Quantcast
Channel:
Viewing all 1023 articles
Browse latest View live

MURTAJA DHE REVULUCIONI ISLAMIK NË MUÇIBABË. Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

MURTAJA DHE REVULUCIONI ISLAMIK NË MUÇIBABË

Pas Mamushës u rebeluan edhe Muçibabët..!
“Vera nuk i referohet vetëm kafshëve të gjalla me dy këmbë”.
Ku gjindet katundi i Gjilanit me një emër banal sllav “Muçi-babë” në Serbi, Turqi apo në Dardani???
Ku dreqin është?
Ne duhet… thashë unë, me zërin që më dridhej. Duhet ta gjejmë këtë vendodhje nëntokësore të murtajës të veshur me setër të zezë dhe maskën e frikëshme me hundën sqep. Haxhiu i murtajës ecte drejt skulpturës duke shkaktuar një efekt lemeritës. Vend i errët për në ferr, thash, i rezervohet për ata që ruajnë testamentët e lënë përgjysmë në kohë krizash morale. Unë nuk e konsideroj etjen për vandalizëm, sesa më shumë një sëmundje: kjo tregon se katundarët e Muçibabës nuk janë në harmoni me vendin që i lindi dhe më nënën që i rriti.

Ende pa u fashitur zhurma turke për ta ndërruar historinë, një murmurim hijenash të pafundme nga Muçibaba dhe më njërin gishtë të ngritur përpjetë në ndërim të fantazmës turke e arabe zotëroi në komunën e Gjilanit. Kjo vjen, me sa duket, ngaqë, si rrëfimi historik, si ai mitik, vuajnë mos kryerja e detyrave ndaj atëdheut. E veçanta e moskryerjes së detyrave është se ajo, vetëm është e pandreqshme, por nuk mund të jetë veçse e tillë. Me fjalë të tjera, ndreçja, moskryerja në këtë rast do të bien ndesh me arsyen e të qenit shqiptar. “Që vendi ynë të shpallej zyrtarisht shteti i parë islamik në Ballkan u desh të pritej gjashtëdhjetë vjet”, kur trysnia e ulemave nga turqia e Naim Tërnava, të shqetësuar se po e humbitnin privilegjet e tyre nëpër xhami, arritën të imponohen mbi një vend të munduar nga dyshimet identitare!

Katundarët turqë të Muçibabës, Haxhi Shukri Zumberi dhe i biri Hivzi Zumberi thanë:
“Ne nuk e duam Idriz Seferin se ishte i krishter. E ka luftue turkun dhe e ka sjellë serbin!”.
Haxhiu: “Po valla do t’ja prishim!”.
Idriz Seferi nuk na duhet këtu!!!
Këty nuk ka dy hero në Muçibabë:
“Është vetëm Ymer Muçibaba që ka liftue më 1944. Ai është i dektë!”.
Rebelet e Haxhi Zumberit me kazma në duar, kishin grumbulluar te skulptura e Idriz Seferit një kujtim të beftë e të papritur, një testament që, tashmë e kuptuam, mbartte shpjegimin e një elementi vendimtar të verës së mistershme të shkruar mbi maskën e vdekjes dhe islamit politik. Prapa maskës, një spektakël trullosës në të cilën kalorësit e Muçibabës interpretonin me kostume e çallma allaturka dhe me fytyrat të fshehura prapa errësirës. Këta kalorës me shtat vigan, këto kafshë mahnitëse vraponin furishëm të papërmbajtur përmes fushës në një mjegull muskujsh drejtë skulpturës, thundrash njerëzore, goditjet vazhdonin.
Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Përtej një histori dashurie me turqit, problem shfaqet edhe më tragjik. Haxhi Zumberi është kosovali. Përse vallë kalohet kaq përanash ky fakt shpesh thelbësore në komportimin politik të një shqiptari me tru turku? I till qe për muslimanët primitivë të Muçibabës të ardhur nga anadolli, që mbetën gjithnjë në anën e një vendi ku islami politik ka më shumë rëndësi se besimi i përbashkët për atdhe. Muçibabët, nga ana e tyre, ishin kundërvënë luftëtarit të lirisë për arsye të ngjashme me ato të turqëve ultraislamistë ndaj Skënderbeut. Sipas meje, gjithë kjo mizori e shqiptarëve injorantë ndaj figurave historike është njëjtë si hija e armikut dhe këtë më populli nuk mund ta durojë.

Fatkeqësisht, bandat e hoxhallarëve apo thënë ndryshe shtresa më e ulët e shoqërisë shqiptare, ka kapluar çdo xhami. Çdo hoxhë vendimmarrës në Dardani është nën direktivat e njerëzve të lidhur me krimin, me Isisin, shqiptarëve që i shërbejnë interesave të kriminelëve të Bikut dhe turqëve. Hoxhallarët, shërbëtorët e Bikut, besimtarët servilë janë ata që në Dardani ecin tutje, ndërsa ngecin pas shqiptarët e ndershëm, të diturit dhe ata që kanë parime dhe moral. Sot, të qenurit krishter i moralshëm në Dardani, nënkupton shqiptarin e papërshtatshëm për Bikun e hoxhallarët.

Rasti i shpellarëve të katundit Miçibabë ka bërë bujë tashmë, qoftë kur vrau me gjakftohtësi më të madhe Idriz Seferin e skalitur në shkëmbë, qoftë kur në këto ditë drejtësia e Dardanisë e përpunuar sipas Hashim Brojës dhe Lytfi Hazirit nuk e dënoi rastin e katundarëve turqë të Muçibabës. Nuk u vu fare në diskutim nga ana e drejtësisë dhe e policisë, madje para kamerave televizive ekzaltuan të interesuarit e Muçibabës me egërsinë e Haxhive të Zumberajve. Ne duhet të kujdesemi që komuniteti musliaman shqiptar në Muçibabë të mos influencohet nga Haxhi Shukri Zumberi dhe djali i tij Hivziu. Në këtë rastë nuk mund të tolerojmë që shpellarët të jenë kundër figurave tona kombëtare. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që shfaqin babë e birë me sektet e hoxhallarëve të këtij katundi…

Mund të dukem naiv që shkruaj për këtë katundë trutharësh e tradhtarësh dhe për një vend si Dardania, kjo tregon tri gjëra, tri fytyra: Lytfia Haziri, policia dhe prokuroria që nuk e kanë përnjëmend për ti vënë në bankat e drejtësisë dhe shpellarët e Muçibabës kanë besim se këta nuk e ka përnjëmend. Shumë papërgjegjësi institucionale, por të njejtën kohë këto tri gjëra janë themelore për një shtet të së drejtës. Dhe, ç’është më e keqja, mungon besimi, duke filluar nga punonjësi i policisë dhe punonjësi i drejtësisë.

Gjilani ka vite e ditë që mjedisi është helmuar nga korrupsioni, keq qeverisja, krimi politik, islami politik e keqas nga vandalizmi i Haxhive e dreqit e të birit, domethënë për shkaqe njerëzore. Të duket vetja sikur islami politik dhe keq qeverisja e kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare e është përhapur e një lloj klime antishqiptare e frike, por ama po shohim se kanceri islam e politik ka lidhje me vandalizmin, krimë që ka mbërthyer psikikën e shumë shpellarëve turqë të katundit Muçibabë. Në këtë kaos politik e kulturor, forcat e errëta të Muçibabës përfitojnë deri në ligësi.

Politika e Gjilanit ka grumbulluar rreth vetës një pjesë të injorancës shqiptare për të drejtuar Muçibabën gjatë gjithë këtyre pas shëmbjes së sistemit komunistë, por shihet se fluksi i intelektualëve me përvojën dhe eksperiencën përkatëse ka ardhur duke u pakësuar dhe vërehet një anomali e cila po vazhdon të dëmtojë rëndë që nga themelet jo vetëm rregullin dhe rendin në Gjilanë por edhe kulturën, historinë tij. Më e prekura dhe në heshtje mbetet vandalizmi antikombëtar të “shqiptarëve e Muçibabës” të cilët me shpejtësi po degjenerojnë edhe ajo drejt amoralitetit dhe imoralitetit, drejt çmitizimit dhe në përgjithësi drejt atyre fenomeneve negative që bart më vete tradhtinë kombëtare.

Ndodhi një fenomen çoroditës pas luftës në disa fshatra të Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit dhe në ato të Drenicës ku shqiptartë nuk ishin të emancipuar, – islami politik si një element për të kundërshtuar kulturën, historinë iliro-dardane qoftë për shkak të Kompleksit mesjetar, qoftë për shkak dëshirës për të përhapur dhunën fetare për regjimin turk si një mënyrë për të kundërshtuar dhe degjeneruar racën shqiptare me anë të mënyrave: luftë radikaliste fetare dhe nëpërmjet demografisë – pra rritjes së besimtarëve nëpër xhami e mejtepe.

