis Bukuroca ) :” Nëse shan kombin, ji i sigurt se do të ftohesh nëpër shumë tv debate. Nuk mund të imagjinohet në Gjermani, t’ i ofrohet një audiencë rrugaçëve ordinerë. Tek ne aq sa më shumë rrënon kombin, aq më shumë të përkulen moderatorët.
Për të fshehur paaftësinë për të organizuar program të mirë, e arsyetojnë me lirinë e mendimit, e në fakt, nënkultura u nevojitet për shikueshmëri më të madhe. Ne, të traumatizuar nga Enveri, Rankoviqi e Millosheviqi, i shikojmë sepse na mungon keqtrajtimi i përditshëm. Nostalgji për dhunim dinjiteti! ( Lis Bukuroca )

Pra , vazhdoni të shpifni , rreni , gënjeni , të kërconani ; por të jini të sigurt që ujin e juaj nuk do ta pi.

Fahri Xharra,27.03.17
Gjakovë

The post Unë , këtë ujë nuk do ta pi kurrë… Nga Fahri Xharra appeared first on .

NJË ENCIKLOPEDI NË VEPRIM, NDONËSE 85 VJEÇ… Nga Simon Vrusho

$
0
0

NJË ENCIKLOPEDI NË VEPRIM, NDONËSE 85 VJEÇ…

Me çantë në krahë, me bllok në xhep, me stilolaps në dorë… Duke shkruar… Duke ecur… Duke medituar… Autor i 10 librave për sportin, 7 të botuar, 3 presin ende në flesh…

Botuar:
1.Histori e futbollit beratas.
2.Enciklopedia sportive e Beratit.
3.Sporti i alpinizmit beratas.
4.Lojëra popullore.
5.Mjeshtri i 5 dekadave-Ibrahim Keli.
6. Propaganda sportive.
7.Sport, sport…

Presin në flesh:
1.Gol Kovaçi.
2.Forca Tomori !
3. Populli në lojë…

Autori: I palodhuri dhe i kudondodhuri, Vlash Pambuku.
85 vjeç… I freskët në kujtesë… I qetë, i pa rënë në sy, i thjeshtë ekstremisht, memorie e vërtetë e sportit beratas prej 67 vjetësh…

Me një arkiv fotografik sportiv të pashembullt e të pangjashëm, gazetar sportiv, fotograf, komentues, autor i 32 fotoekspozitave sportive, i pari që ka shkruar librin e parë për tifozat beratas, mësues prej viti 1953, mësues e drejtor shkolle në Dyshnik, Uznovë, instruktor i talentuar për sportin në Shtëpinë e Pionierëve Berat për 20 vjet me radhë… Ku nuk shkruante dhe botonte? Tek “Sporti”, “Sporti Popullor”, “Pionieri”, “Fatosi”, “Ylli”, “Shqiptarja e Re”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Kushtrimi”, bashkëpunëtor i Radio Tiranës ku jepte lajmet e kronikat sportive…

Sa i thatë ky tekst, ky postim për 85-vjeçarin me energji të pashuara këmbësore në rrugët e Beratit… Berati i gjithë e njeh, e dallon, por vallë sa e kanë kuptuar heshtjen e urtë dhe të palodhur të tij?

Një beratas tipik që e njeh kaq mirë Beratin, por ajme!

Sa pak e njeh Berati atë!

(Nga triptiku “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime.”)

The post NJË ENCIKLOPEDI NË VEPRIM, NDONËSE 85 VJEÇ… Nga Simon Vrusho appeared first on .

BJESHKET E FSHATIT TIM.. Nga Luftar Spahiu

$
0
0

BJESHKET E FSHATIT TIM

Ne bjeshket e fshatit tim,
ku bari ne maji gjere ne gju shkone,
flladi faqet t’i rreh me gezim,
lepuri ne sy cakerrqejf t’shikon.

Ne bjeshket e fshatit tim,
bletet nder lule zukasin panda,
livadhet e gjera mbuluar me blerim,
i ftojne bagetite ne mera.

Ne vjesht kur barin kane kositur bagetite,
kuajte revanshem fluturojne ne troke,
te rinjte guximshem kalerojne pa frike,
here mbi ta e here prekin ne toke.

Mbremjeve ndrine nje zjarr flake e prush,
Era e qengjit qe piqet t’i cane hundet;
Nje kenge dashurie kendon dikush.
Melodi e nje fyelli ne ajer perkundet.

Ne qiell yjet ndricojne gaca zjarri
ndersa hena te fton ne meditim;
per keto qe thura fort me ka marre malli,
Me fton nga hera bjeshke e vendit tim.

29 prill 2017

The post BJESHKET E FSHATIT TIM.. Nga Luftar Spahiu appeared first on .

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E DYTE]… Sulejman Abazi.

$
0
0

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!!
[PJESA E DYTE]

Çfarë po ndodh në hapësirën shqiptare?!
Vall e meritojmë këtë ndëshkim të kohës së trazuar, e cila vërtitet brenda psikologjisë ballkanase me të gjithë të mirat dhe negativitetet e saj, kur në fakt duhet të kishim një orientim të qartë mbi devizën; “një komb, një gjuhë, një flamur, një histori dhe një traditë”.
Asgjë nuk është e rastësishme çfarë ndodh sot në trojet shqiptare dhe përreth tyre. Një teatër ballkanik me shumë aktorë, ku në fshatin e të marrëve, budallai po del dhe po duket më i mençur. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë.
Në Tiranë një junior ballkanas, po çirret e bërtet çdo ditë për rrëzimin e qeverisë, duke dhënë natyrën e një njeriu të çoroditur, pa ide, pa kauzë dhe me një projekt republike “të re” në mendjen e tij bizantine. Po shohim përditë një teatër në boulevard. Po përballemi me një opozitë që ka filluar të vërë në kryq ambasadorin e SHBA-ve, të BE-së dhe po i kundërvihet vetingut, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia.
Përversiteti ballkanik në Tiranë përmblidhet me pak fjalë.
Politikanë hajdut dhe injorantë, gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, mjekë që diagnostikojnë dhe mjekojnë gabim, spitale me mungesë medikamentesh, pedagog të paaftë që lektrojnë në salla me studentë të pamotivuar për dijen, nënpunës civil militant dhe arrogant, mjedis i ndotur toksikisht dhe akustikisht, hapësira urbane e shkatërruar dhe dhunuar nga ndërtimet kaotike, njerëz të varfër me shpresa të vrara, të rinj që dëshirojnë të largohen me çdo kusht nga ky vend, shpërthim epidemik i sëmundjeve vdekjeprurëse, elementët e sigurisë kombëtare në kaos, pasuri kombëtare që grabitet sistematikisht në emër të shtetit dhe të ligjit, shoqëri civile memece dhe e korruptuar, media servile klienteliste dhe të politizuara, infrastrukturë rrugore që le për të dëshiruar, taksa që të marrin frymën pa vënë më parë në binarë elementët strategjik të zhvillimit ekonomik, dhe mbi të gjitha, mbizotërimi i një mjedisi amoral që ka vënë në shënjestër sistemin e vlerave tradicionale kombëtare dhe historike. Kjo është diagnoza e politikës drtiëshkurtër që ka sjellë shtetin e sëmurë në Shqipëri.
Me sa po kuptohet, nga ngjarjet e fundit në Tiranë kura e shpëtimit po gjendet në laboratoret e Botës, nëse vërtet do të ketë shpëtim.
Situata e rendit kushtetues e rrezikuar në Tiranë nuk kalon pa refleksione në pjesët e tjera të Shqipërisë. Mos luani këtë herë me këmënguljen e opinionit të gjerë për të realizuar reformën e thellë në drejtësi dhe vetingun, pasi ky proces duhet të fillojë në radhë të parë nga lista e politikanëve pa dallime partiake, të cilët janë mbeshtetja dhe oksigjeni i padrejtësisë, i kriminalizimit, i dhunimit të demokracisë, shkeljes së të drejtave njerëzore dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar.
Këto qëndrime skizofrenie për shkak të famës, karrierës, degjenerimit, amoralitetit, grabitjes dhe fitimeve kolosale në dëm të pasurisë kombëtare, i ngjajne skenës së luanit gjahtar, që ka kapur një zebër për gryke dhe me dhjetra hiena i vijnë rrotull, duke skërmitur dhëmbët, të ndjella nga era e gjakut dhe e mishit. Bosi i politikës e ka kapur fort prenë e vet. Askush nuk ia ka parë hajrin sherrit. Në këtë përplasje brirësh dhe shqyerje me erë gjaku, midis “luanësh e hienash” në arenën e traumatizuar të popullit, as keta gjela kotecesh e plehu nuk do t’ia shikojnë hajrin sherrit që po bëjnë në shpinë të Shqipërisë.
Ajo që po e pëson është Shqipëria, kjo Shqipëri që këta gjela koteci duhet t’i shfarose, t’i shkel me këmbë, t’i flakë jashtë truallit të saj. Sado të mbulohen e të maskohen nën shëllirën e hidhur të çorbës së tyre të prishur, këtyre u ka dalë lëkura e vërtetë. Një skenar shumëdimensional dhe i shumëfaktorshëm që po nxjerr në dritë sot armiqtë më të betuar dhe dinak kundër kombit shqiptar dhe shërbëtorët e tyre shqipfolës.
Në Shkup një tjetër ballkanas i çmendur, po shfaq natyrën më të egër antishqiptare, një vegël e një partie të kriminalizuar, që po e çon Maqedoninë në krizën më të thellë politike, duke rrezikuar destabilizimin e saj drejt një lufte të mundëshme civile. I bindur se do të shkojë në burg së bashku me turorin e tij të kriminalizuar Gruevski, ai po rrezaton një tjetër çmenduri ballkanase.
Përballë tyre, disa politikanë shqiptarë, në mentalitetin tipik ballkanas, të kapur dhe të hutuar nga bashkëpërgjegjëesitë në krime, të shkërrmoqur në dekada, vetëm po bëlbëzojnë dhe ndoshta mezi presin të ulen në karriget e qeverisë. Pjekuria në politikën kombëtare mungon. Situata po degradon çdo ditë e më poshtë, e cila nuk po sheh një fund në zgjidhjen politike. Tirana po merret me vetveten dhe po e harron Shkupin.
Përballë një agresioni të egër mediatik, me mendësi foshnjarake nuk po dim më ku janë caqet e ndihmës dhe të ndërhyrjeve, të gjithë përzihemi edhe atje ku nuk na takon, ka humbur sensi i maturisë, pa i pranuar situatat të zhvillohen natyrshëm, duke djegur kohën dhe etapat, duke shpenzuar pa kriter energjitë mbështetëse qytetare. Me veprime politike të nxituara e të papërgjegjëshme harrohet se përgjegjësia kombëtare është me kosto shumë të lartë.
Në Kosovë ende ekziston dhe ushqehet një vatër e mprehtë politike, e mundëshme për përplasje, përballë presionit shtetëror serb të sinkronizuar, këmëngulës e me disiplinë politike e diplomatike. Për shkak të politikës së kapitullimit, Serbia po kalon në rolin e viktimës duke fajësuar shqiptarët dhe duke arritur lehtë objektivat e saj.
Në Prishtinë të tjerë ballkanas tipikë; njeri me natyrë bajraktari, i palëkundur në rrugën e tij të kapitullimit për karrierë politike; tjetri një dinak që përpiqet të manovrojë por që s’di të justifikojë të shkuarën e tij; me një qeveritar të zënë në hall nga e kaluara titiste, të gjithë bashkë vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin, duke përdorur me mjeshtëri ordinacat e bindura. Po hakërrohen me be e rrufe, se do ta bëjnë demarkacionin, do ta zbatojnë asosacionin, do ta bëjnë ushtrinë, do ta injorojnë opozitën, nuk shqetësohen që Kosova po zbrazet përditë, dhe ata do të bëjnë gjithçka tjetër, vetëm të rrijnë sa më gjatë në pushtet. Pushteti i mbron ata nga ndëshkimi dhe drejtësia.
Sot Kosova ka nevojë për mbështetje, por dilema shqiptare kapërcen kufijtë e perceptimit irreal të situatës. Çfarë po ndodh midis nesh? Pse jemi bërë mosbesues dhe dyshues ndaj vetes, me njeri tjetrin, duke e mbushur territorin masivisht me “tradhëtarë, spiunë, bashkëpunëtorë, të shitur”? Një marrëzi kolektive që ka hedhur vështrimin drejt ndëshkimit fizik. Po bëhemi pre e organizimeve të dyshimta fetare që po na çojnë në përplasje. Patriotizmi po jeton në deliret e internetit, duke thërrmuar historinë kombëtare në mokrën e mërive dhe ndasive partiake e krahinore.
Në Preshevë rrëzohet një tjetër hibrid ballkanas nga kryetar komunal dhe del në opozitë, sepse ndryshe premtoi para zgjedhjeve dhe ndryshe veproi me të marrë pushtetin. Edhe në këtë qendër politike partitë hanë njera tjetrën, deputetët moralizojnë dukë dhënë shpresa bajate me sytë nga Tirana dhe Prishtina, ndërsa varfëria po thellohet më shumë dhe njerëzit po marrin arratinë nga sytë këmbët, vetëm t’i shpëtojnë persekucionit shtetëror dhe pisllëkut moral të krerëve politikë, më të pabesueshëm se kurrë ndonjëherë.
Në Hollandë, në “vendin e ullinjve” kanë gjetur strehë ca të tjerë jugoballkanas, që kanë shpallur një “republikë” me president, qeveri, ushtri e katandi dhe fryhen çdo ditë me çaj rigoni përpara për “komb e atdhe”, për “besë e flamur”. Nuk dihet ku janë këmbët dhe ku është koka, por të gjithë duan të bëhen “koka të mëdha” me këmbët në ajër. Pabësi, kaos, demagogji, përbetime, mburrje që burojnë nga një patriotizëm fallco pa asnjë vlerë, përkundrazi.
Dhe populli ynë ballkanas, që rri e vështron këta farë trimash dhe këtë farë trimërie, e cila nuk bën përjashtim nga mentaliteti i sëmurë ballkanas, po vazhdon të jetojë në varr duke u marrë me të vdekurit dhe duke harruar të gjallët, po vazhdon të hajë vetveten nga brenda pa ditur ku shkon, çfarë kërkon, çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë……………..
VAZHDON….
Sulejman Abazi, 27 mars 2017.

