Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

Pranvera bashkon artistë dhe diplomat në festën e gjethes në Berat .. Nga E Azizolli

$
0
0

Pranvera bashkon artistë dhe diplomat në festën e gjethes në Berat

Festa e çeljes së gjethes, si simbol i ripërtëritjes pas një dimri të gjatë, synon të kthehet në një traditë festive në Berat, ku bashkohet vera me muzikën në një mbrëmje ku mbizotërojnë ngjyrat e natyrës, shija e gatimeve dhe eleganca e shërbimit.
Kantina “Çobo” ka qënë mikpritësja e këtij eventi tejet të veçantë, ku festohet çelja e gjethes së rrushit, hapi i parë i mbarë i një rrugëtimi të gjatë deri në degustimin e verës.  Prodhues të njohur, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, artistë të fushave të ndryshme, miqë dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova janë bashkuar në një mbrëmje festive në natyrë.
Vikena Kamenica këngëtarja e njohur ka qënë e ftuara speciale e kësaj feste, e cila duket se do të vijojë traditën ku prodhimi i verës po i jep një tjetër vlerë zonës së Beratit.  Zëri dhe interpretimi i Kamenicës është ngjizur magjishëm me shijimin e verës, në një mbrëmje festive, ku është shijuar dhe gatimi i japrakut.
Resmie Çobo, amvisa e familjes mikëpritëse e rrethuar nga një grup vajzash të veshura me kostume popullore ka përdorur gjethet e para të vreshtit dhe në mënyrë simbolike ka sjell për të pranishmit gatimin e japrakut. Ulliri si një tjetër prodhim i njohur i zonës, sëbashku me djathin, kulaçin dhe japrakun gatuar nga kryefamiljarja, janë shërbyer gjatë mbrëmjes për të pranishmit, shoqëruar padyshim me verë.
Muharem Çobo në emër të familjes uroi gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, duke premtuar tashmë se kjo festë do të kthehet në një traditë siç është dhe prodhimi i verës trashëguar në breza.
Pjesëmarrës në këtë event kulturor zëvendës Ambasadori i Kinës në vendin tonë, Bai Yunbin, u shpreh se se kjo eksperiencë e parë në këtë festë e ka tërhequr shumë, pasi ka mundur që të shijoj dhe gatimin e japrakut.
“Është një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Unë uroj dhe shpresoj që në të ardhmen më shumë vizitorë kinezë të vijnë në Shqipëri për të shijuar këto prodhime të mrekulleshme”, u shpreh ai.
Ndërsa, për Petrit Çobo, prodhuesin e verës dhe organizatorin e eventit surpriza e kësaj mbrëmje ka qënë prezantimi i prodhimit më të ri të kantinës, shampanja shqiptare, e cila vjen për herë të parë me një emër në shqip ‘Shëndeverë”.
“ Mendoj që njerëzve u shijon shumë shëndevera, prodhimi ynë më i fundit që bëhet me rrushin puls të Beratit. Fal dhe ndihmës që na dha Ministria e Bujqësisë me disa sipërfaqe toke të reja ne kemi munduar që të prodhojmë dhe shampanjën shqiptare që ne e kemi quajtur ‘shëndeverë”, tha ai.
Pasi kanë mundur të provojnë dhe qershinë mbi tortë “Shëndevrën” të ftuarit kanë festuar në shoqërinë e njeri-tjetrit deri në orët e vona të natës.

The post Pranvera bashkon artistë dhe diplomat në festën e gjethes në Berat .. Nga E Azizolli appeared first on .


“Hapësirë 2017” ekspozita e artistëve të rinj vjen në galerinë e Edward Lear

$
0
0

“Hapësirë 2017” ekspozita e artistëve të rinj vjen në galerinë e Edward Lear

Galeria Edwart Lear ka hapur dyertë mbrëmjen e djeshme në Berat për ekspozitën e 31 artistëve të rinj, të cilët janë bashkuar sëbashku me krijimet e tyre në disa zhanera të artit pamor. Prindër, mësues, dashamirës të artit ndoqën çeljen e kësaj ekspozite që sipas kuratorit të saj synon të kthehet në një edicion institucional të përvitshëm me një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë e talentuar.
31 artistë të rinj, student të Akademisë së Arteve sëbashku me nxënës të shkollës Artistike në Berat kanë bashkuar veprat e tyre në një ekspozitë që ju prezantua publikut beratas dhe që do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj. Artistët e rinj u prezantuan me vepra në gjini të ndryshme si skulpturë, vaj, grafikë, akuarel dhe pastel. Ekspozita e rinjëve nuk ka vetëm si qëllim prezantimin e krijimeve të tyre më të fundit, por dhe lidhjen, bashkëpunimn, komunikimin, për të qënë lirshëm dhe të ndryshëm në prezantim dhe pregatitur për rrugën e gjatë të artit. Artistët e rinj komunikuan dje me publikun me gjuhën e lapsit, emocionet e ngjyrave, formës së vizatimit, ndërkohë që në të ardhmen synojnë gjetjet e reja të arteve pamore.
Për kuratorin e ekspozitës dhe drejtuesin e kësaj galerie Jani Kumati çelja e ekspozitës synon dhe gjallërimin e jetës artistike, shton interesin e ardashësve për të njohur përvojat e reja artistike bashkohore.
“Kjo ekspozitë do tu shërbejë njëkohësisht artistëve të rinj për të njohur artin mes tyre duke i nxitur dhe motivuar me shumë me njeri-tjetrin. Do të shërbejë në krijmin e një lidhje bashkëpunimi ndërmjet artistëve dhe galerive të rajonit dhe më gjerë në krijimin e veprimtarive të përbashkëta, tha Kumati për “Kult plus”.
“Hapësirë 2017” do të zërë një vend të rëndësishëm, do të transmetojë emocione të forta tek publike, do të pasurojë botën shpirtërore të qytetarëve, duke bërë një shërbesë të çmuar të pasurimit të traditës dhe kulturës qytetare”, tha ai.

Kjo ekspozitë synon të kthehet në një edicion të përvitshëm me një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë e talentuar, të cilët do të mund të kenë hapësirën e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me publikun.

E Azizolli

The post “Hapësirë 2017” ekspozita e artistëve të rinj vjen në galerinë e Edward Lear appeared first on .

Tri urat e shenjta mbi lumin Drin! Gani Mehmetaj.

$
0
0

Tri urat e shenjta mbi lumin Drin!

Gani MEHMETAJ

Legjenda për Urën e Shenjtë (Fshajtë) mbi Drinin e Bardhë në mes të Gjakovës e Rahovecit, të katundi Fshajë është motërzimi i legjendës për Kështjellën e Rozafës në Shkodër. Është vështirë të thuhet cila legjendë lindi e para, e cila e dyta, ashtu sikurse nuk përcaktohet dot, u ndërtua Kështjella e Rozafës, para Urës së Shenjtë apo Ura e Shenjtë u ngritë para Kështjellës së Rozafës.
Tre vëllezërit, që e ndërtonin urën ditën, ndërsa natën ua rrënonte dikush, ranë në pikë të hallit, derisa nuk u tha një plak se pa fli ura nuk bëhet. Legjendën më tutje e din të gjithë. Gruaja e shtruar, e ndershme, shenjtore, e vëllait të vogël, atij të mirit, të ndershmit, të besës, punëtorit, u flijua në këmbët e urës, ashtu sikurse u flijua shkodrania në themelet e kështjellës së Shkodrës. Dhe mbi urë kaluan shumë karvanë, njerëz me halle, ushtri, të mira e të këqija. Të gjithëve legjenda ua bëri me dije se në këmbët e urës është një nënë që u flijua, ndërsa e kishte foshnjën e gjirit.
Grykën e Urës së Shenjtë e ndjek edhe një mit tjetër, shumë më i vjetër, mit që lidhet me përmbytjen e madhe. Ma kanë përsëritur katundarët e komunës së Gjakovës nga Botusha në Gexhë e tutje në Baballoq; e kam dëgjuar në fëmijërinë time në Pejë e rrethinë. Sipas kësaj legjende, kur u ça shkëmbi të katundi Fshajë, pas përmbytjes biblike, a mbase ndonjë përmbytje më të hershme, uji që e mbulonte Pejën deri të Ujëvarja përtej Grykës së Rugovës, u tërhoq, kështu që Rafshi i Dukagjinit nga liqe u bë tokë pjellore me fusha e male.
Ura e Sakarnicës quhet ura tjetër po mbi lumin Drin, disa kilometra më tutje, në fund të katundit Rogovë të Hasit. Urë e Shenjtë- Sakarnica (nga latinishtja sakrum, e shenjtë, fli), është trajtë e latinishtes vulgare që ka mbetur edhe si emërtim deri në ditët e sotme. Edhe ajo e bartë paralelisht emrin e shenjtërisë-flijimit dhe emrin e katundit.
Ura e Sakarnicës ishte më e gjatë, rrjedhimisht edhe më e madhe se sa ura e Shenjtë. Sipas prof. Valter Shtyllës është nga urat më të mëdha në Gadishullin Ilirik. Pastaj nuk thuhet e rrënuan pushtuesit turq, apo e rrënoi tërbimi i lumit Drin.
Urës antikë të Sakarnicës në Rogovë tw Hasit i kanë mbetur vetëm dy këmbët gjigante, mbi pesë metra të larta, që duken si gjymtyrë dinozauri, ndërsa trupi e harqet ia ka rrëmbyer uji i turbullt i lumit gjatë shekujve. Mbase edhe rruga antike ka ndryshuar kahe, apo ka devijuar, sepse edhe atë urë do ta rindërtonin ilirët a arbërorët sikurse Urën e Shenjtë që e rindërtuan disa herë gjatë historisë.
Ura e Sakarnicës (Rogovës) ka qenë në funksion nga antika deri në mesjetën, thonë kronikat e kohës. Ka pak të dhëna për te, por legjenda për murimin është në themelin e emrit latin, ashtu sikurse duhej të ishte sipas legjendës po në këmbët e kësaj ure një grua e flijuar, sepse në të gjitha urat e kështjellat e Ilirisë e të Arbërisë një fli i forcoi themelin a këmbët e ngrehinës, të futura thellë në lymin e lumit, a në tokën gëlqerore.
Ndërkaq, qindra metra para ngushticës së Urës së Shenjtë, aty ku përfundojnë muret gjigante të shkëmbinjve, arkeologu Haxhi Mehmetaj për herë të parë ndeshi në themelet e urës të dimensioneve të Urës së Shenjtë, për të cilën nuk është ditur dhe nuk thuhet asgjë në literaturën arkeologjike. Këmbët e urës në dy nivelet kodrinore hetohen me sy të lirë në disa pika, sipëri lumit Drin, prapa Urës së Shenjt, në grykën e lumit. Ura duhet të ketë lidh Kështjellën me pjesën urbane, me tokat pjellore përtej lumit, por edhe më rrugën kryesore prapa murit shkëmbor, në rrëzë të tokës pjellore, që gjarpëron nga lidh kështjellën me Gjakovën, pa ia pasur nevojën Urës së Shenjtë.
Ura e sapo zbuluar, disa qindra metra nga ura e famshme, i takon antikës, pra, kohës së Ilirisë, por nuk përjashtohet mundësi të jetë ndërtuar edhe në parahistori. Kjo gjë duhet të hulumtohet, sepse sipas këmbëve të ngulitura në kodrinën e shkëmbinjve gëlqeror të Gexhës nuk është më e vogël se ura e famshme.
Po ashtu, pak kush e di, pos vendësve se sipëri Urës së Shenjtë, në një kodrinë me lartësi mbidetare 650 metra gjendën themelet e një kështjelle ilire të kohës së bronzit e të hekurit, mbi themelet e të cilës në antikitet u ngrit një fortifikim. Kështjella nuk ishte vetëm fortifikatë malore, as vetëm roje e Urës, përkatësisht e dy urave, Kështjella ishte në funksion të një qyteti a të një qyteze.
Kur zbret kodrës së rrëpinjtë nga ana e katundit Gexhë, buzë lumit, ende mund të ndeshën gjurmët e zbehta të një banje, të cilat supozohet se i kanë përdorë banorët e kështjellës, apo vendësit. Hamendësohet, sipas gjurmëve të gjetura të materialit arkeologjik se jashtë kështjellës kishte vendbanim antikë. Kështjella e Gexhës duhet të hulumtohet, sepse ka disa shtresime arkeologjike.

Në anën e kundërt në katundin Gramaqel që është në kufi në mes të Komunës së Gjakovës dhe të Komunës së Deçanit, mbi një kodër të cilën vendasit e quajnë Jagoz, ndodhen varrezat e vjetra katolike rreth njëmijë e gjashtëqind vjeçare dhe gjurmët e një kishe të antikitetit të vonë. Në këto varreza ka vazhduar varrimi edhe ne mesjetën e hershme arbërore.
Në kohet e reja, në varrezat e vjetra ka ndërhyrje, kanë vazhduar varrimet e reja katolike. Poshtë varrezës në një luginë fushore buzë anën se majtë të përroit gjendet vendbanimi i madh i antikitetit. Por të gjitha këto kërkojnë hulumtime e gërmime të kujdesshme, veçmas aty ku nuk janë dëmtuar dhe aty ku nuk pati ndërhyrje.

