The post Ministri i paedukatë i Arsimit ! appeared first on .
Ministri i paedukatë i Arsimit !
AMANETI I NANËS ÇAME.. Vargje nga Kamber Cano
AMANETI I NANËS ÇAME
(Këtë poezi ua dedikoj me dhimbje e respekt,gjithë nanave e baballarëve tanë çam,që ashtu si nana ime ,nuk mundën ta shifnin më Çamërinë,por gjithmon e mbajtën në zemër atë)
Biri im.
Sa herë të kthehesh nga Çamëria
eja te varri im.
Edhe në më ka zënë gjumi,
të bëj rixha të më zgjosh.
Dua,
gjithçka të më tregosh.
Ç’bën Çamëria?
Buzëqesh
a ende lotët nuk janë tharë?
Si janë njerëzit,
ullinjtë?
deti,
shtëpit,
retë.
Deri sa ajo tokë të jetë e ndarë.
nuk jam e qetë.
Kur të vijë dita e shënuar që Çamëria do jetë jona,
shko te shtëpia e vjetër.
Në sepete
do gjesh dullaman
e shamin e kokës,
qëndisur në ar.
Meri me vete.
Dua të vishem nuse ate dite,
me kostum kombëtar.
I thuaj edhe tyt eti
të vishet dhëndër.
Kam një jetë që e shoh këtë ëndër.
Dua te shoh Çamërin të qeshur,
të gëzuar,
të ëmbël,
të lirë
……është i vetmi amanet që kam
o bir.
The post AMANETI I NANËS ÇAME.. Vargje nga Kamber Cano appeared first on .
Pse Greqia eshte vendi me anti-Semitik ne Europe?
Pse Greqia është vendi më anti-Semitik në Europë ?
![]()
Të parët na kishin mësuar që të mos kemi urrejtje ndaj askujt , vetëm nëse kërcënohemi atëherë të jemi të gjithë tok kundër kërcënuesit , robëruesi dhe zhbërësit . Historinë e kemi të shkruar nga të huajt por edhe nga vet ne , histori e larë me gjak . Por prapë se prapë jam krenar që i takoj atij mësim që na e lëne trashëgim : të mos urrejmë !
Kësaj radhe e kam ndërmend t`iu rikujtoj për një meritë historike që e kemi si popull . që nuk jemi e as që kemi qenë ndonjë herë anti-semit.
Viteve të fundit serbët e Erdoganit u munduan të na fusim në llymin historik të antisemitizmit por fatbardhësisht nuk iu shkoi ndoresh dhe prapë jemi me atë krenarinë që i takojmë të vetmit popull në Europë pa gjurma antisemitizmi .
Ja disa detaje krenarijeje shqiptare :
” Sipas të dhënave historike dhe objekteve me karakter arkeologjik, në Elbasan ka jetuar një komunitet i madh hebrenjsh. Gjurmët e para të hebrenjve në Elbasan hasen në shekullin e XIII, ndërsa në fund të shekullit XV dokumentohet me fakte ekzistenca e tyre në këtë qytet.
Në fund të shekullit XV një pjesë e hebrenjve të përndjekur nga inkuizicioni spanjoll e portugez u vendosën në qytetin e Elbasanit. Fillimisht mendohet se janë vendosur në lagjen “Kala” ku gjetën mikpritjen dhe përkrahjen e popullsisë me traditë të këtij qyteti. Disa vite më vonë hebrenjtë e Elbasanit ndërtuan një sinagogë ekzistenca e së cilës vërtetohet nga një fragment rozoni me Yllin e Davidit, i cili ruhet në muze. Sipas studimeve dhe materialeve të grumbulluara nga Visarion Xhuvani një ndër patriarkët më të famshëm të kishës ortodokse shqiptare, në Elbasan ka ekzistuar një vendbanim i madh hebrenjsh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Në vitin 1930 Visarion Xhuvani shkruan se “ata kishin një sinagogë, e cila më pas u përdor si han nga turqit i quajtur me emrin “Hani i Shehetilës”. Sipas historianëve dhe arkeologëve, hebrenj kanë banuar në të gjithë trevën e Elbasanit. Ata merreshin kryesisht me tregti. Në afërsi të fshatit Xibrakë të qytezës Belsh ndodhet një varr guri, i cili mban emrin “Varri i Çifutit”. Gojëdhëna tregon se varri i takon një tregtari të njohur çifut të kohës. Në vitin 1930, kohë kur u ndërtua tregu kryesor në Elbasan, u gjetën monedha ari me simbole hebraike. Monedhat dhe objektet e tjera arkeologjike tregojnë se hebrenjtë e Elbasanit mbanin emra biblikë si Jakov, Moisi, Abraham etj. Gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar në Elbasan u gjet një pllakë guri në formë trapezoidale në sipërfaqen e së cilës janë skalitur disa rreshta me shkrim hebraik të vendosur në një kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.”
A janë grekët anti -semit ? Analizat e hebrenjve tregojnë që po . Pra , grekët as që dinë që i tajojnë një grupi urrejtësish jo vetëm anti -shqiptar por edhe anti-henbrenj. Pse tani kjo temë ? Mu për atë që mu ata që ishin viteve të fundit shumë antishqiptar janë edhe anti-semit .
Kur gazeta izraelite shkruan : Why Is Greece the Most anti-Semitic Country in Europe? ( Pse Greqia është shteti më anti-semitik në Europë ?), atëherë ka shumë të vërtetë në këte.
Me 69 përqind të grekëve që çfaqin antisemitizëm edhe haptas, kjo tregon se kjo urrejtje është në rritje të vazhdueshme dhe e cila ia kalon edhe Iranit (56 %) shkon paralel me Arabinë Saudite , por është dyfish më e lartë se antisemitizmi francez i njohur se shteti më urrejtës i hebrenjve në Europë (37 % )
Sa çudi ! , Serbia u mundua shpesh të na fus në grupin e popujve më anti-hebrenj , por as një herë nuk i publikuan këto të dhëna për popullin e tyre ‘vëlla”.
Edhe mua më gëzon fakti të cilin e kishte thënë edhe Victor Eliezer ( Sekretar i bordit të komunitetit hebre në Greqi ) se anti-semitizmi i anketave dhe hulumtimeve fatbardhësisht nuk është shfaqur me dhunë kundër prestarëve dhe institucioneve hebraike në Greqi .
Por një gjë që bie në sy ishte se kur Greqinë e kapi kriza ekonomike, në manifestimet anti-krizë doli edhe fajësimi se shaktaktar i krizës së njohur greke ishin hebrenjt e këte e theksonte mu ajo parti që i trego dhëmbët edh në Shqipëri , një parti e njohur si ultranacionaliste, metaksiste,euroskeptike , antiglobaliste (Homeland, Honour, Golden Dawn Πατρίδα, Τιμή, Χρυσή Αυγή ) por edhe anti -semite dhe shumë më shumë edhe antishqiptare .
Nesër : Holokausti dhe hebrenjt e Greqisë-pse 87 % e tyre u vranë gjatë Luftes së Dytë Botërore “?
Referencat
http://www.timesofisrael.com/greeks-find-cause-of-all-their-woes-the-jews/
http://www.haaretz.com/jewish/features/1.591841
Dalakoglou, Dimitris (2013), “Neo-Nazism and neoliberalism: A Few Comments on Violence in Athens At the Time of Crisis”, WorkingUSA: The Journal of Labor and Society (16(2)
Fahri Xharra,25.09.16
Gjakovë
The post Pse Greqia eshte vendi me anti-Semitik ne Europe? appeared first on .
MISIONARI AMERIKAN DR. ELIA RIGGS NJOHËS E LËVRUES I GJUHËS SHQIPE NË FILLIMET E RILINDJES KOMBËTARE.
MISIONARI AMERIKAN DR. ELIA RIGGS NJOHËS E LËVRUES I GJUHËS SHQIPE NË FILLIMET E RILINDJES KOMBËTARE
Përgatiti ARTUR VREKAJ
Përgjigje e Dr. Elias Riggs për Bordin e Komisionerëve Amerikanë të Misioneve të Jashtme në Boston, SHBA, Mars 1848.
Cilës klase i përket gjuha Shqipe ?
Në përgjithësi, pa dyshim Europianes ose Jafetikes.
Mënyra e lakimit të emrave dhe zgjedhimit të foljeve, përdorimi i foljeve ndihmëse dhe formave të disa përemrave si ti,të, ju, më, me, dhe im; gjithashtu disa prej formave të ekzistencës së foljeve ndikojnë përgjithësisht në këtë marëdhënie. Me sa di unë Shqipja nuk mund të klasifikohet në asnjë nga familjet e mëdha të gjuhëve Europiane si Sllave, Gjermane, Latine ose Greke. Rrënjët e saj duket të jenë të veçanta në veten e tyre dhe janë në një masë të madhe njërrokëshe.
Çfarë janë dialektet e ndryshme ?
Për këtë pyetje nuk e kam kuptimin e përgjigjeve.
Unë e di që është një diferencë e konsiderueshme midis gjuhës Shqipe që flitet në Shqipëri (katër vilajetet) dhe në Greqi.
Ju ndoshta nuk mund ta dini se gjuha Shqipe zbulohet si gjuhë e vëndit në më shumë se gjysmën e Moresë (Peloponezit) dhe në ishujt e afërt .
Greqishtja flitet nga të gjithë banorët në fshatrat e mëdha.
Unë kam kaluar përmes fshatrave në Argolis dhe Korinth ku jo më shumë se dy prej tre burrave dhe asnjë grua apo fëmijë nuk mund të fliste Greqisht.
Një gjuhë e pashkruar (Shqipja) e përhapur në një rajon kaq të madh të një vëndi (Greqi) banorët e të cilit nuk kanë një marrëdhënie me njëri-tjetrin si ata të Shqipërisë së Veriut për shembull mund të kenë me Euobenë, Hidrën, patjetër që pasqyron dialektet e ndryshme.
A kanë Shqiptarët një gjuhë liturgjike ?
Ata nuk e kanë. Duke qënë të lidhur (nën ndikimin e kishës Greke ), shërbesat fetare janë në gjuhën e lashtë Greke. Kjo rrethanë ka tentuar të ngrihet ndjenja e kombësisë dhe e dëshirës të kultivojnë gjuhën e tyre (Shqipe).
