Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

UNË BIRI YT KOSOVË..

$
0
0

UNË BIRI YT KOSOVË

Unë biri yt Kosovë ekipi-kosoves
unë do të lartësoj ,
në gara dhe lojëra
fitore do të shënoj,
për ty jam i lindur ,
për ty luaj dhe jetoj,
besnikë përherë
ty unë do të qëndroj,
unë biri yt Kosovë
me fitore do të gëzoj ,
me suksese të tjera
përpara do të rrugëtoj,
me lojën time lartë
e më lartë do të dërgoi,
unë jam biri yt Kosovë ,
vetëm ty të besoj,
me emrin tënd luaj ,
jetoj, punoj dhe veproj,
gjithë sukseset
dhe të arriturat e mia
ty unë ti dhuroj,
Kosovë unë biri yt
me tërë qenjën time
për ty luaj , punoj
dhe jetoi, më të mirën
për ty ëndërroj ,
në fitore të reja
unë do të lartësoi,
unë biri yt Kosovë
për ty luaj , punoj
dhe veproj, për ty
nuk ndalem kurrë
sa edhe të të jetoj,
në beteja dhe gara
për ty do të luftoj,
besnik përherë
unë ty do të qëndroj,
me shpirt dhe qenje
të dua dhe të bekoj,
ti je gëzimi, shpresa dhe
tërë dashuria ime
që unë edhe ekzistoj.
unë biri yt Kosovë
betohem në çdo
rrethanë dhe kohë
ty përherë do të lartësoi,
unë jam biri yt Kosovë
ti dashuria ime që jetoj,
çdo sukses dhe fitore
bashkë me ty
lumturisht do t’a festojë.

IlmI Tahiri Podujevë

The post UNË BIRI YT KOSOVË.. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>