The post JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E DYTE]… Sulejman Abazi. appeared first on .

*Kapedani i Mirdites,Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;… Nga Paulin Zefi

$
0
0

“LLESHI I ZI-Gjomarkaj(17?!-1837)”ne optiken e Klerikut Katolik,Historianit,Shkrimtarit,Novelistit te pare Shqiptar dhe Atdhetarit;Dom.Ndoc Nikaj(1864-1951)”…..

*Materialin studimor e kam shkeputur nga Kryevepra monumentale e Dom.Ndoc Nikaj”Historia e Shcypniis e botuar ne Bruksel ne vitin-1902″.

*Kapedani i Mirdites,Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;……

1)-Ushtria mrrini n’Filipe(Plovdiv-Bullgari)naten e Pashkve e”Lleshi i Zi”,Kapidan i Mirdites,coi me pvete Priftin e vendit se m’c’kohe baheshin sherbimet fetare por pat t’gjegjun qi Mesha nuk mund thohej vec se n’miesnate,pse prej gergastimeve t’Shkijeve t’vendit,sherbimet fetare ishin t’ndalueme mollafaqe. Ky t’gjegjun bani pershtypie t’keqe nder ushtrie Shqyptare e”Lleshi i Zi”i coi fjale Priftit me thane Meshen m’at kohe qi kishte n’vadim Kshtenimi i lire,pse dote me paa Meshen me ushtrie Kristiane e ashtu u ba. Kuer i voitne n’vesh Mustaf Pashes kta nduer kundershtimesh,cpalli lirien e besimit m’gjith at ane e dha shterngime t’forta Qeveries e vendasve,me nderue besimet e gjith kuej e c’me at dite e mrapa shartet e fees,patne lirie t’plote m’at vend(fq.130)….

2)-Luftuene per Turkien perballe kryeqities greke;Mustaf Pasha i Shkodres,Preng Lleshi i Mirdites me”Lleshin e Zi”e me t’kushrinin Preng Markun,Omer Vrioni qi,pak viet maa pare,pat luftue per Ali Pashen e Varnakioti i Sulit. Fuqija Shqyptare qi mate krahin e Turkies kishte 1500-Gege e 5000-Toske e n’lufte t’baame n’Karpenie t’Etolies [Agrafe t’Grecies] n’viete 1823 u gjetne perballe Shqyptaret me Shqyptare!. N’ket lufte,me 22 t’gushtit,Mark Bocari u lidh me disa shoke me myte Mustaf Pashen per miedis t’lamit ushtarak t’tine e,t’pae hetuem,muitne me i’u afrue shatores madhe ku kuituene se gjindei.. Mark Bocari hini mrende me t’madhe trimnie,por gabimi i hangri kryet pse shatoria ishte kene e Preng Lleshit t’Mirdites e”Lleshi i Zi”qi ishte nder maa trimat luftare t’Gegnies,i cuem befas,u kap fyt a fyt me te e Mark Bocari raa nen teh t’shpates tii…(fq.150,151).

3)-I perciellun preje shtate Pashave tjere e preje Kapidanave;Preng Lleshit e”Lleshit Zii” t’Mirdites,me 4000 vete,Mustaf Pasha u nis mas ushtries madhe e mrrini n’Perlepe qi i raa n’dore edhe aty xuni vend. Shqyptaret,pae vrue rrezikun e kohes qi nuk pritte,u habitne nder gzime e lodra,e borne edhe aty nji kohe shum t’vieshme. Preje andej,pae fare ngutit,kaluene nder kodra t’Babunes,nja kater sahat prej Monastirit,ku kishin nder vedi grykat e asaj rruge,por aty Reshid Pasha i duel para e nd’per agim qasi n’at brii malit 6000 ushtare t’ushtruem e rreshtoi edhe disa topa(fq.156)… M’at pshtiellim iket,vetem Preng Lleshi xuni pritat m’nji pod malit qi kishte nen vedi kalimin e asaje ane,e aty nguli me Mirditas tuej ndalue turrin e Otomanve e tuej i lane ushtrieve t’shkatrrueme kohe me u largue. Qindresa e Mirdites n’mat vend kie aq e forte saa per dhete dit i ngurroi aty ushtriet e shuma t’Reshid Pashes,por,t’metun vetem,e pae uzdaje ndimet kerkahit,s’mramit kiene t’shternguem me lshue grykat e me ike mas tierve!.. Reshid Pasha masi cili shtegun e kalimit,i lshoj Daut Pashen me disae ushtrie n’shpine Mustaf Pashes i cilli me nji tube Shkodrane e Malcore e me”Lleshin e Zi”tuej ndesh gjithe rruges nder shum prita t’anmiqve,muit me u kthye n’Shkoder e Reshid Pasha me ushtrie tjera,per me i xane shtegun Toskve,shkoj e nguli lamin ushtarak n’Kavaje(fq.157)…

4)-Daut Pasha masi pat thye Malcien,per rreth Shkodret,friget qi mos ti pertrihei ndonji tieter pshtiellim i jashtem,shpeitoj me lodhe Kshqellin tuej e rrahe m’top,pae i dhane kerkund pushim ku t’baane qindrese t’madhe.. U daene m’shej per burrnie kreshnike n’at rrethim,”Kapidan Lleshi i Zi”me Mirditas tuej dale perballe gjith ku maa i madh cfacei rreziku,por pae dobie pse mdime maa nuk pritej preje jashtit e t’mrendshmit shkoshin per dite tuej pakue!.. Mas kater mueive qi ngiati rrethimi,nji gjyle topit raa n’kulle t’barotit e i dha ziermin kulles e edhe sarajeve t’Mustaf Pashes. Me t’diegun t’baroteve,qindresa maroj e Mustaf Pashes i’u desht me raa n’dore me ke kishte me vedi..Mas t’raemes Mustaf Pashes,Reshid Pasha u cue prej Kavajet e erdh n’Shkoder,n’1833,nji motmot mas fitimit t’Babunes.. Mustaf Pasha me gjith rob t’vet kie cue n’Stamolle ku do t’merrte ndeshkimin,e”Kapidan Lleshi i Zi”kie trete e ndrye nder burgete t’Ianines ku kie maite deri n’viete 1837 e mrapa muit me u kthye n’Mirdite ku hini pushka nder Gjo Markaj qi u vraene nder vedi e n’parie t’Mirdites hypi”Bib Doda”!!!….

*”Me poshte po e risjell studimin tim te plote lidhur me dinamiken e zhvillimit te ngjarjeve historike qe cuan ne perballjen tragjike dhe vrasjen e Suliotit”MARKO BOCARI”nga Mirditori”LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;…………

“MALLKIMI I HISTORISE”;…….

*Nata ogurzeze e dt.21-gusht-1823 prane lokalitetit Karpenisi(Greqi)ku dy nder luftetaret dhe kapedanet me te shquar te Kombit tone u gjenden perballe njeri-tjetrit ne nje duel per jete a vdekje,perleshje e pergjakshme trup me trup e cila perfundoi me vrasjen e Luanit Suliot”Marko Bocari”nga duart e Kapedanit te fuqishem Mirditor”Lleshi i Zi,Gjomarkaj”(Luftetari me i frikshem i kohes se tij)……….

*Keto Shqiptare te medhenj u gjenden ne vendin dhe kohen e gabuar,por edhe ne sherbim te dy kauzave respektive te cilat realisht nuk ishin ne sherbim te ceshtjes se tyre Kombetare por n.q.s rrethanat e kesaj dite i analizojme brenda kontekstit historik te kohes,nuk duhet te marrim guximin qe te gjykojme asnjerin prej tyre…….

1-“Kapedani i fuqishem Mirditor;Lleshi i Zi,Gjomarkaj(?!..-1837)ishte ne sherbim te Pashai te Shkodres,Mustafa Pashe Bushatlliu(1796-1860)te cilin e kishte urdheruar Sulltani per te mbledhur forcat dhe per te shtypur kryengritjen greke per pavaresi nga Perandoria Osmane dhe perkrah Mustafait qendronte aletati i tij besnik nga Oroshi”Lleshi i Zi,Gjomarkaj”i cili komandonte truprojen personale te Pashait te Shkodres qe perbehej nga 500-Luftetare te zgjedhur nga Treva autonome e Mirdites.”Lleshi i Zi”edhe pse me i madh ne moshe,ishte nen komanden e nipit te tij”Dode Preng Lleshi”sepse provizorisht,paria i takonte nipit te tij sipas rregullave te paracaktuara te”Deres se lavdishme te Gjomarkajve”por realisht(de facto)per gjithcka veprohej ne baze te vullnetit te te fuqishmit”Lleshi i Zi”sepse vete Mustafa Pashe Bushatlliu i besonte edhe jeten……”Lleshi i Zi”ishte nje personalitet shume imponues por edhe shume i frikshem per te gjithe armiqte e tij pasi ai njihej per brutalitetin dhe mungesen e meshires kundrej cdo armiku i cili guxonte qe te behej pengese per Autonomine e Mirdites dhe sidomos per ambiciet e tij personale…..Ishte trupmadh,shume i fuqishem,besnik deri ne vetemohim,aspak tolerant me armiqte e tij,hakmarres i pashpirt por shfaqej edhe si nje Katolik i devotshem(Filipopol,Bullgari).Emertimin”I Zi”e ka marre nga pamja e tij,pasi autoret e kohes e pershkruajne si nje burre shume te gjate dhe te fuqishem me ngjyre te zeshket te lekures dhe me nje pamje shume te eger prej Malesori te vertete te armatosur gjer ne dhembe,qe vishej gjithmone me te zeza dhe ne fushen e betejes te kallte friken deri ne palce……..Ishte pikerisht merita personale e”Lleshit te Zi”i cili e katerfishoi siperfaqen e Treves se Mirdites brenda nje intervali kohor shume te shkurter duke e cuar numrin e Bajrakeve te Mirdites nga 4-5 deri ne 12-Bajrake qe perfaqesojne Mirditen e sotme etnografike e cila eshte e ndare padrejtesisht si pjese integrale e 8-Bashkive te reja qe jane krijuar nga reforma administrative territoriale e vitit te kaluar(Mirdite,Lezhe,Vau i Dejes,Puke,Fushe-arrez,Diber,Burrel&Kurbin)……..etj.

2-“Kapedani&luftetari Suliot;Marko Bocari(1788-1923)”ishte personaliteti me i jashtezakonshem qe ka dale nga Treva martire e Sulit dhe gjithashtu ai ishte nje intelektual i mirefillte i kohes qe njihet per botimin e fjalorit te pare Shqip-Greqisht te cilin e ka punuar ne ishullin Shqiptar te Korfuzit.Sipas gojedhenave,familjet e vjetra Suliote;”Bocari&Xhavella”ishin pasardhesit e drejtperdrejte te 200-Luftetareve te hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI”te cilet pasi sherbyen edhe nen Komanden e Princit famemadh”LEKA I III-te DUKAGJINI(i caktuar si i tille me amanetin e GJ.KASTRIOTIT ne diten e tij te vdekjes;17-janar-1468)”,keto luftetare te shenjte nuk pranuan qe ta braktisin Atdheun e tyre te shejnte”Arberine”por moren Familjet e tyre dhe migruan drejt jugut te Arberise per ne malet e larta te Sulit(Epir)ne perendim te qytetit te Janines dhe ne pjesen lindore te Treves se Camerise tone martire……Ketu ata ja arriten qe me forcen e armeve,te ruajne pavaresine e tyre te plote nga Perandoria Osmane por edhe Besimin e tyre Ortodoks deri ne diten kur u masakruan nga Ali Pashe Tepelena dhe ku pjesa me e madhe prej tyre u detyruan qe te braktisin”Malet e Sulit”dhe te shkrihen me popullsine greke duke humbur gradualisht Identitetin Kombetar Shqiptar,sic ndodhi edhe me familjaret e”Marko Bocarit”te cilet luftuan duke dhene jeten per pavaresine e Greqise dhe gjithashtu hodhen bazat e shtetit te ri grek se bashku me mijera Arvanitas te tjere……..”Marko Bocari”pershkruhet nga autoret e huaj europiano-perendimor si;nje burre trupmadh,luftetar i fuqishem,i mirearsimuar,shume besnik,Ortodoks fanatik,i adhuruar nga te gjithe vellezerit e tij Arvanitas(Shqiptaret e Greqise),frymezues i kryengritjes greke per pavaresi dhe modeli me i persosur i heroit kombetar sipas definicioneve te shumta te autoreve te ndryshem europiane.”Marko Bocari”ishte pikerisht Kryetrimi i cili ju pergjigj menjehere thirrjes per ndihme nga ana e ish armikut te tij te perbetuar”Ali Pashe Tepelena(1740-1822)”nderkohe qe ky i fundit kishte mbetur i rrethuar nga ushtria osmane ne ishullin e liqenit te Janines ku po rezistonte krejt i pashprese pasi tashme e kishin tradhetuar te gjithe miqte e tij besnike por edhe vete 4-djemte e tij te cilet ishin bashkuar me Sulltanin.”Marko Bocari”i erdhi menjehere ne ndihme Pashait plak ne krye te luftetareve Suliote,por tashme ishte shume vone pasi koka e tij u pre nga shpata e tradhetise!!!………….”Marko Bocari”ishte misherim i virtyteve me te larta te nje Burri Shqiptar por vendi,koha ne te cilen ai jetoi e sidomos infuenca anti-Shqiptare e Kishes Ortodokse greko-bizantine e tjetersoi duke e larguar nga lidhjet e tij te gjakut(perkatesia Kombetare Shqiptare)por gjuha e tij amtare dhe fjalet e tij te fundit perpara se te jepte shpirt,ishin ne gjuhen e embel;”Arvanitika(Shqip-dialekti Tosk)”………..