The post Tri urat e shenjta mbi lumin Drin! Gani Mehmetaj. appeared first on .

Vargje nga: Namik Selmani.

$
0
0

9.Ku shkoi ?
Më thanë
se në pyllin gjetheshumë kishte shkuar
Me kokëshkrepje për të shkruar lirika.
Ca ujq te këmbët i kishin shfryrë të urtuar
E…… jetimë mbetën pisha e lisa ..

Kishte ndalur një çast në strehë qerpiku,
Sodiste qiellin e brigjet, fletët e zogjtë.
Në dallgën e parë pas erës së nisur,
Shkumëzën e bëri folezë të ngrohtë.

E ndali në grykën e pusit të sapohapur
Nuses së re ia ngriti ujin e kovës së mbushur ,
Ish ujë i kaltër apo ujë diellor i përflakur?
Apo përralla e gjyshes po zgjohej vrullshëm?

Më thanë se ishte futur në shtratin ndriçuar nga hëna
Ku fjala flinte nën jorganin e heshtjes.
Të merrte dhimbjet, puthjet e amanetet e pathëna
Për t’i shkruar në Memuarët e jetës .

Kishte shkuar…….e unë, ah, s’e takova,
Me sytë nga strehët mbeta mbërthyer
Duhet të nisesha pas saj me revan kohërash
Këmbëzbathur mes qelqesh të thyer …..

The post Vargje nga: Namik Selmani. appeared first on .

Kështu e ndieni më afër atdheun. Nga Skender Lazaj.

$
0
0

 PËR ARTIN NË LËVIZJE.

… kështu e ndieni më afër atdheun.
Njëzet e tre prilli 2017 shënoi një ngjarje shumë të rëndësishme në lëvizjen shoqërore e kulturore të komunitetit shqiptar në veri të Italisë. Në mënyrë sintetike do të përpiqem të pëmbledh vlerat që u shpalosën në edicionin e dytë “Arti në lëvizje”.
1 . Aktiviteti u ideua dhe u realizua më së miri nga bashkëpunimi mes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Itali dhe shoqatës serioze InterAction. Grupi i punës u mblodh disa herë për të diskutuar, projektuar e parapërgatitur në çdo detaj atë që do të realizohej më 23.04.2017 në sallën e CGIL në qendër të qytetit Brescia. U tregua kujdes që të ftohen përsonalitetit më në zë të artit, të arsimit e të kulturës sonë që zhvillojnë veprimtaritë e tyre krijuese në emigrim. U ftuan veprimtarë nga shumë shoqata në zonë e më gjerë, drejtues institucionet e Shqipërisë e Kosovës që ushtojnë veprimtarinë e tyre në Milano, si dhe personalitete jashtë Italisë. Me shumë vëmendje u rregulluan stendat me materiale të ndryshme artistike e etnografike, për t’i dhënë mjedisit frymën e atmosferën festive, jo vetëm argëtuese. Pati një merak se skena është pak e vogël. Tashmë këtë merak nuk e ka askush, pasi vlerat që u manifestuan në të ishin vërtet të mëdha.
2 . Në këtë aktivitet morën pjesë veprimtarë të interesuar nga zonat përreth, nga Verona, Mantova, Bergamo, Lecco, Milano, Torino, Piacenza, Genoa, Siena, Firenze, Arezo, Roma, Ancona, Reggio Emilia, Bologna, Padova, Treviso, Trento … Pati nga ata që kishin ardhur nga Austria, Greqia, Gjermania e nga trojet tona, nga Kosova e Shqipëria. Kështu u arrit një pjesëmarrje si rrallë ndonjëherë. Impresionues ishte numri i individëve, por edhe shoqatave dhe grupeve (18) që mbështetën këtë veprimtari, duke dhënë direkt ndihmesën e tyre të çmuar.
3 . Një vend të konsiderueshëm zunë vetëprezantimet e shkrimtarëve dhe artistëve, të cilët dolën para publikut me një autobiografi dhe përshkrim të shkurtër të rrugëtimit të tyre në botën e artit të fjalës së bukur. Duke iu shmangur një prezantimi skeptik, autorët u përqendruan më shumë në motivacionet dhe klithmat e brendshme që i shtynë të nisin maratonën. Realiteti e epokat, lirkat e, sidomos, përmallimi janë tre planet ku rrugëton arti letrar i artistëve emigrantë. Pa harruar dramën kombëtare që Europa i shkaktoi popullit tonë para më shumë se një shekulli. Prekëse shumë poezi kushtuar vendlindjes, Çamërisë, Kosovës … I priti me shumë dëshirë auditori poezitë e recituara dhe përmes duartokitjeve u shpreh respekti i ndërsjelltë e admirimi për artistët tanë që pasqyrojnë fytyrën e pastër të shqiptarit.
4 . Një nga artet më të lashta, është vallja. Ajo është komunikim, rit, lutje, përjetim … Vallet tona i kanë rrënjët thellë në gjenezën e historinë e popullit tonë, pasi kanë qenë bashkudhëtare në sfidat e jetës, por dhe në gëzime e triumfe. Të pranishmit pritën me shumë interes dhe morën pjesë shumë nga salla në ritmin e valleve që luheshin në skenë. Tashmë, vallëtarët e kanë perfeksionauar interpretimin dhe kanë marrë edhe konfidenca me publikun. Larmia e valleve e shoqëruar me larminë e kostumeve tradicionale të thuajse gjithë trevave shqiptare sollën në skenë dinamizëm e atmosferë gëzimi. Befasi e këndshme ishte kur një grup vallëtarësh italianë (për të cilët kam shkruar një herë tjetër,) interpretuan bashkë me vallëtarët tanë vallet tona. Kjo përcolli një ndjesi respekti, sepse është një tregues se shkëmbimet e ndërthurjet e kulturës dhe traditave mes dy popujve çojnë drejt vëllazërimit.
5 . Me interes u pritën edhe prezantimet e artistëve që komunikojnë përmes ngjyrës dhe formës. Arti që lindi që në kohët parahistorike ka të përbashkëtat dhe veçantitë e veta në popuj të ndryshëm. Populli ynë ka nxjerrë artistë të mëdhenj në artin e pikturës dhe ka krijuar një traditë me baza. Por kushtet e reja që u krrijuan pas valëve migratore, nxorën në arenë artistë të rinj që kanë studiuar në akademitë e arteve në vende të ndryshme të botës dhe me punë e vullnet kanë profiluar individualitetin e tyre të spikatur artistik. Përmes filmimeve e demostrimeve sollën punime e përvoja, ku ra në sy lëvrimi i pikturës konceptuale. Në këtë kontekst, dëshiroj të përmend edhe një vajzë të pasionuar për artin e fotografisë, e cila kishte fituar edhe çmime prestigjoze në disa vende të Europës.
6 . Domosdo, e pranishme edhe kënga. Të pranishmit kënduan dhe duatrokitën bashkë me këngëtarët që dolën në skenë. U kënduan këngë kushtuar emigrimit e këngë të përpunuara. Një ndjenjë të veçantë solli një djalë i ri italian që shoqëroi me muzikë jo vetëm këngëtarët, por edhe disa recitime, të cilave u përshtati tinguj në passfondin e poezive. Pati rast kur si muzikë shërbeu stuhia e duartokitjeve që shqëroi një këngë të njohur për dëgjuesin.
7 . Piroteknika e ngjyrave të kostumeve popullore të traditës sonë, të veshura nga vashat tona, por edhe ata të ekspozuara në stendat anash në sallë, me larminë e koloritin e ndezur krijuan atmosferë elektrizuese që na shoqëroi gjithë kohën. Gjatë prezantimit të kërcimtarëve, u prezantua edhe treva nga vinin kostumet që kishin veshur. Në tavolina ishin ekspozuar edhe disa punimi zbukurimore artizanale të punuara nga duarartë të emigruar nga trojet shqiptare. Këta dëshmi të etnografisë sonë na shoqërojnë edhe larg vendlindjes.
8 . Në këtë manifestim kaq të bukur, i veçantë nga përmasat e i pasur në vlera kulturore, morën pjesë përfaqësues nga Konsullata e Kosovës në Milano dhe nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës. Tamam histori e bukur emigrantësh. Edhe Zëvendësministri i Diasporës Janez Frrokaj e quajti veten të përfshirë në valët historike të emigrimit. Me emocion më tha para se doli në skenë, se është biri i një familje nga Kaçinari i Mirditës që kishte emigruar në Kosovë para rreth tre shekujsh dhe akoma nuk është shuar ajo dritë që lëshon flaka e mallit për trojet e të parëve. Kur mori mikrofonin për përshëndetjen e rastit, citoi këto fjalë:
– Vazhdoni në këtë formë, se kështu e ndieni më afër atdheun.

The post Kështu e ndieni më afër atdheun. Nga Skender Lazaj. appeared first on .

Dilaver Xhelili . Bukurite e rrethinave te Kucoves.

$
0
0
KUÇOVË- Perondia një vend I lashtë me një kultur të zhvilluar dhe e gjelbëruar
 
Tre kilometër largë qytetit të Kuçovës ,ndodhet fshati bukur I Perondisë e cila njihet për një histori kultur e cila kjo ëshët e gershetuar  edhe me një gjelbërim të bukur të këtij fshati. Disa vite më parë në qëndër të fshatit ,ndodhej një Rrapë gjigand ,,ku aty mbledheshin të gjithë burrat më të mënçur të fshatit ,të cilët mernin vendime ,si për fashatin ,ashtu edhe për ata persona që kryenin faje të ndryshme . Si pas të moshuarëve mësohet se personat që kryenin fajë grupi I burrave i dënonte duke i lidhur me litarë dhe më pas i varnin me kokë poshtë të lidhur në këmbë. 
Në qëndër të fshatit aty ku kalonte lumi Lapardhicës  ishte ndërtuar një urë antike ,e cila shërbente për të kaluar tregtarët ,që vinin nga Elbasani ,,dhe shkonin në jugë. Ndërsa  sot ndodhet e mbuluar nga dherat .​Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit  Desarët. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje tëPerondis,janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ’40 –’50 të shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire​​. Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit  Desarët. Ndërsa sot kjo treve ëshët krejtë e e ndryshme me vitet e më parshme ,ajo  ka një zhvillim jo vetëm në kultur por dhe në zhvillimet e bujqësisë ,si dhe në shumë sfera të tjera Eshte për të theksuar se kasha më e vjetër ,është drejtë amortizimit të plotë ,as një investim nuk ëshët kryerë nga ministria apo drejtoria monomentëve të kulturës.
 
