Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

PERSE NE SI KOMB NXJERRIM KAQ SHUME MERCENAR E RENEGAT QE LUFTOJNE SHQIPERINE?!

$
0
0

Me pyet vëllai ynë nga Maqedonia RETIN REKA
I nderuar Retin! Përsëri të them se unë nuk di përgjigje tjetër përpos atyre me frymë historike! E di se shumëkënd, shkrimet e mia të stërzgjatura si pleqtë e qëmotit, edhe i bezdisin; e di se jetojmë në një shoqëri konsumi, pra në një shoqëri fast foodi, ku edhe përgjigjet e temave kaq të mëdha kërkohen të serviren mundësisht sikurse ato ushqimet e shpejta! Kjo sepse tashmë në jemi mësuar ta marrim dicka në moment, ta blejmë, të na e dhurojnë apo ta zhvasim eta fusim ne xhep për të bërë më tutje! Kjo është bërë jeta jonë; dhe pa e kuptuar, instiktivisht, të njëjtën gjë kërkojmë edhe në përgjigjet që bëjmë! Ndaj shohim nëpër televizione ku 80% e komentatorëve nuk e lë tjetrin as të përfundojë! Sidoqoftë, ndoshta është edhe e drejtë të jetë kështu; veçse unë nuk jam kaq i zoti sa ti shërbej përgjigjet në stili fast food! Kush do të mësojë duhet të jetë i pajisur edhe me vullnetin e leximit dhe të durimit, në mos libra të tërë, të paktën këto pamflete!
Ka patur shumë popuj në Botë që sot nuk kanë lënë më gjurmë! Perandoria Romake psh e cila pushtoi gjithë Europën, me forcën e saj shtypse e asimiluese (me shumë forcë kulturore se sa ushtarake) i asimiloi të gjithë popujt që kishte nën vete përveç grekëve dhë Ilirëve të Jugut nga të cilët vijnë shqiptarët! Kjo sepse vetëm këta dy popuj kishin (në Europë) një nivel më të lartë civilizimi se sa vetë romakët kur ata erdhën në trojet tona! Po kështu nuk u asimiluan as popujt më në lindje që gjithashtu ishin më të zhvilluar se Roma! Popujt e tjerë i zhdukën, u asimiluan. Këtu duket se arsyeja e asimilimit është niveli kulturor. Por nuk është i vetmi! Dikur, kur u pushtuan nga dorët, edhe pellazgët jonikë (populli i Athinës e më gjërë) po shkonte drejt zhdukjes! Jonët gati nuk e pranonin se ishin jonë dhe preferonin të identifikoheshin më një popull tjetër kryesisht dorë. Njësoj sikurse u ndodhi shumë shqiptarëve në emigracion ne vitet ’90. Me vonë, jonët rifituan besimin në kulturën e tyre, rifituan krenarinë (këtë synon parrulla e hedhur prej nesh “o sa mirë me kënë shqiptar o hej!”) dhe për pasojë patën aq shumë sukses sa edhe të tjerët po kërkonin ti takonin këtij komuniteti. Na thotë Herodoti: “në fillim Helenët ishin një popullsi e vogël…, por sidomos kur shumë fise barbare u bashkuan me ta, u shtuan deri sa u bënë një popullsi e madhe” (Historie, libri I); më poshtë ai numëron një seri fisesh që u shkrinë në “popullin athiniot” ku përmend edhe molosët e Epirit! Pra ja një shembull kur një popull shkon drejt rënies, drejt zhdukjes, dhe në një momënt i rithërret forcës së tij të brendshmë e ringrihet deri sa zgjerohet e zmadhohet! Grekët (dhe jo vetëm ata) natyrisht i njohin shumë mirë këto fenomene sociale ndaj dhe i aplikojnë me mjeshtëri. Kështu ata e formuan dhe e ngritën pothuaj nga hiçi popullin dhe kombin inekzistent ne vitet 1830! Fenomene të tilla, natyrisht, duan burra në drejtim të kombit e jo rrugaça ordinerë! Por