Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

Arbëreshët e Italisë janë të gjithë shqiptarë.

$
0
0
Arbëreshët e Italisë janë të gjithë shqiptarë

Duhet të jemi shumë syhapur se ç`po ndodhë me ne dhe se çka po shkruhet për ne . Qëllimet janë të ndryshme ; por mua më gërvishtin ato që që mundohen të mohojnë të kaluarën tonë ose bile ta turbullojnë një çikë ,që pataj t`i mëshojnë si duhet dhe ashtu si duan ata. Ne heshtim , pse nuk dimë apo pse nuk guxojmë të flasim ? Ka shumë arsye ; por heshtja është e kobshme .

Rastësia e bënë të vetën dhe e lexova një studim “shkencor” për arbëreshët e Italisë , nga të cilët ende ka tendenca që ata të paraqiten si grekë.

Nga portali “http://www.internazionale.it/scienza/2015/07/09/italia-albanesi-arberesh e morra edhe hartën e shtrierkes së arbëreshëve në Itali ; por këtu gjeta atë që dua ta shtjelloj me ju ; Ata shkruajnë ,”Pakicat shqiptare që jetojnë në Kalabri dhe në Sicili ( arbëreshët) e flasin të njëjtën gjuhë por ata e kanë prejardhjen e ndryshme gjenetike. . Ndoshta nga rrugët e ndryshme të migrimit (? fxh ) që nga pushtimi Otoman i Gadishullit Ballkanik në shekujt e 14 dhe 15- të “ Një studim i publikuar nga”

“European Journal of Human Genetics” nga Stefania Sarno dhe bashkëpunëtorët, ishte bazuar në analizimin e kromozomit mashkullor Y , në ADN-ën e 150 individëve të vendbanimeve arbëreshe të provincës së Kozencës (Cosenza) dhe më saktë në luginën e Pollinos – si dhe në Kontesses Emiliana dhe Piana degli Albanesi në Provincën e Palermos/ (Il dna degli arbëresh siciliani mostra invece una componente greca, in particolare a Contessa Entellina. Qui, secondo fonti storiche, arrivarono cento famiglie provenienti dall’isola greca di Andros. È anche possibile che a migrare in Sicilia siano stati gli albanesi delle colonie greche, che forse avevano acquisito una componente greca.)

Na dual që DNA-ja posaçërisht në Kontesa Entelino . qenka e përzier apo më shumë greke. Pak tendencioze dhe keqpërdorim i shkencës ; Pse e them këtë ? sepse qëllimi i “ studimit “ është të “vërtetohet” teoria historike se ata kishin ardhur nga Greqia .

Shikoni se çka shkruan dhe e kuptoni qëllimin e studimit të Zonjes Stefania Sarno “ Se aty ishin shqiptarë ,greko-shqiptarët dhe grekët. Fshati Piana degli Albanesi e mori emrin në fund të vitit 1941 pas pushtimit Italian të Shqipërisë . Pas vitit 1947 ësht munduar te hiqet emri “…albanesi” por pa sukses ((Le fonti storiche fanno riferimento a popolazioni albanesi, greco-albanesi o greche. Il paese di Piana degli Albanesi era chiamato fino al 1941 Piana dei Greci. Come riporta Biblos, con l’occupazione italiana dell’Albania gli fu cambiato il nome. Nel 1947 il consiglio comunale votò per ripristinare la vecchia denominazione, ma senza successo.))

Pra ky ishte qellimi i “studimit shkencor “ gjenetik se dikujt i pengon prezenca shqiptare atje e që duan ta bëjnë greke. Por fatbardhësisht janë shkrimet , librat dhe studimet që dokumentojnë që aty erdhën shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare të okupuara nga otomanet. Per më shumë ata duhet të lexojnë’Nicola Chetta (1741–1803), Byzantine-Greek rite priest, ethnographic, writer and poet.;Antonino Cuccia (1850–1938), popular poet whose work represent an important testimony of the Arbëreshë language spoken in Contessa Entellina.; Lorenzo Tardo (1883–1967), Basilian priest and scholar of Byzantine music. ;Vincenzo Scramuzza (1886?–1956), historian Italo-Albanian of America ;‘Leonardo Lala (1906–2000), writer and expert of Arbëreshë language, history and folk traditions.

Historia shkruhet nga ne , dhe mohohet nga të huajt por edhe nga disa langoj të historisë.

The post Arbëreshët e Italisë janë të gjithë shqiptarë. appeared first on .


Nga viti në vit, më të varfër e më të pashpresë!

$
0
0

florim-zeqaShkruan: Florim ZEQA

Ideja e këtij shkrimi me lindi nga një deklaratë e kryeministrit të vendit gjatë vizitës në BIK, i cili decidivisht u shprehë në këtë mënyrë, po citoj; “Çdo Bajram po e presim më të lumtur dhe më të pasur”.

Me siguri, në momentin kur kryeministri Mustafa i ka thënë këto fjalë, mendjen e ka pasur tek mimilonat e tij dhe krerëve tjerë shtetëror, liderëve partiak, por asesi mendjen nuk e ka pasur mundësi ta ketë tek qytetarët e vendit, të cilët nga njëri Bajram në tjetrin, nga njëra festë në tjetrën vetëm sa po varfërohen dhe zhgënjehen akoma më shumë nga keqqeverisja, korrupsioni, mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin,…e të mos flasim për hipokrizinë e kryeministrit Mustafa, të cilën nuk e hanë aspak “pazari ditor” i politikbërjes karrshi qytetarëve të varfër të vendit. Liderët shtetëror, vërtetë nga Bajrami në Bajram, nga festa në festë, nga darka në darkë,…nga dialogu në dialog me Serbinë në Bruksel po pasurohen dhe po majmen aq shumë, sa që po e vërtetojnë katërçipërisht në praktikë slloganin e “Elefantëve” në pushtet.

Politikanët e pasuruar mbi kurrizin e këtij populli të varfër, me koka të dhjamosura, sa që kollaret (kravatat) me vështirësi i vëjnë në qafën e tyre të trashë, me barkun e dalur përpara posi gratë shtatëzëna në prag të lindjes së binjakëve (kërkoj falje para nënave e motrave për këtë krahasim të panatyrshëm). Mbase e gjithë kjo ndodhë si pasojë e një kurorëzimi të panatyrshëm, të pasinqertë dhe djallëzorë të liderëve aktual shetëror, të cilët bashkarisht për tetë vite rresht abuzuan me pushtetin në nivelin qendror dhe lokal. Si pasojë e binjakëzimit të dy shkollave të kundërta politike, këtyre tetë viteve të fundit në hapsirën kosovare kemi pasur vetëm përçim të imazhit negativ, mashtrim e dështime në të gjitha fushat e jetës institucionale (shtetërore) dhe publike. Përveq degardimit institucional, shtetit i kanë shkaktuar ndarje të sovranitetit dhe tkurrje të integritetit territorial nga lindja në perëndim dhe veriu në jug. Festat fetare, siq ishte kjo e fundit e “Kurban Bajramit”, janë një rast i mirë për pushtetarët dhe politikanët hipokrit që të rrëfehen para prijësve fetar për “sukseset” e tyre në qeverisjen e vendit,…duke i harruar mëkatet e tyre si dhe duke menduar se qytetarët e vendit janë aq naiv dhe të paditur të mos i kuptojnë hipokrizitë dhe marrëzitë e tyre, aferat skandaloze të korrupsionit dhe krimit të organizuar qeveritar. Logjika e thjeshtë vetvetiu të shtynë të parashtrosh pyetjen; Si ka mundësi të pasurohet populli nga rritja e papunësisë, si pasojë e mbylljes në vazhdimësi e fabrikave, largimit të puntorëve nga vendet e punës nga pronarët e firmave dhe kompanive të paligjshme në Kosovë,…ose edhe më keq, për ata që punojnë, të cilët nga disa muaj rresht e nuk i marrin pagat nga punëdhënësit e tyre idiot dhe të papërgjegjshëm,…për të cilët shteti nuk qanë kokën fare të mirret me hallin e tyre, përderisa drejtësia është bërë “imune” ndaj keqpërdoruesve të djersës së puntorëve! “Imun” janë bërë edhe sindikalistët e mbështetur në krah të pushtetarëve, që kanë mbyllur sy e vesh para padrejtësive në përditshmërinë kosovare.

Vetëm gjatë mandatit (dyvjqar) të kryeministrit Mustafa janë mbyllur ose kanë pezulluar punën kompanitë më të mëdha dhe më profitabile në vend, si; Gjiganti Metalurgjik “Feronikeli” në Drenas, Fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, Fabrika e Tjerrtores “Rematex” në Dragash,…e shumë të tjera si këto që kanë lënë pa kafshatën e gojës mijëra familje kosovare. Në këto rrethana, deklarata e kryeministrit Mustafa në BIK, “Çdo Bajram po e presim më të lumtur dhe më të pasur”, përveqse fyerje për qytetarët e vendit, është hipokrizi dhe çmenduri e kryeministrit, qytetarët e vendit të cilin ai e drejton, çdo ditë mallkojnë pushtetarët dhe liderët partiak,..në pamundësi për të bërë diç tjetër, i luten Zotit për largim nga atdheu, nga vendi i “mallkuar” siq e quajnë nga dëshprimi dhe zhgënjimi në kastën politike që udhëheq me vendin e tyre. Vërtetë është tepër e dhimbshme, kur e dëgjon një intelektual të profilit të lartë, duke u shprehur; “Nëse më ipet mundësia të largohem njëherë nga ky vend, kurrë për jetë nuk do të kthehem, qoftë edhe për një ditë të vetme…” Deri në këtë situatë e sollën vendin kusarët politik, që rropën e ç’rropën gjithçka mundën nga pasuria e shtetit, duke e lënë në harresë popullatën e vuajtur e të përvëluar nga flakët e luftës, me zemër të thyer e shpirtë të plagosur nga humbja e më të dashurve të tyre,…duke shpresuar për një jetë të dinjitetshme në shtetin për të cilin sakrifikuan shumë dhe gjatë, duke besuar në barazi qytetare dhe mirëqenje për të gjithë.

Për qetësimin e shpirtërave të thyer në Kosovë, ka ardhur koha që të pastrohet me një “fshesë” të madhe oborri qeveritar në Prishtinë, ku disa duhet dërguar menjëherë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës,…e sa të tjerëve prej tyre u bënë mirë shoqërimi për në Entin e Personave me të Meta Mentale në Shtime.

The post Nga viti në vit, më të varfër e më të pashpresë! appeared first on .

SHQIPE. Nga Rame Smajlaj

$
0
0

SHQIPEshqiponjat
Sodis atdheun cep, me cep
shkëlqimin e diellit nuk e pengoj
kufijtë e mi shumë mirë i njoh
në zemër time dua tʹi bashkoj.
Hapësirën time çdo pëllëmbë vështroj
me flatra të mia dhe syrin shikim
jemi shumë motra në këtë mburojë
Gjergj Kastrioti në flamur më bekoj.
Dhe shumë armiq për rreth që kam
me kthetrat e mia do jenë në vetëmbrojtje
pas meje kam shumë motra të mia
gjarpërinj mbi tokë të Arbrit nuk lë të rrojnë.
Vendi i im nuk duron robërinë
jo as nga turku, as shkau i zi
kur jemi të bashkuar do bëjmë fuqinë
të mbrojmë atdheun të gëzojmë lirinë.
Zogun tim të historisë
Shqiponjë emrin e kanë pagëzua
det e male, fusha bekuar
kam dhe miqësinë për t΄i bashkuar.
Kehl, Gjermani, 17.12.2014

The post SHQIPE. Nga Rame Smajlaj appeared first on .