Kombi Shqiptar ndjen nevojën e gjuhës së tij për të shprehur idetë fetare prej të cilave mund të kuptojnë ndonjë gjë. Hierarkia Greke sheh me xhelozi përmbi çdo përpjekje të kësaj natyre, në respekt të Shqiptarëve siç dhe bëjnë në respekt për Bullgarët dhe të tjerët të shtypin e zëvëndësojnë çdo gjë që mund të tentojë në drejtim të pavarësisë kombëtare.
Ata (kisha Greke) inkurajojnë studimin e gjuhës Greke dhe shkurajojnë mësimin e gjuhëve kombëtare në shkollat e krijuara për Shqiptarët, Bullgarët, etj.
Kanë Shqiptarët literaturë ?
Unë nuk kam dijeni. Disa prej intelektualëve shkruajnë se Letrat e Skënderbeut që janë të ruajtura në gjuhën Turke, ishin shkruar në origjinal në gjuhën Shqipe me shkronja Greke apo Turke, por për natyrën e këtij rasti nuk ka shumë evidencë.
I gjithë edukimi deri tani është bërë përmes Greqishtes, ose në raste të rralla në gjuhët e tjera Europiane.
Nëse përpjekja që po bën Naum Veqilharxhi dhe të tjerët që të prezantojnë Alfabetin e Ri të Shqipes, do të jetë e suksesshme letërsia e tyre për disa kohë do të konsistojë tek përkthimet.
Kush është Dr. Elias Riggs ?
Elias Riggs ka lindur në Nju Xhersi të SHBA-së. Ai shërbeu prej 1832-1838 në Greqi ( Athinë dhe Argos) si misionar Protestant për Bordin e Komisionerëve Amerikanë të Misioneve të Jashtme me qëndër në Boston. Pas kësaj periudhe me pavarësimin e Greqisë kisha Greke nuk e lejoi përhapjen e Protestanizmit në Greqi. Kështu, Dr. Elias vendoset në Izmir ku punoi në shtypshkronjë duke shkruar e botuar në gjuhë të ndryshme për të zhvilluar gjuhët e kombeve të territorit ku shërbenin misionarët e Bordit Amerikan të Komisionerëve për Turqinë Aziatike dhe Europiane.
Për të ndihmuar studimet e tij për dialektet e Shqipes si dhe në funksion të përhapjes së gjuhës Shqipe ndër Shqiptarët e Turqisë Europiane përmes mësimit të Biblës Dr. Elias Riggs la në dorëshkrim një Gramatikë të gjuhës Shqipe, në shtëpinë e tij, e cila ishte gati për botim. Gjithashtu ai ka referuar punime për komunikimin në Gjuhën Shqipe. Në çerekshekullin e fundit të shekullit të 19-të Protestantët Amerikanë vepruan në favor të zgjimit të vetëdiejs kombëtare duke hapur edhe shkolla Amerikane ku për gjuhë të parë kishin Shqipen megjithë presionin e dyfishtë Turko-Grek për ti ndaluar ata në përhapjen e Shqipes.
The post MISIONARI AMERIKAN DR. ELIA RIGGS NJOHËS E LËVRUES I GJUHËS SHQIPE NË FILLIMET E RILINDJES KOMBËTARE. appeared first on .
Holokausti grek mbi hebrenjt. Nga Fahri Xharra.
Holokausti grek mbi hebrenjt
Krujë, 1944: Familja hebreje nga ish Jugosllavia të cilët ishin strehuar dhe shpëtuar nga shqiptarët. | (Burimi :Kanuni i Leke Dugagjinit||
Këto ditë nga qarqet politike greke doli një “arsyetim” pa kryp , se çamet u dëbuan nga Greqia sepse ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve , dhe si kundër argument të kësaj e kam shkrimin e Arben Llallës ku shkruhet :” Greqia fashiste e Joani Metaksas 1936-1941 Gjenerali Jonani Metaksas sapo erdhi në pushtet filloj të instalonte simbolet fashiste gjermane, ai vendosi nderimin me dorën të zgjatur përpara siç nderohej Hitleri. Gjatë periudhës së qeverisjes së Metaksas filloj edhe asimilimi me forcë i minoriteteve në Greqi si të shqiptarëve, bullgarëve, turqve, vllehve duke shkelur edhe Marrëveshjen e Lozanës. Nxënësit nëpër shkolla nderonin me gjeste fashiste.”
“Bashkëpunimi i grekëve partizan ELAS dhe të Napolon Zervës me gjermanët Kohëve të fundit kanë dalë në dritë shumë letra-këmbime midis partizanëve grek dhe gjermanëve për lejimin paqësorë të gjermanëve për tu larguar nga Greqia. Ndërsa bashkëpunimi i Napolon Zervës me gjermanët është i provuar që në vitet 1944 nga shtypi i kohës dhe shënimet e ushtarakëve gjermanë. Napolon Zerva personalisht i ka kërkuar oficerëve gjermanë armëpushim dhe bashkëpunim të përbashkët për të luftuar kundër forcave partizane greke ELAS dhe përzënien e popullsisë myslimane shqiptare nga Çamëria. Kjo marrëveshje u arrit në fillim të shkurtit 1944 me dijeni të vetë ministrit gjerman Nojbaher.”
Por qëllimi i shkrimit është të njihet pak holokausti grek nda hebrenjve të cilët nuk ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve ; Në Selanik dhe Janinë gjermanët me ndihmën e grekëve arrestuan rreth 70 mijë çifutë ose 97% të çifutëve që jetonin në Greqi u dërguan në kampet e përqendrimit dhe të shfarosjes. Varreza më e madhe çifute në botë që ndodhej në Selanik me rreth 500 mijë varre u shkatërrua e tëra. Nga shënimet e vetë çifutëve që u dëbuan nga Greqia në asnjë rresht nuk përmenden se ata janë dorëzuar apo spiunuar nga shqiptarët e Çamërisë. (Një fakt interesantë është se hebrejt kanë bërë martesa me çamët në kohën e luftës dhe jo me grekët, por kjo është temë më vete). Historiani grek Jorgos Margaritis shkruan se shqiptarët e Çamërisë u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare Popullore Greke e Shqiptare në shifra rreth 3000 njerëz. (ÇAMËT NUK KANË BASHKËPUNUAR ME GJERMANËT,POR QEVERIA GREKE,PARTIZANËT GREKË DHE NAPOLON ZERVA , nga Arben Llalla)
Në punimin shkencor “Selaniku , Jerusalemi i Balkanit” , shkruhet; Në Selanikun e marsit 1943 , i okupuar nga gjermanët , u bledhën dhe u deportuan 47 000 hebrenj – drejtimi Auschwitz. Komuniteti sefarad hebrenj e kishte përjetuar deportimin më të madh të tyre në krahasim me numrine banorëve hebrenj të Selanikut. Dikush mundi të mëshihet por numri i tyre për të spjeguar historinë mbeti shumë i vogël (A Jerusalem des Balkans, Sandra Ores )
Në “ A lecture given on May 10, 2004, at the Jewish Community Center of Greater Washington by Dr. Michael Matsas, author of “The Illusion of Safety – the Story of the Greek Jews during the Second World War,” published by Pella Publishing Company, 1997. “ lexojmë: “Hebrenjt e Greqisë dhe Holokausti -Pse u vtanë 87% të tyre gjatë luftës së dytë botërore ? . Në vitin 1940 në Greqi ishin 77 000 hebrenj , 56 000 prej tyre vetëm në Selanik
((http://www.theopavlidis.com/reprints/matsas/part1.htm)
Në Shkurtin e vitit 1943 gjermanët i përqendruan Hebrenjt e Selanikut në dy geto, njërën në lindje dhe tjetrën në perëndim të qytetit., afër stacionit të trenit për një dëbim më të lehte nga Greqia ,Pra u deportuan mbi 45000 Hebrenj drejtë kampit të shfarosjes Auschwitz-Birkenau, ku shumica e tyre u mbyten në dhomat e gazit .
Por , sipas shkrimit të gazetës Haaretz., komuniteti i mbetur hebrenj në Greqi i cili numëron rreth 1500 veta , kërkojnë dëmshpërblim nga Gjermania sipas konventes se vitit 1950 , European Convention on Human Rights” . Ata do të marrin diku nja 70 milion $ , dëmshpërblim.
Edhe një herë po e shkruaj që jam krenar që i takoj një populli i cili diti me mençuri dhe guxim t`i mbrojë hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore .
Referencat:
ÇAMËT NUK KANË BASHKËPUNUAR ME GJERMANËT,POR QEVERIA GREKE,PARTIZANËT GREKË DHE NAPOLON ZERVA , nga Arben Llalla)
http://www.haaretz.com/jewish/news/.premium-1.579931
http://www.holocaustresearchproject.org/othercamps/greekjewry.html
https://www.ushmm.org/wlc/en/article.php?ModuleId=10005422
(http://www.theopavlidis.com/reprints/matsas/part1.htm) Fotot nga shkrimi i Arben Llalles
Edhe unë i bashkëngjitëm këtij mëndimi : Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare nga Çamëri që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga popullsia ebrej që u persekutua më shumë në Luftën e Dytë Botërore, do të bëhej denoncimi nga ebrejt e Janinës të cilët i zhdukën në kampin e Aushvicit. Të paktën botërisht popullsia hebreje ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzojë tek gjermanët asnjë hebre dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë. Ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë seriozë për tu vënë drejtësia në vend dhe nderi i çamëve. Pas ka shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave fallco për një vepër të pa bërë asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët dhe shqiptarët do të mund ta shikojnë njeri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.”
The post Holokausti grek mbi hebrenjt. Nga Fahri Xharra. appeared first on .
Luanjt e Kosovës për ndarjen e botërave!
Luanjt e Kosovës për ndarjen e botërave!
Kosova Veriore , sipas serbëve .
Pse i gjithë ky pështjellim i panevojshëm, c’është ky “ndërgjegjësim” aq i bujshëm e dramatik, kjo “lluge e madhe” për një objekt religjioz të shkatërruar nga pushtuesi, perderisa për 17 vite rresht të thuash nuk bëhet as përafërsisht aq sa duhet për kthimin e banorëve shqiptarë në vendet e veta, andej Urës së Ibrit? Diçka po përgatitet . Pse opozita nuk flet asgjë për Veriun ? Pse pozita nuk flet e dimë .