Greqia është një shembull i përveçëm sepse ajo u krijua sepse ishte Europa që donte ta krijonte: po të ishte për forcat e saja të brenshme, kjo nuk do kishte ndodhur kurrë! Të mos harojmë se në atë kohë, gati 80% e asaj qe quhet Greqi sot sundohej nga shqiptarët! Edhe Pashai i Serëzit me bejlerët e tij që sundonte të gjithë Thrakinë në lindje të Maqedonisë ishte deklaruar se donte ti bashkohej shtetit të ardhshëm shqiptar që po ngrinte Ali Pasha! Djemte e Aliut sundonin në More, në Thesali dhe shteti i tij kapte dhe një pjesë të mirë të Maqedonisë! Sipas ligjeve të Aliut, çdo grek, ishte i detyruar të mos ja mbyllte derën shqiptarit as ditën e as natën, e madje ti shërbente atij duke i dhënë një dhomë sa herë që ky do e kërkonte (kuptohet se normalisht kërkohej edhe më tepër se një dhomë). Ishte koha e ekspasionit të popullit tonë dhe të ristreksionit të popullit grek. (E njëjta gjë nuk ndodhte në Veri me serbo-malazezët). Ndaj dhe sulltani as qe shqetësohej fare nga Levizja greke të cilën ai mund ta shtypte si ca mora në kokë! Ne fakt, më 1828, mjaftoi vetëm një bej i Shqipërisë si Ymer Vrioni i parë me 7.000 lalët e tij që ta zhbënte krejt Lëvizjen greke! (për këtë shërbim Ymeri mori titullin Pasha). Veçse Europa e tmerruar dërgoi flotën e saj të hekurt e cila shkatërroi të gjithë flotën turke ende të drunjtë dhe kërcënoi të pushtojë Stambollin. Para kapitullimit, turqit pranuan pavarësinë e Greqisë; në kufijtë që kishte caktuar Ali Pasha, natyrisht! (pra, pa Thrakine, Maqedonine, Thesaline e Epirin, gati çereku i Greqisë së sotme). Me vonë ajo merr Thesalinë si pasoje e Kongresit të Berlinit (!878). De Rada proteston se kjo Greqi e tille kishte marrë nën vete disa qytete e krahina shqiptare! (Fiamuri i arberit) Madje shkon dhe vetë në Greqi të flasë me komandantë arvanitas të cilët bëjnë edhe një Lidhje të fshehtë për çlirimin e tokave shqiptare! (matanë Epirit). Pra Kombi shqiptar në atë kohë ende kishte vitalitetin të reagonte në një hapsirë të madhe gjeografike! Por grekët kishin punuar më hollë se ne! Jo vetëm nuk lëshonin këto toka, por po përgatiteshin të merrnin Epirin! Me argumente të fallsifikuara të historisë në radhë të parë! Europa i ndihmonte! Ne e pësonim! Avdyl Frashëri u detyrua të lërë udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit dhe pas një Kuvendi dhe proteste në Prevezë niset drejt kancelarive europiane! Ai e kupton se loja luhej më mirë atje, por pa sukses! Në Romë bën debat edhe më një arbëresh sekretar shteti që ishte i bindur në “të drejtën” e grekëve! Më 1895, shteti grek nis dy ushtri të forta një nga veriu i Thesalisë e cila kapi dhe Meçovën, ndërsa tjetra zbriti nga Korfuzi në Sarandë me synim që të bashkohej me të parën për të “këputur” Epirin. “5 – 6 bejlerë shqiptarë me ushtritë e tyre personale thyen ushtrinë e një shteti të tërë dhe i vunë përpara grekët si derat” – thotë Edit Durhani Shqiptarët ende kishin energji, krenari dhe fuqi të mateshin me një shtet si Greqia! Ndaj ata përsëri punuan ndryshe! Në marrëveshje me turqit filluan të vrasin cdo bej apo lider shqiptar! Po ata e çuan në burg Avdyl Frashërin! Gazetat