Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

Mos na e shponi qiellin. Nga Fahri Xharra.

$
0
0

Mos na e shponi qiellin,

Të shpuar dhe të mrrolur
qiellin na kishin çitur pas dere,

Gjyshi mundohej që me gjilpërën e tij
t `i ngjiste pjesët e retinës së syrit
të shkulur nga nga të padenjët për këto
anë

Im at e morI kërrabën që së paku mos të binin copëzat,
dhe e humbi vetëdijën nga goditja e çekanit.
Qielli vazhdimisht shpohej
E ne bënim sehir

Mos na e shponi qiellin se na ikën truri
Mos ne shponi qiellin se na mori vorbulla e pikës
së zezë
E vështirë do të njihemi ndër grumbujt e plehut
Mos na e rishponi qiellin!

Fahri Xharra.qielli

The post Mos na e shponi qiellin. Nga Fahri Xharra. appeared first on .


Libri im… Ilmi Tahiri

$
0
0

Libri imlibrat

Ti o libri im,
më dhuro dije
që pasuron trurin tim,
ti për mua je mëse zgjim,
lumturinë e jetës m’a
sjell rreth rrotullim,

ti më je gjthë kënaqësia ,
ti më hap shtigje mua
në çdo rrugëtim,
ty të kam synim, qëllim,
ti je ëndja dhe shija
që lumturon shpirtin tim,

ti je dielli dhe qielli
jetës sime gjer në amshim,
me ndjenjat dhe lapsin tim,
në kopertinën tënde
do tëtë vej emrin tim,
por në përmbajtjen tënde
ruaje dashurinë time
edhe kur të shkoi në amshim,

ti më pas hap hareshëm
kopertinën tënde
dhe shpalo shpirtin tim,
aty për tërë lexuesit ,
vura nga një nënshkrim,
që për ta ,të jetë
më i ëmbli nga unë si kujtim,

aty do jetë veteza ime
që krijoi këtë frymëzim,
si e ndjeva atë
lexoje gjer në përfundim,
dhe fare në fund
bëni një përshkrim,
por ai le të jete
i drejtë si në kritikë
ashtu edhe në vlerësim.

Ilmi Tahiri

The post Libri im… Ilmi Tahiri appeared first on .

BIBLIOTEKA E GJALLË SHQIPTARE – BESIR BAJRAMI..

$
0
0

 

BIBLIOTEKA E GJALLË SHQIPTARE – BESIR BAJRAMIbesir-bajrami

Intervistë virtuale për lexuesit në Internet

“Ndofta kombi ynë do kish një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serioz dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne shqiptarët jemi njerëz sipërfaqësor, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat.”- na thoshte Faik Konica.

Por ne shqiptarët për kundër evoluimit shoqëror dhe botëror, kemi mbetur të njejtë ashtu sipërfaqësor. Kohërat e reja , zhvillimet e teknologjisë medoemos që e kanë ndërruar edhe qasjen shqiptare ndaj së kaluarës së vet. Sot një përqindje e madhe e dokumenteve të shumë kohërave të kaluara janë në dorën tonë dhe ato janë të kapshme si për mohuesit e të së kaluarës ashtu edhe për dashamirët e të vërtetës shqiptare.

Që të mbyllim gojën e gojëkëqijve shqiptarë, të mashtruesve historik si nga rradhet tona ashtu edhe ato të huaja, mjafton vetëm vullneti i mirë dhe të gjitha i kemi në pëllembë të dorës.
Sot duhet të dijmë vetëm të pyesim se çka duam, dhe ja për të qindtat e sekondës i kemi parasysh.
Neve, me ndryshimin pozitiv ose me përparimin teknologjik, thuajse e përgatitur për ne, na duhet një qendër, një e ashtuquajtur bibliotekë elektronike në të cilën mund të gjenim të gjitha ato që i dëshirojmë, jo vetëm për ballafaqim me mohuesit, por edhe për ligjërim për brezat e rinj.

Në bisedë virtuale jam me të palodhshmin Besir Bajrami i cili është me të vërtetë Biblioteka e gjallë shqiptare, vetëm duhet të dini se çka të pyesni dhe arkiva e tij ta jep përgjigjen. Ky njeri është i kohës së duhur për ne shqiptarët; ky djalosh duhet të jetë në ndonjë qendër universitare shqiptare, të cilit duhet t`i sigurohen mjetet, ekipi profesional rreth tij dhe të kryen misionin më më të madh për ne: grumbullimin, sistemimin dhe jetësimin e të vërtetës dhe gënjeshtrës historike.

Është për falënderim puna e tij vullnetare mu në çështjet që i ceka më lartë; por është dobësi shoqërore që kjo mendje nuk e gjen vendin e tij në institucionet shtetërore. Është koha e fundit që shteti ynë të mendoj pak ndryshe dhe ajo ndryshe të jetë me evolucionin e kohës.

Unë e ngarkova mikun tim që të na tregon pak nga puna e tij e madhe dhe ia bëra këto pyetje:
– Na i rekomandoni linqet (lidhjet) ku mund të informohemi për pellazgët, çka thotë bota për pellazgët ?
– Na e gjeni gjuhën shqipe si pasardhëse të ilirishtes dhe pellazgjishtes ?
– Trashëgimia e shpikur serbe në Kosovë, me cilat publikime mund ta përgënjeshtrojmë ?
– Ç’është çështja shqiptare?

Përgjigjet dhe udhëzimet janë më poshtë !
Përgjigjet Besir Bajrami

1. Na i rekomandoni linqet (lidhjet) ku mund të informohemi për pellazgët, çka thotë bota për pellazgët?

Informimi për pellazgët mund të merret nga burime të shumëllojshme, por nëse kërkoni lidhje në internet, unë për një kohë të gjatë jam duke krijuar një arkivë me materiale informuese që vijnë nga interneti dhe mund të ju ofroj këto albume që i kam publikuar në rrjetin social FB, ku mund të lexoni libra të plotë, pjesë librash dhe studimesh, duke nisur që nga shkrimtarët antik, deri të studiuesit e ditëve tona, që të gjitha bashkohën në një pikë të përbashkët: pellazgët/ilirët, kultura, raca, gjuha dhe (nga studiuesit më të ri, veçanerisht që nga shekulli 18 e këndej) pasardhësit e drejtëpërdrejtë të tyre deri në ditet tona:

… for the origin, language, race, culture of the Albanians (… për origjinën, gjuhën, racën, kulturen e shqiptarëve): https://goo.gl/0CrqE0

… for the origin, language, race, culture of the Albanians II (… për origjinën, gjuhën, racën, kulturen e shqiptarëve II): https://goo.gl/95uLD9

Kulturë; Qytetërim; Mitologji/Histori; Simbolikë; Etimologji…: https://goo.gl/5p9t6C

… and what about ancient Macedonia? (… po në lidhje me Maqedonine antike?): https://goo.gl/FkmqWO

Costumography + Cosmogonic symbols in Albanian national costumes (Kostumografi + Simbole kozmogonike në veshjet kombëtare të shqiptarëve): https://goo.gl/5P0ipN

Albanian ancient music! (Muzika antike e shqiptarëve): https://goo.gl/kraqVh

Books online (Libra të plotë në internet): https://goo.gl/dBwV3H

+ 200 videos about ancient Civilization; History; Mysticism; Spirituality; Culture…: https://goo.gl/5xk8yW

All in one (Te gjitha ne një vend): https://goo.gl/Q9bvzl

Lidhje tjera të rëndesishme, ku mund të lexoni dhe diskutoni për të njejten tematike:
– Thënie për shqiptarët : https://goo.gl/MCQWyx
– Arbëria online: https://goo.gl/ToHuws
– Forumi shqiptar: https://goo.gl/x0oq0Z
– Perandorët ilir: https://goo.gl/uLvudw

2. Na e gjeni gjuhën shqipe si pasardhëse të ilirishtes dhe pellazgjishtes?

Pasi që pellazgët njihen si populli me autoktoninë më të thellë në vendin ku jetojnë edhe sot shqiptarët, shumë studiues, apriori (në parim) e ndërlidhin etninë shqiptare me prejardhje të drejtëperdrejtë nga pellazgët, pasi që shume elemente kulturore të identitetit etnik (kombëtar) të shqiptarëve, argumentojnë autoktoninë e padiskutueshme në këto troje dhe nuk njihet ndonjë e dhënë historike se shqiptarët janë vendosur në këto troje, mbi ndonjë etni apo popull tjetër të mëhershëm. Por përveç lidhjes logjike dhe mungesës së të dhënave për ardhjen e shqiptarëve aty ku jetojnë edhe sot, metoda e krahasimit të gjuhëve për tu nxjerrë vjetërsia e saj (edhe kur nuk kemi shkrime konkrete të dokumentuara), e nxjerr gjuhën shqipe si më të vjetrën në Europë. Shumë studime të kësaj lëmije nuk janë përfillur nga pseudo-institucionet “tona” edukativo-arsimore, për shkaqe që tanimë dihen. Por në ditët tona, kur ofertat informative janë shumëdimenzionale dhe pseudo-nacionalizmi ka filluar të dorzohet përpara shkencës, arritja deri tek këto studime është më e lehtë.

Është me interes të përmendim se studiues të shumtë, me të drejtë, nuk mundin ta gjeneralizojnë ose përcaktojnë gjuhën shqipe vetëm si një pjesë të një grupi të gjuhëve. Herë e paraqesin si Centum, herë si Satem (Julius Pokorny thotë se në fakt gjuha shqipe shërben si lidhje ndërmjet këtyre grupeve, kjo është një dëshmi më shumë se ajo qëndron MBI këta grupe), herë me prejardhje ilire, thrake, dake, etruske, kelte, frigje, hitite, apo herë si dega më e vjetër indo-europiane, herë pre-proto-indo-europiane, herë anatolike, herë paleo-ballkanike, etj. Ndërkohë, kanë filluar të dalin në pahedhe të dhëna të dokumentuara nëpërmjet shkrimeve te vjetra që zbulohen perreth gjithë Mesdheut.

P.Sh.: Mjafton që të lexojmë Hesychi Alexandrinos Lexicon nga Kurt Latte dhe Peter Allan Hansen, ku paraqitet një font i madh i fjalëve të ashtuquajtura si paragreke, apo pellazge, te cilat jane te ngjajshme ose te njejta me gjuhen e sotme shqipe dhe teresisht te ndryshme me greqishten e sotme. Kësisoj shkrimesh qe nderlidhet me gjuhen tone, shënohen që nga Egjypti, Lindja e Mesme, Kaukazi, gadishulli Ilirik, në atë Apenin… përreth gjithë Mesdheut, e deri tek gjuhët më të reja (pikërisht rreth këtij trekëndëshi bazë kah ka qarkulluar apo ndërvepruar civilizimi botërorë, i shënuar çuditërisht edhe me një largësi barazbrinjëse ndërmjet Dodonës së Zeusit pellazgjik, Araratit të rilindjes së njerëzimit-arkës së Noah (Nuhit) dhe Piramidës së madhe në Egjypt. Në kuadër të kësaj, lexo “Orakulli i Dodonës” nga Maksim Zotaj). Qasja e çoroditur institucionale mbi gjuhën tonë, pastrohet kur dëshmohet lidhja e drejtëpërdrejtë e gjuhës shqipe me pellazgjishten, si ekstrakt i kulturave dhe popujve të mëvonshëm.

