
Kështu është shprehur kjo grua e shquar e cila quhet Marjana Sulejmani. E vërteta e kësaj heshtjeje është e sigurtë që fsheh “diçka” e cila duhet të mbetet e heshtur dhe vetem aty.!!!!! Ka shtuar më tej Marjana e cila prej 25 vitesh jeton me fëimjët e saj ne shtetin helen.Ne jemi të detyruar të respektojmë këtë heshtje, por jo personin i cili shpesh herë e thyen këtë heshtje me veprime shembull, që na detyron ta permendim duke cënuar sadopak kete heshtje Të gjithë njohim që guri i diamantit, gjendet në thellësi të tokës,por ne e kemi mbi toke, pranë çdo ditë, çdo orë e çdo minutë kur kemi nevojën. Me gjithë lodhjen e ditës,do të kushtojë momente,pranë nevojave tona, me ndihmën e saj të domosdoshme pranë fëmijëve me probleme, duke u treguar e gatshme me punën e saj të përkryer, si dhe ato fjalët e saj të ëmbla. Kjo është “Marjana Jonë” që gjithnjë ndodhet në qendër të vemendjes, e për të gjitëe ne është si ai “një gur diamanti”, që nuk përpunohet dot. Kjo e bën këtë grua aktiviste e të përkryer,që të cilësohet gjithnjë e veçantë e shembull pozitiv Janë fjalët e kryetares së AME (e personave me aftësi të kufizuara) z.Vaso Turutog në shtetin helen të cilën një gazetë greke do të veçonte Marjanën si një ndër njerëzit me zemërgjërësinë e madhe kundrejt njerëzve në nevojë. Më tej ajo do të shtonte: Zonja Marjana është banore në qytetin tonë prej 20 vitesh dhe është ndër “qelizat” më të shëndetshme në qytetin tonë. Përveç punës me një sukses e bën atë të veçohet nga të gjithë, duke ju përkushtuar rolit të nënës, të një shoqes së përkryer dhe të një banoreje tepër të kujdeseshme ndaj familjeve pa forcë ekonomike Një grua me personalitet dinamik,e cila e bën këtë të gjendet gjithnjë pranë atij që nuk ka forcë e mundësi,duke dhuruar sipas mundësive si ndihmë ekonomike po ashtu dhe materiale. Cfardo lloj ndihme t’i kërkohet nga organizata e jonë është pranë nesh me ndihmën e saj. Ndjeshmëria e saj për veprat e kryera në këtë drejtim del në pah nga poezitë e saja, të cilat e kanë bërë të njohur sipas gazetave lokale këtu ku ajo banon. Marjana me stilin që ka zgjedhur në jetën e saj krijon asaj “portretin e një gruaje shembull” me nje ndjeshmëri të madhe, të cilën duhet ta ndjekin edhe të tjere. Prandaj organizata e gruas dhe ajo e bamirësisë vlerëson veprimtarinë e saj, duke e falenderuar dhe duke e bërë një reklamim të së vërtetës për këtë grua të veçantë me Diplomë Falenderimi në vitin 2015! Gazeta lokale greke për këtë grua shqiptare, fisnike dhe heroike e ditëve tona tepër të vështira, ka përshkruar me së miri veprimtarinë e saj humane. Ndër të tjera gazeta lokale ka shtuar: Jemi mësuar shpesh herë me surprizat e Marjanës dhe ndjehemi krenar, që kjo “grua diamanti” është bërë dhe “ personaliteti” e reportazheve ,por e dijmë që është e vështirë të përshkruash për të kaluarën e Marjanës,pasi ajo nuk flet…vetem hesht . Besoj se kam gjetur”doktorin më të mire” për diagnozën e heshtjes së saj. Megjithëse me shumë mundim, kërkuam dhe më në fund jemi takuar me ish- profesorin e fizkulturës dhe ish- trajnerin e sa të dikurshëm zotin Ndue Tarazhi. Ndue Tarazhin vijon sërish me stërvitjen e të rinjëve në futboll dhe mundem të merrnim opinionin e tij për Marjanën, ndërsa ai me shumë dashamirësi do të bashkëbisedojë, madje sjell dhe falenderime në kujtesën pë Marjanën si respekt ndaj saj si femër e cila ishte e rrallë në ato kohra si sportiste. Para se të flas për Marjanën – ka thënë Tarazhi, doja të bëja një krahasim të vogël, po që ka kuptim të madh: Marjana për të gjithë ne që e njohim e jetuam atëherë si sportiste dhe sot në vazhdim, do të mbetet një novelë në biblotekën e çdo shtëpie nga ne me titull ”Nje lule që nuk vyshket kurrë”
Ajo kur erdhi nga shkolla 8 vjeçare në të mesmen, ishte e përgatitur si sportiste, pasi e ka filluar që fëmijë sportin. Pra ajo ka ardhur një sportiste në një gjendje të shkëlqyer, më vonë ajo ndërroj stil stërvitje pasi kishte rezistencë. Rrethi i Krujës do renditej në vendet e para nga talenti i Marjanës në garat e atletikës si në 3000 dhe 5000 m, me rekordet e saja është krenuar gjithnjë duke u njohur dhe ne si klub. Emri i saj dhe sot qëndron në arshivën e sportit. Në të njëjtën kohë ajo përvetësoj dhe sportin në basketboll me “Kastriotin”, që mbetet tek njerëzit dhe tifozët një sportiste me fantazi të lartë. Marjana kishte plotësuar rreth 14 vjet sport edhe pse ishte vetëm 19 vjeçe moshë e cila a largoj nga qyteti i Laçit pasi krijoj lidhje bashkëshortore.
