Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

O PERËNDI… MOS, VALLË, PDK E LDK E KANË SI OBJEKTIV TRADHTINË? Opinion nga Afrim Caka Gjakove

$
0
0

O PERËNDI… MOS, VALLË, PDK E LDK E KANË SI OBJEKTIV TRADHTINË?

Kuptoni se ç’dua të them? afrimi-me-qeleshen
Unë jam vetëm një gjakovar, si të gjithe gjakovarët e tjerë, të cilët janë kundër të gjithë atyre që nuk mund të gëzojnë më mandatin që e kanë përligjur besimin dhe vullnetin e popullit. Lëvizja jonë kombëtare sot gjendet para alternativës historike ose shpallja e moratoriumit të përgjithshëm të partive politike…

Ҫ’është… ky pushtet? O Zot!
Sikur populli ynë të kishte një qeveri, e cila do të shikonte këtë si një mision të saj, nuk do të kishin kaluar as katër vjet përpara se një politikë e huaj do të gjente një mbështetje përkatëse mes shqiptarëve, dëshira për pavarësi të plotë do të inkurajohet dhe intisifikohet në të gjitha drejtimet e politikës sonë… Të gjithë këta tregues negativë kishin dhe janë në rritje gjatë gjithë luftës dhe pas saj. Tani rritja e tyre po përshpejtohej me ritme të frikshme. Të gjithë ne duhet ta përceptojmë racën e pushtetit si një kancer?
Kjo është e ardhmja jonë që do t’i japim fëmijëve tanë?
Një paralajmërim i hapur. Mjerim i llahtarshëm. Ky është peizazhi i së nesërmes. Tradhtia, nëse nuk frenohet, funksionon si një murtajë, si një kancer… tradhtarët tanë shtohen nga brezi në brez, derisa me të mirat tona dikur ushqenim vetëdijen, virtytet tona dhe fëmijët tanë, tkurren e shterrojnë… duke zbuluar akoma më shumë gjakprishur brenda nesh… që këta do të luftojnë deri në vdekje për t’i ushqyer të vegjlit e tyre.
Kjo është ajo çka na pret.
Të mos bësh asgjë do të thotë të mirëpresësh copëtimin e atdheut… me njerëz spiunë, të mundur e të asimiluar, të zhytur në tradhti. “Apo ta lëmë të mbetet siç është?!”.

Burimi i të gjithave të këqijave krijoi një komb me dhimbje e vuajtje, përtej çdo imagjinate njerëzore dhe vepra e tyre përcaktoi në kuptimin e plotë të fjalës përfytyrimet e tyre drejt shkatërrimit dhe luftës civile. Dhe meqë ra fjala për “hienat”, thashë duke e zgjatur dorën nga imazhi i ri i këtij shteti, “ja ku është lukunia e hienave që e kanë rrethuar tashmë këtë shtet… dhe po na mbyllin çdo rreth me shpejtësi. Natyrisht, koha s’mund të jetë e njëjtë për të gjithë, secili personazh në këtë shtet, qoftë ai qytetar, deputet apo ministër, ka lavjerrësin e vet para kombit dhe të madhit Perëndi. Jeta e shqiptarëve ishte e zhveshur nga çdo gjë, ishte si një shfaqje teatrale, e rregulluar sipas qejfit të lakuriqve të natës. Është simptoma e kohës sonë, është shenjë pafuqie, servilizmi dhe niveli më i ulët i qytetërimit. Meqë shtetit tonë jo vetëm i mungon gjithçka, po e quaj të shëmtuar shfaqjen e tyre. Pa turpin më të vogël, madje edhe për mendjemadhësi, modë e snobizëm filluan të zgërdhihen edhe para kamerave. Ishte e qartë se ky llum i dalë mbi sipërfaqen e kësaj kasabaje, i nxitur dhe i përkrahur nga shteti serb… Po mundohen popullit t’ia impononte një matje tjetër të kohës, e cila do ta vononte udhëtimin e Dardanisë drej Evropës.

O injorantë kokëngjeshur!
A nuk e shihni të ardhmen e këtij vendi? Nuk e rrokni me trurin tuaj dot madhështinë e krijimit të shtetit tonë? Më e keqja ishte kjo që po e shtjelloj më poshtë: Nëse beteja në emër të Brojës, Prapashticë e Malishevës dhe botëkuptimit shteti udhëhiqet nga burra të lig e me shpirt injorantësh e maskarenjsh, të gatshëm ta sakrifikojnë çdo gjë edhe kombin, brenda një kohe të shkurtër do të jetë e pamundur të gjenden shqiptarë dhe të gatshëm të japin jetën për atë kauzë. Këta janë mashtruesit dhe matrapazët më të mëdhenj të kombit tonë… kjo i bie që të hapen dosjet se këta i kanë bërë shërbimin më të madh Serbisë. Kushdo që nuk e do kombin, populli duhet vënë para drejtësis.
Bota e politikës Hashimiane në bazën e saj ndodhet nën nivelin instiktiv. Kjo lloj politike i përket ligjeve të xhunglës, të drejtë ka ai që është më i fuqishëm dhe më servil e i korruptuar. Dhe njerëzit e sojit të Hashimit, Xhavitit, Grabovcit, Lushtakut, Mehës, Isenit, Veselit e Mustafës që tregojnë interes për politikën, janë thjesht mediokër. Për politikën nuk duhet kurrfarë kualifikimi, përveç njërit – ndjenjës së thellë të inferioritetit.
Politika është etje për pushtet e hajni.

Në këtë vend. Dardania ndryshoi përgjithmonë. Mos e dhëntë Perëndia, se na përbiu e zeza!
Në këto raste fjala apo shkrimet e mia janë të pafuqishme për të shprehur dhimbjen dhe ç’po ndodh në këto ditë e net me Dardaninë…
Burimi i tyre është bota nëndheshme, sikur përshkruhet në poemën epike të Dantes, që e portretizon (ferrin), ne po e portretizojmë kancerin në trupin e shëndoshë si një mbretëri të korrupsionit të strukturuar hollësisht, të formuar nga njerëz të njohur si “pjella e të gjitha të këqijave” shpirtra pa mend e pa kokë disa shqiptarësh nga Broja e Malisheva, të cilën e kanë zënë në grackë një popull të tërë ndërmjet copëtimit e shpërbërjes, jetës dhe vdekjes.

Tashmë jemi të ndalur, të zënë në kurth, me shpinën mbështetur mbi varrin e purgatorit apo mbi shtratin e prokrustit mafioz shqiptar… Së fundi, duhet të jemi mjaft të qartë në pikën e mëposhtme: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia janë dhe do të mbeten armiku i përjetshëm i shqiptarëve. Serbia nuk dëshiron që Dardania të ketë fuqi ushtarake. Mali i Zi dëshiron që të mos kishte asnjë fuqi ekonomike dhe të quajtur Shqipëri Etnike. Prandaj, ka një dallim shumë thelbësor në mes Serbisë dhe Cërnagorëve. Arsyeja e politikës maqedone është të hynte në luftë kundër shqiptarëve, nuk është një dëshirë për të kontribuar në drejtimin e zgjerimit të territorit të saj, por më tepër për t’i dhënë shqiptarëve të “urryer” një goditje vdekjeprurëse.

Beduinët shqiptarë në Maqedoni e vendosin fenë para kombit!!!
Sllavët e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Sylejman Rexhepin dhe ministrat tjerë dëshirojnë që shqiptarët të shndërrohen në turq, sllavë, arabë, ISIS që të mos vijë deri te një bashkim kombëtar. Bashkimi kombëtar do të ndodhë, këtë s’mund ta ndalin as spiunët e Gruevskit… Të ngrihemi të gjithë kundër kësaj politike antikombëtare që bëjnë këta tre zuzarë, matrapazë e spiunë që lejojnë turqizim, islamizim, sirianizim dhe Isisin, këta tre rrugaçë e zagarë të UDB,ës. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e Sylejman Rexhepi janë mashtruesit dhe tradhtarët më të mëdhenj të popullit shqiptar të pas luftës në Maqedoni.

Kjo është mënyra më e mirë për të zhdukur krejtësisht një komb, kulturën dhe historinë shqiptare. Nga ana tjetër, të gjithë hoxhallarët gjakprishur e duan asimilimin, shumica e shqiptarëve u asimiluan në turq e arabë, sepse vetë ekzistenca e shqiptarit është një pikëpyetje mbi shumë gjëra që shoqëria shqiptare vazhdon t’i bëjë. Ne sot nuk po luftojmë për pozitën tonë si fuqi politike apo si fuqi ushtarake, por vetëm për një ekzistencë në vendin tonë, jo për unitetin kombëtar dhe vetëm për bukën e përditshme të fëmijëve tanë. Sa turp…! Duke pasur këtë pikëpamje në konsideratë, vetëm pak shtete mbeten për ne si aleatë të mundshëm në Europë: Anglia, Austria, Gjermania, Shqipëria dhe Italia. Por, kur ta marrim parasysh mundësinë e miqve, duhet të tregojmë kujdes për të mos harruar tre faktorë. Faktori i parë ka të bëjë me veten tonë; dy të tjerët kanë të bëjnë me armiqtë tanë. Çdo rritje e mëtejshme e fuqisë së Serbisë në Ballkan do të pengonte zhvillimin e së ardhmes së shqiptarëve. Në menyrë që kombi ynë të mund të ndërmarrë një politikë aleancash, ai duhet të rivendosë prestigjin e tij ne mes kombeve tjera. Veç kësaj, ai duhet të ketë një qeveri autoritare që të mos jetë hamall në shërbim të shteteve të huaja dhe mbikëqyrës i popullit të vet, por më saktë lajmëtar i vullnetit kombëtar, jo e kundërta…
I shtrenjti kombi im! Lutem që shqiptarët ta lëxojnë shkrimin tim jo si mëkatar por si shpëtimtari i atdheut që, e dini, unë jam në të vërtetë. Lutem që shqiptari ta kuptojë dhuratën që po e shkruaj në letër.
Dhurata ime është e ardhmja.
Dhurata ime është shpëtimi i kulturës sonë.
Dhurata ime është kundër spiunëve e tradhtarëve

The post O PERËNDI… MOS, VALLË, PDK E LDK E KANË SI OBJEKTIV TRADHTINË? Opinion nga Afrim Caka Gjakove appeared first on .


Serbët gënjejnë; rrena është virtyt i tyre.

$
0
0

Fahri Xharra, 30.09.16 Gjakovëfahriu-duke-fol

Shikoni , qëllimin e kam jo për ndjellje të urrejtjes ndërfqinjësore ; sepse si dy shtete që jemi të pavarura me integritet dhe suverenitet territorial dyhet të dimë se jemi fqinjë dhe se jeta vazhdon.E shkruara ime për virtytin e tyre është që të jemi të përgatitur se si dy shtete të ngritura njëra me me 1882 e tjetra me 2008 , që në bisedime , marrëveshje apo kontrata ndërshtetërore ta dimë vetinë e tyre të rrenës dhe mashtrimit.
Nuk po e them vet , edhe pse kemi qenë vazhdimisht të genjyer dhe të tradhëtuar dhe kemi pas rastin që në “en personne” të bindemi por me ato çka shkruhet për ta atëherë e kemi lehtë .
(Vrlo poznata srpska izjava, koju oni žive svojim cijelim bićem. Dva stoljeća, tj. od kako su naučili pisati, lažiraju povijest i kradu kulturne značajke svojih susjeda. Svim svojim lažima, nevažno jesu li izjave, novinski članci, ili čak cijele knjige, dali su znanstveni oblik. Radili su to posvuda i bez prestanka. I u toj mjeri da srpsko značenje nauke i znanosti kod drugih naroda se smatra krađom i lažima.
( http://kamenjar.com/srpske-lazi-i-krade/)

Edhe pse jo gati dy shekuj që kanë mësuar të shkruajnë dhe lexojnë por e rrejnë historinë duke e vjedhur çdo dromcë historie nga fqinjët. Rrenat e tyre janë të formave të ndryshme , deklarata, artikuj gazetash bile edhte libra të tërë , të gjitha e kanë nivelin “shkencor” . E rëndesishme të flitet .

Për ne shkrujanë që jemi popull i pahistori , i pa të kaluar historike ,që nuk kemi përmendore nga e kaluara e jonë , nuk kemi traditë ,s`kemi epikë as poeezi , nuk kemi as romane e as shkolla , se na nuk jemi as ilir e as pellazg . Për ne thonë që na sollën arabët në shek.10 si mercenarë për të luftuar kundër Bizantit , na sollën turqit në fund të shek.14-të etj, etj. Pra një shtet vazal si Serbia e që id he krah turku, hiq më shumë i vjetër se nga 1882 mundohet të vjedhë çdo gjë nga ne.

laz-srpska

Populli serb ka dashur me çdo kusht të del në det , por për të arritur këte i duhej të rrente së pari historinë e pastaj të fillonte luftën në “mbrojtje” të asaj që e ksihte shkruar vetë apo të porositurit nga Europa.