E shihni që hartat e ndarjes po qarkullojnë ? A mos është vendosur ndarja ? Kush e solli Agim Bahtirin në Mitrovicë ? A ishte ky një trik që këmbet e arushës t`i mbesin në duar dikujt që s`ka lidhje me politikë ?
Behgjet Pacolli mu në momente interesante del në publikë me deklarata shumë intriguese : “Por, për mua është e pakuptueshme se si nuk ka një opinion ose nuk flitet fare për xhaminë e Ibrit, një prej më të vjetrave në regjion, e cila në mënyrë brutale dhe shtazarake u dogj dhe u rrënua ne Prill 99 nga paramilitarët dhe policët serb gjatë luftës në Kosovë. Shpresoj shumë që ekipi shtetëror I Kosovës I angazhuar për bisedime, nuk e ka neglizhuar këtë fakt. Nese kjo nuk ka ndodh mund të konstatohët liririshtë se grupi shqipëtar i angazhuar për bisedime ka deshtuar dhe përgjegjësija është e tyre. (http://www.veriu.info/pacolli-pse-nuk-flitet-per-xhamine-e-ibrit )
A mos është Pacolli zëdhenës i BIK-ut ?
Aha , desha t`i tregoj Pacollit për një fakt që nuk po e ditka: I kujtohen atij që në prag të Unescos pati shkruar : “ Pacolli zbulon tempullin e rrallë shqiptar në Dubrovnik Postuar më: 27 Tetor 2015 22:00 Nga Behgjet Pacolli “Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. …Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë. I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë.”
Eh , sipas burimeve serbe ata shqiptarët që i pati gjetur Pacolli , ata e ndërtuan xhaminë në bregun e Ibrit në Mitrovicë ( pak për të qeshur )
“Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj Ibrit të cënohet.Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, se trualli do t’i mbetet Bashkësisë Islame, që ajo të vendosë për të .Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se kanë luftuar shumë në Bruksel që asaj prone të mos i ndërrohet destinimi.”
Po kush e merr at truall , ore ?
Madje , dialogimit të ashpër në Bruksel, Bahtiri ia ka dhënë edhe një epitet. “Për punën e xhamisë kemi luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshuar pe”, tha Bahtiri.
Po , a edhe Bahtiri ishte në Bruksel a ? A nuk iu “frikësua” Serbia delegacionit të Kosovës me luanjt e saj ? Po ,ç`rëndësi ka xhamia për këtë kohë që po e kalojmë ?
Çmenduri ! Fahri Xharra
The post Luanjt e Kosovës për ndarjen e botërave! appeared first on .
BE “njeh” Çështjen Çame.
Paketa e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marr bekimin e Komisionit Europian.
Ka qenë komisioneri Johannes Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.
Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame.
Top Channel ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.
Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.
“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?
– A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”, pyeti eurodeputetja greke.
Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.
Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.
Redaksia.
The post BE “njeh” Çështjen Çame. appeared first on .
TË DASHUR SHOKË, MIQ E DASHAMIRË! Nga Afrim Caka Gjakove.
TË DASHUR SHOKË, MIQ E DASHAMIRË!
Unë jam miku juaj i papërkulshëm.
Përmes këtij qyteti të mjeruar nga kopukët e pabesë vrapoj.
Përgjatë lumit Krena të përgjakur eci me ngadalë, ndonjëherë i pa frymë… kthehem herë djathtas e herë majtas, bëj përpara drejt kullës së Abdullah pash Drenit. Këmbët që më rëndojnë si plumb i ngre përpjetë shkallarëve prej çimentoje… Dhe prapëseprapë edhe këtu unë i ndjej hapat e shpirtrave injorantë që më ndjekin… të gatshëm të bëjnë ç’është e mundur për të penguar veprimet e mia duke e kërkuar vdekjen si të Kopernikut.
Teksa ngjitem shkallarëve, vizionet më vijnë furishëm, trupat e luftarëve të Lidhjes Shqiptare që përpëliten nën dheun përvëlues nga gjaku i ngrirë dhe gjendem përnjëherë përballë shtatores së hekurt të komandantit legjendar, Sylejman Vokshit. Ia vura dorën shpejt mbi kraharor, qëndroj përballë tij. Hesht. Unë dua të bëhem hija e tij!
O ju të pushtuar nga mendjet e mprehta, lëshova një zë të lehtë… vini re mësimet që fshihen këtu … lart xhamadanit. Këtu, mbi këtë tokë, ngre sytë drejt veriut, por nuk jemi në gjendje të gjejmë një udhë të drejtë, të shpëtimit, të së nesërmes atje në veri…
* * * * *
Gjakova si porti i Durachiumit. Në rrugët e saja të shtruara me gurë njëri pas tjetrit, kanë kaluar nëpër shekuj hordhi të shumta pushtuesish: romakë, bizantinë, grekë, turq, sllavë, Italianë, pra edhe çizmja serbo-malazeze. Duhet ta dinë të gjithë miqtë se këtu flitet vetëm shqipja e cila është një gjuhë solide, shumë e vjetër, tepër origjinale, e papërsëritshme në trungun e gjuhëve indoevropiane. Kjo nuk ka asnjë lidhje të ngushtë birërie me gjuhët simotra të kësaj familjeje (indoevropiane). Gjuhë që dallohet për epizmin, por edhe për muzikalitetin e saj. Këtu nuk flitet asnjë gjuhë afroaziatike, e lërë më turqishtja apo shkinishtja…
Lumi i madh që përshkonte mes për mes zemrën e qytetit të bekuar të Dardanisë, me llamburitjet e dritave përreth saj me qiellin e përflakur shumëngjyrësh, që krijonin një mozaik figurash marramendëse, me nanuritjet dhe vallëzimin e lehtë të valëve të ujërave të lumit Krena. Dikur moti, këtu posa kishte mbërritur Maxharr Pasha i Stambollit me suitën e tij në Gjakovë dhe kishte lënë kokën së bashku me disa tradhtarë shqiptarë, më 1878.
Gjakova nuk është larg, është rrëzë vreshtave të Ҫabratit. Gjakova si një pikë uji në oqeanin e madh. Ajo po merrte rrugët për një nga qytetet më të vogla të Evropës, kur politika e saj e Dardanisë, pa cak e pa kokë, dikur si sipërfaqe e përfshinte lehtë e lehtë edhe Sanxhakun e Nishit. Një qytet i vogël, por me histori të lavdishme. Kënget, vallet, dajret, klarinetat e daullet krijojnë atmosferë gëzimi. Por dashuria për atdhe ka një fuqi magjepse, të paimagjinueshme. Unë e pranoj çdo lloj sakrifice, deri në atë që quhet sublime. Këtë lloj sakrifice e kam të qartë, falë natyrës sime burrërore të paepur dhe karakterit të fortë e të mençurisë…
O ju shokë, miq e dashamirë të vijës së parë!
Kur të kaloni ndonjëherë këtej pari në Gjakovë, kthejeni kokën e këqyrni ku është i shtrirë Maxharr pasha. Në epitafin e këtij varri shkruan emri i tij i vërtetë – është Karlo dë Trua.
Kur ndonjëherë i lexoni shkrimet e mia që i bëj gjërat të gumëzhijnë në botën e facebookut, ndoshta pak ju hiqet malli. Këto shkrime që i kam shkruar, si kujtim për ju i lashë në këtë botë se kam qenë dhe jam gjithmonë i juaji. Ju shkrova pa përtesë me durimin gjatë të të shkruarit, me instinkte të mprehta dhe çiltërsinë time. Një pjesë të jetës sime nga kërkova duke ju shkruar ndër shokë, miq, dashamirë e mergimtarë, me dëshirë gjithmonë ju shkrova, vetëm për ta zgjuar ndjenjën kombëtare kudo që ka shqiptarë.
Pra, më kujtoni! O miq të mi, mos harroni këtë mik të ri e të vjetër, se jam një shok i keq a i mirë, si unë nuk keni tjetër. Gjashtëdhjetë e tre vjet që unë i mbusha, nuk u ngopa me shok e miq të vërtetë! Boll fort ju mundova, nuk paskam çare (rrugëzgjidhje) pa ju munduar…
The post TË DASHUR SHOKË, MIQ E DASHAMIRË! Nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .
Punimet per zgjerimin e rruges ,nxjerin ne pah nje thesar arkeologjik.
*
Lezhe,”Koder Gjazuj”
“Nje zbulim rastesor por shume sensacional ne lokalitetin”Koder Gjazuj” prane fshatit malor’Gjazuj/Gazuj”;Njesia Administrative Ungrej-Bashkia Lezhe(Mirdita etnografike)”…….
*Gjithcka ka startuar fale procesit te punes per zgjerimin e rruges ekzistuese nepermjet nje investimi nga ana e Bashkise-Lezhe(NJ.A;Ungrej),rruge e cila kalon mbi kodren e zeze dhe lokalitetin e njohur si”Koder Gjazuj”ku fale konstatimit te disa strukturave murale,banoret e ketij fshati te shtyre nga kureshtja dhe sidomos nga memoria e tyre kolektive,ata kane realizuar edhe pastrimin e plote te vegjetacionit dhe nxjerrjen e planimetrise se pjeseshme te objekteve qe jane zbuluar keto dite mbi piken me te larte te ketij masivi kodrinor kaq piktoresk!!!….Perfitoj nga rasti qe te shpreh respektin dhe mirenjohjen time me te thelle per keto njerez te nderuar por ne vecanti,per mikun tim shume te vecante”Z.Lek Frroku(Gazulli)”i cili pervec se ka monitoruar procesin ne fjale,ai gjithashtu me ka njoftuar menjehere per zbulimet arkeologjike rastesore duke kerkuar suportin tim miqesor e sidomos ne aspektin profesional ne menyre qe te krijohet nje definicion shkencor sa me i sakte ne lidhje me keto zbulime…Ajo cfare une konstatova i mahnitur,gjate ketij perlustrimi ne terren,ka te beje me nje zbulim qe i tejkalon kufijnte e sensacionit dhe sinqerisht qe ky lokalitet me ka obsesionuar pa mase!!!…..Pas takimit tim miqesor me banoret e nderuar te ketij fshati malor qe aktualisht rezulton i braktisur deri ne masen 90% si pasoje e veshtiresive ekonomike dhe komunikimit me qytetin e Lezhes e me gjere,
Une ju sugjerova qe te nderpresin punimet menjehere, pavaresisht deshires se tyre kaq te madhe per te zbuluar truallin e hershem ku kane jetuar para’ardhesit e tyre,”Gazulloret e lavdishem” me arsyetimin e thjeshte se cdo lloj germimi i kesaj natyre eshte pike se pari,ne kundershtim me ligjin e Shtetit-Shqiptar por sidomos ne lidhje me demet e pavullnetshme por te parikuperueshme qe mundet te shkaktohen pa pranine e nje Arkeologu te mirefillte dhe te licensuar i cili duhet te jete i autorizuar zyrtarisht per nje Ekspedite arkeologjike te kesaj natyre.etj.etj.
