UN DHE DALLËNDYSHJA
Të dy jemi shtegtarë,
un e ti, dallëndyshe!
Ama në jetë ca gjëra
i kemi paksa ndryshe.
Ti shtegton në vende të nxehta,
e kapërcen oqean e det
ti ke krahë të shkruar,
un avion “Jet”.
Ti ndërton çerdhe
pa skicë, pa një maket,
jo si un që pyes
fqinjin tim arkitekt.
Un kthehem nga kurbeti
pa diktatin e stinëve
dhe ti më thua, dallëndyshe!
Më mirë un që bëj ndryshe.
Un dhe ti shtegtarë,
motra ime, dallëndyshe!
Më jep krahët e tu!
Nuk dua të jetojmë ndryshe!
©Maki M Canolli
The post UN DHE DALLËNDYSHJA…Maki M Canolli appeared first on .