Shkulen te vdekurit nga varri per tu shitur per Greke!
Kujt i interesojne varrezat fallco?
Perseri me duhet te shkruaj ne lidhje me kete teme, si c’do vit ne pervjetorin e te burgosurve greke, te rene ne Gryken e Trebeshines.
Te gjithe e njohin si lufta Italo- Greke ne kufirin shqiptar.
Por shume pak e dine se, ne ate lufte nuk u derguan ushtaret greke por mercenare te nxjerre nga burgjet e Kretes, te cileve ne kembim ju sigurua liria, nese do te shpetonin gjalle. Kjo eshte nje deshmi e femijeve te tyre, te cilet ma kane pohuar ne nje investigim qe kam bere para 3 vitesh ne lidhje me eshtrat e gjyshit te tyre, i rene ne luften e grykes se Trebeshines.
Sot, me shkruante, mbesa e njerit prej te reneve:
Si c’do vit, une do te jem ne Shqiperi, per te marre pjese ne ceremonine perkujtimore te deshmoreve Greke.
Cilet deshmore? A quhet deshmor ai qe bie ne toke te huaj? Ne nje toke qe u kthye ne arene lufte mes dy pushtuesve qe ziheshin kush te pervetesoje me shume?!
Ne ate kohe, kur une bera hetimet ne lidhje ne te verteten e egzistences se varreve te ushtareve greke, nxora ne drite nje skandal i cili me qellim u mbulua shume shpejt si dhe u zhduken faktet e dhena ne mirebesim tek drejtuesi pseudoatdhetar i nje ish partie me anetare atdhedashes.
Ishin fakte, te afer 300 kutive me eshtra shqiptaresh, te shitura tek kisha ortodokse gjoja si greke.
Nje organizate mafioze!
Blenin eshtrat e te vdekurve shqiptare dhe i grumbullonin si greke ne kishe me qellimin per t’jua shitur familjareve te viktimave ne Greqi.
Sipas deshmive te Grekeve: eshtrat e te pareve te tyre u blenin me nje cmim afer 10mije euro.
Keto para, qarkullonin nga ministria e tyre e mbrojtjes, nepermjet nje shoqate e krijuar ne greqi per keto viktima, tek kisha ortodokse greke ne Shqiperi, dhe deri tek ata qe i shisnin me nje cmim nga 50 deri 100 euro (sipas deshmive te disa banoreve te zones).
Ky eshte nje turp qe i vishet popullit tone i cili nga skamja apo vesi i keq, arrijne te bejne te tilla krime edhe ndaj te vdekurve.
Aty nevojitet te filloje nje hetim nderkombetar!
Mjafton te behen analizat e ADN-se per te gjitha eshtrat e gjetura te grumbulluara ne Kishe dhe te krahasohen me banoret e zones ose me familjaret qe pretendojne se jane pasardhes te tyre.
Prokuroria shqiptare duhet te filloje urgjentisht hetimet.
Dihet tashme se shume qytetare edhe nga veriu jane te regjistruar si “minoritar Greke”, te detyruar per tu pajisur me dokumenta pune ne Greqi, ne dem te interesave kombetare shqiptare.
Tashme Saranda rezulton 500mije banore sipas certifikatave te leshuara nga shoqata Omonia.
Ne fakt, aty jetojne maksimum 5mije minoritare
Askush nuk e ngre zerin!
Pervecse te gjalleve, tani keta i kane shkulur edhe nga varri shqiptaret e vdekur dhe po i shesin per greke.
Skam lene njeri apo media pa njoftuar per kete skandal, perfshire edhe prokurorine, edhe drejtuesit me te larte te PDIU,
por askush nuk flet, askush nuk merr persiper te beje publike.
Nga kush kane frike?
Nga prishja e marrdhenjeve me Greqine?
Nga debimi i shqiptareve qe jetojne e punojne atje?
Mos keni frike!
Pothuajse mbi 50% e tyre jane asimiluar per 20 vjet me shume se arbereshet per 500 vjet. Askush nuk flet me shqip. Asnje shkolle shqipe ne Greqi.Fshatra te tera ne jug jane shperngulur ne Greqi, jo nga Napoleon Zervas por nga mosegzistenca e shtetit shqiptar. Edhe po te doni ju, ata nuk jua kthen greku, sepse jane bere me greke se ata.
Me kujtohet nje sportist qe jeton dhe stervitet ne Greqi. Me thane Greket qe eshte shqiptar.
E takoj, por nuk fliste shqip. Me prezantoi me nenen e tij, e cila gjithashtu me thoshte qe e kishte harruar shqipen. Ata jane nga nje zone e Fierit dhe kane emigruar ne Greqi ne vitin 1997.
A nuk eshte turp per ne kjo?
A thua ka rene mallkimi i At Gjergj Fishtes mbi keta njerez?
“Mallkue, njai bir shqiptari,
Qi nji ket gjuhe te perendis,
Trashegim qi na e la i pari
Trashegim nuk ja le fmnis”…..
Do doja ti respektoja shume ata familjare greke qe vijne dhe i kujtojne te dashurit e tyre te rene ne Shqiperi.Eshte nje akt shume human.
Por me nje kusht! Ata duhet ti kerkojne qeverise se tyre greke, qe ne menyre reciproke, tu krijoje kushte shqiptareve qe te shkojne ne Greqi dhe te kujtojne viktimat e terrorit dhe Genocidit qe bene greket me ne krye “Shqiptarin” Napoleon Zerva.Nje spastrim etnik me baze fetare!
Me kujtohet, kur i tregova fotot e eshtrave me mbishkrimin “i panjohur”, familjes greke per te cilen investigova, dhe e ema me tha:
“Tani nuk dua me ti terheq eshtrat e babait.
Jam dashuruar me token ne Shqiperi, me kete vend kaq mahnites.Ata i takojne kesaj toke qe i ka mbajtur per kaq shume dekada”.
E thoshte kete nje zonje, pedagoge e vjeter ne nje universitet ne Krete, dikur e betuar antishqiptare edhe per arsye se vajza e saj ishte e dashuruar me nje shqiptar.
I tregova per pazaret e pista qe po bente shoqata e te reneve ne Shqiperi me kishen ortodokse greke.
I sugjerova qe meqenese eshte gjalle, te beje analizat e ADN-se per te verifikuar nese eshte vertet babai i saj ai qe duan ti shesin dhe te mos paguaje qera “mijera euro” kot ne Krematorium per ruajtjen e eshtrave te shqiptareve te Kercyres.
Fundja ne Shqiperi nuk paguani asnje qindarke.
20 mije eshte numri i viktimave qe pretendohet.
Nese do te paguanin per ruajtjen e eshtrave te tyre si ne Greqi, shteti jone do te perfitonte:
20mije × 2000 euro ne vit=4.000.000 euro ne vit
Kjo eshte “pak” me shume se medalja e arit qe i vendosen si kumbone krye parlamentcarit Ilir Meta ne Athine, vizita e te cilit do te ngelet ne histori si akti me i papergjegjshem antikombetar, ne dem te zgjidhjes se ceshtjes came.
Nje dite, kjo histori antikombetare do te behet film, dhe e gjithe bota do te habitet me ne shqiptaret.
The post Kujt i interesojne varrezat fallco?… Shkrim nga Fatmir Bardhoci appeared first on .