Si fillim kam vene ne dijeni Bashkine e Lezhes dhe ne oren 13:30(sapo jemi rikthyer ne qytetin e Lezhes)i kam telefonuar Ipeshkevit te nderuar te Dioqezes Lezhe.Mons.Ottavio Vitale ku e kemi takuar se bashku me mikun tim te mire Z.Lek Frroku duke i percjelle specifikat e rastit ne fjale per arsye se nje pjese e ketyre strukturave murale jam shume i sigurte qe i perkasin”Kishes mesjetare te Shen.E/Ilia”e cila eshte djegur dhe shkaterruar nga barbaret osmane ne fillim te shek.XVII-te dhe gjithashtu per ti kerkuar partneritet dhe vendimarrje ne lidhje me iniciativen me te re dhe shume fisnike te Z.Lek Frroku i cili qe nga dita e sotme do te angazhohet per hartimin e nje projekti sa me dinjitoz per financimin dhe ndertimin e nje Kishe te re Katolike ne piken me te larte/dominante te lokalitetit”Koder Gjazuj”,ne nje distance rreth 150m, me ne jug te ketij”Siti arkeologjik mesjetar”i cili sapo ka dale ne drite……Miku im shume i nderuar Z.Lek.Frroku ka vendosur qe nepermjet ketij akti kaq human dhe vertete largpames,te nderoje gjakun dhe sakrificat e para’ardhesve te tij te shquar por edhe te glorifikoje emrin dhe veprat e tyre ne sherbim te Kombit-Shqiptar….
*”Rezutatet befasuese te zbulimit ne Koder-Gjazuj”;…..
*Strukturat murale qe kane dale ne pah i perkasin dy fazave te ndryshme ndertimore ku duke u bazuar tek muratura me e hershme,tipologjia e tyre dhe teknika e ndertimit,keto objekte rezultojne qe te jene ndertuar ne fund shek.XIII-te dhe fillim shek.XIV-te,teori e cila bazohet edhe tek gjetjet e disa fragmenteve prej qeramike te stilizuar qe duke ju referuar materialit perberes apo tipologjise se tyre te vecante,keto artefakte prej qeramike datojne rreth shek.XIII-XIV-te….Gjithashtu,prane rrenojave te ketij lokaliteti arkeologjik aspak te njohur,jane zbuluar edhe disa fragmente te tjera qeramike te cilat jane relativisht me te reja ne moshe ne raport me ato qe citova me lart pasi qeramika ne fjale eshte shume me e rafinuar dhe karakteristike per periudhen e mesjetes se vone,shek.i XV-te,por gjithashtu po e njejta tipologji ka vazhduar qe te jete e pranishme edhe pergjate shek.pasardhes;XVI-te&XVII-te….Pra,te dashur miq,zbulimet ne fjale i perkasin nje objekti religjioz te Krishtere dhe nje rezidence feudale si pjese integrale e nje vendbanimi te mirefillte mesjetar ku jeta eshte zhvilluar duke nisur qe nga fund shek.XIII-te e deri ne fillim shek.XVII-te kur ky fshat mesjetar qe kishte permasat e nje qyteze karakteristike Arbnore,eshte braktisur perfundimisht nga banoret e saj,si rezultat i plackitjes,djegies dhe shkaterrimit qe ka pesuar pas zhvillimit te nje beteje e cila eshte zhvilluar gjate periudhes se pushtimit osman ne fillim shek.XVII-te ku nje pinjoll i fuqishem i kesaj familje fisnike i quajtur”Ilia Gazulli”eshte masakruar se bashku me disa pjesetare te Famijes por me pas trupi e tij te pajete e kane terhequr zvarre dhe kufoma eshte hedhur brenda nderteses se”Kishes se Shen.Ilise”ku ushtaret e urryer turq,kane kryer edhe barbarine e tyre te fundit duke therur edhe kalin e ketij Fisniku-Arbnor po ne te njejtin vend,dhe me pas i kane vene zjarrin ketij objekti religjioz por edhe te gjitha ndertesave te tjera duke i rrafshuar deri ne themele!!!…..Teoria ime mbi vjetersine,funksionalitetin,fizionomine e ketij vendbanimi,djegia dhe menyra e shkaterrimit qe rezultoi me braktisjen e plote e cila citohet nga burime historike shume te limituara,tani mbeshtetet si nga gjurmet e karbonit qe kam konstatuar tek pjesa me e madhe e gjatesise se ketyre mureve mesjetare te ndertuara me gure mesatare por edhe nga gojedhenat e trasheguara nga vete banoret autoktone te cilet pefaqesojne pasardhesit e drejtperdrejte te Familjes se madhe Feudale”Gazulli”por qe deshmojne edhe braktisjen e ketij trualli te shkaterruar dhe vendosjen e tyre pergjate lugines se sotme te perroit”Gjazull/Gazull”duke krijuar edhe kete venbanim te ri,ne te cilin,ata thone se kane kaluar rreth 14-breza qe nga koha kur braktisen vendbanimin fillestar ne lokalitetin”Koder Gjazuj”.etj.etj…Gjithsesi shenjat e karbonit,sot,i kam konstatuar ne 2-nivele te ndryshme por gjithashtu pjesa e siperme e murit perendimor shfaq shenja restaurimi me gure mesatare te lidhur me llac te trashe i cili permban nje sasi shume te madhe me gelqere,gje e cila me shtyn te mendoj se kjo mbishtrese perfaqeson nje rindertim ose faze ndertimore me te vone qe i perket shek.XVI-te dhe qe eshte e pozicionuar pikerisht mbi gjurmet me te hershme te karbonit ku deshmohet djegia me e hershme,ajo e fund shek.XV-te e cila perkon me pushtimin osman dhe shkaterrimin e pjeses derrmuese te vebdbanimeve Arbnore ne Shqiperine veriore…Sic dihet;Banesat mesjetare,pergjithesisht,ndertoheshin me gure te permasave mesatare ose vetem me dru,apo duke i nderthurur keto dy materiale ndertimore me njeri-tjetrin.Çatite e pjeses me te madhe te ketyre objekteve mbuloheshim me furde ose me kashte dhe ndersa tjegullat perfaqesonin nje material ndertimor i cili kryesisht perdorej vetem per te mbuluar objektet religjioze(Kisha)ose banesat e shtresave te pasura sic ishin klasa feudale,familjet tregtare.etj..Guri i latuar i harmonizuar me drurin e gdhendur kane qene edhe materialet kryesore te cilat hijeshonin pamjen e jashtme te ketyre banesave rezidenciale ku jetonin familjet e fisnikeve Arber..Gjithashtu catia e mbuluar me tjegulla,fugatimi estetik i mureve te jashtme dhe suvatimi i pjeses se brendshme te ketyre banesave te cilat kishin edhe permasa te konsiderueshme ne raport me objektet e tjera,krijonin nje efekt te qarte diferencues edhe persa i perket cilesise se materialit ndertimor,mjeshterise se punimeve por edhe ne baze te pajisjeve ose ornamenteve luksoze qe lehtesonin jeten e shtreses se pasur.etj.etj.Pra,te dashur miq,qeramika e vrazhde me material te perzier e cila eshte zbuluar prane objektit kryesor i perket pikerisht tjegullave te catise se ketij objekti me planimetri te crregullt por mjaft impresionues per te cilin nuk jam akoma i sigurte n.q.s behet fjale per”Kishen e Shen.E/Ilise”apo per kullen rezidenciale te”Familjes feudale Gazulli”,objekt ne te cilin kane lindur edhe pinjollet kryesore te kesaj Dere fisnike te Arberise mesjetare dhe disa nder figurat emblenatike te Kombit Shqiptar….Prane fshatit te sotem”Xhazuj”ndodhen edhe 2-toponime te vecanta dhe shume sinjifikative si;”Trojet e vjetra dhe Kalaja e Harketareve”,studimi i te cilave do te na mundesonte realizimin e nje mozaiku sa me te plote….Gjithashtu prane ketyre strukturave murale(themelet perendimore)jane zbuluar edhe disa objekte te tjera si;qeramike masive por edhe ajo e stilizuar,kocka humane(fragmente te vogla),kocka kafshesh(nofulla dhe disa dhembe kali),3-fragmente teper interesante prej qeramike te stilizuar te cilat sipas mendimit tim duhet te jene pjese integrale e nje objekti luksoz shume te vecante(llulle),nje objekt metalik prej bronxi qe duhet ti perkase nje ornamenti luksoz,nje fragmet qelqi me ngjyre te erret,plot 14-gozhda artizanale te permasave dhe funksioneve te ndryshme ku dy prej tyre(me koke te gjera)me siguri qe jane perdorur tek ndonje poltrone lisi e stilit venecian ose mbi porten e drunjte te Kishes se”Shen.E/Ilise”dhe ndersa objekti tjeter eshte nje grih(emertim lokal)ose lime per te mprehur tehet e armeve si shpata,kama apo thika por edhe per mirembajtjen e veglave te tjera te punes……Te gjitha keto struktura murale kane qene te varrosura nen kete truall i cili deri perpara 3-4-ditesh ishte i mbuluar me vegjetacion te harlisur(si e gjithe pjesa tjeter;Geshtenja,lis,shkoze,thana,dellinja.etj.),me toke te murrme pyjore dhe humus por duke qene se procesi i germimit ka depertuar deri me thellesine 1.80m.ketu jane zbuluar mure dhe themele ne lartesine 0.40m.e deri ne 1.5m….Desha te nenvizoj edhe faktin se;neper terrritorin ku ndodhet ky lokalitet,kalonte edhe nje degezim i rendesishem i rruges antike Lissus-Naissus(Lezhe-Nish)dhe kjo arterie rrugore kaq e jetike e ndertuar me kalldrem me gjeresi deri ne 1.5m.njihet edhe sot si”Udha e madhe”e cila vazhdonte qe nga Keshtjella Iliro-Romake e”Castrum-Vig/Kastri i Vigut(shek.III-IV-te)”ne vendin ku bashkohet perroi Voma me lumin e Gjadrit,rruge e cila kalonte petmes territorit te sorem te Mirdites e deri ne treven e Lumes dhe ne qytetin e Prizrenit(Theranda antike)por gjithashtu,kjo rruge,deri ne fillim shek.XX-te ka funksionuar si lidhja kryesore ndermjet qytetit te Shkodres me kryeqendren e Mirdites,Oroshin me Abacine dhe Rezidenden madheshtore te Familjes”Gjomarkaj”(teme e gjate);…….