Rrema çelsat e Bashkisë – Sherua “opingat e Sheros”Koment: Nga Rushan Dosti

$
0
0

Koment:
rushan-dostiNga Rushan Dosti
Rrema çelsat e Bashkisë – Sherua “opingat e Sheros”
Tashmë që zgjedhjet administrative ne Dibër u mbyllën besojë se palët garuese do të jenë duke lexuar me kujdes leksionin që u dhanë dibranët punëtorë e të mençur. Them leksionin, pasi kjo politikë meriton të mësojë më shumë nga populli i saj dhe të lërë mënjanë retorikat politike, të mbarsura me premtime që prekin qiejtë e që nuk zbresin kurrë në tokë.
Nuk është se për Dibrën nuk është shkruar, personalisht jam angazhuar me disa opinione, por tashmë që mendjet janë ftohur dhe gjykimet janë më të kthjellta duhet thënë ajo që rezultoi mëse e vërtetë dhe që ishte parashikuar. Gjykojë se nëse njëri prej kandidatëve ishte fitues, pra Rrema që mori çelsat e Bashkisë së Dibrës, kjo kurrsesi nuk duhet përjetuar si meritë e partisë ku aderon Muharrem Rama, se sa meritë e tij si mjek dhe intelekrtual. Mbi të gjitha ai fitoi sepse në këto vite të tranzicionit politik, nuk u ngatërrua me mëkatarët, as me gënjeshtarët apo zuzarët, por ju përkushtua punës si mjek duke shkelur shtëpi më shtëpi të dibranëve. Në këtë kuptim ky Rrema i PS nuk duhet të mburret me partinë, por partia duhet të mburret me Rremën.
Ajo që politika kërkoi të bënte me Dibrën dhe dibranët, për t’i përdorur si “Kalë Troje” për betejën e 2017, dështoi plotësisht, sepse Dibra dhe dibranët të dëgjojnë e të respektojnë, por kur vjen fjala për të ardhemn e tyre dhe fëmijëve të tyre të vënë festen sipas kokës. Zgjedhjet administrative në Dibër mbi të gjitha ishin një fitore e dibranëve të ndershëm, atyre dibranëve të cilët Kryetari i Opozitës, Luli i Sheros, nga mllefi i humbjes i cilësoi si “viktima të kartelit të drogës”. E përkthyer më shqip kjo deklaratë pa sens dhe shumë fyese, do të thotë që dibranët na dashkan qeveritarë të drogës dhe jo të punës. Nuk besoja se Luli do të arrinte sa të tallej edhe me varfërinë e dibranëve, kur deklaroi se të varfërit u shitën për pak miell e pak lekë, gjë që vetëm në këtë trevë kaq punëtore nuk mund të pranohet nga askush.
Nejse le të lëmë politikën në hallin që e ka zënë dhe të merremi pak me dy kandidatët, të cilët që të dy janë njerëz të nderuar e që garuan për një qytet të cilin e kanë vendlindjen e tyre. Dihet që Muharrem Rama, që nga dita e dielë, kohë kur u mbyllën kutitë e votimit dhe komisionierët numëruan votat e dibranëve, do të jetë njeriu që tash e tutje do të drejtojë Bashkinë e Dibrës. Ai është qytetari i parë i Dibrës, ndërkohë që kundërshtari i tij Sherefedin Shehu, që nga dita e dielë u kthye në folenë e tij, aty në Tiranë ku për 8 vite ka qënë deputetë dhe zyrtarë i lartë i shtetit shqiptar. Ka qënë, sepse mbasi la mandatin e Deputetit dhe humbi mandatin e kryebashkiakut, mbeti pa mandat fare, por ky nuk është faji i tij. Është vetë politika e partisë së Sheros, që pasi i shfrytëzon mirë e mirë politikanët e saj, më në fund i dorëzon duke i glorifikuar nëpërmjet mandatimit në poste më të ulta, duke i prezantuar para zgjedhsve si shpëtimtarë të dështimit të tyre. Nuk është se kjo ndodhi me Sheron e Dibrës, kjo ka ndodhur më parë me Lulëzim Xhaferin në Durrës, kohë kur Lulë – Kultura la Ministrinë e Kulturës dhe konkuroi për Bashkinë e Durrësit, ashtu siç bëri në zgjedhjet e fundit lokale Grida Duma, e cila la mandatin e deputetës dhe mbeti pa mandat për shkak të humbjes së saj në konkurimin turpërues të saj me Dakon e Bashkisë së Durrësit. Ka plot shembuj të tjerë, që e nxjerrin lakuriq politikën që PD ka zgjedhur për të eleminuar me “lezet” figura që ndoshta meritojnë më shumë se kaq.
Nëse themi që Rrema i PS mori çelsat e Bashkisë dhe Rrema i PD “opingat e Sheros”, kjo ka të bëjë me faktin që vetë PD, përpos zhurmës që bëri për mëse një muaj në Dibër, abuzoi shumë me akuzat kundër njerëzve me para në Dibër, të cilët akuzohen vetëm pse nuk aderojnë në PD. Ana tjetër që kjo parti abuzoi shumë ishte marrja e politikanëve të saj me precedentin Shukri Xhelili, për të cilin ende nuk e ka thënë fjalën drejtësia. Harrojnë këta politikanë mjeranë se të shash qoftë edhe një dibran, ke sharë gjithë Dibrën. Ose premtimet e Lulit dhe Sheros për Rrugën e Arbrit, rrugë të cilët ata e braktisën që kur ishin në pushtet, ishin më shumë se një “shaka pa kripë” që ju kujtojë dibranëve premtime të tjera të parealizuara ndër vite.
Muharrem Rama, ndoshta nuk është më orator se sa Sherefedini, që është një “ujk i vjetër në politikë”, por në fjalët e tij dibranët lexuan sinqeritetin dhe ndershmërinë, që që mungojnë në oratorin e palës tjetër . Fituesi nuk gjykohet, ndaj PD dhe lideri i saj do të ishin në rregull me humbjen e tyre nëse do të kishin zgjedhur urimin ndaj tij dhe jo akuza e ultimatume që nuk pinë më ujë në këtë realitet të trishtë shqiptar. E vërteta sado e hidhur të jetë, është e vërtetë dhe duhet pranuar si e tillë. Rrema hyri në Bashkinë Dibrës me firmën dhe vulën e dibranëve dhe dibraneve, ndërkohë po me të njëjtën firmë dhe vulë Sherua i PD veshi “opingat”, vuri majat nga thembrat dhe u kthye në Tiranë për të vajtuar humbjen e tij, që ndoshta nuk e kishte menduar ndonjëherë. E tillë është politika, ku ka fituesë ka dhe humbës…

The post Rrema çelsat e Bashkisë – Sherua “opingat e Sheros”Koment: Nga Rushan Dosti appeared first on .

Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane.

$
0
0
E premte, 16 Shtator 2016/Gazeta InfoPress

Laureta Petoshati

perendit-ilireNjë diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë.

The post Orikumi: Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane. appeared first on .

REBELIMI ËSHTË DETYRË E ҪDO QYTETARI E FSHATARI..Opinion nga: Afrim Caka .

$
0
0

afrimi-zyreREBELIMI ËSHTË DETYRË E ҪDO QYTETARI E FSHATARI

Koha e maskarenjve!
Maskarenjtë e frikshëm shqiptarë “Costa Nostra” në Dardani?
Gjithçka e lidhur ngushtësisht në mes Drenicës e Prapashticës. Mes Islamit politik dhe atij korruptiv. Me kalimin e kohës ajo transformua në një termë tjetër shqiptar rrugësh deri në Presidencë e në Kryeministri…
Për mua! Prandaj e vetmja pyetje që mbetet është: Kush është i gatshëm të rrëmbej armët e mendjes pjellore për rikthimin e territoreve të humbura? Për sa më takon personalisht, mund të deklaroj me një ndërgjegje të shëndosh se do të kisha aq kurajë sa për të marrë pjesë në një fushatë për ripushtimin e territoreve, në mesin e parlamentarëve, të përbëra nga mburravecët e ndryshëm të shtetit. Vetëm perëndia e di a do ta kisha atë fat të jem në mesin e këtyre njerëzve të ndritur.

Duke shprehur dhembjen time si një ish burgosur politik për dhunën e dhimbëshme të re kombëtare, unë i ftoj bashkëkombasit të mos e braktisin Atdheun, sepse lirin nuk mund ta gjejmë të kutia e Pandorës apo te kutitë e zeza, as shpëtimin e rrugëve të botës. Njëkohësisht, shpreh pezmin ndaj kësaj “qeverie” Dardane. Pavarësinë dhe kufijtë duhet t’i mbrojmë në atdheun tonë. Kjo tragjedi na alarmon fuqishëm për rrezikimin serioz qenies shqiptare nga bishat qeveritare, turke e sllave. Përfaqësuesit e popullit mund të ulurinin sa të donin por nuk do të merrnin më mbështetjen. Këto thirrje në fakt duhet këthyer me sharje si “tradhtar” nga vetë ata shqiptar ku bazohej mbështetja e regjimit.

Prandaj, përsa i përket këtyre njerëzve, rebelimi nuk ka përfunduar. Ky popull është i aftë të mbjellë farërat e revoltës rreth e rrotull. Nuk ka pse të mos nxitohet; në dispozionin tonë është e drejta natyrore për ta mbrojtur atëdheun. Gradualisht gjithnjë e më shumë shqiptarë do të bëhen më të vetëdijshëm, gjithnjë më të ndjeshëm. Atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo shqiptari dhe çdo qytetari e fshatari. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme qeverisëse për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e popullit në menyrë të pa shmangëshme.
Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo deputetë i keqpërdor ligjet në parlament, nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veçant. Si kundërshtar i këtyre dukurive negative:
“Njeriu duhet të jetë me të vërtet luftarë për atdhe dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj!”.
Duke folur në përgjithësi, nuk duhet të harrojmë se qëllimi më i lartë i ekzistencës shqiptare nuk është mbajtja e shtetit qeverisës, por ruajtja e kombit tonë, i marrur nëpër këmbë disa herë. Mjafton të dim se çfarë pamje duhet të ketë shteti dhe duhet të synojm ta japim shtetit më të mirën.

Fryma e nuk mund të jetë fetare, por tek ne nuk mund të ketë fe. Kurse ndryshimi mes fes dhe atëdheut është i madh. E gjithë ky mësim fetar është e huazuar. Ka mundësi që disa hoxhallarë nuk e kanë ditur të vërtetën, por kjo nuk do të thotë se “mësimet fetare” këta duhet ta ndjekin qorrazi. Kur xhëmat ndjek dikë, xhëmati thjesht e imiton verbërisht, xhëmati bëhen hije e tyre, xhëmati e tradhton veten dhe kombin. Kur përulësit ndjekin dikë, përulësi ndërmerr një përpjekje dëshpruese dhe bëhet cilido, por jo vetvetja. Por mos vallë i tillë është përcaktimi antikombëtar i tyre.
Shqiptari në këtë rastë nuk duhet të jetë as i krishter e as musliman, ai duhet të jetë shpirt rebeli ndaj të keqës. Ky lloj shqiptari në raste të tilla nuk duhet ti përkiste asnjë lloj feje por vetëm shqiptarisë dhe këtu ndoshta qëndron krimi i tij!!! Për nacionalizmin shqiptar islami politik ishte i urryer, sepse rezulltoi si korbi i zi mes të popullit. Islami politik dhe politika për maskarenjtë është shndërruar në plaçkë tregu. Është një farë shpërlarje e trurit. Xhëmatin apo popullin nuk i lejohet të lidhet drejtpërsëdrejti me Perëndinë apo me ligjet në fuqi; sepse xhëmati është i detyruar t’i rrëfehet hoxhës, sepse ai ka për t’u lutur për xhëmatin. Hoxha gjithnjë del si “shpëtimtar”si ndërmjetës në linjën “njëri – Perëndi”. Ndërsa populli nuk mund të lidhet drejtpërsëdrejti me ligjet është i detyruar ti lidhet gjykatësit të korruptuar.

Feja dhe politika janë bërë biznes i hoxhallarëve dhe i politikanëve të korruptuar:
“Hoxhallarët nuk kanë asnjë lidhje me Perëndinë!”
Ky është profesioni më i vërtetë, të shfrytëzosh injorancën dhe pafuqinë e shqiptarëve trutharë. Ky është shfrytëzim i frikës nga vdekja klinike, i frikës së të panjohurës, frikës së përgjegjësisë në jetë. Hoxha do të kujdesët për shqiptarët trutharë, këta vetëm duhen të besojnë në tempujtë e errësirës (xhamia) e tij, kësaj i thonë të predikosh të gjitha llojet e gënjeshtrave, besëtytnive dhe paragjykimeve. Përkatësia e kësaj feje, kësaj i thonë t’i përkasësh mesjetës, shpellave e cila është e vdedur dhe e kalbur.
Shpirti i rebelit nuk ka përfunduar. Ai ka të tanishmën dhe horizontet e mëdha që hapen drejt së ardhmes. Në thelb, islami politik dhe rebelimi, nuk janë emra të së njejtës përvojë. Islami politik ka sakatuar e helmuar gjithçka; i ka sjellë shqiptarëve fatkeqësi të panumërta. Të bësh, duhet të bëjmë rebelim kundër islamit politik, korrupsionit, diskriminimit, varfërisë, shtypjes, skllavërisë shpirtërore dhe zajednicës. Nuk është gjë tjetër veçse shpëton një popull të tërë nga katandisja shpirtërore… Sa shumë ka prej atyre, për të cilat populli duhet bërë rebelimë.