e tyre, disa here jepnin lajmin e vdekjes ne burg të Avdylit! Nga e dinin ata se do vdiste Acdyli 54 vjeçar?! Natyrisht që e dinin se ç’bënte dora e tyre! Kështu ata vranë e zhdukën gjithë kokën drejtuese të kombit e cila mbante lartë këtë krenari e këtë vitalitet të kombi tonë! Para vrasjeve shumëkush pranoi të nënshtrohej dhe madje edhe tu shërbejë! Nga ana tjetër, të bindur se nuk mund ta mbulonin dot të gjithë Shqipërinë në këtë aktivitet, u kërkuan ndihmë aleatëve të tyre sllavë, serb e malazez të bënin të njëjtën gjë! Shqipëria u gjend e rrethuar nga një sulm total në të gjitha drejtimet! Dora më e fortë ndëshkuese ishte ajo e Turqisë që jo vetëm nuk linte hapjen e shkollave tona, por të gjithë muslimanët shqiptarë (që ishin të gjithë bektashij) i shndëron në sunit duke filluar procesin e radikalizimit të tyre dhe mundësisht nxitjes së urrejtjes fetare! Pavarësisht se pak thuhet, ka patur edhe luftra fetare midis shqiptarëve të feve të ndryshme! Në këto kushte, rrethinat e Shqipërisë (etnike natyrisht) të cilat kishin një dopjo shtypje si nga turqit ashtu dhe nga fqinji ortodoks grek, serb apo malazez, u radikalizuan në muslimanizmin e tyre ndërsa krahina të tëra të krishtere, para këtij arabizimi, preferuan të ndëronin gjuhën ë e të deklaroheshin më mirë serb e grekë cka i siguronte ruajtjen e pasurise dhe nje jetë të qetë, se sa të deklaroheshin turq e muslimanë e të rrezikonin vrasjen, shpronësimin e largimin nga atdheu i tyre! Dhe përfunduam kështu si përfunduam.haxhi_qamili2 Kjo është shkurtimisht historia e vrasjes së identitetit shqiptar, e kushtëzuar kjo nga kushtet politike. Por a janë vetëm këto kushte ato që e përcaktojnë jetën e një identiteti? Natyrisht që jo!
Përtej këtyre kushteve objektive, ti Retin më thua se “nuk ka popull tjeter mercenar si i yni! Përse?” Natyrisht që unë nuk jam dakord me ty Retin! Madje mund të them se përgjithësisht dhe historikisht ne jemi një popull i besës e aspak mercenar në kuptimin e spiunllikut! Mos shiko këto 150 vitet e fundit kur i kemi zhvilluar këto cilësi në kushtet që përshkova më sipër! Në histori, 150 vite janë shumë pak! Unë flas për ADN e shqiptarit, atë që ai ka në shpirt, atë që ai dëshiron dhe jo atë që ai detyrohet të bëjë! Në këtë kuptim shqiptarët nuk janë aspak një popull spiunash, por duhen udhëheqës të zotë e të aftë që me politikat e tyre të marrin e ti kultivojnë këto cilësi pozitive duke zvogëluar ato negative! Kështu bën një klasë politike e përgjegjshme! Por që kjo klasë politike të implementojë politika të tilla duhet të mësojë e të kuptojë mirë jo vetëm historinë që unë fola më lart (çka do ishte shumë shumë pak), por edhe një seri faktorësh të tjerë edhe më të rendësishëm se ky historik të cilët kanë çuar në prishjen e Unitetit Kombëtar, çka është premisa kryesore për zhbërjen e një kombi dhe futjen e tij në një fazë kur ky komb fillon e ha vetveten sikuse po bën Kombi ynë sot! ! Cilët janë këta faktorë? Po cilët janë këta faktorë të rendësishëm që ruajnë e mbajnë në këmbë Unitetin Kombëtar pa të cilin çdo komb do shkonte drejt zhbërjes? Janë disa; le ti shohim sëbashku!