Këto aspekte në vëndet me popullatë islamike e zëvëndësuan në një farë mënyre dualitetin me Erdoganin, duke nxjerrë në pah luftën e vjetër fetare antishqiptare, e cila sot ka marrë formën e luftës fetare e islamike, jo të luftës për krijimin e shqiptarit të ri dhe përplasje mendimesh anadollake dhe atij civilizimi shqiptar. Pa u zgjatur në këto problem dihet se përplsja e civilizimeve që do të përfundojë në favor të botes turke dhe asaj serbe. Katundi i Kabulit, Muçibabë u shndërrua në fushë beteje midis së historisë shqiptare dhe islamikëve turqë, me një peshë rritje të njërës palë. Kështu që ndikimi i imamëve dhe i hoxhallarëve mbi fshatarët trutharë mbetej i palëkundur…

The post MURTAJA DHE REVULUCIONI ISLAMIK NË MUÇIBABË. Afrim Caka Gjakove. appeared first on .


Situata pas zjarreve ne Lac. Nga Ahmet Zani .

$
0
0
Kurora e gjelbërt në kodrat e qytetit të Laçit nuk është më si më parë. Zjarri i një dite më parë thuajse ka shkrumbuar gjithçka, duke lënë njollën e zezë nga zjarri, një qytet që krenohej kurorën e pishave të gjelbërta dhjetra vjeçare, dhe  pelegrinët shijonin mrekullitë e natyrës, tashmë duhen shumë kohë të rinovohen.
Një ditë më pare se zjarri ka përfshir pishat pranë Kishës së Shna Ndout dhe më pas është përhapur në tërë perimtrin e kodrave të qytetit duke krijuar një situatë mjaft të rënduar, zjarri është afruar shumë banesave duke rrezikuar dhe jetë njerëzore. Menyra e organizimit të kreut të bashkisë së Kurbinit Artur Bardhi me forcat zjarrfikëse, ato të policisë bashkiake dhe të ushtrisë kanë vënë nën kontroll zjarrin rreth orës tre të mëngjesit. Banorët janë rikthyer në banesa, pas trishtimit nga rreziku që kanosej nga zjarret.
 Artur Bardhi tashmë ka organizuar administradën për të mbajtur nën kotroll situatën, nga ndonjë tjetër rrezik nga rënja e zajrreve. Pritet të zbardhen dhe dëmet si dhe shkaktarët e kësaj ngjarje të rëndë nga zjarret që përfshinë kurorën e gjelbërt me pisha në Laç.

The post Situata pas zjarreve ne Lac. Nga Ahmet Zani . appeared first on .

Ora e florinjte qe Enveri i dhuroi Xhenjierit. Dilaver Xhelili Kucove.

$
0
0

KUÇOVË- Si u përlot komandanti pergjithshem fortcave të armatosura Enver Hoxha, kur pa ndërtimin e tunelëve gjigand Më pas ai  në shënjë repekti I dhuroi orën e floririt komandantit repartit xhenjerë .

Me rritjen dhe zhvillimin e shpejte te aviacionit ne Shqiperi, erdhi duke u rritur edhe kerkesa per plotesimin detyrave te reja operative. Per kete u mendua krijimi i nje baze ajrore te madhe ne jug te vendit, dhe si pozicioni me i pershtatshem nga pozitat gjeografike u caktua vendodhja ne jug te qytetit naftembajtes te Kucoves (ne ate kohe Qyteti Stalin).Italia për interest e saj ndërtoi një aurodrom me përmasa të vogla Aerodromi ishtë 2 kilometër largë nga qyteti Urë- Vajgurore ,dhe 5 kilometër nga qyteti Kuçovës

Si u ndërtua aurodromin nga të burgosurit

Disa metra largë aurodromit të vjetër Italian ,specialistet  e asaj kohe kryen matjet në fushën e Perondisë për ndërtimin e aurodromit me përmasa të mëdha. Të gjitha punimet janë kryerë nga të burgosurit ,të cilët punuan në shi dhe vapë për tre vjetë rreshtë .Si pas ish komisarit të regjimentit piloti Viktor Vangjeli , punimet per ndertimin e bazes filluan aty nga viti 1952. Pas tre vjetesh dhe me sakt ne 15 Maj 1955 u perurua aerodromi i ri, shtepia e Regjimentit 23 te gjuajtesve “Peza”. Komandanti i pare i Regjimentit ishte Koloneli Niko Hoxha i cili ra ne krye te detyres disa vjete me vone. Për përurimin e regjimenti kishte ardhur komandanti përgjithshëm I forcave të armotosura Enver Hoxha. Si pas ish komisarit Viktor Vangjeli ,mësohet  se Enveri erdhi në aerodrom më 15 maj 1955 për të inaguruar regjimentin aviacionit, më të madhin në shkall vendi .Enveri i dha flamurin e regjimentit luftarak të Kuçovës pas bërjes demostrimit të teknikës aviacinit ,Enver Hoxha ëshët shprehur para regjimentit ,duke iu kërkuar tekniknikëve që të shtërgonin mirë vidat ,se kanë të bëjnë me jetën e njërzëve Më pas komandati parë i emëruar  Niko Hoxha i  raportoi komandantit të përgjithshëm se  pilotët do të mbrojmë me jetën tonë kufijët shqiptarë. Menjehere pas krijimit Regjimenti filloi plotesimin e detyrave operative, fillimisht me organiken e asj kohe qe perbehej nga gjuajtesi MiG-15bis dhe versioni stervitor dyvendesh MiG-15UTI.Pas prishjes se mardhenieve me BRSS, ashtu si gjithe aviacioni edhe baza ajrore u gjend ne veshtiresi, si per pjese kembimi ashtu edhe per karburant. Megjithate, ne bashkepunim me specialistet e laboratorit te naftes ne Kucove, u ngrit nje grup pune per te testuar dhe prodhuar vajgurin special TS-1. Brenda vitit, me ndihmen e kryeinxhinierit Stefan Kongjini, u prodhua me sukses vajguri TS-1 ne vend.

-Perlotja e  Enver Hoxhes ,kur ispektoi ndërtimet gjigante të tunelëve. Më pas ai dhuroi orën e floririt komandantit xhenjer

Pas krijimit të regjimentit lindi dhe kërkesa për strehimin e avjonëve për tu ruajtur nga sulmet e avjonëve të huaj. Me vëndim të ministrisë mbrojtjes në periferi të aerodromit ,pikërishtë në fshatin Moravë ,u ngritë reparti xhenjer më komëndant Ilia Çakuli. Në këtë repart u grumbulluan të gjithë inxhinjerët dhe teknikët xhenjerë më të mirë në shkall vendi ,ku një pjesë e tyre kishin studiuarë jashtë vendit. Projekti I ndërtimit ishte midisë dy grykave të malit .Për ndërtimin e tunelëve më përmasa të mëdha qeveria e asaj kohe në përiferi ndërtoi repartin xhenjer ,I cili mori përsipër ndërtimin e këtyre tunelëve. Në këtë repart u vëndosën inxhinier dhe teknikë ushtarak që kishin studjuar jashtë vendit pikërishtë për këtë punë. Ish komandanti repartit Ilia Çakuli në shënimet e tijë në bllokun personal kishte shkruajtur: Kur mora detyrën ,e cila ishte shumë e vështirë ,për të ndërtuar tunelet ,për strehimin e avjonëve Ne si repart na u ngarkua përgjejsie e madhe . Na u besua projekti shumë I rëndësishëm Fillimishtë u njohem me projektin dhe më pas zbatuam atë. Një grup specialistësh xhinierë morën detyrën dhe filluan drejtimin e punimëve . Tunelet më të mëdhenjë në Europë , kishin project të detajuar dhe kishte kordinim të përbërjes materjalëve teknikë të ndërtimit Ish ushtarakët që punuan në këtë repartë shprehen se punimet fillimishtë filluan me ritme të shpejta dhe kishte përgjegjësi të madhe Tunelet do të ndërtoheshin në atë mënyrë që tu rezistonin bombardimeve të avjonëve të huajë në mënyrë që të mos shkatërroheshin Si pas ish komisarit të regjimentit Viktor Vangjeli ,mësohet se aty ëshët kryerë një punë kolosale .e cila dhe vetë ne na ka befasuar. Tunelet janë bërë me mure betoni me përmasa të mëdha Tunelet janë ndërtuar në vende të posaçme që në rast luftimesh avjonët  të kryenin ngritjen në drejtim të Italisë. Tunelet janë ndërtuar midisë dy grykave malesh ,që jepin mundësin të ruhen shumë mirë nga reparti kundraajrorit. Megjithatë është për tu theksuar se vendi ku janë ndërtuar tunelet, avjonët e huaj nuk kanë mundësi të bormbadojnë pasi gryka e malëve ruheshin nga kundraajrori Në tunel punohej me tre turne me ushtar ,rezervista zborista. Pas përfundimit në këto tunele u strehuan 180 avjonë të markave të ndryshme Një mbrekulli e madhe ishin  dhe portat e tunelëve ,te cilat ishte parashikuar që kur të bombardoheshin nga avonët e huajë të mos shkatërroheshin. Më pas ato për siguri janë gjuajtur me silur për nuk kanë pësuar as një shënje shkatërrimi .

