{Vajtim ,apel ne vargje ,i nje mesuesi e krijuesi atedhetar}… Shenim i redaksise
Unë po tretem o Perëndi
në kontenjerë në këtë mjerim
fatkeqësi dhe padrejtësi,
bashkë me gruan dhe fëmijë,
këta dritë artë plotë atdhedashuri,
ne po tretemi o Perëndi në kontenjerë
ku na hodhi këtu komunë,
katërmbëdhjetë vite e përmbi,
ky vend tmerri -ferri për njerëzi,
na dëgjon dhe na sheh mirë
e dashura Perendi ndal mbi ne
këtë krim dhe buzë tragjedi,
mos na ler më në këtë kontenjerë,
mos na ler në këtë fatkeqësi,
kështu pa bukë, pa tokë dhe shtëpi,
këtu verës vapë edhe nxehtë
në pafundësi , dimrit ftohët
ku po ngrihemi bashkë me fëmijë,
vrasësit tanë tashmë janë bërë
hapur disa pushtetarë faqezi , që mbi ne
bëjnë pa ndal mjerim , vuatje dhe
padrejtësi gjëmë , pikëllim , uri thellë në liri,
gjer këtu na shpëtoi Zoti dhe
njerëz shpirt mirë me bamirësi,
shpërblej të gjithë o Perëndi.!
na larguan nga buzë tragjedi,
na shpëtuan nga uri, po ku jeni
ju komunë dhe qeveri ,? pse
ndaj nesh ju kaq mëri ? athua vallë
pse kërkuan hapur bukë rikthim
në punë edhe drejtësi, dhe shpaluam
botërisht përmbi ne padrejtësi,
ne po tretemi në liri, na sheh mirë
o Perëndi , eh sa klithma edhe lutje
ke dëgjuar qindra herë nga fëmijtë e mi,
mëshirë solle Ti për ne njerëz të mirë
me bamirësi për shpëtim të familjes sime,
që po tretet në këtë kamp mjerimi edhe nga uri,
Zoti im sjell për të gjithë ne Ti shpëtim ,
bukë, punë mirëqenje edhe drejtësi,
këtij kombi edhe atdheu shtoj pandal
si të mira dhe begati, nëpër sofra dhe shtëpi,
ndali , ndali Ti mbi ne gjithë këto padrejtësi,
që na i bëjnë disa pushtetarë të zi,
duan të na vrasin me padrejtësi dhe uri,
larg nga ne Ti këtë krim dhe barbari ,
se nuk jemi me nën pushtim as robëri,
se për kështu nuk dhanë jetë edhe gjak
mijëra të rënë për atdhe edhe liri,
ndal mbi ne gjithë këto vuatje dhe fatkeqësi,
për komb atdhe jemi thesar dashuri,
kërkojmë hapur shpëtim bukë, punë, drejtësi,
këto thirrje janë të njëjtat në vazhdimësi,
të gjitha këto i kanë degjuar që moti
si komunë edhe qeveri, por ndaj nesh
vetëm sa shtuan heshtje ,urretje dhe mëri,
s’ jemi në burgje as në robëri,
por jetojme si në ferr të zi,
nëpër kampe mjerimi ende tretemi
bashkë me fëmijë, ah e shtrenjta,
e dashura liri, rreze shprese për njerëzi,
qaj për ne , qaj për fëmijë,
eh sa rëndë është kur qanë liri ,
qanë atdheu edhe kombi përsëri.,
ndal këtë tmerr ju mbi ne ,
si komunë edhe qeveri, larg nga
kampet tërë njerëzi, ju në llukse,
ndësa ne thellë në mjerim dhe varfëri,
njerëz pa strehë, pa shtëpi,
gati të mbytur nga buzë tragjedi,
mos na vrisni në kamp të zi,
ju me uri heshtje dhe padrejtësi,
se ndaj nesh keni përgjegjësi,
mos kështu ju ndaj nesh me padrejtësi,
se Një Zot ka kjo Gjithësi.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë
The post UNË PO TRETEM O PERËNDI… {Vajtim ,apel ne vargje ,i nje mesuesi e krijuesi atedhetar}… Shenim i redaksise appeared first on .