Rrenci më i madhi i cili pa kurrfarë baze dhe të vërtete historike shkruante ashtu si ia kishte andja ishte Vuk Stefanović Karadžić , babai i falsifikimeve dhe përvetësimeve historike nga të tjerët Ai i “ bëri “ serbët autokton në Serbinë e sotme, në Kosovë e Dukagjin , në Bosne dhe Hercegovinë , në Mal të ZI , në Banat dhe Srem , në Sllavoni dhe Kroaci, në Dalmaci dhe të gjithë bregdetin e Adriatikut që nga Trieshta e deri në Durrës.
Dikush nga serbët shkroi : Pse jemi të tillë? Ç`po ndodhë me ne? Si bëmë populli më i vjetër i Europes? Pse vazhdohet me rrenat nacionaliste serbe , pse ato nuk mbarojnë një herë e përgjithmonë?
Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”. “Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Njëra nga tezat serbomëdha të Qosiç-it është se serbët duhet të gënjejnë në mënyrë sa më mjeshtërore që të mund t’i relaizojnë qëllimet e tyre. Kjo edhe pas vdekjes së tij është mendësi dhe praktikë dominuese. Nëse e merrni parasysh se çka ndodh sot në lidhje me  Srebrenic-ën, mund  të shihet se sa energji është derdhur në rrëfimet mbi komplotin kundër serbëve. Përmendet bile edhe qëndrimi britanik rusofob i vitit 1912, i cili iu paksa konvenuar shqiptarëve për ta njohur shtetin e tyre më 1913.
Pra , serbët rrejnë, kujdes nga rrenat e tyre . Mjerë ata që janë në shërbim të serbëve !

Referencat:
http://www.dragas.biz/srpske-nacionalne-lai/

The post Serbët gënjejnë; rrena është virtyt i tyre. appeared first on .

Projekti TAP, impakt tepër të madh në zonat ku kalon,midis tyre dhe Skrapari.

$
0
0

Shkrim nga: Sulo Gozhina Berat.
projekti-tapSKRAPAR – Një ditë e ngjeshur punë ka qënë kjo e sotmja për Kryeparlamentarin Ilir Meta në qytetin e Çorovodës. Që herët në mëngjes Meta ka qënë i pranishëm në inagurimin e  një ure të rindërtuar thuajse nga themelet, në qytet e shoqëruar kjo e fundit edhe  me një segment ruge të asfaltuar. Në vijim të kësaj vizite Ilir Meta ka parë nga afër përfundimin e një lulishet hapsirë e gjebëruar e shoqëruar me vende pushimi për moshën e tret dhe këndin e lojrave për fëmijë. Më pas Kryeparamentari ka parë nga afër edhe përfundimin e një tjetër projketi për turizmin në kanionet e famshme të Osumit në Skrapar. Po nga Skrapari Meta deklaroi se projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë, duke shtuar se është bërë një përpjekje e madhe që vendi ynë të përfshihej në këtë projekt.
Meta mes të tjerave në fjalën e tij citoj: “Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e vendit tonë në projektin TAP është një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Evropës. Përfshirja në projektin TAP e vendos Shqipërinë si një qendër shumë e rëndësishme e këtyre lidhjeve të cilat kanë impakte kontinentale”. Ndërsa vijon – E theksoj këtë sepse projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Por është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt. Tani që sapo ka filluar dhe kur ende duhet një punë e madhe për ta përfunduar këtë projekt, po e kuptoni se zbatimi i projektit  po ndihmon për të ndryshuar për mirë edhe jetën e komunitetit tuaj këtu dhe kudo ku TAP-i po kalon nëpër Shqipëri.
Kryetari Meta theksoi se falë këtij projekti po realizohen shumë investime për të cilat çdo qeveri do ta kishte të vështirë që t’i bënte në Skrapar pasi nuk është e lehtë të bësh investime publike sidomos në zona të thella dhe të vështira ku kosto e këtyre investime është mjaft e lartë dhe ku numri i banorëve është relativisht i ulët. Unë pata kënaqësinë sot,vijoi ne fjalën  e tij Meta që bashkë me përfaqësuesit e nderuar të TAP-it, me kryetarin e bashkisë dhe me shumë miq të tjerë që na kanë nderuar, të inaugurojmë urën e rinrëtuar si dhe seglentin rrugor pranë Spitalit, si dhe po shohim shumë projekte të tjera të cilat po ndihmojnë në transformimin Çorovodës dhe të gjithë Skraparit. TAP do të ndihmojë  me këto projekte edhe në të gjithë bashkitë dhe rrethet e tjera ku po kalon dhe do të kalojë nëpër Shqipëri. Këto dhe investimet të tjera që pam por dhe që janë duke u përfunduar në kanionet  e famshme të Skraparit e të tjera projekte që presin finacimet në infrastruktur e më gjerë do ta kthejnë Skraprin një vendë Turistik, agropërpunues, blektor dhe buqësor, por projekte madhore si ato të turizmit do yë rrisin ndjeshme numerin e turistve të vendit dhe huaj, duke ndikuar në rritjen e punësimit e të mirëqënies. Po gjatë kësaj dite Meta ka marë pjesë në panairin që organizohet çdo vitë në qëndër të qytetit të Çorovodës ku ka parë nga afër prodhimet bio si dhe ka takuar dhe bisetuar me fermerët e kësaj bashkise të ardhur nga zonat e Gjerbësit, Potomit, Çepanit, Vëndërshës Vlushës etj. Meta ka thënë se prodhimet e Skraprit konkurojn në treg vetëm me cilësin por se janë dhe prodhimin bio, ndaj ne duhet ti përkushtojm më shumë vemendje prodhimeve edhe me marketingun e tyre.

I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu deputetët Fidel Ylli, Gledjon Rehiovica, Silva Caka nga Prefekti Qarkut Fadil Nasufi dhe pushtetar të tjerë vendor, përfaqsues të TAP , bizesmen, banorë të qytetit dhe të rrethinave të tij, gazetat etj. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka marë pjesë në panairin e organizuar si çdo vitë në qëndër të qytetit të Çorovodësishte  po gjatë ditës së sotme Meta ka inspektuar punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë si dhe në përurimin e një ure të rikonstruktuar dhe disa rrugëve të ndërtuara nga projekti TAP, projektet për turizmin, hapsirat e gjelbërta etj.

Nesim Spahiu në fjalën citoj: “ Panairi i produkteve bio,si pjesë e kalendarit festiv local, është një event shumë i rëndësishëm, për prodhuesit tanë,për të promovuar produktet e tyre.  Prodhimet bujqësore dhe blegtorale të Skraparit,prej kohësh kanë krijuar identitetin  e tyre në tregun lokal,kombëtar dhe më gjerë, si produkte orgjinale bio, gjë e cila ka mundësuar kerkesat ndaj këtyre produkteve. Skrapari nga një zonë e larget periferike, me munge e investimesh me infrastrukture teje të amortizuar,me një nivel papunësie të lartë, brenda një harku kohor të shkurtër është shëndërruar në një kantier ndërtime,ku po implementohen projekte me rëndësi strategjike si projekti Tap, projekte në fushën e turizmit si ai Devops, projekte në infrastrukturë, rikostruksioni i sheshit të qytetit, hyrja e re e qytetit etj. Të gjitha këto projekte kanë patur impaktin e vet pozitiv në zhvillimin e zonës,uljen  e ndjeshëme të nivelit të papunsisë, urat, rrugët e aksesit të ndërtuara nga Tap me standartet më të mira, të cilat në inspektuam sot, kanë ndikuar drejtepersedrejti, në jetën e komuniteteve në Njësitë Administrative  Potom, Vëndreshë dhe Qëndër, duke u rikthyer shpresën dhe besimin se e ardhmja e tyre është këtu në vendin  e tyre, dhe duke përfituar nga rasti, dëshiroj që të falënderoj, projektin Tap, drejtuesit, nënkontraktorët për kontributin e tyre madhor, për zhvillimin e zonës. Potencialet e jashtëzakonshme turistike që zona jonë ofron, Kanionet e Osumit, Mali i Tomorrit, Shpella e Pirogishit etj, kanë qënë dhe mbeten gjithmonë atraktive për turistet dhe turizmin. Për herë të parë, në bashkëpunim në Cesvin,Bashkinë e Atezës dhe Ministrinë e Turizmit, në implementuam me sukses projektin e Turizmit Devops, Zhvillimi i Mundësive, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike për Skraparin, krijuam infrastrukturën e mirëfilltë turistike për zhvillimin e tij,si broshurën informative, logon, ëebsitin vizitskrapar, kampingun në Hambull, Pikat hyrese dhe dalëse të raftingut, agjensinë turistike, kurset trajnuese, kemi të konkretizuara dy projekte, një me   Fondacionin Amerikan për zhvillimin dhe tjetërin me Tap, për ndërtimin e dy pikave panoraike mbi kanione të cilat do të fillojnë shumë shpejt nga ndërtimi i tyre.  Impakti i këtij ivestimi vetëm për këtë vit ishte i dukshëm duke e rritur numurin e turisteve nga 6000 në 8000 mije sipas satistikave të operatoreve. Turizmi mbetet si një nga sektorët prioritare për zhvillimin e zonës dhe ne kemi aplikuar përsëri në një projekt të ri “Udhëto sipas mënyrës tende”, bashkë me Bashkinë Berat, Gjirokastër e Përmet. Nëpërmjet tij ne synojmë që të trefishojmë prezencën turistike nëpëmjet shitjes së ofertave turistike, të cilat do të jenë  një miksim i turizmit historik, kulturor, natyror dhe prodhimesh bio. Ne jemi duke bashkëpunar dhe me koperacionin Gjerman Giz, për mundësinë e dhënies së granteve për fermerët për përpunimin e produkteve të tyre, me teknologjinë më të mirë të kohës, si dhe mundësinë e krijimit të infrastrukurës akomoduese të tipit Gest Hauz, duke u dhënë mundësinë atyre që të vetëpunësohen dhe të krijojnë të ardhura të mira për vetën dhe familjen. Pritet fillimi i rrugës me Përmetin, me Beratim dhe Gramishin. Këto projekte janë prezantuar në komunitet dhe janë në pritje të lëvrimit të fondeve nga Qeveria. Jemi duke lobuar fuqishëm dhe për pjesën e segmentit që na lidh me Korçën, një segment prej 15 km që dhe kjo rrugë e shumëpritur nga të gjithë që të realizohet. Skrapari është një zonë vitale,me njerez mikpritës dhe punëtorë me energji të medha të pashfrytëzuara, në shumë fusha do të dëshiroja që të ftoja të gjithë investitorët vendas dhe të huaj që të vijnë të investojnë kapitalet e tyre këtu, do të dëshiroja të ftoja fermerët që të rrisin investimet në mikrofermat e tyre,të ruajnë traditën, t’a zhvillojnë atë në kushtet e realitetit të sotëm gjithpërfshirës, bashkia do të jetë gjithmonë do të jetë pranë jush duke promovuar ndërmjetësuar dhe mundësuar tregje për produktet tuaja. Por që Skrapari dhe Çorovoda si qëndra e tij,të marë një profil të mirfilltë turistike,sic dhe në kërkojmë duhet që të këtë një rrjet modern të ujrave të bardha dhe të zeza si dhe furnizim 24 orë me ujë të pishëm,i cili nuk mungon, madje tëpron, por që kërkon një mbështetje konkrete nga qeveria dhe duke përfituar nga rasti dëshiroj që t’i bëj një apel asaj, për të mundësuar finnacimin e këtyre projekteve.

The post Projekti TAP, impakt tepër të madh në zonat ku kalon,midis tyre dhe Skrapari. appeared first on .

ATO VITE GJITHË SIKLET… Vargje nga vjershetori Veron Hoxhaj.

$
0
0

femij-te-ngarkuarATO VITE GJITHË SIKLET
Ato vite gjithë siklet,
Dridhesh mishi nën xhubletë,
Këmba zbathur mbi dëborë,
Mishi kuqonte si mollë.

Gjaku ziente gurgullonte,
Zemra nga brenda gulçonte,
Rrobat rreck e te arnuara
Çizme llastiku te shpuara.

Buka e misërit vaj sheqer,
Hanim dhe ngroheshim ne diell,
Flinim gjumë ne mima druri,
Ne mindere me kashte prej gruri.

Prindi fliste veç nje here,
Fjala skthejesh bejshim erë,
Te gjith ne shkoll mbi dituri
Si ky brez nuk vjen me tani.

O ju lulet e pranveres,
Jasemina mbi saksi,
Dhe ti lulja e limonit,
Dhe ti Nëna Shqipëri.

Mos harroni të kaluarën,
Mos harroni fis dhe farë,
Mos harro gjuhën antare
Qëndro bashk dhe i pa ndare.Veron Hoxhaj

The post ATO VITE GJITHË SIKLET… Vargje nga vjershetori Veron Hoxhaj. appeared first on .

VETMI…V.Hoxhaj

$
0
0

VETMImosha-e-trete
Bora në male,
Si vello mbuluar,
Thëllim dhe i ftohti,
Te gjyshi kanë shkuar.

Thëngjithat u shuan,
Në male shkrepëtinte,
Era dhe furtuna,
Shtojësh më shumë vinte.

Këmbët po dridheshin,
Fëmijët në kurbet,
Gjyshi i vetëm,
Dridhesh si purtek.

I vetem pa fuqi,
Në mosh të pleqerisë,
Pa grua pa femijë,
Dhe larg ngrohtësisë.

U nis përpjet malit,
Shpirti i gulçonte,
Mendonte fëmijët,
Loti i pikonte.