-Inagurimi Tunelëve gjigandë

Pas përfundimit të tunelëve iu raportua komandantit përgjithshëm të forcave të armatosura Enver Hoxha .Pas marjes sinjalit Enveri ka udhëtuar drejtë aurodromit të Kuçovës I shoqëruar nga kuadrat e tjerë të komitetit qendrore ,ka shkuar tek reparti regjimentit ,dhe më pas në drejtim të tuneleve .Si pas ish komisarit regjimentit Viktor Vangjeli ,kur Enveri ka mbritur tek tunelet ,dhe ka parë nga afër ku ëshët befasuar. Ai për një çastë është përlotur  Dhe ka përshëndetur inxhinierët specialistët dhe komandantët e repartit. Në momentin që Everi ëshët futur brenda ,është shpreur ju lumtë jeni heronjë për këtë mbrekulli që keni berë. Më pas Everi ka përgëzuar komandatin e repartit Xhenjer Ilia Çakulin: Alia je I mbekullueshëm së bashku me stëfin tëndë. Më keni befasuar me kto mbrekulli që keni ndërtuar Këto tunele janë më të mëdhenjë të Europ. Në kto moment Enveri heqë nga dora orën e floririt që mbante  ,dhe në shënjë mirnjohje ja ka falur kombandantit te repartit Xhenjerë Ilia Çakuli. Ta kamë falur me gjithë zëmër miku ime Ilia. Më pas Enveri ëshët larguar duke u shprehur Ne jemi një vendi i vogël por me njerez të mëdhenjë .

-Ndërtimi Uzinës riparimit Avjonëve

Ne anen e mirembajtjes ne vitin 1968 ndertohet uzina e Riparimit te Avioneve, e cila u be edhe shtylla kryesore e sherbimit te avioneve. Uzina arriti e prodhoje me sukses pjese kembimi sikunder edhe te bente revizion komplet te avioneve luftarak shqipetare(te tipave si: Mig 15, Mig 17, Mig 19, Mig 21).
Ne ditet e sotme Baza Ajrore e Kuçoves pesoi fatin e simotrave te saja ne te gjithe vendin, ndonese nje pjese e uzines eshte ne funksionim edhe sot e kesaj dite  teper e kufizuar ne sherbim dhe ne personel, e destinuar drejt harrimit!

-Pak Histori

Bërthama e parë u krijua me vendim të posaçëm të komitetit qendrore të partis Në kohën që punimet vazhdonin për ndërtimin e aerodromit ,studentët shqiptarë që vinin nga formacioni partizanë u nisën për të studiuar në Jugosllavi e me pase  pas prishjes me Jugosllavine , në 1948 ,studentën shqiptarë ndërprenë studimet në këtë shtet ,dhe shkuan në Bashkimin Sovjetikë. Në momentin që aerodromi përfundoi mbritën pilotët e parë të aviacionit këta bije nënash që do të krijojnë një regjiment  briland .Pilotët e parë kanë qënë Niko hoxha ,Babaçe Faiku ,Fahri Bubsi Vasil Trashana ,Masar Aga , Elmas Hasanmetaj ,Refat Kasëmi ,Peço Polena,Komandanti regjimentit ishte Niko Hoxha ,I cili deri në fund të jetës tijë i shërbeu aviacionit ,krijojë shkollën e parë të aviacionit dhe u radhite si  një nga themeluesit e aviacionit shqiptarë më 24 prill 1951 reparti I cili u krijua në Tiranë .

Autori Dilaver Xhelili

 

The post Ora e florinjte qe Enveri i dhuroi Xhenjierit. Dilaver Xhelili Kucove. appeared first on .

Pse? Pse? Pse?.. Tre pse, nga: Nagi Husaj Prishtine.

$
0
0

Kë duan ta sfidojnë dhe kujtë duan ti hedhin hi syve beduinet injorantë që popullin e mjerë e pa dije e futin në konkluzionin e imagjinatës së tyre dhe ju mbjellin frikë?

I kujtë është faji që në emër të “tolerancës” fetare të predikohet urrejtje dhe mizori çnjerëzore, si në shoqëri ashtu edhe në familje?

Pse lejohen klerikët fetar të kenë ndikim edhe në institucionet shtetërore duke filluar nga shkolla në politikë, ushtri, polici, histori, mjeksi e deri në gjërat edhe më intime në familje?

Pse Ministria e Kulturës, sportit dhe rinisë, në Kosovë e ruan varrin qelbur, armikut Sulltan l, ndërsa kalatë dhe varrezat ilire i bënë rrafshë për ri zhdukur gjurmët tona dhe mbi to mbjellë kulte fetare të shkarravitura nga gjuhët e huaja?
Pse?
Pse?
Pse?..

Ajo që ndodhi në Tiranë ishte një krim i radhës dhe përdhunim kundër tokës që tradhëtarët dhe minoritarët e shkelin. Qelbanikët e shrytëzojnë lirinë për të cilën ne e fituam me gjak por vetëm ata e gëzojnë duke mbretërua dhe vu dorë mbi ne si knjaza e sulltana. Ky është krim që nuk falet dhe përgjigjësinë kryesore e mbanë policia e komunës së Tiranës, Prishtinës por edhe vetë qeveritë.

Këtu ka dorë tradhëtia!
Kemi më shumë kulte fetare në Kosovë se sa që kemi shkolla fillore. Në shërbim të kujtë janë njerzit që i manipulojnë fëmijët të falen në shkollë?
Deri kur do të lulëzojë ky degradim i kobshëm për shqiptarët?
Deri kur do të terrorrizohen fëmijë dhe qytetarët nga pagjumësia e zhurmave shurëdhuese të autoparantëve nga mullarët që mbjellin frikë në zemërat e vogëlushëve dhe ankth në pleqët e shpirtarët të vuajtur?

Pse qeveritë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri lejonë, dhe kush paguhet, që riitualet fetare të kryhen rrugëve dhe sheshëve publike kur e dimë se janë me bollët në tokën tonë objektet e kultëve fetare dhe sektëve të ndryshme, qofte ato Islame Ortodokse apo Katolike e Bektashiane, Mosha e re, Dëshmitarët e Jehovës e dreqit e të birit etj etj.
Kush ka interes nga asimilimi, analfabetizmi, mosdija dhe mohimi i kulturës dhe rrënjëve të kombit tonë?

Pse shteti dhe populli lejojnë të mashtrohet, të ofendohet dhe të shkelet populli shqiptar nga armiqët llafazanët e banal dhe të pistë në emër të religjionit. Dhe paguhen oër hokus-pokus të ulërimave të tyre. A nuk është mashtrimi vepër penale?

Sa për fund, nëse nuk jeni kundër kombit shqiptar pse nuk e merni b… me vete dhe ta mbuloni bustin e Car Llazarit në Mitrovicë dhe të falëni aty por rrugëve e sheshëve që me qëllim ti ktheni të pasmet tuaja të qelbura nga futyra e fëmijëve ëngjëllor, dhe hyjneshave nënave tona, të varfërve që as buka nuk ju mjafton për fëmijët e tyre?

I ktheni të pasmet mga fytyrat e shqipëtarëve dhe i çuani kurva ato femëra që nuk u mbuluan, ato janë nënat tona,
nënat e dëshmorëve,
nënat e të burgosurve,
nënat e ushtarëve të vrarë në kazermat e ish Jugosllavisë,
nënat e të zhdukurëve,
nënat e dhunuara,
nënat që gatuan bukë për UÇK dhe morën edhe pushkën,
nënat që me nder e mbojtën pragun e shtëpisë.
Ju jeni jeniqerët e djallit të mallkuar, keni gjak gjarpinjësh!
Ja përcjellni këte “selam” zotit tuaj me brirë se: Jemi më të vjetër se historia, erdhëm nga të parët e njerzisë dhe do të zhdukemi të fundit.

Më vie shumë keq që nxënëit sot ditën e 1 shtatorit e pritën në një akth poashtu sikur ne dikur nën rexhim e Millosheviqit

The post Pse? Pse? Pse?.. Tre pse, nga: Nagi Husaj Prishtine. appeared first on .

– Ndodhi rreth 70 vjet më parë. – Nga Simon Vrusho Berat.

$
0
0

“MËSUES NË KL. TË PARË – VETË ME KL. TË PARË…”

– Ndodhi rreth 70 vjet më parë. –

Në prill të 39-ës, Nazmi Starova, 8 vjeç, ishte nxënës i klasës së parë tek shkolla e përzier fillore ”TREGU”, shkollë në qendër të qytetit. Edhe lagjia ku banonte Nazmiu, Mangalemi, ishte vetë zemra e qytetit të Beratit. I ati, Xhaferi, nuk e dërgon më në shkollë, se luftë, rrëmujë, kështu që Çlirimi e gjen Nazmin 14-vjeçar të lirë, por vetëm me një klasë, kl. e parë, madje dhe atë jo të plotë, pa deftesën e saj, se që nga 7 prilli i ’39-ës nuk e pa më derën a portën e shkollës

1945-48, për tre vjet Nazmiu lë shkollën dhe punon si kamerier tek një mik i babait.

I mbetur me 7 muaj shkollë të kl. së parë, pra me dy muaj mangët, Nazmiun e gjen 1948-ta, 17-vjeçar, kur e mobilizojnë për në hekurudhën Durrës-Tiranë, në Rrashbull, 2 muaj.
Sipas nivelit, klasave të kryera, komisionet i regjistrojnë në shkollë nate. Nazmiun, ndonëse pa mbaruar të parën mirë, komisioni e regjistron në klasën e dytë, por që në orët e para duket që Nazmiu është dukshëm më përpara… E tejkalon rrethin e njohurive të kl. së dytë. E mbajtën aty vetëm dy ditë… Pas dy ditësh e ngjisin në klasën e tretë… Edhe aty e mbajtën vetëm një ditë… e ngjisin, ditën e katërt, në klasën e katërt… Pra, për dy muaj iu quajt e mbaruar edhe kl. I,II, III, IV.
Kur kthehet në shtëpi, i thonë babait se djalin ta kanë emëruar mësues në Remanicë, fshat afër Beratit, por tepër larg për gatishmërinë e Nazmiut…

-Unë, -tregon 86-vjeçari Nazmi Starova, – fillova të qajë.. Kisha ngarkesë psikologjike… po qaja si fëmijë, ndonëse 17 vjeç…
-Mos qaj, më tha babai.- Mësuesi nuk qan, nxënësi qan, po ti nuk je nxënës. Tek ti ka besim pushteti, ka besim qeveria. Ti bëre hekurudhën, bëre tunelin… turp të qash!