Të gjitha gjuhët e gjalla, veçanërisht grupi më i madh i tyre, ato indo-europiane, të drejtojnë/orientojnë/ determinojnë kah gjuha shqipe, kurse gjuha shqipe të drejton tek kodet ndërtimore, e cila (sipas albanalogut Mathieu Aref) nuk ka asnjë lidhje zanafillore me asnjë gjuhë tjetër (f.240-“Shqipëria”). Pra, ne flasim një gjuhë, që është e krijuar pa asnjë model të mëparshëm, e lindur bashkë me zhvillimin e njerëzimit dhe është i befasueshëm fakti, se “gjuha e sotme shqipe është ruajtur pothuajse e paprekur gjatë më shumë se 30 shekujsh (që nga fillimi i invazionit indo-europian) në malësitë e vjetra të Europës [shkenca mban qëndrimin që në male jetojnë autoktonët (duke u terhequr nga invazionet), ndërsa në fusha ardhacakët] dhe mbi të gjitha, ato të Alpeve dinarike”(f.435 po aty) dhe si e tillë arrinë të shpjegojë një numër të madh fjalësh etruske, thrake, greke, latine, baske, armene, kelte, rumunë , etj.”(f.559 po aty). Rast “sui generis” është se edhe barbarizmat eventuale (që hyjnë dhe dalin ashtu siç hyjnë, në çdo gjuhë), nga cilido popull përreth, që arrijnë të penetrojnë në gjuhën shqipe, përsëri mund të shpjegohen etimologjikisht në njësit më të vogla kuptimore të tyre, pikërisht me këtë gjuhë ‘të izoluar’ [që për disa albanalog (si Istvàn Schütz) konsiderohet si çudia/enigma e njerëzimit] e të mbijetuar gjatë gjithë këtyre shekujve nën invazion (gllabërim dhe pushtim)!

Për të vërtetuar fillimisht faktin se gjuha shqipe konsiderohet si para(proto)-indo-europiane, janë angazhuar disa dietar, albanolog ndërkombëtar, si M.Sufflay (që u vra nga serbet), V.Georgiev, A.W.Persson, W. Merlingen, F.Paudler, O. Menghini, M.Budimiri, M.L. Wagner, T Milewski, N. Jokli, J.G. von Hahn, Camarda, A.F. Pott, e qindra të tjerë, veprat e disave prej tyre mund t’i gjeni edhe ne lidhjet që u’a kam shpalosur me lartë. Pra, fillimisht do të vë në pah nga një shembull në fushën linguistike dhe një tjetër në atë kulturore, për të vazhduar më tej. Numërimi vigesimal (me njëzetshe), është karakteristik për botën para-indo-evropiane (që e përmend edhe Çabej), që qëndronë kundrejtë numërimit didaktik (me dhjetëshe), që është karakteristik për botën indo-evropiane. Kështu gjuha shqipe, krahas me dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë, etj. përdorë njëzet, dyzet, ku “zet” është marr si njësi, madje shqiptarët e Italisë shkojnë deri në trezet (60), trezet e dhjetë (70), katërzet (80). Trezet ndëgjohet edhe nëpër këngë popullore në anët e Shkodrës. Numërimin vigesimal e ka edhe baskishtja, pjesërisht danishtja dhe dialektet e italishtes jugore në disa raste (si pjesë më të afërta të shqipes para-indo-evropiane). Nga fusha e etnografisë, që dëshmonë lidhjen e drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm me popullin para-indo-evropian, në mes tjerash numërohet edhe zakoni i kuvadës, si një ndër riliktet e kulturës para-indo-evropiane. Ky zakon ka mbetur gjallë edhe sot tek shqiptarët dhe pjesërisht kujtim nga ky zakon ruajn edhe basket e Spanjës. Në vijim, ajo që vlenë të përmendet është konkluza e Nezir Myrtës tek Iliristika: ”Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike, leksikore e semantike, mund të vijmë në një konkludim të përbashkët shkencorë, se vet rrënjet e illirishtes formuan të gjitha gjuhët indo-europiane dhe të gjithë popujt e vjetër europian lidhen shkencërisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian, kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigjian (Frigjët illirian në Azi të Vogël), etj. Unë shohë se të gjitha gjuhët i.e. përbëhen nga rrënjet pellgasishte, illiro-pellgaze të lashtë, kurse, me formimin e gjuhës thrrake të lashtë, si gjuhë illiro-pellgazgjike, të gjitha gjuhët i.e. ndahen në dy nëngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, në: a)gjuhët euro-perëndimore, si gjuhë illiro-pellgazgjike; b)gjuhët euro-lindore, si gjuhë pellazgjike thrrako-illire”.

Latinët dhe grekët e sotëm, i spjegojnë fjalët e tyre etimologjikisht deri tek morfemat (pa hyrë këtu tek artificialiteti i “gjuhës shkencore” që njihet ndërkombtarisht) dhe si të tilla njihen e shpërndahen më tej, kurse në rrënjët dhe njësitë më të vogla kuptimore të tyre (madje, deri tek fonemat dhe përcaktimi i germave bazë për formësimin e fjalëve, që ngjiten në kohë deri tek hieroglifet, kuniformi, etj.) gjindet shqipja, në të parën jonishte(gegnisht), në të dytën etruske(toskërisht). Sot, këtë detyrohen ta pranojnë edhe linguistët më antishqiptar, kur theksojnë se shqipja shërbenë si urë ndërlidhëse në mes greqishtes dhe latinishtes dhe si e tillë, ajo është gjuha e parë e kompletuar para se të derivojnë nga ajo greqishtja dhe latinshtja. Poashtu, vetëm shqipja mund ta dëshmoj akoma lidhjen e saj me gjuhën e vjetër sanskrite, kurse latinishtja dhe greqishtja, jo. (“The modern greek language”-E.M Geldart, f.136). Le të përkujtojmë këtu edhe anën teknike të adoptimit të elementeve të shqipes (alfabetin) tek kulturat dhe popujt e lartëpërmendur, që ishin në proces të ngritjes së tyre multidimenzionale, MBI dhe NGA ekstrakti pellazgjik (i cili që prej atëherë e sot, ka mbetur në errësirë, poashtu multidimenzionale). Alfabeti grek dhe ai latin u krijua/bazua, nga ai ilir/pellazg. Përveç konceptit linguistik që e dëshmon këtë, na vjenë në ndihmë edhe historia me shkrimet antike, edhe pse, siç thot drejtori i Bibliotekës Mbretërore të Francës, Zhan Harduin(1646-1729): “Praktikisht të gjitha veprat e antikitetit dhe tekstet e lashtësisë janë krijuar (apo falsifikuar) pas shekullit të 12-të” [“practically all the antiquities and ancient texts were created (or falsified) after 12th century”)… kur jemi të shkencatrët francez, vlenë të përmendet edhe konkluza e Maurico Druon-Sekretar i Akademisë frenge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia”], falsifikatorët pseudo-fetar dhe pseudo-nacionalist, me praktikën e djegies së mendjeve të lira në turën e druve, nuk kanë mundur ta mbulojnë diellin/dritën me shoshë, e vërteta ka arritur të penetroj drejtë destinacionit të saj të determinuar, deri tek mendjet e ndritura, konkretisht, kanë ngelur disa të dhëna nga shkrimtarët antik, si ato të Homerit, Herodotit, Strabonit, Tuqididit, apo më sakt për këtë çështje, Gaius Plinius Secundus (23-79 e.s.- libri VII, kapitulli 56-57), na sqaron kështu: “Alfabeti i parë ishte krijuar nga Ilirët dhe shkrimi Romak është marr nga Ilirët”(The first alphabet is created by Illyrians and Roman’s writing is taken from Illyrians), apo i njëjti qëndrim/koncept vazhdon më tej: “Të parët që e sollën Alfabetin tek latinët apo Itali, ishin Pellazgët”(The first that brought the Alphabet into Latium or Italy, were the Pelasgians)- Gaius Plinius Secundus/Pliny the Elder (Po aty, kapitulli 56-57). “…‘Muse’, nëna e Evander nga Arkadia… që përshtati alfabetin pellazg tek latinët”; “… Orfeu është regjistruar nga Diodori të ketë përdorur alfabetin pellazg …” – Robert Graves “The White Goddess” (le të përkujtojmë këtu etruskët pellazgjik, që njihen si banorët e parë të atij territori dhe si themeluesit e latinëve). Më pas këto fakte i transmetoi Julius Hyginus (ca. 64 BC – AD 17), në “Natural History”, tek qindra studiues tjerë të kësaj lëmije, deri më sot. Në vitin 1827, ishte njëri ndër albanologët më të mëdhenjë, Johann Georg von Hahn, ai i cili konformoi (pas një punë hulumtuese shumëvjeçare), se pas modifikimit të alfabetit pellazgjik në atë grek e latin, origjinaliteti i tij kishte arritur të mbijetoj si i trashëguar vetëm tek shqiptarët (te savantët voskopojar, Elbasan, Berat…), e i transmetuar në atë kohë nga Dhaskal Todhri (Theodhor Haxhifilipi). Ky alfabet (me 52 germa), filloi të ripërdoret nga shek. XVIII deri në fillim të shek. XX, por i zhbër apo i braktisur nga vet shqiptarët (veçanërisht pas vrasjes së Thodhorit nga grekët e ri dhe djegien e të gjitha shkrimeve të tij). Rënia në gjurmët e alfabetit të Todhrit (alfabetit pellazgjik), nga Hahn, është me rëndësi të vaçant për t’i shtuar argumentet e autoktonisë së padiskutueshme shqiptare, për rrjedhojë edhe lidhjen e drejtëpërdrejt të shqipes me ilirishten dhe prejardhjen e përbashkët tireno-pellazgjike të ilirëve, epirotëve dhe maqedonëve (të përmedim këtu “…The three Shkypetar States, Illyria, Epirus and Macedonia, rose against Rome…”-Albania, the foundling state of Europe”, Wadham Peacock 1914, apo National Geographic vol. 59: “…të shtyrë prapa, fiset ilire, epirote dhe maqedone, u konsoliduan në atë që gjeografia moderne e njeh si Shqipëria”, etj.). Në kuadër të kësaj Eqrem Bej Vlora, i bazuar nga studimet albanistike të Hahn, në ”Shënime përmbi shkrimin e vjetër pellazgjit”(1910), shkruan: “Shqiptarët, mbyllur në mes të maleve i mbetën besnik atërve e kështu nuk ju qasen ndonjë qytetërimi të huej… histori e njerëzisë tregon sheshasi që shqiptarët e sotëm janë djemtë e pellazgjitëve”. Karakterin burimor, krijues, ndërlidhës, përcjellës dhe shpërndarës të gjuhës shqipe, e përmendin shumë qartë shumë studiues. Ndër ta, G. Bonfante dhe V. Georgiev, na sqarojnë më konkretisht: “Tani më shumë shkencëtarë janë të vetëdijshem dhe nuk i paraqesin Ilirët vetëm si popull i pjesës veri-perendimore, por edhe i asaj jug-lindore. Pellazgët, si popull parahelen, ishin poashtu Ilir. Gjuha e tyre ishte një sintezë Iliro-Thrake dhe etruskishtja ishte dialekt i mëvonshëm i saj. Thrakët dhe Ilirët edhe më vonë kanë luajtur rol ndërlidhës ndërmjet gjuhëve qendrore dhe perendimore indo-europiane (greke, italike, arjane) dhe atyre lindore (hitite, luviyane)”.