Gjente copa druje,
Ashtu duke gulçuar,
Mbi shpatulla i ngarkoj ,
U kthye shumë i gëzuar.

E ndezi oxhakun,
Rinte dhe mendonte,
I vetëm pa familje,
Një fjalë me kë të ndërronte.

Te njeriu kish rënë babëzia,
Asnjë nuk e ndihmonte,
Atje te vatra e tija
Qante dhe lëngonte.

Si thëngjillat e zjarit,
Që kthejshin në hi,
Ashtu dhe shpirti gjyshit,
Tretësh si qeri.

Veron Hoxhaj 2/10/2016

The post VETMI…V.Hoxhaj appeared first on .

ZGJIM – NUK DUAM PLEHËRA

$
0
0

ZGJIM – NUK DUAM PLEHËRA

Nuk duam plehëra, plehrat-protest
as riciklim, atdheun
e duam të pastër
ne çdo çast frymarrje
dhe përditësim,
këtu kemi jetë pastërti
gjallëri dhe lulëzim ,
zgjim për të ruajtur
atdheun nga çdo plehërim,
kur e helmojme vet
kush do ti bëjë roje dhe pastrim,
nuk duam plehëra,
as ligje lejim , që ndotin
jetën tonë dhe atdheun tim ,
politikë ju mos bëni
aq thellë të tillë si gabim ,
shtrenjtë ne qytetarët
do t’a paguajmë si çmim.
kjo nuk është asgjë tjetër
por nga politika
veçëse rihelmim
atdheun e pastër e duam
plotë freski dhe gjelbërim,
larg nga ne ndotje ,
helmim dhe shkatërrim,
atdheu është më i miri ,
e jona shtëpi dhe
më i bukuri vendbanim,
nga të gjithë kujdes,
pastërti , ruajtje edhe zgjim.

Autor : Ilmi Tahiri Podujevë

The post ZGJIM – NUK DUAM PLEHËRA appeared first on .

Vendi me i bukur ne bote ku te gjithe duan te ikin!.. Nga Fatmir Bardhoci

$
0
0
fatmir-bardhoci-1Fatmir Bardhoci Shtator 30 në 5:19.PD ·
 Vendi me i bukur ne bote ku te gjithe duan te ikin!

O ju “shume te nderuar” KRIMINELE ligjhartues dhe ligjvenes te Kuvendit te Shqiperise!
A i keni pare ndonjehere keto bukuri perrallore te Shqiperise apo keni ardhur direkt nga burgjet e Evropes ne karriget e deputetit me symbyllur?
Cfare ndryshimi keni ju me te gjithe pushtuesit qe kane kaluar mbi vendin tone?
A kane vrare ata apo keni vrare ju me shume gjate kohes qe qeverisni, me paaftesite tuaja?
A kane shperngulur ata me force apo ju me detyrim qe te braktisin Shqiperine sepse nuk garantoni dot jeten e qytetareve?
A kane spastruar ata me shume apo ju me politikat tuaja per te qeverisur sa me gjate, duke detyruar mbare popullin shqiptar te lere gjithcka ne duart tuaja dhe te marre rruget e botes vetem per te mbijetuar?
A kane vjedhur ata pasurite tona publike dhe nentoksore apo ju qe jeni pasuruar kaq shpejt duke ja kaluar biznesmeneve me te medhenj ne bote, atyre qe me djetera gjenerata drejtojne bizneset e tyre familjare.
A e kane vrare dhe asimiluar gjuhen tone shqipe me shume ata gjate pushtimeve shume shekullore apo ju gjate nje qeverisje 25 vjecare, duke lejuar cdo gjuhe tjeter te ndikoje ne tekste, media, shkolla, institucione etj ku sot nuk merret me vesh a po flet shqip, italisht, greqisht apo turqisht, nje folese ne televizion apo nje kryeminister ne kuvend.
Kush eshte ai qe me qejf largohet nga Shqiperia, nga ai vend i bekuar me bukurite natyrore, me klimen me te mire ne bote, me njerezit me te bukur ne bote, me ujin me te mrekullueshem qe rrjedh nga burimet e Gjalices, Korabit, Tomorrit etj., nga ai vend qe te gjithe te huajt e kane enderr dhe gjate gjithe egzistences se tyre kerkuan ta pervetesonin?
Asnje! Te gjithe ikin nga halli!
Sepse aty eshte instaluar ne c’do qelize nje sistem mafioz i tipit Napolitan sipas porosive dhe ndikimit te grupeve mafioze te Ndraghetes dhe Ghamorres, dy mafiet qe kane komanduar dhe vazhdojne te komandojne jugun e Italise, bizneset e droges, ndertimit, dhe me kryesorja te plehrave atje.
Per te kuptuar se cfare po ndodh dhe cdo te ndodhe ne Shqiperi, lexoni librat e Roberto Savianos per mafian ne Itali, per lidhjet e politikaneve shqiptare me te, te cilen ai e ka denoncuar qe para dhjete vjetesh.
Fatkeqesisht, edhe une si gjithe te tjeret e kam humbur besimin se Shqiperia do te ndryshoje.
Ajo eshte e pushtuar nga tre grupe MAFIOZE
PD, PS, LSI qe te treja konkurojne njera tjetren ne zgjedhje, duke investuar ne blerjen e votave “nje pjese”te fitimeve te nxjerra nga trafikimi i qenjeve njerezore per prostitucion, i lendeve narkotike, i armeve te ngelura nga sistemi komunist, i pasurive nentokesore te Shqiperise,
I shitjes se pasurive publike, shteterore, i korrupsionit ne te gjitha nivelet.
Asgje nuk ka ngelur me ne ate vend pa u shitur!
Kuvendi i Shqiperise nuk harton me ligje per sigurine publike, per mireqenien sociale, per interesat kombetare.
C’do seance ne ate kuvend qe simbolizon perfaqesuesit e parise se krimit ne Republiken e Shqiperise, i sherben vetem pasurimit te klikes, hartimit te politikave, ligjeve, amendamenteve qe do te sherbejne per pasurimin e metejshem te tyre, per ruajtjen dhe sigurimin e paprekshmerise se pasurise qe ata kane krijuar deri tani.
Tashme eshte krijuar gjithcka gati, eshte ndertuar infrastruktura dhe eshte bere pregatitja per te miratuar ligjin e prostitucionit, te kanavisit.
Vetem ligji mungon sepse te tjerat jane gati, ato tashme egzistojne.
Rruget me drita te kuqe jane ndertuar qe nga aeroporti ne Tirane, qe nga Durresi ne Plepa.
Nje biznes qe do te mbushe hotelet plot me turiste seksual, me politikane perverse.
Pothuajse c’do hotel tani te ofron klientele seksi mjafton mos te ankohesh per kushtet e ujit.

C’do Koder nga jugu ne veri, eshte e mbjellur me hashash, pasi eshte paguar taksa per rrenje tek drejtori i policise, dmth tek ministri i rendit, dmth tek Kryeministri, i cili bravo i qofte, e mbajti fjalen e dhene qe do te krijoje 300 mije vende pune.
Tashme jo 300mije por nje miljon vende ka krijuar.Te gjithe punojne!
Dikush mbjell, dikush prashit, dikush transporton, dikush ruan, dikush mbron, dikush shet, dikush me ato leke blen, dhe me ne fund dikush na vret.
Ky eshte cikli i mbijeteses, i pasurise dhe i egzistences ne Shqiperi.
Ose ule koken, nenshtrohu dhe puno ose largohu nga ai vend sepse edhte tashme nje xhungel e bukur por “lule mos e prek”.
Sikur te mos u mjaftonin keto, boset, “politikanet” dhmth mafiozet, i kane hedhur syte nga nje tjeter biznes edhe me fitimprures dhe me i shpejte: Plehrat kimike!
Nga njera ane do te marrin para (Shume para) nga qeveria Italiane per pastrimin e Italise se jugut, (dhe jo vetem asaj), nga ana tjeter do te shesin produktet e nxjerra me kosto te ulet po ketyre shteteve.
Si perfundim, Italia do te pastrohet, mafia do te pasurohet, shqiptaret do te punesohen me ato paga qesharake prej 150euros ne muaj, disa mijera shqiptare me shume do te vdesin dalengadale nga pluhrat, gazrat, mbetjet toksike te ketyre mbeturinave.
Po kujt i plasi..! Mos sot mbas disa vitesh prape do vdisnin, nderkohe prape do te na votojne thone boset.
Kjo eshte e vertetuar!
Ne Durres, tek zona e mbeturinave ne Spitalle aty ku eshte edhe nje fabrike e riciklimit, vdesin cdo dite ne moshe te re, qindra njerez, nga semundje te ndryshme, tashme normale per ate komunitet.
Para dy ditesh kisha nje vizite ne nje familje atje.
Mizat ishin te shendoshura si gjinkalla dhe tashme ishin banore normale te shtepive atje.
Kushtet e atyre lagjeve jane mizerable, asnje investim ne rruge qe 25 vjet.
Ajo qe me habit por jo dhe aq tashme, eshte se pikerisht ne kete vend, ne kete zone, Kane marre me shume vota se askund tjeter, te gjithe deputetet qe kane qene dhe vazhdojne te jene ministra te Ministrise se mjedisit, si Lefter Koka ashtu edhe Agron Duka.
Nje ministri e cila ne cdo qeveri ngelet ne duart e familjes Duka- Koka.
Egzakt ministria e mjedisit, ajo qe duhet te mbaje pasur mjedisin, ajo qe i helmon cdo dite keta “qytetare” , ajo merr me shume vota nga keta njerez.
Po ky minister del ne media keto dite dhe mbron tezen e importit te plehrave, Ministri i mjedisit! Kjo eshte nje skandal ne vehte!
Ne ate zone ku ngordhin kafshet nga helmimi i ushqimit, vdesin njerezit dalngadale nga ajri i ndotur, nga konsumimi i produkteve te qumeshtit dhe mishit.
E njejta situate edhe ne Kukes, aty ku kryekomunari i akuzuar per tendera korruptive, per skandale prostitucioni, per vjedhje te pasurise nentoksore, tashme i ngritur edhe si kryetar qarku, i ka vendosur plehrat ne balle te qytetit te Kukesit, aty ku dikur si e vetmja fushe e bukur luanim me top kur ishim te vegjel.
Tashme eshte kthyer ne fushe plehrash, lengjet e te cilave rrjedhin ne liqenin e Kukesit.
Eshte e pamundur te mos e vesh re, ate lugine qe rrjedhin lengjet e plehrave, ngjyra e saj ka marre nje ngjyre te zeze!
Vihet re nga cdokush por askush nuk reagon.
Ato plehra kur shkaterrojne bimesine, cfare mendoni se do ti shkaktojne shendetit tuaj?!
Populli shqiptar, jo me kot ka nje shprehje unike ne bote: me q. Nenen te te therras Babe.
Shume i kuptojne por asnje nuk flet.
Te gjithe kane frike.
Frike se u heqin buken e gojes familjes se punetoreve me 5 euro ne dite!
Ndihmen sociale me 50 cent ne dite!
Shteti me i korruptuar ne bote! (Statistika jo reale).
Populli me i gjunjezuar dhe me pa karakter ne bote!
Politikanet me te pasur ne bote!

The post Vendi me i bukur ne bote ku te gjithe duan te ikin!.. Nga Fatmir Bardhoci appeared first on .

Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?..Nga Florim Zeqa.

$
0
0

Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?

