Gjatë pushimeve të verës, i vogël fëmijë,
shumë ditë të nxehta ia vodha dallgës,
kur shkoja gjithë gaz tek gjyshi e gjyshja.
Huanë ua ndava arave të grurit dhe thekrës.
Bridhja detit të artë si beu me stap në dorë,
zogjtë, në pentagrame degësh, simfoni kompozonin.Oh, ç’kënaqësi isoja e deshve me këmborë,
tek ua mbanin bukur deleve që blegëronin.
Ç’bukuri tek i ngjitesha qafës së malit,
pas tufës së dhive që më shihnin me habi.
Gjethet përtypnin e merrnin monopatit,
ndërsa unë xhepat fryja me kokrra lajthi.
Mbaronin pushimet dhe ndieja pikëllim,
kur nga zgavrat e gjyshërve kullonin lot’.
Unë i falesha detit e aty gjeja ngushëllim,
të dashurve të mi, i largët u dukej një mot!
Shkëputur nga vëllimi poetik
“Ajër shprese”
The post MALL FSHATI…Robert Shkurti appeared first on .