Për me shumë, ja 12 argumente që dëshmojnë vazhdimësinë e ilireshtes te shqipja: https://goo.gl/ibOh7Y

Ja edhe argumentat që dëshmojnë vazhdimësinë e pellazgjishtes (të parët e ilireve) te shqipja: https://goo.gl/1U55pX

(prej ketu me radhe…)

3. Trashëgimia e shpikur serbe në Kosovë, me cilat publikime mund ta përgënjeshtrojmë?

Propaganda e sllavëve të jugut është që t’i paraqes shqiptarët si të ardhur më vonë se sllavët në gadishullin Ilirik, kurse propagandës së grekëve të sotem i pengon identiteti etnik, kulturorë dhe kombëtar i shqiptarëve, sepse vet ekzistenca e këtij identiteti pengon gllaberimin e lavdisë së anticitetit, që ata tentojnë me ngulm ta përvetësojnë. Pra, sllavët frymezojnë brezat e ri të tyre për të luftuar shqiptarët duke pretenduar se u’a kanë marr tokat, kurse grekëve u pengon ekzistenca e shqiptarëve, kudoqofshin ato.
Çdo studim për historinë e këtij vendi dhe popujve që jetojne aty, që do të plotë sonte rregullat bazike që të thirrej si studim shkencor, do të rrezonte poshte çdo propagandë anti-njerezore kundër shqiptarëve të krijuar nga popujt ballkanik. Dobësia e institucioneve shqiptare, të krijuara me shumë mund nën pushtime të ndryshme, ka berë që të krijohen shumë pak studime për të kundershtuar propagandën e fuqishme të fqinjeve të tyre ballkanik dhe ajo pak punë që është bërë në këtë drejtim, ka qene individuale me vetiniciativë dhe jo e organizuar institucionalisht. Megjithatë, shkencëtarët nderkombëtar, të shtyrë para se gjithash nga profesionalizmi i tyre shkencor, i kanë ndihmuar shqiptarët edhe në ketë drejtim. Ne lidhjet që u’a kam paraqitur më lartë, mund të lexohet shumë për autoktonine e shqiptarëve, shumë kohë para popujve tjerë të ballkanit të sotshem. Shkrime tjera më të koncentruara në rrezimin e propagandës sllave, mund të lexoni:

“Orthodox monasteries in Kosova are Albanian heritage” (Manastiret ortodokse në Kosovë janë trashegimi shqiptare) – Progon Kërçova: https://goo.gl/bkYRms

Is Kosovo Serbia? We ask a historian (A është Kosova Serbi – Pyesim një historian) – Noel Malcolm : https://goo.gl/FcYtve

“Historia e pa manipuluar provon në të vërtetë se territori i quajtur në serbisht Kosovë, emër i cili është pranuar tashmë ndërkombëtarisht, qysh prej kohërave më të hershme, shumë më parë edhe nga zbritja e fiseve helenike, ishte i banuar nga Ilirët (ilir = libero), pasardhësit e drejtpërdrejtë të së cilëve njihen sot si shqiptarë.” – Rivista di studi politici internazionali, Volume 60: https://goo.gl/yRZjth

ORIGINS OF SABAR AND AVAR THE FOREFATHERS OF SRB (SERBIAN) AND HRVAT (CROAT) PEOPLE (Origjina e sabar dhe avar, të parët e sërbëve dhe kroatëve) – Julius Pokorny:
https://goo.gl/9mBSFd dhe / and
https://goo.gl/KGXXRU

Invasion of the serbi (Gllabërimi i sërbëve)- Universal geography: or a description of all parts of the world, Volume 6 – Conrad Malte-Brun: https://goo.gl/Er0eFO

The ethnology of Europe (Etnologjia e Europës) – Robert Gordon Latham:
https://goo.gl/quiSiU dhe / and
https://goo.gl/mU9IOv

Për me shumë, lexoni edhe disa referenca ketu:

Tomislav Nikoliç: “Shekujt tanë shihen në gurë e kudo, ju nuk mund të gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç”:
https://goo.gl/qkhhdR dhe / and
https://goo.gl/npbTND

Ndërkohë, ështe kënaqësi e veçant kur shoh sllav ose shqiptar të asimiluar ne sllav, që shpërndajnë informacionet e mia nëpër faqet e tyre dhe arrijnë të largohen nga propaganda anti-shqiptare që i ka mbajtur ato të strukur për gjatë kohë (disa shembuj mund të shikoni me poshtë në komentin tim të parë): https://goo.gl/ugCpZi

4. Ç’është çështja shqiptare?

Këtu mund të lexoni shkrimin tim si përgjigje ndaj pyetjes suaj të katërt: Ç’është çështja shqiptare?: https://goo.gl/tndeii

Shqiptarija: https://goo.gl/82BVML

Me respekt,
Besir Bajrami

_____________

The post BIBLIOTEKA E GJALLË SHQIPTARE – BESIR BAJRAMI.. appeared first on .

Përgjigju o Albin !! Pytje nga Florim Rrudhani.

$
0
0

Përgjigju o Albin !! Pytje nga Florim Rrudhani.

albini

Shpresojë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta konsidëroj si provokim apo sulem ndaj tyre.
E verteta që në Republikën e Kosovës veprojnë mbi 70 sherbime të huja që nuk ja dojnë të miren  vendit tonë, të dashur.
Por ty Zotri Albin Kurti po te drejtohem me këto pytje direkte.
Historia jonë na mëson se Ahmet Zogu ka ardhë në pushtet pikërisht me retorika patriotike , dhe pastaj është bër edhe Mbret, dhe në fund arriti kulmin bashkpuntor i shkëlqyer i Serbisë.

Po ju Zotri Albin Kurti pozicioni yt në dukje që shfaqet si shumë atdhetar, që urojë ta keshë të vërtet. A është e vertetë se ju me bashkshorten e juaj jeni njohur në burg? Ajo a ka qenë puntore në kryqin e kuqë gjatë kohes së juaj në burg? A është e vertet se është me pasaportë Norvegjezë, por me origjinë serbe? A është e vertetë që është vajza e Zoran Sokoloviçit?

Është mire tja spjegoshë publikut keto gjëra !!

Arsyja që ti parashtrova këto pytje është se je figurë publike,politike (Deputet), Ish kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, një subjekti parlamentar me pretendime për të ardhurë në pushtet, gjë që është krejt demokratike e normale. Besojë se pajtohesh që nënen nuk e zgjedhë dot vet, por gruan? e zgjedh vet. A je dhendër i Serbisë?  Këtë pytje kam pas në planë që ta bëjë kudo që të mu kish dhenë mundësia.

Nëse është vertet e kundërta e ketyrë informatave që posedoj kerkojë falje, por JO pa ju përgjigjur Ti pytjeve, që tju spjegohët e verteta qytetarve.

Përgjigju o Albin !! shkruar nga Florim Rrudhani.

The post Përgjigju o Albin !! Pytje nga Florim Rrudhani. appeared first on .

Sela: Nese nuk pranohet shqipja ndahet Maqedonia

$
0
0
Maqedoni

Sela: Nese nuk pranohet shqipja ndahet Maqedonia

 sela-640x352

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, njëherësh kryetar i LR-PDSH-së, duke komentuar propozimin e LSDM-së, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten, shkruan se nëse nuk ka barazi atëherë të ndahet Maqedonia.  Nëse nuk pranohet gjuha shqipe, atëherë ai thotë se do të duhet ndarja e Maqedonisë në dy njësi federative, ku në njërën të flitet shqip, e në tjetrën maqedonisht.

Postimi i Ziadin Selës në FB

VMRO nuk pranonka gjuhen shqipe si gjuhe te dyte ne tere Maqedonine. Per hir te se vertetes edhe ne se duam te dyte, por te barabarte me maqedonishten ne tere Maqedonine. Jemi te gatshem te bejme nje kompromis . Nqs se doni te barabarte shqipen dhe maqedonishten ne te gjithe maqedonine atehere e ndajme Maqedonine ne dy njesi federative. Nje shqipfolese, nje sllavishtfolese…

The post Sela: Nese nuk pranohet shqipja ndahet Maqedonia appeared first on .

Sela: Gënjeshtarët dhe falsifikatorët duan ta minimizojnë votën shqiptare

$
0
0

Sela: Gënjeshtarët dhe falsifikatorët duan ta minimizojnë votën shqiptare

sela-640x352

Konferencë për shtyp e kryetarit të Lëvizjes për Reforma PDSH, z.Ziadin Sela:

Në debatin në lidhje me Njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet këto ditë në Parlament. Bëhet fjalë për një debat fals, të rrejshëm, ashtu siç doli që të gjithë bisedimet në Përzhinë ishin falso dhe të rrejshme, që për përfundim patën gjyeti shtrihash përsëri në dëm të shqiptarëve. Njëjtë edhe me këtë debat në Parlament ku flitet se do ti ngjitet njërës ose tjetrës Njësi zgjedhore një numër i caktuar votuesish, është debat i rrejshëm.

Qëllimi është minimizohet dhe majorizohet vota e shqiptarëve. Kam fjalën këtu, në qoftë se krahasojmë të gjitha Njësitë zgjedhore, sidomos ato me shumicë shqiptarë, ku ka një diferencë prej çdo Njësie zgjedhore që varion prej 10.000 deri në 30.000 votues. Atëherë edhe Ne në këtë debat, në këtë krizë, që nisi me numrat e votuesve, duam edhe një herë publikisht të gjithë aktorëve politik të involvuar në këtë proces të ju themi një porosi: Hiqni votuesit fiktiv, ndërsa njerëz fiktiv në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por janë votuesit që ka shfrytëzuar VMRO-DPMNE, e të cilat janë maqedonas.

Ktheni në një Njësi zgjedhore Maqedonisë, në mënyrë që të marr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri  dhe gjithandej të ketë vlerën e njëjtë. Me që po debatohet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ktheni demokracinë dhe hiqni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore.

The post Sela: Gënjeshtarët dhe falsifikatorët duan ta minimizojnë votën shqiptare appeared first on .