Arrestimi i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë të merkurën me 28 shtator 2016, të rikujton arrestimin e policëve Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, më 25 shkurt 2012 në territorin Kosovës nga pjestarët e MUP-it serb,…pashmangshëm na kujtohen skenat e tmerrshme të trajtimit jonjërzor dhe tallja poshtëruese e xhandarmërisë serbe me policët e Kosovës.polic-serb
Për ironi të faktit i gjithë poshtërimi që ju bë policëve të Kosovës, përfundoj me konstatimet verbale të zyrtarëve të lartë shtetëror, po citoj; “Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës,…kërkohet që Serbia të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar”.
Arrestimi i fundit i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë edhe një herë e nxjerrë në sipërfaqe pafuqinë institucionale dhe shtetërore .
Pos arrestimit të policëve kosovar nga autoritetet serbe, me kërkesën e këtyre të fundit, më parë kishin ndodhur edhe arrestime të liderëve shtetëror dhe partiak nga autoritetet ndërkombëtare si në Bullgari, Hungari, Austri e disa vende të tjera ku, me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit u ndaluan edhe bartësit më të lartë institucional sikur ishin Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Ramush Haradinaj të cilët , pas ndërhyrjes ndërkombëtare u liruan.
Në vazhdën e këtyre arrestimeve, të merkurën me 28 shtator 2016, rreth orës 20.00 në bazë të një fletarresti të Gjykatës së Nishit, në vendkalimin kufitar me Serbinë , të “Dheu i Bardhë” , u arrestua drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi i cili dyshohet nga autoritetet serbe për veprën penale të terrorizmit e që ndërlidhet me zhvillimet e vitit 1999 në komunën e Lypjanit, i cili po mbahet në paraburgim nën “akuzën për “terrorizëm”!
polic-kosoveVlenë për t’u theksuar se Nehat Thaçi ishte ushtar i UÇK-së dhe veteran i luftës çlirimtare.
Edhe pse Nehat Thaçi u arrestua si person privat, shkaku se ishte nisur për vizitë drejt shteteve perëndimore dhe se nuk ishte në cilësinë e udhëtimit zyrtar, nuk e zvogëlon aspak poshtërimin që Serbia i bënë Kosovës duke ia arrestuar zyrtarët e lartë sikur të ishin hajna ordinerë apo kontrabandues narkotikësh.
Me arrestime të tilla kriminale Serbia është duke përfituar politikisht, kurse institucionet kosovare i ka vënë në defansivë të plotë politike, duke i shndërruar në nënshtrues dhe lypës që kërkojnë mëshirë nga BE-ja, SHBA-të, Eulex-i dhe Serbia për një çështje që është dashur të zgjidhet shumë më herët, siç janë heqja e listatave të fshehta për arrestim të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Serbia në këtë mënyrë po synonë amnistimin e plotë të strukturave të saj kriminale që kanë kryer krime gjenocidale në Kosovë , duke arrestuar zyrtarë të Kosovës, si barazpeshim me krimet e supozuara individuale.
Këtë e vërteton edhe deklarata e autoriteteve shtetërore serbe; Nehat Thaçi nga Ferizaji është arrestuar mbi bazat e “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale terrorizëm”.
Çdo shtet normal , në këtë rast do të përgjigjej me reciprocitet dhe kjo është vërejtja për institucionet e Kosovës, në veqanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që po tregohet aq tolerantë ndaj një neoçetniku siç është Marko Gjuriq që në një mënyrë është kryeministër i serbëve të Kosovës dhe ministrave shovinistë të qeverisë Mustafa-Thaçi-Veseli.
Mbase arrestimi i Nehat Thaçit nuk do të jetë arrestimi i fundit, andaj pashmangshëm lind pyetja: deri kur do të durojmë poshtërimin shtetëror dhe kombëtar dhe do të lejojmë këtë poshtrim të arrestimeve të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës sikur edhe deri kur do t’i durojmë eskursionet çetnike dhe shoviniste të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë dhe ministrave të Serbisë , në qeverinë e Kosovës ?!
Është momenti i fundit që Serbia të kushtëzohet me ndërprerje të dialogut në këmbim të lirimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi,…në të kundërtën duhet zbatuar të njëjtën masë reciprociteti ndaj neoçetnikut Marko Gjuriq, i cili sa herë i teket hynë e delë nga Kosova i pa “vrejtur” nga autoritetet kufitare kosovare.
Në rrethanat, kur qytetarët e Kosovës arrestohen dhe nuk ndjehen të sigurtë gjatë udhëtimit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa ata serb shetisin të lirë në gjithë territorin e Kosovës,…këtu jo vetëm që nuk bëhet fjalë për reciprocitet, por edhe dialogut serbo-shqiptar në Bruksel i humbet kuptimi.
Heshtja qyqare e liderëve shtetëror dhe ministrit të Punëve të Brendshme ndaj arrestimit të Drejtorit të Polcisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, shpërfaq dorëzimin e tyre para politikës hegjemoniste të Beogradit dhe degradimin e skajshëm të institucioneve shtetërore.
Ka apo s’ka Kosova përfaqësi diplomatike (“Ambasadë”) në Beograd, për të cilën ishte bërë zhurmë aq e madhe me rastin e emërimit dhe largimit të mënjëhershëm të Lulzim Pecit nga “zyra diplomatike” në Beograd!
Liderëve shtetëror që u mungon forca e veprimit dhe mbrojtjes së qytetarëve të vet edhe jasht territorit të vendit, nuk e meritojnë të jenë krye të qeverisjes,…do të ishte në nderin e tyre ngritja e “flamurit të bardhë” para qytetarëve të vendit dhe lëshimin rrugë, për ardhjen në krye të vendit e njerëzve të guximshëm dhe të përgjegjshëm, që janë të zotët të ngritin zërin pa hezitim ndaj rasteve të tilla si në Vjenë, Bruksel, Berlin, New York e pse jo edhe në Beograd.
Përfundimisht shtrohet pyetja për të gjithë qytetarët e vendit; Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?

The post Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?..Nga Florim Zeqa. appeared first on .


Mos kemi harrue qe fati i kombit shqiptar i Kosoves dhe Shqiperise eshte i lidhur perjetesisht me Ameriken !

$
0
0

Mos kemi harrue qe fati i kombit shqiptar i Kosoves dhe Shqiperise eshte i lidhur perjetesisht me Ameriken !

Pse shqiptarve po ju perseritet historia ?flamur-shq-kosov

Kah po shkon Shqiperia dhe a po i perjeton castet me te renda ne historine e derisotme (1913-2016) sepse ka humbur sovranitetin e sigurine dhe mireqenien e pergjithshme !

Kah po shkon Kosova dhe pse deshtuan oligarket ,,krahu paqesor ,, dhe ata ..te luftes ,,pra krahu i luftes ,ne shtet ndertimin e Kosoves ?

Shkrimtari Arberesh Jeronim De Rada ne ate kohe shkroj ;Duro zemer sa duroj mali me bore !
Lufta vjen nga vendet industriale dhe kleri i besimtarve e religjioneve .Prara shume shekujsh 100% dijetar ishin besimtar e sot 10% shkenctar besojne ne zot me perjashtim te nji fizikani madh botes Michio Kaku i cili tha se zoti ekziston dhe kjo nuk eshte rastesi ,dhe zoti eshte matematicienti me i madh dhe si nji krijese nga qielli e toka dhe thote qe shkenctaret duhet te kalojne barierat dhe te pranojne ekzistencen e zotit si magjistaret e Faraonit .

por shume shkenctar mendojne qe religjioni i ardhmerise eshte e do jete -dija dhe humanizmi .

Por te keqijat e kesaj bote jane luftrat sepse ;Peshku i madh do te mbijetoje duke ngrene te voglin e luftrat nuk do pushojne kurre -ligji i natyres .Pra shtetet e pasura e forta e bejne te njejten gje me shtetet e dobeta .

E shqiptaret jane popull i cuditshem dhe armik i vetvehtes dhe perqahen shpesh
ISMAIL QEMALI- u detyrue te ikte sapo shpalli mvetesine e shqiperise .
FAIK KONICA -sapo u kthye ne Amerike nuk pranonte me te degjonte asgje per Shqiperine ;dhe i revoltuar nga perqarjet deklaroj ;Nese ndonjihere vdes shqiperia ne epitafin e saj do te duehj shkruar :Lindi nga zoti ,shpetoj nga rastesia dhe e mbyten shqiptaret .

FAN NOLI-Nuk pranoj kurre te kthehej ne Shqiperi edhe pse komunistet e luten per vite me radhe .

GJERGJ FISHTA-Pat shpallur publikisht :,,le ta dine gjithe bota mbare se me une nuk jam Shqiptar .Kete e beri me indinjate te thelle ndaj zhvillimeve te pergjithshme .

Enver Hoxha -per shkak te ideologjise u miqesue me sllavet (Stalinin,Titon ,M.popovicin e D.mugoshen ) dhe deklaroje vet se pa yugoslavine nuk mund te mbijetojme si shtet .Shume shqiptar qe vuanin nga sllavet pra Kosove e troje tjera ne ish jugosllavi ;Rrriheshin ,burgoseshin e vriteshin me ermrin e enverit ne goje .

Fadil Hoxha -me funksionar tjere te athershem kosovare nuk shfaqen as guximin ,as dijen dhe as perpjekjen me te vogel per te fituar diq me shume se sa u ofroj Tito e eduard kardeli (slloven ) me 1974 .Dhe pas vdekjes se Titos u suspendue kjo autonomi edhe tejkalue nga vasaliteti e servitizmi projugosllav (Ali shkuria ,Sinan hasani ,Rrahmon Morina e tjere tradhtar ) .

Me daljen ne skene te LDK e Dr Ibrahim Rugoves (te cilit i garantoj parlamenti evropian me dyre mbyllura qe serbia nuk do burgos) Kosova mori fryme nderkombetare e perkrahje edhe nga SHBA dhe NATO qe i dhane edhe mbeshtetje edhe UCK qe te ndegjoje sugjerimet e tyre .

E sot Shiperia ka humbur sovranitetin e kete para se gjithash e provon edhe shnderrimi i shiperise ne ara kanabisi dhe ne deponin e hedhurinave te vendeve te ndryshme te evropes .Nji qeveri e paafte qe te zhduke varferine kur dihet qe shqiperia eshte karibik i evropes me detin me mire rajon dhe nji opozite te dobet qe nuk rishikon gabimet e se kaluares dhe qeveria aktuale i blen votat me leke .U benji demostrat kunder ketyre te keqijave po u zbehe shume nga media e qeveria aktuale .

Nuk ka asnji dyshim se i gjore eshte ai popull qe pa asnji arsye helmohet dhe ushqehet nga hedhurinat e kontenjera te huaj te Evropes e botes .
Me se keqi eshte qe erdhen edhe disa ekspert ushtarak Rus me inspektue armatimet e shqiperise ne emer te OSB.se dhe ne kete grup nuk kishte asnji gjerman as amerikan apapo anglez por vetem ky nonsens eshte i papranueshem se shqiperia eshte anetare e NATOS .Kjo nuk eshte shenje e mire qe expert rus te vijne e te cmallen me 4.nendestese te Krushcovit ne pasha liman te vlores qe ishin ne kohen e famekeqit .
Dhe per hir te nostalegjise e mallengjimit te Moskes per kater nendeteset sovjetike te ,,ngrira ,,ne vlore me 1960 me hy armiqte perseri me kontrollue shqiperine ;kjo qeveri i dha thike pas shpine Amerikes e aleatve tane .

KOSOVA-ka mbetur ketu ku eshte dhe pas gati dy dekadash demokracie ,sepse pushteti politik ne vazhdimesi ka qene i perqendruar ne duar te nji kaste te njejte oligarkesh grabitqar si nga krahu paqesor qe duke u fshehur prapa emrit te Ibrahim Rugoves u ngriten nga brekgrisurit ne kapitalist grabitqar .

Kta injorant dhe hipokrite grabiten e shiten pasurine shterore ,punesuarn militant partiak dhe bene koncesione me serbine duke krijuar komuna serbe dhe falin toka kosoves sheteve fqinje .Lufte dhe kontroll qe me mbajte pushtetin me cdo kusht ,u bene te paskrupullt .Opozita u perqa ne finalen e fundit sepse u shiten e u blene me leke dhe smund ta ndryshojne kete gjendje .Pa Ameriken nuk mundem as ushtri me krijue e as me mbrojte sovranitetin .

Dhe krahu i luftes qe duke manipulue me emrin e Adem Jasharit u bene pronto dhe me pasoja te kercnimit per lufte qytetare .
Shpresa e vetme mbetet tek diaspora dhe gjeneratat e shkolluara qe nuk kane ngarkesa e hipoteka te se kaluares .por qe kane dije e ambicie e qe dine te menaxhojne ,e jane guximshem e gatshem temarrin pergjegjesi historive per ndryshime .

Nga kendveshtrimi im si njeri i botes artit :
Qazim Zejnaj ,diaspore …zvicerr

The post Mos kemi harrue qe fati i kombit shqiptar i Kosoves dhe Shqiperise eshte i lidhur perjetesisht me Ameriken ! appeared first on .

Argumentim i sinqerte, i nje prej aktivisteve me me ze ne Diaspore…Perpjekjet per konsolidimin e Federates se shoqatave Shqiptare ne Itali.

$
0
0
Erida Cela Perlalaelida-perlala

Pershendetje miq shqiptar!
Dje mora pjese si perfaqsuese e shoqates ” Aquasport Terme Asd” Padova bashke me dy perfaqsues te tjere te Shoqates sone, Besnike Kuniqi dhe Alfred Perlala!
Se shpejti z. Ndue Lazri , kryetar i Federates,do t’iu informoje per zhvillimin e mbledhjes vjetore ne Grupin FB te Federates… Pershendes ne rradhe te pare grupin e punes se Shoqates ” Shoqata Shqiponja” ne Reggio Emilia qe na priti me dashamiresine dhe mikpritjen qe na karakterizon si popull!
Doja te iu drejtohem nga ana ime shqiptareve dhe miqve qe na ndjekin ne FB!
E kam ndjekur dhe kam punuar me shume deshire dhe vullnet ne lidhje me formimin e kesaj Federate! Nuk ka qene e lehte , per ta formuar! Na u deshen 4 mbledhje paraprake te bera ne qytete te ndryshme të Italisë, po ashtu na u desh të formonim nga mbledhja në mbledhje grupe pune me anetarë te shoqatave te ndryshme në Itali! Jemi penguar shumë herë per ta berë ketë hao deri ne sabotim, por ja dolëm.. Kjo përvoje na ka ndihmuar të jemi shumë të kujdeshem ne zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, kryesisë dhe komisioneve dhe t’i ndryshojme ata, që nuk kanë dhënë ndihmesën e duhur dhe nuk janë në gjendje të gjëndje të kontribojnë vullnetarisht për Federatën , megjithë dëshirën e mirë.. Edhe dje me votat e pjesëmarresve në mbledhje u zgjodhën elementë të rinj ne Këshillin e Federatës dhe në Komisione..
Federata jonë deri me sot eshte riformuar duke u freskuar nga njerez të rinj , por të mos rënë ne gjumë dhe për ta ruajtur nga praktikat e vjetra të trashëguara! Ajo u shpreh njezeri të qëndrojë larg cdo nderhyrje partiake dhe si e tille fton njerez , punëtorë, intelektualë , imprenditorë , artistë , shkrimtar , që të bashkohen dhe të shprehen me nje zë të perbashkët dhe në interes te shqiptarëve që jetojnë sot në Itali! Federata jemi të gjithe ata që duam të kontribojmë për të mirën e përbashkët! Asnje nuk eshte i pazevendësueshem dhe të gjithë jemi të nevojshëm!
Ju lutem vetëm të jeni të thjeshtë, të lini paragjykimet , kritikat pa hyrë mirë në të! Përpara ju këshilloj , të jepni kontributin tuaj dhe sodisfaksionin për punën e bërë do ta keni!
Federata jonë eshte vullnetare, e hapur dhe si e tillë funksionon në baze te energjive që në vëmë ne të! Ajo po rritet dhe ka nevojë gjithmonë për njerez që duan të kontribojnë në të.. Ndërgjegja shqiptare në emigracion po rritet dhe mendoj se Federata sot nuk eshtë nje kalim kohe, sepse kohe nuk ka asnjeri të tepërt , por një nevoje, për shumë arsye që janë analizuar shpesh dhe çdonjeri nga ne i kupton!