Në botën bashkëhore ekzistojnë treqind fe. Mirpo në jetën tonë bashkohore islami politik ka bërë me miljona vrasje, vetëvrasje, tortura, dhunë ndaj femrave dhe grabitje. Me çfarë merret ky islam politik? Dhe kur gjatë kësaj, çdo musliman e quan veten fetar? Ҫdo njëri prej tyre është besnik ndaj hoxhës dhe fesë së tij; vret, dhunon, torturon, grabit, por nuk harron se ai është musliman, se ai beson te Zoti, se ai është edhe ndjehës i haxhallarëve të djallit. E gjithë ky islam politik është gënjeshtër. Fryma e nacionalizmit shqiptarë duhet ta shpëtojë kombin dhe fenë islame dhe të rilindë një xhëmat i moderuar pa veshje të shëmtuara arabe dhe feja e shqiptarit rebel duhet të jetë vetëdija e tij.
Dhe feja shqiptarit rebel është dituria dhe dashuria ndaj atdheut e flamurit.

Gjithçka e lidhur ngushtësisht në mes Turqisë dhe islamit politik në Dardani. Tradhtia vazhdon të rritet, “të bekuarit e armikut” rriten vazhdimisht. Shpesh dëshprohemi me të vërtetë kur shohim se si marifetçinjtë “shqiptarë” arrijnë ta përqendrojnë vëmendjes e shqiptarëve trutharë mbi gjërat që sot kanë vetëm një randësi dytësore. Ata i nxitin shqiptarët në demonstrata dhe protesta me flamuj turko-arab që në të njejtën kohë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Turqia po e ndajnë kombin tonë në dysh pak nga pak dhe në menyrë sistematike duke ia hequr themelet e “pavarësisë” sonë kombëtare! Të gjithë këta armiq treguan aftësi të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve.
Batakçinjtë parlamentar morën pjesë në atë tradhti kombëtare. Të gjithë fundrrinat e PDK,ës, LDK,ës luajtën politikën partiake e antikombëatre. Nga ana tjetër, ne duhet ta vazhdojmë luftën me besimin se do të dalim fitimtarë nga kjo katrahur, por tradhtarët poteraxhi vazhdojnë të kryejnë një agjitacion turbullues për ta bërë të mundur që kualicini afroaziatik të rrëmbente trojet tona. Natyrisht është më e lehtë sot për të nisur një luftë për këto territore meqenëse lufta e tanishme duhet të zhvillohet me armët e mendjes….

The post REBELIMI ËSHTË DETYRË E ҪDO QYTETARI E FSHATARI..Opinion nga: Afrim Caka . appeared first on .

UNË SHPESH FLAS ME DIELLIN!

$
0
0

UNË SHPESH FLAS ME DIELLIN!nexhmedin-syla
E bëj këtë sidomos, kur jam largë Atdheut, në cepet e botës, si në këtë foto në Sun City të Arizonës.
Sikur ndjehem më lir kur flas me të!
Sikur ndjej afër ngrohtësinë-ëmbëlsinë e Atdheut!
Mbase kjo nga gjeni ynë…!
Dielli ka qenë symbol i lashtë i shqiptarëve.
I ka takuar besimit pellazgo-ilir i vjetër mbi 3 mije vjet.
Simboli i diellit i gëdhendur në pllakën anësore të një varri ilir është i njejtë dhe i ngjajshëm me simbolin e diellit në përkrenaren e Gjergjit tonë-Skënderbeut. Do të thotë se edhe Skënderbeu e ka ditur se shqiptarët rrjedhin nga pellazgoilirët, që si zot i kanë besuar Diellit.
/Nexhmedin Syla, 15 shtator 2016/

The post UNË SHPESH FLAS ME DIELLIN! appeared first on .

Adem Demaçi –“Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

$
0
0
Kadri Rexhajkadri-rexhaj

Shtator 12 në 6:31.PD ·

LIBRI I LIRISË
Sot e mora librin “Adem Demaçi – Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, dërguar me postë nga veprimtari dhe publicisti Ibish Neziri. Në 27 kumtesat e autorëve: Adnan Asllani, Agush Buja, Bejtullah Tahiri, Bislim Elshani, Emrush Xhemaili, Fatmir Arifi & Albulena Halili, Fehmi Berisha, Florim Berisha, Hasan Ukëhaxhaj, Ibish Neziri, Imer Xhemail Ladrovci, Isuf Sherifi, Kadri Rexhaj, Lebit Murtishi, Lulëzim Etemaj, Dr. Mikel Sopi, Nufri Lekaj, Ramadan Avdiu, Ramadan Pllana, Dr. Sabri Kiçmari, Sejdi Gegaj, Sylë Arifaj, Shaip Beqiri, Tahir Gecaj, Vaxhid Sejdiu, Xun Çeta dhe Xhevat Hasani, ky libër i çmuar sjell të dhëna të dorës së parë për jetën dhe veprën e ideologut të kombit tonë Adem Demaçi, Prometeut bashkëkohor shqiptar. Libri është përmbledhje e kumtesave të Simpoziumit, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, mbajtur në Zyrih, më 21 shkurt 2016. Në këto kumtesa, nga kënde të ndryshme, është trajtuar veprimtaria shumëdimensionale e Demaçit duke filluar nga aktiviteti i tij organizativ politik, gjykimet, burgjet, veprimtaria letrare, ndikimi i tij atdhetar në breza, në tolerancën ndërfetare dhe ndërnacionale, në pajtimin e gjaqeve, në luftën e UÇK-së, në të drejtat dhe liritë njerëzore e kombëtare, qasjen e tij ndaj mërgatës shqiptare e deri te figura e tij si model dhe frymëzim artistik për bashkëkohësit. Redaktorë të librit janë: Ibish Neziri dhe Kadri Rexhaj, recenzentë: Adnan Asllani dhe Isuf Sherifi, lektor: Bedri Zyberaj. Librin e ka përgatitur për shtyp albstudio.ch, ndërsa e ka botuar SHBPK dhe Fondi “Nderi i Kombit – Adem Demaçi”. Donatorë për veprimtaritë e zhvilluara në 80-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, ky hyn edhe botimi i këtij libri, janë Qamil Gërvalla, Nufri Lekaj, Skënder Berisha, Sejdi Gega, Haki Sutaj, Bekim e Florentina Morina, Fazli Ajupi, Fehmi Jusufi, Mejdi Sejdiu, Nezir Kosumi, Hazir Selmani, Haxhi Demiri, Agush Buja, Ibish Neziri, Xhevat dhe Dashurie Hasani, Shefqet Cakiqi, Bafti Sopa, Murat Bytyqi, Skifter Avdyli, Florim Berisha, Behxhet Gashi, Qazim Hajzeri, Abdylmexhit Karaga, Ismail Kuqi, Menderes Zeneli, Zarije Bajrami dhe Agron Gërvalla. Libri është botuar në 3000 kopje dhe kushton 5 Euro. Librit i urojmë rrugë të mbarë drejt lexuesve.
———–
Dy fjalë për Ibish Nezirin, promotorin e organizimit të të gjitha veprimtarive në mërgatë që lidhen me shënimin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit:
Ibish Neziri, gazetar dhe publicist, i lindur në vitin 1957 në Bardhaniq.
Në periudhën nëntor 1980 nëntor 1986 ka qenë i burgosur politik. Ka qenë gazetar në gazetën „Zëri i Kosovës“ dhe në gazetat kroate „Hrvatska danas” dhe „Hrvatska domovina“, ku ka botuar me pseudonime. Ka bashkëpunuar me Radiotelevizionin australian ABC, me radion „Zëri i Kosovës“ në Kopenhagë dhe me gazeta e revista të tjera.
Në Zvicër emigroi në vitin 1993. Ka punuar në Organizatën e Azilit (Asyl Organisation) dhe në gazetën e përmuajshme zvicerane „Arbeitsmarkt Agenda“ në Zürich. Në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues ka punuar 14 vjetë radhazi. Aktualisht punon përkthyes profesionist, ndërmjetësues ndërkulturor dhe animator.
Deri tani, në bashkautorësi me Emrush Xhemailin, ka botuar përmbledhjen me intervista „Spektër shqiptar“ (SHKSH „Pjetër Bogdani“, Biel 1994); me Tahir Abdullahun „Fytyra e dhunës mbi Universitetin e Tetovës“ („Bashkimi“ , Zvicër, 1995); monografinë „Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në lëvizjen ilegale“ (Shoqata e të Burgosurve Politikë, Prishtinë, 2001); monografinë „Shoqata Kulturore Shqiptare „Mëmëdheu“ e St. Galenit“ (St. Galen, 2002), „Vallet në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar“, botim në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze (Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër“ (Aarau, 2008) dhe monografinë kushtuar dëshmorit të kombit Xhemajl Fetahaj „Këtu jam për t’i luftuar armiqët“, (Shoqata e të Burgosurve Politikë, Prishtinë, 2013)
Ka marrë pjesë në konferencën shkencore në dyzetvjetorin e demonstratave të vitit 1968, në Prishtinë, në nëntor të vitit 2008 me kumtesën „Shtypi i mërgatës shqiptare pas vitit 1968 dhe roli i tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës“, në konferencën shkencore në tridhjetëvjetorin e demonstratave të vitit 1981, në qershor të vitit 2011 në Prishtinë, me kumtesën „Kosova dhe shqiptarët në shtypin gjermanfolës të vitit 1981“ në konferencën shkencore me rastin e 50-vjetorit të „Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ në dhjetor të vitit 2013 në Prishtinë, si dhe në simpoziumin në Zürich dhe në Prishtinë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit me kumtesën „Adem Demaçi në burgun e Stara Gradishkës në periudhën dhjetor 1982 – nëntor 1986“.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

(Përgatiti: Kadri Rexha)

Fotografia e Kadri Rexhaj

The post Adem Demaçi – “Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës” appeared first on .


“Kisha pravosllave serbe”në Prishtinë-Muze i holokaustit shqiptar!

$
0
0

fahriu-duke-folFahri XHARRA 18.02.15 , Gjakovë

“Nese demtohet kisha serbe ne kampusin e universitetit, nese protestohet kunder asaj kishe, dëm më i madh nuk mund t’i bëhet Kosovës dhe, ndihmë më e madhe nuk mund t’i bëhet Serbisë. Kisha urren edhe Kalifati dhe mediat do ta ndërlidhin me rastet atje! Mençuria vetme, është të ngulet këmbë (e kam thënë edhe para disa viteve) që ajo kishë të shndërrohet në Muze të Kosovës. Ajo kishë është e Millosheviqit dhe të sillen materiale të veprave të tij. ( Kështu mendon Lis Bukuroca , me te cilin pajtohem ,lexoni shkrimin më poshtë )

Së pari objekti në fjalë nuk është kishë , sepse nuk i ka elementet që e vërtetojnë këte. Nëse ne e dijmë se çka donin serbët , ndërtesa e pa përfunduar nuk e plotëson fundin e dëshirës së tyre. Ata mendonin që me shqiptar të Kosovës çdo gjë përfundoi dhe menduan që me ndërtimet e “kishave” të reja pravosllave t`i legjitimojnë dhe ato të vjetrat që ishi të gjitha shqiptare , si të vetat. Atyre me orientimin tonë të pa menduar mirë , po iu ndihmojmë që të dalin para botes se janë të parët e kësaj ane , sepse ne gojë e me shkrim po themi që historia e jonë fillon pas shekullit të 16-të.
Por bota e civilizuar vepron ndryshe , ata nuk humbin asgjë nga kujtesa : “Muzeumi në territorin e ish-kazermës Dosin në qytezën belge Mechelen në veri të Brukselit, ku në kohën e pushtimit gjerman kalonin trenat për në kampet e shfarrosjes, hapi portat për publikun të shtunën (01.12.2012). Ekspozita synon të nxjerrë në pah se si njerëzit u detyruan të përjashtojnë e madje të shfarrosin njerëz të dhe grupe njerëzish të tjerë.
Kampi SS i grumbullimit midis viteve 1942 – 1944 ishte epiqendra e deportimit të organizuar nga gjermanët nga Belgjika dhe veriu i Francës. Vetëm prej këtej, sipas të dhënave të muzeut, janë deportuar për në Aushvic-Birkenau rreth 25.500 hebrej dhe rreth 350 sinti e romë, shumica e të cilëve u vranë.( http://www.dw.de/muzeu-i-holokaustit-dhe -drejtat-e-njeriut )
Po shkruhet :”Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” (“Shën Nikolla”) e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit të Millosheviçit, shumë herë është bërë temë diskutimi, herë për ndërtimin e imponuar nga regjimi, e herë për ndërtimin e paligjshëm.
Përderisa shumë shpesh është thënë se ajo duhet të rrënohet për shkak se nuk është e legalizuar, fati përfundimtar i saj do të vendoset pas pesë shkurtit. Nëse askush nuk aplikon për regjistrimin e këtij objekti, pas këtij afat, ai do të trajtohet si të gjitha objektet e tjera.”
Ky objekt ka dhe një problem tjetër. Për të paraqitur kërkesën për regjistrim, sipas nenit 16 të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me numër 04/L-188, Kisha Ortodokse duhet të ketë të bashkangjitur edhe pëlqimin e Universitetit të Prishtinës.
“Nëse aplikuesi i një njësie të ndërtuar pa leje në një ndërtesë në bashkëpronësi të ndërtuar me leje, paraqet një kërkesë për t’u përfshirë në regjistrin komunal të ndërtimeve pa leje, aplikacionit duhet ti bashkëngjitet pëlqimi i pronarëve i cili duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente”, thuhet në këtë nen. Ok , shumë mirë .
Por pse të rrëzohet . Pse nuk e bëjmë një muze , muze të holokaustit shqiptar ? A kemi fakte? Sa të duam, Kemi artistë , kemi arkitekta, kemi ide dhe ajo më e madhja e kemi ende të freskët luftën , masakrat, dhunime dhe përdhunimet A mjafttojnë këto për një muze ?