1. BESIMI FETAR. Feja është një force e madhe; ajo mbush shpirtërat dhe botën e brendshme të njerzve. Ajo nuk është vetëm besim në zot! Jo! Ajo është psikologji, ajo është mënyrë jetesë, ajo është mënyrë sjellje; ajo është bota e brendshme e njeriut! Sidomos në Mesjetë forca e saj tejkalon cdo forcë tjetër. Pikërisht, historia na dënoi, që ne kurrë të mos kemi një fe të përbashket për të gjithë ne shqiptarët! Kjo gjë çon në përcarje, dhe përçarja con edhe në mercenarizëm të një fraksioni në dëm të fraksionit tjetër.
2. Nje forcë tjetër unifikuese (sidomos në mungesë të fesë) është Kurora Mbreterore. Mbreti është një figurë e lartë atërore për çdo popull! Autoriteti i tij e bashkon një popull! Sidomos kur ky është një mbret që sundon në drejtësi; kur ai sjell modernizim e propsperitet, pra mirëqënie për popullin e vet! Historia tregon se një kurore e drejtë dhe e fortë ka bashkuar edhe dy popuj të ndryshëm në një komb të vetëm (Belgjika psh). Përsëri ne, mjerisht, mund të themi se nuk e kemi patur një fat të tillë!
3.Sidomos në mungesë të dy elementeve të parë, prezenca e një aristokracie të fortë e të kulturuar, e shoqëruar kjo me një klasë intelektuale me integritet, është e një rendësie fondamentale në procesin e ruajtjes së Kombit! Nëse nuk i kishim dy elementët e parë, ne shqiptarët, si n jë nga popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, kishim një aristokraci të zhvilluar, edhe pse në shek e XV turku e sharroi të gjithë aristokracinë tonë! Përsëri, kombi ynë, me vitalitetin e jashtëzakonshëm që e karakterizon (qe na e pranojnë dhe grekët), arriti të krijojë një aristokraci të shkëlqyer me një forcë të jashtëzakonshme ekonomike e ushtarake! As 1/100 nuk bënë dot grekët! Ndaj të gjithë europianët që interesoheshin për çlirimin e Greqisë përfundonin në Shqipëri! Vetëm këtu ata e shikoni atë Greqi që donin të krijonin atje! Të paditurit e frymëzuar nga ideologjia komuniste (ku për fat të keq futet dhe një historian i zoti si Pëllumb Xhufi), na thonë se këta bejlerë u bënë të pasur se ishin mercenarë të zotë ndaj turkut! Jo! Ky është një fallsitet që dokumentat e hedhin poshtë! Mjafton të lexosh Elvia Celebiun në pjesën ku ai kalon nga Gjirokastra në Tepelenë dhe rrugës përplaset me pak Progonatas nga të cilët 30 ushtarët e Celebiut vrasin njërin! Për gjithë natën, kështjella e Tepelòenës, mbeti e rrethuar, edhe pse aty ishte një garnizon turk! Cfarë tregon kjo? Kjo tregon se pushtimi turk tek ne ishte i nje stili nominal; se ligjin e vërtëtë në terren nuk e bënin turqit, por shqiptarët! Turqit ishin zotër të vendit kur mblidheshin ushtritë dhe fillonin ndëshkimet, por në jetën e përditshme, ishte forca e brendshme e shqiptarëve ajo që përcaktonte se kush delte në krye si lider. Kush nga ne nuk e di historinë e Ali Pashës! A ishte Turqia ajo që e vuri në atë post, apo ishte ai që ju imponua me forcë Turqisë! Unë vij vetë nga familje bejlere dhe kam tapitë në turqisht të gjyshit tim, kur ai i ble edhe me 7.000 me 8.000 monedha flori pronat e tija (pavarësisht se nuk kemi marrë asnjë metër)! Ku proces ndoshta ka qënë edhe shumë i dhunshëm (si në rastin e Aliut) por kjo nuk e ndryshon faktin se procesi është shqiptar; madje e përforcon atë! Është forca dhe vitaliteti i shqiptarëve që megjithëse ju zhduk