The post Argumentim i sinqerte, i nje prej aktivisteve me me ze ne Diaspore…Perpjekjet per konsolidimin e Federates se shoqatave Shqiptare ne Itali. appeared first on .

Në xhami: qimja e Pejgamerit dhe kryqi. Burimi . Shqiptari.eu

$
0
0

gani-mehmetajPër herë të parë me 1985 mora vesh se një emër me të cilin brezi i moçëm dhe brezi i mesëm i shqiptarëve janë pagëzuar me mijëra, duke menduar që është emër myslimanë, arabisht e ka kuptimin e kalit të shalës!

Damask (Sham), 1985
Siria e rinisë sime ishte ndryshe nga ajo që e shohim sot në ekranet televizive. Sirianët shquheshin për tolerancë fetare, u takonin dy feve kryesore: myslimanë e të krishterë. Tregtia, karakteristike e popujve të lindjes ishte shumë dinamike. Diktatura e Asadit (babait) ndjehej kudo, ashtu sikurse ndjehej prania ushtarake ruse. Shumica nga brezi i moçëm, burra e gra e flisnin mirë gjuhën franceze. Evropa për ta ishte ëndërr, që e gjakonin të gjithë. Delegacioni ynë nga Kosova kishte trajtim të veçantë, sepse ishin të pakët ata që u vinin nga Evropa. Nuk e takova asnjë sirian që dinte rusisht. Sirianët nuk i donin rusët, shihnin anash kur e tregonin përbuzjen ndaj tyre. Njerëzit u shmangeshin bisedave politike, por nuk u shmangeshin të huajve.
Zyrtarët sirianë e donin Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, sepse këto dy shtete e mbështesnin Asadin e kauzën arabe kundër Izraelit. Palestinezët që nuk ishin të pakët nëpër kampet siriane e në qytete, nuk gëzonin simpati. Refugjatin askush nuk e do. “Janë të paparashikuar” më tha shoqëruesja ime, shpejt i nxjerrin thikat po u zure me ta.
Kur e vizitova për herë të parë Damaskun, në hotelin më të mirë të kryeqytetit, hotelin Sham, ku na vendosen, mbahej një Kongres i Kishave Ortodokse të Lindjes së Mesme, kështu që restoranti dhe ambientet e hotelit ishin plotë dinjitarë të lartë të ritit lindor. Dy shoqërueset e delegacionit tonë ishin siriane: njëra e krishterë, tjetra myslimane.
Në xhaminë më të madhe të Damaskut, xhamia Azam, ku na dërguan, na thanë se janë dy atraksione turistike në të njëjtin vend: qimja e profetit (Pejgamerit) dhe një relikte, kryq i rrethuar, i një kishe të vjetër, mbi të cilën pastaj arabët e kishin ndërtuar xhaminë. Besimtarët faleshin para dy faltoreve: myslimanes e të krishterës. Shoqëruesja myslimane më bënte presion që të puthja shtyllën e rrethojës së drunjtë, prapa së cilës ishte qimja e Muhametit, ndërsa e krishtera më thoshte ta puthja kryqin e ritit lindor. Që të mos ua prishja, gjeta zgjidhje solomonike: putha dorën time duke e vënë para qemerit të qimes se pejgamberit dhe para rrethojës së kishës së krishterë. Ato duartrokiten të entuziazmuara.
Sirianët të krishterë e myslimanë kanë emra kuptimi, pra sikurse janë të ne Fatmire, Dritë, Mërgim, Shkëlqim, Fitim, Saimir, Afërditë etj. Edhe të ne ka emra arab kuptimi që po t’i përkthenim do të dilnin Fatmire, Dritë, Fitim, Shkëlqim, por hoxhallarët nuk ua lejonin besimtarëve shqiptarë. Nëse siriania apo arabja e ka emrin Samira është e krishtere, sikurse shoqëruesja ime, por mund të jetë edhe myslimane, sepse është emër arab. Samir e Samira kryesisht janë emra arabësh të krishterë. Xhemail, është po ashtu emër arab i të krishterëve e myslimanëve, ashtu sikurse shumica e emrave të tjerë beduin që i kanë huazuar një pjesë e shqiptarëve, duke menduar që janë emra myslimanë. Nga emrat nuk mund t’i dallosh cilës fe i takojnë. Më thanë se vetëm emri Muhamed është emër puro mysliman, që nuk e kanë të krishterët.
Sirianët e thoshin se janë me prejardhje nga asyrët e moçëm, ashtu sikurse ta thoshin që në fillim se u takojnë të dy feve. Për këtë arsye në një moment të caktuar patën një problem më filmin “Proka”, të adaptuar sipas novelës më të njëjtën emër të shkrimtarit shqiptar Filip Papajani. Sirianët druanin që shikuesit e krishterë mund ta keqkuptonim, apo ta merrnin fyerje, sepse kishte priftërinj në film. Por i qetësuam.
Me emrin e njërit nga aktorët kryesor po asht na doli një “problem”. -Si shqiptohet emri i aktorit, – më pyeti një vajzë me prejardhje shqiptare nga prindërit e lindur në Istog. Ia shqiptova. “Ua sa keq”, me tha ajo e skandalizuar. Ashtu si e paskeni pagëzuar ju, duke menduar që është myslimanë, në fakt e keni pagëzuar kalë shale! Qeshem kohë të gjatë më marrëzitë e prindërve tanë që i emërtonin fëmijët e tyre me emra që nuk i merrnin vesh, ndërsa të ne ka mijëra emra kalë shale, duke menduar që janë emra myslimanë. Ia treguam kuptimin e emrit, kur erdhëm në Prishtinë aktorit, bartës të këtij emri. Ai u thartua, ne prapë qeshëm. Në Siri më treguan që deformime të këtilla kanë dëgjuar edhe më parë. Shqiptarët, duke mos e njohur gjuhën arabe, emrat e fëmijëve të tyre i deformojnë frikshëm: arabisht dalin përçudnime ose emra turpi. Disa fjalë pastaj edhe hoxhallarët tuaj në lutje i deformojë: në vend të lutjes ata shqiptojnë fjalë të pista.
Këto mi thoshin shqiptarët e Sirisë, që ishin më mijëra në këtë shtet, të shpërngulur nga terrori serb dhe nga mashtrimet e hoxhallarëve që ua premtuan parajsën. Një burrë me 1985 i kishte mbi 70 vjet më tregonte se si hoxha i katundit, i nxiti të braktisnin vendlindjen, duke u premtuar se do t’u printe, ndërsa vet mbeti e neve na dëboi. Dramat e tyre ishin rrëqethëse.

The post Në xhami: qimja e Pejgamerit dhe kryqi. Burimi . Shqiptari.eu appeared first on .

Wirusi.. Nga Rame Smajlaj

$
0
0

Wirusi
——/////……..
ram-smajlMe vrane, pa informim
Pas shpine ,
Ne pusi, korbat
Mè ndaluan buzeqeshjen
Ma ofruan mrazin…e Januarit. .

Vrastaret i mallkofte Zoti
Qe hedhin skamza e gropa
U befshin mish per topa
Si amiqt hileqar

Po c’fitim ju keni…
Maskarenje me virus armatosur
Optimizem shuani
Dhembje shpirtrash lendoni..

Enigmat per artitje zhdukeni
Maskarenje me virus n’ veprim
Hipokrit ju shkofte koha
Dite e bardhe mos ju gedhifte…

Rame Smajlaj

The post Wirusi.. Nga Rame Smajlaj appeared first on .

Antiamerikanët e Ferizajt -islamizmi dhe enverizmi ! Nga Fahri Xharra .

$
0
0

Antiamerikanët e Ferizajt -islamizmi dhe enverizmi !

ferizajInteresant me ne , se si dimë ta grushtojmë vetveten ; dhe me aq shumë grushta që s`ka as një klinikë mjeksore që mund të na nxjerë nga gjendja post-vetrrahje.
Nëse i shikon ligjeratat e prijësve tonë fetar musliman të Maqedonisë , të Luginës së Presheves dhe të Kosovës , më të zjarrëtat janë Ferizaj. Pse mu në Ferizaj?

“Ferizaj është bastioni i enveristave, para disa viteve janë mbledhur 3 mijë nënshkrime për emërtimin e një sheshi me emrin Enver Hoxha”, thotë një enverist . “ Nuk është ide bizare me ja ndërtuar bustin liderit ma të madh në historinë shqiptare nëse ka bust për të 8 metra ne do të ia ndërtojmë 11 metra. Ideja e ndërtimit të përmendores nuk është e tashme është e kamotshme. Mjetet ekzistojnë, financimi do të jetë me forca vetanake edhe Enver Hoxha e ka çliruar Shqipërinë ne 45-ën me forca vetanake ku kanë dhënë jetën 28 mijë persona” -krenohet po ai njeri .Pse Enver Hoxha mu në Ferizaj ?

Kur isha më i ri dhe shkoja andej nga Ferzaji , rruga kryesore përkrah rrugës së hekurt , aty drejt qendrës së Tasjonit quhej “ Koçi Xoxe “ . Nuk e di se a është ende , se moti nuk kam qenë në Ferizoviq .Këtë emërtim e arsyetoja , vet më vete sepse ishte koha e Serbisë dhe normalisht që qyteti quhej edhe Uroshevac.
Pse Koçi Xoxe , nga e tërë Kosova dhe Shqipëria vetëm në Ferizaj?

Pak e pa kuptueshme , në Ferizaj Islamizmi ekstrem , enverizmi ekstrem dhe Koçi Xoxe (Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, u dënua nga Enver Hoxha si bashkëpunëtor i jugosllavëve. Më 28 nëntor të vitit 1948, ai arrestohet dhe disa muaj më pas, në maj të vitit 1949, Xoxe pushkatohet. Eshtrat e njeriut që ishte numri dy në hierarkinë e pushtetit, pas Enver Hoxhës, ende nuk janë gjetur. Të shumta janë dyshimet pse u mor një vendim kaq i rëndë për njeriun më të besueshëm të Hoxhës. )

Nuk është e imja në këtë rast as që ta shaj Enverin e as që ta lavdëroj , as Koçi Xoxen nuk dua ta përgojoj. Islamizmin ekstrem dhe Hoxhë Jakup Hasipin që e ka infektuar edhe Ferizjan , nuk do të ndalem ta përmendi si shembull markant i një Luftëtari të UÇK-së , 2001 në Maqedoni i cili për historinë dhe kombi dinte vetëm të vjellë. (Veprat ;Mbi 600 ligjërata në audio dhe video format mbi fenë islame.Veprat e tija janë më shumë se 4 por vetëm dy janë botuar: 1.Për diturinë 2.Sinqeriteti,3.1000 thënie. Për pak kohë pritet të botohet libri “1001” thënie të hoxhës së nderuar. . Nuk di se pse i mblodha këto tri figura plotësisht antiamerikane .
E dini pse mu në Ferizaj ky antiamerikanizëm ? Sepse aty afër është baza amerikane Bondsteel . As Jakupi ,as Enveri e as Koçe nuk e kishin menduar kurrë një Bondsteel në tokat tona.

Haptas dhe pa frikë unë jam pro-amerikan , po ti qytetari i Tasjonit ?

Fahri Xharra,04.10.16
Gjakovë

The post Antiamerikanët e Ferizajt -islamizmi dhe enverizmi ! Nga Fahri Xharra . appeared first on .

Thesaurus – një thes me ar !

$
0
0

fahriu-mateuMë erdhi shumë keq kur e lexova këtë: The word thēsauros is of uncertain etymology (https://en.wikipedia.org/wiki/Thesaurus ) Pra, fjala thesauros qenka e një etimologjie të pa njohur , të pa sigurt . A është nga mosdija apo nga mos dashja për të vërtetën? Apo, çka është shqip duhet të jetë e panjohur , e pa shënuar e harruar.