Kisha Perondisë
 Kisha e Shën Kollit ndodhet  në fshatin Perondi, rrethi i Kuçovës, rreth 18 km nga qyteti mesjetar i Beratit dhe përbën një nga monumentet më të hershme bizantine në Shqipëri. Gjatë shekujve kisha ka pësuar mjaft transformime në rafshin arkitektonik. Në vitin 1970 kisha i është nënshtruar një restaurimi të mirëfilltë nga specialistët e Institutit të Monumenteve.
Në fillimet e saj, monumenti ka qenë një bazilikë tri nefshe me nefin qëndror të ngritur lart dhe me narteks dhe sipas studjuesve i përket shekullit të     XI. Në një fazë të dytë gjatë përiudhës bizantine kishës i është shtuar muri i narteksit dhe këmbanorja, e cila është lidhur organisht me murin e narteksit. Më vonë kisha pëson një meremetim tjetër, ku vihet re përdorimi i teknikës së kluasonazhit. Rindërtim tjetër i rëndësishëm është ai i vitit 1786, ku shtohen hajatet dhe rindërtohen catitë me tavanet. Rindërtimi i fundit që tranformoi së tepërmi arkitekturën e monumentit është në vitin 1931. Më tipike në unikalitetin e saj kisha e Shën Kollit në Perhondi bëhet nëpërmjet këmbanores, e cila mendohet të jetë nga më të hershmet në provincat bizantine të Ballkanit. Megjithë transformimet e shumta në shekujt e kaluar ndërhyrja e specialistëve te monumenteve bëri të mundur që monumenti të rikthehet në identitet dhe të përfaqësojë sot një nga monumentet e kultit bizantin më të spikatur në gjithë rajonin.
Dilaver Xhelili 
Kucove – Ujë që delë nga shkëmbi mermerët gatimet tradicionale të zonës ,tërheqin turistët e shumtë
Djelli nuk lind kërkund më bukur se në zonën e Lumasit ,fshati ëshët ndërtuar në rrëzë të malëve të Gramshit dhe këtu lindja e diellit më shumë se të lajmëron fillimin e  një dite ,të mbrekullon me vezullimin e tij. Banorët e kësaj zone  gjejnë ajrin e pastër të malit dhe të kanionëve te Sinecit ,por edhe ujën e ftohtë që delë nga shkëmbi I mërmertë  .Një udhëtim drejt ujvarës së kanionëve të Sinecit ,të duket sikur hapë brenda teje një hapsirë të mbrekullueshme, gjelberime dhe ujë Është një hapsirë e çuditshme që shoqërohet me dashurin për natyrën. Në këtë zonë natyra ka krijuar mjedise të bukura ,pejsazhe tërheqse dhe  male e shpella ,kanione, ujvara e  ky peisazh  krijon hapsira të bukura ,që me freskin e tyre të heqin stresin e përditshëm . Këtu jetojnë 5 mijë banorë që ngrysen dhe gdhihen në vorbullën e hallëve të tyre.
Mesazhe e Kaltërsi  në kanionet e Sinecit
Udhëtojmë drejtë Sinecit ,ose seç ,e quajnë banorët e kësaj zone ,perla e natyrës Stina e pranverës të shtynë që të shkoshë në këtë vend të mbrekullueshëm Është kënaqësi të rendësh drejt tyre këto ditë,pranverore Ideja për të pushuar ca ditë në këtë zonë ,është dhe mbetet gjithmon tunduse për shumë prej nesh Udhëtojmë drejtë Sinecit një fshatë turistike rrëzë malit Gramshit  Udhëtimi në Sinecit të ngjall kënaqësi dhe kureshtje, si kur e shkel për herë të parë atë, edhe kur familjarizohesh dhe ke se çfarë të tregosh e shkruash për të tjerët. Ndonëse ky fshat bën pjesë në brezninë e një sërë fshatrash  turistik, ai  është pak i njohur, por të tërheq brenda vetes me bujarinë arkitekturore dhe veçantinë e tij karakteristike. Ata që marin rrugën në këtë zonë me pejsazhin malor ,brezin e pyjëve ,qetësin  e cila lë mbresa të pashlyeshme. Kur udhëton në këtë zonë syri të rrok hapsira të gjera me ngjyra të ndryshme të cilat reflektojnë nga ngjyra e lulëve ,që rriten në këtë zonë .Kanionet me një hitori të vëçantë ,bëjnë turistë e huaj dhe ata vendas që të mendohen ,që në këtë zonë ka qënë një vend banim I lashtë Zbulimet e kryera në vitin 1975, në shpellën e Sinecit ,ku janë gjendur enë të ndryshme prej balte ,arëmë të lashtësisë ,si shpata ,helmeta mburoja dhe vizatime e relieve të ndryshme në faqet e brendshmë të shpellës tregojnë se kjo onë ka qënë e banuar që në kahrat e lashta .Turistët e shumtë që vijnë për të vizituar kanionet e Sinecit befasohen nga historia dhe bukuria që I ka dhënë natyra një vendi të vogel ,sic ëshët Sineci turistët e shumtë ,pasi shijonë bukurit e konionëve ,ata nuk largohen por kalojnë natën në për banesat e banorëve mikpritës të kësaj sonë të mbrekullueshme
 
Ujëvara e sinecit
Në çdo stinë që të udhëtoshë në këtë zonë është mbrekulli, si do mos në stinën e Pranverës ,ku dhe Burimet e shumta ,ujvarat e mëdha ,ku nuk mungojnë bredhat e pishat, me të verdhën e rrepave shekullore, ujë I ftohtë që dëlë nga shkëmbenjët e mermertë. Ky vendi bukur me ujë të ftohte quhet Burimi I kanoionëve  te Sinecit. Lokali që ndodhet në afërsi të shpellës se Xhixhiles, në një vend të rrallë ku gjithë kohën buron ujë. Aty ne takuam një shokë Selman Tare  agranom i cili na tregojë për historin e kësaj zone. Në këtë zonë ka një numër të madhë lokalesh ,por më I preferuari ëshët ai I Xhixhiles ,i cili ëshët ndërtuar mbi një masivë shkëmborë. Në këtë lokal por dhe në të tjerët ,turistët preferojnë mishin e qëngjit në hellë ,kosin e dhisë ,zogun e çerepit ,të cilët janë kënaqësi dhe nje menu e vecante per ta.

Këtu vijnë shumë vizitorë, si në dimër ashtu edhe në vere, na tha pronari i lokalit , teksa na uronte mirëseardhjen. Vijnë fillimisht për të parë burimet, pastaj ulen të pinë një ujë të ftohtë e më pas ndiejnë dëshirën edhe të porositin ndonjë gjë për të ngrënë. Siç duket natyra u hap oreksin”..

Shkruar nga Dilaver Xhelili .

The post Dilaver Xhelili . Bukurite e rrethinave te Kucoves. appeared first on .

Unë biri yt Kosovë, të rraha ! ! shkruan Fahri Xharra

$
0
0

Unë biri yt Kosovë, të rraha ! !

shkruan Fahri Xharra

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……jo , nuk t`i paskna ditur as dëshirat e heshtura,as ëndrrat e fjetura me shekuj sepse
Unë biri yt, Kosovë,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,…..unë ta mohova Idriz Seferin , unë ta mohova grykën e Kaçanikut , unë të mohova të tërën. Mendoja që ta di gjakun që të vlon në gji ; por jo më duket që ishte një gurrë uji. Unë biri yt, Kosovë,
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan, … dhe ai vullkan ishim ne, disa të birtë të shekullit të ri
Unë biri yt , Kosovë
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt…….por jo , paskemi qenë gabim sepse….” ata qe kan vendosur te behen vegel qorre ne shërbim te terrorizmit,ja kanë falur shpirtin dhe kombin djallit!Gjer sa te arrijnë ne theqafje,këtyre trushperlarve nuk ka kush i kthen ne rrugë te mbar!Te kujdesemi për rininë që ende ka mundësi te mos u lehen ne dua te kriminelëve terrorist pavarësisht kujt i takojnë!Mbi te gjitha është kombi Shqiptar
“Kam thënë,dhe prapë them, se e di mirë se çfarë kërkonte Serbia,por nuk e kam ditur se pas asaj që pësuam nga serbët,do të vendosim vet për fatin tonë,natyrisht jo kështu me terrorizëm të disa shqiptarëve, ….
Unë biri yt , Kosovë , nuk e kam ditur që…
Plagos qiellën, e shpon tokën,
i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën, ia heq kotllën.
Kult’ i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi
e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi
. Mos bre ! Unë jam biri yt , Kosovë!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……”
problemet e përkufizimit të identitetit të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Austri.
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të të të pa feve
O, sa engjëj të bukur përpara derës së ferrit! ……”Çuditeshim,madje reagonim ashpër, kur serbet shqiptarët /NEVE/ i/na quanin irredentistë,separatistë dhe terroristë. Thoshin,pra serbët,para se të bëhej luftë dhe Kosova të shpallte pavarësinë, se Kosova paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Kjo që disa vite po ndodh me Kosovën,…është një pasqyrë,vërtet trishtuese,por njëkohësisht edhe shpirtkënaqje për shumë kë, të cilët edhe ata,në forma,me gjithfarë mjetesh dhe financa të mëdha, kanë stimuluar dhe nxitur interesimin dhe shtuar ndikim më të madh të pabesisë tek shqiptarët,me qëllim,që sa më parë të shkaktohet një destabilizim,jo vetëm në Kosovë,por edhe vende të tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Po shihet se uji “terrorist” po shkon në mullirin e Serbisë,dhe keqësimi i situatës në Kosovë,sidomos,asaj i shkon për shtat,dhe ëndërrohet se është një shans për rikthim të saj në Kosovë

Pse oj Kosovë! E di ti Kosovë që në vitet 1998-1999 bota vajtonte per ty.?
E di ti Kosovë qe na ka humbur krenaria ? E di ti Kosovë që për pak para po të shesin? E di ti Kosovë ?……
I di ti, të gjitha por nuk flet .sepse ta kanë shterrur zërin!

Unë biri yt Kosovë ,po kam frikë për ty !

Fahri Xharra, Gjakovë.

Së bashku me Ali Podrimjen dhe Migjenin.

The post Unë biri yt Kosovë, të rraha ! ! shkruan Fahri Xharra appeared first on .

ARBEN RUGOVA E ARTAN NIMANI, KUJDES MOS NA VRISNI SHPIRTËRISHT. SE MJAFT NA KA VRARË SHKJAU, HAJDUTËT E TRADHTIA! Opinion nga Afrim Caka

$
0
0

ARBEN RUGOVA E ARTAN NIMANI, KUJDES MOS NA VRISNI SHPIRTËRISHT. SE MJAFT NA KA VRARË SHKJAU, HAJDUTËT E TRADHTIA!

Një vështrim mbi komentin e Arbenit APO Muhamet Rugovës drejtuar në emrin tim.
Është shqetësues fakti se po i njëjti grup i cili dëshiron të “përvetësojë” figurën e Zt. Hoxha, ka urrejtje patologjike ndaj “ruralë-ve”.
O Perëndi!
* * * *

Erdhi koha e antivlerave..!
Gjakovën duhet kthyer në kulmin e saj të gjallërimit. Ne kemi një thënIE të mirë: “Ta kthejmë luftën në art. Energjia jonë duhet të jetë e pashtershme. Atëherë, çfarë presim?
Është e tepërt t’ju them se, po të mos kishim patur burra idealistë si Fadili, Dardania nuk do të ishte e lirë sot. (Këmbëtrokitje nga disa asamblistë të PDK, së). Për fat të mirë, historia nuk shkruhet me korrupsion e ulërima, po me punë dhe Fadili ka punuar më tepër e më përpara se të gjithë JU të prontos.
Ishte nje shkak i jashtëm dhe shkaku i jashtëm jeni ju dy kushërinjtë! Mirëpo gjatë ditëve një pyetje sa vinte dhe kërkonte përgjigje: Çfarë dimë ne në të vërtetë për njeriun që nuk e deshi qytetin e tij..?
Sa çudi! Arbeni dhe mentori i tij, Muhameti, na quan një grup “antikatundarë!!!”. Gati çdo fjalë apo frazë e kësaj “proze” ngërthen mjeshtërisht të kundërtat, që pasqyron njëherësh edhe kontradiktat e dramacitetin jo bashkëkohor shqiptar, pjellë e së cilës është edhe vetë Arbeni dhe mësuesi i tij, Muhameti.
Ky koment tregon hapur se Arbenët, dora e djathtë e Veselit, janë vendosur në asamblenë e Gjakovës me anë të prontos, po ngrihej e po mbahej me anë të krimit politik.
Dikur moti edhe vetë isha katundar.
Thuhet se fjala e burrit peshohet nga fjalët e jo nga injoranca e gënjeshtrat.

Një mik i imi ma dërgoi këtë togfjalësh nga reagimi i Benit, shkruar me siguri nga mentori i tij, Muhamet Rugova.
Nga i njëjti Muhamet që përvetësoi grupin e tij politik dhe e tradhtoi atë. Të kujtohet?
Cili ishte atëherë roli i tij…
Po për familjen e Ganimetes, për familjen Bakija, për familjen Lakuci, Grezda, Baruti, Vokshi, Këpuska etj., cili kishte urrejtje patologjike. Grupi apo ju! Urrejtje patologjike e veçantë, që thirreni në “ujqër të vetmuar”, si dhe radikalë të dhunshëm vendas në asamble jeni objekt i punës së suaj po aq sa edhe “antiruralë”. Një grup asamblistësh me një emër absurd pronto, si urdhri ose vëllazëria e ngatërresave në asamble, që veproni sipas një porosie ideologjike të urrejtjes, të quajtur (Identiteti Pronto) dhe ne të gjithë e dimë se është shtrembërim i pazakontë i termit histori e LANÇ të Kosovës.

Çfarë paradoksi nga kushërinjtë e ligë e banalë dhe paradoksalë. Thjesht jeni shenjat e shkatërrimit dhe i diferencës në mes “katundarëve dhe qytetarëve”. S’e kuptoj dot, nëse është shenjë e brerjes së ndërgjegjes. Apo mos, ndoshta, pa e kuptuar mirë, sot po bëheni edhe më të ligë?
Çfarë llumi, shkapërdarë jeni ju!
Cilët jeni?
Ç’njerëz, ç’komb, ç’dreq jeni, vallë, shqiptarë jo, këtë? Thashë “Shqiptarë!” Jo!
Në qoftë se para botës s’jam askushi, për dikë jam bota vetë!
O Perëndi! U rrita, u shkollova, në demonstrata, në punë, në shoqëri e në burgje me katundarë!!!
Arbeni i Rugovës , nisuni në veten e parë dhe merruni me etërit tuaj të “ballit”! Si u larguan dhe si u kthyen dhe nga kush janë kthyer nga Turqia???
Na tregoni këtë: Duhet të ndriçohet kjo enigmë…
Ju, keni deshirë të jeni servil dhe të zini ndonjë vend në parlamentin e Dardanisë. Ndërsa ky farË Artani, si një “profesor i madh”, pretendon të jetë një zotëri i madh dhe ndonjë ministër në portofolet e organizatës së tij pronto.