*”Nata ogurzeze e 21-gushtit-1823 ne shatorrin(cadren)e Kapedanit Mirditor;Lleshi i Zi,Gjomarkaj”;……..

“Heroi Suliot,Marko Bocari”ndermori persiper nje sulm vetevrases ne tentativen e tij per te eliminuar Komandantin e pergjithshem te ushtrise osmane,shkodranin;”Mustafa Pashe Bushatlliu”duke depertuar fshehtas,gjate mesnates deri ne zemren e pararojes osmane e cila perbehej nga 3000-luftetare Shqiptare nga Pashalleku i Shkodres ku 500 prej tyre ishin Katolike(Mirditore)me ne krye”Dode Prenge Lleshin&xhaxhain e tij,i fuqishmi;Lleshi i Zi”.”Marko Bocari”u nis se bashku me 350-Luftetare Suliote dhe sulmoi me dinakeri kampin osman qe kishte ngritur cadrat prane qytetit te vogel grek”Karpenisi”dhe duke u zvarritur arriti deri prane shatorrit te Mustafa Pashe Bushatlliut por gabimisht sulmoi shatorrin e Prijesve Katolike(Dode Prenge Lleshi&Lleshi i Zi)qe ndodhej ngjitur me shatorrin e Komandantit te pergjithshem.Aty per aty,filloi nje perleshje e pergjakshme me Mirditorin e fuqishem”Lleshi i Zi”i cili pasi e mundi ne duel me jatagane,”Marko Bocarit”i erdhen ne ndihme edhe dhjetere Luftetare te tjere Suliote por”Lleshi i Zi”i cili ishte nje burre i regjur neper beteja gjakatare,mori koburen e tij dhe e qelloi”Marko Bocarin”ne koke ku sipas kengeve epike dhe burimeve te kohes,plumbi e goditi ne vetull,mbi syrin e tij te djathte dhe sipas gojedhenave,”Marko Bocari”kur po jepte shpirt,ai psheretiu ne Gjuhen Shqipe,gje qe shkaktoi hutim tek vrasesi i tij”Lleshi i Zi”i cili ngeli i shtangur ne vend dhe legjenda thote se i shfryu me fjalet;”Pse,flet Shqip,a je Shqiptar”?!?!…….Plumbi i shkrehur nga arma e”Lleshit te Zi”,shkaktoi vdekjen e menjehershme te Heroit arvanitas”Marko Bocari”por zhurma e saj,zgjoi te gjithe kampin te cilet u versulen kunder Luftetareve Suliote duke masakruar shumicen prej tyre….Ndersa trupi i te ndjerit”Marko Bocari”u terhoq zvarre nga bashkeluftetaret e tij duke mos e lejuar qe te perdhosej nga ushtria osmane dhe pas disa ditesh u varros ne Misolongji te Greqise perendimore.Ky varr u perdhos plot 3-here nga ushtrite osmane por emri i heroit Arvanitas”Marko Bocari”u be simboli me sublim i rezistences&i pavaresise greke nderkohe qe”Marko Bocari”ishte 100% Shqiptar…….

Nga;Paulin Zefi.

The post *Kapedani i Mirdites,Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;… Nga Paulin Zefi appeared first on .

Në gjunjë, o botë vrastare!… Nga Namik Selmani

$
0
0

Në gjunjë, o botë vrastare!

Sonte dua ta kap për fyti me litarë ligësinë e botës
Atë trimoshen, llafazanen, atë që të zë rrugën me gurë
Atë drizanen që të sjell borën dhe në mes të odës
Atë që kërkon të të verbojë dhe në gjumë

Sonte
Dua që ta vë në gijotinë Botën e egër, të errët
At që të shuan semaforët e blertë me të frikshmet sirena
Që të ngrin këngën pa e nisur në buzën e rreshkët
Që të vret nje dashuri të re që ia do zemra

Sonte
Dua që t’ia heq kallajin kësaj bote kaq të shtirur
Me thonj, me dhëmbë me mijëra vargje e fjalë
Se boll na kanë vjedhur diellin që e kanë lënë dhe pa lindur
Se boll na e kanë vjedhur dritën e hënës drapërartë

Sonte
Dua ta mund këtë botë me zemrën si shatërvan mirësie
Me zemrën që buron rreze drite engjëllore që më ka lumturuar
Në gjunjë , o botë, kudo që ti hedh shigjeta ligësie
Në gjunjë, të them se sot jam vetë fitimtarja kurorë kristaluar

Ah sonteee, në këtë mbrëmje marsi
Më erdhi ligësia
Po sërish nga dera e mundur doli

The post Në gjunjë, o botë vrastare!… Nga Namik Selmani appeared first on .

LUTJA QË MË KA MUNGUE.. Nga Rame Smajlaj. Gjermani

$
0
0

LUTJA QË MË KA MUNGUE

Lutje zemre m`ka gufue
Që kur zoti më ka falë
Rreze dielli më kanë mungue
Refugjat që kur kam ardhë.

Sa i dashur më je atdheu im
Me behar, gufon pranvera
A s᾽më falë një grimë vendlindje
Që kam mallë, me t´përqafu.

Grimca shpirti më është thermue
A thua dielli, m´paska harruar
Shpirti plagë më është kamufluar
Si zog nën qielli i pa strehuar.

Ikën vite dhe dekada
Strehë kërkova por nuk gjeta
S᾽ndihësha mirë në dhera t᾽huja
Një kujtim i fjalëve të vjetra.

Plot cuname, rrëbesh e stuhi
Sa i ëmbël atdheu i im
N´ty u linda e u mendova
Tash po dërgjem në trupin tim.

Në kulm të shtëpisë që nuk e kam
Qyqe e zezë le të më vajtojë
Por bilbilit i bëjë të fala
Aty pranë të më cicërojë.

Ramë Smajlaj, Prill,Gjermani

The post LUTJA QË MË KA MUNGUE.. Nga Rame Smajlaj. Gjermani appeared first on .


PESËMBËDHJETË VITE JETË NË KËTË KONTENJER … Nga poeti Ilmi Tahiri Podujeve.

$
0
0

PESËMBËDHJETË VITE JETË NË KËTË KONTENJER
NDALE ZOT MBI NE KËTË TMERR EDHE FERR .
NE PO TRETEMI , O PERËNDI

Ne po tretemi o Perëndi në kontenjerë në këtë mjerim fatkeqësi dhe padrejtësi, bashkë me gruan dhe fëmijë, këta dritë artë plotë dije dhe atdhedashuri, ne po tretemi o Perëndi në kontenjerë ku na hodhi këtu komunë, pesëmbëdhjetë vite e përmbi, ky vend tmerri -ferri për njerëzi, na dëgjon dhe na sheh mirë e dashura Perendi ndal mbi ne këtë krim dhe buzë tragjedi, mos na ler më në këtë kontenjerë, mos na ler në këtë fatkeqësi,shpesh kështu edhe pa bukë, nuk kemi tokë dhe shtëpi, këtu verës vapë edhe nxehtë në pafundësi , dimrit ftohët ku po ngrihemi bashkë me fëmijë, vrasësit tanë tashmë janë bërë hapur disa pushtetarë faqezi , që mbi ne bëjnë pa ndal mjerim , vuajtje dhe padrejtësi gjëmë , pikëllim , uri thellë në liri, gjer këtu na shpëtoi Zoti dhe njerëz shpirt mirë me bamirësi, shpërblej të gjithë o Perëndi.! Na larguan nga buzë tragjedi, na shpëtuan nga uri, po ku jeni ju komunë dhe qeveri ,? , po ku je ti mori drejtësi ? , pse ndaj nesh ju kaq mëri ? athua vallë pse kërkuan hapur bukë rikthim në punë edhe drejtësi, dhe shpaluam botërisht përmbi ne padrejtësi, ne po tretemi në liri, na sheh mirë o Perëndi , eh sa klithma edhe lutje ke dëgjuar qindra herë si nga unë dhe nga fëmijtë e mi, mëshirë solle Ti për ne njerëz të mirë me bamirësi për shpëtim të familjes sime, që po tretet në këtë kamp mjerimi nga smundje edhe nga uri, Zoti im sjell për të gjithë ne Ti shpëtim ,
bukë, punë mirëqenje edhe drejtësi, këtij kombi edhe atdheu shtoj pandal si të mira dhe begati, nëpër sofra dhe shtëpi, ndali , ndali Ti mbi ne gjithë këto padrejtësi, që na i bëjnë disa pushtetarë të zi,
duan të na vrasin me padrejtësi dhe uri, larg nga ne Ti këtë krim dhe barbari , se nuk jemi me nën pushtim as nën robëri, se për kështu nuk dhanë jetë edhe gjak mijëra të rënë për atdhe edhe liri, ndal mbi ne gjithë këto vuajtje dhe fatkeqësi, për komb atdhe jemi thesar dashuri, kërkojmë hapur shpëtim bukë, punë, drejtësi, këto thirrje janë të njëjtat në vazhdimësi, të gjitha këto i kanë dëgjuar që moti
si komunë edhe qeveri, por ndaj nesh vetëm sa shtuan heshtje ,urrejtje dhe mëri, s’ jemi në burgje as në robëri, por jetojmë në këta kontenjer hekur dhe llamarinë si në ferr të zi, nëpër kampe mjerimi ende tretemi bashkë me fëmijë, ah e shtrenjta, e dashura liri, rreze shprese për njerëzi, qaj për ne , qaj për fëmijë, lute Zotin për mëshirë dhe për drejtësi, eh sa rëndë është kur qanë liri ,qanë atdheu edhe kombi përsëri., ndal këtë tmerr ju mbi ne ,si komunë edhe qeveri, larg nga kampet tërë njerëzi, ju në llukse, ndërsa ne thellë në mjerim dhe varfëri, njerëz pa strehë, të pa shtëpi, të larguar edhe nga puna, të dënuar edhe në pamundësi, gati të mbytur nga buzë tragjedi, mos na vrisni në kamp të zi, ju me vuajtje , uri , heshtje dhe padrejtësi, se ndaj nesh keni përgjegjësi, mos kështu ju ndaj nesh me padrejtësi, se Një Zot ka kjo Gjithësi.

Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

The post PESËMBËDHJETË VITE JETË NË KËTË KONTENJER … Nga poeti Ilmi Tahiri Podujeve. appeared first on .

DOLI NE SHTYP LIBRI IM I 4 “RRUGEGETOJ MBI VARG”… Me autor Veron Hoxhaj.

$
0
0

DOLI NE SHTYP LIBRI IM I 4 RRUGEGETOJ MBI VARG

FALEMINDERIT MIK Mark Simonii FALEMINDERIT MIK DHE PATRIOT Agron Shele …..FALEMINDERIT SHTEPIS BOTUSE Gazeta Muzgu – Mark Simoni ….. FALEMINDERIT TE GJITHEVE ATYRE MIQEVE DHE MIKESHAVE QE MOREN PJES NE LIBRIN TIM , RRUGETOJ MBI VARG, PER PUNEN AQ TE MIR QE ME KAN BER JAM KRENAR,RESPEKT DHE FALEMINDERIT PA DUND ……
-Sikur valet gjithefare lloji qe kalojne neper trupin e nje antene, ashtu me duket se ne tere qenien poetike te Veron Hoxhajt, kalojne here brenga e dhimbje te medha, e here te tjera lirika delikate, here shqetesime e halle te thekshme, e ne raste te tjera jehona te folkut.
Ky poet e ve veten e tij artistike bash ne syrin e ciklonit, atje ku sukullohen, mbeshtillen, trazohen, kaperthehen turbullite e jeteve te hallexhinjeve. Ky “Un’ “ poetik mban shume dhimbjen e te tjereve, tamam si bartet japonez ne legjendat e tyre, qe e merrnin vuajtjen e te tjere si dhimbje shpirtrore te veten. Veron Hoxhaj i ka hipur kalit te artit poetik, dhe si nje kalores nget kudo qe e therret shqetesimi per te shkruar vobegtesite e njerezve. Duket se poezite e tij jane melhemi i xherahut, qe sherojne parreshtur.
Lirizmi, i perzier me shije te vecanta, (qe vijne nga shtegu i formave folklorike), eshte nje dimension interesant i ketij libri. Veron Hoxhaj zoterom skeptrin e modulit popullor. Madje ky modul eshte pjese substanciale e letersise se tij, si dhe nje mjet e argument artistik i forte, qe ia ben letersine Hoxhajt te lexueshme dhe te kendeshme.
Dashurite dhe dhimbjet, fabulat dhe folku, lirizmi dhe ndjesite fine e bejne te dashur e te kendshem librin “Rrugetoj mbi varg”. Libri eshte shoqeruar nga nje parathenie shume analitike e shkrimtarit Agron Shele. Kjo veper e Veron Hoxhajt, e botuar nga Shtepia Botuese “Muzgu”, doli sot nga shtypi dhe u nis tek lexuesit e shumte te Veron Hoxhajt.

The post DOLI NE SHTYP LIBRI IM I 4 “RRUGEGETOJ MBI VARG”… Me autor Veron Hoxhaj. appeared first on .