aristokracia e vet me ardhjen e turqve, brenda dy shekujsh, arriti ta riformojë aristokracinë e vet në të gjitha besimet muslimane apo të krishtera (ata që e rrethuan Celebiun ishin të krishterë). Pikërisht pse kishin këtë frikë nga ky vitalitet, kur u shqiptarët vërshuan në masë drejt Greqisë, grekët “u përkujdesën në maksimum” tja ulnin sa më shumë kokën shqiptarëvë në ato vite të para duke ja vrarë sa më shumë egon dhe krenarinë e tyre kombëtare, sepse e dinin shumë mirë se shpejt shqiptarët do ringriheshin! Dhe në fakt historia po tregon se shqiptarët nuk janë më ata të viteve ’90, edhe pse ngelet shumë punë për të bërë! Ndërkohë, Greqia punon ethshëm për fallsifikimin e historisë sonë, pikërisht për të penguar këtë ringritje të egos dhe vetëdijes kombëtare! Le të mos harojmë se ishte aristokracia shqiptare ajo që e krijoi atë pak Shqiperi Politike më 1912 (të kundërtën thotë Pëllumb Xhufi)! Dhe fakti që firmëtarë të Pavarësisë ishin si muslimanë ashtu edhe të krishterë, edhe njëherë hedh poshtë teorinë e Xhufit mbi krijimin e kësaj aristokracie nga Turqia! Kjo klasë ishtë në harmoni të lartë edhe me intelektualët e kombit tonë në atë kohë! Të gjithë rilindasit tanë janë ose bejlerë (normalisht bektashij), ose të krishterë në gjendje të mirë ekonomike! Natyrisht nuk mund të kërkohet ta krijojë kombin ai fshatari me dy dhi që mezi mban frymën me bukë! Jo se ai nuk e do Shqipërinë, por ai thjesht nuk ka mundësi ekonomike! Unë besoj (në kundërshtim me Xhufin) se pa lekë nuk bëhet asnjë luftë. Ushtria më trime e Botës, po mbeti tre ditë pa bukë, do dorëzohet! Pra ne rrezistuam 36 vite kundër turkut se në fund të fundit ishim aq të pasur sa të luftonim pa punuar për 36 vite! Pikërisht per këtë arsye si Turqia, si Greqia, si Serbia shikojnë së pari të godasin aristokracinë e vendit tonë! Të gjitha figurat e vendit tonë jane goditur edhe pasi u krijua shteti shqiptar! Edhe angazhimi i komunistëve jugosllavë dhe ndihma e madhe që ata i dhanë komunistëve tanë, kishte si objektiv kryesor goditjen e nacionalistëve dhe jo gëlltitjen e Shqipërisë! Sepse kur i thanë Titos, si Stalini por edhe Cërcilli “gëlltite Shqipërinë” (sipas Cërcillit pa Vorio Epirin; sipas Stalinit të gjithën), Tito u përgjigj “JO! Jo sepse më bëhen shumë shqiptarë në Jugosllavi” – u përgjigj. Pra ai donte “të hante i qetë Kosovën me ato troje të tjera”, por ai e dinte mirë se nuk mund të ishte i qetë nese ketu do ishte një qeveri nacionaliste! Pikërisht për këtë arsye ata u angazhuan aq masivisht në Shqipëri për organizimin dhe organizimin e forcave të majta, pikërisht për këtë arsye ata e lidhën këtë forcë edhe më aleatët, pikërisht për këtë arsye ata bënë çishte e mundur ta ekspozonin ballin si një forcë kolaboracioniste! Kështu ata ja arritën ti japin një goditje të rendë nacionalizmit shqiptar nëpërmjet komunistave shqiptarë! Madje, Koci Xoxe ka bërë edhe një liste të të gjitha familjeve bejlere apo nacionaliste që gjatë Luftës kishin qene neutrale (pra ato që nuk mund të dënoheshin nga komunistet) dhe të gjithë meshkujve të rinj u ka bërë një injeksion me pasoja probleme intelektuale! Në Berat unë njoh disa raste! (do ishte mirë të bëhej një studim për këtë). Pjesën tjetër të aristokracisë “ e sistemoi” Enver Hoxha; deri edhe fëmijët e Ismail Qemalit!