HËNA MË PËRGËZOI.. Poezi nga Ilmi Tahiri

$
0
0

henaHËNA MË PËRGËZOI

Hëna më përgëzoi
sapo doli në qiell,
buzëqeshje dhe të
puthura nga larte
ajo më dërgoi.

natën tënde poet
unë do t’a ndriçoj,
për vargun tënd
të çilter dhe magjik
thellë të përgëzoj.

për një romancë
dashurie në qiell
që tani të të ftoj,
me tërë dritën dhe
buzëqeshjen time
unë do të përshkoj,
talentin tënd qiellit
dua të ia shpaloj,

udhtimin tënd tek unë,
unë do t’a lehtësoj,
do të zbres atje më ulët
magjinë tënde t’a shijoj,
mëpastaj drejt qiellit
kurorë arte unë do të
shoqëroj , mes yjeve
me ty tërë natën do të vallëzoj,

ti je i çiltër poet,
me të tjerë nuk guxoj,
diellin e kam të dashur
dot se tradhëtoj
besnike përjetësisht
unë do t’i qëndroj,

por ti më bën kurioz
vargjet vëmendje plotë
une sa herë i lexoj,
aty ndjej dashurinë
yjeve lozanjare qiellit
me dashuri ua tregoj ,
ky është poeti im
që unë drite , magji
frymëzime dhe dashuri
në pafundësi i krijoj,
tërë natën mes ndjenjave
vargjeve dhe dritës
lirshëm komunikoj,

vargjet e tij me asgjë
tjetër unë nuk i ndërroj,
ai me mahnitë të tërën
unë me afsh magjinë
e artit të tij diellit ia shpaloj,
edhe ai mahnitet kur
vargjet e tij unë i rilexoj,

tërë vështrimin tim
e hedh tek poeti magjik
edhe mbi vranësira
sa herë që parakaloj,
ky është poeti im
që me tërë dashuri
të tërin çdo natë e dritëroi,

dhe ndjehem mëse
e lumtur kur atë e shoqëroj,
të gjitha vranësirat
dhe errësirën nga
toka dhe qielli unë i dëboj,
poeti im magjik unë
hënëarta e bukur
me dritë dhe buzëqeshje
të tërin penartë të përgëzoj,

Autor : Ilmi Tahiri

The post HËNA MË PËRGËZOI.. Poezi nga Ilmi Tahiri appeared first on .

Nuredin babij i viktimës Fatmir Sulaj ka bërë apel autoriteteve të Drejtësisë të zbardhin çeshtjen e humbjes së djalit të tyre në burgun e Shënkollit afro dy muaj më parë.

$
0
0
viktima
Nga Ahmet Zani
Pas afro dy muaj nga humbja tragjike e Fatmir Sulajt nga Miloti në burgun e Shënkollit, familjarët do të rrëfejnë makthin e tyre nga humbja e 30 vjeçarit në rrethana misterioze. Nuredini babij i viktimës ka treguar pë ecejaket e tij në dyert e prokurorisë në Lezhë si dhe të burgut në Shënkoll, por pa marrë njjë përgjigje konkrete. Djalin nuk e kishim menduar se do ma sillnin të vdekur autoritetet e burgut, ata të cilët më kërkuan të asistonin në ceremoninë e varrimit, pa dhënë ndonjë detaj nga humbja e jetës. Ndonëse mosha dhe sëmundja  më kanë rënduar, një tjtetër stërmundim janë duke e shtuar në familjen time dhe moskokçarja nga autoritetet e Drejtësisë për atë çka i ndodhi tim biri në burgun Shënkoll.
Fatmir Sulaj humbi jetën në qelitë e këtij burgu me 30 korrik të këtij viti, ndërsa nga autoritetet e burgut janë dhënë disa versione pas ngjarjes. Drejtuesit deklaruan se një mundësi e humbjes së të riut nga Miloti ishte ajo e djegjes me anë të një bombulle gatimi, e hedhur nga një tjetër i burgosur nga dritarja e qelisë pranë, si rezultat i knfliktit ndërmjet grupeve. Ndërsa versioni tjetë nga pakujdesia gjatë gatimit, dhoma e të burgosurve është përfshirë nga flakët, dhe i riu duket se është asfiksuar, por familjarët nuk i binden asnjërit nga ajo çka është thënë nga drejtuesit e burgut. Sipas tyre viktima nuk ka patur shenja  djegje, ndaj ata kërkojnë zbardhjen e çeshtjes për t’u qetësuar nga kjo brengë.
Nuredin babij i viktimës Fatmir Sulaj ka bërë apel autoriteteve të Drejtësisë të zbardhin çeshtjen e humbjes së djalit të tyre në burgun e Shënkollit afro dy muaj më parë.babai-vikt

The post Nuredin babij i viktimës Fatmir Sulaj ka bërë apel autoriteteve të Drejtësisë të zbardhin çeshtjen e humbjes së djalit të tyre në burgun e Shënkollit afro dy muaj më parë. appeared first on .


DYFYTYRESIA E POLITIKES DHE VETVRASJA E PUSHTETIT TE P.S.!!

$
0
0

DYFYTYRESIA E POLITIKES DHE VETVRASJA E PUSHTETIT TE P.S.!!

Me kete akt te turpshem, kur disa vite me pare ne opozite e kundershtuan vendimin e qeverise Berisha, dhe me marrjen e pushtetit e shfuqizuan, kjo maxhorance sot beri vetvrasjen e saj politike.
Nje krahasim i thjeshte:
U kundershtuan armet kimike te Asadit, kur garantohej nje teknologji super moderne me mbeshtetje financiare kryesisht amerikane. Pretendimi ishte qesharak mbi “rrezikun” e madh dhe ndotjen e mundeshme te terrenit shqiptar.
Kundershtimi i armeve kimike u shoqerua me nje proteste masive, me tendenca ngujimi para kryeministrise, shkak i “dorezimit” te Kryeministrit para “presionit popullor”!.
Sot bindemi se pas protestes kunder armeve kimike te Asadit qendronin keta qe sot ngriten kartonat per te sjelle pleherat e Europes ne Shqiperi.
Me rastin e demontimit te armeve kimike, do te pastroheshin edhe 29 zona te tjera super te ndotura te trasheguara ne Shqiperi, qe sot jane shume te rrezikeshme per mjedisin dhe shendetin publik.
Me kete menyre sjellje Qeveria Shqiptare i lau duart si Pont Pilati.
Me tej:
Plehrat do pranohen, me infrastrukture mizerje, pa garanci te rritjes se ndotjes ekzistuese, dhe me kete “investim” do te na “punesohen” 200 veta!pleramenti
Reziku i ndotjes se tyre do ti shtohet atij mjedisi te shkaterruar nga vatrat e ndotura te trasheguara.
Askush nuk garanton per mosdepertimin me kete rast te mbetjeve toksike dhe radioaktive te rrezikeshme.
Ruga qe hapet sot per perpunimin e tyre, neser do te hap rrugen edhe per diegien e tyre ne Shqiperi.
Askush nuk garanton te kunderten me kete qe u deshmua sot.
Per plehrat dalin vetem qytetaret e ndershem dhe “gjeneralet e mjedisit” te kallepit Guri futen ne poturret e qeverise.
Ka plote argumente per te bere kete krahasim, kete dyfytyresi te kesaj politike, e cila me sa duket po deshmon se i eshte nenshtruar perfundimisht mafies se ketij biznesi miliardash, duke u perfshire ne thellimin e tragjedise ne permasa kombetare te shkaktuar ne keto 25 vjet.
Ky akt meriton denoncimin e hapur dhe perbuzjen me ekstreme te shqiptareve.
Turpi i mbulofte servilat dhe sklleverit e kartoneve jeshil.
Perfundimisht sot u bindem se kemi te bejme me Parlamentin e pleherave, ku dje PD miratonte ligjin dhe PS kundershtonte dhe sot, PS miraton ligjin dhe PD kundershton.
Kjo eshte fytyra e veretet e politikes shqiptare perballe nevojes se domosdoshme te mbrotjes se interesave kombetare.
Vetvrasje e tyre politike eshte e merituar, skam fjale tjeter.
Sulejman Abazi, Tirane, 22/09/2016.

The post DYFYTYRESIA E POLITIKES DHE VETVRASJA E PUSHTETIT TE P.S.!! appeared first on .

Iliret e dikurshëm të Austrisë së sotme. Nga :Fahri Xharra ,21.09.16 Gjakovë

$
0
0

Iliret e dikurshëm të Austrisë së sotme

fahriu-mateuFahri Xharra ,21.09.16
Gjakovë

Kjo është harta gjeografike dhe politike e Austrisë së sotme. Aty i kemi miqt tanë austriak të cilët që shumë e shumë kohë na mbështesin . Na e mundësuan Shqipërinë e Vlores ,1912 , na njohen pavarësinë e Kosovës dhe kohë pas kohe japin shenja që janë me ne.
Por tema që dua ta trajtoj sot , falë besnikërisë dhe saktësisë historike që studjuesit austriak e shkruajnë, është koha e viteve 500 paraKr. Nga bibliotekat austriake mund të arrihet në një vërtetësi të së kaluares sonë që shkruhet me shumë pedantëri mu për kohet të cilat fqinjët tanë i “rrokullisen” për nevojat e tyre spekuluesedhe mohuese të një gjiganti historik si ç`ishte Iliria dhe para ilirët.

ilir2
Austriakëve iu intersonte në këtë studim që po e komentoj , se kush ishin pararomakët e këtyre anëve (Bevölkerung im heutigen Kärnten Raum ); pra kush jetonte krahinen Kernten të jugut të Austrisë në kufi me Slloveninë. Shikoni aty ishin Ilirët dhe Keltet por edhe Venetet e Etrsuket të sillen andej pari .

Në shkollat fillore të krahinës austriake Kernten mësohet : : „Das erste große Volk in Kärnten waren die Illyrer.” -pra populli i parë i këtyre anëve ishin Iliret . Por studimet vazhdojnë .

ilir3
Autori thotë, te kthehemi prapa vetëm 150 vjet ( studimi është i vitit 2000 ) , e ta shikojmë raportin vjetor të vitit 1850 ,që botohej në Klagenfurt , vëllimi i parë des „Handbuchs der Geschichte des Herzogthumes Kärnten” von Baron Gottlieb Freiherr von Ankershofen; pra Doracaku historik i Kerntenit nga Baroni Gottlieb Baron Ankershofen dhe mësojmë shumë gjëra për fiset që jetonin këndejpari ,pra para romakëve.

Koha e hekurit , kultura e Halshtatit , që përshkruhet si kulturë materiale Kelte , në studimet e Baronit tregohet se ilirët ishin popullatë para-kelte e këtyre anëve dhe e Alpeve lindore.