Gjithëkund shkruhet që fjala “ Thesaurus “ rrjedhë nga Latinishtje e Re e shek, 16-të ,pra nga thēsaurus, si fjalë e latinizuar nga greqishtj a θησαυρός (thēsauros), Një farë Douglas Harper e paska gjetur që rrënjët e fjalës thesar qenkan nga greqishtja τιθέναι tithenai,
( të vendosësh , të mbushesh ) . Ndërsa tjetri Robert Beekes shkon edhe më larg duke e hedhur poshtë si rrjedhë e një fjale indoevropiane. ( Do me thënë që dikush nuk e paska pranuar si fjalë greko-latine )
Nga shekulli i 16-të e deri ta ai 19 0ti , fjala “thesaurus” në çdo fjalor apo enciklopedi është shkruar
si : Thesaurus linguae latinae (1532) dhe si Thesaurus linguae graecae (1572).Kuptimi i të dyjave ishte ‘ radhitja e fjalëve sipas kuptimit të tyre.

Shekull16 -të e deri tek shek . i 19-të , ne ku ishim . Neve na kishte ikur edhe ari e edhe thesi .
Në një lundrim më tutje e gjeta Theasurus(n) Look up thesaurus at Dictionary.com
Viti 1823, “treasury, storehouse,” nga latinishtja thesaurus dhe nga greqishtja thesauros (http://www.etymonline.com/index.php?term=thesaurus) Shko kah të shkosh as se si të përmendet gjuha shqipe si burimi i parë i kësaj fjale me vlerë . Pra një thesar i gjuhës së madhe shqipe.

Eshtë një brengë e madhe që fjalori publik , zyrtar apo letrar për ditë e më shumë vrafërohet me fjalë të huaja dhe të panevojshme . Nga mos dija apo nga mosdashja ? , shembulli më shpërthyes i përdorimit të panevojshëm të “ barabarizmave” është fjala trezor që vazhdimisht e dëgjojmë nga ekonomistët e që në të vërtetë është një shtrembërimi i fjalës së bukur shqipe “Thesari “ .
Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1981 ) shkruan: Thesar-i. Tërësi gjërash të çmuara , sendesh e monedhash të arta,të argjendta etj.që ruhen në një vend të fshehur , të sigurt ose të mbyllur; grumbull gjërash me vlerë, sasi e madhe florinjsh; që vihen me një anë , vend të posaçëm . Thesar i çmuar. Thesar i fshehtë. Thesari i shtetit. U gjet ( u zbulua) një thesar.
Thesari e ka edhe kuptimin figurative në gjuhën shqipe;Diçka shumë e çmueshme që ka shumë vlera të kulturës materiale dhe shpirtërore që ka një vend , një popull .Ky libër është thesar i vërtetë. Ky njeri është thesar i vërtetë për mua .

Duhet ta bëjmë të madhe që thesari është një “thes me ar “ dhe se nuk është “θησαυρός”. dhe se nuk rrjedhë nga greqishtja thithenai (τιθέναι ) por nga shqipja e vjetër ; “Thesi i mbushur me ar ”

Shqipja pra është nëna e gjuhëve dhe se gjuhëtarët duhet pa tjetër të ndryshojnë shpjegimin historik të gjuhëve; dhe se në të ardhmen të mos quhet indoevropiane as e vjetër evropiane por pellazge-shqipe.

Gjuha shqipe me të vërtetë është thesari gjuhëve evropiane e më larg.

Fahri Xharra, 04.10.16
GjakovëThesaurus – një thes me ar !

The post Thesaurus – një thes me ar ! appeared first on .

PUSHTETI, KORRUPSIONI DHE RRËNJËT E TRADHËTISË. Nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

Është koha e horrave!
Kush nuk është i gatshëm të vdesë për atdhe, nuk është i gatshëm të jetojë!

afrimi-duke-lexuarPasi e tashmja është vetëm fryt i asaj që ka mbjelle shkuara e keqe… Të gjitha këto simptoma që paraqesin kolapsin e qenies sonë kombëtare si dhe pasigurisë së përgjithshme. Kjo mungesë rrodhi edhe për shkak të zakonit të bërjes së gjërave përgjysmë apo testamenteve të lëna përgjysmë, që nga sistemi arsimor, fetar, ngurrimi, mungesa e dëshirës për të mbajtur përgjegjësitë dhe, së fundi, toleranca ndaj kufirit të radikalizmit gjakprishurve fetar islam dhe të këqijave tjera që dihen sa shkatërrimtare ishin ato… edhe shtypja fetare ka krijuar disonancë në të gjitha xhamitë tona fetare.
Këtë e shoh jo thjesht një brez të ri e të vjetër pothuajse që e ka humbur drejtimin e shqisave të nuhatjes. Qëllimi i tyre nuk është i drejtë, prej atyre s’ka kush t’u thotë që politikanët tanë nuk mund ta mbrojnë shtetin dhe kombin… do të thotë t’ia rrënosh historinë vetvetes!

Ҫdo qeveri, edhe pse mund të ketë qenë më e keqja dhe mund të ketë tradhtuar besimin e popullit e kombit në qindra rrugë, përsëri do të thotë se e ka për detyrë të mbrojë autoritetin e shtetit. Opozitarët e saj, që luftojnë për ruajtjen e kombit, mund të përdorin të njejtat armë që përdor edhe pushteti nëse duan të triumfojnë kundër një udhëheqjeje të till dhe ta sigurojnë vetë lirin dhe pavarësinë e kufijve tanë, konflikti duhet të luftohet në rrugë ligjore për aq kohë sa pushteti që duhet rrëzuar i përdorë ato; por rebeluesit nuk duhet të hezitojnë të përdorin edhe “rrugët e paligjëshme” nëse sunduesit përdorin të njejtat rrugë.
Vetëm duke e pranuar këtë pranim, mund të çonim përpara shtetin tonë këta luftëtarë opozitarë të parlamentit, të cilëve historia u jep me bollëk shembuj të shkëlqyer të luftës kundër korrupsionit, tradhtisë, skllavërisë së tyre apo shtypjes brenda vendit të tyre…

Nëse një qeveri i përdor instrumentet e pushtetit që ka në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatrrimit, atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por edhe detyra e çdo qytetari e fshatari. Kjo është menyra më e mirë për ta zhdukur krejtësisht çdo mënyrë të keq qeverisjes. Nga ana tjetër, pak prej shqiptarëve dhe disa shoqërive të dalura pas luftës e duanë këtë llojë qeverisje dhe korrupsionin deri në tradhti kombëtare, asnjë shoqëri e shëndoshë shqiptare nuk i do individët, sepse vetë ekzistenca e individit të korruptuar apo individit servil është një pikpyrtje mbi shumë gjëra këta vazhdojnë ta bëjnë në dëm të atdheut.
Ne duhet të shndërrohemi në kundërshtarë të tmerrshëm dhe duhet ta zgjojmë brenda vetes forcën revulocionare patriotike për te mirën e kombit dhe të shtetit. Të drejtat e popullatës qëndrojnë mbi të drejtat e shtetit. Dardania nuk është krijuar që të zotrohet nga tradhtarët dhe të popullohet me raca shqiptarësh zemërlepuj.

Por, ç’lloj gjuhe duhet të shkruaj e të flasë? Atë të mimikës apo në gjuhën e alienëve?
Këta qeveritarë nuk janë heronjte e mi, thash unë! Ata janë qendra e së keqës. Ana e errët e sjelljeve njerëzore. Sepse ajo histori e tyre fillon nga e keqja, sepse ajo hostori ështe vepër e tyre. Nuk është e vështirë të merret me mend se në këtë hierarki të zezë këta njerëz zëjnë vendin më të errët.
Të studiosh shkaqet e dështimit, në rastin e këtyre dy partive të majta shqiptare në Dardanii, do të nxjerrësh një mësim tepër rrëqethës. Prandaj këto parti dështuan t’i përmbushin objektivat e tyre. Nëse zemra do të bëhej më e shëndetshme, rrjedhimisht pjesët tjera të trupit do të ringjalleshin. Në parim kjo ide është e sakt. Për këtë arsye, lëvizja e dy partive sëbashku dhe me ca deputet shqiptar u shndërruan në servilë e medioker dhe të butë, madje deri në pikën e vetëmohimit e të qenurit shqiptar…!

Një nga themelet e korrupsionit është koncepti që individët nuk janë të rëndësishëm: është një grupë që përcakton realitetin e tradhtisë. Por me këtë grupë gjithmonë lindin problemet, pushtetit të dhunshëm ne duhet t’ia vëmë kufirin këtij kanceri që sundonë shoqërinë shqiptare.
Nëse një grup pushtetarësh nuk janë real dhe individët që i rrethojnë atë nuk janë real, veçse kur janë pjesë e këtij grupimi pushtetarësh. Shteti është më tepër real, sepse është një grup më i madh: kombi është edhe më shumë real e më i madh, përbëhet prej intelektualëve dhe specilistëve të fushave të ndryshme, sepse i tërë populli është me të edhe më real, sepse edhe individi duhet të bëhet ireal dhe të sakrifikohet, sepse ai e ndien kur kombi është në rrezik. Ai nuk heqë dorë, ndoshta mund të dorzohet nga tradhtia, por nuk mund ta detyrohet të dorzohet ai më mirë parapëlqenë të vdesë sesa të dorzohet. Atdhetari nuk mund të jetë një skllav i përulur si shumë familje shqiptare që e sakrifikuan veten dhe familjet e tyre për atdhe e kombë.

Atdhetari real nuk ka ego, prandaj nuk ka nevojë dhe nuk pranon të jetë i varur nga Serbia e Turqia. Të jesh një bir i kombit nuk ke nevojë për egon e armikut do të thotë të jesh i shëndosh dhe i tërësishëm, se në trupinë e tij rrjedh gjaku i pastër Dardanë.
Shoqëria jo e shëndosh të jepë ego dhe, nëse dëshiron të ushqehesh me turpin e tyre, duhet të varesh prej të tjerëve (armiqve): vetëm ata mund të ushqejnë egon e tyre. Këta tradhtarë kosovarë e njohin veten e tyre, për këtë kanë nevojë për turpin e armikut. Këta e kanë të zhvilluar një obsesion për ushqimin vetëm për ta mbushur veten dhe familjen e tij; këta mund të zhvillojnë një tjetër obsesion për paratë, për luksin e shfrenuar, për apartmane luksoze, për pushtetin dhe për çdo gjë që sillet rreth tyre… të gjitha këto janë menyra për të ndjerë ndjesinë e jetës dhe luksit në dëmë të shtetit.

Në shoqëri ka një mendim të nderuar prej kohësh se qeveria nuk do të jetë i shëndetshme, nëse qeveris së ardhshme nuk i plotësohen të gjitha dëshirat dhe nuk i përmbushen trillet e tekat. Kështu, qeveria e ardhshme shpesh përfiton nga kjo gatishmëri tradicionale për t’u kënaqur dhe çdo gjë të mirë që kërkon të hajë ose të pijë ia gjejnë.
Na priftë e mbara!

The post PUSHTETI, KORRUPSIONI DHE RRËNJËT E TRADHËTISË. Nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .


FLAMURI YNË KOMBËTAR KUQ E ZI..NJE FLAMUR NJE ATDHE.

$
0
0

FLAMURI YNË KOMBËTAR KUQ E ZI

afriOh, flamur im të qofsha falë.
Kërkojmë referendum mbarë kombëtar për çështjen e flamurit…
Dardania e lodhur e i zymtë kishte kaluar disa herë rreshtë nga duart e shkjaut e në duart e malazezëve dhe anasjellsta në duart e tradhtarëve. Nën shpërfilljen e përgjithshme ndërroheshin flamurët dhe servilët.

Lëvizja e opozitës që lufton sot markësizmin e PDK,ës dhe të LDK,ës duhet të shpalos flamurin e saj kombëtar kuq e zi në parlament si simbol të gjithë shqiptarëve. Sepse flamuri i ri jo vetëm që nuk duhet të bëhet i shprehjes së luftës sonë. Po stolia më e bukur, krenaria e kombit, e cila qëndron si dëshmi e historisë dhe e legjendave, është flamuri me shkaben dy krenare. Ai, ashtu si e heshtur, duke se para tij kalojnë qindra shekuj e sikur të flet:
“Këtu kam qenë, këtu jam dhe këtej nuk luaj nga vendi”.
Duket sikur gjithë bijve të tij u flet dhe i fton të hyjnë në gjirin e tij, të spërkatën sadopak nga gjaku i flamurit me shqiponjen të zezë, të këtij personifikimi të bukurisë shqiptare. Dëgjon nëpër rrugë betejash valvitjen dhe trokollimën e kuajve, vringëllimën e shpatave dhe bindesh sa madhështor ishte flamuri dhe është krenaria e tij, ishte simboli i Dardanisë. E në këto çaste nostalgjije, pyes veten e them: Përse të mos mburren shqiptarët me flamurin e tyre antik!? Këtu, sundoj me shekuj me radhë. Këtu, nëpër bedenat e kësaj kalaje Dardane nëpër shekuj janë bërë prita me flamur në dorë dyndjeve romake, bizantine, serbo-malazeze e tyrke. Dhe prap sikur na thotë:
“Këtu kam lindur, këtu jam, nuk luaj nga vendi. Më mbroni do t’ju mbroj!”.