Kombinati Poliçanit krenaria e industrise ushtarake, tashme po jeton çastet e fundit te ekzistences…

$
0
0
Poliçan –Kombinati ushtarak qu lindi u rritç dhe po vdese
Kombinati nga 3200 punetor  sot eshte katandisur ne 80 atministrator dhe 22 punetore .
I vendosur në një luginë poshtë qytetit të Poliçanit afro 20 kilometra larg Beratit, Kombinati Mekanik Ushtarak i Poliçanit, ishte një nga Uzinat Ushtarake,me te medha ne vende.  Kombinati ushtarak I Polianit I ndertuar ne vitet 1962 , me qëllim përmbushjen e kërkesave te farcave te armatosura shqiptare  për armatim.Kombinati ndodhet pranë qytetit të Poliçanit  në rrethin e Skraparit  Uzina filloi prodhimin e municioneve për herë të parë në vitin 1967. Në fillim, u vu në punë linja e prodhimit të fishekut 7.62 mm dhe më pas me radhë linjat e prodhimit të granatave të dorës ofensive dhe difensive, minave kundërtank e kundërkëmbësorisë, predhave të mortajave 82 mm, kapsollave detonatore KD 8, fishekzjarreve 180 mm etj.Ish kryetari sindikatws Kasem Zaimi ,shprehet se me kalimin e viteve, krahas prodhimit, vazhdoi në mënyrë të pandërprerë puna eksperimentuese për prodhimin e artikujve të tjerë të nevojshëm për ushtrinë. Në këtë proçes eksperimentimi u përfshinë dhjetra inxhinierë dhe specialistë të aftë nga i gjithë vëndi. Si rezultat i kësaj pune, në vitet 80–të u vunë në punë linjat e prodhimit të predhave 60, 107 dhe 120 mm, djegoreve 60 dhe 82 mm, fishekëve bazë 60 dhe 120 mm, fishekëve 12.7, 14.5 dhe 9 mm, etj. Rritja e nomeklaturës së prodhimeve, kapaciteteve prodhues dhe numrit të punonjësve, i cili arriti shifrën 3 200, ishin faktorët bazë që në vitin 1986 e shndëruan Uzinën në Kombinat të Prodhimeve Ushtarake. Aktualisht, në Kombinatin Mekanik Poliçan janë të instaluara 12 linja kryesore për prodhimin e artikujve të lartpërmendur. Cikli i punës është i mbyllur duke realizuar në Kombinat prodhimet ushtarake, instrumentat dhe veglat e punës, deri në amballazhimin e prodhimit të gatshëm. Linjat e prodhimit janë të përbëra nga makineri speciale, të destinuara për prodhimin e municioneve. Vetëm 5 deri 10 % e kapaciteteve prodhuese kanë karakter universal dhe mund të përdoren për prodhime civile. Mbas vitit 1992, si rrjedhojë e ristrukturimit të Ushtrisë dhe mungesës së fondeve, porositë për ushtrinë në Kombinatin Mekanik Poliçan u ulën në mënyrë drastike, duke sjellë si pasojë reduktimin e fuqisë puntore nga 3 200 në 1 200. Gjatë viteve 1994 – 1997, prodhimi u ndërpre plotësisht.Si pas specialisteve tw ketij ish kombinati mesohet se nga korriku 2006 e deri tani ndërmarja funksionon me pavarësi financiare nga shteti. Aktiviteti kryesor aktual është demilitarizimi i municioneve te tepërta të F.A.  Sasia e municioneve te asgjesuara në Kombinat që prej vitit 2001 e deri tani, eshte rreth 26 000 ton (municione të shtimjeve te topave 57 mm, 76 mm, 85 mm, 100 mm, bomba aviacioni 100 kg, 150 kg., 250 kg, predha mortaje 107 mm dhe 82 mm). Aktualisht po demilitarizohen municione mortaje 82 mm prodhim importi (rus, kinez), granatat e dores dhe fisheke 7.62 mm.
Kombinati i armëve në Poliçan ishte baza mbi të cilën u ndertua edhe qyteti i Policanit. Te gjithe banoret ishin ne funksion te operacioneve te prodhimit te armeve dhe municioneve per ushtrine e shtetit komunist. Por pas vitit 2010  , Kombinati krijoi mijra te papune, nje pjese e madhe emigruan ndersa aktualisht 2 mije persona jetojne si te papune ne qytetin me 10 mije banore. Aktualisht ne uzinen, ende prone e ushtrise ka rreth 100 punonjes, nga te cilet 80 jane administrate dhe vetem 22 persona punojne ne linjen e prodhimit te fishekeve per policine. Te gjitha impiantet jane ne gjendje shume te keqe, ndersa ne uzine jane ende linjat e prodhimit te armeve te ndryshme. Uzina e policanit eshte nje nga ato industri qe ju trasheguan ministris se mbrojtjes e cila thjeshte po e degradon duke e lene pas dore kete gjigand te prodhimeve ushtarake Shqiptare..
Dilaver Xhelili
 
URË- VAJGURORE – Qyteti helmit që u kthye në pedonale
Smogu i thotë lamtumir qytetit të Urë- Vajgurore
Nga pluhuri janë prekur 80 persona të prekur nga silikoza
Kur pritej që qeveria e kishte lënë në harres qytetin ,janë dhënë një bumë investimesh Madje shkatërrimet e qëndrës qytetit, ,rrugëve ,errësirës ,mungesa e ujit ,të pijshëm ,këtijë qyteti i ishte shtuar edhe smogu ,që krijohej nga përpunimi i   gurit në 35 miniera të gurit ,tymrat e krijuar  me daljen në atmosferë helmonte banorët e qytetit në orët e para të mengjesit. Për të shmangur këto pasoja qeveria ,ka dhënë një bumë investimesh për zbatimin e disa projektëve Këto investime befasuan jo vetëm banorët e qytetit ,por dhe punonjësit e atministratës bashkisë, tashmë në këtë bashki me 55 mijë banorë ,ka një ndryshim të madhë . Lajmin e bënë të ditur kryetarja e bashkisë Juliana Mema ,e cila është shpreur ,pas harresës 25 vjeçare bashkia,jonë ka përfunduar disa projekte të rëndësishme . Si përfundimi I pedonales qytetit, rrugët e hyrjes ,ndërtimi I ujsjellësit ,ndërtimi I 10 kopshtëve e çerdhe në qytet , ndriçimi I qytetit në të gjitha lagjet dhe në tre njësit administrative të bashkisë. Banorët shprehen se qyteti mesit të urave ka marë një pamje të bukur pas investimet e kryera. Burime nga bashkia bëjnë të ditur se për zhdukjen e e helmimit të qytetit nga smogu u ngrit një grup pune ,I cili ispektoi nga afër 35 minierat e gurit ,të cilat punonin jashtë kushtëve teknike Pronarët e tyre nuk kishin vendosur hidrantet e ujit ,në fabrikat e përpunimit të gurit ,pasi këto paisje kostonin shumë. Burimet  e bashkisë bëjnë të ditur se pas vëndosjes të impjanteve  nga firmat, qyteti ka shpëtuar nga helmet që krijonte pluhuri ,që pas përpunimit të gurit ,shpërndahej  në atmosferë. Nga smogu [pluhuri] janë prekur 80 persona ,nga sëmundja e silikozës ,që krijohet nga pluhuri.  Pluhuri ndikon në bllokimin e mushkrive dhe në pengesën e frymemarjes. Burime nga qëndra shëndetësore bëjnë të ditur se moshat që janë prekur nga kjo sëmundje ,janë moshat e medha dhe fëmijët e moshave të ndryshme.Nga drejtuesit e bashkisë mësohet se së shpejti ,do të filloi edhe ndërtimi I fazës  se dytë I pedonales Kjo ishte panorama e një qyteti ,I cili më parë quhej qyteti helmit apo smogut.
D Xhelili.

The post Kombinati Poliçanit krenaria e industrise ushtarake, tashme po jeton çastet e fundit te ekzistences… appeared first on .

PSE DUHEN PRIVUAR NGA VLERAT, FEMRAT SHQIPTARE ?! Opinion nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

PSE DUHEN PRIVUAR NGA VLERAT, FEMRAT SHQIPTARE ?!

Feja me detyrim nuk është fe, duhet përdorur bindja dhe jo detyrimi!
Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të fundit, mëkatët tona kundër Nënës kulturë janë rritur në menyrë eksponenciale, fanatizmi, ky armik i kulturës lëshon ulërima, fanatizmi fërkëton armët. Unë kam frikë për shpirtin e Nënës kulturë.
Në këtë lloj të kënaqësive të rreme hoxhallartë e utopisë i numërojnë edhe mburrjet e tepruara të atyre besimtarëve për të cilët kami folur tashmë dhe të cilët përfytyrojnë se femratë shqiptare vlejnë më shumë sa më mirë të jenë “veshur me ferexhe”. Dhe kështu ato rreth kësaj gjëje i mashtrohenë dyfish. Me fjalë të tjera, mashtrohen kur mendojnë se këto janë rroba të mira si dhe kur mendojnë se ato janë diçka më të miratë prej të gjitha veshjeve moderne, sidomos më të mira se veshjetë kombëtare!

Këshilloni, mos i detyroni femratë shqiptare të sillen si turke apo arabe? Unë pyes pse ato duhet privuar nga vlerat kombëtare: vlerat tona ekzistojnë apriori, duhet vlerësuar, vetëm duhet mbrojtur. Vlera nuk është objekt, por një kuptim që i shtohet jetës përmes vetëdijës. Vlera e kulturës kombëtare është një evulucion, të cilës duhet t’i përkushtohemi për tërë jetën.
Ka një instikt në shtresën shoqërore shqiptare i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, është shenjë e një shtrese të ngritur, ka një kënaqësi të ngjyrimeve kombëtare të nderimit të madh që të çon përseri tek prejardhjet dhe zakonet tona fisnike të lashta.

Mendja moderne lajmëron një mungesë vlere kombëtare tek islamistët politik më shumë se kurrë, sepse pesë shekujt e kaluar kemi jetuar në një lloj gjumi, një lloj trullosje. Islami politik ishte mbizotruese, shpërlarja e trurit na ishte shndërruar në ves dhe ishte bërë shtypëse. Dhuna e këtij religjioni na tiranonte pa kufi, ishte shumë i fuqishëm. Kjo pjesë negative ka arritur kulmin. Duhet shkatërruar ndërtesën e vjetër. Tani duhet të realizojmë pjesën pozitive duhet të ngremë në këmbë ndërtesën e re të identitetit tonë. Kohët e vjetra nuk egzistojnë më, por ku na mbeti e reja? Ky llojë islami politik nuk është gjë tjetër veçse një dobsim i moralit, një dobësim i vullnetit për të jetuar si shqiptar. E çmendura është ajo çka bën femra shqiptare, e cila e sheh greminën dhe nuk pranon që ajo është në buz të saj dhe ky grafik tregon një tablo rrëqethëse jo në të ardhmen e largët… por në të ardhmen shumë të afërt.
Kjo është e ardhmja që do t’i jepja fëmijës tim???

Për fat të keq, një kafkë femre shqiptare, sipërfaqja e saj ishte mbuluar tërësisht me një vështrim të zbrazët. Efekti është i habitshëm. Të paktën këto do të kishin një shpjegim për maskën e murtajës… Gavrat e syve të fytyrës së mbuluar shkelqenin edhe në errësirë, çka krijonin një pranëvënie shqetësuese të simboleve të kundërta – jetës dhe vdekjes… bukurisë dhe llahtarit. “Sytë e vdekjes”. Në pamje sigurisht që vlerësohet si e tillë, apo jo? Një ndëshkim mizor i islamit politik. “Ky ishte emërtimi i një vepre “arti” që dikur ekspozohej këtu. Për dashurinë e Perëndisë”. E shëmtuara mund të shihet vetëm nëpërmjet syve të vdekjes. Ndoshta, ky është peizazhi i së nesërmes. Hapni sytë! Ne jemi në pragun e fundit të ç’kombëtarizimit, në buzë të gërminës, ndërsa udhëheqësit tanë rrinë ulur në salla mbledhjesh për ta zgjidhur demarkacionin me Malin e Zi.

Më në fund, natyrisht, të bëjmë edhe bilancin negative të islamit politik si të tillë dhe të vetme në dukje rrezikshmërinë e saj shqetësuese: gjithmon e kemi paguar shtrenjtë dhe në menyrë të tmerrshme kur islami politikë nuk don të qëndrojë në dorë të ligjeve si mjet discipline dhe edukimi, por vepronë në thelb duke zotëruar dhunë dhe përçarje ndërfetare. Midis këtyre njerëzve ashtu edhe si midis çdo “besimtari” tjetër që frymon ka të sëmuarësh, gjymtuarish, të dobëtish, medeomos edhe të dhunshëm. Por gjëja më e keqe është se sa më të dhunshëm të jenë këta tipa, aq më shumë shtohet mundësia që këta të dalin jashtë kontrollitë.

Pra, pse sillet e ashtuquajtura fe politike në lidhje me këtë tepricë të dështuarish besimtaresh? Ata mundohen të ruajnë, të mbajnë gjallë atë “frymën e shenjtë” atë që mund të ruhet në njëfarë mënyre, madje në themel marrin vendim për ato femra si të përvuajtura: këta u japin të drejtë të gjithë atyre që vuajnë nga jeta sikur të ishte sëmundje. Ja pasojat e mashtrimeve në emër të fesë dhe të besëtytnive. Zakonisht, sikur të vinte qoftë një fanatik e të na thoshte: Përse na kujtoni gabimet dhe fajet e tona? Përse doni të na shkatrroni mrekullitë dhe mitet tona të rreme? Ato janë ushqimi i devotshmërisë së shumë fanatikëve.

Në qoftëse mendimet e gabueshme të hoxhallarëve nuk mund t’i çrrënjosim dhe nëse femrat shqiptare nuk janë në gjendje me vullnetin e tyre të shërojnë gabimet që në jetën e tyre janë të ngulitura nga shpërlarja e trurit, atëherë për shkak të kësaj shpirtëligësie gjejnë strehim marrëzitë e huaja.
Vetëm izolimi (burgosja) e shkaktarëve të kancerit politik është shpëtim për vendin.

Fotografia e Afrim Caka

The post PSE DUHEN PRIVUAR NGA VLERAT, FEMRAT SHQIPTARE ?! Opinion nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E TRETE]

$
0
0

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!!