Po cilët ishin këta dy asamblistë PDK,së që i kishin bashkuar forcat e errësirës si një organizatë mafioze që të zhdukte tërë kundërshtarët dhe sidomos ata që bartnin vlera të veçanta intelektuale dhe morale, për të shkatërruar fatin e një historie dhe vetë Gjakovën e banorët e saj. Përçarja nuk është në modelin tim kulturor. Në historinë e Gjakovës nuk ka pasur periudhë tjetër të një shtrembërimi të tillë të bërë kundër shqiptarëve nga vetë shqiptarët si Arbenët e Artanët, si kjo e këtyre 20 vjetëve. Ky ishte gjenialiteti i vërtetë i tyre. Gjenialiteti i dy përbindëshave të së keqës…

Nuk po e mbroj Fadilin, por vlerat e tij!
Vetë jeta e Fadilit dhe vdekja e tij ishte sinonim i vetë Koferencës së Bujanit, simbol i bashkimit dhe i shansit historik, i varrosjes tragjike të një qyteti me historinë e tij; jeta dhe vdekja e Fadilit ishte një shembull në miniaturë i vetë faktit të Konferencës së Bujanit dhe për një Shqipëri Etnike. Ringjallja e tij është pjesë e pandarë e ringjalljes sonë kombëtare.
Gjakova ka shqiptarë që i japin kombit të tyre, por ka gjakovar që i japin margaritar gjithë shqiptarëve. Ishte Fadil Hoxha, ishte ndër viktimat e para të pafajshme në Dardani pas Konferencës së Bujanit. Ai ishte përfaqësues dhe ideatori i rinisë nacionaliste që morën pjesë në Konferencën e Bujanit, e cila realizoi idenë dhe përpjekjen e Bashkimit në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, në luftë për një Shqipëri Etnike e të lirë, të bashkuar dhe demokratike. Në arritjen historike të Konferencës së Bujanit, në mbledhjen e bekuar të Bujanit kontribuan shumë gjakovarë, Fadil Hoxha, Zekirja Rexha, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Bije Vokshi, Xhafer Vokshi, Gani Kryeziu, Sylejman Kryeziu dhe që përfaqësonin rininë nacionaliste dhe atë nacionalçlirimtare.

Po të pyes ty Beni e mentorin tënd Muhametin, patriotë me paterica: Ku ishin etërit tuaj (“ata të ballit”), në atë kohë më 1943?
Krahas historisë, ishte e pranishme ajo që mund të quhet kundërhistori shqiptare, një lloj shansi i keq, që shfaqej në orë dhe kah të gabuar, siç ishte rikthimi i Dardanisë, nismëtar prej Serbisë e si të mos mjaftonte kjo, vazhduar prej Arbenëve e Artanëve.
Kaq do t’i duhej retorikës së Xhavitëve, Veselëve, Petritëve, Arbenëve e Artanëve dhe asaj serbe për të hedhur një hije të rëndë mbi çështjen e Luftës së Dytë Botërore sa herë që shfaqej në horizont. Vuçiq deklaroi në ditën e Europës:
“Flamuri i Kosovës nuk e ka vendin këtu!”
Shqiptarët e Kosovës ishin në anën e nazifashizmit… me siguri ka menduar për “ballistët e gjakovarë”. Kurse pezmi shekullor ndaj statusit të Fadilit, kinse i përkëdhelur shqiptar, pas pritjes me durim të orës së vet të hakmarrjes, do të ishte i mjaftueshëm për të ushqyer dufin e pafundm për poshtërim nga asamblistët e PDK,së, siç shihet në këtë Gjakovë.

Ishte një krusmë e brendshme antigjakovare, që vetëdija e disa asamblistëve gjakovarë votuan në pavetëdije, ashtu si përjetohet historia e fshehtë e Arbenëve e Artanëve, ajo zonë e turbullt, ku është vështirë të kapet me mend koha e antivlerave, nëse e ke thyer apo je thyer ti vetë prej së keqes. Ato antivlera shqiptarët me dy fytyra do t’i paguanin më pas edhe ju vetë një për një.
Gjakova nuk ka nevojë për njerëz me antivlera si Artana e Arbena. Gjakovarët kanë përpara ditë tepër vendimtare për fatin e tyre. Në qoftë se “liderët asamblistë të PDK,së, të AAK,së dhe disa të VV,së” shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë, këta duhet t’u lënë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë gjakovarë që do ta kuptojnë më mirë këtë popull, që do të kenë më shumë dhembshuri për të, me fjalë të tjera, që do ta prijnë siç duhet për t’i mbrojtur vlerat e mirëfillta. Sa më shpejt që Gjakova e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim, nga antivlerat, aq më mirë do të jetë për të gjithë Dardaninë.

Unë ju korrigjoj: E tashmja dhe e ardhmja na janë ampotuar, kanë mbetur ende vetëm gjurmët e së djeshmes..?
Prof. i gjuhës e i letërsise shqipe, z. Muhamet, a mos kam bërë ndonjë gabim gjuhësor, se unë nuk jam prof. i gjuhës shqipe si JU!
Edhe bilbili i zi e ka melodinë e bukur…
Unë më me JU nuk do të mirrem!

Fotografia e Afrim Caka

The post ARBEN RUGOVA E ARTAN NIMANI, KUJDES MOS NA VRISNI SHPIRTËRISHT. SE MJAFT NA KA VRARË SHKJAU, HAJDUTËT E TRADHTIA! Opinion nga Afrim Caka appeared first on .


ADUSH, ÇIFUTË DHE … KËPUCË …(Nga triptiku “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime.”) Simon Vrusho.

$
0
0

ADUSH, ÇIFUTË DHE … KËPUCË …
Adush Civeja, 71 vjeç, ka pasur fatin që në 7-vjeçare të ishte në një klasë pilot, me nxënës shumë të mirë që ëndërronin të bëheshin gazetarë, inxhinierë, arsimtarë, sportistë, që merrnin vetëm pesa në mësime, kaq shumë pesa, sa Adushit mezi i vinte radha të merrte edhe tresha…
KALIN, PO NUK E KAPE NGA FRERI, MBAJE NGA PATKOI…
-Ia thashë babait. Të tërë të klasës do të bëhen njerëz të mëdhenj, me kapele republike, po punëtor kush do të jetë? Unë do të bëhem punëtor, baba… Isha i fundit i djemve e më quanin në shtëpi kimetliu i dytë, kimetliu i parë ishte djali i parë, vëllai i madh fare, Saliu… Dhe e mbylla me 7-vjeçaren… Babai u mërzit, por i thashë se jam gati të filloj punëtor… Për të më dekurajuar, që të bindesha se punëtor ishte zanat shumë i vështirë, babai më çoi në kaminë, tek fabrika e tullave, gërmim dheu, mbushje vagonash, punë vërtetë e vështirë dhe unë isha vetëm 14 vjeç… Babai nuk e bënte këtë për lekë, por mendonte se do të tërhiqesha, por unë nuk u dorëzova, se isha klasë punëtore unë… Edhe punova shumë, edhe më paguan mirë… Rrogën, siç e merrja, ia dorëzoja babait… Pas një viti në fabrikën e tullave, 15 vjeç më çuan tek Qendra e llaçit, që të më acaronte gëlqerja, të më digjte, ku durova 2 vjet dhe prapë nuk u dorëzova… punëtor unë… Dhe unë nuk mbaja asnjë lekë nga rroga… E vetmja pije që nuk e lija dot ishte uji. 17 vjeç më çuan në këpucari… Më tha babai: “Nuk do kapele republike, merru me këpucë republike… Sepse, nëse nuk e kap dot kalin nga freri, të paktën mbaje nga patkoi…” U bëra këpucar i kategorisë së parë… Jo vetëm emri, por edhe fotografia ime doli në tabelën e nderit… Babai nuk u besonte syve… Vinte përditë dhe e shihte, se mendonte se do bëja ndonjë gabim e do të më zbrisnin nga tabela, por ku zbrisja më unë, unë nuk lëvizja nga tabela, madje, edhe kur unë shkova ushtar, fotografia qëndronte aty, sikur më priste, sikur më ruante edhe vendin, edhe nderin e punës…
NË SHTËPINË TIME NUK JU PREK AS PERËNDIA…
-Babai im ka qenë Qani Civeja, që i thoshin dhe Qani Efendiu… Në vitin 1942 babai bëri shtëpi të re me 20 dhoma… kur ia mbërritën tek ne 7 familje çifutësh, hebrenjsh nga Kosova, nga Prishtina… Nuk kishim fjetur as vetë ne, asnjë natë… Punonin hebrenjtë… E blinin metro, e shisnin me kut… Pesë lekë kuti/ Tek Jake Çifuti… Hynë tek ne dhe nuk lejoheshin të dilnin më… Babai iu thoshte: “Jo nga gjermani nuk do të vdisni, por as nga Perëndia nuk lejohet të vdisni sa të jeni në shtëpinë time. Po vdiqa unë, nuk di çfarë t’ju them”. Bënin shaka…
Babanë e njihte gjithë Berati. Njëherë postieri pruri në shtëpi një letër me këtë adresë: Qani Civeja, Qani Efendiu Berat. Vetëm kaq.
KISHIM MËSUES JO ARSHININ, POR MIGJENIN…
-Arshin Xhezon e kam pasur shok lagje, shok fëmijërie, shok klase… Kur vinte në Berat, do të më takonte patjetër… Kur vdiq, shkova dhe po e prisja tek varreza… Binte një shi i imët… Tek varri i hapur prisnin tri vajza studente, dikur nxënëse të tij: “Ne kemi pasur mësues Migjenin, “- më thanë… Qava, por edhe u krenova…
Ilir Civeja, djali i tij në Amerikë, ruan lidhjet me hebrenjtë amerikanë dhe shkon e lutet atje edhe në sinagogë…

(Nga triptiku “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime.”)

The post ADUSH, ÇIFUTË DHE … KËPUCË …(Nga triptiku “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime.”) Simon Vrusho. appeared first on .

NËNA. Poezi nga Veron Hoxhaj

$
0
0

NËNA
Poezi nga Veron Hoxhaj
Nëna është aromë
Është valjum qetësus,
Por është dhe si lëmshi
Që të mbyt në gush.

Ah moj Nëna ime ,
Meteor e rrallë..!!!!
Sa me dhëmb mua shpirti
Se jam mërgimtarë.

Çdo gjë që un ha,
Më ri lëmsh në grykë,
Bashkohet me mallin
Dalin lot nga sytë.

Eth sytë te fëmija,
I shikoj me radhë,
Ah moj Nena ime
Te ndjej ,sa ke mall.

Ngrihem në mëngjes
Shkoj në telefon,
Kur ti s’më përgjigjesh
Zemra më gulçon…!

Ne punë nuk shkoj dot
Me priten fuqia,
Kur të dëgjoj zërin
Kërcej si fëmija,

Mëngjes biri Nënës
me zërin e ngrohtë,
fytyrën e qeshur
dhe syrin me lot.

Ah moj nena ime
Më mungon gjithë çka,
lakrori me lakra
Që më bëje mua.

Nga thellësie zëmrës
Dhe nga shpirti im,
Gjithë Nënat e rruzullit të kenë lumturin. Veron Hoxhaj

The post NËNA. Poezi nga Veron Hoxhaj appeared first on .

SHËNIME NGA DIASPORA ME DY AUTORË DHE NJË SHKOLLË SHQIPE..Nga Petrit Aliaj.

$
0
0

SHËNIME NGA DIASPORA ME DY AUTORË DHE NJË SHKOLLË SHQIPE..
Shoqata “Shqiponja” në Costa Volpina,tashmë ka hyrë në 11 vjetorin e saj me histori aktivitesh cilësore në rritje, të cilat i dedikohen bashkëpunimit e trasparencës që kanë në mes tyre si staf me komunitetin shqip folës në zonën ndërmjet dy provincave ,Brescia e Bregamo. .Jam përsëri në mes tyre,i ftuar nga zv./pres,i kësaj shoqatez.Astrit Hyska në një takim promovues të autorëve Lumturi Plaku e Skënder Lazaj.

