Poezi
nga
Ramë Smajlaj
Syri s΄tu trëmb as para lordit plak
se Shqipërinë e deshe pa hile dhe hak
me shumë se jetën,si shqiponjen mbi bajrak.
Pranë “Lidhjes …të nderuan
siq kur fliste Abdyli dhe Ymeri
si dukur edhe Skënderi.
Eshtrat pranë kullës të pushojnë
Bashkim trojesh kërkoje
nga turku e shkjaui zi
në horizonte të lashtësisë
të ngrit histori -Ty.
Sot të këndon Lahuta
Krenari e shqiptarisë
për ty o baci Isë
me të bardhë ,në kokë plis.
Gjarpërinjët kurr nuk flejnë
kurtha nate e ditët mbarojnë
po hakun e kemi amanet brezash
Shqipërinë të madhe ta bëjmë.
Krahët si shqiponjë
kokën lartë kreshnik
kobure e revole ke kujtim
do i çmojmë si një relikt.
Të bëmë respekt
Populli mbarë
Nga Vlora deri në Tivar.
Kehl,Gjermani:13.06.2015……..Rame Smajlaj
The post Poezi nga Ramë Smajlaj NUK TË TREMBJE SYRI.. appeared first on .