Eshtë e vetmja ish – nxënëse dhe ish – sportiste që kemi ruajtur e vazhdojmë të mbajmë akoma miqësinë. Eshtë njeri i perkryer, me humor të madh, shpirti i shoqërisë. Marjana është dhe do të mbetet e veçantë për të gjithë ne, ndërsa për tifozët do të mbetet “Ajala”, kështu e thërrisnin e vazhdojnë ta thërrasin edhe sot.(ish futbollisti i Argjentinës, nga stili në lojë). Dhe unë ,atë që veçoj tek ajo, është karakteri i saj i fortë që përbën dhe personalitetin e saj dhe më pëlqen që flet dhe respekton gjuhën e nënës së saj, atë Shkodrane! Marjana ndodhet është kthyer nga shteti ku jeton prej shumë vitesh dhe viziton të afërmit e saj qytetin e Laçit dhe atë të Shkodrës dhe pas bisedës me ish- trajnerin Ndue Tarazhi do të bisedonim dhe me protagonisten Marjanën.
Ku konsiston ndihma e juaj tek shtresat ne nevojë?
Marjana: Unë i dua me shpirt njerëzit prandaj dua të kontribuoj për shtresat në nevojë, është diçka humanitare. Dhe kur e kam kryer me sukses këtë dhe rruga për në shtëpi më bën të ndjehem krejtësisht e shplodhur, mushkëritë marrin frymë lirshëm dhe nuk ndjej aspak lodhjen e ditës së mundimeshme. I kam vënë detyrë vetes, dy herë në javë në orët e pasdites të merrem me fëmijët që kanë probleme, duke bërë ushtrime gjimnastikore. Ose ndihmoj dy familje me ushqime 3-4 herë në muaj. Janë familje që s’kane aspak të ardhura ose ju ka vdekur njeri pjestar i familjes, e kanë nga pesë apo gjashtë fëmijë, dhe do t’i përkushtohem. Duhen ndihmuar, dhe u gjendem pranë sipas mundësive reale. Kjo veprimtari humanitare përkrahet nga patriotë të tjerë apo nga grekët? Marjana përgjigjet: Ka raste që edhe nga familje të tjera shqiptarësh,por tani janë larguar më parë dhe ka patur nga ata që kanë dhënë ndihma të ndryshme, si në euro. Megjithëse tema humanitare ka për secjilin nga ne një “heshtje”, duhet të mbetet sekret, ta dijmë vetëm ne që e bëjmë, do të mundohem të kujtoj disa raste , që mbase dhe dihen nga të tjerë. Për fëmijën e një patriotes tonë e cila është e martuar me shtetas grek, jeta e djalit pesëvjeçar, i cili ishte vetëm gjashtë muajsh dhe për operimin e tij, për t’i shpëtuar jetën duhej një sasi shumë e madhe në euro. Brenda dy javesh u mblodhën madje u tejkalua ajo shumë e kërkuar nga spitali. Fëmija operohet dhe gëzon shëndet të plotë. Rast tjetër është dhe maratona e vrapimit (sipas dëshirës ) deri ne 3-5-10 km, e cila bëhet për t’u ardhur në ndihmë të njerëzve në nevojë ose si humanitare si të ndihmohet nje grua me kancerin ne gjirit ose fëmijëve me luçemi etj, unë kam garuar në disa elementë të garës me qëllim sigurimin e të ardhurave nga shitjet e biletave, ndërsa mosha ime nuk i përkiste gauresve të tjerë.
Jeni një grua energjike, çfare i kushton kesaj “tip” gruaje në përgjithësi ?
Marjana: Për gruan gjithnjë kam nje respekt. Për mendimin tim kush din të vlerësojë, gruaja është një “Relike” e domosdoshme për shtëpinë. Për një grua të tillë doja të kujtoj fjalët e Mblenk,i cili thotë: Energjia është e vetmja në jetë e cila vjen nga trupi. Eshtë e vetmja gjë e pavdekshme dhe e pa komentueshme. Eshtë e veçantë dhe mbetet e tillë, megjithatë- forca qëndron tek burri, gruaja mbetet gjithmonë me energjike.