“Kisha ortodokse serbe shume e brengosur per fatin e njerezve dhe popave te tyre ne Kosove e Metohi. Para disa ditesh ne Kongresin amerikan eshte promovue monografija “Trashigemija e Krishterimit ne Kosove e Metohi: Qendra historike e shpirtnore e popullit serb” e zgjeruar dhe e plotesuar me nje botim libri ne anglisht dhe disa prkthyes kerkonin qe te ndalet shkatrrimi dhe demolimi i faltoreve ne Kosove e Metohi dhe qe te mbrohen manastiret e kishat serbe -lajmronte ABC NEWS dhe gazeta New York Post.
Libri eshte paraqitur ne biblioteken e Kongresit amerikan neWashington dhe ne promovim e ati libri Haris Grant udheheqesi i paraleles per librin e Evropes tha se eshte ndere per biblioteken ta kete nje liber te rralle kulturore te monografise historike te krishterimit serb. Publikimi i ketij libri me pare qenka bere ne Univerzitetin e Beogradit ne institutit Hierarhise se Kishes Ortodokse per Ballkan.”
Si t`i kundërvehemi kësaj ?
Historikisht shqiptarët nuk kanë rrënuar objekte të kultit,e aq më pak ato të kultit të krishter të cilat janë pushtuar dhe uzurpuar nga të ardhurit e më vonëshëm , shumë të vonëshem historikisht .. ATO ISHIN DARDANE..
Historia e jonë nuk fillon në shek 15, as 16 -të epokës së re , por dikur më herët kur “ lindi dielli dhe hëna “(Dhimiter Pilika ) .
Prandaj ndërtimi i një muzeu të holokaustit shqiptar nga serbet , më së i nevojëshëm.
Por së pari , muze!kishate-univers-prisht

The post “Kisha pravosllave serbe”në Prishtinë-Muze i holokaustit shqiptar! appeared first on .

MEREMETIM… Nga: Robert Shkurti

$
0
0

robert-shkurtiMEREMETIM

Ç’është dashuria do të thoni ju?
Unë do të thoja një kështjellë e ngritur
nga dy njerëz me materie të pastër zemre.
Janë të shumtë elementët për ta ngritur atë.
Kështjella do gurë të fortë, rërë të ëmbël, hekura,
guralecë me shkëlqim diamantesh, plloça të lëpira,
dërrasa të pakalbura, gozhdë që s’të shpojnë,
uj qelibar malesh, nakatosur me bar të njomë,
lule të freskëta me aromë, mbledhur fushave rinore.
Ajo do ruajtur nga tërmetet,
të mos dridhet, të mos tundet.

I keni provuar ndonjëherë dridhjet e gjunjëve?
Ndaj i do gurët e fortë,
të mos dridhet si këmbët e urave pas një tsunami. Po hekurat përse i duhen?
I keni provuar rrahjet e zemrës që, kur çmendet,
kërkon të fluturojë nga kafazi i eshtrave?
Ndaj duhen hekurat,
që ta mbajnë të kyçur e të lidhur me mishin,
që të mos shtegtojë mbi detra të trazuar.
Po duart e qullura?
Sikur të kishin shtrydhur retë
dhe shirat e zemrës të mos ndalonin së rrjedhuri.
Ndaj duhen plloçat e lëpira, që uji të shkasë
e të mos lagë ndenjat e holla e të nxehta të shpirtit.

I keni parë sytë
që ndrijnë si vetëtimat në qiellin e grisur?
Ndaj rrufetë bien dhe ngulen mbi kështjellë,
si shigjetat në mishin e butë të zemrës.

Po fytin e tharë?
Njëlloj si të ndodheshit në një shkretëtirë
dhe, papritmas, t’ju shfaqet oazi i dëshiruar.
Po gojën e mekur?
Njëlloj sikur t’ju kenë vënë para trekëmbëshit
dhe litari t’ju mbledhë e përkëdhelë fytin.

Do të thoni:
– Ja, e ndërtove. Po më pas?
Ajo nuk qëndron gjithmonë e re.
Elementët që e thurën,
fillojnë ta hanë dhe ta gërryejnë atë.
Uji ndotet, hekurat ndryshken, gurët plasin,
plloçat hollohen, bie suvaja,
dërrasat kalben, bari zverdhet, lulet vyshken …

– Po si t’ia bëjmë?
Si ta mbrojmë kështjellën
nga elementët e rrezikshëm atmosferikë?
Eh, këtu ka një sekret.
Kështjella do meremetuar, se bie.
Po ra, të zë brenda dhe s’ka shpëtim.
Ndaj, duhet meremetim!
Ashtu bëj unë.
Ia laj ujin me ilaç zemre.
Ia çndryshk hekurat me limfë shpirti.
Ia lëmoj plloçat me gjuhë.
Gurët e plasur ia ngjes me mjaltë nga luzma.
Ia lidh hekurat me litarë lotësh malli.
Ia thur eshtrat e kraharorit,
siç thuren penjtë në avlëmend.

Tymin e djegur të kohës,
dalë nga oxhaqet e nxirë të sherrit,
e shndërroj në flakë zjarri, tek djeg zemrat nga malli.
E rrethoj me gjelbërim kështjellën
dhe, në kopshtin e saj,
mbjell lule me erë mirësie. Shpirtin e vesh me mëndafsh qetësie.
Kështu e ruaj kështjellën unë,
tek e meremetoj.

Shkëputur nga vëllimi poetik
“Ajër shprese”

The post MEREMETIM… Nga: Robert Shkurti appeared first on .

E MIRA E DARDANISË – DORËHEQJA E THAÇIT DHE E MUSTAFËS

$
0
0

Koment nga Afrim Caka Gjakove.afrim-zyre

O atdheu im i shenjtë, vetëm ti me ke degjuar!
Si në çdo kohë, që nga lashtësia jemi ushqyer nga heronjtë tanë. Mendoj se akoma duhet të ushqehemi nga relindasit tanë. Rrafshi i Dukagjinit është gjaku im që nuk falet.
• • • • •

Ne nuk po e mësojmë dot elementaren sepse nuk guxojmë me të thejshtën të përballemi nga përulja.
Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur dhe të çmendurit të aftë për pushtet. Aty ku analfabetët shesin e shkruajnë historinë e kufijve. Aty lu ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkija, korrupsioni është gjëndje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen sepse për të tashmen nuk kemi të drejtë të vendos populli!
Për këtë arsye, unë si shqiptar dhe si frymë gjakovari kërkoj që presidenti i Dardanisë Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa të japinë dorëheqje sa më parë. E mira e Dardanisë ka kërkuar që dorëheqjen ta kishit dhënë më herët.
Disa thonë se po tregohemi zemërdhembshur ndaj zullumçarëve tanë endacakë, të cilët i lutën Zotin me një shqipe të çaluar, do të ishte njësoj sikur t‘ju jepje armët në dorë, se do të shihnim me sy coptime dhe vrasje të reja si ato në Gjakovë, në Burgun e Dubravës, Meje e Korenicë, Izbicë, Reçakë etj… Edhe në këtë shekull kërcënon rreziku real që çështja shqiptare t’i flijojet iluzionit demokratik, paqes dhe stabilitet mbarë shqiptarë. Këtë nuk kam si ta di unë, sepse nuk jam profet. Por, më duket arsyetim i logjikshëm të themi:
“Këta zullumçarë ngritën krye kur populli nuk sollë keq, do të ngrënë krye përseri edhe kur t’u bëjmë mirë?”.

Do të doja të merrja guximin të ftoja ata që janë në krye të qeverisë dhe ata që janë lindur për të drejtuar, të shqyrtojnë me maturi nëse nuk duhet pasur vërtet frikë se mosmirësia ndaj atdheut shkakton të njetat demonstrata e rebelime si mizoria ndaj opozitës. Nëse kjo që po ndodhë ka të ngjarë në shumë raste mundë të ndodhë si në raste të tjera dhe nëse kohët, opinioni apo ligjet kanë mbetur ende në të njëjtat gjëndje në duartë e pushtetarëve injorantë.
Pa dyshim që ashtu si drejtësia, edhe shqiptarët gjakprishur janë dehur nga fanatizmi fetar dhe të përlyer me turp. Por, a është vallë brezi i sotëm po aq mizor sa etritë e tyre ndaj atdheut? Nuk kanë arritur vallë koha, përparimi i arsyes, librat e mirë të historisë dhe fisnikëria e shoqërisë të ndikojnë edhe tek “udhëheqësit shqiptarë” të Dardanisë? Po ne, si është e mundur nuk e vemë dot re që shtatëmbëdhjetë vjetët e fundit pothuajse jo gjithë shqiptarët nuk kanë ndryshuar fytyrë e as ngjyrë?

Pushtetarët janë forcuar ngado, ndërkohë që zakonët e korrupsionit janë përmirësuar dukshëm. Përveç kësaj, edhe politika klanore e mbështetur nga “policë” të shumtë në numër e në gatishmeri për gjithçka, në rrahje e arrestime, na jep “siguri” që mos i trembemi kthimit të kohëve të vjetra nën pushtimin e shkjaut, kur policët “luftonin” me ata demonstrues, rekrutuan nxitimthi edhe policë nga ana veriore e Mitrovicës. Të tjera kohë, të tjera shqetësime. Do të ishte e pakuptimtë që sot të këpusim koka opozitarësh, sepse Veseli dikur kërkoi në parlament që opozita të “digjej në turren e druve”, sepse edhe u hoqi të drejtën për diskutime dhe i dëboi e opozitarët nga parlamenti. Kjo jo vetëm që do të ishte padrejtësi, por edhe po aq marrëzi sa të pastronte të gjithë parlamentin nga VV,ja, sepse ishin pengesë të përhapjes të një mortaje të PDK,ës e të LDK,ës.
Mos duhet ta shkretojmë Dardaninë, ashtu siç bënë trupat serbo-malazeze. Nuk mjafton vallë të pengojmë këto parti të mazhurancës të kryejnë sërish të tilla batërdi? Tërbimi që frymzojnë mendja dogmatike dhe abuzime me islamin politik dhe me kufijtë, por ishte një përpjekje për t’i hequr qafe shqiptarët, mos ndoshta për të bërë këtë të derdhet shumë gjak e do të shkaktonë po aq fatkeqësi në Dardani. Megjithatë, sot në Dardani, Shkup, Preshevë islami politik ka shkaktuar dhe shkaktojnë telashe të mëdha.

Dardania e populluar me shqiptarë mbi 90% dhe e pasuruar me dije nuk dëshirojmë të shohim shqiptarët t’i bëjnë Zotit fli për vite rresht, t’i varrosin të gjallë, të varin femrat në trekëmbësh nëse nuk dalin të mbuluara me të zeza, të lidhin fëmijët në qafën e nënave dhe t’i shohin duke dhënë shpirt bashk, t’u çajnë barkun grave shtatzëna, t’u nxjerrin fëmijët e paformuar mir. Këto i shohim dhe i gjejmë çdo ditë në analet dhe historitë e Pakistanit, Sirisë, Avganistanit, Afrikës etj. Por pa dyshim që gjëra të tilla nuk duhet të lejojmë që të ndodhin në vendin tonë. Në këtë shtetë nuk ka më “FRIKË” njeriu se debatet e shkaktuara mbi përcaktimin e fatit të kufijve tanë dhe për islamin politik nuk mund të përfundojnë me prerjen e kokës së ndonjë shqiptari.

Në Dardani, Maqedoni e Shqipëri druhet një “grindjeje” mes atdheut dhe islamit politik, që mund të shuhen nga gjaku i një konflikti me përmasa katastrofike me prerje kokash me sopatë! Zot na ruaj sikur të na shkasë goja dhe Perëndimi të ndjekë shembullin e islamit politik!!!
Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjen e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të traditës e historisë, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë.
Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi. Kjo dituri është thelbësore dhe duhet ta mbajmë në mendje kur flasim për mundesin e kalimit të botëkuptimit në realitetin praktik, në atë kombëtar.