*Pjese nga studimi im lidhur me Familjen dhe Fisin e madh e te nderuar”GAZULLI(Prill-2015)”;…..
“Fisi i madh GAZULLI”i kane dhene Zadrimes,Mirdites,Lezhes,Shkodres dhe te gjithe Shqiperise;nje plejade shume te pasur me personalitete te njohura per veprimtarine e tyre patriotike,kulturore,diplomatike,shkencore,arsimore dhe religjioze,duke nisur qe nga periudha e Mesjetes se vone(Shek.XIV-XV-te)&deri ne ditet tona(700-vite Histori).
*”Origjina e Gazulloreve”;…
1)Sipas librit Raguzian”Reformatorium”i vitit 1301,Gazulli na shfaqet ne fshatin Kabash te Pukes ku administronin nje Keshtjelle te”Familjes feudale,BLINISHTI”por gjithashtu permendet qe kishin prona si ne Zadrimen e poshtme dhe ate te siperme.
2)Emri”Gazolli dhe jo Gazulli”gjendet neper dokumentet veneciane(Regjistri kadastral i koncesioneve veneciane:1416-1417)edhe ne fshatrat Barbullush dhe Dajc i bregut te Bunes ne Shkoder.
3)Prane fshatit Sukaxhi(Lezhe)te Bajrakut te Dibrrit ne Mirditen etnografike,kemi nje fshat kodrinor-malor me emrin”Gjazuj/Gazull”dhe gjithashtu ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe pikerisht tek masakra e Kardhiqit(Gjirokaster)na shfaqet madherishem;patrioti&luftetari”Andrea Gazulli”i cili ishte caktuar nga Princi”Lleshi i Zi-Gjomarkaj”si Komandant i”Ushtrise Mirditore”ne sherbim te Ali Pashe Tepelenes.”Andrea Gazulli”refuzoi urdherin e Pashait per te masakruar civilet brenda Keshtjelles se Kardhiqit,duke i thene me krenari se;”Mirditori nuk e ka zakon qe te vrase njerez te paarmatosur.Kthejua armet Kardhiqioteve qe te mbrohen dhe atehere do ta njohesh trimerine e Mirditoreve”!!!…Sic dihet,urdherin e Ali Pashe Tepelenes e zbatoi me devotshmeri;”Thanas Vaja”(Himariot)ku nuk kurseu as pleq,as gra&as femije……”Andrea Gazulli”ishte nga fshati Sukaxhi dhe sherbente si perfaqesues i Bajrakut te Dibrrit.
4)Gazulloret e fshatit Dajc-Lezhe pretendojne se jane Fis autokton Zadrimor dhe kjo deshmohet edhe nga rrenojat e vendbanimit te braktisur”Krytha”i cili ishte nje qytet i lashte Ilir qe ndodhej ndermjet fshatrave te sotem Zadrimore;Nenshat(Shkoder),Dajc,Kodhel&Koterr(Lezhe)por ata vazhdojne qe ti ruajne lidhjet me kusherinjte e tyre ne fshatin Gjazuj!!!…Nderkohe qe,”Krytha”eshte shuar si vendbanim,menjehere pas pushtimit te eger osman dhe”Gazulloret”jane zhvendosur ne Dajc por nje pjese e mire prej tyre jetojne edhe ne Gazuj-Sukaxhi te Mirdites etnografike(Lezhe),Bushat,Shelqet(Shkoder),Venecia,Raguze,Hungari etj..Duke qene se territori i Zadrimes etnografike deri ne vitin-1812,perfshinte edhe fshatat e Bajrakut te Dibrrit deri kur treva ne fjale njihej si”Zadrima e eperme/siperme”,prania e disa rrenojave ne”Koder Gjazuj(Kodra e Gazulloreve)”qe mendohet se mundet ti perkasin jo vetem Kishes mesjetare te Shen.Ilise por ketu ndodhej edhe nje fortifikate mesjetare e cila duhet te kete sherbyer si rezidenca verore e kesaj familje kaq te madhe;me krijon sigurine e plote se Gazulloret e Zadrimes me fis”Kabash”,padyshim qe jane me origjine te drejtperdrejte nga Gazull-Sukaxhi ne Zadrimen e eperme dhe ky degezim i tyre eshte vendosur ne”Krytha”ne prag te pushtimit osman por pa i shkeputur lidhjet nga vellezerit e tyre ne Gazull-Sukaxhi me te cilet,akoma i ruajne lidhjet e vjetra familjare edhe sot e kesaj dite…..
*”Pinjollet me te lavdishem te Familjes se nderuar,”GAZULLI”;….
1)”GJON GAZULLI(1400-1465)”;…Klerik Katolik i arsimuar ne Raguze(Dubrovnik-Kroaci),Venecia&Padova.Iluminist,Historian,Dijetar,Filozof,Shkencetar,Petagog,Diplomat,Keshilltar dhe Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT ne shume shtete Europiane.Ne arkivat e Raguzes ruhen shume dokumente te kohes kur Mbreti i fuqishem i Hungarise”Matias Corvinius”e luste per tu bere Keshilltari i tij personal.GJON GAZULLI eshte i famshem edhe per paraqitjet e tij pompoze ne te gjitha oborret mbreterore europiane ku prezantohej denjesisht me fjalet;”Une jam Gjon Gazulli nga Arberia”.etj.etj.
2)”PAL GAZULLI(Vellai i Gjon Gazullit)”;…Ishte Rektor i Universitetit te Raguzes ne vitet 1442-1444 dhe ndersa ne vitet 1452-1459,sherbeu me devotshmeri si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT ne Republiken e Raguzes pasi kishte merita te vecanta ne krijimin e sistemit”Taksa e turqve”e cila konsistonte ne grumbullimin e shumave te medha monetare nga Raguza dhe qytetet e tjera Dalmate per te financuar luften e GJERGJ KASTRIOTIT.
3)”ANDREA GAZULLI”;…i cili ishte vellai i Gjonit dhe i Palit.Edhe ky personalitet,sherbeu periodikisht si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT ne Republiken e Raguzes ndermjet viteve 1444-1450.Emri i tij na del i dokumentuar ne shume marreveshje shteterore ndermjet Arberise&Raguzes ku Andrea Gazulli firmos si perfaqesues i drejtperdrejte i GJERGJ KASTRIOTIT.
4)”Dom.Matia Gazulli”;…permendet si Famullitar i fshatit Barbullush(Shkoder).Me dt.1-shtator-1404 Dom.Matia Gazulli perpunon dhe publikon ne Raguze,nje Bibel te shkruar me germa latine te stilit”Gotik”dhe ne dialektin Lombard(Milanez).
5)”Monsinjor.Gjon Gazulli”;…qe e nis karrieren e tij si Meshtar ne Kosove dhe ne vitin 1702 ai emerohet nga Papa ne detyren e rendesishme si”Arqipeshkev i qytetit te Shkupit”ku ishte lideri shpirteror i te gjithe Shqiptareve Katolike te Dardanise(Kosove&Maqedoni).”Monsinjor.Gjon Gazulli”ka botuar nje veper ne Shqip(1743)dhe gjithashtu ishte vleresuar me graden e larte”Doktor ne Filozofi dhe Teologji”.Ai sherbeu me devotshmeri deri sa nderroi jete ne vitin 1753.
6)”Dom.Ndre Gazulli”;…Klerik Katolik,Patriot,Studiues,Petagog dhe gjithashtu i vleresuar me graden shkencore”Doktor ne Filozofi dhe Teologji”i cili na shfaqet ne burimet historike te vitit-1766 si Abat i Mirdites.
7)”ANDREA GAZULLI”;…Komandant,luftetar,keshilltar dhe mik i Ali Pashe Tepelenes prane te cilit sherbeu rreth 12-vite.(Emrin e tij e kam cituar ne hyrje te ketij studimi).
8)”Dom.Nikolle Gazulli”;..Mesimet e para i mori nga”NDRE MJEDA”dhe me vone u diplomua per filozofi dhe teologji ne Universitetin e qytetit Insbruk te Austrise.Njihet si;Albanolog,Gjuhetar dhe Dijetar erudit pasi zoteronte disa gjuhe si;Latinisht,italisht,gjermanisht,serbo-kroatisht,polonisht,greqishten e vjeter dhe greqishten e re.Duke qene se u vendos ne perkrahje te vellait(Gjon Gazulli)ai u denua me 10-vite burg nga regjimi zogist por beri vetem 4-vite pasi per lirimin e tij protestuan shume personalitete te Albanologjise me ne krye te madhin”At.GJERGJ FISHTA”.Edhe pse u kursye nga Ahmet Zogu,ai u perfshi ne valen e hakmarrjes histerike komuniste gjate viteve te para te konsolidimit te pushtetit diktatorial te Enver Hoxhes ku Dom.Nikolle Gazulli u pushkatua ne vitin 1946.
9)”Patrioti dhe Martiri;”Dom.Gjon Gazulli”;…Ishte njeri shume i drejte dhe qe gjithcka e bashkendante me Popullin e thjeshte Shqiptar dhe pikerisht keto karakteristika e bene pjese te revoltes popullore anti-zogiste ne veri te Shqiperise,ku u ngrit ne kembe fshataresia e varfer dhe e mjeruar e cila nuk pajtohej me regjimin e Ahmet Zogut.Shtypja e kesaj Kryengritje u finalizua nepermjet denimit me vdekje te Patriotit”Gjon Gazulli”i cili u var publikisht ne Shkoder ne vitin 1927.Fjalet e tij te fundit kur po i lidhej litari ne fyt,ishin;”Po vdes i pafajshem. Rrofte Krishti-Mbreti yne.Rrofte Kisha Katolike-Nena jone.Rrofte Papa-Ati yne. Rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret e vertete”………..