Një vit më parë të pranishëm në zgjedhjet e kësaj shoqate,ne nga afër pamë se si funksiononte e sinkronizuar gjithçka në një ditë votimesh .Rregulli,trasparenca dhe pjesmarrja masive e mbi 100 anëtarve të kësaj shoqate me djem e vajza të cilët ndiqnin e drejtonin me kujdes votimet në formën më demokratike Ishte një tregues shumë pozitiv i trasparencës së tyre, por edhe mjaft domethënës për eksperiencën e formës së organizimit, e cila është e baraz vlefëshme për shumë shoqata të tjera ,dhe jo vetëm në Itali .Pa i mburrur,por me plot gojën i admiroj për punën,arritjet dhe unitetin e tyre. Takimin e hapi sekretari i shoqatës z,Jasin Dauti me falenderimet për të ftuarit ,autorët dhe pjesmarrësit për praninë e tyre,duke ja i dhënë fjalën e përshëndetjes,presidentit të shoqatës z.Sherif Nuredini, i cili ndër të tjera,njoftoi të pranishmit se; me 17 shtator,ashtu edhe siç e kemi ideuar,do të hapim për herë të parë shkollën tonë shqipe. Shkollë e cila mundësohet në bashkëpunim me drejtuesit e komunës ;Costa Volpino,(Bergamo) të cilët na sigurojnë lokalin dhe kushtet e përshtatëshme në ambientet e Institutit të shkollave në Darfo Boario Terme ,falë edhe konsideratës dhe impenjimit të presidentes së këtij instituti zj.Paola Abondio . – Ai njëkohësisht paraqet edhe mësuesen e re;zonjën Shpresa Popa, e cila falenderon me këtë rast për besimin duke ju drejtuar pjesmarrësve me fjalët ;ju jeni të gjithë bashkëpunëtorët e mij ,e tashmë së bashku do ti dalim punëve përpara .Rezultatet vijnë kur jemi në gjëndje ta kuptojmë domosdoshmërinë e të mësuarit të gjuhës e cila fillon së pari me frekuentimin e shkollës nga fëmijët. Shkrimtarja Lumturi Plaku ne paraqitjen e krijimtarisë së saj i a dedikoi kryesisht gjuhës sonë të bukur .gjuhës së nënës ,të një nëne e cila vuan kur nipërit e saj kthehen me pushime në vendlidjen e të parëve dhe gjyshja e përmallur e me lot ndër sy nuk arrin të komunikojë me ta, mbasi nuk flasin shqip. Ashtu siç vuajmë edhe ne këtu kur dëgjojmë që shumë nëna nuk janë në gjëndje tja u trasmetojnë gjuhën,fëmijve të tyre si pjesë të edukimit tonë brez pas brezi .Më tej zonja Plaku shton se;është një mungesë që na vret së pari gjuhën duke na rrezikuar ekzistencën e vetë kombit tonë.Pranda jna duhet të jemi së bashku në ide e aksione ,me përpjekjet maksimale për të luftuar indiferencën e cila pjell veç përçarjes edhe shumë ligësi të tjera. -Zonja Lumturi, ndër të tjera recitoi e lexoi pjesë nga libri “Unë Jam Shkronjat” ku hapësirat në të cilat ajo krijon me vargjet e saj, të bën të përjetosh të bukurën në sytë që ndriçojnë errësirën,ku dritën që marrim nga shkronjat, si vetë jeta e thellësi e detit, së bashku me mallin për atdhe, të bën të ndihesh krenar në çdo aspekt të së kaluarës e së ardhëmes .
Në vijim poeti Skënder Lazaj u paraqit me një përshkrim të shkurtër të jetës dhe dëshirës që kishte që në fëmijëri për të shkruajtur.Në vargjet e tij tek vëllimi poetik dy gjuhësh “Ringjallem për Dashurinë ,ai si një vëzhgues mjaft i kujdesëshëm i natyrës shqiptare ,deri në vlerat që ka një gjethe kur bie, e fladi i vjeshtës e shtyn larg …larg diku .Pra një metaforist i përsosur me baladat,etjen për dashurinë e dijen,mallin që përpëlitet nga dhimbjet së bashku me aspektet intime kult si forma më e përsosur të cilës i jep jetë me penën e tij. Duke u ndalur në debatin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë,ai preku një detal të vogël nga koha kur ishte emigrant në Greqi,kohë në të cilën asnjë nga ne nuk mund ta mendonte hapjen një shkolle shqipe ,për faktin se edhe të flisnim shqip,kishim frikë nga ndëshkimet .Ndërsa këtu, falë bashkëpunimeve me komunat e një sistemi demokratik më të avancuar, janë të gjitha mundësitë që shkollat shqipe të lulëzojnë e fëmijët tanë të ngrihen në nivele më të larta për vetë karakteristikat e plotësimet që ka gjuha e jonë në të folurën gramatikore etj. Më pas zoti Jasin Dauti,recitoi një pjesë nga vëllimi poetik “Shija e Lirisë” e autores Oltjona Selamaj Magnani. Në fund të këtij takimi mjaft të vlefshëm presidenti shoq, “Shqiponja”zoti Sherif Nuredini me dorëzoi teserën e anëtarsisë me motivacionin për bashkëpunimin me devotshmëri me shoqatën “Shqiponja” si aktivist ,patriot e bashkëpuntor,themelues i mjaft shoqatave e në veçanti i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali. – Ishte një nder që më bëhej mua,si rezultat i respektimit të përpjekjeve të cilat unë i ndaj me bashkëpuntorët dhe miqtë e mij përgjatë këtyre viteve në emigracion ,për të mbjellur farën e unitetit për bashkim e përparim të kombit tonë.Faleminderit miq të shoqatës“Shqiponja”në Vale Camonica/Sebino .Qofshi të bekuar në punën tuaj atdhedashëse.
Nga Petrit Aliaj. 20/05/2017
Costa Volpino /Bergamo(Italy).të

The post SHËNIME NGA DIASPORA ME DY AUTORË DHE NJË SHKOLLË SHQIPE..Nga Petrit Aliaj. appeared first on .

LETËR RENEGATIT SHQIPTAR NEXHMEDIN SPAHIUT..Nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

LETËR RENEGATIT SHQIPTAR NEXHMEDIN SPAHIUT

Gjakovë, Dardani
Gjakovë, 25 maj 2017

Letër e hapur!

Tendenca serbofile e një fundërrine shqiptare, Nexhemedin Spahiut.
Ashtu miljona shqiptarë, kan ndjekur me “ngazëllim” deklaratat e tij banale për fatin e popullit tim dhe qëndrimin e tij ndaj kombit të shqiptarëve.
Tatëpjeta drejt të ligës nuk mund të vijojë pandërprerë tek raca e kësaj pjelle; sepse në një gradë të caktuar të tij surrati prej fundërrine do të asgjasonte vetveten. Prandaj thuhet gjatë shtimit të tradhtive të mëdha, të bërë stivë sa malet e larta dhe për të keqen në përputhje me to, tani s’ka se ku të vejë më keq se kaq: dita e fundit është në prag të derës së tij.

Ai tradhtoi, por duhet ta paguajë me burg e me, i cili do të merrë verdiktin nga drejtësia si një fundërrin morale, si një tradhtarë edhe politike duke pastruar jo vetëm Dardaninë por edhe gjithë shqiptarët..!
Tashmë kryetar i një sekti spiunësh kosovarë. Kjo fundërrin e pashembulltë morale e shoqërisë shqipatre. Ky njeri që mohoi atësin e kombit, gjuhës, historisë dhe kulturës. Ky njeri që abuzon me shtetin dhe gjuhën. Ky njeri i pamoral dhe pa asnjë normë shoqërore e atdhetare synon të bëjë përçarje në mes vëllezërve katolikë myslimanë dhe ndaj figurave kombëtare, gjegjësishte ndaj të madhit Skënderbe dhe përpara kamerave televizive të huaja serbe.

Përpara për iden e Serbisë së Madhe… Këtij zëri të mënxyrshëm të një korbi të zi i bëntë jehonë Serbisë, nga fushat e anës tjetër të armikut, thirrje plot urrejtje, ndërsyese dhe ziprurëse të një mjerani, spiuni e renegati nga Mitrovica, i cili me plotë urrejtje duke gënjyer në dëmë të kombit të vetë. Kjo kuazimodo (ndyrësirë e poshtër) u dëshmua edhe një herë përballë Daçiçit në TV,ën e Beligradit. Një thënie e ilirëve të lashtë: Thëngjilli, po s’të dogji, të nxin. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për Nexhemedin Spahiun dhe zagarët e tij. Interesi kombëtar nuk bënë të bjerë viktimë e një lideri fetar apo këtij spiuni, renegati shqiptar!

Nëse kujtesa Dardane përndiqet nga fantazmat e së shkuarës, nëse populli shqiptar ruanë vetëm kujtimet e dhimbëshme të ndarjeve kombëtare, a mund të bashkohen ata rreth miteve dhe simboleve të tradhtisë që tregojnë solidaritet me Daçiçin dhe politiken e tij antishqiptare, por edhe diferencë më të thellë ndaj kombit që e lindi dhe rriti këtë bir muti? Lugat sikur të kishte lindë e ma i tmerrshëm nuk do të kishte qenë. Për fat të keq, ishte e vetmi spiunë i qartë midis tradhtisë. Tradhtia e vjetër, ajo që vite me radhë kishte turbulluar mendimin shqiptar, po shfaqej përseri në mes të Beligradit. Ishte po ajo tradhti treshe: Nexhemedin Spahiu, Serbi e Turqi, në mjegullën e së cilës vazhdonin spiunët të ngatërrojnë historinë shqiptare. Kundër kryeministrit Edi Rama, në aleancë me shkja e shkina. Me shkjaun kundër Shqipërisë Natyrale.

Ҫfarë force dhe kuptimi mund të nxjerrin shqiptarët e Dardanisë prej të tilla tradhtish e simbolesh, siç mund të na duken ne? Faktori i rënies së ndonjë shqiptari faqezi është dobësimi i karakterit të tij, por gjithnjë me një logjikë të ndjekur prej një programuesi strategjik.
Kjo fotografi është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët dhe ish qeverinë e mallkuar. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër serb, të cilën nuk përpiqetë ta fshehë dhe të veshë petkun e propagandës për fundamentalizem islamik. E vërteta për t’ia çjerrë maskën këtij zagari plak, këtij fundamentalisti islam. Farën e tij s’duhet lë të lëshojë rrënjë as në ëndërr. Nëse nuk zbulohen rrënjët dhe degët e tij prej spiuni turko-serb, të cilat duhet shkulur me forcë… Pikrisht ky është që vretë lirinë e tonë për çdo ditë. Ne duhet të shndërrohemi në kundërshtarë të tmerrshëm si një lumë i trazuar që rrëmben lisa e gurë, dhe duhet ta zgjojmë brenda vetes forcën revulocionare patriotike për te mirën e kombit dhe të shtetit që mos ta harronë kollaj, ky këlysh serbi.

Thelbin e çoroditjes e jepte dyshimi nëse ajo Serbi apo ajo Turqi, prej të cilës ky farë zagari shqiptar nuk ishte shkëputur nga testamenti vjeter. Ka disa vite që Spahiu saboton çështjen kombëtare, agjenturara e Udbës e mori vesh se në të bëhej fjalë për Nexhemedin Spahiun dhe kombin shqiptar. Krerët e Udbës, në veprimtarinë e tyre kundër Dardanisë, shpejt e shpejt urdhëruan agjentin e tyre të dyfishtë Nexhemedin Spahiun që të udhëtonte për në Beligrad, me qëllim që t’i dilnin përpara për ta ndaluar Bashkimin Kombëtar!
Rimohuesit dhe çmitizuesit, që s’mungonin kurrë në kësi rastesh, janë si në fest. Po aq i pa lodhur për tradhti të hapur. Kur këmbëngulej se pas një pranie shumëshekullore turko-serbe, shqiptarët sipas këtij zagari e spiuni, shqiptarët gati-gati s’kanë të drejtë e moralë të bashkoheshin shqiptarët e katër vilajeteve.

Në vitin 2017, një rimohues kosovali, shok i Halil Matoshit, një kryespiun kosovali, njëfarë Nexhemedin Spahiu, në TV-in serb në Beligrad, pas nervozizmit të hapur kundër Shqipërisë Natyrale dhe kundër kryeministrit Edi Rama, e tha shprehimisht mendimin se pas një bashkëjetese aq të gjatë, shqiptarët e Kosovës nuk mund të bashkohen dhe nuk mund t’ia kthenin krahët Beligradit. Përgjithësisht, rimohuesit bashkoheshin te një thelb, dhe thelbi, diku i hapur, diku më i fshehur, kishte të bënte me asimilimin e shqiptarëve në turqë e sllavë. Me fjalë të tjera, ky ishte një popull ose, më saktë, një nën popull, që veç pas sundimit (turpërimit) vendoste lidhje të reja me shkja e turqë, prej të cilëve Nexhmedini nuk ndahej më dotë. Shkurt, një Nexhemedin, një kuislingë i lindur për tradhti e robëri.

Dardania është në rrezik nga bashtua i Mitrovicës, Nexhemedin Spahiu. Ai ka urdhëruar djajtë e zi turqë e serbë kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive antikombëtare. Siq kam shkruar edhe herë tjera për këtë kuisling, fatkeqësi e kombit tonë dhe Dardanisë së gjorë, që i ka rënë duart e një njeriut të përbindshëm, tradhtar, tinëzar, spiun, gjak prishur, që e do Shqipërinë e Dardanin nën serbi e turqi. Ne intelektualët gjakovarë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura e këtij qeni, prandaj kërkojmë që të dëbohet nga shteti ynë drejtë Beligradit dhe t’i hiqet e drejta si ligjerues në fakultetin teoligjik në Prishtinë. Por kam besim se këtij batakçiu, këtij qenefi, bashkë me djajtë e tij të zi, shpejtë ka për t’i dalë boja.