Unë po flas vetëm në interes të kombi tim dhe ndërkohë nuk e respektoj islamin pilitik, nëpërmjet këtij shkrimi dëshiroj të mirën fizike dhe morale të shoqërisë shqiptare. I lutem çdo lëxuesi të paanshëm që këto të vërteta t’i peshojë mirë, t’i ndreqë dhe t’i përhapë. Lëxuesit e vëmendshëm që i shprehin lirshëm mendimet e tyre, shkojnë gjithnjë më larg se ky shkrim…

Fotografia e Afrim Caka

The post E MIRA E DARDANISË – DORËHEQJA E THAÇIT DHE E MUSTAFËS appeared first on .

Nje histori e dhimbshme e femres se pare shqiptare Avokate, Erifili Bezhani.. Nga cikli: Ata qe vuajten terrin komunist

$
0
0

Nje histori e dhimbshme e femres se pare shqiptare Avokate, Erifili Bezhani:  Qe mbeti ne sallen e operacionit, por per fisin, mbeti enigme: ishte fat i keq, apo vrasje?

erifili-bezhani

Erifili Bezhani, avokatja e parë shqiptare, që ushtroi profesionin e vet në Marsejë, Francë

Portreti i Erifili Bezhanit, vajza e tezes së tim eti, në vitet e fëmijërisë sime të hershme, në imazhin e përftuar ashtu, vjedhurazi bisedave të kujdesshme të të medhenjve, ishte thuajse i pakapshëm. Shkolluar në Greqi, e më pas në Francë, fotografitë e Erifilit në albumet e familjes më ofronin imazhin e personazhit magjepsës të tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne, të vegjëlve, mbremjeve të gushtit, buzë detit, në lagjen Skelë, në Vlorë në mes të viteve 60-të. Vizioni i kalorëses së shkëlqyer, që rrugën nga lagja Goricë, ku banonte gjyshja, deri në Kala tek tezja në Berat, e merrte me gallop të shpejtë, shumë ndryshe nga vajzat e tjera të së njejtës moshë, më afronin zanën e bukur të përrallave.
Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova të merrja pjesë në bisedat e më të mëdhenjve, portreti i Erifilit u paraqit ashtu, sic ishte në të vërtetë: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, që u thyen në mes papritur, për një shkak shumë të pakuptimtë: kundërvënia e shtetit ndaj koncepteve, përpjekje intelektuale të saj për shoqëri demokratike të vërtetë në Shqipëri.
Me jetën e Erifili Bezhanit lidhen histori të spikatura karakteresh shqiptare, por shumë të dhimbshme dhe tragjike në familje me prejardhje të hershme intelektuale.
Të tilla janë jetët e fëmijëve të Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir i familjes së njohur Bezhani, familje e pasur, me aktivitet tregtar eksport-import në Vlorë, Greqi, Itali deri në Egjyptin e largët. Bezhanët njihen në historinë e zhvillimit të tregut financiar shqiptar, pasi që nga viti 1850 hapën të parën bankë private në Shqipëri, e njohur fillimisht si “Banka Pandeli & Lefter Bezhani”. Ndërsa Amalia Kolea ishte vajza e vogël e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, përfaqësues i Monopolit francez të duhaneve “La Regie Des Tabac” në perandorinë Otomane në teritorin Shqipëri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qënë poete, e para vajzë shqiptare, e cila ka botuar poezitë e saj në revistën “Bleta Shqiptare”, botim i komunitetit shqiptar të Misirit në Egjypt, në fund të shekullit XIX, kur jetonte me të vëllanë, patriotin Sotir Kolea.
E mbetur e ve shpejt, në vitin 1918, Amalia Bezhani me mëncuri të vecantë, jo vetëm që drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtë vendit, por u kujdes për shkollimin sa më të mirë të 3 fëmijëve. Ndërsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan në universitetet e Francës, djali Aleko studjoi për Ekonomi në Romë, Itali në mes të viteve 30-të. Për të tre, ushtrimi i profesionit në vendlindje, bashkë me idealin për të ndryshuar dhe përmirësuar bashkë me jetën, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndërprenë në moshën më produktive me ardhjen e PKSH-së në fuqi.

Kush ishte Erifili Bezhani

Erifili Bezhani lindi në Vlorë në 16.11.1910. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e ëma, dërgohet për shkollim në Korfuz. Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkon në Francë me të motrën, ku studjon fillimisht për Letërsi Frenge dhe më pas kryen studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, në 1939. Vazhdon me studime të mëtejshme deri sa merr edhe “Licenciee en Droit”. Ushtron 2 vjet profesionin e avokates në Marsejë, në vitet 1941-42, ku fejohet me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fakeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si “Profesore e D’Etudes Francaises “në të njejtin Universitet, Erifili Bezhani lë pas gjithcka dhe e shoqëron atë për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër i vitit 1943, kur dy motrat zbritën në Portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës, deri në vdekje.
Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944 vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qëndër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të clirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.
Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të verteta demokratike.
“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demokrateve, social-demokratët, etj.
Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj.
Andromaqi Nocka, kujtonte:” Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu sic duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitër Paskon, u ulëm në një lokal dhe të dy, mbaj mënd që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë Erifili, nuk më tërhoqi vëmëndjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte cdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili, ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdimisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur, që shoqëronte argumentat rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”.
Për guximin dhe burrërinë që e kakrakterizonte Erifilin, ish-i dënuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lënë këtë kujtim:” Mes viteve 1945-46 një përfaqësues anglez bëri një takim me inteligjencën e Tiranës dhe mes të tjerave, tha :”Ne Shqipërinë nuk do ta lëmë në duart e komunistëve”. Në atë moment ndërhyri Erifili Bezhani duke thënë :”Shikoni Egjyptin që po ju rrëshqet nga duart, sa për fatin e Shqipërisë, ai është përcaktuar tashmë”. “Kush jeni ju zonjë ?”, e pyeti anglezi. “Jam një grua shqiptare”, ju përgjigj Erifili Bezhani”.
Në 16 Maj,1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi i vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në të 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerëzore. Ish i burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ” Erifili u dënua pothuajse në të njetjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 femrat e para që u futën në burgun ferr të Burrelit. Më vonë erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”.
Drita Kosturi në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burrgun e Burrelit, përmënd qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit:”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra, të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frida Sadedini e mjaft të tjera”.
Në Nëntor, 1951, kur vuante burgimin në Burrel, emri i Erifili Bezhanit përfshihet në listat e amnistisë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, falë ndërhyrjes së miqve të vjetër të familjes si Hysni Kapo, por edhe sepse familja e saj kishte mbështetur financiarisht luftën Nacional-Clirimtare.
Që nga kjo kohë dhe deri në vdekje, nis etapa e dytë e mundimeve të Erifili Bezhanit për mbijetesë, me shumë mundime poshtërime dhe privime.
Në vitin 1952, pas shumë ndërhyrje miqsh, hyn në Kolektivin e Avokatëve të Tiranës ku nis punën si e para femër avokate. Im atë, Thoma Haxhistasa, avokat i diplomuar në Firence në fundvitet 30-të, djalë teze me Erifili Bezhanin, kujtonte:”Erifili ishte ato vite e vetmja avokate femër në punë. Si femër, dallohej për qetësi, burrëri dhe elokuencë të shkëlqyer, ndërsa si profesioniste, ndiqte vijën e ashpër të logjikës juridike në argumentimin e fakteve dhe provave. Falë aftësive intelektuale të lindur dhe të kultivuar me finesë, të forcës së brendshme të vecantë, dinte të bënte mbrojtje të pakundershtueshme. Brenda 1 viti në punë, u bë ndër avokatet më të kërkuara në Kolegjin e Avokatëve në Tiranë nga klientët. Në atë kohë u shfaqën hapur xhelozitë profesionale tek pjesa më maskiliste e kolegëve burra, që nuk mund ta konkurronin as profesionalisht».
Punoi vetëm një vit si avokate, pasi e përjashtojnë nga puna me motivacionin “e pa denjë dhe e pa zonja”. Mban datën 13 Tetor,1953 Promemorja, që e para avokate femër, tepër e fyer, por edhe me krenari të vecantë, i drejton Këshillit Mbikqyrës të Avokatisë, ku me argumente llogjikë, kundërshton vendimin për përjashtimin nga puna, duke kërkuar që të dëgjohet mbrojtja e saj:
” Unë nuk jam e paaftë! Aftësia dhe zotësia ime provohet prej sukseseve që kam pasur unë në punë, suksese morale dhe materiale. Kurrë nuk më është tërhequr vërejtja për punën time, për studimin e dosjeve, për përgatitjen e mbrojtjes, paraqitjen e provave. …Prej punës sime, të gjitha paditë kanë ardhur në preferim nga njerëz të panjohur, të cilët nuk dinë as emrin tim, por vijnë e kërkojnë në Kolektivë “avokaten e trashë”… Përvec punës sime si avokate, kam punuar edhe për Ministrinë, pasi të gjitha përkthimet prej shqipes në frengjisht, i kam bërë unë jashtë orarit të punës dhe pa asnjë shpërblim. Gjithashtu jashtë orarit të punës, kam bërë edhe përkthime prej gjuhës ruse në shqip, prej nga ka përfituar e gjithë Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, që ka trajtë me të drejtën e trashëgimit. … Unë nuk jam e padenjë! Përsa i përket moralitetit, mua më njohin shumë dhe të gjithë e dinë se kam kaluar një jetë austere dhe monastike, një jetë të pastër dhe të qetë, kushtuar vetëm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollën më të vogël në këtë pikë. Përsa i përket cështjeve politike, unë vërtetë kam qënë në burg, por në kolektivat e avokatëve të Shqipërisë janë të shumtë ata që kanë qënë nëpër burgje për faje shumë më të mëdha se faji im, sepse unë me regjimet e së kaluarës nuk kam pasur asnjë lidhje dhe me okupatorët, jo vetëm që nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me të gjitha fuqitë e mia moralisht dhe materialisht Lëvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti më rehabilitoi duke më kthyer të gjitha të drejtat, edhe të votës, nuk ka asnjë arsye që të më ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjësi i Kolektivës …u kishte thënë disa kolegëve se unë u përjashtova se nuk kam triskën e Frontit…”.
Erifili Bezhanit nuk j’u dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjecare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që i dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi në vendlindje rregjimi komunist.
Përpjekjet për t’u rifutur në Drejtësi, Erifili Bezhani nuk i rreshti deri në fund të jetës së vet. Në familjen Bezhani ruhet edhe një letër e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik i vjetër i familjes, ku i kërkon marrjen e triskave të Frontit për vete, mëmën dhe motrën dhe rifutjen në punë si avokate.
Pas përvojës së tmershme të burgjeve komuniste, aspak e frikësuar, por krenare, Erifili Bezhani nuk nguroi t’i drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke i vënë në dukje të vërtetën e familjes Bezhani për ndihmën materiale për luftën Nacional-Clirimtare si dhe aftësinë e saj profesionale si avokatja, që nuk humbi asnjë proces gjyqësor gjatë ushtrimit të profesionit:”…Unë dua që ju ta dini cështjen mirë, se nuk vij tek ju si mik i familjes për të kërkuar një favor, por si udhëheqës për t’i kërkuar që të ushtrojë influencën e Tij me qëllim që të më jepen të drejtat që më takojnë në bazë të ligjeve të pushtetit popullor…”.
Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidhi kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mëncurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave.
Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Pas burgimit të saj, familjen e Erifilit, nënën dhe motrën, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin në një vilë dhe i cuan në bodrumet plot lagështirë të një shtëpie të vjetër në Lagjen 1 Maj, rruga “4 Dëshmorët”, Nr.36, në një dhomë të vetme, ku me komshinjtë e tjerë përdornin të njejtin korridor si vend për gatim dhe një cezme të vetme. Njëri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por që për militantizëm komunist dinte të bënte shumë mirë luftën e klasave, i shqetësonte vazhdimisht, deri sa në mes të vitit 1958, nuk i lejoi më të përdornin as cezmën, as vendin e gatimit. E ndjerë e privuar deri në poshtërim, Erifili Bezhani, pas shumë ankesash zyrtare në organet e pushtetit lokal, që ranë në vesh të shurdhët, nuk mundi ta përballojë atë dhe e hodhi në gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë!
Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencë dhe në operim e sipër, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytë në në sallën e operacionit në spitalin e Tiranës. Erifili Bezhani. Ishte vetëm 49 vjec, avokate, e diplomuar për Drejtësi në francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si rrallë pak femra të shkolluara jashtë vendit.
Përvecse kontributit si intelektuale në vendosjen e demokracisë pluraliste perëndimore në Shqipëri, apo dënimit politik dhe burgimit si shumë të tjerë, Erifili Bezhani vlen të kujtohet dhe njihet si shembull i rrallë emancipimi për brezin femëror shqiptar të viteve 30-të.

 Kush ishte Erifili Bezhani.