[PJESA E TRETE]

Një kaos në përmasa kombëtare, të thërrmuar copë e çikë, të parcelizuar politikisht në mënyrë të skajëshme, të agresuar në falanga politike, të pacënuar nga ndërhyrjet në punët e njeri tjetrit, ngatërrestarë, paragjykues, rob të shpifjeve dhe thashethemnajës së tmerrëshme të përhapur nga mediat e kapura, në turma njerëzish të varfër e të rënuar, që janë vënë përballë politikës, duke e urryer atë deri në vdekje, me sytë e duart nga qielli, duke pritur Godonë!!
Një popull që shikon dhe ëndërron me shpresë nga të huajt, por që ka humbur shpresën duke zgjedhur rrugën e braktisjes, të syrgjynosjes, të ikjes përtej detit dhe duke lënë pas njerëz në dhimbje, shtëpi e katandi, pa e vrarë fare mendjen se ku shkojnë, vetëm të ikin.
Toka ku kanë lindur po i mallkon me forcën e tërmetit të saj të brendshëm.
Ka kohë që po denocohet kjo bandë politikanësh ballkanas shpesh antiperëndimor, edhe pse janë të ekspozuar formalisht me doza hipokrizie mbi vlerat e demokracisë perëndimore.
Ka kohë që denoncohet një koordinim i çuditshëm i ngjarjeve të rënda politike në lidhjen Tiranë – Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas. Nuk çuditemi më pasi në këto 25 vite, kur koha ka qenë e vrejtur në Prishtinë dhe në Shkup, në Tiranë shiu ka rënë me gjyma.
Ka kohë që shfaqet kriza e besimit ndaj politikës, duke denoncuar mënyrën e panderëshme dhe abusive të karrierës politike, se si këta njerëz problematikë dhe të paaftë kanë ardhur në pushtet në mënyrë të pamerituar, për të kaluarën, për karrierën, për përzgjedhjen që u është bërë nga duar jashtë Shqipërisë, të dëshmuar dhe të pozicionuar kundër interesave shqiptare, të lidhur në orientimin e tyre lindor me fije të dukëshme e të padukëshme, pa mohuar mbështetjen që u është dhënë nga qarqe të ndryshme ekstreme europiane në perëndim.
Pa rënë pre e “teorive konspirative”, por me fakte kokëforte çdo ditë analizohen me kujdes e paanshmëri ngjarjet politike që vazhdojnë të trondisin Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin, që trondisin opinionin shqiptar dhe atë ballkanas, ku protagonist kryesorë janë qëndrimet politike personale dhe aspsk institucionale të politikanëve më të anatemuar deri më sot, të cilët në delir janë të vendosur të qëndrojnë gjatë, shumë gjatë në pushtet.
Nuk kanë munguar këto denoncime edhe për politikanët e partive maqedone, të cilët në bashkëveprim me politikanë shqiptarë kanë parë interesat klanore dhe nuk u ka interesuar asnjëherë orientimi perëndimor i Maqedonisë.
Ka kohë që flitët dhe denoncohet për frymën nacionaliste agresive të politikanëve bizantinë ballkanas, të cilët dukshëm kuptohen se janë të orientuar me vështrimin nga Moska.
Ka kohë që flitet për një “merimangë të zezë” ballkanike, të herëshme dhe me rrënjët në Lindje, e cila gradualisht në hapësirat e krijuara nga dobësitë e qeverive dhe të politikanëve të paaftë dhe të kapur prej saj, vazhdojnë të depërtojnë, të blejnë, të korruptojnë, të frymëzojnë dhe të financojnë forca të errëta, duke tentuar të destabilizojnë qeveritë dhe rajonin.
Opinion është shumë i vëmendëshëm dhe ndjek me shumë kujdes qëndrimin e ambasadave në të tre qendrat kryesore të politikbërjes shqiptare, veçanërisht atë amerikane dhe të BE-së. Është “lexuar” politikisht ajo që ne shqiptarëve na duhet, duke qenë kritik shpesh herë ndaj institucioneve europiane për indiferencën e tyre, veçanërisht për situatën në Maqedoni dhe në Kosovë. Në opinion janë denoncuar shumë aspekte të politikës që lidhen me këtë situatë.
Ka kohë që denoncohet dhe jepet alarmin për dështimin e misionit europian në Kosovë, të cilët janë bërë palë me një politikë të korruptuar dhe klienteliste, që shkon në vijë të kundërt me atë që mendon opinion i gjerë popullor.
Qëndrimi dhe vlerësimi në opinion po shfaqet me një urrejtje klasike për klasën politike, largim nga politika deri në dëshirën e eleminimit fizik të tyre.
Mos është pak kjo për të kuptuar pse mbrrijnë punët deri këtu?
Pse po ndodh kështu dhe nga buron kjo urrejtje në popull për politikanët e tyre?
Nuk besohet që kjo ndodh ashtu rastësisht, e pa motivuar dhe pa shkaqe, duke menduar që popujt në Ballkanin Perëndimor janë të përfshirë në një çmenduri apo marrëzi kolektive.
Jo, popujt nuk janë të çmendur, por të tillë janë politikanët që vijnë nga një mentalitet tipik, të ndikuar jo nga tradita e mirë ballkanase e drejtimit dhe kuvendeve, por nga mentalitetet që kanë mbetur si relike të shëmtisë së mbetjeve pushtuese në trojet shqiptare ndër shekuj………
Vazhdon……
Sulejman Abazi, Tiranë me 1 prill 2017

The post JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E TRETE] appeared first on .

“Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga Kasapi i Arberise,Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478″…..

$
0
0

“Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga Kasapi i Arberise,Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478″…..

*Ky studim i bazuar vetem mbi burimet arkivore osmane qe lidhet me kronikanet/historianet osman me te njohur,vjen si kunder’pergjigje ndaj tendencave anti-Shqiptare te disa studiuesve shqipfoles te cilet na shfaqen haptas si mbrojtes shume te zellshem dhe propagandues te zjarrte te Neo-Otomanizmit. Te gjitha burimet arkivore osmane qe i referohen pushtimit te Arberise por edhe ato qe lidhen me shtypjen e pergjakshme te 65-kryengritjeve anti-osmane ne harkun e tmerrshem kohor te viteve 1479-1912,jane te mbushura plot me Histori barbarizmash te pakufishme,nje Gjenocid i pashoq,dhune,masakra,plackitje,djegie,rrenime,rrafshime te keshtjellave madheshtore dhe qyteteve te lulezuara qe u kthyen ne fshatra te rendomta ose pushuan se ekzistuari,perdhunime,skllaverim,grabitje e femijeve te mitur dhe e vajzave te reja,shkaterrim te Kishave Katolike ose adaptimin e tyre ne Xhamija apo shnderrimin ne Tyrbe te komandanteve te korpusit te Jenicereve qe kishin rene shehid ne fushen e betejes,sic ishte rasti i percudnimit te Kishes Katolike te te Shelbuemit ne piken me te larte te Akrolisit antik(Lezhe).etj. Duke qene se propaganduesit e Neo-Otomanizmit te mire’financuar nga Turqia erdoganiste,nuk ju besojne burimeve arkivore te kohes si;Veneciane,Napolitane,Relacioneve kishtare qe ruhen ne arkivat e Vatikanit apo veprave monumentale te Humanisteve te medhenj Arber te shek.XV-XVI-te,atehere jam shume kurioz qe te shoh qendrimet e tyre lidhur me ate cfare shkruhet kaq bukur dhe qarte nga kronikanet/historianet osmane me te njohur,mbi te cilet bazohet e gjithe historiografia zyrtare turke!!!….E verteta nuk eshte monopol i askujt por duke qene se kronikat osmane konvergojne ne te njejten pike me burimet arkivore veneciane,napolitane,relacionetkishtare dhe veprat e Humanisteve te medhenj Arber,atehere une,duke i analizuar te gjitha keto te dhena nepermjet metodes krahasuese,dal ne konkluzionin e pashmagshem se”Perandoria Osmane ka qene pushtuesi me i tmerrshem dhe me i pameshirshem i vendit tone por gjithashtu edhe burimi i fatkeqesive me te medha pergjate Historise se Kombit-Shqiptar dhe shkaktari kryesor i ndryshimit te struktures etnike,i varferise biblike apo prapambetjes ekonomike dhe deme te tjera katastrofike,pasojat e te cilave po i vuajme edhe ne ditet e sotme”……

1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)”;…..

*”Ai(Sulltan.Mehmeti i II-te fatih)dergoi beun e Rumelise,Daut Pashen,kunder keshtjelles se Zhabjakut e ndersa beun e Anadollit,Sulejman Beun perkunder keshtjelles se Drishtit. Keshtjella e Zhabjakut nuk rezistoi dhe me te mberritur atje Daut Pasha,ajo u pushtua. Edhe ai u nis dhe shkoi kunder keshtjelles se Drishtit. Me ndihmen e hapesit te portave(Zotit)e pushtuan ate per nje kohe te shkurter dhe e grabiten. Pas kesaj ata erdhen prane Sulltanit madheshtor,i cili i dergoi kunder keshtjelles se Lezhes… Te pafete e kesaj keshtjelle ishin gjysme te shpartalluar vetem nga lajmi i pushtimit te atyre dy keshtjellave. Kur ushtria te cilen e prin fitorja,mberriti kunder tyre,aty kishin mberritur nga ana e detit shume galera(anije te medha veneciane). Ata(Arberit;qytetaret e Lezhes),sipas permbajtjes se versetit”Po shkaterrojne shtepite e tyre me duart e veta”,naten u vune zjarrin shtepive dhe u arratisen,duke hipur ne anijet e te pafeve. Ushtria(osmane) qe gjemon si bubullima,filloi te godase te pafete me bresheri shigjetash,qe nga dy anet e lumit. Te pafete u coroditen dhe anijet,duke u perplasur me njera-tjetren,dolen ne breg. Ne duart e ketyre luftetareve rane plackat e te pafeve qe ndodheshin ne dy galera te medha. Pa arritur akoma ne det,nga zhurma e daulleve te ushtrise qe po godiste me shigjeta nga te dyja anet e lumit(Drin),shume te pafe dolen nga anijet dhe u hodhen ne ishull(sot,Ishull-Lezhe). Luftetaret,duke mbajtur ne goje shpatat,notuan lakuriq dhe dolen ne ishull. Keta njerez te zhveshur krijuan nje repart dhe u versulen mbi te pafete. Ata i vune roberit perpara si nje kope. U gjeten anije peshkimi,hipen ne ato kuajt dhe sulmuan mbare ishullin. U ngopen me placke. Mbasi u pushtua kjo keshtjelle,ata(osmanet)fortifikuan keshtjellen e Zhabjakut e te Drishtit,ndersa forteses se Lezhes i vune zjarrin dhe e rrenuan”…..

2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed(Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)”;…..

*”Sulltani urdheroi qe te gjithe komandantet te shkojne ne keshtjellen e njohur me emrin’Lesh’,e cila ishte liman dhe ndodhej ne bregdetin e atij vendi dhe te perpiqeshin per pushtimin e saj. Menjehere te gjithe komandantet se bashku me ushtrine islame marshuan per ne ate keshtjelle. Kete do ta godisnin gjithashtu me topa(si Krujen&Rozafen)deri sa gjylet ta shembnin dhe qe pastaj me anen e forces se shpatave,ta pushtonin. Kur te gjithe komandantet islame, d.m.th. komandantet e Anadollit dhe Rumelise mberriten tek keshtjella e Lezhes qe ndodhet ne brigjet e detit,te pafete dhe paganet,kur pane madheshtine e ushtrise islame,u tmerruan,nuk i nxinte me vendi,por menjehere futen ne anije familjet e tyre,njekohesisht ngarkuan edhe plackat. Nga ana tjeter,ata me duart e tyre i vune zjarrin keshtjelles dhe u larguan ne drejtim te detit. Ushtria islame, vendosi nje top ne breg te detit prane keshtjelles,ate e kishin mbushur dhe bere gati per zbrazje. Pikerisht ne kohen kur te pafete u hipen anijeve dhe duke dale nga limani u drejtuan per ne det te hapur,atehere ushtaret islame filluan te godasin me topin e pergatitur qe me perpara. Menjehere guret e llahrarshem te topit,filluan te binin mbi ta si vetetima. Disa prej te pafeve u goditen;secili prej tyre i kapur mbi nje cope derrase,po notonte sikur te ishte ndonje zog deti. Te pafete dhe paganet u mbyten ne det. Disa prej tyre i kapen rob,disa te tjere i shkuan ne shpate,i copetuan. Ishte nje panorame e jashtezakonshme(e ka fjalen per masakren e qytetareve te Lezhes)!.. Ata i derguan lajm Sulltanit te botes duke i treguar perfubdimin e kesaj pune. Sulltani i botes e pelqeu kete pushtim te dhuruar nga Allahu dhe zemra ju mbush plot me gezim,sepse secila nga keshtjellat qe ndodheshin ne Nahijen e Shkodres(Lezha,Drishti&Zhabjaku),me nje fare menyre u pushtuan dhe rane nen pushtetin e Sulltanit(Mehmeti i II-te fatih)”….

3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete Parajsat)”;….