Fotografia e Afrim Caka

The post LETËR RENEGATIT SHQIPTAR NEXHMEDIN SPAHIUT..Nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

KRIZA POLITIKE DHE ZHVESHJA NGA NACIONALIZMI SHQIPTAR..Afrim Caka.

$
0
0

KRIZA POLITIKE DHE ZHVESHJA NGA NACIONALIZMI SHQIPTAR

Shqiptarët, po jetojnë në një kohë të çuditëshme!
Perëndimi mund ta njohë historinë shqiptare, ndonëse jo rrallë herë vetëm nga propaganda e spiunëve e tradhtarëve. Kur përseriten ose përçudnohen përvojat e politikanëve e deputetëve shqiptar dhe situatat e ngajshme historike, është e pashmangëshme të mos u referohesh analsitëve e komentuesve me dy fytyra mbi ngjarjet historike e fetare të PDK,së, LDK,së dhe NISMËS.
Në njërën anë ulërijnë me gjithë forcë kundra kësaj politike të flliqur, ndërsa në anën tjetër aderojnë në këto parti. Nuk është e tepërt t’Ju përkujtojmë disa të dhëna thelbësore, që e bëjnë çështjen shqiptare çështje më tragjike kombëtare në Ballkan, Evropë dhe në Afrikë.

Si kemi mbërritur deri në gjendjen e sotme? Kriza, siç e kemi treguar, u formua nëpër dy rrugëve kryesore. E para, ishte mobilizimi i krimit politikë dhe kjo është mënyra që ka çuar në formimin e një numri të madhë politikanësh të korruptuar. Rruga e dytë kishte të bënte në thelb me procesin e përfshirjës analfabetëve në politik. Sigurisht që ky është një ndër kriteret kryesore që përjashtoj shtetin etnikisht homogjen shqiptar dhe flamurin kombëtar nga skena ndërkombëtare.

Këtu dëshiroj të shpreh gjykimin: që shteti dhe kombi i ditëve tona po pësojnë gërryerje të mëdha, për të mos thënë shpërbërjen, për shkak se tipari i tij plural, gjuhësor, kulturor e historik apo polietnik po minohet nga proceset e zgjerimit dhe “modernizimit” të shtetit dhe nga problemet e krijuara prej proceseve sllave, rome, turke e dreqi e i biri… një shtet i krijuar prej aborigjenësh e tribushë afrikane. Si një stuhi kërcnuese, këto minoritete mbanin gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Kjo shpifje me tendenca antikombëtare ka gati 20 vjet që trumbetohet jo vetëm nga Hashimi e Isa e ca biçimë të tjerë që hiqen si hoxhallarë, historian e atdhetar. Antikombtarizmi i tyre e kësaj kompanie, pasardhësit e kolaboracionistëve të zajednicës e Erdoanit vijojnë t’i bien borisë së tyre antishqiptare. Kjo dukuri është tragjike.

Shteti ynë kombëtar është i sulmuar nga krizat e brendëshme korruptive e fetare, si gjithashtu është kërcnuar edhe nga forcat e jashtme sllavo-turke. Roli i tij si aktori parësor ekonomik, politik dhe kulturor në arenën ndërkombëtare është vënë në dyshim. Megjithëse kjo çështje u cek në kreun e parë, ajo ka nevojë të përballohet më plotësisht, veçanarisht nën dritën e zhvillimeve të kohëve të fundit në Ballkanë, e sodomos në Dardani, Maqedoni e Greqi.

Duket sikur shteti ynë kombëtar është i parigjenerueshëm dhe indentiteti kombëtar, megjithëse të rimodeluara në menyrë periodike, ka për t’u zhdukur! Në këto rrethana, a mund ta mendojmë seriozisht idenë e një shteti ku rigjenerohet dhe vullnetarisht ti dërzohet pushtetin një organizimi më të mirë, që do ta zëvendësonte kombin dhe shtetin kombëtar si objektin e besnikrisë dhe pasionit për shumicën e shqiptarëve? Veçoritë morale dhe intelektuale, tërësia e të cilave shpreh shpirtin e një populli, përfaqësojnë në vetvete sintezën e gjithë të shuarës së tij, trashigiminë e të parëve dhe arsyet që e shtyjnë atë të sillet në këtë apo atë menyrë. A nuk u bien të gjithëve në sy dallimet psikike që ekzistojnë midis tyre dhe a nuk lexohen këto dallime në faqe të historive të tyre?

Vlerësimi i kësaj çështje është diçka urgjente. Fakti se në shtetet ku jetojnë shqiptarët duhenë të zhvishen prej pushtuesve të tyre. Kurse shqiptarët nën pushtimin e tyre duken po aq të painteresuar për të rimarrë po ato pushtete pas dimrit të madh maqedonë dhe atij serbë, e kanë rritur ndjesinë e paradoksit, ndërë shqiptarët paradoksë, sikurse që i kanë bërë ngjarjet më tragjike në Dardani dhe në vetë Maqedonin, mu në pragun e Bashkimit Evropian.
Ky shkrim shërben si një lexim i domosdoshëm për çdo shqiptar dhe profesionistët e fushave të sociologjisë, politikës dhe maradhënieve me shtetetë përreth.

The post KRIZA POLITIKE DHE ZHVESHJA NGA NACIONALIZMI SHQIPTAR..Afrim Caka. appeared first on .

“Berati 100 vite më parë udhëtim në foto historike”, ekspozitë në Muzeun Etnografik..Nga E Azizolli.

$
0
0

“Berati 100 vite më parë udhëtim në foto historike”, ekspozitë në Muzeun Etnografik
“100 vite më parë, Berati, udhëtim në foto historike”, kështu është titulluar ekspozita me fototgrafi që është hapur sot në Muzeun Etnografik në ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ka qënë: “Muzetë dhe historitë tabu, të thuash të pathënën në muze ose të thuash të paimagjinueshme”.
Nëpërmjet fotografive mjaft të rëndësishme historike në format të madh prezantohet Berati i 100 viteve më parë, fokusuar në celuloid prej vitit 1904 deri në vitin 1940. Fotot e prezantuara sot janë realizuar nga fotograf të njohur shqiptar dhe të huaj që kanë vizituar Beratin e atyre viteve.
“Janë foto të realizuara nga Antoni Baldacci udhëtar, botanist, gjeograf, publicist, hungarezi Kankovsky, të koleksionit të misionit ushtarak holandez apo të gjeografit fiorentin Roberto Almagia, të nënoficerit të ushtrisë austro-hungareze Rudolf Fidedler, të Ernest Novack, fotot nga arkivi ushtarak bërë gjatë Luftës së Parë Botërore, nga Echte Photographie, Foto Vara, foto të mjeshtrit Xhimitiku, Vruhos, etj, bëri me dije në hapje të ekspozitës Drejtori i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. Fotot janë mjaft interesate dhe më një këndvështrim që paraqesin pamje nga qyteti i Beratit, arkitektura e qytetit, jeta e banorëve në ato vite. Paraqiten pamje që japin të plotë tablonë arkitektonike të qytetit, pazaret, manastririn e Shën Marisë pranë Urë së Goricës, sahatin e vjetër të qytetit, çarshinë e madhe, qendrën pranë bashkisë së vjetër, parinë e Beratit me përfaqësuesit e misioneve të huaja, çezmat, rrugët e gjera, kompleksi i famshëm i sarajeve të pashallarëve siç ka qënë në fillim të shekullit, dyqanet e zejtarëve”, tha Polovina.
Duke preantuar këtë ekspozitë tejet të veçantë drejtori pohoi se në këtë 15 ditësh të parë të fillimit të sezonit turistik kemi një rritje të numrit të vizitorëvre. Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore, përmisimi i infrastrkuturës muzeore, profesionalizmi në rritje i stafeve, të gjitha këto kanë bërë që nga periudha Janar-Maj 2017 Berati ta vizitohet nga 8 755 vizitorë, rreth një mijë vizitorë më shumë se i gjithë viti 2013, në vitin 2014 kanë qënë 15 mijë vizitorë, në vitin 2015 më shumë se 24 mijë vizitorë dhe në vitin e kaluar 29 mijë vizitorë.
Shifat tregojnë se Berati është destinacion i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për vizitorët e huaj, por risia e këtij viti është se ai po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas veçanërisht në fundjavë.

The post “Berati 100 vite më parë udhëtim në foto historike”, ekspozitë në Muzeun Etnografik..Nga E Azizolli. appeared first on .

BERAT- Një udhëtim në Shpiragë ,aty ku historia e mermertë e mishi I kecit në hellë, ka befasuar turistët

$
0
0
BERAT- Një udhëtim në Shpiragë ,aty ku historia e mermertë ,mishi I kecit në hellë ka befasuar turistët
 
Nga Dilaver Xhelili .
Në se udhëton për në Shpiragë në të djathtë të tij, sytë të shohin një lugin të bukur ,dhe malin me brinjë të udhëtoshë në këto lugin në krahinën e Shpiragut në këto ditë pranvere të mbushura me tingoj të zërit bilbilit dhe zoqeve karakteristikë të kësaj zone ,Freskia aroma e lulëve ,me ngjyrë të këndshme ,domosdo ëshët një kënaqësi e shumpritur..Siç është natyra atraktive për një visitor të thj,eshtë ,ashtu edhe për një adhurues të natyrës janë edhe banorët që jetojnë në këtë zonë ,të dashur mikpritës ,bujar dhe puntorë.. Duke soditur gjithçka që të shfaqet para syve, ne përfitojmë një pafundësi emocionesh. Ndaj bëhesh tjetër njeri nga moria e tyre që i ndjen çdo çast. Tej, në horizont, në një nga lartësitë shkëmbore që arrijnë në majën e malit Shpiragut ,. Vështrimi të përhumbet në një meditim të thellë në historinë e saj, por ndjesia më e këndshme të kaplon kur ngjitesh dhe e viziton atë, nga ku qyteti Beratit të shfaqet anë e kënd.
Krahina e shpiragut ,ndryshe quhet dhe ‘’Ballkoni Beratit’’.
Krahina e shpiragut ndryshe quhet dhe ‘’Ballkoni Beratit’’që ndërvite ruan historin e luftës ,Kjo krahin nuk njihet vetëm për kulturën ,mikpritjen ,turizmin ,por njihet edhe edhe për historin e luftës LA- NÇ ,e cila është skalitur me pllaka mermeri të vëndosura të vëndosur në një kollon që përshkruan rrugën nacionale të krahinës ,duke iu përgjigjur hapsirave të relievit gjeografik të çdo fshati Si pas historianit të zonës Xhezmi Malaj ,,mësohet se banorët e kësaj krahine,kanë se çtë flasin për të gjithë ngjarjet që janë zhvilluar në këtë zonë .Këtë lavdi e heroizëm banorët e kësaj krahine e shpren gjatë operacionëve ndërmori armiku për të kaluar shpiragun Mallakastër ,tepelen, e gjithë është shprehur historia e krahinës shpiragut .Kjo krahin I ka dhënë luftës 73 dëshmorë ,400 partizan nga luftimet u degjen në shënjë hakmarrje 700 shtëpi Është për tu theksuar se 70 përqind e ngjarjeve historike të rrethit Beratit I takojnë kësaj treve.
Zhvillimi Turizmit turistët shikojnë se si piqet keci në hellë
Kjo krahin me 12 fshatra ,tashmë ka marrë një tjetër fizonomi të bukur krahës historis patriotike.Krahina e Shpiragut për nga historia dhe bukuria që I ka falur natyra  ëshët kthyerë në një zonë turistike .për turistët vendas dhe të huajë .Mali shpiragut me 23 brinjë e tij,të murrëm I cili I ngjanë një bualli muarrëm të myzeqes .Dhe pikërishtë këto histori dhe shumë të tjera kanë bërë kurjozë një numër të madhë turistësh .
Si pas banorëve të kësaj zone mësohet se turistët kanë preferuar shumë ushqimet tradicionale të gatuara nga guzhinjerët shqiptarë Disa lokale lukzoze të ndërtuar rrëzë malit , Sinjë ,Paftan ,Mbreshtan  Në këto lokale turistët kanë parë me sytë e tyre pjekjen e kecave në hellë ,Pasi mishi kecit në këtë zonë ëshët më I preferuari ,pasi nuk ka yndyrna .por mishi në hellë ëshët shoqëruar edhe me djathin e preferuar të dhisë . zogu I pjekur me saçë dhe verën tradicionale të zonës. Si pas banorëve të kësaj krahine Shpiragu një vitë më parë dhe në vazhdim ,ka patur një numër të lartë turistësh  Shumë turistë kanë preferuar kanë preferuar që të flenë në për banesat e banorëve të krahinës shpiragut ,pasi ato lagje kanë një konturë ndërtimi si lagjet muzeale ..Mangalem.. GoricëShumë familje në këtë zonë ,tashmë kanë filluar që banesat e tyre ti kthejnë në hotele por dhe shumë komode.
Rikthimi në tradit  Zhvillimi Turizmit turistët shikojnë se si piqet keci në hellë
Kjo krahin me 12 fshatra ,tashmë ka marrë një tjetër fizonomi të bukur krahës historis patriotike.Krahina e Shpiragut për nga historia dhe bukuria që I ka falur natyra  ëshët kthyerë në një zonë turistike .për turistët vendas dhe të huajë .Mali shpiragut me 23 brinjë e tij,të murrëm I cili I ngjanë një bualli muarrëm të myzeqes .Dhe pikërishtë këto histori dhe shumë të tjera kanë bërë kurjozë një numër të madhë turistësh .
Si pas banorëve të kësaj zone mësohet se turistët kanë preferuar shumë ushqimet tradicionale të gatuara nga guzhinjerët shqiptarë Disa lokale lukzoze të ndërtuar rrëzë malit , Sinjë ,Paftan ,Mbreshtan  Në këto lokale turistët kanë parë me sytë e tyre pjekjen e kecave në hellë ,Pasi mishi kecit në këtë zonë ëshët më I preferuari ,pasi nuk ka yndyrna .por mishi në hellë ëshët shoqëruar edhe me djathin e preferuar të dhisë . zogu I pjekur me saçë dhe verën tradicionale të zonës. Si pas banorëve të kësaj krahine Shpiragu një vitë më parë dhe në vazhdim ,ka patur një numër të lartë turistësh  Shumë turistë kanë preferuar kanë preferuar që të flenë në për banesat e banorëve të krahinës shpiragut ,pasi ato lagje kanë një konturë ndërtimi si lagjet muzeale ..Mangalem.. GoricëShumë familje në këtë zonë ,tashmë kanë filluar që banesat e tyre ti kthejnë në hotele por dhe shumë komode.
Rikthimi në tradit  
Kisha e Shën Mërisë në Sinjë

