Autostrada e Kosovës të vazhdoj për Malësinë e Gollakut dhe Kosovën Lindore e jo për Merdare të serbët e Shumadisë?
Ky projekt është përcaktuar nga “qeveritarët e famshëm kosovarë ” dhe kanë ndarë shumë fonde për ta realizuar. Ka pas edhe afera korruptove,keqpërdorime dhe ma në fund stagnim!?. Autostrada e Kosovës Morinë-Merdare,plan sipas projekteve të ekzekutivit kosovar i gabuar në destinacion i pa kuptimtë dhe i pa vlerë! Lind pyetja pse është i gabuar ? Sepse ky aks rrugor nuk ka ndonjë rol dhe dobi për shqiptarët përtej kufirit nga se pika kufitare e Mendarës drejtimi i Prokuples në Serbi, edhe se ishin vendbanime shqiptare, ma nuk ka, nga që u përzunë në viti 1878 e këndej nga terrori dhe gjenocidi serb!. U ndoqën nga okupatori serb dhe nuk la ma shqiptarë atje, pos toponimeve shqiptare që kanë mbetur gjurmë të historisë. Ky popull ishte atje autokton sipas toponimeve që sot një numër i madh qytetarësh të Kosovës i mbajnë këta mbiemra si kujtim nga kanë prejardhjen si: Kastrati, Bllaca,Vllasa,Grabanica,Spanca,Konjusha,Gajtani,Arbana,Breznica,Muhaxheri,Maqedanci,Kapiti,Toplica,Saraqi,Ratkoceri etj. Këto toponime sot shqiptarët e Kosovës i kanë si mbiemra të trashëguar në bazë të vendbanimeve shqiptare që t’i mbajnë në kujtesë. Përkundër reprezaljeve dhe terrorit që e ndoqi Serbia kundër popullit tonë, këto toponime u ruajtën deri me sot. Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi zotërinj qeveritarë! Tu themi mjaft sharlatanëve politik shqiptarë, mos luani me gjëra të shenjta si trashëgimtar babë -baba-dem të këtyre trojeve tona!!!Këto janë vlera nga paraardhësit tanë,pra kujdes . Mos falni toka në dëmin e Kosovës siç po ndodh me Melin e Zi (tokën e shenjtë arbërore të stërgjyshërve që na mbeti amanet ta ruajmë si sytë e ballit), prandaj larg duart nga pisllëqet e juaja të interesave personale klanore, grupore dhe rajonale!.Kosova Lindore është e Kosovës dhe e shqiptarëve. Ju me pasivitetin tuaj politik dhe pa ndonjë vizion kombëtar politik jeni në përshkallëzimin e të keqes edhe në këto krahina shqiptare?Ju e keni degraduar këtë vend të Malësisë së Gollakutqë dikur ishte magje e Prishtinës,por edhe sot është e banuar me mbi 70 % me Gollakas dhe pjesë tjera qe ndërlidhen historikisht me territoret shqiptare te Medvegjës deri të Leskovci. Kjo vijë nuk i lenë të anashkaluar vëllezërit tanë në “Kosovën lindore” që të lidhen me rrugën e Kombit dhe me trungun e Kombit. Shumë domethënëse do te ishte dhe me rëndësi te veçanet, nëse kjo autostrade do të kishte kaluar nëpër Gollak, dhe Kosovën Lindore. Boll ma ishim të bojkotuar nga Mbretëria serbo-sllave, që pikërisht këto ane ishin si mburojë e Kosovës ne rezistencën për mos pushtimin e Kosovës dhe pikërish,t për ketë as regjimi ish jugosllav edhe një qindarkë nuk e ka investuar kurrë ne këto anë!?.Prandaj mos hezitoni, por duhet të jeni në krahin e interesave kombëtare dhe strategjike. Mesazh -thirrje dhe apel për spektrin politik ,ekonomik dhe kulturor të Malësisë se Gollakut Lindore,ndikoni në zbatimin e këtij projekti! Ky artikull le të jetë si mesazh,thirrje dhe apel i të gjitha forcave politike, te organizatave qeveritare dhe jo qeveritare,qytetarëve të komunitetit shqiptarë që jetojnë ne Kosovën Lindore Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc , intelektualëve, krijuesve,biznesmenëve, veprimtarëve, shoqatave, klubeve ,organizma dhe veteran të vlerave tona kombëtare të Kosovës ,por në veçanti te Malësisë së Gollakut që të kontribuoni për realizimin e këtij projekti sipas përshkrimit. I ftojmë, njëzëri t’i bashangjitëni thirrjes tonë për këtë qëllim kombëtar dhe strategjik edhe politikajtë Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafen nga Prapashtica ,Alnin Kurtin përfaqësues i Vetëvendosjes Prishtinë nga Ulqini -Gollaku,z.Behgjet Pacollin biznesmen dhe politikannga Mareci-Gollak,Valon Muratin politikan nga Hajkobilla- Gollak,Akademik Idriz Ajetin nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Kaqusha Jasharin politikane nga Tuxheci Gollak ,Luan Fazliun biznesmen dhe veprimtar nga Gollaku,Organizatën jo qeveritare që udhëhiqet nga gazetari Bahtir Cakolli në TV- 21 nga Krileva- Gollak,Arif Demollin shkrimtar nga gllogovica- Gollak, Lema Xhemen deputete në Kuvendin e Medvegjës nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak,Muharrem Salihun biznismen nga Tupalla-Kosova Lindore-Gollak, Demir Krasniqin këngëtar nga Tuxheci – Gollaku,Haki Demollin politikan nga Krileva-Gollak dhe vëllezërit Xhemë Xhemen dhe Ramadan Xhemen në SHBA krye lobist dhe financues në Kongresin amerikan për Pavarësinë e Kosovës,sot kryetar i Këshillin Shqiptaro – Amerikan Xhemë Xhema. Të lartpërmendurit ftohen që të krijojnë një bord apo këshill të organizimit të këtij projekti për ta zbatuar sa më parë në praktikë. Vështirësitë ,synimet lokale dhe projektet Evropiane për Ballkanin perëndimor! Duke pasuar parasysh se Evropa shpesh ka vepruar ne interesat e Serbisë apo planeve të saja.Edhe sot ndikon negativisht edhe në faktorët tanë politik të Kosovës. Ata kanë pengesa si në zbatimin e donacioneve të ndryshe,apo edhe projekteve të tilla siç është rasti i Autostrade,por edhe i lakmitarëve politik të Kosovës që interesat personale i vene para atyre kombëtare , siç është rasti i Lutfi Hazirit që pretendon ta qoj këtë rrugë nga arat e veta për Gjilan dhe Preshevë e Bujanoc sipas arsyetimeve te tij. Edhe këto bien si teza të pa baza kur kemi parasysh se Presheva dhe Bujanoci, po thuajse janë të lidhura me Autostradën aktuale të Shkup Bujanoc. Rruga e përcaktuar sipas projektit Morinë -Merdare për Prokuple ju shkon për shtati vetëm serbëve të Shumadisë në Serbi! Autori i shkrimit është Asllan Dibrani ish i burgosur politik,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani,Publicist,Piktor dhe përfaqësues i mediave për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani. art@asllandibrani.com |
The post Autostrada e Kosovës të vazhdoj për Malësinë e Gollakut dhe Kosovën Lindore e jo për Merdare të serbët e Shumadisë? appeared first on .