*”Mbasi arriti lajmi i kesaj fitoreje(marrja e Drishtit&Zhabjakut),u leshua urdheri sulltanor qe te gjithe te suleshin nga keshtjella e Lezhes dhe te benin cfare te ishte e mundeshme qe ta pushtonin edhe kete. Banoret e kesaj keshtjelle qe kishin degjuar per forcen derrmuese dhe trimerine e ushtrise islame ne pushtimin e dy keshtjellave te siperme,hoqen dore te deshperuar nga mbrojtja e keshtjelles. Disa nga komandantet e medhenj dhe nga prijesit ushtarake freng(venecian)qe paten ardhur aty per mbrojtjen e keshtjelles,deshen qe tu hipin varkave duke marre me vete familjet,plackat dhe pasurite e tyre dhe duke kaluar nepermjet lumit te madh(Drini)qe u permend me siper,te arrinin ne bregun e detit dhe te shpetonin veten e tyre nga vorbulla e zhdukjes,por qelloi qe rruget e kalimit te varkave ne ate lume te madh,te ishin perkundrejt fushimit te ushtrise se sulltanit!. Nderkaq,varkat e te pafeve u pane qe te largoheshin menjehere duke kaluar neper ate lume. Heronjte guximtare qe nuk kishin pare ndonjehere anija te tilla te mbushura grumbull me placka dhe gjera te vyera qe nuk mund te pershkruhen dot,si dhe plot me djem dhe vajza te bukur e me gra si hyrriet e parajses,te ndezur nga deshira per shperblim e placka,ata u derdhen nga bregu i lumit… Nje turme notaresh te stervitur u zhveshen ashtu si zhvishet palla nga milli dhe duke shtrenguar shpatat me dhembe,kercyen ne uje. Duke bere not,ata ngriten mbi te pafete shpatat e trimerise dhe brenda nje hopi,kordhat e tyre te mprehura,qeruan pjesen me te madhe te te pafeve dhe i kapen rober te gjitha familjet dhe grate e tyre te bukura. Gjithashtu,zune si pre plackat,para dhe gjera te tjera te panumerta. Disa varka te tjera qe ishin larguar nga kjo keshtjelle dhe qe po vinin prapa,kur pane se cfare i gjeti komandantet dhe udheheqesit e tyre,e ndryshuan drejtimin dhe u fshehen ne nje ishull plot me pyje(Ishull-Lezhe)qe ishte ne mes te atij lumi. Heronjte,ashtu si heren e pare,u hodhen ne Drin dhe dolen me not ne ate ishull. Ata diktuan ne mes te pyllit,turmen e madhe te te pafeve(Arber)dhe”ua dliren trupat e felliqur me ujin e palles se mrehte”!.. Pastaj ngarkuan ne varkat e vete atyre,plackat dhe familjet e tyre dhe i sollen ne fushimin sulltanor duke i vene nen kembet e ushtarve.. Me kete menyre te jashtezakonshme dhe ne saje te perpjekjeve te tyre,ata hodhen ne duar nje placke te pallogaritshme!.. Mbasi kaluan ne doren e sherbetorve te Sulltanit te tria keshtjellat;e Lezhes,e Zhabjakut dhe e Drishtit,keshtjella e Lezhes meqe keshtu e donte puna,u rrenua,kurse keshtjellat e tjera u forcuan shume. Mbi kullat e tyre qe arrinin deri ne qiell,u ngriten flamujt e Islamit por Sulltani ishte perqendruar teresisht ne ceshtjen e pushtimit te Shkodres”!…..

4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i osman(Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…..

*”Kur lajmi i fitores(Drishti&Zhabjaku) ju njoftua selise se padishahut te islameve,u urdheruan ushtrite e siperpermendura qe menjehere prej andej,ata te niseshin per ne Lezhe,ta pushtojne ate keshtjelle dhe kufomat e atyre te panenshtruarve te asaj keshtjelle,tua japin si ushqim ujqerve,shpendeve dhe te gjithe egersirave te atij vendi!!… Me te mberritur urdheri i larte perandorak,bejlerbejte u shperngulen nga Drishti dhe me fat te mbare u drejtuan per ne Lezhe. Fluturuan sikur te kishin krahet me te shpejte dhe pa u vonuar,arriten prane rrethimit te keshtjelles. Nderkohe ata(osmanet),hyne ne fushen e betejes dhe me doren e gjate te shigjetave,kalonin muret dhe godisnin te pafete(Arberit). Kthetrat e bronxta,torturonjese te luftes dhe tigrat e fuqishem te luftes malore,u ndane dhe u vendosen ne dy anet e keshtjelles duke e vene Lezhen ne mesin e tyre!.. Kur ushtria ngadhenjimtare u vendos plot madheshti rreze mureve te qytetit dhe kur zgjati doren drejt fundit te fustanit te fitores,atehere te pabindurve te Lezhes u iku gjaku nga frika dhe fytyrat e tyre mbeten te thata si te shenjetorve ne afresket e Kishave. Keshtu ata u shnderruan ne trupa te pashpirt!.. Me ne fund ata pane sesi krahinat perreth u pushtuan nga ushtria vershuese si Nili dhe e rrembyeshme si perrenjte e maleve,dhe se kulla e tyre mbeti si nje ishull brenda ketij deti qe permbyt boten!.. Ata(Arberit)e kuptuan mire se Lezha me perleshje do tu ikte nga duart e tyre,dhe po te mos largoheshin me kohe per te shpetuar koken,atehere anija e trupave te tyre do te mbytej ne vorbullen e luftes!!!.. Kur ata pane qe nuk mund te qendronin me ne toke,preferuan qe te arratisen nga ana e detit.. Ne darke ata i vune zjarrin te gjithe keshtjelles dhe dogjen krejtesisht cfare kishte brenda,ashtu sic thote verseti kuranor;”Shkaterrojne shtepite e tyre me duart e veta”.. Ata me duart e veta e dogjen vendin e tyre dhe me veprimet e tyre tiranike shkaterruan cdo gje!. Perpara syve te tyre,cdo shtepi e katund u be shkrumb e hi dhe zemrat e tyre u dogjen nga deshperimi.. Me qellim qe te ndihmonin keshtjellen e Lezhes,kishin ardhur nga Venecia disa galera. Ne qofte se do te fitonte armiku qe ndodhej jashte(osmanet),ata do te merrnin banoret(Arber)qe ndodheshin brenda ne keshtjelle dhe do te largoheshin nga ai vend… Banoret zbriten dhe hipen ne galerat qe qendronin te gateshme prane mureve te keshtjelles(porti lumor i qytetit te Lezhes dhe kantieri per ndertimin e anijeve)… Ne keshtjelle nuk mbeten as gra dhe as femije,as te rinj dhe pleq,por te gjithe se bashku mbushen anijet me plackat e tyre.. Gjate gjithe nates e deri ne mengjes ata ngarkuan anijet dhe e boshatisen brendesine e keshtjelles nga parate e qendrimit,ashtu sic u boshatis edhe qesja e durimit te tyre… Ata emigruan nga Atdheu!!!… Lotet e tyre qe rridhnin rreke per shkak te kesaj dhimbjeje,lanin guret e rrugeve… Kur mbi keshtjellen e Lezhes ra zjarri i permallimit,ajo u dogj dhe u be shkrumb si nje kamp armiku!.. Luftetaret ngadhenjimtare turq qe ndodheshin perreth keshtjelles,kur mesuan se te pafete e lane keshtjellen dhe iken,atehere me shpata te zhveshura,grupe-grupe u versulen si valet njera pas tjetres ne breg te detit!. Ato galera ishin mbushur aq shume me te pafe(Arber)dhe placka sa nuk mund te nxinin me;secili prej tyre kishte sjelle placka sa mund te sillnin banoret e nje mehalle te tere… Meqenese ato(Galerat veneciane)ishin mbushur plot e perplot dhe me qe ndodheshin ne breg te detit,fundrat e tyre kishin prekur token!.. Disa nga te pafete keqberes,duke mos pasur dijeni per kete,kishin qendruar ne toke… Ata,kur pane se turqit po i sulmonin,deshen qe te arratiseshin,por anijet nuk leviznin dot nga vendi!.. Me gjithe perpjekjet qe ato bene duke perdorur lopata dhe hunj,prape se prape anijet nuk levizen dot nga vendi!. Ata njerez qe mendojne vetem pet keq,mbeten te pushtuar nga habia;ata qener u kredhen ne deshperim!. Nje shumice kaloresish(osmane) mberriti aty duke vershuar si nje perrua malor dhe si nje re shiu ne pranvere.. Luftetaret turq,si shpata e mprehta,hyne ne uje deri ne gryke. Te guximshmit u kapen pas lopatave,ndersa disa te tjere pas litareve dhe kur hyne ne anije,njerezit qe kapen aty brenda i kthyen ne rober. Luftetaret e pafe,qe nuk u kishin mbetur me forca per lufte,u hodhen ne det per te shpetuar kokat e tyre. Disa prej tyre i arriten dhe i bene rober,ndersa shumica prej tyre u mbyten ne uje dhe shkuan ne fund te sketerres. Ne kete menyre u kap nje pjese e atyre anijeve. Ato i pastruan nga ndyresira e paganeve dhe i lane me gjak. Kur disa prej ketyre anijeve hapen velat dhe po largoheshin duke perplasur krahet si zogu,osmanet nga bregu e cuan luften deri ne qiell duke hedhur mbi keto anije qe ishin afer;gure dhe drunj,ndersa ato qe ishin larg i godisnin me topa dhe dyfeqe. Ato egersira u torturuan,u thithen nga vorbulla e habise dhe duke mos pasur forca per tu arratisur,ata shkuan ne ishullin qe ishte perkundrejt keshtjelles se Lezhes… Nga kjo ane,nje pjese e luftetarve qe mbanin shpatat me dhembe,duke qene te zhveshur si shpatat e ushtat,ata hyne ne detin e perleshjes,d.m.th. ne ate det qe ishte i mbushur plot me ushta dhe duke notuar si krokodilat e zjarrte,mberriten afer ishullit;duke dale si nje mjergull avulli nga uji,u versulen mbi te pafete,luftuan dhe i thyen ata keqberes!.. Kur turqit dolen nga ujet si krokodila kthetermprehte,hardhucat e gjarperinjte u asgjesuan(qytetaret e Lezhes)… Nje grup burrash heronj gjeten barka dhe disa te tjere pergatiten me te shpejte lundra,hipen mbi to dhe zbarkuan ne ishull. Edhe disa qindra kalores te shpejte u futen ne uje se bashku me kuajt,notuan dhe si nje vale deti mberriten ne bregun e ishullit. Kur ata dolen ne toke,disa prej atyre te prapeve me natyre divi qe gjeten atje,i goditen ashtu sikur te kishte rene ndonje gur nga qielli dhe disa i dogjen sikur tu kishte rene rrufeja. Ata te poshter me natyre te zjarrte,u rrethuan nga vala e shpatave te mprehta te detit te luftes. Disa nazemedhenj me trup argjendi qe ju shendriste si uje,duke u dridhur si gjethet e shelgut nga frika e shpatave te bardha,u hodhen ne uje,u mbyten. Zemrat,si zemra mali te mbushura me urrejtje te ketyre luftetareve te paudhe,e me natyre te celikte si themelet e Sheddadit,u bene cope-cope nga rrebeshi i shpatave. Kokat e ketyre keqberesve,te prera qe ne zverk nga shpata,e qe ishin si pjeprit e kopshtit te sheshit te luftes,notonin ne siperfaqen e ujit si kungujt. Trupat e tyre te brishte leviznin si flluska uji dhe sa here qe dallga i prekte si nje shpate,ato rrudhnin ballin ,i cili merrte pamjen e nje mburoje te trendafilte dhe mbyllnin gojen,e cila merrte pamjen e nje mburoje qe i shembullente nje burbuqeje te porsacelur. Luftetaret ngadhenjimtare i rane anembane ishullit dhe e grabiten;moren me vete roberit dhe kumashet qe u rane ne dore dhe me pas u kthyen. Ne ate vend disa nga njerezit e anijeve u zune rober dhe disa u mbyten ne ujin e luftes. Ne kete ane,keshtjella kishte marre zjarr dhe cfare kishte brenda,te gjitha moren flake dhe u shnderruan ne nje varr te te pafeve. Kryengritesit qe gjendeshin brenda keshtjelles se Lezhes dhe kufomat e te vrareve u dogjen krejtesisht;tymi i tyre pushtoi horizontin dhe gjer kupen e qiellit… Ne kete menyre,ushtria e zjarrte(barbaret osman),pushtoi edhe kete keshtjelle me lufte… Ajo u shnderrua ne pirgje dheu!. Kete rajon e pastruan nga ndyresia e paganeve me ane te ujit te shpatave me ngjyre te perhimte. Ata u kthyen ne Shkoder,te pasuruar,fitimtare dhe me shume placka. Ata mberriten prane ushtrise perandorake,e cila i ka rene botes anembane,ndersa komandantet zune vendet e tyre te meparshme. Disa prej pjesemarresve te luftes u lavderuan dhe disave ju dhane dhurata. Secili u gradua ne pershtatje me poziten e tij… Pasi qene marre keshtjellat qe ishin ne ato ane,vendin e te pafeve(Arberia veri-perendimore)e pushtoi hutimi dhe konfuzioni.. Nderkaq ne mes,akoma qendronte keshtjella e Shkodres;……..

5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed Isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih(Kurora e Historive)”;…..