*Me rastin e ketij zbulimi rastesor kaq sensacional,une ju bej apel te gjitha institucioneve shteterore kompetente duke nisur qe nga Ministria e Kultures,DRKK-Shkoder,Agjensia e Sherbimit Arkeologjik dhe Instituti i Arkeologjise qe ti perveshen sa me shpejt,punes kerkimore ne terren dhe jo sa per te kaluar radhen!!!….Objektet e ndryshme te cilat sot,banoret mi kane dorezuar ne mirebesim,si;artefaktet,kockat,qeramika,qelqi etj.qe i kam bere publike ketu ne fb,une sapo i kam pastruar,matur e diferencuar dhe nderkohe po punoj mbi procesin e inventarizimit te tyre me qellim qe diten e neserme ti dorezoj tek Bashkia e Lezhes ku do te behen pjese e fondit muzeal te qytetit tone ku mua personalisht apo specialisteve te tjere,do te na sherbejne per qellime te ndryshme studimore-shkencore,dhe me pas nje kopje te ketij materiali te shkruar,do tja relatoj zyrtarisht Znj.Silva Breshani me detyre si Drejtoreshe tek”Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore”……
P.S;(Ju bej thirrje te gjitha institucioneve te Rajonit te Lezhes e me gjere por sidomos perfaqesuesve te tyre dhe ne vecanti Kryetarit te nderuar te Bashkise-Lezhe Z.Fran Frrokaj,Intelektualeve Lezhjane nga fusha dhe profile te ndryshme,Perfaqesuesve te Shoqerise civile e sidomos miqve te mi te nderuar te Medias Shqiptare si TV-Kombetare e lokale,gazeta,revista dhe portaleve te ndryshme ne menyre qe diten e neserme edhe pse eshte nje rruge pak e veshtire por vetem 34km nga qendra e Lezhes,qe te gjithe te mblidhemi aty per diten e neserme pasi fatmiresisht data 29-shtator perkon pikerisht me”Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore”…Jane te lutur qe te marrin pjese te gjithe pinjollet e nderuar te Familjes se lavdishme”Gazulli”si nga fshati”Gjazuj”,nga fshati”Dajc i Zadrimes(Lezhe)”,nga Qyteti i Lezhes,nga fshatrat;Bushat dhe Shelqet(Shkoder)dhe kudo ku ata jetojne…..Neser paradite ju mirepres ne Koder-Gjazuj se bashku me mikun tim te vecante Z.Lek Frroku(Gazulli)!!!….)….
Paulin Zefi Zefi.
The post Punimet per zgjerimin e rruges ,nxjerin ne pah nje thesar arkeologjik. appeared first on .
Supervarri dhe kështjella e komandantit (Capitano) pa emër, në mes të parkut ekzotik multikulturor, enigmë?
Enigma e jashtzakonshme! Shkruan: Luan Shmilli
Parku dhe Vila Durresi-Pallavicini,(Durazzo-Pallavicini),
Genova, Itali, mbajnë sekrete të pazgjidhura.
Supervarri dhe kështjella e komandantit (Capitano) pa emër, në mes të parkut ekzotik multikulturor, enigmë?
Supervarri (shiko fotot) me shqiponjë në krye dhe, në brendësi të kolonave, sërish shqiponja të tjera!…
I kujt, mund të jetë, supervarri, kështjella; apo të dyja; kur, dihet, të gjithë pinjollët e dinastise Durresi (Durazzo) i kanë varret në varrezat e qytetit dhe 9 Kryeministrat e Republikes së Genovës, në kishat e njohura të qytetit!
Përse, në mes të pyllit me dy tre varre të vjetër, pa emertime, pranë? Cfarë misteri fsheh ky varr enigmatik prej dinastisë Durresi-Pallavicini, kur varret kanë autoresi dhe dokumentim zyrtar dhe kishtar dhe pse të vdekurit, nuk jane varrosur ne varret e qytetit te sterlashte?
“Varr masonik,” përsëritet nga banoret genovezë, por incizimi (gravura) e shqiponjës me një kokë shfaq dhe humb, njëkohsisht, identitet të plotë shqiptar.
Përse nuk ka emra varri dhe varret?!
Eshtë bërë madhështor dhe, njekohsisht i paemër, enigmatik, me shfaqje e përhumbje gjurmësh; tamam si shfaqen, befas, dhe, befas, humbin vetetimat, në kohët me re a furtunë…
Dhe kështjella e Komandantit dhe supervarri me shqiponja, në hyrje, siper, dhe në kater kolonat të shfaqen e pasi të përhumbin një çast, të rikthejnë në realitetin e prekshëm me pyetjet:
“Kur është ngritur varri, realisht, pasi parku ekzotik multikulturor ka projektues që i kemi publikuar emrin dhe i përket viteve 1800, kur dinastia Durresi, që nis me nuklin familjar, burr-grua, dy djem të vegjël, më 1389; rezulton se është bërë e fuqishme vetëm pas vitit 1468 dhe ka drejtuar e ka pasur nën ruajtje personale (përse shkruhet kështu, “personale”?) bankën e parë italiane të Mesjetës, “San Giorgio”(Gjergji i shenjtë) dhe nga kush?”
“Kur, madhështi e varrit dhe shqiponja, është shfaqur për herë të parë, publike dhe pse e vetmuar, bile pa emrin e të vdekshmit?
Kryesorja, kush mund te jetë varrosur aty që ka pasur idhull dhe ka dashur të jetë i dukshëm simboli i shqiponjës?
Dinastia Durrësi (Durazzo) gjithmonë ka deklaruar se është me origjinë shqiptare!…
Kush mund të jetë në supervarrin e restauruar, por të heshtur?
Na ndiqni!…
Në ndjekje të enigmës së vështirë për t’u zgjidhur…
The post Supervarri dhe kështjella e komandantit (Capitano) pa emër, në mes të parkut ekzotik multikulturor, enigmë? appeared first on .
Tetovë, kur testamenti i sllavo-maqedonëve shkruhej në shqip. Nga Arben Llalla
Gjysma e Maqedonisë pa sllavë, pjesë e mbretërisë shqiptare dokument-testamenti i lëshuar nga gjykata e Tetovës në gjuhën shqipe e vitit 1943. Ja çfarë shkruhet në letrën në dialektin geg të Pollogut
Nga Arben Llalla
Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror lëshohej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe e kështu me radhë. Gjatë kësaj periudhe edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet.
Dokumenti i mëposhtëm tregon testamentin e një sllavo-maqedonasi, i cili është në gjuhën shqipe. Ky testament rastësisht më ra në dorë dhe e pashë të udhës që ta botoj me qëllimin e vetëm për t’i treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike, sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vlera të larta.
Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Pirroku, i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në ish-Jugosllavi vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës, të cilin komunistët e zhdukën në Shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderur këtë njeri të shquar).
Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e taksave të Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës.
PËRMBAJTJA
Shteti Shqiptarë
Gjyqi Paqit Tetovë
Zyra e Noteris
Nr. Rep. 1209
Nr.Kol. 497
T e s t a m e n t
Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me nji zet e tre të muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi bir i Besimit, nga katundi Pirok i Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr.71, në prani të katër dëshmitarëve të poshtë shënuer: 1) Shajip Kamberi avokat, 2).Gjergje Avrami, furtar, 3). Hilmi Kamberi, dhe 4). Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej …me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmenduni Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtë shënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1).Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr.71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjasht mijë Franga Shqiptare, 2).Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3).Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4).Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5).Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6).Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7).1/4 e Furës dhe e dyqaneve të ndodhura në Beligrad rruga Kradujevaçki drum Nr.22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare.
Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’a lë: 1).Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So…, me vleftë prej (9000) nande mijë Fr.Shqiptare. 2).Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipër shnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbarmë të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit.
Dëshmuesit
Sh. Kamberi
Gjorgji Avrami
- Kamberi
Tomo Ace
Testaroti
Arsa S. Stefani
Nd. Gjyq, Paqt. e si Noter
Nexhmedin Besimi
Kjo është libreza e punës e Demirali Bajramit, i lindur në vitin 1920, në Lisec të Tetovës, i cili ka punuar atë periudhë roje kufiri. Libreza është lëshuar më 1 Maj 1944, nga Komandanti i Përgjithshëm i Rojes së Kufirit dhe i Financës të Mbretërisë së Shqipërisë, Kolonel Sami Koka.
The post Tetovë, kur testamenti i sllavo-maqedonëve shkruhej në shqip. Nga Arben Llalla appeared first on .
HEJ SHQIPNI KU T’KA VOJTE HALLI
HEJ SHQIPNI KU T’KA VOJTE HALLI
Këta janë krerët e Shqipnisë,
Që me gënjeshtra na kanë ngopë,
Asnjenit prej tyne s’i leverdis,
Që të futemi në Evropë.
S’pyetet e djathta ,as e majta,
Si dhe as forca e tretë,
Frenat në dorë i ka mafia,
Që i sjell nga të dojë vetë.
Gjithësejcili tërheq nga vetja,
Njeni-tjetrit fajet ia lanë,
I mberthen mafia me kthetra,
I sjell si kuajt në lamë…
Populli në telashe t’mëdha,
Per te ardhmen shpreson kot,
As BE-ja, as SHBA-ja,
S’mund ta mundin mafien dot…
Paske pasë një zemer hekur,
Hej Shqipni ku t’ka vojt halli…
Brez pas brezit, neper shekuj,
Paska le me vuajt shqiptari…
VEBI KURTAJ
The post HEJ SHQIPNI KU T’KA VOJTE HALLI appeared first on .
ZEMRA DHËMB.. Vargje nga Janaq Pani.
ZEMRA DHËMB
Zemra dhëmb dhe ia di hallin,
Zemra dhëmb e do të dhëmbë,
S’jam i ri, e marrtë djalli
Që t’i çaj detet me këmbë.
