Është një dhëmbje e madhe të shohish të kështuquajturit “shqiptarët tradhtarë”, ne më mirë se kushdo tjetër e dimë se ç’janë këta gjak prishur të rinjtë, ç’surrat kanë, ç’moral e gjak të zi kanë brenda tyre. Ndrkaq, si për një drejtëpeshim fatal, pikrishtë në këtë kohë, ajo që s’duket, jep një paralajmërim tjetër, ky kombë është në rrezik zbehjeje, faza e parë e shuarjes apo më mirë të themi zhdukja e tij.
Shqiptari është i sëmurë. Sëmundja e tyre është tepër e rëndë! Shenjat e sëmundjes janë vënë re një shekull më parë, ndoshta edhe më parë. Shqiptarëte e Iliridës kanë nevojë për gjyqin epokal të ndarjes së përjetëshme nga e kaluara neoosmane, që ajo ta lërë të lirë në udhën e saj.
A janë ndarë shqiptarët nga e kaluara e tyre, posaqërisht nga periudha turko-osmane? Fakti që shqiptari i Maqedonisë nuk bën përpara, vetëm prapa, veprat e Erdoganit tregon madje se punohet për të ringjallur të kaluarën, për ta zvarritur sa më shumë fatin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe për ta mbajtur të arrestuar kujtesën historike të shqiptarëve të Maqedonisë.
Mësymja e dhunëshme në kësi “ngjarjesh” e këso “tradhtinash” lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vemë gishtin kokës apo bythes, duke qenë se osmanlinjtë nëpër të cilën kaluam, veçanarisht, u ngjanë atyre sëmundjeve të konbshme që këthehen sërishmi për ta marrë shqiptarin përfare, për lesh.
Ja çfarë pamë:
“Njëfarë BEKIM KOÇE që ishte duke mbytur thirri, e gjithë UÇK-ja dhe gjithë populli shqiptar i Maqedonisë ndjen dashuri për popullin turk dhe do ta japim edhe jetën për Erdoganin tonë!”.
Pse po rrenë more i poshter!
Udhë të mbarë ti dhe Erdogani dhe u pjekshit për së shpejti në botën e ferrit!
Nuk u besoja syve dhe veshëve! Kjo është një vetëvrasje e vërtetë. Kjo gjë është shumë e rrezikshme, se ne nuk e kemi studiuar shumë mendjet tona. Shkollat tona, kolegjet tanë, universitetet tanë, e gjithë kultura jonë, i tërë modeli kulturor nuk na mësuan se çfarë janë këto koka tradhtare. Ne kemi humbur kontaktin me përcjellësin e brendshëm të atdheut. Ai është gati i paralizuar, por atdheu a mund të ringjallet.
Shqiptarët kanë humbur shumë organe të shqisave – bie fjala, nuhatjen për kombin, gjuhen, historinë dhe identitetin e tij. Shqiptari spiun, tradhtar pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. Le të shohim qenin dhe nuhatjen e tij – sa e ndjeshme është hunda e tij! Shqiptarët duken shumë të varfur. Çfarë ka ndodhur me hundën e shqiptarëve? Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të nuhasinë po aq mirë, sa hunda e qenit ose kalit? Kafsha i kap aromat në një largësi prej miljesh. Qeni i mbanë mend aromat në menyrë të mahnitëshme; shqiptari i maqedonisë s’ka asnjë aftësi t’i mbajë në mend historitë. Diçka e ka bllokuar trurin dhe hundën tyre. Prandaj gjatë shumë shekujsh shqiptari e ka shkatrruar shqisen e vetë të nuhatjes.
Mos ta harrojm të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie… Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë.
Mendoi: “Të vritesh për lirin e të tjerëve, kur atëdheu yt është i pushtuar, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi.
Kjo mendjelehtësi na ka përcjellë gjatë historisë.
Mehmed Ali Pasha, shqiptarët luftuan për lirin e e Egjiptit dhe luajtën rol vendimtar në themelimin e atij shteti… Shqiptarët luftuan për lirin e Greqisë dhe disa prej tyre si Bubulina, Xhavela e Marko Buqari qenë udhëheqës të kryengritjes, që solli pavarësinë e këtij shteti, i cili pastaj bëri gjenocid mbi shqiptarët. Shqiptarët luftuan në anën e Turqisë si Adem Huduti, Muharrem Kose, Akin Ozturk, Ballaban pasha, Besim Koce etj. Shqiptarët, në luftën e Dytë Botërore, luftuan për çlirimi e ish Jugosllavis artificiale, ndërsa ajo ua shpërbleu duke bërë gjenocid mbi ta.

The post JETA DHE VDEKJA E PAMËSHIRSHME E SHQIPTARËVE NË PREHËRIN E ERDOGANIT! Nga: Afrim Caka Gjakove. appeared first on .