SY VERBUAR NGA MJERIMI
Sy verbuar nga mjerimi,
padrejtësi dhe injorimi,
pres që nesër të zbardh agimi,
të ik dhimbja dhe dëshprimi,
sy verbuar dhe sy tretur,
vuajtje vapë ngricë të etur,
në shpirt zjarrë , mall i djegur,
të ndriçojë sa jam përpjekur,
mbahem gjallë por
unë ec shumë i tretur,
netë të trishta i pa fjetur,
kam provuar uri të etur,
edhe ëndërrat sa janë përpjekur,
prehje në gjumë ato s’kanë gjetur,
dielli më thoshte pse s’ke fjetur,
pyeste hënën si jam përpjekur,
pse në jetë unë aq i përndjekur,
drejtësisë ndoshta që ju kam rrekur,
por i fortë sikur hekur ,
edhe kështu unë qëllimin kam prekur,
jam i gjallë ende s’ kam vdekur,
unë arrita që ti i mund
që të gjitha që më kanë përndjekur,
shpirti im në maje ka prekur,
ti je i gjallë edhe pse të tjerët
kot pandehin se ke vdekur,
ata s’ shohin se janë të marrë
dhe janë të mekur,
në letërsi ti ke hyrë
dhe jo që ke prekur,
ti do jetosh tej i gjallë,
ndërsa ata të poshtëruar ,
as të gjallë , e as të vdekur.
The post SY VERBUAR NGA MJERIMI… Ilmi Tahiri Podujeve. appeared first on .