DORË PËR DORË NE RRUGË TE JETËS
Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin argjendë.
Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.
Hajde dhembje jetës,
Hajde sakrificë
Hidhe, hidhe, këmbën,
Se me dhemb në shpirt.
Të dy të bashkuar,
Ngjitur mish dhe thua
Un të mbajta ty,
Ti më mbajte mua.
Rritëm djalë- e çupë,
Rritëm nip- dhe mbesë,
Un isha kollona,
Ti ishe si bletë.
Bashkë dhe te bashkuar,
Zoti të na marrë,
Dorë për dorë si jemi,
Te biem në një varr.
Vargje nga :Veron Hoxhaj
The post DORË PËR DORË NE RRUGË TE JETËS appeared first on .