Sidomos me ardhjen e komunizmit (por edhe me pare), struktura sociale e shqiptareve u shthurr krejt! Pra nuk kishte me te pare, te dyte, te trete, te katert ne shoqeri, por u bene te gjithe “te barabarte”! Kjo solli ate deshiren e madhe qe pasqyrojme sot kur te gjithe ne duam te jemi te paret! Apo thenie te tilla si “nuk e bej tjetrin me te mençem se veten!” Pra kaluam ne krize sociale dhe madje edhe identiteti! Ne nje shoqeri te tille ku nuk ka me sistem vlerash, eshte shume e lehte te gjesh cfaredo lloj mercenari! Po ta shohesh, Zogu, i mbajti larg bejleret (edhe pse hiqej edhe vet si bej, por ai ishte nje varfanjak dhe injorant para bejlereve te Shqiperise) duke sjelle ne pushtet njerez te nje grade me te ulet se ai. (psh nipi i Ismail Bej Vlorës, Nuredini, që ishte martuar me një mbesë të Ëillson, erdhi ti kushtohej Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar bashkie në Vlorë, por u persekutua gjithë jetën nga Zogu). Keshtu u persekutua aristokracia dhe performanca e shtetit tone ishte mjerane! Me ikjen e Zogur, aristokracia jone u organizua nen Ballin Kombetar, kohe para komunisteve! Kjo gje i trembi serbet cka i shtyti drejt organizimit te komunisteve shqiptare! Kur keta erdhen ne fuqi, Enver Hoxha, jo vetem qe dermoi aristokracine, por edhe intelektualet me te kompletuar se ai, perseri i denigroi apo i eleminoi. Edhe ky mori barinjte dhe i beri ministra! Megjithese e ndihmoi e gjithe Bota komuniste, megjithese u ndertuan gjithe ato fabrika që na la Kina…., buke per te ngrene nuk patem! Pse? Sepse Lenka Cuko, Pali Miska etj (kam patur “fatin” ti takoj e te flas me ta) ishin njerez me zhvillim te vonuar mendor! Në keto kushte kur këmbët ngrihen ti bien kokës, kur gjithçka kthet përmbys, natyrisht është shumë e lehtë të gjesh plot mercenare. Enver Hoxha e kuptonte shumë mirë këtë ndaj dhe i varte për gjuhe kur i kapte; dhe shumë mirë e bënte në këtë rast; pavarësisht se shkaktari kryesor i gjendjes ishte po ai! Por as këto masa nuk e ndalën dot këtë hemoragji!
Kalojme keshtu tek regjimi “demokratik”. E filluam levizjen gati nje vit para se te fillonin demostratat (qe ishin projektuar te zhvilloheshin ne Mars 91). I ftuam te gjithe intelektualet te na bashkoheshin. Qelloi qe Sali Berishes i vajta personalisht (me nje shok) ne shtepi me 14 Nendor 1990 dhe e ftuam edhe ate te vihej ne krye te studenteve! Dhoma ime dhe e tre shokeve te mi ka qene Selia e Pare e Partise Demokratike per rreth tre jave! Fillimi ishte i veshtire, pastaj erdhen shume: gjithmone e me shume njerëz të forcës, gjithmone e më pak intelektualë! Ne fund, edhe Berisha, njësoj sikurse Zogu dhe Enveri, i largoi intelektualet e dhjetorit dhe terhoqi te tjere te superbindur ndaj tij! Ngeli vetem Azemi (i cili ishte simbol, ndaj nuk e hiqte dot), por me këtë pati perplasje te vazhdueshme! Demokracia që u ndërtua me këta njërëz është ajo që e njohim shumë mirë. Dëgjoni Izet Haxhinë se ja u tregon nga brenda! Dëgjoni Gjolekë Zenelin, por ka dhe shumë të tjerë! Kjo sepse pikërisht, përsëri, “u ngritën këmbët ti bien kokës”. Natyrisht, këto rregjime nuk mund të pjellin veçse mercenarë e spiuna! Prapë një popull jashtëzakonisht i fortë paskemi qënë! Një popull që fatkeqësisht nuk di të ndërtojë demokraci! Demokracia është një sport i rendë dhe po nuk dite ta ndërtosh, e bën jëtën e njeriut të thjeshtë edhe më të keqe se një diktaturë! Një diktaturë ka një sens drejtësie brenda padrejtësisë së madhe: një pseudodemokraci si e jona, nuk e ka as këtë sens drejtësie! Ja pse sot shumëkush i kthen sytë edhe nga Enver Hoxha!