Për këtë arsye opozita e bashkuar duhet të mbajë qëndrim kundër këtyre pushtetarëve dhe tendencave të tyre. Për më tepër, populli duhet të kundërshtojë këtë llojë të centralizimit të qeverisjes, sipas kushteve të pranimit mbi flamurin kombëtar, që politikanët tanë e kanë pranuar dhe që janë duke i sjellë të gjithë fatkeqësitë mbi kombin shqiptar. Nuk harrova t’u them atyre zotërinjve se nese nuk e mbrojnë flamurin kuq e zi, do të ishte një avantur me shumë rrezik, dhe se ne nuk do të shkonim vetëm drejtë vdekshmërisë, por së bashku me kokat e tyre të Kuqe drejtuese të pushtetit. Opozita duhet të përbëhet nga patriotë që do ti mbronin ngjyrat e flamurit kuq e zi. Nëse këto ngjyra ishin simbol i një botëkuptimi të caktuar, atëherë mund t’i kuptoje sundimtarët e pushtetit duke e parë këtë flamur shqiptar si shprehës të një botëkuptimi i të gjithëve. Nga këndvështrim i imi ishte një gabim i madh i politikanëve tanë servilë. Por le të jemi thellësisht mirënjohës fatit që kurseu kështu me “mirësellje” të mos e shihnim flamurin më të lavdishëm të luftës së të gjitha kohërave të bëhej si një “cukël” e pa vler e poshtëruese. Pushteti i sotëm, që shet veten dhe popullin, nuk duhet lejuar kurrë që të përdorë një flamur të paqenë me ngjyrat e panderuara jo heroike të kaltrën, të verdhën e të bardhën…

Është për të ardhur keq që aradha e intelktualëve, veçanarisht me formim të djathtë përpiqen të zbusin e fshehin krimin ndaj flamurit kombëtar dhe të kufijve tanë. Kurrë dhe asnjëherë, asnjë shkrimtar dhe as ndonjë gjeni i letrave, qoftë historian, psikolog, sociolog apo tryezë mendjesh të ndritura, nuk do të mbërrijë të nxjerrë në dritë të vërtetën e ndrrimit të flamurit dhe rolit të mbrapshtë të Hashimit në jetën fatkeqe të shqiptarëve qysh nga dita që ai u fut politikës deri tani.
Ky flamur duhet të shfaqet kudo. Dhe prania e tij të shndërrohet në fuqi e besim. Ai vetë nuk e njihte as lodhjen, as dekurajimin e as frikën. Po shqiptarët? Ah, shqiptarët o të futën dy pash nën dhe, ose të japin fuqi të mbinatyrshme, pse jo edhe të kapësh edhe qiellin me dorë. Në këto ditë të vakëta, të turbullta, kur nuk e ndjejnte veten “as flamur e as shqiponj” duke i shtrirë krahët që të mos harrohet kurrë: flamuri i Gjergj Kastriotit, me banim në Dardani, qoftë edhe me çdo lloj sakrifice.

Shqiptarët në Dardani për flamur shkuan në plumb e në bajonetë jo vetëm mijëra e miljona shqiptarë katolikë e myslimanë, por u masakruan nëpër burgjet serbe, ndërsa “ klani pronto” na përrallisin nëpër ministri e në foltore të parlamentit se ne kemi “bërë një luftë” për ta mbrojtur nderin dhe flamurin e Skënderbeut! E vetma dobësi e Thaçit ishte ajë që fshihej dhe që, në fakt, nuk shihej gjë kundi në betejat e tij të “lavdishme”!
Filozofia e tij është, padyshim, një rast përjashtues politik për nga mënyra e servilizmit e përuljes ndaj problemeve çështjës së flamurit. Hashim Thaçi është i vetmi “udhëheqës” i një shteti që treva të ndryshme të kombit i ka sulmuar, i ka tradhtuar duke u dhënë ngarkesa përkeqësuese. Kështu bëri me shqiptarët e Preshevës, si dhe me shqiptarët e Malit të Zi. Duke u thënë preshevasve:
“Mbroni vetë flamurin dhe lapidarin e UҪPMB,ës!”.

Goditja politike që ai u dha shqiptarëve në Preshevë ka qenë po aq kriminale sa gjenocidi serb mbi ta. Arroganca e egër që ai dëftoi ndaj flamurit, lapidarit dhe shqiptarëve të kësaj krahine dhe për varrosjen e çështjes shqiptare dhe flamurit kombëtar, janë tronditëse për çdo shqiptarë. E, pra, Hashimi, i pari në këtë pushtet, ishte po aq e i padenjësa edhe shoktë tjerë të prontos të pashpirt, të zinj, as shqiptarë e as atdhetar…

Për hir të së vërtetës do thënë se të dyja palët Shqipëria dhe Dardania, e miratuan jo në heshtje qëndrimin e Hashim Thaçit për flamurin tonë kombëtar. Paraliza, madje sulmi që i bënte diktatura motivit të valvitjes së flamurit kombëtar ishte i mirëpritur gjithandej edhe ndër deputetët e pozitës në parlament dhe në Serbi… Thaçi mbërriti pikën e vlimit përsa i përket çorientimit të vlerave atdhetare e kombëtare në Dardani.

Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se ky qe çmimi i pushtetit jetë gjatë të Hashim dhe bandës së përgjimeve pronto. Këtë lojë Hashimi, dhelpër e vjetër, e luajti me mjaft kujdes dhe dinakëri. Natyrisht, ndikonin në këtë mes edhe “marrëdhëniet e posaqme” me shtetin turk, që është mik i vjetër historik i Beogradit. Por gëzonte edhe përkrahjen e evropës kurvë, që nuk donte telashe në Ballkan. Është përgjegjësi morale dhe historike e të gjithë Perëndimit i cili kurrë ndonjëherë nuk bëri përpjekje serioze për ti mbrojtur sadopak, në mos për t’i shpëtuar, shqiptarët nga modeli i qeverisjes së tij. Dukej se ka ardhur koha për të vepruar kundër grupit më të frikshëm në histori dhe të murtajës publike. Ndikimet e tyre mbretëronin në qytete, me kalimin e kohës u përhapën në pjesët tjera të Dardanisë dhe ndikimi i tyre u rrit me shpejtësi në anën e Drenicës, Malishevës etj…
Ne hapin duhet hedhur pa marrë parasysh ankesat apo kundërshtimet që mund të vijonin. Me një goditje të vetme…

Shkruan Afrim Caka Gjakove

Fotografia e Afrim Caka

The post FLAMURI YNË KOMBËTAR KUQ E ZI..NJE FLAMUR NJE ATDHE. appeared first on .

SONTE…Rame Smajlaj

$
0
0

ramasmailiSONTE
Sonte të qava
sonte u bëra vet loti
u bëra krua
burim plagësh
ah,edhe sdi çfarë u bëra
varg e laps u bëra
u bëra edhe mbretëri
Agron e Teutë
u bëra
ah,çu bëra melodi
zogjesh
edhe shqipe
edhe zana
u bëra
unë poeti
Ramë Smajlaj.

Sonte
u bëra Dardani e vjetër
Kosovë e Azem e Shotë Galicës
Drenicë e Malësi e Dedë Gjon Lulit
u bëra
ah,sonte u bëra i tëri
Çamëri.

Sonte
u bëra
Fehmi e Gjevë LLadrovci
sonte u bëra
një Shqipëri
me Flamur të kuq e zi
sonte i bashkuar
jam si kënga
si fjala
si dëshmorët
si unë dhe ti
sonte jam vetëm liri.
Ramë Smajlaj,Kehl,Gjermani.10.10.2014

The post SONTE…Rame Smajlaj appeared first on .

Si t’u kthehemi vlerave tona ?

$
0
0
Shkruan: Florim Zeqa
                                                                      Si t’u kthehemi vlerave tona ?
florim-zeqa
Në kohën në të cilën po jetojmë, sikur jemi shkëputur skajshmërisht nga gjërat më të rendësihme dhe më të vlefshme të kësaj bote, siq janë; dashuaria, respekti mirësjellja, morali dhe vlerat e përgjithsshme njerëzore.
Njerëzit aq shumë janë dhënë pas parasë dhe pasurisë, duke u mashtruar se janë të përkohshëm në këtë botë, si dhe duke harruar se ka gjëra në jetën e njeriut nuk mund të blihen me para,…me para nuk blihet kënaqësia shpirtërore, dashuria dhe as respekti njerëzor.
Në të kaluarën jo shumë të largët, edhe pse nuk kishim shumë para, ndjeheshim më të lumtur dhe me të relaksuar shpirtërisht. Nuk e mbanim shumë mendjen tek pasuria, mjaftoheshim me ato që kishim,…dhe i luteshim Zotit të kemi shëndetin dhe rehatinë shpirtërore.
Sikurse virusi që depërton më lehtë tek njerëzit me imunitet më të dobët, ashtu edhe zhvillimi i hovshëm teknologjik depërton me shpejtësi marramendëse tek shoqëritë njerëzore më nivel më të ulët emancipues dhe ekonomik.
Kështu po ndodhë edhe në shoqërinë shqiptare, në veqanti po flas për shqiptarët e Kosovës, të cilëve edhe pse u mungojnë shumë nga gjërat më elementare për jetë, nuk u mungojnë teknologjitë e fundit të telefonisë mobile, laptopat, makinat luksoze dhe gjërat e tjera, për të cilat ne gjeneratat tona, jo vetëm që nuk i kishim, nuk kinim mundësi as të ëndërronim posedimin e tyre në të ardhmen!
Edhe pse, sot jetojmë në epokën e zhvillimit të hovshëm tenologjik, është e papranueshme largimi nga tiparet sa të vlefshme po aq të dobishme për jetë siq janë; mbrojtja e identitetit njerëzor, ruajtja dhe kultivimi i traditave të bukura kombëtare, ruajtja e nderit familjar, respektimi i fjalëve të prindërve dhe të moshuarve,…duke mos i harruar as traditat e bukura të vizitave tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.
Hiq më larg se në vitet e ’90-ta, i gëzonim dhe respektonim gjitha këto veti të mira, si një thesar i çmuar kombëtar, i trashëguar që nga lashtësia.
Çfarë po ndodh me ne kështu?
Përgjatë okupimit të egër dhe brabar serb, ishim me të bashkuar me njëri-tjetrin, më solidar dhe me të gatshëm për të ndihmuar të varfërit dhe skamnorët,…siq e thotë në këngën e saj “Ma t’mirë me u ba”, bilbili i këngës popullore Shyhrete Behluli; “Njerëz ma t’mirë jemi kanë,…krejt çka kemi pas bashk i kemi nda,…kemi jetue në kohë më të vështirë , e kemi pas shpirtin ma të mirë,…nuk kemi pas por nuk kem lakmu, me shumë pak jemi gëzue,…e sot çka u ba”!!!
Çuditërisht, në ditët e sotme, aq thellë ka hyrë paraja në shpirtërat e njerëzve, sa që njerëzit mendojnë se çdo gjë blihet me para, duke harruar aspektin human,…duke harruar se nga kjo botë, ashtu siq kemi ardhur lakuriq edhe do të ikim të tillë pa pasur mundësi të marrim asgjë me vete.
Përderisa njerëzit e bizneseve dhe kastës politike, paranë e kanë Zot, e kanë Fe, e kanë Atdhe,…për para e shesin nderin dhe moralin familjar,…kjo nuk është veti e njerëzve të thjeshtë, të ndershëm dhe të dinjitetshëm të kësaj bote.
Bizarët e kastës politike me para po e blejnë çdo gjë, madje edhe njerëzit,…kanë shkuar aq larg me marrëzitë e tyre, duke përfituar nga gjendja e rënduar socio-ekonomike e shumicës së familjeve,…gjatë fushatave zgjedhore i blejnë votat e tyre me paratë e pista, duke i dhunuar materialisht shpirtërat e thyer e të pashpresë të popullatës së varfër në Kosovë.
Shitja e votës me para, është psikologji e robit
Nëse vërtetë, popullata shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e dëshiron ndryshimin substancial të kastës qeverisëse, nuk guxon t’i përseritë gabimet e së kaluarës; të mos e shet votën me para, të mos u besoj premtimeve plot gënjeshtra të kusarëve politik, të mos bien pre e mashtrimeve, e aq më tepër të mos bien pre e parave të pista që ju ofrojnë pushtetarët dhe të tjerët gjatë fushatave zgjedhore,…por të gjykojnë me logjikën e shëndoshë për një ardhmëri të sigurtë të së ardhmës së fëmijëve, nipave dhe mbesave të tyre në trojet stërgjyshore.
Shitja e votës me para, është psikologji e robit e jo e njerëzve të lirë, andaj vllëzër e motra shqiptare, mos lejoni robërimin edhe më tutje të shpirtërave tauj për para të pista të politikanëve të kriminalizuar dhe korruptuar deri në fytë.
Ju bëjë thirrje nga thellësia e shpirtit, mos i acaroni raportet vëllazërore dhe fqinjësore mes vete për interesa të kusarëve politik,…politikanët shkojnë e vijnë, raportet e forcave politike në vend ndryshojnë sipas raporteve të fuqive të mëdha  dhe interesave personale të liderëve partiak.
Ta vëmë interesin shtetëror dhe kombëtar para cilit do interes tjetër partiak.
Vllëzër të një gjaku, të një gjuhe dhe një ashti që jemi, t’i bashkojmë mendjet dhe zemrat për shporrjen e së keqës nga trojet tona. T’u kthehemi vlerave tona sublime, thesarit të traditës dhe kulturës tonë shekullore,…të mos vrapojmë pas kulturave të huaja, të cilat nuk çojnë asgjëkundi, përveq degradimit kulturor dërgojnë drejt asimilimit të gjuhës dhe traditave të bukura shqipe.
Pas bashkimit shpirtëror, do të jetë i pashmangshëm bashkimi fizik i shqiptarëve në trojet etnike. Zoti i bekoftë shpirtërat e mirë të kësaj bote!