*”Perseri doli fermani i detyrueshem per tu zbatuar nga te gjithe,qe ata se bashku me ushtrine e suiten e tyre te rrethonin keshtjellen e Lezhes dhe ta pushtonin. Kur urdheri,te cilit i nenshtrohet bota dhe vendimi qe zbatohet nga te gjithe,ju njoftua te dy pashallareve pushtues te keshtjellave,ata sipas detyres se ngarkuar,rrethuan me ushtrine fitimtare keshtjellen e siperpermendur. Komandantet e keshtjelles te cilet kishin marre vesh me perpara nga pushtimi i dy keshtjellave te forta,fuqine e madhe te ushtrise fitimtare,duke marre parasysh edhe forcen e trimerine e saj,ata nuk e vazhduan luften dhe kerkuan qe te faleshin. Disa komandante frengj(venecian)te ardhur nga ana e frengut per te qeverisur keshtjellen,mbasi futen ne anije se bashku me plackat,ata u arratisen duke shpresuar te arrinin ne det nepermjet lumit te rrembyeshem qe rridhte rreze keshtjelles. Me nje fjale,kur ushtria boteshkelese mbreterore arriti ne brigjet e atij lumi dhe ata armiq te denje per tu vrare,qe kishin hapur krahet e arratise,atehere trimat te armatosur me hanxhare e te etur per gjak armiku dhe notaret e pashoq ne artin e kredhjes ne uje,u zhveshen lakuriq si shpatat dhe u hodhen ne kete lume te thelle. Turma e frengjve qe kishte hipur ne anijet,kur pa afrimin si krokodile te atyre trimaveu frikesua dhe kuptoi se barka e jetes se tyre do te mbytej. Ata me veshtiresi arriten deri ne breg dhe u arratisen ne pyll. Ndersa nga ana tjeter,luftetaret fitimtar i terhoqen anijet te cilat ishin te mbushura plot e perplot me sende,placka,me vajza te nje bukurie te rralle dhe i prune ne vendin ku ndodhej ushtria. Njekohesisht derguan perseri njerez me anijet e kapura per te ndjekur te poshterit,te cilet u arratisen. Te gjithe i kapen,i lidhen me zinxhire dhe i cuan ne seline e larte”…..

6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar(Berthama e lajmeve)”;…

*”Pastaj qe te dy pashallaret vendpushtuesa shkuan per pushtimin e keshtjelles se Lezhes:ata u kujdesen per pararojen e ushtrise. Pra,te pafete europiane qe ndodheshin brenda saj vuanin e torturoheshin nga frika,sepse e dinin luften dhe shkallen e vleres se dy keshtjellave,qe u pushtuan. Ata,duke thene se eshte e kote qe tu bejme qendrese,hipen ne anije,vendosen ne to plackat se bashku me familjet e tyre dhe u nisen per ne Frengjistan. Keshtjellen e lane nen kujdesin e paket te atyre qe rrinin ne keshtjelle(Arberit). Ne kohen kur ata hipen ne anije,u pane nga padishahu,mbrojtesi i botes. Meqenese shtegu kalonte po nga ai vend,prandaj ushtria perandorake synoi marrjen e lejes pet plackitje. Krokodilat e detit te luftes u drejtuan per tek ata,me qellim qe te zinin nje placke te pakufishme e te pafund si deti. Ata menjehere u zhveshen duke mbajtur shpatat e zhveshura me dhembe,notuan drejt per ne anijet dhe ja nisen luftes e perleshjes,duke thene;”Ti je preja jone”. Mbas nje lufte te madhe ata i moren anijet;nje pjese te te pafeve qe ndodheshin brenda tyre i bene preh te shpatave,kurse te tjeret i shnderruan ne rober te lidhur me zinxhire. Ata shtine ne dore skllave,skllever,sende me vlere e kukmashe hanedanes qe skishin te mbaruar. Disa anije qe u arratisen e u perforcuan ne limanet e ishullit qe ndodhej ne ato ane,u bene gjahu dhe preja e luaneve te afte;prej tyre nuk shpetoi as edhe nje njeri. Ne kete menyre u pushtuan te tri keshtjellat. Keshtjellen e Lezhes e shkaterruan,e rrafshuan,ndersa keshtjellat e Drishtit dhe te Zhabjakut i rregulluan dhe i meremetuan. Ndersa keshtjella e Shkodres me kaq shume perpjekje e mund,nuk u arrit qe te pushtohej”…..

7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…

*”Perseri doli fermani perandorak i detyrueshem per tu zbatuar nga te gjithe,qe urdheronte te dy bashkarisht;Daut Pashen dhe Sulejman Pashen,qe te shkonin ,te rrethonin keshtjellen e Lezhes dhe ta pushtonin ate. Arberit kur pane fuqine e madhe te ushtrise fitimtare te te dy pashallareve,hapes te keshtjellave,qe ishin ngarkuar per te pushtuar kete keshtjelle,hoqen dore nga lufta dhe kerkuan qe te faleshin. Ata futen familjet dhe placken e tyre ne disa anije qe kishin ardhur aty nga ana e frengut per ndihme,me qellim qe te dilnin ne det nepermjet rrjedhes se shpejte te lumit qe kalonte perpara keshtjelles. Ata nuk munden qe te arratiseshin ne kete menyre. Kur dolen per se largu anijet armike qe po arratiseshin,luftetaret e ushtrise osmane qe ndodheshin ne bregun e atij lumi,ata me trimat,te cilet ishin te etur per lufte me armikun dhe notaret qe ishin me te zotet ne artin e zhytjes,u zhveshen si shpatat dhe u hodhen menjehere ne uje. Armiqte frengj,kur pane ardhjen si krokodila te luftetareve,i kapi me teper frika dhe po vuanin qe te arrinin bregun me qellim qe te shpetonin. Ata arriten ne ate breg,i lidhen anijet njera me tjetren dhe kur po i terhiqnin,arriti perpara tyre ushtria islame. Atehere te shpartalluarit qe u arratisen, hipen perseri ne anijet e tyre,por u ndoqen nga luftetaret fitimtare me anije,u kapen,u lidhen me zinxhire dhe u derguan ne seline e sulltanit”…

8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…

*”Pastaj qe andej ata sulmuan e pushtuan keshtjellen e Lezhes,mbrojtesit e se ciles e dorezuan me kusht qe te liheshin te lire. Nderkohe ushtaret qe po vinin nga ana e Frengut per ndihme,moren arratine,por ne kohen kur po kalonin lumin,trimat islame u prene rruget dhe disa prej tyre i vrane e disa te tjere i zune rober”…

*”Ishulli i Lezhes(pjese nga studimi im me teme;Ishulli i Lezhes,nje Histori e lavdishme 1478-1506)…

*Qytetaret lezhjane qe i mbijetuan sulmit kataklizmik osman dhe masakrave te Jenicereve,zbarkuan ne Ishullin e pyllezuar mocalor qe ishte formuar nga akumulimet e lumit Drin dhe aty qendruan heroikisht duke mos i lejuar ushtaret turq qe te pushtonin kete cope te vogel toke e cila do te pershtatej si vendbanimi i tyre i ri ku do te vazhdonin qe ti rezistonin furise osmane per 28-vite me rradhe(1478-1506). Momenti historik me kulminant per Ishullin e Lezhes shenohet gjate muajit shtator te vitit-1499,kur ne rrethinat e qytetit te Lezhës shpërtheu kryengritja e madhe kundër garnizonit turk duke i debuar nga keshtjella e rrenuar e Lezhes ku burgosen te gjithe funksionaret e larte osman dhe nga ana tjeter,kryengritesit Arber(Mirdite,Zadrime,Puke,Mat,Kruje,Kurbin)bllokuan rruget qe lidhnin Shkodren me Pejen dhe Prizrenin,por gjithashtu Luftetaret Dukagjinas debuan te gjithe funksionaret osmane nga vendet e tyre.etj.. Kreret e kesaj levizje te armatosur ku numri i forcave kryengritese arrinte ne 20.000-veta,kerkuan ndihmen e Republikes Veneciane qe ti furnizonte me armatime por vlen per tu nenvizuar kerkesa qe Fra.Francesku i Krujes dhe Fra.Lazri i Lezhes e paraqiten personalisht ne Venecia,prane Senatit,per dergimin ne Arberi te Skenderbeut te Ri/Gjergji i II-te Kastrioti dhe vendosjen e tij ne krye te kesaj levizje…Senati mori vendim qe me dt.1-tetor-1499 dhe pas shume pengesave te pajustifikueshme nga ana e autoriteteve shteterore veneciane,Princi.Gjergji i II-te Kastrioti zbarkoi ne Ishullin e Lezhes me dt.5-mars-1501 i shoqeruar nga Shtjefen Dukagjini,Proveditori venecian dhe nga 200-Stradiote Arber te regjur neper beteja. Atmosfera e krijuar ne Ishull te Lezhes kur u njoftuan per ardhjen e Skenderbeut te Ri permendet ne ditaret e M.Sanutos i cili i referohet Frat.Benardinit nga Shkodra ne nje dokument qe mban daten 4-qershor-1500,pra nje vit perpara ardhjes se tij;”Come de li si aspeta Scanderbech come il Mesia dali Zudei insieme con il Signor Spam Duchagin et auto quela ixola di Alexio fortificandola con qualche Dardanio asediera Scutari e Croi con tuto il resto-/-Se si ne ato ane pritet Skenderbeu ashtu si Mesia prej Judejve,se bashku me zotin Shtjefen Dukagjini dhe pasi te merret ai ishull i Lezhes,dhe te forcohet me ndonje Dardan,do te rrethohen Shkodra e Kruja me gjithe vendet e tjera”… Ne nje dokument tjeter i cili mban dt.7-mars-1501 M.Sanuto citon nje leter personale e cila ishte shkruar nga dora e Skenderbeut te Ri,2-dite pasi kishte zbarkuar ne Ishullin e Lezhes ku ai lajmeron arritjen e tij ne Lezhe.etj. Perballja e pare ushtarake me osmanet ne fushen e betejes nuk rezultoi e sukseseshme si rezultat i intrigave veneciane por menjehere pas pushtimit te qytetit te Durresit nga P.Osmane me dt.13-gusht-1501,Rep.Veneciane u orvat seriozisht qe ti ndihmonte kyengritesit Arber me qellim qe ti perdorte si kundra’peshe dhe kjo situate zgjati deri me dt.14-dhjetor-1502 kur Senati Venecian nenshkruan marrëveshjen e paqes me Porten e larte!.. Ne kushtet e sapokrijuara,Princi.Gjergji i II-te Kastrioti vazhdon qe te luftoje me shume vendosmeri duke mos e braktisur Ishullin e Lezhes dhe as Trevat kryengritese rreth qytetit te Lezhes… Intrigat veneciane dhe presioni i jashtem osman po intensifikoheshin cdo dite e me shume,nderkohe qe qytetaret lezhjane nuk pranonin kurrsesi qe ti nenshtroheshin fatit te tyre te zi por qendronin te bashkuar dhe te palekundur duke luftuar me vetemohim nen komanden e Princit trashegimtar Gjergji i II-te Kastrioti i cili si rezultat i mosmarreveshjeve te vazhdueshme me Proveditorin venecian te Lezhes dhe gjithe Arberise-Veneciane,Antonius Contareno dhe rethanave aq te disfavorshme,u detyrua qe te largohet nga Ishulli i Lezhes andej nga fundi i muajit shkurt te vitit-1503 duke mos e gjetur mundesine qe te rikthehej serish ne gjirin e atij Populli hyjnor qe e adhuronte sikur te ishte nje gjysem-perendi… Pavaresisht veshtiresive dhe vuajtjeve titanike,qytetaret lezhjane e mbrojten Ishullin e Lezhes edhe per 3-vite te tjera duke i rezistuar me shume sukses sulmeve te perseritura te ushtrive osmane por edhe duke kundershtuar me arme ne dore,vendimet arbitrare te Senatit Venecian per largimin e artilerise nga brezi i fortifikuar qe mbronte ishullin nga sulmet osmane… Ne vitin-1506 Senati Venecian dekretoi vendimin perfundimtar per te larguar artilerine nga ky ishull duke i privuar Arberit nga mbrojtja e tij dhe ne rrethanat e sapokrijuara,keto Arber kaq te pafat u detyruan qe ta braktisin Atdheun e tyre duke e lene Ishullin e Lezhes ne duart e P.Osmane por pasi ngarkuan familjet e tyre dhe plackat ne galerat veneciane,Luftetaret Lezhjane i vune zjarrin te gjithe ishullit te pyllezuar duke shkaterruar gjithcka(korrik-1506)dhe ata te gjithe,fillimisht u transportuan duke u vendosur ne qytetin e Ulqinit dhe me pas emigruan ne dy drejtime;Puglia dhe Venecia,ku u vendosen kryesisht ne qytetin e Venecias dhe Triestes,apo ne qytete Dalmate si Zadar/Zara,Split dhe Rijeka(Kroaci).etj.

Nga;Paulin Zefi.

The post “Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga Kasapi i Arberise,Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478″….. appeared first on .

Itali. Demostrimi-kulturor “Arti në Lëvizje “ Nga Skender Lazaj

$
0
0

“Arti në Lëvizje “ Është një aktivitet i cili organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistave Shqiptar në Itali (L.SH.A.SH.I)në bashkëpunim me një numër të konsiderueshëm shoqatash kulturore artistike shqiptare si edhe vëndase(Italiane).nën përkujdesjen e komunës së Brescias, dhe CGIL . në qytetin e Brescia rajon i Lombardisë -Titulli “Arti në Lëvizje” nën kupton artin shqiptar dhe jo vetëm, nëpërmjet krijimtarëve e bashkëatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në anën tjetër të Adriatikut me vepra të zhanreve të ndryshëm të artit,duke e pasuruar e demostruar denjësisht atë në vlerat maksimale të aternuar me artin vendas si një urë bashkpunimi mes dy kulturave tona. Për këtë qëllim,rruga e këtij demostrimi-kulturor, ka nisur në shkurt të vitit 2015 ,në të cilin morën pjesë, mbi 80 artistë të ndryshëm ,aktorë,shkrimtarë,piktorë,skenaristë ,regjisor,fotograf .kritikë arti ,muzikante ,drejtuesa artistik e valltarë, por edhe si një okazion më shumë në të cilin u njohën me njeri tjetrin jo në formë virtuale (facebook)por direkt dhe synon të jet një aktivitet i përvitshëm i shoqatës LSHASHI
Ky komunikim kulturor përfshin të gjitha vlerat,dijet dhe artin,besimin, bindjet me referime të ndryshme për traditën e mënyrën e jetësës në dhe të huaj.Me të gjitha këto vlera,komuniteti ynë tregon identitetin e vet kulturor kombëtar për ti ruajtur,zhvilluar dhe trasmetuar brezave të rinj
Në takim do tu jepet mundësia në afate të shkurtra kohore që krijues të ndryshëm të prezantohen dhe të demostrojnë krijimet e tyre në pikturë ,fotografi,libra e gjithçka që do të dëshërojnë. Në program janë parashikuar përshëndetje,këngë ,valle,recitime e numra cirku .
Të ftuar të tjerë do të kemi nga shumë shoqata artistiko/kulturore ,drejtues e mësues të shkollave shqipe në Itali e të tjera. Urojmë që pjesmarrja e autoriteteve tona shtetërore të na shërbej si një dorë e ngrohtë e përkujdesjes që na ka munguar prej vitesh,po edhe një urë e madhe midis tyre dhe autoriteteve vendore si shprehje e miqësisë dhe e nxitjes në lëvizjen e kulturave reciproke.
Në fund për të pranishmit do të ketë një banket me prodhime tradicionale të amvisave tona . JU MIRËPRESIM
Te interesuarit jane te lutur te kofirmojne pjesmarrjen e tyre per arsye organizimi faleminderit.
( te gjithe pjesmarrsit duhet te marrin persiper individualisht trasportin dhe akomodimin e vet)

Arte in movimento e l’attività organizzato dal associazione “Scrittori e artisti albanesi in Italia ” in collaborazione con le associazioni culturali locali, comune di Brescia e C.G.I.L , autorità dello stato per presentare e promuovere l’arte e cultura tramite i artisti del paese di origine e artisti locali come un legame tra le culture del nostro paese di origine e paese ospite.
Ci saranno momenti dove i invitati e artisti possono presentarsi la loro attività e loro arte, pittura, fotografi professionisti, recitazione, canzoni, balli, costumi e tanto altro.
Cordiali saluti!
Mund tè kontaktoni me lidhjaeshkrimtarve@libero.it skender70@live.it 00393384352590

The post Itali. Demostrimi-kulturor “Arti në Lëvizje “ Nga Skender Lazaj appeared first on .


JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E KATERT]

$
0
0

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!!

[PJESA E KATERT]

Është folur shpesh që, kjo klasë politike dhe politikanët e plotësuan misionin e tyre dhe duhet të largohen nga drejtimi i shtetit dhe shoqërisë.
Është folur dhe flitet për sevilizmin politik të pajustifikuar të tyre, të cilët për hatër të karrierës politike, apo për motive të tjera, kanë shfaqur një nënshtrim të paskrupullt ndaj presioneve, ndërhyrjeve të faktorit ndërkombëtar, i cili prej qarqeve ekstremiste shpesh kanë ngatërruar punë duke ofruar mbështetje politike me frymë partiake, duke rritur më tej tensionet politike të brendëshme.
Askush në Shqipëri nuk mendon më se nuk ka diplomat të pakorruptuar apo interesaxhinj, të denoncuar me emra konkret, deri eurodeputetë.
Politikanët tipikë në mentalitetin ballkanas e kanë sjellë politikën shqiptare në rajon pa kockë dhe pa bosht.
Ata kanë dhunuar, injoruar dhe shmangur institucionet nga e drejta e vendimarrjes, duke mos dhënë llogari asnjëherë për shkelje të normave ligjore.
Askujt nuk i bën përshtypje, pse në këto shtete nuk njihet institucioni i dorëheqjes përballë paaftësisë, skandaleve apo përfshirjes në afera, edhe kur ato bëhën publike.
Nuk kanë munguar denoncimet mbi korrupsionin e lartë, aferat e fshehta mbi pasurinë kombëtare, përfshirja e emrave të veçantë në ngjarje kriminale, përfshirja e tyre brenda rrjeteve të trafiqeve dhe të drogës me përfitime individuale e grupore krimianle.
Ata duhet të kthejnë pas gjithçka që kanë fituar e grabitur padrejtësisht.
Nuk kanë munguar denoncimet mbi nxitjen atrificiale të konflikteve të brendëshme politike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si faktor destabilizues dhe frenues në zhvillimin e demokracisë dhe të ekonomisë rajonale, me përgjegjesi të specifikuara mbi klasën politike.
Si ka mundësi që për dekada të vazhdohet të bashkëpunohet me të njejtit njerëz në krye të politikës ballkanike, të cilët janë përgjegjës direkt për konfliktet politike, për premisat e prapambetjes së rajonit, për të gjithë fatkeqësitë që kanë pësuar shtetet në Ballkanin Perëndimor, dhe asnjeherë prej tyre nuk janë parë reflektime, ndryshime, por vetëm imponim duke i kthyer përgjegjësitë e tyre në vlerë fitoresh.
Për dekada vazhdohet të dëgjohen të njejtit njerëz, të çimentuar pas pushtetit, të pasuruar në mënyrë të paligjëshme, të kthyer në njerëz “të fuqishëm”, të paprekshëm nga drejtësia ku përballë tyre heshtja dhe mosveprimi stonojnë duke shkatërruar me duart tona shtetndërtimin?
Në institucionet europiane pak kush ngre zërin kundër nxitjes së dezinformacioneve, shpifjeve, fyerjeve publike, dhunimeve të ligjeve, akteve korruptive ku sistematikisht po përdoret vetëm përballja publike dhe asnjëherë ajo ligjore.
Është kujtuar shumë vonë Europa të denocojë mentalitetin politik ballkanas, përballë rritjes së frymës së antiamerikanizmit dhe rrezikut të depërtimit rus në Ballkanin Perëndimor. Konstatimi nuk sjell diçka të re, pasi ka ndodhur edhe më parë.
Nxitja e krizës politike në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup vetëm format mund të kenë të ndryshme, por si ngjarje ato kanë një prapavijë, mbështetjen dhe ndërhyrjen ruse. Qëndrimi europian në këtë situatë është i pafalëshëm.
Mund të vazhdojmë akoma të sjellim argumente pa fund për alarmin e dhënë mbi situatat politike rajonale, veçanërisht në territoret e banuara me shqiptarë, por këto janë të besueshme vetëm kur thuhen nga ndonjë “i rëndësishëm”, i cili nuk bën asgjë tjetër, veçse vjel mendimet e opinionit dhe publikon përfundimet individualisht. Këtij trafiku të mendimit dhe të ideve duhet t’i jepet fund.
Ndoshta një ditë këto fjalë që sot peshojnë rëndë, do të venë në atë pikë nxitje, që do të përmbysin malet dhe dhimbjen njerëzore, drejt një aspirate për një jetë më të mirë, për Paqe e Liri të vërtetë, për unitet dhe dinjitet kombëtar, për këtë Shqipëri, që sot ndihet e tronditur nga habia e bëmave ogurzeza të njerëzve që ka lindur nga barku i saj.
Urojmë që një ditë të kuptojmë marrëzinë kolektive që na ka mbërthyer dhe të kthjellojmë mendjen kundër kësaj tradhëtie të hapur në dritën e diellit, që ka vënë partitë dhe partiçkat mbi Shqipërinë.
Njerëzit e mirë të kombit kudo janë midis nesh. Ata kërkojnë hapësirë për të ngritur zërin e arësyes kundër mosdashjes politike, të një klase politike që vendin e ka vetëm para ndshkimit të drejtësisë dhe askund tjetër.
E vërteta është atje ku shfaqet, ku publikohet, ku ushqehet me paanshëmërinë politike, në interes të paqes, zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit.
Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ]
Tiranë më 03 prill 2017.

The post JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!! [PJESA E KATERT] appeared first on .

IKJET…Skender Lazaj Trebeshina

$
0
0

IKJET

S’vjen fundi botës me ikjen tënde
Dhe me ikjen time, ca më pak
Por tjetër gjë sjell në mëndje
Bota pa ty do t’më duket natë!

Natë, errësirë pa diell e pa dritë
Hëna në sytë e tu më s’do krihet
Do sillem kuturu si një planet pa orbit
Kushedi se ku do përplasem, s’i dihet!

Skender Lazaj Trebeshina
05 Prill 2017 Bs It

The post IKJET…Skender Lazaj Trebeshina appeared first on .

Serbëve një porosi : Kërkoini falje shqiptarëve !…. Fahri Xharra Gjakove.

$
0
0

Edhe për një imtësi të pa këndshme sa do e vogël të jetë , civilizimi na ka mësuar të kërkojmë falje; kurse ne shqiptarët dikur i dërgonim burrat për pajtim.
Kishte me qenë europiane që ju të kërkoni falje për të gjitha krimet e juaja të kryera ndaj nesh që prej 1912-tës e deri më 1998-19990tën . T`iu rikujtoj se civilizimi i një populli shihet atëherë kur i pranon gabimet e tia shekullore . Mos u largoni nga Europa !
Sa për rifreskim të asaj që keni bërë në ne e mbi tokat tona , po iu japi disa shënime nga dëshmitarët e kohës kur ato kryheshin nga ana e juaj : “Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve.
Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.
Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.
Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Kjo nuk mohohet apo jo ?

Të shkruaj shumë ? Sikur të shkruaja, më dhimbësen gjeneratat e reja të juaja që nuk dinë asgjë nga ato që ju jeni autor.Ata nuk do të besonin që etërit e tyre ishin aq kriminel; sepse fëmija e sheh t`atin gjithëmonë si engjull; prandaj t`i kursejmë ata.

Sa i përketë anës sonë 1912-tën e lexojmë se është e shkruar dhe tmerrohemi ; edhe 1945-1965 -tën edhe pse të rrallët janë gjallë ata që e kanë përjetuar prapë se prapë e dimë të gjiithë.
Por 1998-1999 na është e freskët . Ajo nuk harrohet . Bota e civilizuar i shënimet e saja; edhe ne e edhe ju i keni.
Nëse ka mbetur një pikë e vetme qytetërimi tek ju ,kërkoni falje se më të lehtë do ta keni gjumin e juaj.
Popullin e juaj serb e mashtron Akademia e juaj “shkencore”,e mashtron Kisha e juaj pravosllave e cila nuk ka asgjë të bëjë me besimin dhe zotin dhe politikanët e juaj karrierist që i sigurojnë vend vetës në historinë e juaj të turpit .
Të kërkosh falje është qytetërim !
Fahri Xharra,05.04.17 Gjakovë

The post Serbëve një porosi : Kërkoini falje shqiptarëve !…. Fahri Xharra Gjakove. appeared first on .

PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017..

$
0
0

PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017

Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë…
Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale. Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.
Me këtë pikë, të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarjet e mëdha, ku është implikuar politika, që janë shpallur të pafajshëm apo që kanë marrë një dënim modest në raport me përgjegjësinë, nuk mund dalim më para drejtësisë së re pas shembjes së sistemit aktual të drejtësisë. Konkretisht, mbyllet çdo shteg për të çuar para drejtësisë të gjykuarit për ngjarjet e ’97, për Gërdecin, 21 Janarin, për vrasjet e bujshme, për skandalin me rrugën Durrës-Kukës etj.
Ndryshimi:
Ligji i miratuar nga Parlamenti ndryshon pikën 2 të nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale. Varianti i miratuar parashikon që nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërkaq, pika e parë e këtij neni saktëson se, rishikimi i vendimeve që kanë marrë formë të prerë lejohet në çdo kohë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose shuar, por me kushtin që të mos synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërsa varianti në fuqi parashikonte që vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit. Ky ndryshim tingëllon si një lloj amnistie politike, pasi shumë politikanë që i kanë shpëtuar drejtësisë apo që kanë ia kanë ‘hedhur’ me një dënim minimal, nuk do të rrezikohen më nga drejtësia e re.
Ndryshimi favorizon të gjithë zyrtarët dhe pushtetarët, të të gjithë krahëve politikë në Shqipëri, të cilët kanë blerë drejtësinë e korruptuar ndër vite, duke marrë pafajësi apo dënime modeste. Ndryshimi në KPP, në një farë mënyrë, vendos edhe një vit zero, sa i takon luftës kundër korrupsionit, me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
PS-LSI-PDIU përmbysin propozimin e ndërkombëtarëve
Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë përmbysur propozimin e ndërkombëtarëve në favor të njerëzve që kanë blerë pafajësinë tek drejtësia aktuale.
Ndryshe nga ekspertët e huaj, PS, LSI dhe PDIU kanë vendosur që vendimet e gjykatave të korruptuara të mos rishikohen, për të vendosur drejtësinë në vend për shumë ngjarje dhe abuzimeve në historinë e pluralizmit.
Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve
Vasilika Hysi
Dashamir Peza
Pandeli Majko
Ulsi Manja
Vexhi Muçmataj
Luan Rama
Silva Çaka
Anila Agalliu
Edmond Leka
Tahir Muhedini
Adelina Rista

Nga Simon Vrusho
Prill 3 në 11:16.PD

The post PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017.. appeared first on .

Poezi nga Rame Smajlaj, TI MA FALE FRYMËZIMIN

$
0
0

Poezi nga Rame Smajlaj

TI MA FALE FRYMËZIMIN

Kush më zgjoi kurreshtjen
kush më mbushi frymëzim
është me e bukura stinë
pranvera shumëngjyrëshe e vendit tim.

Agon me rreze të ngrohëta dielli
notash pentgrami kur sjell bilbili
aromë lulesh , zemrat defrehen
mirë se erdhe muaj i bukur prilli.

Në ngastra bëjnë gara
mbi lule e petale krahëshkruara
fluturat shmëngjyrëshe hedhin valle
o me të bukurat shtozojvalle.

Më mirëseardhje i pret kur gëdhinë behari
produkte të shendosha kanë buluar
eh, sa mall ditë e natë ka poeti
trazuar është nga vargu si valë deti.

Mall dhe i pa gëzuar nga mërgimi
largë teje lotin ujvarë kur të mbyet hidhërimi
imazhi në zemër më ka mbetur kujtimi
si një i dehur,trupin kam hekur trishtimi.
Kehl ,Gjemani ,1,o4.2016….RAMÉ Smajlaj

Fotografia e Rame Smajlaj
Fotografia e Rame Smajlaj

The post Poezi nga Rame Smajlaj, TI MA FALE FRYMËZIMIN appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>