Pra historikisht ne Shqiperine tone nga koha e Zogut e me vone, eshte ndjekur parimi i largimit te fisnikerise dhe intelkektualeve dhe venia ne drejtim te shoqerise njerez te dyshimte! Sa lopataxhinj jane bere ministra ne keto 26 vite!? Sa te duash! Kane qene me 8 klase shkolle dhe u bene ministra! Shikoni CV e tyre se do i gjeni edhe Ministra drejtësie! Ne keto kushte, shoqerite e krijuara kaq shtrember, domosdoshmerisht do prodhojne mercenare akoma sot! C’faj ka populli i shkrete kur nuk ka buke te haje ndersa shikon politikanet sheika?! Natyrisht qe do pranoje te behet edhe mercenar; sepse kete pune e bejne shume mire edhe “udheheqesit” e tij! Nga ana tjeter sigurimi i fqinjeve punon dite e nate. Ja shiko para dy ditesh erdhi ketu drejtori i pergjithshem i policise greke, e nuk takoi asnje njeri pervec…. Janullatosit!!!!! Shikoni pra se si i kemi kalet e Trojes ne qoshene tone! Po pse nuk gjejne dot mercenar keta nga ai pozicion?! Pra jane te gjitha keto kushte qe na cojne tek mercenarizmi! Dhe kuptohet, si sillet Shqiperia Politike, ashtu sillet edhe Kosova, edhe Maqedonia shqiptare!
Kështu shumë kombe hyjnë në atë fazën e autoshkatërrimit, në fazën kur forca të brendshme hanë veteveten! Grekët më mirë se kushdo, e njohin këtë proces! Ndaj të gjitha veprat antishqiptare ata ja ngarkojnë shqipfolëse! Sepse pikërisht kështu, ngrënia e vetvetës është më e fuqishme! Kombi gjenet në atë gjendjen e vështirë e krahasuar me një familje të madhe kur kunata kurvë në rolin e kalit të trojës nxit fëmijët e saj të të vrasin ty! Dhe ti nuk di çtë bësh ndaj nipërve të tu! E çfarë mund të bëjë Shqipëria ndaj arvanitasve tanë të një gjaku që kaq shpesh na sulmojnë?! Të vrasë dhe të hajë akoma më shumë vetveten?! Po çmund të bëjmë ne sot ndaj himarjotëve të cilët Greqia me politikën e saj i ka bindur top se ata nuk janë gjë tjetër veçse helenë? Cfarë tu bëjmë ne sot vëllezërve muslimanë që nuk ngrihen për Kosove e Maqedoni, por ama për Siri e Afganistan shesin dhe fëmijën e gruan e tyre?! Ja pra pse e ka kaq të vështirë Shqipëria (etnike natyrisht) të bëhet; sepse ajo sot ka kaq shumë vektorë që punojnë në drejtime të kundërta, një pjesë e madhe e tyre kundër interesit kombëtar! Shqipëria i ngjan një karroce ku 7 – 8 kuaj të ndryshëm e tërheqin secili në drejtimin e vet! Shpesh shqiptarët kanë preferuar të mos e shikojnë të vërtetën; u ka pëlqyer të jetojnë më mirë me gënjeshtrën! Edhe më 1912 besonin se Turqia kish rrethuar Beogradin ….., deri ditën kur serbët erdhën dhe i therrën në shtëpitë e tyre! Ne kemi detyrë të shohim sa më larg dhe ti biem këmbanave sa më shpejt të jetë e mundur!
ENGJELL GISHTI

The post PERSE NE SI KOMB NXJERRIM KAQ SHUME MERCENAR E RENEGAT QE LUFTOJNE SHQIPERINE?! appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>