 

Në vitin 1857 , vjen historiani i njohur gjerman Theodor Momsen i cili i kërkon dhe studjon shkrimet e kohes në Plöckengebiet dhe i gjenë shkimet e vjetra antike të etruskëve dhe venetëve.
Këto të gjetura në vendin ilir të Norikëve ,ai ispjegon që kanë mbetur nga shtegtimet trgtare te Venetëve dhe Etruskeve në Noricum. Sa impozante ! Të gjithë duke folur në gjuhe e njejtë të kohes ; shqipja arkaike

Nëse e shikoni hartën e mësipërme të shtrirjes së fiseve ilire ,para 2500 vitesh në tokat e sotit të Austrisë , aty e vëreni edhe një qytet të kohës së lashtë ilire , Gurina !
Rreth Gurinës janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike që e vërtetojnë lashtësin ilire në ato anë..
I themi edhe ne , sot vendeve të caktuara , i quajmë Gurina apo jo ?
Shkrimi i sotit është thjeshtë informtiv dhe do të pasohet me studime e austriakëve për të parët tanë.
Bota ka shenime për ne, ka dokumente për ne ,për të parët tanë dhe vazhdimësinë tonë pellazge-ilire-shqiptare.

ilir1.png

Die Felsinschriften in venetischer Schrift und Sprache von den Würmlacher Wiesen im Landesmuseum Kärnten. Aufn. U.-P.
Schwarz
Shkrimi venet i gjetur në Austri .

Rreth vitit 400 p.e.r. keltët e pushtuan këtë teritor dhe i shtyen ilirët në zonat alpine, gjersa vetë u vendosën në lugina. Kjo ishte dyndja e parë e keltëve . Fisi kelt që u vendos në këtë krahinë quhej Tauriskë, ndërsa Romakët i thërrisnin Norikë, simbas emrit të qytetit kryesor Noreja si kryeqendra e tyre. Pasë pushtimit keltë norikumi ishte bër pjesa më jugore e popullsive Kelte veriore e cila shërbeu edhe më vonë gjatë Epokës së hekurit si pikë fillim i sulmeve mbi gadishullin Apenin. Hulumtimet arkeologjike, veçanërisht në varrezat e Hallstat, ka treguar se ka pasur një qytetërim të fuqishëm në kët zonën, por qytetërimi Hallstat ishte një manifestim kulturor para pushtimeve kelt dhe të afërt me ilirët e cila ka ngjashmëri sidomos në metalurgji pra po flasim për periudhën gjatë shekullit 7pal.k.

Mirpo popullësia mbeti ilire në përqindjen më të madhe, siç e dëshmon edhe Apiani: Këta njerëz (ilirët) dhe gjithashtu panonët, retët, norikët, mysianët e Evropës, dhe fise tjera kufitare që banojnë në anën e djathtë të Danubit, romakët i dallonin njërin nga tjetri në të njëjtën mënyrë siç i dallonin njërin nga tjetri fiset e ndryshme helene, dhe quanin secilin me emrin e tyre të veçantë, por ata e konsideronin tërë Ilirinë si të përfshirë nën një emërtim të zakonshëm…
..taksa e të gjithë popujve nga burimi i lumit Danub e deri në Detin e Zi quhej “taksa ilire
Që nga viti 170 norikët gëzonin statusin “hospitum publicum”, që do të thotë miq dhe aleatë të Romës. Në mes të viteve 41 dhe 54 p.e.r. Noriku përfundoi si provincë romake.

Shihemi herave tjera.

The post Iliret e dikurshëm të Austrisë së sotme. Nga :Fahri Xharra ,21.09.16 Gjakovë appeared first on .

Koment: Nga Rushan Dosti Bukë të zezë “faqebardhë” – Bukë të bardhë “faqezezë”!

$
0
0

Koment:
Nga Rushan Dostirushan-dosti
Bukë të zezë “faqebardhë” – Bukë të bardhë “faqezezë”!
Nuk është një titull apo nje gjetje personale, sesa një fjalë e urtë dhe e mençur popullore, fatkeqësisht e dalë pas viteve të tranzicionit politik, ku gjithfarëlloj projektesh janë inicuar, përveç urtësisë popullore, e cila ka mbetur atje ku filloi. E them këtë konstatim sepse që pas viteve 1990 askush nuk është kujtuar të shtojë qoftë edhe një fjalë të mençur në arkivin e mençurisë popullore shqiptare. Pa ja që “gurra popullore” vijion të rrjedh diamante që shkëlqejnë dhe ndriçojnë edhe në kohë të zymta si këto që po jetojmë sot.
Titulli është i popullit dhe unë nuk ka arsye që të mos jem pranë këtij thesari që vijon të mbetet pasuria më e madhe për këtë vend me kaq shumë probleme. Kush mendon se kam ndonjë nostalgji për kohën e bukës së zezë apo edhe bukës së misrit gjeorgjan, e ka gabim nga mëngjesi në mbrëmje. Jorgani i asaj kohe është kalbur dhe askush nuk mund të guxojë të na kthejë në ato kohë kur të ftohtit i thoshim i ngrohtë dhe të ngrohtit të ftohtë. Kjo përkthehet qartë që atë bukën e zezë që dikur e hanim ashtu bio me ngjyrën e saj origjinale, sot po vazhdojmë ta konsumojmë për bukë të zezë të ngjyer me manikyra apo edhe me bojë këpucësh siç flitet shpesh në opinion. Nuk dëshiroj të besojë në këtë histori, por askush nuk mund të më ndalojë të shpreh qëndrimin tim në lidhje me të vërtetën e bukës së zezë së dikurshme dhe saj të ditëve të sotme, dhe ansjelltas të bukës së bardhë të dikurshme (panines) me bardhësinë e zezë të bukës së bardhë të sotme.
Sinqerisht kam ndjekur me shumë shqetësim informacionet lidhur me abuzimet e AKU me disa produkte bazë siç është mishi, sallami dhe ndonjë produkt blegtoral, por jam ndjerë keq kur në këtë informacion mungon e vërteta për bukën që hamë ne dhe fëmijët tanë. Përpos reklameve të dyqaneve dhe furrave të bukës ku shkruhet me shkronja të mëdha “bukë gruri e zezë e freskët” apo “bukë gruri e bardhë e freskët”, gjithkush e kupton se në brendësi të asaj buke të përditshme nuk ka asnjë element reklame përveç ngjyrës që rezulton e zezë apo e bardhë. E them këtë se një bukë gruri që nuk bie erë gruri, nuk mund të jetë e tillë, ashtu siç nuk mund të jetë bukë misri një bukë që nuk bie era misër. Është e vërtetë që atë bukën e zezë të grurit të dikurshëm e hanim me hala gruri, por ama gjenim shenja të grurit bio. Kështu ndodhte edhe me bukën e misrit, e cila me thënë të drejtën vështirë se mund të hahej pa u shoqëruar me diçka të lëngdhme, por që ajo ishte bukë misri bio, për këtë askush nuk mund të ketë qoftë edhe dyshimin më të vogël.
Gjithsesi qëllimi nuk është krahasimi i bukës së dy kohëve, pasi kjo as që mund të bëhet. Qëllimi është që dje edhe pse hanim bukë të zezë, si njerëz, si komunitet, në marrëdhëine gëzimi apo hidhërimi me njëri – tjetrin, ndiheshim më faqebardhë. Flas për kohën kur atë bukën e bardhë apo atë “bukën e lepurushit” të një filmi të njohur shqiptar, shumë njerëz e kanë patur të ndaluar dhe pse jo një ëndërr. Brezit tim i kujtohet, kur dikush nga fshati blinte një bukë gruri në qytet, ditën tjetër fëmijët e asaj familje mburreshin para shokëve se kishin ngrënë bukë qyteti. Mirpo edhe pse shumica e shqiptarëve nuk e konsumonin dot atë bukë të zgjedhur, e cila ishte produkt i djersës së tyre, ata përsëri ndiheshin faqebardhë edhe pse vijonin të konsumonin bukën e zezë të njëmijë e një të zezave.
Ndryshuan kohët dhe buka e bardhë vërshoi jo vetëm në qytet, por edhe në fshat. Shumë njerëz nisën të mallkonin kohën kur hanin bukë të zezë, edhe pse prej saj ndiheshin faqebardhë, ndërkohë që buka e zezë nuk vonoi të kërkohej masivisht si pjese e dietës shëndetësore të njerëzve që u ndanë përjetësisht me punën dhe aktivitetin fizik. Madje historia u kthye mbrapsht, ata që dikur hanin bukë të zezë kërkonin bukë të bardhë dhe ata që kishin ngrënë gjithë kohën bukë të bardhë preferonin bukën e zezë. Hajde kuptoje këtë ndryshim. Të varfërit kërkonin bukë të bardhë ndërkohë që pasanikët u vardisën pas bukës së zezë. Pikërisht pas kësaj rrogade, nisi dhe muza e urtësisë popullore e cila krijoi atë fjalën e urtë të pavendosur ende në arkivën e mençurisë popullore se: Hanim bukë të zezë, ishim faqebardhë, po hamë bukë të bardhë jemi bërë faqezezë!
Mesazhi është shumë i qartë: dje edhe pse njerëzit konsumonin bukë të zezë, pse jo edhe me egjër, ishin shumë më faqebardhë se sa jemi ne sot. Ndryshe ndodh sot kur njerëzit konsumojnë me shumicë bukë të bardhë, por ka shumë njerëz me faqe të zezë. Edhe pse mundohen që bukën e bardhë ta zëvëndësojnë me bukën e zezë, ajo ngjyra e bojës së këpucës apo manikyrës, nuk ndikon që faqja e tyre të zbardhet. Më mirë t’i besojmë filozofisë popullore se buka e zëzë të bën faqebardhë dhe buka e bardhë të bën faqezi, dhe besojë se të gjithë do të jemi faqebardhë pavarësisht bukës që hamë…

The post Koment: Nga Rushan Dosti Bukë të zezë “faqebardhë” – Bukë të bardhë “faqezezë”! appeared first on .

TE SHERBESH NE TOK TE HUAJ

$
0
0

TE SHERBESH NE TOK TE HUAJushtria
O Shqipëri lulja me erë,
Pike vesës ujë kristal,
Ktheji djemtë në tokën mëmë
Nëpër botë po shkojnë ushtar.

Djemtë e Nënës nga Shqipëria
Humbën fis e humbën farë,
Humben gjuhën dhe zakonet,
Thellë ne shpirt duken të vrarë.

Te shërbesh për tokën tënde,
Pran flamurit kuq e zi,
Pran traditës dhe zakonit,
Pran aromës Shqipëri.

Të gjithë djemtë o Nëna ime,
Nëpër bot po bejnë ushtri
E lan mbrapa tokën mëmë
Për të marrë një nënshtetësi.

Rroba e botës më rëndon,
Dit për dit zemra gulçon,
Rroba jon e tokës mëmë,
Sa e ëmbël është moj Nënë

Veron Hoxhaj 23/ 9/2016

The post TE SHERBESH NE TOK TE HUAJ appeared first on .

Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazge-shqipe, me alfabet pellazg jo grek.

$
0
0

Luftulla Pezailiada

Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me  fjalë të gjuhës shqipe:

iliada1

Titulli origjinal i Iliadësdhe fjalët e para të këngës

së parë të Iliadës

ILIAS = Ili asht, Ili mbreti dardan i Trojës, që e themeloi qytetin rreth vitit 3500 p.e.s.MENIN AE I DHE = Menin a ja dhe (the)

 

Edhe në poemën  ODISEA  titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:

ODDYSSEY Titulli i poemësἌνδρα μοι ἔννεπε…    fjalët e para tëkëngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar= ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.
Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.
Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfar kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell. “Trualli i formimit i gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot. Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?
Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.
Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.
Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit. Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.
Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajturPara-Indo-Hitite. Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot. Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm.

