GJENERAL I ZI…
(Kur mbrita në Gumenicë ishte ende natë.Mendova të beja një shetitje në qytet dhe pasi të zbardhte të nisesha për në fshatin tim ,Arpicë.Krejt papritur u ndodha përball një monomenti ..Ishte ai….gjenerali i zi..Zerva….)
Ku dreqin më dole përpara gjeneral
O djall..
O vrasës i ndyrë.
Dua të të pështy në fytyrë.
Nuk më njeh gjeneral?
Më ke vrarë vëllanë 70 vite më parë.
Kur ishe i gjallë…
O gjeneral i zi.
A vritet foshnja në prehë të nënës duke pirë gji?!
Gjeneral ,
o i biri putanës.
A vritet foshnja duke pirë gjirin e nanës?!
Mos bërtit .
Mos ulëri.
Për ty ndjej veç neveri.
Po,po.
Jam unë çami që kam ardhë në Çamëri.
Eshtë atdheu im gjeneral.
E vrave.
E shave .
E dogje.
Foshnjat në furrë i poqe.
E kishe të kot.
Jo.
Nuk vdes Çamëria ,gjeneral.
Eshtë e gjallë.
Ka hapur krahët e po më pret.
Si pret nëna birin e vet.
Dëgjoma një fjalë
gjeneral.
Mos ulëri.
S’të dëgjon më njeri.
Gjeneral,o palo burrë.
Nga Çamëria nuk më ndan dot
…kurrë.
Kamber Cano
The post GJENERAL I ZI… appeared first on .