Mund të konsiderohet familja si dhe njeriu më i veçantë në kurbin, dhe kjo është familja Lala në fshatin Gallatë. Fitimtari njëri nga djemtë e Tonës kryefamiljarit të familjës Lala prej vitit 1991 emigroj në SHBA ndërsa prej disa vitesh po investon për fshatin e tij të lindjes. Dhe jo vetëm tashmë Fitimtari është zhvendosur dhe në disa fshatra fqinj, për të investuar për banorët e zonës së Malësisë së Kurbinit, ku ka munguar dora e shtetit në infrastrukturë. Një zonë mjaft e varfër, në malësinë e Kurbinit, ajo çka rezulton si investim në infrastrukturë është vetëm dora e familjes Lala, ndërsa ditët e fundit ka nisur puna me intesitet të madhe në rikonstrukturimin e rrugës Gallë- Vinjoll
zonë tërësisht malore e trashëguar me rrugë mjaft të vështira. Disa mjete dhe një fuqi punëtore prej 25 vetash banorë të fshatrave përreth nga familje në nevojë ndodhen ne aksin e kësja rruge duke punuar. Pas rikonstruksionit të pjesës së rrugës Skuraj- Gallatë dhe mbajtjes në gjendje të mirë të saj, pas reshjeve të furishme të vitit kaluar e cila e dëmtoj mjaft atë, investimet konsistojnë dhe në shkollën e vetme të tre fshatrave, në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Kurbinit, ndërtimin e urave që shkatërroheshin nga prurjet e mëdha të lumit, ndihma për familje në nevojë dhe çka është investimi më madhor ajo e ndërtimit të HEC-it në Vinjoll. HEC-i tashmë është në koncesion të strakutrave qeveritare, por kjo është një investim mjaft i rëndësishëm ku janë të punësuar disa familje nga zona. Fitimtari ka disa prjekte të tjera në shërbim të komunitetit, si ndërtimi i shkollës për tre fshatrat blerja e autobisit për nxënësit e shkollës, ndërtimi i qendrës shëndetësore, ndërsa ka mundur të “tradhëtojë” shtetin ku jetoj prej 26 vitesh për t’ju ardhur në ndihmë komunitetit të zonës. Pretendon të kandidojë për njësinë vendore të Kurbinit me qëllim t’i vijnë në ndihmë banorëve për të krijuar mundësi të reja investimi dhe punësimi. këtë dua ta bëj se ndjej detyrim për vendin tim- ka thënë Fitimtari. Ndërsa banorët e fshatrave ku është ndier dora e investimeve të këtij njeriu të flasin për Fitimtarin dhe tërë familjen e Tom Lalës. Këta janë njerëzit e shetit – të thonë banorët, jemi mjaft të kënaqur nga gjothë këto inevstime që po kryhen në zonën e malësisë. Këta janë njerëzit që duam në krye të pushtetit dhe jo pushtetarët që nuk kanë kthyer kokën për banorët e zonës mbase më të varfër.

Ahmet Zani.
The post Familja Lala serish ne investime per zonen e malesise se Kurbinit..Këta janë njerëzit që duam në krye të pushtetit appeared first on .