të malit ndodhen dy shpella. Njëra prej shpellave është e madhe, e gjerë dhe e punuar në pjesën e brendëshme. Ndërsa shpella tjetër është më e lartë dhe më e ngushtë. Në shpellën e dytë ndodhet kisha heremite e Shën Mërisë. Kjo kishë me përmasa të vogla, qendron e mbështetur në terrenin shkëmbor të kodrës dhe në faqet e shpellës. Pamje e përgjithshme e kishës. Faqja e jashme e kishës është e ndërtuar me gurë gëlqerorë, të vegjël e mesatarë, të punuar dhe të lidhur me llaç. Kati i parë i ndërtesës mbështetet në faqen shkëmbore dhe kryen funksionin e një bazamenti nivelues për ambientet e sipërme të kishës. Gjysma e çatisë është e futur në shpellë kurse pjesa tjetër qendron jashtë shpellës. Kjo e fundit është ndërtuar me tjegulla dhe faqe të brendshme druri.Kisha është e pajisur me një derë të vogël nga perëndimi. Korridori është formuar nga faqja shkëmbore e shpellës dhe faqja e murit. Ky ambient është i ngushtë 0, 30 – 0, 50 m dhe është i pajisur me disa shkallë të gdhendura në shkëmb që të çojnë në ambjentet e kishës, të cilat ndodhen në një nivel më të lartë se hyrja. Në pjesën perëndimore kisha është e pajisur me tre dritare të përmasave mesatare që shërbejnë për ajrim dhe ndriçim. Një dritare e katërt ndodhet në faqen jugore, ku ndodhet edhe ambienti i parë që shërben si pronaos. Ky ambient i ulët është i pajisur me një dritare dhe me tre shkallë që të çojnë në ambientin e dytë, i cili shërben si vend për altarin. Ky është ambienti më i mbyllur, ku si faqe rrethuese përveç pjesës shkëmbore shërben edhe muri. Ambjenti i tretë, ai veriori, është më i vogël, dhe ka shfrytëzuar tërësisht faqet shkëmbore të shpellës. Në faqet e brendëshme të mureve të kishës viihen re mbetje të degraduara të pikturave murale të dikurshme murale . Ndër motivet kryesore dekorative të afreskeve janë ato gjeometrike. Në disa pjesë të mureve dallohen mbetje të mbishkrimeve bizantine.Kisha vazhdon ende të përdoret nga besimtarët e zonës, si për ceremonitë fetare ashtu edhe si vend lutjeje. Gjithashtu kisha dhe ambienti rreth saj shfrytëzohet për festimin e 15 gushtit, që konsiderohet si festa e Shën Mërisë. Në këtë ditë besimtarët mblidhen dhe festojë së bashku, (festë kjo që festohet në të gjitha kishat e Shën Mërisë).Kjo histori e kësaj kishe ka mundësuar dhe pranin e vizitorëve të shumë ,por dhe të turistëve

The post BERAT- Një udhëtim në Shpiragë ,aty ku historia e mermertë e mishi I kecit në hellë, ka befasuar turistët appeared first on .


VV-ja fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit. Shkruan: Florim Zeqa

$
0
0

Parimet e shëndosha dhe fjala e lirë nuk blihen në pazarë

Në Kosovën e pasluftës, si pasojë e egos së pakufishme për pushtet të liderëve partiak, ndërkombëtarët me lehtësi i kanë realizuar dhe po i realizojnë levizjet e figurave në tabelën politike kosovare.
Servilët dhe puthadorët e ndërkombëtarëve e kanë të garantuar pushtetin në gjysëm shtetin e Kosovës.  Ndërsa atdhetarëve dhe mbrojtësve të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit u përgatiten sfida të mundimshme dhe të pakapërdishme për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
Mungesa e një konsensuesi nacional mes forcave politike shqiptare, ka prodhuar efekte tepër negative në rrafshin politik dhe diplomatik të shtetit tonë.
Qendrueshmëria dhe konsistimi i partive në vijat e tyre programore do të bënte të pamundur levizjet e padëshiruara politike në raport me fqinjët tanë, siq janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri të vendit.
Pas çertifikimit të koalicioneve parazgjedhore dhe partive politike pjesmarrëse në procesin zgjedhor, për herë të parë në Kosovën e pasluftës i kemi përballë njëra-tjetrës dy koalicione të mëdha dhe një subjekt të pozicionuar në vijat e saj programore (VV-në).
Parallogaritjet e para tregojnë qartë se grumbullimi i 13 partive në një koalicion të gjërë (PAN) është bërë për të arsyetuar vjedhjen industriale të votave, ndërsa koalicioni i të dështuarëve politik (LDK-AKR me individë poashtu të dështuar) në krye më Isa Mustafën (thyerësin e shpresave për ndryshim në LDK), për qëllim ka shpërndarjen e përgjegjësisë për humbjen e sigurtë në zgjedhje.
Fiasko në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do të pësojnë ato parti, liderët e të cilëve i kanë shkelur “vijat e kuqe” si dhe ato parti që kanë devijuar nga programet e tyre politike duke u bashkuar me parti tjera (qofshin të vogla apo të mëdha) të cilat kanë orjentime dhe programe politike diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën.
Thënë ndryshe, të gjitha partitë me përjashtim të Lëvizjes Vetë vendosje u bënë “Përrallë me tupan”, duke vrapuar pas pushtetit në gjysëm shtet!
E vetmja parti politike e cila u qendroi besnik parimeve dhe elektoratit të saj, është Lëvizja Vetëvendosje, duke mbrojtur parimet dhe deklarimet publike, elemente këto që do ta bëjnë këtë subjekt akoma më unik dhe më kredibil para elektoratit kosovar. Rritja dhe konsolidimi i VV-së do të fuqizohen akoma më shumë, duke krijuar kështu kapital të qendrueshëm politik për zgjedhjet e radhës lokale (të përgjithshme) të vjeshtës së këtij viti.
Elektorati kosovar, i lodhur nga mashtrimet, varfëria dhe denigrimi social, pritet t’i ndëshkojë ato parti politike dhe liderë partiak që shkelën “vijat e kuqe” për të ardhur në majat e pushtetit.
Politikanë i mirë dhe i përgjegjshëm llogaritet ai liderë partiak i cili u qëndron besnik parimeve dhe që rrugëtimin e tij e bazon në “staza” të gjata e jo në caqe të shkurtëra.
Lum ajo parti dhe ai liderë që qendron i palëkundur në qëndrimet dhe parimet e  tij politike.
Me qendrueshmërinë dhe konsistencën në parimet e saj, VV-ja kësaj radhe u ka dhënë leksion të ashtuquajturave parti të mëdha, të zvogëluara në vlera dhe parime demokratike.
Vlenë për t’u theksuar edhe një element mjaft përmbajtësor për VV-në. Për dallim nga të gjitha subjektet garuese për zgjedhjet e 11 qershorit, e vetmja është Lëvizja Vetëvendosje që nuk e ka harruar Diasporën, duke futur në listën zgjedhore për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës  përfaqësuesin e mërgatës shqiptare, veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, zotin Xhafer Berisha me qendrim të përkohshëm në Firence të Italisë.
Për fund edhe një konstatim në parashikim, përderisa tre legjislaturat e fundit  të kuvendit përfunduan pa shkelur në vitin e katërt të punës së tyre, qeverisja e  re pritet të përfundojë shumë më shpejtë, ndoshta brenda 100 ditëshit të parë të punës së saj, dhe atë për arsye të shumta.
Pavarësisht rezultatit final, Lëvizja Vetëvendosje tashmë është fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit, mbase pas zgjedhjeve do t’ua prishë edhe  llogartitë për pushtet fituesve fiktivë të zgjedhjeve të kurdisura paraprakisht.
Kjo mbase do t’i detyroj pushtetarët e deridjeshëm, që për vazhdimin e qeverisjes me vendin të trokasin sërish në dyertë  e “Lista Srpska” duke e mjegulluar akoma më tepër të ardhmen e vendit nesër.

The post VV-ja fituese morale e zgjedhjeve të 11 qershorit. Shkruan: Florim Zeqa appeared first on .

BUJKU I KARBUNARËS DHE KRYEBASHKIAKU I ROMËS ose Xhevahir Shehu dhe Francesco Rutelli

$
0
0

BUJKU I KARBUNARËS DHE KRYEBASHKIAKU I ROMËS
ose Xhevahir Shehu dhe Francesco Rutelli

Jemi në vitin 1997. Një grup emigrantësh shqiptarë nga Karbunara e Lushnjes, vendosur në Itali që nga viti 1992, banonin në Romë, ku merreshin me punë të ndryshme, si: ndërtim, bojatisje, bujqësi, etj. Këta e kishin rregull, pjesë të regjimit ditor që, pas punës, në mbrëmje të mblidheshin në një birrari…

Tek tavolina shqiptare afrohet një italian:
-Mund të ulem?
-Urdhëroni!- e ftuan.-Uluni. Çfarë do merrni?
-Daleni! – iu thotë i porsauluri. -Porosis unë edhe për ju.
-Jo! – thanë me ton të prerë. – Ti drejton Romën, por tavolinën shqiptare, këtu, e drejtojmë ne.
Ishte kryebashkiaku i Romës, Francesco Rutelli (1993-2001).

Qëndroi një copë herë me shqiptarët dhe iu tha se i duhej një punëtor për disa punime e pastrime barërash në kopshtin e shtëpisë së tij. I thanë se ata ishin të zënë, kishin punë, por do t’i dërgonin një punëtor tjetër.
Dhe i dhanë emrin: Xhevahir Shehu.
Para se të largohej nga lokali Francesco Tutelli shkon tek kamerieri për të paguar tavolinën, por kamerieri e refuzon, duke i thënë:

-Jo. Ti nuk e kupton mentalitetin e tyre. Po u ule në tavolinë, ata nuk të lënë të paguash. Edhe shok i tyre të jesh. I ardhuri apo i vajturi tek ata nuk paguan. Po qe se pranoj liretat e tua, ata nuk më shkelin më në lokal. Por nuk dua të më ikin. I japin gjallëri lokalit, rrezatojnë energji…

Xhevahir Shehu punoi gjithë ditën dhe, kur erdhi pasdite vonë Rutelli, nuk po u besonte syve me sasinë dhe cilësinë e punës, punimet, sistemimet, tre thasë me barishte…
-Më ka ngelur dhe pak punë për nesër,- i thotë Xhevahiri.
-Bravo! – i thotë Rutelli, – por do ta jap pagesën që sot dhe i jep një milion e 200 mijë lireta(!)
-Jo! – thotë Xhevahiri.- Janë shumë, janë sa për një javë pune. Mua haka më bën vetëm 200 mijë.
Këmbëngul Rutelli. Këmbëngul dhe shqiptari nga Karbunara, duke i thënë kryebashkiakut të Romës se ai besonte në Perëndi, në Zot dhe Perëndia thotë që të paguash hakun dhe të marrësh po hakun!…
-Merri! – e urdhëron Rutelli e mos më jep mësime për Perëndinë!…

Kaluan disa kohë dhe pas nja dy javësh Rutelli shkon përsëri në birrarinë ku mblidheshin shqiptarët ku kërkon prapë atë punëtor, Xhevahirin…
-E kemi sëmurë, – thanë, është keq!
-Ku është?
E çuan tek Xhevahiri Rutellin. E mori Xhevon, e çoi në spitalin më të mirë, duke iu thënë mjekëve se të gjitha shpenzimet për diagnostikimet, ekzaminimet, mjekimet ishtin të tijat.