Mbaroi shkollen , Kolegjin Katolik ne Korfuz, mbrojti gjuhen frenge ne Athine dhe studioi ne Montpelie, France ku u Diplomua per Drejtesi. Mbrojti Doktoraturen per Kriminalistike ne Paris. Ne vitet 1942-43 u rikthye ne Shqiperi. U denua me 20 vjete burg me Grupin e Deputeteve. Kishte pergatitur programin e Partise Social-Demokratike. Ju fal pjeserisht denimi, vdiq  ne moshen 53 vjecare. Ishte poliglote, njihte mire gjuhet greke, italiane, frenge , ne burgun e Burrelit mesoi gjuhen ruse. Ne burgun e Burrelit ishin kater femrat e para qe shkuan, Musine Kokalari, Shega Kelcyra, e bija e Qazim Koculit dheErifili Bezhani. Perketheu nga Rusishtja literature juridike qe u botua ne revistat e kohes, natyrisht pa e shkruar emrin e perkethyeses .

Shkruan: Nini Nanonini-nano

The post Nje histori e dhimbshme e femres se pare shqiptare Avokate, Erifili Bezhani.. Nga cikli: Ata qe vuajten terrin komunist appeared first on .

Debore e marrè! Nga: Romeo Gegushi

$
0
0

Debore e marrè!

DEBORA NE KORCE - Rruget e qytetit te Korces, te cilat jane mbuluar nga reshjet e debores. Korca eshte perfshire nga temperatura te uleta deri ne -7 grade.

U mbyllen rruget ,nuk vij dot
Debore e bardhe,e mallkuar
Ku shtyhet vetem, fare kot
Prej shpirtit i larguar?

Nuk prisje dot edhe nje dite
Sa buzet t’i puthja serish?
Me solle terr kur prisja drite
Dhe terrin si mund ta prish?

Po kisha blere dhe nje dhurate
T’ia çoja asaj qe me pret
Perse ma bere diten nate
Perse moj e bardhe po me vret?

Sikur ta dije brengen time
Dhe mallin qe ftoh porsi ti
Me dhe goditjen fiks pas shpine
Me trete,me shkrive si qiri!

M’i mbylle rruget ,dot nuk shkoj
Dhuraten e mbylla ne sirtar
Zjarrin qe ndeza ,dot s’e ndaloj
Debore e çmendur,e marre!!

The post Debore e marrè! Nga: Romeo Gegushi appeared first on .

Kush e mashtroi fshatin shqiptar ?

$
0
0

Kush e mashtroi fshatin shqiptar ?

Kush e mashtroi fshatin shqiptar ?

“ Shqiptarët  janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptarë i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk  “- kështu i këshillonte serbët Vuk  Karaxhiqi në kohën e formimit të shtetit serb .

Në librin “ O arnautima “ të Aleksa Gj. Bogosavljeviqit përveq tjerash  ,vazhdohet me përshkrimin tonë të jetës në fise, hakmarrjen sidomos tek shqiptarët ortodoksë të Kosovës dhe Shqipërisë Veriore (vëllezërit tanë, si e thotë autori): Përshkruhet se tek shqiptarët sidomos të fshatrave, kihet shumë kujdes në martesat ndër fisnore që ato mos të ndodhin. Kurse në faqen 20, ceket se shumica e shqiptarëve edhe nëpër katunde e pinë rakinë dhe verën por  nuk dehen, nuk njihen me shprehinë e të dehurve.
Kurse për gjuhën shqipe thotë se është e veçantë dhe nuk ka asnjë lidhshmëri me ndonjë gjuhë të gjallë.

Lexoni , se si e shihnin serbët të vërtetën tonë : “Tek shqiptarët myslimanë bëhet synetia, por nëpër fshatra ndodh që të mbesin pa atë ceremonial edhe nga 3-4vjet në mungesë të hoxhës, por edhe kur t`iu vjen rradha, të rinjtë rriten dhe ikin nëpër male për t’u mëshefur se iu vjen marre, dhe kështu mbesin të pasynetuar.” “Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre-katër pleq e kryejnë faljen kurse të rinjtë në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat, në atë kohë luajnë me armë duke treguar aftësitë e tyre. Arma  për shqiptarët është diçka që nuk guxon t`iu mungoj”. Flitet më tej për  besën dhe hakmarrjen.  (“O arnautima” Aleksa Gj. Bogosavljeviç, 1897)

Një gjë që e brengos autorin Bogosavljeviç  është që shqiptarët pa dallim feje e  mbrojnë njëri-tjetrin e posaqërisht ata të fshatit. Sa e madhe për ne ! dhe shkruan :

Arnautu div junaka                             Shqiptar trim i pa mposhtur

Zlo ti se sa svih strana sprema,         E keqja t’përgatitet në të gjitha anët

Al u krvi junaçkoj mu                        Por në gjakun tënd trim

Baš ni kapi turske nema                   Asnjë pike të turkut s’ka .

 

mashtrimi-2

Serbët e dinin që me mentalitetin e qyteteve ( iu thënçin qytete) të Kosovës e kanë më lehtë; e njohur edhe historikisht se në qytete “ flitej “ me gjuhen e pushtuesit. Por halli ishte me fshatrat;
metodat e dhunës ishin pak të suksesshme dhe duhej vepruar ndryshe, provohej me anën e fesë , hoxhallarëve të shitur ,por prapë e kotë :” .”“Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre-katër pleq e kryejnë faljen kurse të rinjtë në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat, në atë kohë luajnë me armë duke treguar aftësitë e tyre. ( nga  “O aranutima” )

(Mallkimi i Teutës vazhdoi te na ndjeke nder shekuj. Iliret u robëruan nga romaket, pastaj nga bizantinet, shekuj me radhe mbeten nen Car Dushanin, nen Perandorinë Osmane, nen serbet e bullgaret pas vitit 1912, nen Serbinë pas vitit 1918, nen Jugosllavinë pas vitit 1945 dhe përsëri nen sllavet pas vitit 1990. Sa i rende e i gjate paska qene ky mallkim (Ilmi Veliu: Vetëm shqiptarëve u përsëritet historia ) ).

mashtrimi-3

“Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. “ ( kjo i ndodhi fshatit )
“ Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar”

Një nga shembujt për t`u përmendur “Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?

E shihni që është dhe ishte direktiva serbe , të gjunjëzohet fshati , se me qytetin e kanë më lehtë.
Gani Mehmetaj shkruan :  “Nëpër katunde e myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.”

Qëllimi serb është arritur; edhe në fshatrat më të largëta edhe aty ku as turku nuk ka qenë i interesuar të ndërton xhami , mafia islamike  e realizoi shpuarjen  e qiellit.

 

The post Kush e mashtroi fshatin shqiptar ? appeared first on .

KUSH MUND TË IMAGJINONTE NJË PUSHTET NË IDETË E NJË DINASTIE PRONTO ME NJERËZ TË DEGJENERUAR

$
0
0

KUSH MUND TË IMAGJINONTE NJË PUSHTET NË IDETË E NJË DINASTIE PRONTO ME NJERËZ TË DEGJENERUAR

Koment nga: Afrim Caka Gjakove.afrimi-me-qeleshe

Në të gjitha ngjarjet e vjetra e të reja ka gjithmonë një anë të këndshme. Veç kur dëgjoj për pronton prej balte, mua më rrëqethet mishtë e trupit. Te këta njerëz mbaron çdo dritë dhe nis tmerri i zi. Pak më parë mendoja: Nga ç’zona të pashpresa malesh, gropash e kohërash kishin dalë, vallë, këta gomerë të zinj? Këta u pollën në kohën tonë, vetëm zakonin e të huajit e moren andej, sepse janë zakone ato që zakonisht nuk merren hua, por vetëm vidhen. Njeriu që i fyen gomerët duhej dënuar në menyrë të mënxyrshme, ashtu siç ishte e mënxyrshme poshtërsia e tyre.

– Epoka që bën ministër, kryeministër apo kryetar gomarin, gullashin, suxhukun e përpeqin, më fal Grabovcin kryeshef të shefave?
– Oh, ç’zezonë! Ҫ’njerëz të ndyrë dhe ç’fat i zi!
– Mos, vallë, Allahu deshti të na jepte një qeveri të nëmur?
– E pse jo? Ne nuk e meritojmë një fat më të mirë se çfarë e kemi!
– Xhavit Haliti, unë nuk flas për pronton, sepse Grabovcin e kam shok të dallavereve!!!
– Z. Veseli, veprimet e PDK,ës janë veprime kriminale të vetëdijshme? Ti je viktima e dytë e hiçit, e sundimit dhe e diktaturës së Thaçit.
– Veseli: “Grabovci dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike”.
– Grabovci do t’i përgjigjet drejtësisë!!! Cilës drejtësi…?
– Veseli: Rrallë ka politikanë të tillë në Dardani, çfarë ka partia e PDK që japin dorëheqje? Goxha burrë ky Grabovci! Pse jo edhe ky Veseli? Pak ka. Të rrallë janë njerëzit si ju në botë, nuk ka të tjerë. Ju nuk latë gjë pa vjedhur e shantazhuar këtë shtet të udhëhequr nga ju gullashxhinjtë, suxhukxhinjtë e pilavxhinjtë…
O Zot, thashë unë. Ҫ’ndyrësirë që je! Është çudi e madhe si ia lanë PDK,ës të qeverisin edhe Prishtinën me talentë të rinj, me talente të mëdha për hajni??? S’ju mjaftuan kolltuqet, luksi, klithmat e pushtetit? Përbindësha me lekë e mish qytetesh u mësuan.
* * * *

Gabimet e të shkuarës po përseriten? Kjo është një tragjedi e madhe…!
Ka qenë pikësynimi im në këtë shkrim të gjejë një interpretim të mendimit që nuk përplaset me logjikën e njëriut të shëndosh, e konsideruar si një e dhënë primare e pashpjegueshme, por respektoj nevojën e qenësishme formale të logjikës aksiomatike dhe ndërsa kjo mban si intelegjencë natyrën e saj psikologjike si diçka në thelb aktive dhe konstruktive për kombin…
E për të gjitha këto përgjegjësinë morale e politike do ta mbajnë mbi supe bandat e klanit mafijoz nga Drenica, Prapashtica e Malisheva etj!
Klani qe ngritur pa ndihmën e popullit kurse flamuri kuq e zi kishte lindur nëpërmjet luftrave të pandërprera, kështu që flamuri i shtetit të sotëm nuk do të ketë rëndësi në ndonjë kuptim të veçantë ideologjik. Ishte tradhtia e lartë dhe skllavërimi i turpshëm i flamurit Dardanë që i bëri këto ngjyra kaq tërheqëse për pronton e partisë në pushtet, aq shumë saqë sot e nderojnë si pronën të tyre më të dashur dhe i përdorin si të tyret në parulla për heqjen e flamurit kuq e zi që dikur moti ka luftuar aq egër kundër armiqve.

Ishte e qartë se kjo politik e një regjimi të nënshtruar nga sllavët nën rrethana të turpëshme që tani nuk ishin të denjë për t’i shërbyer flamurit të Kastriotit në të cilin kishim bërë shumë sakrifica jetësh sublime, mirpo ky flamur kishte vlerë për luftën e së ardhmes me shkja e shkina. E zezë, e kuqe dhe me shqiponjën e artë, as që bëhej fjalë. Por le t’i jemi thellësisht mirënjohës fatit që na kurseu kështu me mirësjellje që të kemi flamurin më të lavdishëm të luftës e të paqës së të gjitha kohërave të bëhej zhele e poshtëruese nga rrugeqët. Pushteti i sotëm, që shet veten dhe flamurin, nuk duhet të lejohet kurrë përdorë ngjyrat e një flamuri tjetër. Bluja, e bardha dhe e verdha u pranuan, për fat të keq. Duhet shtypur ky servilizëm e tradhti. Megjithatë, jo shumë shqiptarë të ndershëm ishin gati t’i donin dhe nderonin këto ngjyra afrikane, që ishin vendosur tani në krah për krah më pronton. Në Gjakovë kishte dhe ka zgjimë kombetar… Unë me shokë kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim dhe ishte krenari me të vërtet fatlume për kombin shqiptar që e kishim flamurin më të vjetër në botë të Gjergj Kastriotit. Nga këndëvështrimi im humbja e flamurit me shkaben dy krenare është një kontrast i fortë i politikanëve tanë.