Shpirti, ku linda, ka mbetur,
Këtu vetëm sa marr frymë,
Kush ma lag buzën e etur
Për një breg, një bokërrimë.
Për ca këngë trimërie,
Për ca vaje jetësh fikur,
Për ca ëndrra djemurie
Nëpër harca lerë e rritur.
Për një shqipe që vjen rreth
Qeparoit përmbi krye,
Të saja hijen e hedh
Si të jetë në ditë zie.
Zemra dhëmb dhe ia di hallin,
Zemra dhëmb e do të dhëmbë,
S’jam i ri, e marrtë djalli
Që t’i çaj detet me këmbë.
The post ZEMRA DHËMB.. Vargje nga Janaq Pani. appeared first on .
Holokausti serb ndaj hebrenjve dhe çështja shqiptare.
Fahri Xharra,29.09.16 Gjakovë
Serbia e kishte kampin e vdekjes së hebrenjve; por falë intuitës hebraike ai kamp përmendet edhe sot, ai kamp është i shënuar në të gjitha datotekat e krimit . Serbët i kishin edhe kampet e shfarosjes së shqiptarëve , dekada me radhë por falë intuitës shqiptare të harresës ato janë zhdukur. Një kontrast i madh në mes nesh dhe çifutëve? E dini që serbet ishin vrasësit më të mëdhenj gjatë L D Botërore, ata vranë shqiptar , boshnjak , hebrenj, RAE .. dhe vranë e vranë dhe në fund edhe fitimtar .
Pa kaluar shumë kohë nga krimi , ne i harruam varrezat masive me shqiptar , nga lufta e fundit . Por , ne nuk jemi hebrenj; ne harrojmë , ne harrojmë për një grusht parash ,për një premtim , për asgjë .
Numri i vërtetë i të burgosurve hebrenj në Sajmishte të Beogradit asnjë herë nuk ka mundur të arrihet sepse serbet janë specialist të mashtrimit ; sikurse ne që asnjë herë nuk kemi mundur të shënojmë numrin e saktë të hebrenjve që i kemi fshehur nuk i kemi dorëzuar në kampet e vdekjes, sepse jem të tillë ,lehtë harrojmë , lehtë humbasim në mjegullat e kohës që na rrethojnë.Ta dini që ne jemi populli i vetëm në Europë që nuk i kemi dorëzuar çifutet në kampet e vdekjes, asnjë me dijen tonë. I kemi veshur , iu kemi ndërruar emrin ,iu kemi dhënë plisin ; dhe i kemi mbrojtur.
Disa burime e cekin se me 31 janar 1942 në Sajmishte afër Beogradit ishin mbi 6.500 shpirtra që e pritnin vdekjen. Por sidoqoftë , është e sigurt që numri i të vrarëve ishte shumë më i madh se sa shënohet.
Shifrat tregojnë që deri në fillim të luftës në Prill 1941 ishin mbi 12 000 hebrenj që jetonin në Beograd; nga kjo shifër dy të tretat gra dhe fëmijë. Ta lemë anash statistike, porase në Sajmisshte u sollën edhe fëmijët e edhe gratë çifute. NëSajmishte u sollën edhe çifutet e Banatit – aty jetonin mbi 2500 sish.
Pra , Sajmishte ( Panairi i vjetër i Beogradit ) që nga vjeshta e vitit 1941 ishte si “Judenlager”, vend grumbullimi i hebrenjve,. Kushtet e jetës ishin të mjera ‘ por për njerëzit që pret vdekja e sigurt çfarë kushtesh të kërkohen ?
Shikoni , shumë nga ata u ekzekutuan në Jajinci ( kryesisht burrat) , si dhe Banjicë ( në jug të Beogradit). Pas urdhërit “”smoothen out” , vdekjes më të butë filluan operacionet me gas.Ky lloj i vrasjes erdhi nga Polonia.
Nga pranvera e vitit 1942 ‘the “job” had been done” , puna u krye dhe vrasja dhe zhdukja e hebrenjve përfundoi .Disa dhjeta mund të kenë shpëtuar. Pra ky ishte kampi Semlin i shfarosjes së hebrenjve.
E dini , si notues të mirë që janë serbët neve na quanin vrasës dhe bashkëpunëtor të fashizmit , dhe sa shumë shqiptar e kanë paguar me kokë këtë akuzë; por sidoqoftë krimi i serbëve nuk harrohet.
Ne, shqiptarët e kemi vendin e nderit tek hebrenjtë për besnikërinë ndaj tyre .
Referencat ;
-Photos from archive of The Museum of Vojvodina;eshumation at The Jewish Cemetery, Zemun 1944.g.
-https://www.open.ac.uk/socialsciences/semlin/en/remembering-semlin.php
-http://www.dark-tourism.com/index.php/15-countries/individual-chapters/698-site-of-the-sajmiste-concentration-camp-belgrade
-http://ejewishphilanthropy.com/staro-sajmiste-and-belgrades-neglected-holocaust-landmarks/
-http://www.arhiv-beograda.org/holokaust/concentration-camp-at-sajmiste/?lang=en
Referencat per ata që duan më shumë njohuri per holokaustin serb ndaj hebrenjve
Browning, Christopher (2007). The Origins of the Final Solution: The Evolution of Nazi Jewish Policy, September 1939 – March 1942 (2 ed.). Lincoln, Nebraska: University of Nebraska Press. ISBN 978-0-80320-392-1.
Cohen, Philip J. (1996). Serbia’s Secret War: Propaganda and the Deceit of History. College Station, Texas: Texas A&M University Press. ISBN 978-0-89096-760-7.
Crowe, David M. (2000). “The Roma Holocaust”. In DeCoste, Frederick C.; Schwartz, Bernard. The Holocaust’s Ghost: Writings on Art, Politics, Law and Education. Edmonton, Alberta: University of Alberta Press. ISBN 978-0-88864-337-7.
Glenny, Misha (2011). The Balkans: Nationalism, War, and the Great Powers, 1804–2011. London: Penguin Books. ISBN 978-1-77089-274-3.
Goldstein, Ivo (1999). Croatia: A History. Montreal: McGill-Queen’s Press. ISBN 978-0-7735-2017-2.
Israeli, Raphael (2013). The Death Camps of Croatia: Visions and Revisions, 1941–1945. New Brunswick, New Jersey: Transaction Publishers. ISBN 978-1-4128-4975-3.
Kenrick, Donald; Puxon, Grattan (2009). Gypsies Under the Swastika. Hatfield, Hertfordshire: University of Hertfordshire Press. ISBN 978-1-902806-80-8.
Kurapovna, Marcia (2009). Shadows On The Mountain: The Allies, The Resistance, And The Rivalries That Doomed WWII Yugoslavia. Hoboken, New Jersey: John Wiley & Sons. ISBN 978-0-47008-456-4.
Manoschek, Walter (2000). Herbert, Ulrich, ed. National Socialist Extermination Policies: Contemporary German Perspectives and Controversies. New York: Berghahn Books. ISBN 978-1-57181-751-8.
The post Holokausti serb ndaj hebrenjve dhe çështja shqiptare. appeared first on .
Bashkjetesa fetare ne Malbardhe… Nga Ahmet Zani.

“Po ngaqë janë pak i kemi respektuar dhe na kanë respektuar. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë”, thotë Lam Tafa 80 vjeçari malbardhas i cili në shenjë repsketi nxjerr nga xhepi i xhaketë faqoren e rakisë sipas traditës.
Dikush ne nje menyre e dikush ne nje tjeter…askush nuk ka ndejtur mënjanë ka shtuar më tej i moshuari Lama : “Te dyja palet kemi punuar pa dallim për ndërtimin e Kishës 700 vjeçare, tek vendi ku jemi këtu tek Kisha e ka më afër lagjja e myslimanëve, dhe kjo harmoni na ka mbajtur gjithnjë të lidhur ngushtë ne banorëve malbardhas, një fakt që dëshmoj dhe tek përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së të cilët asistuan dy vite më parë dhe festuan me banorët.
Në Malbardhë, janë treguar të gatshëm dhe katolikët që mbështetën myslimanët për ndërtimin e Xhamisë, aty ku fetuan ditën e Fiter Bajramit tok sëbashku.
“Edhe dasmat i bëjmë bashkë. Kur ata kanë dasma na thërrasin dhe ne gjithashtu. Nuk e kemi kuptuar se kush e ka bërë dasmën”,na thonë këta banorë të cilët kanë festuar ditën e shënuar të Shën Mhillit.
Për ta tradita mbetet diçka e shenjtë që e kanë mbajtur dhe e mbajnë fort. Pa e humbur, pa e lënë në asnjë moment të shkojë apo te vdesë pa kaluar më parë tek më të rinjtë, brez pas brezi si një zinxhir i pafund. Rudina banore e fshatit Mali i Bardhë fluturon që nga Italia ku dhe jeton me familjen, për t’ju bashkuar festës, besojmë tek mrekullitë që ka bërë ky vend, tek njerëzit që janë shëruar, edhe pse mrekullia më e madhe që duket në çdo moment është mirëkuptimi që ata kanë me njëri-tjetrin- ka shtuar Rudina bija e fshatit të shquar për harmoninë fetare që shquhet Mali i Bardhë në Kurbin
Myslimanë e të krishterë janë bashkë, ashtu siç duhet të jenë kudo sepse kjo ka qenë e duhet të jetë gjithmonë Shqipëria, e Malbardhi është ndoshta shembulli më i bukur i saj
The post Bashkjetesa fetare ne Malbardhe… Nga Ahmet Zani. appeared first on .
Ambasadori i Republikes Shqiperise ne Kanada Shkelqesia e tij z.Ermal Muca, pret ne Ambasaden Shqiptare, Kryetarin e Bashkesise Shqiptare z. Rikard Shpori dhe Kryetarin e Albcanorg Ottawa z.Arbnor Krasiniqi.
Ambasadori i Republikes Shqiperise ne Kanada Shkelqesia e tij z.Ermal Muca, pret ne Ambasaden Shqiptare, Kryetarin e Bashkesise Shqiptare z. Rikard Shpori dhe Kryetarin e Albcanorg Ottawa z.Arbnor Krasiniqi.