 

Source: http://www.shqiptari.eu/

The post Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazge-shqipe, me alfabet pellazg jo grek. appeared first on .

Rikostruktohen ne parametra bashkekohor dy qendra ne sherbim te femijeve Berat. Nga: A Zani

$
0
0
Fëmijët e dy kopshteve në Berat janë gëzuar faktit nga investimi në rikonstruksionin e ambjenteve, si dhe nuk i kanë munguar dhuratat apo dhe lodrat për këta vogëlushë. Në ceremoninë organizuar kanë asistuar drejtues vendorë, ndërsa zëvënësministrja e Arsimit Nora Malaj do të falenderonte institucionin e bashkisë Beratit e cila ka vënë në dispozicion këtë qendër në shërbim të fëmijëve.
Një ndihmë mjaft të konsiderueshme ka dhënë zonja Kadrie Gurmani me vlerë e pesë mijë euro, si misionare ku konsiston në restaurimin e mjediseve, mjete mësimore si dhe lodrat për vogëlushët beratas.
 Fëmijë dhe prindër të asistuar në dhënjen e ndihmave nga kjo misionare janë entuziasmuar, nga vlerësimi në vlera materiale nga zonja Gurmani. Në fjalën e përshëndetjes z. Kadrie Gurmani ndër të tjera ka theksuar ” unë dhuroj se e ndjej me zemër dhe nga dashuria për fëmijët”.
Mjediset ku mësojnë parashkollorët e dy kopshteve prej viteve të pushtuar nga familjet e pastreha, dhe tashmë kjo do shëndërrohej në amjbente mësimdhënje pë fëmijët beratas, ku të tjera investime priten nga qeveria. Sigurisht misionareja Kadrie Gurmani apelon për më shumë investime në shërbim të fëmijëve, këtij brezi të mrekullueshëm. Të investojmë sa më shumë për sistemin arsimor, për të krijuar partneritet të mrekullueshëm prind fëmijë që të realizojmë sëbashku qellimet në të mirë të Kombit, janë fjalët e kësaj misionareje e cila mund të quhet heroinë.kopsht kopsht2 kopshti1 kopshti

The post Rikostruktohen ne parametra bashkekohor dy qendra ne sherbim te femijeve Berat. Nga: A Zani appeared first on .

Kisha, mes legalizimit dhe “rrënimit”

$
0
0
Shkruan: Florim Zeqa
Kisha, mes legalizimit dhe “rrënimit”kisha-e-univers
Ditë më parë ishte ndërmarr një aksion për “pastrimin” e Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit  “Hasan Prishtina”. Pjesë e këtij aksioni ishin priftërinjtë ortodoksë të Dioqezës serbe Rashkë-Prizren, të cilët gjetën  përkrahjen e disa qytetarëve serbë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, më saktësisht të zavendës kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili ndër të tjera atë ditë u shpreh kështu: “Kisha Ortodokse serbe do të jetë tempull për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë”!
Në anën tjetër studentët shqiptar të Universitetit të Prishtinës gjatë protestës së tyre u shprehën ndryshe nga zv.kryeministri Stojanoviq; “Hapësira në oborrin e Universitetit i takon vetëm studentëve dhe askujt tjetër”,..nuk jemi kundër institucionit të Kishës Ortodokse, por kundër uzurpimit të hapësirës sonë për të vendosur objekte fetare të cilës do fe”.
Paradoksalisht, disa prej deputetëve shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të ish nomenklaturës komuniste (titiste) i kanë dalë në mbrojtje kishës famëkeqe serbe me deklaratat e tyre të sëmuara; “Kisha s’duhet rrënuar, është dëshmi e gjenocidit…”!
Sikur këtyre mjeranëve politik nuk po u mjaftojnë me dhjetëra lapidare të masakrave gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve anë e kënd Kosovës,…ky soj i keq pas vendosjes së shtatores së Millutinit, Car Llazarit dhe legalizimit të kishës serbe, nuk do të ndalen me kaq, do kërkojnë vendosjen edhe të shtatorës së Millosheviqit në qendër të Prishtinës si “dëshmi e gjenocidit”.
Marrëzia nuk përfundon me kaq, në mbrojtje të kishës famëkeqe doli edhe presidenti i vendit, zoti Hashim Thaçi, ish udhëheqës politik i UÇK-së, duke e ndërlidhur kishën e paligjshme me integrimet evropiane.
Çuditërisht dhe paradoksalisht, si atëherë në kohën e ndërtimit të saj, edhe tani po dalin shqipfolës në mbrojtje të saj!
Në drejtësi thuhet; “Qëllimi e arsyeton mjetin”, fillimi i ndërtimit të kësaj kishe nuk ka qenë i rastësishëm, por i qëllimshëm dhe me prapavijë politike.
Ndërtimi i Kishës ortodokse serbe “Shën Nikolla” kishte filluar në vitin 1995, por ndërtimi i saj është ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999.
Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” (Shën Nikolla) e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit të Millosheviçit, përveqse ndërtim i  paligjshëm, është objekt që paraqet gjenocidin dhe aparteidin e një regjimi antinjerëzor dhe antikombëtar për shqiptarët.
Pasi të gjithëve na është i njohur motivi dhe prapaskenat e ndërtimit të kishës ortodokse serbe në pronën  e Universitetit të Prishtinës, mbetët e pajustifikuseshme, pse askush nga ajo kohë e deri në ditët e sotme nuk u muar me çështjen e ndërtimit të paligjshëm të saj.
Për fatin e kësaj kishe, jo që nuk u “përkujdes” askush nga komandatët gjatë periudhës së luftës, por edhe 17 vjet pas saj, u hesht fati i saj nga të gjitha pushtetet komunale dhe qendrore, thaujse të ishte një objekt i padukshëm!
Mbijetesa e kësaj kishe dhe shumë objekteve tjera me prapavijë të errët dhe destruktive nga koha e Millosheviqit, janë rezultat i pakujdesisë sonë kolektive dhe hapësirës ligjore që lejon ekzistencën e objekteve të paligjshme,…kur në të njëjtën kohë rrënohen objektet dhe shtëpitë e banimit të shqiptarëve nga pushteti komunal i Prishtinës dhe më gjërë në gjithë Kosovën.
Me lejën e kujt erdhën klerikët fetar nga Dioqeza serbe e Rashkës në Prishtinë për “pastrimin” e kishës, dhe me urdhër të kujt u ushtrua dhunë ndaj studentëve protestues që kundërshtuan ekzistencën e kultit fetar brenda tempullit të dijës?
Duhet t’i bëhet e qartë opinionit publik, ndodhi kjo me urdhër të Shpend Ahmetit apo Shpend Maxhunit, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, kryeparlamentarit, kryeministrit apo presidentit.
Përfundimisht, për sqarimet e sipërpërmendura dhe për fatin e kishës ortodokse serbe në pronën e Universitetit të Prishtinës, duhet të debatohet dhe vendoset në Parlamentin e Kosovës,…e assesi nuk guxon të mbetët kisha famëkeqe “mollë sherri” për shkaktim të dhunës mes policisë dhe qytetarëve.
Vendimi për rrënimin e kishës nga kampusi i univeristetit ose shndërrimin e destinacionit të saj në ndonjë lloj objekti i cili do t’u shërbente studentëve të Universitetit të Prishtinës për punët e tyre studimore, si për shembull bibliotekë, konvikt apo mensë studentore, duhet të mirret në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e jo të mbetët çështje e hapur për konflikte të përhershme ndëretnike në hapsirat e universitetit.

The post Kisha, mes legalizimit dhe “rrënimit” appeared first on .


leter te hapur Ali Ahmetit nga nje prej bashkeluftetareve te tije.

$
0
0

komandant-cakallaleter te hapur Ali Ahmetit  nga nje prej bashkeluftetareve te tije. 

Duke mare shkas nga publikimi i nje incizimi te bisedes midis Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit .Un komandant qakalla dhe shum djem te Tanushes jemi te lenduar nga tallja qe bojn me katoliket e Tanushes, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi . Un jam musliman por u rrita ne Tanush se bashku me vllezerit katolik ndihem i nenqmuar si djal i Tanushes, se Tanush Topise . Nga injoranca, tallja qe bejn Aliu dhe Musa me Tanushen dhe katoliket  . Te shkruaj hapur o Ali  Ahmeti kujdes me talljet fetare,se te mallekon zoti. . . Tanusha e Tanush topise nuk meriton perbuzje ? !

Keto jane disa radhe nga letra e hapur qe komandant Cakalla i burgosur prej shum vitesh ne burgjet sllavo maqedone i dergon Ali Ahmetit i cili gjat nje bisede telefonike me Musa Xhaferin, publikuar ditet e fundit , perflasin nje prej fiseve te Tanushes te cilet duke u ndergjegjesuar kane vepruar duke u kthyer ne identitet ashtu si te paret e tyre, duke braktisur fene muslimane dhe perqafuar ate katolike. Gjat bisedes telefonike duket hapur tallja dhe marja neper goje me percmim familjen  e kthyer ne katolike !!! Ja pra se kush jane politikanet shqiptar te ashtuquajtures Maqedoni, pasi nga vete biseda duket se sa u dhimbset komuniteti Shqiptar qe jeton aty prej kur ka lind njerzimi ne trojet e veta … Lind pyetja duke mar shkase nga kjo bisede telefonike .Kush jane politikanet qe drejtojne kete popullsi prej 1 milionesh e cila kerkon barazi dhe drejtesi ?! Kujt i sherbejne keta politikan Turkut , Xhihadit ,Maqedonasve, Serbise apo Arabise Saudite ?!!!! Pas gjithe kesaj pa dashur te shkon mendja te mendoshe se ekstremizmin musliman ne Maqedoni po e inspirojne vete politikanet e partive shqiptare te cileve u intereson islamizimi per te mbajtur nen kontroll “bagetite “qe ata kan bere per vehte me genjeshtra dhe premtime boshe ! Historia do ti gjykoj jo vetem si tradhetare te kombit te vete por edhe si teveqela te flliqte brez pas brezi.

The post leter te hapur Ali Ahmetit nga nje prej bashkeluftetareve te tije. appeared first on .

TAKIME-TRADITË TË LIDERËVE SHQIPTARË ME DIASPORËN, BASHKËPUNIMI VETËM NË LETËR

$
0
0

TAKIME-TRADITË TË LIDERËVE SHQIPTARË ME DIASPORËN, BASHKËPUNIMI VETËM NË LETËR

Koment  ne lidhje me takimet dhe nismat e liderve Shqiptar qe shfaqen per interesat e politikes her pas here ne Diaspore…Redaksia.

Është bërë traditë ardhja e liderëve Shqiptarë në Amerikë çdo Shtator në kuadër të mbledhjeve vjetore të OKB-së. Kështu, që në këtë kuadër programohen edhe takimet e tyre me komunitetin kryesisht në New Yok, Boston e Detroit përgjatë një jave.