-E mblodha veten. Vajta. Me kostum. Serioz, si të isha drejtor, jo mësues. Kisha jo pak, 20 nxënës, të gjithë në klasë të parë. Më dëgjonin. Kur një ditë erdhi inspektimi, kontrolli, 3 veta. Bënë provime, dola mirë, nxënësit ishin në rregull, sipa programit.

-Çfarë shkolle ke bërë? – më pyetën.

-4 klasë që në hekurudhë, por si kohë të plotë kam vetëm 7 muaj të kl.së parë, pra me mangut dy muaj… Dhe këto 7 muaj nga klasa e parë e 39-ës dhe 2 muaj nga 48-ta… Kur u tregova historinë e shkollës sime, ata qeshën, por për punën e kryer, për rezultatet që panë, më falënderuan.

The post – Ndodhi rreth 70 vjet më parë. – Nga Simon Vrusho Berat. appeared first on .

Valixhja e mërgimtarit. Vargje nga Namik Selmani.

$
0
0

1.
Kujdes, bir, kur të mbushësh valixhen e udhëtimit!
Mos harro ndërresat e adresat e miqve të largët!
Mos harro një libër shqip të mundësh netët e mërgimit!
Mos harro një fidan luleje ta mbjellësh afër, te shkallët!

2.
Po ku të vë mallin e vendlindjes në udhët e largëta?
Në cilin krah të çeliktë avioni kujtimet t;i fsheh?
Si të mos i humbas dhimbshëm në mjegulla e shtrëngatat?
Si ta shuaj zjarrin e lisnajtë që në gjoks po më djeg?

3.
Në cilin jastëk shtrati të vë ninullat e urimet e nënës?
Në cilën valixhe të vë shkronjat e mermerit të varreve?
Si t’i jap krahë të pakëputur shkronjës dhe këngës?
Si të thaj pikëlotin kur të kujtoj amanetet e baballarëve?

4.
Cilat pamporë i mbajnë dot vallë zilet e një shkolle?
Kush i merr në avionë, hapat gjunjëvrarë tek pragu?
Mund të të vënë në këmbë gjithë thesarë bote,
Po nuk ta sjellin ngrohtësinë e vendlindjes tek oxhaku.

5.
Në cilin valixhe të vë shiun që më dukej si petale?
Ku ta vë puthjen e parë të dashurisë fshehur pas lisi?
Qënkam sot si dallandyshja që ka strehe një palë dallge
Qënkam udha e tingujve që kërkon të ketë rizgjim!

6.
Ah, kjo valixhe udhëtimi!!!!

The post Valixhja e mërgimtarit. Vargje nga Namik Selmani. appeared first on .

DO TE VIJE SHPEJTE DITA QE EDHE NE SHQIPTARET TE FITOJME PAQEN BRENDA VETES TONE.

$
0
0

DO TE VIJE SHPEJTE DITA QE EDHE NE SHQIPTARET TE FITOJME PAQEN BRENDA VETES TONE. Sulejman Abazi.

Vend ne Diell ka per te gjithe njerezit e mire, qe ata te ndjejne edhe ngrohtesine e tij.
Erresira u pelqen vetem lakuriqeve te nates.
Edhe atehere kur gjunjet te na dhembin dhe na dridhen prej lodhjes dhe vuajtjeve, edhe atehere kur mendojme se durimi na eshte sosur, edhe atehere duhet te rigjejme fuqine mendore e fizike dhe te ndjejme gezim ne zemer e force ne shpirt, duke e rreshtuar veten tone ne sherbim te paqes dhe harmonise kombetare.
Me forcen e shpirtit dhe te zemres tone, te parandalojme renien e metejeshme ne padituri dhe mjerim.
Vetem paqja midis nesh do te na shpetoje nga mjerimi kombetar ne te cilin jemi zhytur ne menyre te pamerituar.
Mjafte me urrejtje, percarje, sharje e fyerje, mjafte me ndasi krahinore e fetare.
Kemi shume nevoje per te verteten, te dime nga vijme, kush jemi dhe ku duhet te shkojme.
Kur te njohim mire veteveten, ATEHERE DO TE DIME SE CFARE VLERE KANE KOMBI, GJUHA, FLAMURI, TRADITA DHE HISTORIA JONE E VJETER DHE E RE.
Po ju citoj nje thenie te te madhit poet Naim Frasheri:
“DUHET TE NJOHIM VETEN TONE, SEPSE AI QE KUPTON VETEN E TIJ, DI CFARE ESHTE DHE PERENDIA”.
[Mbreme ne nje takim mbreslenes nga Federata per Paqen Universale ne Bote]
Faleminderit.

The post DO TE VIJE SHPEJTE DITA QE EDHE NE SHQIPTARET TE FITOJME PAQEN BRENDA VETES TONE. appeared first on .

S’MBULOHET DIELLI ME FERREXHE…. Skender Lazaj.

$
0
0

S’MBULOHET DIELLI ME FERREXHE

Erërat shtyjnë t’errëtat re
Përmbi qiejtë e Atdheut
Re- t, si të zezat ferrexhe
Përshtillen rrotull Skënderbeut!

Me kryq të thyer në duar u kthye
Një djall mesjete, pjell e dreqit
Zemër e Atdheut n’mes u thye
Mes për mes dhe zemra e Gjergjit!

Por pas nate lindi ditë e re
Rreze art dielli ja behu
S’e s’mbulohet me ferrexhe
As dielli as Skëderbeu!

Për k’të dhè që i la i pari
Ngrihet dhe djallin n’dhè e kallë
As të vdekur s’e mbanë varri
Nga i bronxtë kthehet i gjallë!

Skender Lazaj Trebeshina
02 Shtator 2017

Fotografia e Skender Lazaj

The post S’MBULOHET DIELLI ME FERREXHE…. Skender Lazaj. appeared first on .


Reagon Afrim Caka Gjakove ..

$
0
0

GJERGJ NGRIHU NGA VARRI!

I till ishte profili fizik dhe moral që na jep BIEMI mbi heroin tonë kombëtar, qështë një zheni, një prijës, një diplomat nga të radhës së parë, me të cilin mburremi se do të na ndritë për gjithnjë jetën si një yll i shkëlqyer. Energjia, trimëria, mprehtësia e mendjes dhe morali i lartë i SKËNDERBEUT, këti njeriu të madh që, në kohën e tij tërhoqi vemendjen e tërë botës, do ta mbrujnë rinin tonë me ndjenja e mendime të holla e të fisme dhe do ta ngrënë në sfera të larta që të mund e me nder e lavdi të jetë në gjendje të kryejë punë të bukura e të lëjë gjurma të pashlyera në histori, ashtu sikundër ndodhi me popullin shqiptar në kohën e heroit tonë e në kohrat ma të vona gjer në ditët tona.

The post Reagon Afrim Caka Gjakove .. appeared first on .