The post Si t’u kthehemi vlerave tona ? appeared first on .

“Nga bregdeti në port, udhëtimi botëror i librave’’

$
0
0
Berat nga Mimoza Haxhialiu.
vera-takimi“Nga bregdeti në port, udhëtimi botëror i librave’’
Shkrimtarët takohen, aktiviteti kulturor në Berat. I pranishëm Konsulli Italian në Vlorë.
 
“Nga bregdeti në port udhëtimi botëror i librave”, kështu është titulluar aktiviteti që ka bashkuar dje në qytetin e Beratit shkrimtarë, gazetarë dhe njerëz të letrave nga Shqipëria dhe përtej detit. Shoqata “Libri d’Acqua”, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mundësoi realizimin e një mbrëmje artistike, ku fokusi është vendosur tek uji: si element natyror që bëhet një urë për të krijuar rrjet lidhjesh midis autorëve te librave dhe qyteteve.
Vera Slepoj, shkrimtare italiane dhe kryetare e shoqatës “Libri d’Acqua” dhe Diana Çuli shkrimtare dhe përkthyese në Shqipëri kanë ndarë eksperiencat e tyre rreth emocioneve që krijon letërsia si art në vendet ku ato jetojnë dhe krijojnë.
Stefano Bergesio, Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë shperhu interesin e konsullatës për organizimin e të tilla aktiviteteve kulturore në qytetin e Beratit.vera-konsulli
“Ky është një aktivitet shumë interesant sepse vuri ballë për ballë intelektualët shqiptar dhe ata Italian dhe pati shumë ngacmime interesante që i vlejtën të dyja palëve. Ne si konsullatë Italiane në Vlorë jemi shumë të intersuar për të patur të tillë aktivitete kulturore. Brenda pak javësh do të kemi një sërë eventesh në shum qytete  por edhe në Berat”.
Ndërsa gazetarja  Marisa Fumagalli, gazetare e njohur e “Corriere della Sera”, u shpreh se këto aktivitete shërbejnë për të krijuar edhe më shumë njohje për Shqipërinë, pasi ende në Itali ka njerëz që mendojnë se ky është një vend i prapambetur.
“Kam gjetur këtu një nivel kulturor dhe një gjallëri për tu admiruar dhe me këtë duhet të njohim Italinë, pasi atje ende ka mendime për një Shqipëri të pa  zhvilluar ”, tha ajo.   
 
Vera Slepoj si e paraqet librin e saj para lexuesit …vera-podiumi
Në  14 Janar Vera Slepoj paraqet te Mondadori Piazza Duomo librin e saj psikologjinë e dashurisë ku  na njeh me shum detaje mbi dashurinë se si ka evoluar ajo në shekuj. Njohja e mekanizmave të zemrës që përjetojnë dashurinë në një mënyrë të shëndetshme. Ndjenja sipas Slepoj  nuk është diçka e çuditshme, paradoksale, por është ajo që quhet dashuri. Dashuria është përvoja e të gjithave është kulmi i një lumturie . Megjithatë, kur jeni në dashuri ne mendojmë se jemi të vetmit njerëz në botë që  preken nga krahët qiellore. Dashuria është e lidhur ngushtë me riprodhimin e specieve, dhe kjo është arsye biologjike, por është  plotësisht edhe kulturore: ajo ka një histori, e cila del nga rruga e  cila, është përfaqësuar në kohë të ndryshme,dhe  në qoftë se ne nuk na pëlqen të pranojmë atë, mënyrën se si ne duam, është formuar nga fryma e kohës. Prandaj reflektuar mbi genesis, funksioni dhe evoluimin e dashurisë mund të ndihmojë për t’i dhënë asaj një kuptim dhe për të jetuar me vetëdije më të madhe, vetëm duke shmangur duke u përshkuar: mund të na bëjnë të kuptojmë se dashuria jonë ka një vështrim individual, lidhur me përvojën e subjektive, dhe një aspekt social, i lidhur me tregimet, rolet dhe vlerat që çdo moshë cakton për këtë ndjenjë. Për të mësuar më shumë për këtë “çmenduri”, libri i ri nga Vera Slepoj propozon një lexim që trajton historinë e saj, mitologjinë  e saj, psikologjinë e saj dhe statusin e saj aktual: nga Platoni për te Kasanova, nga Frojdi për në  teoritë psikologjike të fundit , duke na sjell dashurinë virtuale duke na  mësuar në lidhje me mekanizmat e thella të zemrës dhe të kenë ndjenja të shëndetshme.
 
Vera Slepoj psikoterapiste e specializuar në psikoterapi individuale dhe psikoterapi grupore. Diplomuar në Psikologji në Universitetin e Padovës në vitin 1977,  është një psikoanaliste psikologe me diplomë terapi. Ajo kryen specialitetin për psikoterapiste  në Milano, Padova dhe Londër. Që nga viti 1989 ajo ka qenë Presidente e Federatës italiane të Psikologëve dhe është kryetare e Observatorit Ndërkombëtar Shëndetësisë.
 
Aktivitetet institucionale
Psikoterapiste Vera Slepoj ishte anëtare e të gjitha komiteteve ministrore për aktivizimin profesional të rendit të Psikologëve si: delegate e Ministrisë së Shëndetësisë; delegate e Ministrisë së Universitetit dhe Kërkimit Shkencor për aktivizimin e shkollave të psikoterapisë;
anëtare e Komisionit për amnisti në Ministrinë e Drejtësisë; në Gjykatën e Apelit të Venecias përsëri për amnistinë e Urdhërit të Psikologëve;
anëtare e Komitetit të Parë në vlerësimin e provimeve të shtetit për të diplomuarit në psikologji.
Nga viti 1981 deri 1985 psikologja Vera Slepoj ishte përgjegjëse për psikoterapi në pilot-projektin e Rajonit Veneto për varësinë e drogës. Nga viti 1999 deri 2004,  ka mbajtur postin e shefes së Kulturës, për Politika Sociale, Shanseve të Barabarta dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Provincës së Padovës.
 
Aktivitetet akademike
Tashmë  lektore në Universitetin e Padovës, psikoterapiste Vera Slepoj ishte një profesor zv. për Universitetin e Sienës në Shëndetësisë Sociologji në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë. Ajo ka kryer trajnime të mëdha ne  shkollat e  psikologjis për parandalimin dhe trajtimin e abuzimit të fëmijëve dhe sfondi familjar. Nga viti 1980 deri 1985 psikoanaliste  përgjegjëse për formimin dhe dinamikën e grupit për Institutin Berna e Mestre, shkollën e Ministrisë së Arsimit për trajnimin e mësuesve të mbështetjes. Ajo ishte anëtare e Këshillit të Agjensionit për organizatat jo-fitimprurëse dhe TV dhe Komiteti i mituri ngritur nga Ministria e Komunikacioneve.    Themeluar nga Sabino Acquaviva Instituti i Politikave psiko-sociologji.
 
Aktivitetet gazetareske dhe letrare
Psikoterapiste dhe psikoanaliste Vera Slepoj  prezente në  disa gazeta dhe revista; Ajo është Presidente dhe Themeluese e Çmimit letrar “Cortina d’Ampezzo”, krijuese dhe kuratore, Francesco Chiamulera, ekspozita “Një Mali i Librit”.
Aktiviteti organizuar nga bashkia Berat nën kujdesin e vet kreut të bashkisë z.Petrit Sinaj , ku bashkëpunimin në fushën e kulturës e bashkërendon edhe në fushat e tjera për të ritur frymën e shkëmbimit të vlerave midis dy vedeve shqipëri- Itali ,vecanërisht qytetit të UNESKOS me qytetet me  të njohura të shtetit fqinj.

The post “Nga bregdeti në port, udhëtimi botëror i librave’’ appeared first on .

Porosia e madhe e Zot. Mathieu Aref !

$
0
0

Porosia e madhe e Zot. Mathieu Aref !mathieu-aref-arif-mati-me-plis
I madhi Zot. Mathieu Aref na pralajmëron që t`i hapim sytë që mos të biejmë pre e demonëve; që të jemi të kujdesshëm edhe ndaj dorës së shitur vendore :

“O Shqiptarë patriot mos harroni se demonët e vjetër anti shqiptarë janë ende gjallë, ata na përgjojnë, mbikëqyrojnë më të voglën gabim, shfrytëzojnë çdo dredhi për të na zvogëluar, na dobësuar dhe për të zhdukur karakterin kombëtar të Shqiptarëve.. O bijt e Pelazgosit, Lekës të Madh, Pirros-it (Burri) dhe të Skënderbeut zgjohuni, dilni nga gjendja letargjike dhe sidomos bashkoheni para se të bëhet
shumë vonë !

Përveq porosisë së madhe , dua të citoj Zot. Aref edhe me disa rreshta të shkruara nga ai , që ne përfundimisht të jemi ballëhapur me rrënjët tona dhe skajshmërisht ta mbrojmë dhe t`a duam të kaluaren tonë : “Si pedagog dhe shkencëtar i çeshtjës pellazge kam zbuluar këtu atë që unë kam shkruar në librat e mi dhe tezën time dhe nuk jam i gatshëm për të hapur një debat të gjatë dhe kompleks që me siguri do të provokoje pyetje që ndoshta nuk kanë asgjë shkencore. Edhe një herë po përsëris që përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja janë në librat e mi dhe nganjëherë në disa artikull që kam shkruar. “

Por unë dua që edhe një herë e edhe një mijë herë t`i përseris fjalët e tij , që ne si qytetar të thjeshtë të dimë të ballafaqohemi në bisedat e rastit apo në provokimet e demonëve antishqiptar :

“Duhet me ditur se origjina e gjuhës greke është një përzierje të dialekteve jonishte dhe eoliane (dialekte pellazge të asaj kohë) më gjuhën e tyre (një lloj gjuhë bastarde më origjina të ndryshme dhe sidomos fenikas dhe egjiptiane). Greqishtja e lashtë ishte një gjuhë shkencore e të « shkruarit » të asaj kohë që nuk ishte folur nga populli. Pastaj kjo gjuhë shkencore e lashtë u transformua më kalimin e kohës deri sa të arrije ne kohët e sotme tërësisht e transformuar. Atë gjuhë shkencore sot një Grek nuk mund ta kuptoje qartësisht. Ja pra si historia e Greqisë dhe kulturës së saj ka qenë e manipuluar për më shumë se 25 shekuj !”
“Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore pellazge që, gjatë pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ata ishin të uzurpuar, rikompozuar manipuluar nga pushtuesit e rinj pas shekullit të tetë para erës sonë. Por poemat epike fillimisht kanë treguar një luftë të Trojës (fjalë që shpjegohët falë gjuhës shqipe « trojë » që do të thotë : vend, tokë, piecë tokë.. « truall, trojë, trojat »…) që mund të ketë ndodhur mes sh XIII dhe XII (pes) gjë që do të thotë, më shumë se katër shekuj para « mbërritjes » së Grekëve pas shekullit të VIII para erës sonë.”
“Por Grekët kanë transpozuar këtë luftë të lashtë (beteja apo përleshje mes fiseve pellazge) që kanë të bëjnë më Iliadën e lashtë (e quajtur fillimisht « Zemërimi i Akilit ») në një luftë reale (në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë) kundër Pellazgët të cilët nodhëshin në të dy anët : Gadishullin juglindor të Evropës dhe në Azinë e vogël. Pushtuesit helen kanë anasjell emrin e qytetit të lashtë të Trojës në « Ilion » nga ku rrjedh emri « Iliada » që nuk ka të bëjë më pellazgjishtën. Pra në Iliadë ka shumë antroponime, emra vendeve, oronime, eponime, teonime (etj) të gjuhës pellazge që logografet helen nuk mundëshin ti përkthejnë kur ata transkriptuanë poemat epike në gjuhën greke (të shkruar për herë të parë ne mes të sh VI-të nga Piziztrati). Prandaj, çdo gjë që nuk mund të shpjegohët falë gjuhës shqipe mund të jetë vetëm me zanafill greke. “

Ne jemi krenar me të kaluarën tonë , jeta atyre që deshën të na tëhujasojnë kohëve të fundit besoj të ket kaluar , por prap porosia e Zotit Mathieu Aref qëndron .

Që të jemi ballëhapur me historinë tonë po iu paraqes këto tri foto (courtesy Preveza Abrashi ) , të cilat janë një dëshmi që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë: Ishim dhe jemi ata që do të jemi edhe në të ardhmen :

E para : Gruaja e arkeologut Schliemann me “stolitë e Helenës” (Sophia Schliemann wearing the “Jewels of Helen” excavated by her husband, Heinrich Schliemann )
E dyta “Nusja Mirditore – Shqiperi  (Miredita bride – Albania”)

E treta : Veshnje nusërie hunzake ! (Traditional Wedding dress from Hunza,Gilgit Baltistan,Pakistan)

Fahri Xharra,05.10.16
Gjakovë

The post Porosia e madhe e Zot. Mathieu Aref ! appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>