Mjerisht, Xhevahiri u diagnostikua me sëmundje të rëndë, të avancuar, të pashërueshme…

Po kush ishte Xhevahir Shehu?

Ishte punëtor i klasit të parë Xhevahiri, që banonte në një barakë ndanë rruge. Një herë vërshon tek baraka e tij policia. Kontroll. Xhevahiri po i mbante duart mbledhur sikur donte t’i fshihte gishtrinjtë e tij me nyje si gdhënj, i mbante duart mbledhur sikur të fshihte diçka.
-Hapi duart! – urdhëroi polici.

Dhe policët shtangën!
Para syve të tyre u shfaqën, befas, një grusht me kallo, si një grusht lajthish. Policia u zmbraps kur pa ato kallo!

Dhe i dhanë një copë letër, i dhanë një shkkresë, që kushdo që do t’i vinte për kontroll a do ta shqetësonte, Xhevahir Shehu nga Karbunara t’ua tregonte si kartabiankë…

-Sipas Bardhyl Myftiut. Xhevahir Shehu ishte kushëriri i parë i të shoqes së Bardhylit.-

/Në foto: Francesco Rutelli dhe Bardhyl Myftiu./

(Nga triptiku “Rrëfej, rrëfenja, rrëfime.”) Nga Simon Vrusho.

Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho
Fotografia e Simon Vrusho

The post BUJKU I KARBUNARËS DHE KRYEBASHKIAKU I ROMËS ose Xhevahir Shehu dhe Francesco Rutelli appeared first on .

Kuçova, “kryeqyteti” i naftës që lindi të mëdhenjtë e këngës dhe artit

$
0
0
Kuçova, “kryeqyteti” i naftës që lindi të mëdhenjtë e këngës dhe artit
·          
·          
Nga:Dilaver Xhelili
Udha për në Kuçovë
Pasi shkëputesh nga rruga Berat- Lushnje , sapo lë pas qytetin e vogël Urë- Vajgurore, 6 kilometër larg të shfaqet qyteti bukur i Kuçovës, vendburimi më i madh i naftës në shkallë vendi. Kuçova njihet nga vendasit si qyteti naftës inxhinierëve, aviacionit dhe i kulturës. Këtu fëmija linde dhe rritet me erën e gazit dhe zhurmën e reaktivit. Qyteti Kuçovës që është ndërtuar mbi  një zone naftembajtese. Kuçova ka nxjerrë dhe talent të shumtë si muzikanti Nita Lala, njëkohësisht dhe regjisor, aktorin Sulejman Pitarka, Agim Shuke, si dhe tenorin e famshëm Gaqo Çako. Kuçova njihet si qyteti i naftëtarëve dhe inxhinierëve. Si qyteti i piloteve, por edhe si vendi ku u rriten muzikantët që  sot kanë bërë emër kudo në botë. Një prej tyre që e shkriu jetën ne tingujt e fizarmonikës dhe nxori breza të tëre artistësh, është edhe Nito Lala. Vetëm pak kohë më parë, bashkia e ka shpallur “Qytetar nderi”, për vlerat që i ka dhënë qytetit. Muzikanti Nito Lala tregon se veprimtaritë kanë qenë të shumta dhe cilësore. Vetëm festivalet e këngës për fëmijë janë zhvilluar 21. Në  Pallatin e kulturës “18 Tetori” kemi organizuar 8 festivale”. Më tej muzikanti  Lala shton: “Mbaj mend që në vitin 1964, në bashkëpunim me muzikantin Zef Leka, u ngrit Ansambli i Këngës Naftëtare, me të cilin zumë vendin e parë në Vlorë, Durrës e në Tirane. Ansambli ynë ishte me katër zëra, e përbehej nga arsimtarë, pilotë, inxhinierë e teknikë nafte”. Ai saktëson se grupi kishte korin më intelektual në Shqipëri. Në estradë kanë punuar edhe artistët e mëdhenj që në tingujt e fizarmonikës kanë interpretuar të mëdhenjtë e teatrit shqiptar, Sulejman Pitarka, Agim Shuke, si dhe tenori i famshëm Gaqo Çako, që me këngët e tij i jepte frymëmarje “kryeqytetit” të naftës, rrëfen Lala
Historia Kuçovës
Kjo trevë ka qenë vendbanimi i hershëm ilir i fisit Desarët. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi, ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ’40 –’50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire. Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike  të banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra të Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve, kanë shitur naftë bruto për myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë Shoqëri kërkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një Shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amerikane e Naftës si dhe Shoqëri Franceze etj.
Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” u shpua e dha naftë pusi  i parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike  të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga Shoqëria Italiane AIPA. Kjo Shoqëri bëri marrëveshje me Qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo Shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990. Popullsia në fund të viteve 1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938. Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën.

Ky komisariat do të kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve. Në vitin 1951, me vendim të veçantë të Qeverisë  Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarrje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 renditej midis qendrave më të zhvilluara në shkallë vendi. Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë  veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, U.M.N Shpim Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Pluhurave Larës, Fabrika e Tullave, Shkolla e Mesme e Naftës etj. Edhe pse Kuçova ka pasur një zhvillim industrial shumë të vrullshëm, deri në vitin 1991 ka qenë e përfshirë në Rrethin e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth më vete, brenda Qarkut të Beratit. Banorët e Kuçovës flasin dialektin tosk, pa ndryshime të  dukshme me të folurën letrare shqipe, veshja është ajo e tipit të Myzeqesë. Traditat kulturore të komunitetit tonë janë të tilla që lejon komunikimin e shpejtë, ka aftësinë për t’u besuar partnerëve, për të përqafuar idetë e reja në përshtatje me sistemin e ekonomisë së tregut, është artdashës e shquhet për një mikpritje karakteristike.

The post Kuçova, “kryeqyteti” i naftës që lindi të mëdhenjtë e këngës dhe artit appeared first on .

Princesha e muzikës moderne shqiptare..Shkruan: Florim Zeqa

$
0
0
           Princesha e muzikës moderne shqiptare
Për të shkruar për yjet e muzikës popullore shqiptare, sa është e lehtë, po aq e vështirë. Ngase edhe po të shkruhen mijëra fjalë, prap nuk mjaftojnë për t’i thënë të gjitha. Andaj më mirë se çdo fjalë e varg, flasin këngët e tyre, zëri i ëmbël dhe paraqitja skenike.
Këngëtarja e njohur pejane Filloreta Ismajli, e njohur në opinion me emrin simpatik LETA, ka një bagazh të pasur dhe karrierë të gjatë në skenën muzikore, me dhjetëra albume e qindëra këngë, ku secila nga albumet dhe këngët e saja janë më tërheqëse se tjetra.
Kësaj radhe Leta për adhuruesit e muzikës moderne shqiptare, ka nxjerrë video-klipin e saj më të ri “Vetes ja ke ba”. Ky është një projekt i rrallë muzikor, i realizuar në mënyrë briliante në një ambient bregdetar, i cili përveq tekstit dhe muzikës, nxjerr në pahë vokalin e rrallë dhe kostumografinë e veqantë për kohën në të cilën jetojmë, veti e cila e karakterizon këtë artiste të shkëlqyer të muzikës bashkohore shqiptare. Eshtë kjo një baladë e shkelqyer, e punuar nga mjeshtrit më të suksesshëm të muzikës shqiptare. Tekstin e këngës e ka shkruar Arsim Bunjaku, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Virusi, kurse kurse video-klipi u realizua nga kompania “Max-Production”.
Ashtu sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe me video-klipin “Vetes ja ke ba”, LETA për adhuruesit e saj të shumtë në trojet etnike dhe diasporë ka sjellë një freski të re, një imazh të ri, do të thoja të paparë deri më sot.
Ashtu siq  e ceka më sipër, LETA ka një karrierë të gjatë dhe të begatë muzikore, ajo ka filluar të këndoj qysh në moshën 11-vjeçare (viti 1993, në një aheng familjar-dasmë). Ka qenë anëtare e ansamblit “Jehona-Dukagjinit” në Klinë (deri në vitin 2003). Në vitin 1997 merr pjesë në festivalin “Kosovarja Këndon”, ku shpërblehet me vendin e parë në mesin e një konkurence shumë të fortë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Ndërsa nga viti 2003 e tutje, LETA aktivitetin e saj muzikor e vazhdon si soliste e pavarur. Në vitin 2004 nxjerrë albumin e saj të parë. Nga viti 2004 deri më sot, pothuajse për çdo vit e ka nxjerrë nga një album të ri. LETA pas këtij video-klipi është duke punuar në nxjerrjen e albumit të saj të 11-të, i cili pritet të del në shitje gjatë muajit korrik të këtij viti.
Në kohën e “Shundit e Kiçit”, antivlerave dhe lakuriqllëkut të shfrenuar antinjerëzor, mbijetesa në skenën muzikore e vlerave të mirëfillta muzikore është vështirësuar tejë mase.
Megjithatë, me vokalin e rrallë, veshjen e bukur, sjelljen njerëzore dhe respektin ndaj adhuruesve të saj, LETA me sukses po arrinë t’i tejkalojë vështirësitë e kësaj kohe të keqe nëpër të cilën po kalojmë, falë dhuntisë natyrore-zërit të ëmbël dhe të jashtëzakonshëm.
Pra, “sekreti” i sukseseve të vazhdueshme të Filloreta Ismailit, qëndron tek zëri i bukur dhe talenti i rrallë i paraqitjes artistike në skenë, falë edhe talentit për aktrim, që u mungon shumicës së këngëtarëve të ditëve të sotme.
Leta përveqse një këngëtare briliante, e ka edhe një familje të shkëlqyeshme, jeton në Prishtinë me bashkëshortin  Artan Buzhala dhe fëmijët e saj, të cilëve ua dedikon tërë kohën e lirë që ka në dispozicion.
Në këtë shkrim do u mbetesha borxh lexuesve nëse e lë pa e permend edhe një fakt shumë interesant pë LETEN, ajo  është ndër këngëtaret e rralla të estradës kosovare që i paguan rregullisht tatimet shtetit të Kosovës, por ndjehet e zhgënjyer në mospërkrahjen e duhur nga shteti për vlerat e saj dhe kontributin e dhënë për Republikën e Kosovës.
Kjo ishte pra LETA, princesha e muzikës moderne shqiptare, e cila me modestinë e saj, mundohet të jetë gjithmonë në dispozicion të kërkesave të dëgjuesve të saj në trojet etnike dhe Diasporë.

https://www.youtube.com/watch?v=QoOAWjWPq-0

The post Princesha e muzikës moderne shqiptare..Shkruan: Florim Zeqa appeared first on .

Ma ndez zemrën arbërishtja. Namik Selmani

$
0
0

Ma ndez zemrën arbërishtja
Namik Selmani

Arbëria matanë detit na kujton
Se na të huaj jemi te ky dhe
Zef Serembe

Ndë kangjel të vargut-diell
Sulem, zbres e ngrihem prapë
Me purtekë e prek një qiell
Që të zbres yjet e bardhë

Kërkoj gluhë mëmëdheu
Dhe kur goja zë të meket
Si ta kisha forcë Anteu
Marr nga toka amanetet

Marr nga shqipja flatrim ëndrre
Ndë katund të ndez kandilat
Portë më portë mes tinguj kënge
Trokëllijnë pa fund lirikat

Ndë Strigar jehon këmbana
Këmbanon nëpër agime
Dorë më dorë përcillet vallja
Nëpër troje shqiptarie

Gojë më gojë vjen ARBËRISHTJA
Sjell në brigje tre pranvera
Ma ndez fjalën përtëritja
Ma bën det me luleshqerrra

Më përcjell një shpirt Serembje
Dallandyshja nga Strigari
Me të zgjohem, sulem detesh
Ku mbi valë mundet tufani

Me të zgjoj gjithë dashuritë
Nga Brazili gjer në Jon
Flas me malet, Perënditë
Për poetin zemërngrohtë

Shkërmoq dheun nëpër duar
Dhe në sy përlotem prapë
Zgjohet varg i ëmbëltuar
Ndë kangjele, në Strigar
Tiranë, 8 maj 2014

The post Ma ndez zemrën arbërishtja. Namik Selmani appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>