Akademikët e kanë shitur historinë e kombit tonë. Nga: Kujtim Mateli

$
0
0


Akademikët e kanë shitur historinë e kombit tonë
Nga Kujtim Mateli
Akademia e Shkencave është institucioni më i rëndësishëm shkencor nga pikëpamja e rëndësisë që ky institucion ka kudo në jetën e një vendi, ndaj dhe interesi për të ishte i dukshëm dhe gjatë këtyre ditëve ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi zgjedhjet për strukturën drejtuese të saj.
Drejtuesit e një institucioni janë të rëndësishëm, sepse janë ata që mund t`i japin institucionit një shtysë për të ecur përpara dhe të ketë një qasje të hapur me publikun nëpërmjet debateve që zhvillon ky institucion dhe që kanë interes publik, siç është rasti i etnogjenezës së popullit, apo i mbyllur brenda guaskës së vet ku askush nuk merr vesh se çfarë ndodh aty, si¸ka ndodhur deri më sot. Ndaj dhe zgjedhja e drejtuesve të rinj pati debat që çoi dhe në dorëheqjen e nënkryetarit të kësaj Akademie.
Po debati më shumë se sa për drejtuesit e rinj duhet të fokusohet se çfarë produkti shkencor ka prodhur kjo akademi dhe sa i ka shërbyer shoqërisë.
Në këto vite që ne i emërtojmë tranzicion, ky institucion jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara, por është rrudhur dhe atrofizuar dhe në ditët e sotme nuk është në gjendje t`u përgjigjet zhvillimeve dinamike të vetë shoqërisë sonë që kërkon prej këtij institucioni t`u japë një përgjigje shkencore, sidomos problemeve që kanë të bëjnë me albanologjinë.
Kjo akademi do të mund të dilte nga plogështia e deritanishme ose nga opinioni publik që duhej të ishte më i rreptë, ose nga qeveria. Fatmirësisht, megjithëse me vonesë, ky proces tashmë ka nisur dhe besoj se do të jetë pa kthim. Qeveria shqiptare dhe konkretisht vetë kryeministri i saj z. Edi Rama e ka kundërshtuar fort farsën zgjedhore, i cili investon çdo vit për këtë institucion nga buxheti dhe nuk merr prej tij asnjë produkt shkencor që do të mund të justifikonte qoftë dhe minimalisht këtë investim, produkt që do t`u shërbente degëve të ndryshme të ekonomisë së vendit.
Po ky institucion, nëse nuk ka mundur të kontribuojë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, ajo që pritej do të ishte kontributi i saj në fushë të Albanologjisë. Edhe në këtë fushë, në këtë periudhë tranzicioni, produkti i saj fare i paktë, ka qenë dhe i kontestuar nga opinioni publik.
Akademia e Shkencave dhe institucione të tjera shkencore si Qendra e Studimeve Albanologjike duhet të debatojnë jo vetëm brenda institucionit të tyre, por dhe me opinionin publik. Opinioni publik është i interesuar për çështje të ndryshme, sidomos për origjinën e vet. Ai kërkon që të sqarohet përfundimisht me prova shkencore se cila është origjina e tij e vërtetë: rrjedh nga një kohë më e hershme që është ajo pellazge apo nga një kohë e mëvonshme që është ajo ilire. Përfundime të tilla nuk arrihen pa prova të plota si për njërën ashtu dhe për tjetrën tezë. Mirëpo, ky institucion jo vetëm që nuk zhvillon debat brenda institucionit, por ka ndërprerë dhe komunikimin me publikun.
Po se nuk debatojnë institucionet tona shkencore qoftë brenda institucioneve të tyre, qoftë duke e shtrirë debatin dhe në publik? Pasiguri në përfundimet e tyre apo diçka tjetër, ende e panjohur për publikun i bën ata të rrudhen brenda vetes së tyre?
Kjo është një çështje që do të mund t`i takojë së ardhmes dhe vetë këtyre institucioneve që duhet të nxjerrin përgjegjësitë reale për cilindo që është paguar dhe nuk e ka kryer detyrën e tij. Mund të sjell një shembull.
Në Epir dhe në Iliri, në të gjitha qytet ku janë kryer gërmime arkeologjike, aty kryeperëndia nderohej me emrin Di dhe konkretisht: Butrinti nderonte Di Soter, qyteti Bylys nderonte Di Tropeos, qyteti Mavrora (Olimpe)- Di Megistos, qyteti Fotike- Di Dodonen dhe Di Sarpis, qyteti Pasaron – Di Aresios, qyteti Amantia – Di Boulaios, në Carakovistë Di Naios, etj. Në të gjitha këto mbishkrime perëndia Di e Epirit dhe Ilirisë është konvertuar me Zeus. Si është e munduar që mbishkrimi të lexojë Di dhe në librat e akademikëve tanë të konvertohet me Zeus.
Në të parë mund të duket dhe i parëndësishëm ky fakt, por këto mbishkrime bëjnë diferencën midis asaj popullsie që quhej helene dhe që nderonin kryeperëndinë Zeus dhe kryeperëndeshën Hera nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ilirët dhe epirotët nderonin perënditë Di dhe Diona. Dy popuj të ndryshëm që nderonin dy perëndi me emërtime të ndryshme. Po t`i shtojmë dhe faktin që në antikitet kryeperënditë kishin rëndësinë që kanë sot flamujt për kombet dhe shtetet, e kupton fare lehtë se historia e antikitetit tonë është paraqitur si pjesë e kulturës dhe historisë helene nga vetë akademikët tanë. Në kohën e sotme, vetë akademikët tanë e kuptojnë se e kanë shitur historinë e kombit të tyre tek të tjerët dhe në vend që të veprojnë, kanë zgjedhur heshtjen, heshtje që praktikisht ka çuar në vetasgjësimin e këtij institucioni.
Po a do të quhej i reformuar ky institucion, nëse në krye të Akademisë personi apo personat e zgjedhur zëvendësohen me të tjerë?
Nëse kjo punë është thjesht emra njerëzish, kjo nuk mund të quhet reformë. Reformimi i një institucioni nuk ka të bëjë thjesht me individët që e drejtojnë atë, por me atë se çfarë synon të realizojë ky institucion.
Ngurtësinë e këtij institucioni, mbylljen e tij në vetvete, pa debate midis akademikëve për çështjet themelore të Albanologjisë, pa komunikim me opinionin publik, e ka krijuar vetë trupa akademike e këtij institucioni. Ky staf akademik nuk pranon debat për çështjet më të rëndësishme të albanologjisë, të gjithë mendojnë njësoj dhe po ashtu njësoj i janë drejtuar me egërsi cilitdo që jashtë këtij institucioni ka guxuar të parashtrojë teza të reja. Në objektin e punës së Albanologjisë, çështja më e rëndësishme është ajo e origjinës së popullit tonë. Deri në cilën periudhë historike shtrihen rrënjët e popullit shqiptar në këto troje? Nuk dihen shkaqet, me urdhër politik apo vetë akademikët e Shqipërisë në vitet `60-70-të të shekullin të kaluar vendosën që shqiptarët të ishin të ardhur në këto troje aty nga fillimi i epokës së Hekurit. Por ajo që dihet dhe që shqiptarët nuk janë pajtuar me qëndrimin e kësaj akademie është persekutimi që ky institucion i ka bërë cilitdo që ka guxuar që shqiptarët t`i çojë në këto troje edhe përpara kësaj periudhe. Kështu është vepruar para viteve 90-të, kështu është vepruar dhe pas viteve 90-të deri në ditët e sotme. Një shkencë që nuk zhvillohet me alternativa, nuk është shkencë. Pikërisht kjo qasje e Akademisë së Shkencave ndaj origjinës së shqiptarëve në këto troje, i shëmbëllen një sekti fetar që nuk del përtej kornizës së besimit të tij.
Pikërisht ndryshimi i kësaj qasjeje të Akademisë së Shkencave është reformë. Nëse nuk bëhet ky ndryshim, ashtu si nuk ka pasur deri më sot Akademi Shkencash, nuk do të ketë as dhe në të ardhmen dhe ekzistenca e saj më shumë i ka sjellë dëme vendit tonë se sa e ka ndihmuar atë. Reformim do të thotë që si teza e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, si ajo nga pellazgët të vihen në start të barabartë dhe të dy grupimet të sjellin provat e tyre që vërtetojnë njërën apo tjetrën tezë.
Po ky institucion aq sa sillet me arrogancë ndaj studiuesve vendas që e kundërshtojnë tezën gjysmake të prejardhjes ilire të shqiptarëve, po me aq përulësi sillen ndaj tezave antishqiptare që e vendosin Greqinë antike dhe në një pjesë të Shqipërisë jugore, teza që i janë serviruar opinionit publik dhe atij shkencor nga Akademia e Athinës në një libër voluminoz në anglisht, por dhe të disa universiteteve perëndimore që kanë rënë në grackën e kësaj teze. Pikërisht në përballje me këto shtrembërime, Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të mund të ngrihej në këmbë, por ajo ka zgjedhur heshtjen, çfarë e bën të dyshimtë këtë institucion dhe të padobishëm ekzistencën e tij në këtë gjendje.

Ky shkrim është botuar në gazetën “Ballkan” datë 8 shtator 2017

The post Akademikët e kanë shitur historinë e kombit tonë. Nga: Kujtim Mateli appeared first on .

FEVZIU FYEN “NËNË TEREZËN”…Opinion nga Simon Vrusho.

$
0
0


 

FEVZIU FYEN “NËNË TEREZËN”…

Fiks në 20-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, më 07 shtator 2017, Fevziu denigron e fyen “Nënë Terezën”, duke organizuar në sheshin që mban emrin e saj, simbol dhe realitet i përkushtimit dhe përuljes e shërbimit ndaj më të varfërve, më të përvuajturve, duke organizuar atje zdërhallje, vanitet dhe tallje, duke organizuar panairin me një karshillëk të paparë, karshillëk e perversitet i atyre që janë velur e stërvelur nga financat publike, që ofrojnë vjellje nga që janë stërdehur nga shpëlarja e trurit që u kanë bërë për 20 vjet këtyre hallexhinjve e të habiturve pa tru, që mbenë me turinj të ngrirë në xhamin e klanit.

Nënë Tereza shërbente ata pa bukë, me gërbulë e tuberkulozë, me kolerë, me lebrozë… kurse Fevziu në sheshin me emrin e saj thyen pjata dhe loz me biftekë e romstekë dhe lan duart e freskon qafën me shampanjë…

Si të mos mjaftojnë e teprojnë këto, vjen presidenti dhe i dhuron një dron… Marrëzia kap qiejt!

Sakrilegj!

 

The post FEVZIU FYEN “NËNË TEREZËN”…Opinion nga Simon Vrusho. appeared first on .

NUK DO TË LODHEM KURRË. Skender Laze Trebeshina.

$
0
0

NUK DO TË LODHEM KURRË

Ti më premtove, se do të vije patjetër,
dhe unë të prita plot gaz e shend.
Ngaqë s’erdhe, po të shkruaj këtë letër
dhe do të ta nis me ndonjë një shpend.