Bluja, e bardha dhe e verdha nuk u pranuan nga populli, pavarësisht tërheqjes estetike – se ishin ngjyrat e një shteti tribush afrikane, një pushtet që, për fat të keq, me qëndrimin e tij të ngushtë nuk gëzon emër të mirë ndër shqiptarë e më gjërë. Pasë këtij flamuri u tërhoqë dizajneri dhe ata të prontos. Në përgjithësi, me këto ngjyra do të ishte e vështirë të tërhiqej vemendja për të. E njëjta vlente edhe për këtë cukël afrikane me ngjyrë të bluja, e bardha dhe e verdha. Si mund ta pranojmë këtë flamur pa gjë i pa gjësë! Për sa kohë që vazhdon tërbimi kundër flamurit kuq e zi nga gjakprishurit, ky tërbim do të vazhdojë të mbajë shenjat e tij dalluese dhe nuk ka për të vjedhur kurr ato të një të shkuare te lavdishme të flamurit tonë kombetar… Ky flamur, efekti i tij në atë kohë dhe në këtë kohë do të ishte i ngjashëm me atë të një pishtari flakërues. Nacionalizmi në rritje është një faktor kryesor për popullarizimin e këtij simboli.
Flamuri i ri ishte i përshtatshëm vetëm për bosat e PDK,ës, dhe falenderoj Zotin, populli zgjodhi ngjyrat flamuri legjitim me shkaben dy krenare. Ndërsa lëvizja e PDK,ës dhe e LDK,ës që lufton sot për ta hequr qafe flamurin e Skënderbeut dhe shpalosën flamurin e tyre si simbol të këti shteti të ri.

Mua apo neve na intereson flamuri i Skënderbeut. Unë për veten time isha dhe mbetem për të mbajtur ngjyrat e vjetra të flamurit tonë kombëtar, jo vetëm sepse, si gjakovarë e mëkatar, në radhë të parë si shqiptar e ushtar i këtij flamuri që nesër mund të vdes për të. E konsideroja si një konsiderim të shenjtë, por sepse nga efekti estetik, përputheshin më shumë se çdo gjë tjetër me shijen time personale. Prandaj i hodhi poshtë të gjitha sugjerimet dhe skicat e panumërta të Murat Mehes dhe poshtuesit modernë serbë nga Broja, s’është gjë tjetër veç një fantazmë moderne e ky quhet Hashim Thaçi që propozoi këtë flamur me ngjyra te reja. Për shembull, nëse një individ i një race e përzien gjakun me anatarët e një race tjetër, rezulltati i parë është ulja e nivelit racor dhe pasëardhësit do të jenë më të dobët se njerëzit rreth tyre që e kanë ruajtur gjakun të papërzier. Kur në racën e përzier nuk ka më gjak shqiptari dhe këta hibridë vazhdojnë të kryqëzohen mes tyre ose zhduken për shkak të fuqive të pamjaftueshme rezistuese, gjë që gjatë viteve, do të formojnë një racë të re identitet ku elementët origjinalë do të jenë përzier aq shumë saqë gjurmët e tyre nuk mund të njihen më. Kështu lindë një racë tjetër e poshtër gjakhumburish…

Fotografia e Afrim Caka

The post KUSH MUND TË IMAGJINONTE NJË PUSHTET NË IDETË E NJË DINASTIE PRONTO ME NJERËZ TË DEGJENERUAR appeared first on .


Monumentet e kulturës, hapet në Berat kampi i restaurimit. Nga Mimoza Haxhialiu

$
0
0
Monumentet e kulturës, hapet në Berat kampi i restaurimitber-restaberat-resta
Për  dy javë resht një grup studentësh të fushës, profesionistë të huaj dhe vendas të trashëgimisë do të marrin pjesë në Kampin e 30-të Rajonal të Restaurimit.Kampi I restaurimeve ka zanafillën 1995 ndërsa vjen  për herë të parë  qytetin e Beratit. Në këtë kamp ka student nga shum vende të europës të fushës së arkiologjisë arkitekturës si dhe me profil restaratorë .ditën e sotme kanë prezantuar njeri tjetrin duke treguar se bashkëpunonin si një  grup I vetëm ..Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në Berat do të mund të përfitojnë dijet më të fundit në fushën e restaurimit dhe interpretimit nga ekspertë të njohur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia dhe Suedia. Gjatë orëve të paradites studentët do të marrin pjesë në leksionet e lektorëve, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të kryen punë restauruese në tri banesa në lagjen “Goricë” dhe në Kishën e Shën Triadhës në lagjen “Kala”.
 
eugeniEugen Kallfani, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Berat bënë me dije se gërshetimi i leksioneve të hapura nga lektorë të njohur me punën restauruese në terren ka si qëllim edukimin e brezave të rinjvë me fushën e trashëgimisë kulturore. Pjesa teorike dhe ajo praktike me ndërhyrjet në terren do të gërshetohen me njëra tjetrën dhe do të jenë pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy javëve, tha Kallfani. Sinkron…
“Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj”, bëri me dije
 
Nedi Petri, korrdinator i kampit.
Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen nga Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij  në partneritet me Ministrinë e Kulturës, mbështeten financiarisht nga Agjencia Ndërkombëtare.   
Berat   si një qytet I cili aderon në UNESCO  mbart përvec bukurive edhe problem të shumta .Banesat    objektet e kultit joanë qindar vjecare dhe shum prej tyre kanë shum nevojë për mirëmbajtje apo restaurime .Ndërsa dega emonumenteve të kulturës ka  bërë një sërë ndërrhyrjesh ende ka shum objekte të cilat duhen resauruarose kuruar.
Edhe organizimet e grupeve të ndryshme sic është edhe kampusit 30 Rajonal të restaurimit ka qëllimin e mirë të shërbej përvec këmbimit të përvojës por edhe ndërhyrje në mirëmbajtje në disa objekte që kanë nevojën për tu restauruar.
Më shumë se 30 studentë dhe profesionistë të rinj nga 5 vende të Ballkanit janë mbledhur në Berat, ku për dy javë do të marrin pjesë në Kampin e 30-të Rajonal të Restaurimit që do të trajtojë temën “Konservim dhe interpretim i monumenteve të kulturës”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë dijet më të fundit  në fushën e restaurim-konservimit dhe interpretimit të trashëgimisë nga ekspertë të njohur nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia, Anglia, dhe Suedia. berat-restu
Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen në partneritet me Ministrinë e Kulturës, përmes Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, si dhe mbështeten financiarisht nga sipas Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Punët gjatë Kampit Rajonal të Restaurimit do të konsistojnë në një larmishmëri projektesh restauruese si dhe punë dokumentuese-interpretuese në Kishën e Shën Triadhës dhe tri banesa historike të lagjes Goricë. Ndërhyrjet restauruese do të gërshetohen edhe me vizita studimore në pikat më tërheqëse dhe muzetë e Beratit. Kampet Rajonale të Restaurimit organizohen nga CHWB Shqipëri dhe përfaqësojnë një model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili nisi në vitin 2007 në Shqipëri dhe tani është përhapur në katër vende të tjera të Ballkanit. Objektivat kryesore të kësaj platforme edukative janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për paqe dhe demokraci, dhe për të ruajtur mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale.
Organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij“ i është dedikuar mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore prej më shumë se 20 vjetësh. Më shumë informacion për CHWB Shqipëri

The post Monumentet e kulturës, hapet në Berat kampi i restaurimit. Nga Mimoza Haxhialiu appeared first on .

Heqja e maskave, pastron skenën politike

$
0
0
Shkruan: Florim Zeqa        florim-zeqa
Heqja e maskave, pastron skenën politike
Edhe pse ka një kohë të gjatë që në Kosovë flitet për dekriminalizimin e  politikës, asgjë pozitive nuk ka levizuar në atë drejtim. Shkaktarët e stagnimit të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe dekriminalizimit janë oligarkët dhe partitë në pushtet, pasi janë të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo kjo nuk i anashkalon as partitë opozitare, pasi pothuajse të gjitha (me ndonjë përjashtim të vogël), në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura në biznese të pista”.
Për nevojën e dekriminalizimit të politikës në vazhdimësi flasin presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, përfaqësues të partive politikë, analistë të (pa)varur, ekspertë, OJQ dhe shoqëria civile.
Është iluzive të presim, nga vetë ata që janë të involvuar në veprimtari të ndryshme, korruptive dhe kriminale t’i luftojnë këto dukuri. Ndërkombëtarët janë duke i shfrytëzuar politikanët, që siç thotë populli, ata qe e kanë “bishtin e zënë me derë”, për realizimin e agjendave të tyre, e që janë duke i kushtuar shtrenjtë Kosovës.
Natyrisht, në momentin kur nuk u nevojiten më tutje, ndërkombëtarët do t’ua kthejnë shpinën këtyre kusarëve politik, sa të mjerë po aq satanik për popullatën e vuajtur të Kosovës.
Dekriminalizimi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndodhë, vetëm atëherë kur në pushtet të vie një klaë e re dhe pastër politike.
Deklarimet e rrejshme të krerëve shtetëror për dekriminalizimin janë farsë për marrjen e poenave politik nga vartësit e tyre (ndërkombëtarët), pasi ligji për dekriminalizimin e politikës pa dyshim se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, qoftë ndaj ministrave, deputetëve apo edhe vetë krerëve të shtetit, sikurse që është e kaluara e tyre kriminale dhe përgjejgjësia për veprimtaritë e tyre të jashtligjshme.
Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja, dy aleatë të fuqishëm të shtetit të Kosovës  duan të shohin një sundim të fortë të ligjit në Kosovë, pavarësisht që procesi i dekriminalizimit mund të prekë edhe vetë kokat më të larta të shtetit.
Kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizur Serbinë në Kosovë
Qytetarët e Kosovës e kanë të vështirë t’u besojnë deklarimeve të Thaçit dhe Mustafës për dekriminalizimin e politikës, dhe atë për disa arsye.
I pari, Hashim Thaçi i kaloi dy mandate e gjysmë si kryeministër i vendit, nën premtimet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
I dyti, Isa Mustafa, edhe më keq, duke e ndihmuar të parin (Hashim Thaçin) , erdhi në pushtet përmes intrigave dhe mashtrimeve deri në tradhëtimin e kauzës së përbashkët opozitare për largimin e kapësve të shtetit nga pushteti.
Andaj, për këto arsye, është rrezik që liderët shtetëror të vazhdojnë lojën me fjalë duke ndryshuar slloganin politik, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në dekriminalizim politik!
Që dekriminalizimi të mos përdoret vetëm si sllogan politik nga pushtetarët aktual, ndërkombëtarët duhet t’u vëjnë limite kohore liderëve tonë shtetëror në përmbushjen e premtimeve,…ndryshe mund t’i kalojnë mandatet politike pa bërë asgjë në atë drejtim, siq ndodhi përgjatë këtyre tetë viteve të fundit me korrupsionin në vend,…jo vetëm që nuk u luftua, muar përmasa alarmante duke u shndrruar në sindromë kancerogjene të shtetit tonë.
Prandaj, vetëm përmes një presioni të fuqishëm ndërkombëtar, mund të kemi përmirësime në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë,…mund të filloj suksesshëm procesi i gjatë i dekriminalizimit të politikës dhe depolitizimit të institucioneve të pavarura të shtetit.
Dekriminalizimi i politikës  dhe depolitizimi i i institucioneve të pavarura, janë dy procese të ndërlidhura me njëri-tjetrin,…për zbulimin e prejardhjes dhe konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiak.
Të parët, që do duhej t’i ndjejnë efektet e dekriminalizimit janë oligarkët e pushtetit (uzurpatorët e shtetit), pastaj edhe klanet politike dhe grupet mafioze brenda disa partive opozitare në vend.
Prandaj akoma më i i paqartë mbetët dekriminalizimi i politikës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar pa heqjen e maskave të politikës. Kjo është e mundur të ndoshë vetëm me bartjen e dosjeve të UDB-së nga  Beogradi në Prishtinë, ngjajshëm sikur me ato të librave kadastral dhe të gjendjes civile.
Fajtorët kryesor në çalimin e këtyre proceseve janë janë bartësit e procesit të bisedimeve, në radhë të parë ish kryeministri Thaçi, i cili i filloi bisedimet me Serbinë pa u konsultuar paraprakisht me të gjitha subjektet dhe faktorët politik vendor.
Arsyeja pse deri tani asnjëherë pala kosovare në bisedimet e Brukselit nuk kërkoi bartjen dhe hapjen e dosjeve të UDB-së, është fakti se shumë prej etërve dhe gjyshërve të pushtetarëve aktual, në të kaluarën kanë qenë bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-së jugosllave,…jo vetëm kaq, dyshohet se disa prej qeveritarëve të tanishëm ishin dhe janë akoma në shërbim të agjenturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë.
Do të ishte në interes të vendit dhe qytetarëve të vendit të bëhet sa më parë zbulimi i emrave të atyre që kanë qenë ish-bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-se, që kanë punuar në dëmë të interesave të vendit dhe bashkombasve të tyre,…pra të ndahet “shapi prej sheqeri” siq e thotë populli, në mënyrë që të bëhet diferencimi në bazë të fakteve e jo paragjykimeve, për tu liruar një herë e përgjithmonë nga njerëzit e pushtetit nën maskën e “patriotizmit”, të shndrruar në kanibal të popullatës së vet!
Heqja e dilemave dhe gjykimeve hipotetike ndaj disa personaliteteve me ndikim në politikën kosovare, është e mundur të bëhet vetëm përmes heqjes së maskave politikanëve, pra përmes hapjes së dosjeve të UDB-së,…e bërjes publike të emrave një nga një e të gjithë agjentëve shqipfolës të UDB-së, gjë e cila do të ndikonte në pastrimin e skenës politike nga gjakpirësit e rinjë të gjakut shqiptar.
Në të kundërtën, me pushtetarët e korruptuar dhe të dyshuar si bashkëpuntor të agjenturave serbe,  jo vetëm që do të rinumërojmë, rrezikojmë të rrëshqasim edhe më keq në rrjetin e skenarëve antishtetëror dhe antishqiptar serb, pasi kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizuar Serbinë në Kosovë.
Serbia, si në të kaluarën, edhe sot është duke e përdorur të njëjtën maskë, si “gogol” për shantazhimin e fytyrave politike në Kosovë!