Diten e premte me 9 shtator ne oren 11h00, ne Ambasaden Shqiptare ne Ottawa, Ambasadori i Republikes Shqiperise Shkelqesia e tij z. Ermal Muca, priti Kryetarin e Bashkesise Shqiptare z.Rikard Shpori,si dhe Kryetarin e shoqates Shqiptare Albcanorg Ottawa z.Arbnor Krasniqi. Takimi u be me kerkesen e Kryetarit te Albcanorg Ottawa z.Arbnor Krasniqi dhe me pergjigjen e menjehershme te Ambasadorit Shqiptare z.ErmalMuca. Gjate takimit u bisedua per bashkepunimin e shkelqyer midis Ambasades dhe shoqatave Shqiptare ne Kanada,per tu qane sa me afer cdo Shqiptari si dhe mbeshtetjen qe i ka dhene Qeveria Shqiptare shkollave shqipe ne Kanada,duke dhuruar Libra me programe mesimore. Z.Rikard Shpori dhe z.Arbnor Krasniqi duke shfrytezuar kete raste ti urojne detyren e re dhe i deshirojne atij suksese ne pune z.Ermal Muca si perfaqesuesi me i larte i Republikes Shqiperise ketu ne Kanada, mbi te gjitha z.Ermal Muca u shprehe; ju falenderoje dhe jam i gatshem ne cdo kohe per te pritur dhe biseduar me gjithkende per problemet qe na preokupojne ne pergjithesi,ne menyre qe te ndihmojme qytetaret tane dhe interesat e shtetit Shqiptar,gjithmone brenda kopetencave te Ambasades. Ne takim u diskutuan dhe ceshtje te tjera si ajo e mesimit te gjuhes Shqipe nga femiet shqiptare ne Kebek. Rikard Shpori tha se Bashkesia Shqiptare, eshte jo fitimprurese qe pervecse anes kulturore,ruajme indentitetin dhe punen koordinuese me organizmat e tjera shoqerore dhe shteterore ne lidhje me shqiptaret e te sapoardhurve,ne menyre qe te letesojme sgjidhjen e problemeve.Takimi ishte shume i ngrohte dhe vellazeror nga te dyja palet. z.Rikard Shpori e ftoi ne Montreal Ambasadorin Shqiptar z.Ermal Muca.
Mbas takimit Ambasadori i Republikes Shqiperise z.Ermal Muca, i shoqeruar nga Kryetari i Bashkesise Shqiptare z.Rikard Shpori dhe Kryetari i shoqates Albanorg Ottawa z.Arbor Krasniqi, vizituan ambjetet e Shoqates,ku z.Krasniqi informoi mbasadorin z.Muca per aktivitetet e shoqates dhe sidomose per aktivitetet sportive .
The post Ambasadori i Republikes Shqiperise ne Kanada Shkelqesia e tij z.Ermal Muca, pret ne Ambasaden Shqiptare, Kryetarin e Bashkesise Shqiptare z. Rikard Shpori dhe Kryetarin e Albcanorg Ottawa z.Arbnor Krasiniqi. appeared first on .
Sondazhet, pasqyrë reale apo imagjinare!
The post Sondazhet, pasqyrë reale apo imagjinare! appeared first on .
Ne rring me vitet…… Nga Ahmet Zani


The post Ne rring me vitet…… Nga Ahmet Zani appeared first on .
Arti i kulinarisë beratase prezantohet në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore .
E Azizolli
Një nga vlerat e qytetit muze të Beratit është dhe kulinaria, e ruajtur ndër breza dhe që sot tërheq çdo ditë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huajë dhe vendas. Pikërisht sot në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Qendra Kombëtare e Muzeumeve ka organizuar një aktivitet kushtuar kulinarisë.
“Parfumi dhe fantazia e gatimeve të guzhinës së trashëguara në breza”, kështu është titulluar eventi që ka ardhur nëpërmjet gatimeve tradicionale të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati”. Gatimet tradicionale plotë shije të pregatitura nga nxënësit e shkollës Profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik. Drejtues institucionesh vendore, vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash u surprizuan nga shija e gatimeve të servirura, por dhe pamjet e dokumentarit, “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studjuesit Ahmet Dursun dhe regjisorit Benet Nelku.
“Sot është dita kur të gjithë respektojmë kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëarëve, batrësve të folklorit dhe artizanëve, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. Përmes kësaj veprimtarie synojmë që një moment në traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit, por dhe të pregatisim dhe servirim gatime të një vakti tradicional, të guzhinës së familjes beratase, tha ai.
Qëllimi është që të sjellim vlerat dhe të veçantat e kulinarisë beratase që janë simbol i kënaqësisë, mikpritjes dhe elegancës. Tavolina beratase i ka të gjitha ngjyrat e shijet e natyrës që duke marrë vlerat e artit vjen si traditë deri në ditët e sotme”, tha ai.
Shija e gatimeve tradicionale u ngjiz bukur me mjediset e muzeut Etnografik, që ndodhet në lagjen “Mangalem”.
The post Arti i kulinarisë beratase prezantohet në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore . appeared first on .
“Teoria Heliocentrike dhe kontributi i pacmueshem i shkencetarit Arber,GJON GAZULLI(1400-1465)”….
“Teoria Heliocentrike dhe kontributi i pacmueshem i shkencetarit Arber,GJON GAZULLI(1400-1465)”….
*Astronomi i guximshem gjermano-polak”Nikolla Koperniku(1473-1543)”italianet e medhenj;”Giordano Bruno(1548-1600)”dhe”Galileo Galilei(1564-1642)”apo zanafilla e”Teorise heliocentrike”ishte/eshte e gjitha merite e gjeniut tone Arbnor”GJON GAZULLI(1400-1465)”te cilit kurre nuk i eshte njohur kontributi i tij esencial ne lidhje me definicionet qe revolucionarizuan disiplinen shkencore te Astronomise,duke hedhur poshte teorine e sistemit gjeocentrik por gjithashtu tronditen edhe themelet e sistemit europian te mendimit,i cili deri ne periudhen e mesjetes se vone kishte pushtuar Filozofine dhe religjionin e Krishtere!!!………
*Ishte pikerisht kryevepra shkencore e njohur si”Teoria e yjesive qiellore”e shkruar nga Arbnori”GJON GAZULLI”e cila pergjate shek.XV-te kishte fituar nje status mbizoterues ne boten shkencore europiane te kohes dhe ishin pikerisht keto pikepamje shkencore qe do ti paraprinin teorive te mevonshme nga ana e gjermano-polakut te guximshem Nikolla Koperniku.Vepra shkencore e”GJON GAZULLIT”;”Teoria e yjesive qiellore”,eshte trajtuar dhe me pas arkivuar nga nxenesi i tij kroat,shkencetari i njohur”lat.Janus Pannonius ose Ivan Çesmiçki(1434-1472)”i cili punonte ne oborrin e Mbretit hungarez”Mathias Corvinus(1443-1490)”,trashegimtari i aleatit dhe mikut te ngushte te hyjnorit”GJ.KASTRIOTI”;”Janosh Hunyadi(1406-1456)”….Rendesia e jashtezakonshme e teorive shkencore inovative te Arbnorit”GJON GAZULLI”vertetohet edhe nga nje leter falenderuese e shkruar ne vitin-1460 qe ja dergon nxenesi i tij”Ivan Çesmiçki”nga Budapesti ne Raguze(Dubrovnik)ku nder te tjera ai i shkruan Profesorit te tij te shquar;…”Ju, jo vetem qe keni permbushur shpresen qe ne kemi pasur ne ju,por keni avancuar shume me larg…Librin,qe na keni derguar,na ka pelqyer jashtezakonisht shume…Ai eshte plot me njohuri dhe oratori dhe leximi i tij ishte kenaqesi,ashtu siç ishte i dobishem studimi i tij…E pranojme se kemi gjetur zgjidhje per disa gjera e pohime te pasqaruara sa duhet,deri me tani,te astrologeve te lashte,te cilat para shume kohesh kemi deshiruar t’i kuptojme drejt… Per kete shkak,seriozisht ju nxisim qe te vazhdoni te shkruani dhe të kompletoni perfundimisht punet e filluara,te cilat do te jene shume te domosdoshme per dijetaret,po ashtu edhe per reputacionin dhe famen tuaj…Keshtu,ju do te permbushni deshiren tone,prapa se ciles qendrojme me shume force…Ju lutemi shume,perveç kesaj,qe te na vini ne dispozicion”Sferat e armiluara te Ptolemeut”dhe pajisjet e tjera qe ju permendni ne vepren tuaj…Ju ato,mundet qe ti pergatisni atje me shpenzimet tona,sepse ketu ne Mbreterine Hungareze nuk kemi asnje zejtar i cili do te ishte i zoti ne keto pune!..Te gjitha shpenzimet do t’jua kompensojme ne menyre efikase ne qytetin tuaj(Raguza)ose ne nje vend tjeter te pershtatshem per ju”…..
*Duke qene se nje pjese e madhe e manuskripteve qe permbanin argumentet shkencore te Astronomit Arber”GJON GAZULLI”,pervec Raguzes,Padovas,Budapestit apo Vienes,ato jane arkivuar edhe ne biblioteken e qytetit Krakov(Poloni),dhe pikerisht ketu rane ne duart e shkencetarit gjermano-polak Nikolla Koperniku i cili fale ketyre teorive me rendesi te pacmueshme,ai hartoi”Teorine e tij Heliocentrike”ku nder te tjera,ai argumentonte se;….1)-“Qendra e Tokes nuk eshte nje mase e Universit,por vetem qendra e gravitetit te planetit dhe qendra e sferes se Henes” dhe 2)-“Te gjitha sferat sillen rreth Diellit dhe per kete arsye,Dielli ndodhet ne qender te te gjithe universit(sistemi diellor)”……Pra,me pak fjale;shkencetari i cili hodhi bazat e teorise heliocentrike ishte pikerisht Arbnori dhe Lezhjani jone”GJON GAZULLI”dhe vetem fale tij,qarqet akademike europiane te kohes dhe me pas e gjithe bota e civilizuar u njoh me teorine e pamohueshme se”planeti Toke”nuk eshte qendra e universit por eshte pikerisht”Dielli”i cili ndodhet ne qender te sistemit tone diellor…..
Paulin Zef Zefi.
The post “Teoria Heliocentrike dhe kontributi i pacmueshem i shkencetarit Arber,GJON GAZULLI(1400-1465)”…. appeared first on .