Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

SHENJTËRIMIT I NËNË TEREZËS, MBURRJE DHE KRENARI PËR GJITHË SHQIPTARËT…

$
0
0

SHENJTËRIMIT I NËNË TEREZËS, MBURRJE DHE KRENARI PËR GJITHË SHQIPTARËT…

Treviso, 3 Shtator 2016

Nene_tereza_shqiptare_shkup“Të varfrit na japin më shumë seç ne iu japim atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kur nuk mallkojnë, e as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet mësojmë nga ata”. – Thënie nga Nënë TEREZA
Me këtë thënie të lavdishme të Nënë Terezës, na jep të kuptojmë shpirtbardhësinë e pastër që kishte…Thënjet e Nënë Terezës dallojnë nga thëniet e filozofëve e mendimtarëve tjerë, shumica e të cilëve vetëm kanë deklaruar e kurrë nuk i kanë zbatuar thëniet e tyre, ndërsa Nëna Terezë se cilën thënie së pari e ka përjetuar në përditshmëri duke iu dalur në ndihme njerëzve nevojtar… Nënë Tereza është humanistja më e njohur në botë, tërë jetën e saj ia kushton atyre që kishin më së shumti nevojë për ndihmë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup, më datë 26 gusht 1910. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut nga rrethi i Gjakovës. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Mandej,Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe…
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Ka fituar numër të madh të çmimëve ndërkombëtare për bëmirësi e solidaritet humanitar.
Vdiq në moshën 87 vjeçare, me 5 shtator 1997.
Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhen Nëna Terezë, por të gjitha flasin në të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete. Në njëqindvjetorin e lindjes Papa Gjon Pali II e shpallë të Lumturueme Nënë Terezën. Ndërsa, duke ditur botërisht vepren dhe aktivitetin e Nënë Terzes, Papa Françesku me 4 shtator në Vatikan me një ceremoni të veqant në Selinë e Shenjtë do ta shpallë humanisten Nënë Terezë të shenjtë. Shënjtrimi është akti ma i lart i mundshëm që i epet një individi, të cilinë e ndan Selia e Shenjtë.
Andaj, ne si Shaqatë Kulturore Shqiptare ILIRIA me seli në Treviso, mburremi që bashkëkombasja jonë Nëna Terezë shpallet e Shejntë. Na bënë të ndihemi krenar që jemi shqiptar edhe pse nuk jetojnë në atdhe, sikurse na bëri krenar edhe Majlinda Kelmendi ditë ma parë.
Ne nga Treviso do të jemi pjesëmarrës në Koncertin e së Shtunes në Romë, por edhe në ceremonin e Shenjtrimit të dielen në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Zoti e bekoftë Nënë Terezën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Amin!

SHOQATA KULTURORE ” ILIRIA “Treviso,
Presidentja, Ermira Zhuri

The post SHENJTËRIMIT I NËNË TEREZËS, MBURRJE DHE KRENARI PËR GJITHË SHQIPTARËT… appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>