Në Boston, fundjavën që shkoi në universitetin e Harvardit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në takim me veprimtarë të Diasporës me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova foli në kuadër të diskutimit me temë Shqipëria dhe Diaspora – një komunikim i ri. Ne kuader te organizimit te nje samiti ne Tirane.ditmir-bushati

Sipas pjesmarseve ne takim pas fjales se mbajtur me kete rast nga ministri Bushati u kalua ne pyetje nga te pranishmit .Shume prej pyetjeve te bera nga perfaqesues te diaspores nga ana e ministrit u anashkaluan apo nuk u perfillen fare ! Duke u mjaftuar me pergjigjen e thate tashme te njohur te politikaaneve Shqiptar se nuk jemi mbledhur sote per kete apo ate problem !!!

Nga pjesëmarrësit ju bënë pyetje lidhur me programin e samitit të pare të Diasporës.

Pyetja për çeljen e ministrisë së Diasporës mori përgjigje negative.

Pyetjes për buxhetin që shpenzohet për Diasporën .

Ministri Bushati ju përgjegj se shuma e lekëve që shpenzohen për Diasporën është e papërfillshme !!!.

Nga disa veprimtarë u kërkua krijimi i një agjencie të përbashkët Shqipëri-Kosovë për Diasporën, por përgjigja ishte tek qasja shtetërore Shqipëri-Kosovë si dhe organizimi i përbashkët i samitit në Tiranë.

Më shumë u kërkua që vetë Diaspora të gjejë forma e mjete për të punuar e mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe hapjen e qëndrave (shtëpive) Shqiptare në Amerikë.

Përciptazi u pëmëndën regjistrimi i Diasporës dhe i studentëve që studjojnë në Amerikë.

Shqipëria e gjen po të dojë eksperiencën e mirë për punën me Diasporën në shtetin vëlla të Kosovës, por kombëtaria e klasës politike në Tiranë deri më tani është parë si mjet politik për të marrë apo mbajtur pushtetin.

Shqipëria si shteti mëmë mund të ndihmojë jo vetëm për tekstet mësimore të gjuhës e historisë, por më shumë për trajnimin e mësuesve.

Ndryshe ndodh me ministrinë e Diasporës së Kosovës, që sot për sot quhet në Amerikë ministria e kombit Shqiptar për programet që afron në Diasporë dhe në Kosovë për Shqiptarët pa dallim.

Edhe shteti i Kosovës është më i varfër se shteti i Shqipërisë, por ka buxhet e shtetarë të devotshëm për punën në Diasporë.

Një pyetje tjetër që ju bë ministrit Bushati në Boston ishte ajo lidhur me pronat e pamarra nga anëtarë të Diasporës, sepse si mund të ftosh dikë në Diasporë të investojë, kur ai ende nuk ka marrë pronën që i takon, por që me ligjet dhe veprimet korruptive të gjykatave ja kanë tjetërsuar .

Kujtojmë se lidhur me çështjen e pronave të pamarra nga Shqiptaro-Amerikanët ka dijeni edhe Kongresi Amerikan nga takimet e posaçme me ta.

 Papergjegjshmeria dhe klientelezmi tek perfaqesuesit e shtetit Shqiptar ne lidhje me Diasporen qe tashme po shkon ne shifren reth 1 milion u manifestua edhe nga vete presidenti Nishani i cili perkunder protestave te diaspores persa i perket te drejtave Shqiptare ne Malin e zi  ,presidenti i akordon dekoraten me te larte njerit prej pergjegjesve kryesor te mos respektimit te te drejtave te shqiptareve  kryeministri Malit te zi Gjukanovic . Ky komunikim i ri Shqipëri –Diasporë u përdhos nga vetë presidenti Nishani kur firmosi në Korrik të këtij viti për kryeministrin Malazez Millo Gjukanoviç dekoratën e Urdhrit të Flamurit me motivacionin “ Për kontributin e ndërtimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm midis dy vendeve.” ?! Duket një lojë e pastër e interesave të politikës Shqiptare ose papergjegjesi kombetare!!

Këtë fundjavë Nishani ftoi Komunitetin Shqiptar të Nju Jorkut në takim. Ai harroi që më 8 Prill 2014 Shqiptarët e Amerikës zhvilluan protestën më të madhe të kësaj dekade përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të drejtat e Shqiptarëve të Malit të Zi kundër kryeministrit Malazez Millo Gjukanoviç ndërkohë që ky i fundit bisedonte me Joe Biden, zëvëndëspresidentin Amerikan.

Kjo është një pikëpyetje e madhe e kthjelltësisë kombëtare të vetë presidentit Nishani dhe kryeparlamentarit Ilir Meta që ja dorëzoi me aktin e shpërdorimit të simbolit tonë kombëtar për një lider si Gjukanoviç që e ka përdhosur atë për një çerek shekulli.

Për këtë rast heshtën shumë shoqata, drejtues e veprimtarë të Diasporës në New York. Disa prej këtyre veprimtarëve janë të nderuar nga Nishani me dekoratën Nderi i Kombit, por që kanë qënë pjesëmarrës në protestën kundër Millo Gjukanoviç.

President Nishani e takoi komunitetin Shqiptar në Nju Jork përsëri, si qokë e radhës, por Shqiptarët e Amerikës nuk ja falin dekorimin e Gjukanoviçit. nishani-ne-diaspor

Pra, mbetën pa fjalë shumë veprimtarë që i janë përkushtuar çështjes Shqiptare.

Përveç fjalëve të zakonshme, dekoratave dhe fotografive të bukura në këto takime liderët Shqiptarë të Shqipërisë nuk kanë sjellë ende një strategji kombëtare në komunitetin Shqiptar për afrimin e Diasporës, për zhvillimin kombëtar të saj ashtu siç shkruhet edhe në Kushtetutë.

Asimilimi në Diasporë është bërë më i prekshëm, për shumë arsye. Për ta ndaluar sadopak duhet edhe shpirti kombëtar i shtetarëve për bashkëpunimin edhe me faktorin politik në Amerikë. Kjo varet edhe se sa do kujdeset më tej Tirana zyrtare, sipërmarrëse e organizimit të samitit të parë të Diasporës i cili sipas te gjitha gjasave do te jete nje takim simpatizantesh dhe i inicuar nga politika .

The post TAKIME-TRADITË TË LIDERËVE SHQIPTARË ME DIASPORËN, BASHKËPUNIMI VETËM NË LETËR appeared first on .

SJELLJE E TURPSHME E HASHIM THAҪIT!! Nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

SJELLJE E TURPSHME E HASHIM THAҪIT

Shih foton!ashimicovic
Ndeshen njerëz, të cilët shfaqin tipar karakteri, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar ndaj atdheut. Kësaj kategorie i përkasin ata që e kanë zakonin të përulën e të tradhtojnë, të flasin kur nuk duhet dhe të gromësijnë gjatë të ngrënit ai kafshon copëra të mëdha territoresh. Njeriu zihet diku ngushtë, përbinë një lug çorbë të prishur e vjellë tërë jetën!

Me këtë rast ftojmë opinionin mbarëshqiptarë, subjektet politike e jo politike, që të jenë koshiente për momentin kombëtar dhe të mobilizohen të gjitha forcat në shërbim të realizimit të interesave kombëtare e shtetërore, si dhe tëflaken veprimet antikombëtare që kanë për qëllim coptimin e territoreve tona dhe dekompozimin e fuqisë kombëtare. Duhet ta dinë Thaçi, Mustafa e Meha se çdo shmangie nga përcaktimi kombëtar është kolaboracionizëm me armikun dhe tradhti ndaj çështjes shqiptare.

Gjendjen e rëndë në të cilën ndodhën sot shqiptarët, përveç rrethanave të vështira ekonomike, politike etj., e rëndojnë edhe më shumë sjelljet dhe veprimet shumë herë të papërgjegjëshme të PDK,ës dhe të LDK,ës, madje edhe te përsonave zyrtarë, brenda dhe jashtë vendit.
Të thuash se kjo është një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurde dhe paradoksale, nuk mjafton. Jo. Kjo është diçka e paparë dhe e padëgjuar. Një tradhti e rrallë!
Ҫmenduri e vërtetë.
Problemi sot nuk qëndron me pohimet e këtyre “filozofeve” e shkronjësve të historisë së re! Por me deformimet e tyre qw e kanë shkatrruar historinë gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit.

Sot shqiptarët kërkojnë të korrigjohen padrejtësitë historike. Duke qenë se Dardania përbënë një territor të njësishëm dhe se këtu shqiptarët përbëjnë mbi 90% të popullatës, do të ishte shumë më normale që ky territor të jetë gjithashtu i pavarur nga UNMIKU, EULEXI (me mundesi t’i bashkohet Shqipërisë në qoftë se këta të dy e deshirojnë këtë Hashim Broja e Isa Prapashtica?)
Dardania është Piemont i historisë antike ilire dhe i historisë moderne shqiptare, ku u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në krye me Sylejman Vokshin, shteti i parë shqiptar pas epokës mesjetare të Skënderbeut. Serbia duhet të detyrohet të pranojë realitetin etnik, historik e politik të Dardanisë dhe t’i tërheqë të gjithë kolonizatorët e tjerë.

Nuk është hera e parë që kreu politi i pushtetit merr vendime e bën veprime që fyejnë dinjitetin e popullit të saj. Dardania sot është shtet i shpallur, por i institucionalizuar, ndërmjet improvizimeve politike, korrupsionit, nën pushtimin dhe qëndrimit të prer ndëkombëtar.

Kriza politika dhe ajo institucionale në Dardani tanimë duket sheshit. Mandati i zgjedhjeve të kaluara parlamentare po kalon. Tani shtrohet dilema: të mos vazhdojë mandati i kaluar, të shpallen zgjedhjet e reja? Kush i shpallë ato kur mungon kultura parlamentare? Çfarë efekti mund të kenë zgjedhjet e reja nëse nuk largohen njerëzit me afera dhe me procese të hapura. Nuk mund të ketë zgjedhje të reja nëse nuk funksionojnë organet shtetërore dhe drejtësia? Ndoshta vetëm sa për të fituar besimin dhe për të vazhduar monopilin politik e fetar dhe lojën e status kvosë deri në pakufij!

Zgjedhjet bëhen për t’i legjitimuar institucionet që përfaqësojnë vullnetin politik e kombëtar. Organet e mandatit të kaluar kanë humbur kredibilitetin për t’i shpallur ose për t’i shtyrë zgjedhjet. Në gjendje e pushtimit të dhunshëm nuk mund të ketë as pluralizëm politik, vetëm arrestime e burgosje të liderve opozitar, as zgjedhje të lira demokratike.

