Sa rëndë me vjen të flas për një akademik , por ja që zemra po pëlcet ; nuk duron më. Të rrethuar me hoxhë injoranta , të porositur për të keq, të rrethuar me një auditorium xhamishë aq naiv sa edhe të gërditshëm , të cilët nuk kanë lexuar kurrë përveq dy –tri fjalë nga kujtimet In memoriam, të rrethuar me politikan të cilët kurrë nuk e pyesin veten:” Çka bëra unë për Kosovën gjatë këtyre 17 vjetëve që kaluan ?-; të rrethuar me programe televizive ( hamdyrilah në gjuhën shqipe ) por , të cilat na ndjellin vetëm pesimizëm dhe vetvrasje ardhmërije ;të rrehuar me tregtarë të pa cipë që e shesin suxhukun me zorrë derri( ?)…. E vetmja shpresë na mbesin akademikët. E vetmja shpresë na mbesin kush ? Akademiket , pra . Por, edhe ata janë humbur në fatamorganën antishqiptare, dhe se më shumë po mundohen ta kapin dhe përçafojnë ajo iu largohet , e kjo rrugë iu zgjatë deri në perëndim të “dritës “së tradhtisë.
Ta vrasish një-dy – tre njerzë pas shpine , tradhtishti është krim që nuk falët ,por është një dhëmbje e madhe për familjet e tyre . Por, të vrasish popullin tënd pas shpine me shkrimet dhe publikimet është një zi mbarë kombëtare. E kjo po ndodhë edhe nga akademikët.
Mehmet Kraja ka shumë mëkate , nuk do t’ia numëroj por ,kjo e fundit:” Noli dhe Konica, këta përçarës të mëdhenj të botës shqiptare “ ( shkruar nga ai ) është për tu vajtuar.
Jo vetëm për t`u vajtuar , por edhe që të shtjen të mendosh se kush e porositi këtë njeri me privilegje të mëdha shoqërore , që në zjarrin antikombëtar që po vlon të shton edhe disa zjarre me shpifje dhe insinuata ( të cilat vetëm të porositurit i biejnë ndër mend ) që nuk janë asgjë tjetër vetm vazhdimësi e porosive serbo-turke për errësimin e të kaluarës kombëtare dhe figurave të saj të ndritura.
Më dhemb zemra t’i përshkruaj “zbulimet “ heroike natikombëtare , “ zbulimet “ që edhe akademia serbe nuk guxon t`i thotë:” Noli, për shkak të ambicieve të tij politike, i priu një kryengritjeje shkatërrimtare në Shqipëri (1924); Konica, për interesat e tij meskine, bëri aktin e shëmtuar të tradhtisë: në cilësinë e ministrit-ambasador ia dorëzoi vulat e shtetit që përfaqësonte ambasadorit të shtetit pushtues (Italisë), shkruan sot akademiku Mehmet Kraja në Shtojcën për Kulturë të gazetës Koha Ditore “
(Kush është Mehmet Kraja? “Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 10 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë.”)
Nuk mundem më shumë , në vend që të thuri hymne për disa nga akademi(y)ket tanë më duhet ta them këte : Akademik Mehmet Kraja, në vallen e akademisë serbe.
“Vërtet më vjen keq për gjendjen në të cilën ka rënë ‘akademia’ ynë dhe sejmenët e saj, që nuk po tregojnë pos që janë të detyruar të hynë ( ose janë ) në vallen e Akademisë Serbe, jo vetëm duke mos punuar asgjë, por për më tepër, duke bërë përpjekje” t’ë rrisin antishqiptarizmin.
The post Mjerë shqiptarët me akademi (y)ket që i kanë- Mehmet Kraja ! appeared first on .