Po ju pse e cilesuat gruan “relike”?
Marjan: E cilësova sepse është e tillë. Ajo nuk është thjesht një vegël ndjenjash ndaj mashkullit. Në radhë të parë me energjinë e saj, është “zonjë shtëpie”,me vonë “nënë” dhe pastaj “gjyshe”, këto përbëjnë fjalën “relike”,. e mbetet në familje gjithnjë rëndësishme dhe tepër e domosdoshme. Kur një grua në jetë ka arritur të bëhet Nënë, kurrë ajo në rritjen e fëmijës nuk duhet ta shohë si “detyrim”, por ta rrisin fëmijën e saj me ushqimin që i përket,e jo ta ushqejeë me hallet e problemet e saja personale, bashkshortore ose në përgjithësi ato familjare. Pasi të gjitha këto për fëmijën janë helm, kur ajo e kryen kete me sukses, atëherë ajo quhet NENE,besoj unë.
Si prind , si ndjeheni për femijet tuaj?
Marjana: Megjithëse ne si prindër mbajmë përgjegjësi të madhe në rritjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre e në çfardo kushtesh që ata rriten, asnjë nga ne nuk mund të dijnë se çfare mund të ndodhë me fëmijën kur ai rritet. Jeta e tregon…….dhe jeta është një histori tepër e ngatërruar për sejcilin nga ne. Për fëmijët e mij si çdo nënë dëshiroj gjithë të mirat e botës dhe të kenë jetë normale, mos të kërkojnë shumë, sepse jeta tani të jep mundësinë e më pas ta merr prapë atë që të ka dhënë. Ndërsa po cënoj dikush fëmijët jam ne gjendje t’ja kaloj dhe kafshës më të egër të pyllit.
Po ndaj një mashkulli si mund të tregoheni?Që paraqitesh kaq e egër dhe a keni frikë ndërsa ju mungon bashkëshorti me atë që ju keni lindur plor tre fëmijë?
Marjana: Cdo femër duhet të sillet me edukatë e kulturë ndaj një mashkulli, sepse tregon finesën e saj si femër.Shumë nga ne që jemi të vetme dhe të pa lidhura me një mashkull,shpesh herë gjysma e vetvetes tonë në jetë përputhet ose ndeshet me një njeri të gabuar. Mund t’më ketë ndodhur dhe mua ,por nuk u pendova në jetë kurrë nëse dhe pak minuta i dhashë kujdes dikujt që ishte i kundërt me mua, me mendimet apo veprimet e mia. Por e quajta”njeri të gabuar”,i cili qëndroj pranë meje,duke pirë kafe dhe aty u ndanë rrugët tona. Por nuk e vendos vetveten kurrë në kategorinë e një femre frikacake, nuk trembem sepse nuk kam një mashkull përkrah. Ndjehem tepër e lumtur dhe me shoqerinë time qe më rrethon . As nga vetmia nuk u tremba kurrë. Ajo nganjëherë është mikesha më e mirë e imja….nuk me flet, nuk më shqetëson, nuk më pyet për asgjë, por thjesht qëndron pranë meje dhe më bën shoqeri, shpesh herë e kam edhe të nevojshme atë.
Sa e lumtur ndjehesh?
Marjana: Ndjehem tepër e lumtur, megjithëse kjo në jetën tonë as matet dhe as shkruhet. Mund të shprehet në shumë mënyra, vitet kalojnë dhe kurrë nuk kemi momentin që duam ato që dëshirojmë dhe si i dëshirojmë. Por jam njeri që u mësova në jetë të kënaqem më pak. U mësova në jetë të shoh gjithnjë “gotën e mbushush dhe jo pjesen pjesën bosh të saj. Gjithnjë ndoqa në jetë atë pikë në horizont që e pashë, duke vazhduar rrugën drejt, pa kthyer kokën pas, isha e sigurtë, që nuk kishim ndihmë, sepse nuk e prisja “atë”nga asnjeri. Gjithnjë me “cunamet”që jeta i solli luftova e vetme. Si e kuptoni ju fjalën pasuri? Marjana: Besoj se për mua ajo fjalë ju përket të pasurve, sepse ata e shijojnë jetën vetëm me paranë. Pasuria në lekë për mua është sukses për jetën, unë këtu jam e humbur, por një shpirt i pastër është mbreti i jetës!!!! E Tillë është Marjana gruja e rrallë nga Kurbini tashmë e njohur dhe jashtë vendit.
The post Refehet per jeten e re , per Portalin Iliriatv ,ishe atletja, qe sote ndihmon femijet me aftesi te kufizuar… appeared first on .