Sot ndodhemi para alternativës: ose institucionalizimi shtetëror, ose funksionimi i një Lëvizje Kombëtare shqiptare. Nëse themi se Dardania është e pushtuar nga klani mafijoz pronto dhe populli ka shperehur vullnetin për t’u çliruar, atëherë duhet të shpallet gjendja e pushtimit dhe të formohet Këshilli Kombëtar nga përfaqësuesit e më iminentë të popullit dhe institucioneve kombëtare, që do ta përfaqësonte vullnetin politik, dhe ta drejtonte Lëvizjen Kombëtare drejtë një Bashkimi Kombëtar…

Dardania është Piemont i historisë antike ilire dhe i historisë moderne shqiptare, ku u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në krye me Sylejman Vokshin, shteti i parë shqiptar pas epokës mesjetare të Skënderbeut. Serbia duhet të detyrohet të pranojë realitetin etnik, historik e politik të Dardanisë dhe t’i tërheqë të gjithë kolonizatorët e tjerë.
Sot shqiptarët kërkojnë të korrigjohen padrejtësitë historike. Duke qenë se Dardania përbënë një territor të njësishëm dhe se këtu shqiptarët përbëjnë mbi 90% të popullatës, do të ishte shumë më normale që ky territor të jetë gjithashtu i pavarur nga UNMIKU, EULEXI (me mundesi t’i bashkohet Shqipërisë në qoftë se këta të dy e deshirojnë këtë Hashim Broja e Isa Prapashtica?)
Nuk është hera e parë që kreu politi i pushtetit merr vendime e bën veprime që fyejnë dinjitetin e popullit të saj. Dardania sot është shtet i shpallur, por i institucionalizuar, ndërmjet improvizimeve politike, korrupsionit, nën pushtimin dhe qëndrimit të prer ndëkombëtar.

The post SJELLJE E TURPSHME E HASHIM THAҪIT!! Nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

I MADHI FAIK KONICA Ka thënë. O Zot! Shpëtoje Shqipërin Etnike nga vetë shqiptarët! Nga Afrim Caka

$
0
0

I MADHI FAIK KONICA

Ka thënë.
O Zot! Shpëtoje Shqipërin Etnike nga vetë shqiptarët!

faik-konica

Pikëllimi i tij, për të cilin ai ishte në dijeni po aq saktësisht sa për të tjerat, ishte ngushëllimi i vetëm në atë marrëzi shqiptare.

Pak i habitshëm ky motiv edhe sot!
Si vallë do t’i bëhej e qartë shqiptarëve se në skenë ishin pamjet e të dy kohëve të njejta: njëra, e kohës së Faik Konicës, me trupin e Shqipëris të sakatosur te buza e kënetës, tjetra, një shekull më pas, 2016 i njejti trupë i Dardanisë shndërruar në “kufom e moçal”, kur një shqiptar i zakonshëm mund të shqyrtonte vrasjen e Dardanisë prapa krahëve? Pikrisht ne. As’e kuptuam akoma që s’jemi gati për asgjë. A s’e kuptuam që e kemi të vështirë, që s’mundemi të bëjmë asgjë për të mirën e atdheut?
E gjitha kjo lidhet edhe me Dardanin e sotit…

The post I MADHI FAIK KONICA Ka thënë. O Zot! Shpëtoje Shqipërin Etnike nga vetë shqiptarët! Nga Afrim Caka appeared first on .

Prej nga po vjen gjykata speciale ne kosove ? Opinion nga Qazim Zejnaj

$
0
0

Prej nga po vjen gjykata speciale ne kosove ?
Kah vjen lufta ?
A guxojme me injorue dhe refuzue flamurin shtetror te kosoves dhe a pajtohet me kete Amerika ?
Cilat jane mekatet e presidentit dhe kryeminstrit ?
pse shqiptarve po ju perseritet historia ?
Pa platforme nuk mund te behet as ribashkimi i kosoves e shqiperise ?

Mbreme rash me fjete si shqiptar ,bera ate shenjen e shiponjes para pasqyres dhe fjeta shpejt ,gjume i rehatshem qysh ka thene i moqmi .E naten pashe keto enderra qe akoma nuk jane realitet nen:

1-Pse kosova eshte coroditur me kete flamur kaltert me gjashte yje ?
2-Pse kosova shtet pa zot shpije .ku kullosin tradhtar ,armiq e shkije ?
3-Pse ju shqiptar nuk jeni me trima te vertet ,qe per nji shqiptar keni vra 100 vete (armiq)?
4-Pse nuk kemi ushtri dhe trepcen ?
5-Pse i ndani deshmoret more te mallkuar e shemtoni kosoven e bekuar ?
6-A frikesoheni nga perendia qe kosoves ja beni keto te kqija ?
7-Pse krimi e korrupsioni luftohet nga bishti e jo nga koka ?
8-Pse se beni nji sllogan ;ta duajme shqiptarine me shume se veten a e dini qe kjo do ishte nder e privilegj ?
9-Pse livadhin e shkrete e kullosin kuajt e verber ?

10-qysh ka shume injorante poltikan injorant qe shkojne kisha e xhamia e marrin pjese mesha disa kungohen edhe pse bejne skandale .shkojne teqe e xhamia se nuk i mbane shpia ,po kisha dhe xhamia jane liberale po kjo eshte neglizhence e pafalshme se vende shenjta ska hashure sinkretive e patetike panshqiptare .

Me mire me flamur te amerikes ne liri se me flamur te serbise ne roberi !
A kosove te erdhi koha e cubave qe eshte epilogu tematik i triptikut dramatik ku rendi i vlerave permbyset .

Bombardimet e Natos dhe shperngulja biblike e shqiptarve ishte aktuale me 1999 .Ibrahim Rugova e (ldk ) ishte partia e pare me e madhe dhe me e vjeter ne kosove ,mbi supet e se ciles rane te gjitha problemet fundamentale .Shume politikane ne kosove perpiqen te trashegojne Rugoven ,por nuk kane asnji cilesi e karizem ,pos deshires se pafre per pushtet e per dukje e kjo eshte fatekeqesi per keto dite te zymta .
Thenja e Napoleonit ;Drejtesia eshte misherim i zotit ne toke …

Gjykata speciale po vjen nga fjalimi i ish presidentit te serbise ;Boris tadiq ne manastir Decanit para 4 -viteve .Se gjithmone serbia ka bere parapergaditje per lufte permes klerit fetar.Me aminin e ish kryeminstrit Thaci vite me pare kryetari i serbise Tadiq i shoqeruar nga disa kalluxher e ,,popa te moderuar ,, vizitoj manastrin e Decanit ku narodit te atjeshem serb askokohe u la disa selame ose ,amanete fetare ,, me sllogane tashme te njohura te kuzhines propagadistike te beogradit e Hashimi nuk kishte nji kurajo e guxim qe si lider institucional per te vizituar motrat e vellezerit tane e ato komuna shqiptare .Ne manastir kryeshkau Tadiq tha qe do bejme aktpadi kunder uck ,me nji urrejtje eger kolektive ndaj kosoves e fobi dhe urrejtje patologjike .

The ja tash po vjen sllogani i Tadiqit me tribunal kunder uck .
Fale ketyre demagogeve pra hiporiteve te ndryshem pushtetmbajtes politike ne kosove qe jane bere multimiloner pa asnji dite pune gjate tere jetes se tyre shqiptarve po ju perseritet historia .

Lufta vjene nga vendet industriale sepse ju nevojiten konflikte sepse behet shitja e armeve qe arabia saudite konsiderohet inkubatori kryesor i radikalizmit dhe dhe luftohet kalifati ,e kleri i religjioneve monoteiste ju predikon besimtarve fanatizmin duke ju thene qe kush lufton shkon parajse e tjeret ne ferr .

Para disa shekujsh 100% dijetare ishin besimtar kurse sot 10% shkencatar te sotem besojne ne zot qka do te thote qe religjioni i ardhemerise do jete dija dhe humanizmi .

Sot eshte harrue ndihma e Amerikes ,por nji duhet ta kemi qarte qe refuzimi i flamurit shteror kosoves ,nuk eshte akt patriotik e as racional e kombetar ,politik apo diplomatik ,sepse platforma fallso dhe me deklarata boshe retorike nuk behet kurrfare ribashkimi kombetar -flamuri shtetror i kalter e verdh i republikes se kosoves i percaktuar me kushtetuten e dates 15 qershor 2008 do jete ne perdorim deri sa kosova te mos jete ribashkuar me shqiperine .Kete argument ligjor e kushtetues duhet ta kete parasysh cdo lider politiki e subjekt qofte pozite apo opozite ,sepse me kete flamur Kosova u be shtet i pavarur nga serbia .Kete zyrtarisht e kane pranuar edhe shqiperia londineze dhe kosova me oponente potenciale amrikes e Natos .E spekulime e premtime boshe e rrena nuk kane logjike te filozofise racionale ,Cdo pozicion tjeter negativ politik dhe i gabuar ndaj flamurit shtetror do qonte ne prishjen e marredhenjeve me Ameriken e Naton :E ky do jete fundi i pavarsise unilaterale te Kosoves .

Jam vetem kureshtar dhe jo gjyqtar te them qe kryeminstri Mustafa nuk pranoj te kushtezohet dhe ti marre mbi vete mekatet dhe krimet e pdk e zhuganat e Thacit ;Qe ishin dhunues ,perdhurnues ,pronto -kriminel me dhembe te palame …….

E dine zoteri Mustafa qe demarkacioni nuk mundet te kaloje ne ratifikim ne parlament pa mbeshtetje te figures emblematike luftes e paqes :ish kryeminstrin ,Ramush Haradinaj

.Dhe me 1-shtator duhet me pranue gjestin e papritur e fantastik te kryeminstrit ne parlament per demarkacionin me Mal te zi .

Te gjithve ua mori adutet doli nga salla e kuvendit me fytyre .Per pdk ishte shuplake sepse kane llogaritur ne ambicien e kryeministrit qe ne cdo kusht do pranonte gjthqka vetem e vetem per te mbajtur poziten .

PDK me zhugana ne institucione keqtrajtojne njerzit qe t,u bijne diellin mbi kry me shtet policor ,me atmosfere te vrazhde ,jo etike ,duke bere zullum me spiun te pafuqishem politikisht qe fotografojne ,frikesojne e kushtezojne edhe ne wc se nuk ka ligj e kjo degradon shtetin ……Akoma pasuria e gjigantit Trepca nuk eshte legalizue si pasuri e jona ,as brezovica si pushimore atraktive e kosoves ,as ujmani si uje per ne si dhe akoma nuk kemi te pranuan statusin e ushtrise se kosoves sepse ky pushtet driteshkurter i ka dhene privilegje listes serbe te dirigjuar nga beogradi te na kushtezoje .E krejt kjo behet nga qeveria kusilinge lufte kunder opozites e jo kunder shtetit serbise qe deshirojne te formojne edhe asoacion te komunave serbe ne kosove ..perendia sheh keta qeveritar dhe do i gjunjezoje qe nji dite te humbin imazhin e vet per kete politike famekeqe per popullin martir te kosoves.

Nga kendveshtrimi i im ;hej-shqipe

Qazim zejnaj ,autor i botes artit ,diaspora zvicerr

The post Prej nga po vjen gjykata speciale ne kosove ? Opinion nga Qazim Zejnaj appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>