Të t’rrëfej, ç’ka s’të thash me gojë
sa shumë të desha, të të rrëfej.
Me ca rrahje zemre, letra do t’vijojë,
dhe me ca pika loti, më tej…

Por ti mos u trishto për lotët e valët,
që k’të letër e kanë lagur krejt,
Se, lotët mike, i derdhin të gjallët
dhe kjo do të thotë se jam ende në jetë.

Sa të jem në jetë, dhe përtej saj
s’do lodhem kurrë duke të pritur .
Universit për ty, do t’i bie skaj më skaj
nëse ende tek unë, s’do të kesh mbërritur.

Sytë më ngelën drejt qiellit, lart.
Pres të kthehet shpendi lajmëtar,
të lexoj “ të dua”, atë fjalën e artë
me shpirt e thënë, me zemër e shkruar!

The post NUK DO TË LODHEM KURRË. Skender Laze Trebeshina. appeared first on .

METEOR NGA SHQIPERIA. Vargje nga: Veron Hoxhaj

$
0
0

METEOR NGA SHQIPERIA,
Un Shqiptar ,dhe ti Shqiptar
Sot te lirë dhe të pa ndarë,
Dje të dyndur te dhunuar,
Ne token ton te përvëluar.

Shko atje ku qe stërgjyshi,
Ne token tende Shqipëri,
Si na vranë e si e prenë
Si na e çanë bark Nëne me fëmijë.

Qeshi bota dhe dynjaja,
Qeshën dhe zogëzat ne mal,
Kur pan mbulesa të vena
Mbi monumentin e rrallë.

SKËNDERBEU legjenda e burrit,
Meteor i kombit ton,
I pamposhturi zemër luani,
Lindi njëherë për gjithmonë.

Emër tij ka peshën e mallit,
Fama e tij rruzullin përshkoj,
Shpata e tij kositi djallin,
Dhe liri mbi tok dhuroj.

Eh kolloz legjenda e burrit
Ti je ylli ne agim
Ti je vlera e cdo shqiptari
SKËNDERBE i kombit tim.

The post METEOR NGA SHQIPERIA. Vargje nga: Veron Hoxhaj appeared first on .

“MAQEDONIA – 26 VJET SHTET”.. Nga: Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ] Studiues politik.

$
0
0

“MAQEDONIA – 26 VJET SHTET”

