Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

“SOFRA SHQIPTARE ” NË LECCO(It),HAP PËRSËRI DYERT E SHKOLLËS SHQIPE..

$
0
0

 shko-lecËshtë e pamundur të mos emocionohesh në këtë ditë të mrekullueshme ku prindër me fëmijët e tyre të veshur si për festë mbushin sallën duke ndryshuar komplet atmosferën e një ditë shiu që binte butë në të gjithë hapësirat e liqenit aty afër nesh . Një “rit “që përsëritet mrekullueshëm nga viti 2005 e shkallë, shkallë në rritje ka arritur rezultate për sa i përket frekuetimit e cilësisë të mësim dhënies, edhe pse me vështirësi të theksuara me mungesa të teksteve mësimore, ata kanë arritur ti a dalin mbanë .. Gjithçka i dedikohet stafit ,prindërve e aktivistëve të shoqates,e sigurtisht pa lënë në harresë punën e lavdëruar të mësuesve vullnetarë si ;Ermira Bekteshi, Margarita Kaloçi,Serenella Musaraj .

Tana Laci si presidente e kësaj shoqate më shpjegon se në këtë provincë banojnë e jetojnë rreth 3000 Shqiptarë ,ku gjysma e tyre janë nga Kosova e Maqedonia e sensibilizimi në këtë rast ka vlera të jashtë zakonëshme për frekuentimin e kësaj shkolle nga fëmijtë e tyre. Takimin e kësaj ditë feste e hapi dott,Brizida Hasnedari . Ajo falenderon prindërit për rëndësinë që i kushtojnë përvehtësimit të gjuhës amtare nga fëmijët e tyre si një kusht i rëndësishëm edhe për statusin social të individit duke theksuar se të mësuarit e gjuhës Shqipe do të thotë të njohësh jo vendin e origjinës por edhe ruajtjen e lidhjeve shekullore familiare .

Zj Hasnedari falenderon të ftuarit nga provinca e Lecco/s e nga Qendra Interkulturale “Radici e Ali” përfaqësuar nga zonjusha Anisa Karagjozi dhe Organizata vullnetare “InterAction” për vlerësimin e kushtuar kësaj dite të shënuar për fëmijët tanë. Ndër të tjera, pasionin e atdhe dashurinë për gjuhën Shqipe e lidh me shprehjen e madhërishme të Nënë Terezës e cila thonte se : Edhe pse kam pasaportë Indiane, unë jam gjithmonë Shqiptare.

Mësuesja Serenella Musaraj në fjalën e saj flet për organizimin në kalimin e vështirësitë që hasin e gjithsesi edhe për kënaqësinë që ndjen kur fëmijët në këtë shkollë për dy vjet janë në gjëndje të shkruajnë e të flasin Shqip. Një tjetër hap pozitiv i këtij stafi është hapja falas e kurseve të gjuhës Angleze e Italiane për të ndihmuar fëmijët që kanë vështirësi në arritjen e niveleve të kohës.. U vunë në dukje edhe divergjencat që vërehen tek fëmijët me dy prindër të ndryshëm ku falë kësaj mundësie që u është afruar nga shoqata mjaft prindër ndihen të lehtësuar .

Në përshëndetjen e saj financierja e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali dott.Anisa Karagjozi,falenderoi stafin e kësaj shoqate për ftesën,si edhe prindërit për kujdesin e rëndësinë që i kushtojnë mësimit të gjuhës shqipe,Një privilegj të cilët ata e kanë nga prindërit e tyre e për këtë qëllim është e domosdoshme që ne duhet tua trasmetojnë atë fëmijëve tanë me anë të kësaj shkolle.. Bashkëpunimi me shoqatën “Sofra Shqiptare” si kurse edhe me shoqata të tjera,shpjegon presidenti i Org.Vullnetare “InterAction” në Brescia z.Ardit Aliaj është një faktor shumë i rëndësishëm në mundësinë e ndjekjes së inisiativave e kryerjes në mjaft raste të aktiviteteve të përbashkëta të cilat ndihmojnë dukshëm rritjen e besimit në komunitetet ku bëjmë pjesës e një njohje më të gjërë të problemeve tona ..

Miku im Ndue Pal Qokaj me krenari më citon rezultatet pozitive që ka arritur hap pas hapi kjo shkollë e cila po afirmon vehten e saj me punën e palodhur të mësuesve e pa përjashtim të të gjithë aktivistëve që kontribojnë në këtë drejtim.

Mësuesja Serenella Musaraj në fjalën e saj flet për organizimin në kalim të vështirësive që hasim ,por gjithsesi ndihemi mirë ,shprehet ajo ,kur fëmijët në këtë shkollë për dy vjet arrijnë të të shkruajnë e të lexojnë Shqip.

shkol-leceMë pas i u la rradha, muzikës e valleve tona të bukura masive të pregatitura nga anëtari i këshillit drejtues të kësaj shoqate z.Enton Cara,por pa permendur nuk mund të lëmë pa provuar edhe ushqimet tradicionale të pregatitura me mjaft shije nga amviset duar arta të komunitetit Shqiptar në Lecco. Faleminderit miq të shoqatës “Sofra Shqiptare për momentet e bukura, mbresat e ecurinë e shkollës tuaj si një e drejtë që duhej të përfshihej në strukturat shtetërore të shkollave publike e për më tej, mungesa e kulturës së bashkimit tonë na detyron të punojmë për institucionalizimin e gjuhës si shtyllë e identitetit tonë kombëtar Shqiptar.

Petrit Aliaj. Lecco (It,) 09/10.2016.shkolla

The post “SOFRA SHQIPTARE ” NË LECCO(It),HAP PËRSËRI DYERT E SHKOLLËS SHQIPE.. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>