The post Heqja e maskave, pastron skenën politike appeared first on .

‘ GRILIATA POETIKE’

$
0
0

‘ GRILIATA POETIKE’

valle-shqiponjesFlatëroi qiellit t’Veronës
krahu i bukur i shqiponjës
shkruar me vargje magjike
ndez ‘Griliatën Poetike’ !

Muzën prushëroi Griliata
farkëtoi shkronjat e arta
gjuha shqipe e gjerë sa deti
frymoi në frymë poeti!

Shpirtit muza derdhi vargun
poezit na ndezën gjakun
na rrëmbeu çdo gërm e varg
në Atdhe na çuan larg!

Flakë e këngës ndezi zemrat
zjarri i valles ngriti thembrat
derdhet aromë Shqipërie
kënga me zë shenjtërie!

Shkrepëtim e valles çame
bëri zap rrufe- tufane
flakë u ndez dheu Veronës
oh prej valles së Shqiponjës!

Skender Lazaj Trebeshina
24 maj 2016 Brescia It

The post ‘ GRILIATA POETIKE’ appeared first on .

Ne e dimë gjakun tonë se nga buron.”… (Marrë me shkurtime nga libri “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)”, faqe 43-51)

$
0
0

HIMARA ËSHTË DHE MBETET TOKË SHQIPËTARE .

petro-markoNga Petro Marko
Ne e dimë gjakun tonë se nga buron
Pra himarjotët nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtarë. Ishin
si autonomë. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua të shtoj edhe
këtë, po me keqardhje: himarjotët nuk morën pjesë siç duhej në
Luftën e Njëzetës, përveç disa patriotëve si Nase Beni, që ishte
kapedan – unë isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë kur
erdhën në bregun e fshatit luftanije greke. Shumë fshatarë u ranë
kambanave dhe thirrën: “Zito i Ellas!-Rroftë Greqia!” “Zito i
aneksartisia, zito i aftonomia!-Rroftë pavarësia, rroftë
autonomia!”. Madje u shpall nga paria njëfarë autonomie dhe
burrat shkonin e bënin rojë në Llogara. Pas pak ditësh erdhi
ushtria shqiptare dhe populli doli në xhade me raki, me
petulla,me flamuj. Therën mishra dhe hodhën valle. Po disa
arhondë nuk dolën nga shtëpitë. Në krye të ushtrisë ishin Riza
Cerova, Azis Çami e të tjerë…Ishte hera e parë që Himara
inkuadrohej në pushtetin shqiptar dhe letrat që vinin nga
mërgimtarët, nuk vinin me adresën Drimades-Himara-Epir, po
Dhërmi-Himarë-Albania…
Shkollat ishin greke. Disa mësues patriotë, si Naqe Konomi,
Foto Vitoja, Gaqo Kaporra, Ibrahim Kushta e të tjerë, u
mblodhën në shtëpinë e mësuesit tim të parë Pavllo Vretos dhe,
me këshillat, udhëzimet e ndihmat që u dha Halim Xheloja,
shkolla u bë shqipe. Bënim edhe greqisht, po vetëm shkrim e
lexim me tekste greke. Halimi u dha mësuesve librat “Bagëti e
bujqësi” të Naimit, që ishin leximet e para të shqipes në shkollën
time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua të zgjatem ca. Në
shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i
kishte dërguar papa në Himarë, hapën të parën shkollë
shqipe-seminar për priftërinj në gjuhën shqipe; kjo sipas
raporteve që i dërgonin priftërinjtë bazilianë papës, një pjesë e të
cilave janë botuar (doemos ato që u interesonin atyre) të Nilo
Borgias, i cili përmbledh një pjesë të veprimtarisë së priftërinjve
unitë (bazilianë) që ndenjën në Himarë për rreth tre shekuj…
…Pyetje: -Pasi fole për shkollat shqipe, pa më thuaj pse fshati
juaj e humbi gjuhën, pse flet greqisht?
Përgjigje: – Këtë do ta zgjidhin mirë kompetentët: historianët,
gjuhëtarët. Unë jam interesuar dhe kam qenë shumë kureshtar.
Shumë shokë më kanë pyetur: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni
grekë? Të jesh i çdo kombësie, nuk është turp, por unë, para
disa vjetësh, kur isha në fshat, dhe pasi kampistët (punëtorët që
shkonin në kampin e Dhërmiut për të pushuar) më pyetën nëse
ishim shqiptarë apo grekë, u përgjigja me siguri: “Ne jemi
shqiptarë!” Më pyetën pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda,
u thashë arsyet. Të nesërmen provokova një mbledhje të gjerë
në fshat. U mbush oborri i shkollës me burra dhe me gra.
Mënjanë ishin nxënësit dhe gjithë të rinjtë, se e kishin marrë vesh
që unë do të flisja rreth temës: “Jemi shqiptarë apo jemi grekë?”
Bisedën e nisa pak a shumë kështu:
-Duhet ta dimë mirë se ç’jemi, ç’kombësi kemi, se dëgjohen
poshtë e lart fjalë se këta janë grekë, këtta nuk dinë se ç’janë!
Pra, fillojmë: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinën?…
-Familja jonë, si gjithë Gjileku, jemi krutanë. Erdhëm këtu pas
vdekjes së Skënderbeut.
-Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinën e familjes sate?
-Ne vijmë nga Tërbaçi. Këtu erdhën tre vëllezër nga Tërbaçi.
Dhe nga të tre vëllezërit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçëdhimitrët dhe
Trekot.
-Po ju, o Kostë, nga vini?
-Ne vijmë nga Velça! Jemi Tavajt, – dhe qeshi. –Ju e keni dëgjuar atë
breg-shkëmb atje lart, që quhet Trapeza ose
Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontët, si ju nga Buajt. Aty tek
Trapeza paguanin venecianët, prandaj quhet dhe sot e kësaj dite
Kont-Tava ose Trapeza…
Kështu me radhë të gjitha familjet thanë se nga rridhnin. Na doli
se vetëm një ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjinë çifute, nga
Austria. Kjo e tij është një histori e çuditshme: Një konsull i
Austro-Hungarisë, që ishte në Vlorë, dashuroi një fshatare tonën
që mblidhte myshnje në Llogara me shoqet e saj. Ky konsull
shkonte në Llogara për gjah. E pa këtë vashëz dhe u çmend pas
saj. Erdhi në Dhërmi dhe e kërkoi për grua. I thashë të ndërronte
fenë. U bë ortodoks dhe banor i fshatit…
Pra, ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse u humbëm gjuhën?
Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshet dhe gjyshët
dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë dhe këndojmë
shqip? Pse fjalët e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820
e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi
lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në
revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina
autonome që nuk njihnin as Greqinë e as Shqipërinë, , së cilës i
kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në
luftë me turkun. Erdhi koha që Himara ishin kurdoherë në luftë
me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare
mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria,
Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë.
Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e
gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të
myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kur bëheshin
operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më
përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t’u mbrojtur, siç
bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose
për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e
plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa
mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e
Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës flasin si
korfjatët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë.
Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. Tregtinë e
bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputën lidhjet me
Labërinë, me Dukatin. Greqia, që u çlirua e para, thoshte se
kudo ku janë ortodoksë janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi
antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u
thellua në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili dërgoi një
delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej. Paria e
Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë
kapedanë.
Delegatët e Ali Pashë Tepelenës e thanë mendimin dhe qëllimin e
vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
-E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i
thonë pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s’ka
ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe
Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s’na dhanë
ujë. Në na dhëntë Muhameti ujë, menjëherë bëhemi myslimanë.
Kështu i thoni pashait.
Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me
zemërim dhe tha:
-Eh, kaurët e dreqit, do të ma paguajnë! – Pastaj, duke qeshur:
-Pizevengët, janë të zgjuar, s’ke ç’thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke
pretenduar se Himara ishte krahina më heroike e Greqisë.
Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe paratë e
mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankën greke për
shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për
propagandën greke. Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar
shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues
i himarjotëve pranë carit, në Peterburg. Mësuesit dhe shpenzimet
për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit.Gjikë Bixhili
ndërtoi dhe një shkollë, që është edhe sot e kësajdite. Ne, kur
ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të
varur në klasë. Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke,
ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me
shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer
propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit
dhe sillogu vorioepirot, që merrej “me çlirimin” e Vorio Epirit,
domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion
të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte për shkollë
një…Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar
nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë (Megali
Idheja: që Greqia të bëhej e madhe duke përfshirë në kufijtë e
saj jugun e Shqipërisë dhe vende të Ballkanit ku janë
ortodoksë).
Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin
si bij të një “krahine heroike greke” me histori trimërie dhe
burrërie. Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në
Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë,
autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u
çlirua Shqipëria, me kufij të cunguar shumë, propaganda greke e
ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptare, as
greke! Kishte hedhur rrënjë të thella kjo propagandë në shpirtin
e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia. Krerë himarjotë,
si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në
krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të
përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë. Spiro Miloja ishte nga
Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë,
që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë
kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse labëria u bë
turke? E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është
armike e betuar e Turqisë, siç jemi edhe ne armiq të betuar të
turkut?
Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha
kishte. Mbaj mend unë se kishim tetë priftërinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për
himarjotët, sillogu vorioepirot ndikuan shumë për t’i bërë
himarjotët t’i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një
autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se
asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk
shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata
pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera;
në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në
Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi,
Kanada e gjetkë. Kështu që ne dinim më mirë se ku binte
Buenos Ajresi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë
emrin. Dinim se ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ia
kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi
ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na
përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqtë, që deshën
Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën
Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë
Musa Juka, duke na armiqësuar vëllë me vëlla. Familja jonë
bënte pjesë në partinë e pendëkuqve dhe mbanim në ballkon
kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na
kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea
Markoja ishte vrarë për Greqinë, Marko Jani ishte internuar nga
italianët për Greqinë e të tjera. Deshën që ne të linim shtëpinë e
të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me
pensione Athina. Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im, Jani,
i sikterisnin duke u thënë: “Andrea Markoja u vra për Himarën
dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e
shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe
mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë të
ngritur në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron.”…
(Marrë me shkurtime nga libri “Intervistë me vetveten (Retë dhe
gurët)”, faqe 43-51)

The post Ne e dimë gjakun tonë se nga buron.”… (Marrë me shkurtime nga libri “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)”, faqe 43-51) appeared first on .

Portiku hijerende i Kishes se Shen.Nikollit. Nga Paulin Zefi

$
0
0

Portiku hijerende i Kishes se Shen.Nikollit ne lokalitetin”Kfalle-Katund i vjeter'”prane qytetit antik te Rubikut ne Mirdite i cili perfaqeson nje nga deshmite e pakta monumentale qe nxjerr ne pah origjinalitetin,talentin dhe mjeshterine e trasheguar te guregdhendesve Arber….Portiku eshte punuar gjate periudhes se mesjetes se vone ose andej nga fundi i”Motit te madh te Arberit(Epoka e GJ.KASTRIOTIT)”…..Plastika dekorative dhe figurative e gurit gelqeror,saktesia gati milimetrike,simetria apo teknika shume e rafinuar me te cilen jane punuar simbolet religjioze(Kryqi-Latin)se bashku me 7-blloqet qe jane integruar ne nje menyre kaq harmonike dhe uniforme;mua,personalisht,me kane impresionuar jashtezakonisht shume gjate asaj vizite te paharrueshme ne malesine e Bulgjerit(17-tetor-2015),itinerar i tipit”Hiking”te cilit i parapriu perlustrimi i detajuar i terrenit dhe nje lutje prane kesaj Kishe-Katolike te braktisur prej shume vitesh e cila eshte harruar pothuajse nga te gjithe!!!……..portiku-i-shen-kollit

The post Portiku hijerende i Kishes se Shen.Nikollit. Nga Paulin Zefi appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>