Përgjegjësia e paqes dhe stabilitetit të rajonit, më së shumti po i takon popujve që jetojnë brenda Maqedonisë.
Do ta vlerësoja këtë datë historike për shtetin e Maqedonisë, dhe jo të barazvlefshme me datat historike që festojnë shqiptarët në historinë e tyre, sepse për shqiptarët kjo datë nuk përbën ndonje event të veçantë. Kjo datë u kujton klasës politike në Maqedoni, që në këtë republikë jeton një popullsi e konsiderueshme shqiptare dhe brenda kufirit të saj janë përfshirë territore etnike shqiptare, të shkeputura nga trungu shqiptar për shkak të padrejtësive historike. Për gati një shekull, popullsia shqiptare humbi të drejtat e saj, duke iu nënshtruar diskriminimit etnik, asimilimit, shpërnguljes, dhe rrudhjes kombëtare. Kjo situatë mundi të bëhej e njohur në opinionin ndërkombëtar vetëm pas përfundimit të luftës së armatosur të shqiptarëve për liri dhe drejtësi, kundër dhunës politike, nacionale dhe diskriminimit që i bëhej popullsisë shqiptare brenda shtetit të Maqedonisë.
Më 8 shtator të vitit 1991, në një referendum të përgjithëshëm me një shumicë mbi 95 për qind të qytetarëve, Republika e Maqedonisë u shkëput nga ish Jugosllavia, duke shpallur ditën e saj të pavarësisë. Fakti që kjo festë nuk përbën ndonjë event për shqiptarët, tregon se ajo është një festë me vlera nacionale për popullsinë maqedone, e cila gjen shprehjen e vet edhe në mënyrën dhe angazhimin e festimeve prej institucioneve shtetërore, ku shqiptarët mund të jenë të pranishëm vetëm formalisht.
Njohja e saj ndërkombëtare për shkëputjen nga ish Jugosllavia u kundërshtua nga Greqia, për shkak të flamurit dhe emrit të saj. Pas 4 vitesh përplasiesh, marrëdhëniet e saj me Greqinë morën një farë normalizimi në vitin 1995, por çështja e ndryshimit të emrit të saj ende mbetet problem i pazgjidhur në këto marrëdhënie. Shkak i keqeverisjes së VMRO DPMNE dhe BDI, me Gruevskin kryeministër për një kohë të gjatë, çështja e emrit të Maqedonisë mbajti të tensionuara këto marrëdhënie deri në ditët e sotme.
Republika e Shqipërisë ishte nga të parët shtete që njohën Republikën e Maqedonisë në marrëdhëniet e tyre ndërshtetërore, pa asnjë kusht politik edhe pse brenda këtij shteti jetonte gati gjysma e popullsisë së tij. Po kështu, ndryshimi i statusit të Kosovës pas vitit 1999-të dhe konflikti i armatosur që shpërtheu midis shtetit maqedon dhe forcave çlirimtare të ushtrisë Çlirimtare Kombëtare [UÇK], miratimi i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, edhe pse shënuan fundin e luftës së armatosur nën kujdesin e faktorit politik ndërkombëtar, këto ngjarje me efekte jashtë kufijve të Ballkanit, evidencuan në sytë e opinionit ndërkombëtar ekzistencën e popullsisë shtetformuese shqiptare brenda Maqedonisë, duke i dhënë asaj të drejtën më marrëveshjen ndërkombëtare të bëhej pjesë e shtetndërtimit, mbi bazën e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe futjes së saj në rrugën e plotësimit të standardeve për pranimin e shtetit maqedon në organizmat ndërkombëtare [NATO dhe BE].
Edhe pse kanë kaluar 26 vite nga shkëputja politiko administrative brenda ish Jugosllavisë, Republika e Maqedonisë sot vazhdon të përballet me probleme të rëndësishme shumë delikate në planin e brendshëm politik dhe po kështu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Mosrespektimi dhe mungesa e vullnetit politik për të mos garantuar në mënyrë të njëanëshme statusin e popullsisë shqiptare shtetformuese dhe pakicave të tjera, ka mbajtur një situatë të brendëshme tensionur, me reagime e kundërreagime, të cilat kanë lënë gjurmë në marrëdhëniet e saj, qoftë me SHBA-të apo BE-në.
Cënimi i të drejtave themelore njerëzore, standardi i ulët i jetës social politike dhe ekonomike, zbrazja e vendit nga popullsisa drejt drejt migrimit si dhe ngecja e negociatave drejt institucioneve ndërkombëtare euroatlantike, për shkak të problemeve të brendëshme dhe të marrëdhënieve të brishta me fqinjët deri na acarim të arrëdhënieve, nuk bëjnë entuziast askënd edhe 26 vite më vonë nga data e shpalljes së pavarësisë. Maqedonia në këtë periudhë nuk i është shmangur krizave politike të brendëshme, ende marrëdhëniet rajonale të pastabilizuara, me një rritje ekonomike të dobët në mungesën e investimeve dhe të rritjes së papunësisë, me një situatë jot ë pranueshme në përgjegjësisnë për të pranuar dhe zbatuar standardet demokratike në institucionet shtetërore dhe jetën social politike të popullsisë, me hapësira të lira të depërtimit dhe pranimit të korrupsionit të thellë moralo politik dhe financiar, duke lejuar hapësira për depërtimin e kastës së oligarkisë në majat e pushtetit, ku organet partiake janë vënë tërësisht mbi shtetin dhe pushtetin dhe dhunojnë nevojën mbi jetën demoktarike të vendit.
Për Maqedoninë koha ka sjellë vështirësi të mëdha, të cilat ende janë të pranishme. Kjo kohë e vështirë ka sjellë në vëmendje nevojën e ndryshimeve të thella politike dhe sociale në shtete e rajonit ballkanik, ku ashtu si Shqipëria dhe Kosova, edhe Maqedonia duhet të pranojë rrugën demokratike të integrimeve euroatlantike, duke trasformuar mentalitetin nacionalist në interest ë shtetit të qytetarit.
Mesazhi që mund të jepet në një datë të tillë, duhet të ketë vlera gjithpëfshirëse, pa dallime nacionale. Kjo i takon përfaqësuesve më të lartë politik të shtetit. Opinion i brendshëm në Maqedoni çdo ditë që kalon, duhet të bindet dhe të pranojë një realitet të ri, ku fryma e nacionalizmit të njëanshëm është në dëm të popujve dhe të ardhmes së vet Maqedonisë. Ndryshimi në një kohë të afërt, do të ndodhë. Do të ndodhë, ashtu siç mund të ndodhë në një shpërthim atomik, ku ligjet e fizikës diktojnë. Vakumi që krijohet nga shpërthimi atomik, për shkak të diferencës së madhe të presionit atmosferik midis epiqendrës dhe periferisë, rimbushet me një fuqi të jashtëzakonëshme, në një rikthim të hatashëm të energjisë së ajrit, duke marrë çfarë gjen përpara. Rryma koncentrike përplaset me tërë fuqinë e saj në epiqendër të shpërthimit. Përplasja koncentrike merr përpara gjithçka që gjen, duke i ngritur ato në ajër në lartësi të madhe, në formën e një kërpudhe gjigande. Ajo fillon e bie ngadalë, duke infektuar një sipërfaqe të madhe me radioaktivitet. Në qendër të “shpërthimi atomik” në territoret ballkanike sot është Maqedonia. Shembulli ka vend krahasimi për situatën problematike politiko – sociale dhe ekonomike që përjeton sot Maqedonia. Zbrazja e territoreve nga popullsia që largohet në Ballkanin Perëndimor, nuk po ndodh vetëm në Republikën e Shqipërisë apo në Kosovë dhe Luginën e Preshëves. Ajo ka prekur rëndë edhe maqedoninë, dhe kjo nuk lë vend për eufori dhe justifikime. Koha do të sjellë një ditë rikthimin e tyre, por tashmë jo më me mentalitetin bizantin dhe autoritarist të oligarkisë politike dhe financiare sllaviste, por krejt ndryshe.
Nga kjo festë e shtetit të Maqedonisë, segmentet ultranacionaliste që minojnë marrëdhëniet etnike brenda Maqedonisë, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen shkak për praninë e krizës morale, politike, shoqërore dhe ekonomike, e cila sot nuk është e rastësishme. Kjo situatë krize është një e vërtetë e hidhur. Mafia ekonomike që ka depërtuar në majën e piramidës së politikës, është shndërruar në një “kokë Meduze”, e cila po ngrin gjithçka me vështrimin e saj ogurzi. Ajo sot, duke shfrytëzuar varfërinë e skajëshme të popullsisë shqiptare, ka arritur të ndërtojë një shtrat të përshtatëshëm për të ushtruar diktatin dhe dhunën, e cila asnjehërë nuk mundi të dalë nga natyra nacionaliste, e përfaqësuar në instancat më të larta të pushtetit politik në Maqedoni.
Kush nuk e ndjen erën e re perëndimore që po fryn edhe për të ardhmen e shtetit të Maqedonisë, kushdo qoftë nuk meriton të drejtën morale të festojë. Popullsia shqiptare në raste të tilla mban qëndrimin e saj gjakftohtë, duke kërkuar respektimin institucional dhe ligjor të të drejtave të saj. Shpresa jeton midis nesh. Koha e padrinove të politikës dhe të ultranacionalizmit një ditë do të përmbyset. Dhe shpresojmë që kjo ditë të mos jetë e largët edhe në Maqedoni. Çdo gjë që maiset shumë, është e destinuar të shpërthejë. Koha i ka vënë në prove këto fenomene.
Në këtë ditë feste për popullsinë maqedone, gëzojmë të drejtën të japim mesazhe paqe dhe mirëkuptimi. Marrëdhëniet e shtetit të Maqedonisë më shqiptarët në kufijtë e saj, përtej një normaliteti të lëkundshëm, kanë qenë dhe do të mbeten të ndera, për aq kohë sa verbëria politike do të dominojë deri në majat e pushtetit politik. Shkaku kryesor i këtyre marrëdhënieve të brishta, është ekzistenca e popullsisë shqiptare, e cila ende nuk është e vlerësuar në statusin e saj real brenda shtetit. Kjo popullsi rivalizon faktorin maqedon në të gjithë aspektet. Por nuk është ky problemi. Ne jetën demokratike rregullat e lojës janë të qarta, të mbështetura në liritë themelore dhe në konkurencën e nderëshme mbi shanset e barabarta. Janë këto standarde të dhunuara në mënyrë të njëanëshme, që nuk lejojnë politikën të veprojë me mendje të hapur, për të respektuar popujt që jetojnë brenda Maqednisë. Fryma e nacionalizmit që vazhdon të ushqehet ka prishur raportet politike, sociale dhe ekonomike, duke krijuar një situatë të pastabilizuar, përherë me nuanca shpërthimi.
Një mendje e hapur dhe e ndritur është në gjendje të dallojë dhe të kap rrugën e perspektivës së ndryshimeve, të cilat nuk do të mbeten deri këtu. Ato do të thellohen akoma më tej, duke mundësuar të fitohen betejat politike rast pas rasti. Ndryshe nga më parë, për shkak të ndryshimit të pushtetit politik në zgjedhjet e fundit, ky fenomen ka filluar të veprojë në jetën sociale dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni.
Maqedonia kurrë nuk do të mund të bëhet shtet demokratik i qytetarëve të saj, pa dallime etnike, nëse do të vazhdojë akoma të ushqeje jetën e saj elektorale me parti nacionaliste, të agresuara ekstremisht në përplasjen e tyre politike për pushtet. Kjo fazë që ka nisur me ndryshimet e fundit, me shumë vështirësi, po e orienton Maqedoninë drejt perëndimit.
Në një situatë komplekse, ku ndërthuren mjaft ngjarje me të kaluarën problematike të pushtetit 13 vjeçar të VMRO-DPMNE dhe BDI-së, kaosi në mendimin politik shqiptar në Maqedoni është i pranishëm. Edhe pse ka ndryshuar pushteti politik, koha është e pamjaftueshme për të qetësuar ndërgjegjen e trazuar të popullsisë shqiptare, e cila ka kaluar dhe po kalon trauma të rënda për shkak të represionit shtetëror.
Sigurisht, është e vështirë që në një kohë të shkurtër të arrihen të përmbysen praktikat shtetërore të një dekade e gjysëm. Është e vështirë të pretendohet që të kuptohet gjithçka drejt, duke lënë hapësirë për depërtimin e ideve të reja që çojnë në uljen e tensioneve nacionaliste. Ky fenomen shfaqet sa tek shqiptarët, por më së shumti në strukturat shtetërore të vjetra, të cilave u ka ardhur radha të lëshojnë institucionet. Nevoja për ndryshim dikton, por ajo po përplaset me stadin e rezistencës së pushtetit të vjetër, i mbarsur dukshëm me doza nacionaliste.
Në këtë ditë të pavarësisë së Maqedonisë, popujt brenda shtetit duhet të mendojnë ndryshe nga politika. Ky është kushti i ekzistencës. Mendimi shkencor politik i parë në planin e mbrojtjes së interesave kombëtare të shqiptarëve brenda Maqedonsë, duhet të jetë i kalkuluar mirë me logjikën matematike brenda, duke vlerësuar të gjithë faktorët veprues dhe mbi të gjitha, duke gjetur rrugëzgjidhjet, jo vetëm në interesin e shqiptarëve, por me efekte positive për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kjo është detyra e njerëzve vizionare e atdhetar, qe dhe në Maqedoni e kudo tjetër nuk mungojnë. T’i gjejmë me urtësi, t’i mbështesim, t’u japim përkrahje masive dhe të mos rendim më pas emrave të diskretituar në politikë, të cilët deri tani kanë dëshmuar pëprgjegjëshmëri të lartë shoqërore dhe politike, duke rënuar interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Festa duhet të shërbejë si një urë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi, bashkëjetesë dhe integrimi dhe jo si mure ndarës, ku të gjithë dalin të humbur. Është detyrimi i politikës por dhe përgjegjësi e lartë e popujve për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Dhe më së shumti sot, kjo përgjegjësi i ka rënë popujve qe jetojnë brenda Maqedonisë. Urojmë të bëhet më e mira.
Faleminderit.
Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ]
Studiues politik.

The post “MAQEDONIA – 26 VJET SHTET”.. Nga: Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ] Studiues politik. appeared first on .

…MA TREGOI AI “QË PO LËVIZ KËMBËN” NË AGONI!! Sulejman Abazi

$
0
0

MA TREGOI AI “QË PO LËVIZ KËMBËN” NË AGONI!!

Një herë luani, ujku dhe dhelpra ranë dakort që të dalin së bashku për gjah. Kështu bënë. Arritën të kapnin një sorkadhe. Gjahu duhej ndarë.
– Luani: “Ndaje gjahun ti ujk”.
Ujku e ndau në dy pjesë, ku natyrisht, pjesën më të madhe ia caktoi luanit. Luani kur e pa ndarjen dhe e pyeti:
– “Cila është pjesa ime këtu”?
Ujku i tregoi pjesën më të madhe. Luani përsëri pyeti:
– “Po pjesa e dhelprës ku është këtu”?
Ujku i tha se dhelpra nuk kishte pjesë. Ahëherë luani ngriti lart putrën e madhe dhe i ra në kokë ujkut. Duke ngordhur, ujku tundëte këmbët në agoni duke u dridhur, e duke dhënë shpirt. Atëherë luani i thotë dhelprës:
– “Ndaje ti dhelpër gjahun”.
Dhelpra e vuri gjahun të gjithë përpara luanit të coptuar në tri pjesë, sic e kishte lënë ujku. Luani përseri e pyeti:
– “Ku është pjesa ime këtu”?
Dhelpra i vë përpara një e nga një të tri pjesët. Atëherë luani e pyeti përsëri:
– “Po pjesa jote o dhelpër ku është këtu”?
Dhelpra me dinakëri i thotë se, sorkadhja i takonte e tëra atij, pra ishte e tija. Luani e pyeti përsëri dinaken:
– “Kush ta dha ty këtë mendje?
Dinakja iu përgjigj: “Ai që po tund këmbët në agoni”.
Pjesa e luanit, është pjesa e luanit dhe shpesh e pëson ai që del kundër tij. Të gjithë hanë nga pjesa që tepëron nga ngopja e luanit. Ujku mendjemadh e pësoi. Këtë e kanë kuptuar mirë politikanët dhelpra, mjafton që luani të mos i “godasë” me putrën e rëndë në kokë.
Një këshillë për të gjithë politikanët që kërkojnë të marrin pjesë nga “gjahu”, pa e merituar. Edhe pse bëjnë rolin e “dhelprës” apo të “kurvës”, “luanit” nuk ia hedhin dot.
Ta pësosh si “ujku”, do të thotë që, ke ngatërruar rendin ku të takon vendi. Respektoni kërkesat që burojnë nga objektivat gjeostrategjikë, ndryshe “putrëne luanit” në kokë do të merrni.
Sula.
Tiranë, më 13/09/2017
[Fotua eshte marre nga inteneti]

The post …MA TREGOI AI “QË PO LËVIZ KËMBËN” NË AGONI!! Sulejman Abazi appeared first on .


