Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Reshjet e mëdha në Kurbin kanë sjellë mjaft probleme,shpetohen nga ujrat 9 anetar te nje familje.

$
0
0
 permbytjaReshjet e mëdha në Kurbin kanë sjellë mjaft probleme duke përmbytur banesa, biznese dhe toka bujqësore, ndërsa situata vijon të mbahet nën kontroll nga shtabi emegjencave të bashkisë Kurbin
Falë ndërhyerjes së kreut të bashkisë së Kurbinit Artur Bardhi është bërë e mundur të largohen nga rreziku dy familjet Zira në Gurëz të cilat prej gjashtë orësh kanë mbetur të izoluar nga prurjet e mëdha të lumit Mat. Ndonësë forcat e Ushtrisë dhe prezenca e mininstres së Arsimit Lindita Nikolli nuk arritën të largonin dy familjet për t’i shpëtuar ata nga kërcënimi i rrezikut nga rrjedha e fuqishme e lumit, por nderhyerja e Artur Bardhit kryetarit të bashkisë Kurbin me forcat e shtabit te emergjencave arritën të sigurojnë një gomone ndërsa  disa të rinj nga fshati kanë marrë përsipër të futen në ujart e tërbuar për të nxjerrë nga rrethimi i ujit nëntë anetarët e dy familjeve   Zira  mjaft të rrezikuar nga ujrat e lumit, njëri nga këta i sëmurë. Kemi mundesuar te sigruojme pamjet eksluzive te operacionit te mbremjes se te martes ne fshatin Gurez prane bregdetit ku dy familje jane rrezikuar seriozisht nga prurjet e medha te lumit pas hapjes se portave te dy heceve ate te Ulzes dhe Shkopetit. Dy familjet jane mundusuar te sigurohen te afermit e tyre.
 Artur Bardhi tregon makthin e dy familjeve, por ai i gëzohet faktit që arritën të shpëtonin pa u dëmtuar asnjëri nga nëntë familjarët.Ndërsa Nezir Zira kryefamiljari pasi ka dalë nga rreziku ka thënë se kemi parë vdekjen me sytë tanë, nga prurjet e furishme dhe të papritura të lumit. Kemi qëndruar për më shumë se gjashtë orë në taracën e banesës në drithërimat s rritjes se nivelit të ujit.
 Nga Kurbini Ahmet Zani

The post Reshjet e mëdha në Kurbin kanë sjellë mjaft probleme,shpetohen nga ujrat 9 anetar te nje familje. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>