Dhurata napolitane ….65-vjeçare ne Berat . Nga Namik Selmani.

$
0
0

Dhurata napolitane ….65-vjeçare ne Berat
Në vend të një Ure që na kujton miqtë e vjetër e të rinj të Beratit
Kur të gjithë ndjejmë trokitjet e fundvitit që na sjellin shpesh në të njëjtën kohë tri festa popullore, atë të Bajram Fitrit , të Krishtlindjeve e më në fund, të ndërrimit të viteve, më vjen në mend një kartolinë që një italian napolitan ia ka dhuruar një familjeje të lagjes “Mangalem” e në të njëjtën kohë mbarë qytetit një dhuratë –kartolinë që….. 65 vjet më parë. Madje nëse ndonjë kërkon ta “lexojë“ tekstin e kësaj kartoline aq të rrallë e të jashtëzakonshme, mund ta shohë shumë shpejt në një nga shtëpitë karakteristike të kësaj lagjeje, e pikërisht, te shtëpia e nënë Polikseni Goxhomanes. Duke qëmtuar për traditën e bukur të likosë beratase që shpesh në këtë qytet është shkrirë me traditën përmetare, në shtëpinë e saj u gjenda përballë një befasie që rrallë e ndesh në jetën tënde artistike. Sado të mundohesh të fantazosh, të trillosh, të krijosh mbi përfytërimin tënd artistik, vështirë se mund të matesh me atë fabul që deri tani ka moshën e 65 viteve e që më vonë do të ndërrojë numrat e viteve me shumë ambicje kujtese. Një ngjarje sa e thjeshtë aq edhe e madhërishme për vitet kur ndodhi e për vitet që jetuam më pas, me dritën e hijen e tyre. Që, në fund të fundit, mbetet e gjallë me mesazhin e saj të bashkëjetesës me të bukurën, me të ardhmen. Një italian, le ta quajmë Xhuzepe, prej shumë kohësh pas kapitullimit të fashizmit, në vend që të jetonte në ndonjë fshat të humbur diku në male apo në periferi të Beratit, i ndodhi rasti që të jetonte ne familjen e Goxhomanëve. Një djalë i ri, shumë punëtor dhe i edukuar. Kishte ardhur këtu nga Italia e Jugut dhe dinte shumë fjalë shqip që, natyrisht i shtoi edhe më duke jetuar me të zotët e shtëpisë, një nga familjet më fisnike të qytetit të Beratit. Xhuzepja kishte mbaruar studimet e larta për pikture dhe dinte të pikturonte bukur, por që, për të gjitha atë kohë që qëndroi aty, nuk i kishte rënë asnjëherë rasti që të prekte sadopak një penel në duar e të bënte diçka . Pas gjithë asaj kohe që qëndroi aty, një ditë duhet të ikte. Të shkonte në Italinë e tij. Në Napoli. Që prej dy javësh ia tregoi këtë gjë miqve të rinj. I zoti i shtëpisë e falenderoi me shumë kënaqësi për atë kohë që qëndroi aty. Por djali i bukur nga Italia, ai napolitan aq bukurosh, me shumë mirësjellje, por edhe me atë qetësi njerëzore i thotë :
-Miku im, unë nuk di se si t’ua tregoj mirënjohjen time ndaj dua që t’ju dhuroj diçka. Për këtë dua që t’ju pyes edhe juve.
Për ta çuar deri në fund atë shërbim fisnik që po i bënin këtij ushtari të fashizmit, por që kishte edhe pak gjak shqiptari, askush nga njerëzit e shtëpisë nuk u tregua i gatshëm që t’i bënte një kërkesë për të .
-Jo , more djalë . Ti ke qenë thjesht një ushtar. Faleminderit edhe për ato punë të mia që ke bërë këtu. Ne duam që ti këtej e tujte të jesh i lirë.. Të mos merresh më me fashizmin.Të duash paqen, ta gëzosh në atdheun tënd me të gjithë të afërmit e miqtë e të na kujtosh ne dhe vendin ku ke qenë.
– Jo, jo, -ngulte këmbë Xhuzepja, – unë dua me çdo kusht që t’ju lë diçka .
-E, meqë po ngul këmbë çfarë mund të na lësh ti?
-Unë nuk kam shumë para për t’iu lënë një dhuratë të madhe, por jam piktor dhe dua t’ju lë si kujtim një copë nga vendlindja ime.
Të zotët e shtëpisë në një çast, me të drejtë, edhe u befasuan pak për atë propozim të papritur
-Po, po , unë mund t’ua pikturoj shtëpinë ku kam fjetur në të gjitha faqet e murit.
Që të nesërmen në dyqanet e Mangalemit të dy shkuan të blenin disa bojëra të ndryshme. Shumë bojëra vaji, sepse edhe sipërfaqja ishte e madhe. Tregtia e madhe që bënin tregtarët beratas me Italinë kishte bërë që dyqanet të kishin edhe shumë lloje ngjyrash për piktorët. Dhe nisi puna. Një punë këmbëngulëse, e veçantë. Në secilën prej tyre pak nga pak nisi të shfaqej deti i kaltër, varkat e vogla me vela, ca pulëbardhe që ngriheshin e uleshin në supet e detit të paanë, ca zana deti që merrnin pamje të vajzave të bukura shqiptare apo edhe italiane që jetën e tyre e nisnin dhe e mbaronin në ca valë të kaltra brigje të kaltra dhe vetë malet sikur ishin kaltëruar nga ajo ngjyrë e ngrohtë e peisazhit që dukej se ishte afër Napolit. Majat e maleve në atë pikturë gjigande duket se ngjanin në një farë mënyre edhe me pak Tomor që ai e kishte parë prej shumë muajsh me sytë e poetit të ngjyrave. Nuk e dimë se sa e njihte ushtari- piktor i ardhur ngë Italia biografinë artistike të Onufrit të madh, por në ato ditë të ngarkuara me një punë që ai s’e kishte bërë në këtë kohëqëndrim në Beratin e gurtë, një Onufër modern. Sidoqoftë Xhuzepja një ditë iku nga Berati, nga Shqipëria. Si një humbës. Si një fitimtar. Kishte humbur luftën si ushtar, por po fitonte një miqësi të re. Kishte humbur fashizmi, por kishte fituar arti i miqësisë dhe i humanizmit . Një pamje të bukur të vendlindjes së tij që e la si një kartolinë e përjteshme në muret e një shtëpie mangalemase. Për fat, dhoma që u pikturua për shumë vite u shfrytëzua nga qeraxhinjtë e shumtë që, me gjithë kujdesin e tyre, nuk mund ta trajtonin atë si një dhomë- muze e miqësisë midis dy familjeve, pse jo edhe midis dy kombeve. Në vitet 60 kur emri i italianit u harrua pak nga pak nga kujtesa ( por jo piktura e tij murale), një pjesë e murit u dëmtua paksa. Megjithëse u dërgua për të marrë një seri ngjyrash në ish Bashkimin Sovjetik, nuk ishte e mundur cilësisht për të ndrequr atë çarje në mur, por që mbeti në tërësi shumë më e mbajtur. Me dëshirën dhe besimin se do të mbesë kështu edhe për shumë vite të tjerë.… Tani Xhuxepja , nëse do të ishte gjallë, mund të ishte në moshën mbi 80- vjeçare. Koha ka fshirë diçka nga kujtesa e tij. Familjarët e familjes Goxhomane thonë se nuk kanë komunikuar këto vite me të ose me ndonjë të afërm të tij. Të mbetet në mendje mesazhi i kësaj pikture murale sidomos në këtë ndërrim vitesh. Kartolina 65-vjeçare e mikut të ri e të vjetër italian, të befason me jetëgjatësinë, me gjetjen, me humanizmin, me bukurinë , si të ishte një dorë e shtrirë miku. Të rinon vërtet, të krenon vërtet një dhuratë e tillë. Një fisnikëri që merr e jep me njëra- tjetrën. Një fisnikëri që lind me biblioteka shumë të pasura që ka pasur dhe ka ende ky qytet. E , unë pyes veten : “A e njohin punonjësit e kulturës së këtij qyteti të lashtë këtë prapavijë të fuqishme kulturore që shpesh mbetet anonime, edhe pse ke përpara dhe përballë një kujtesë që e prek, e sheh, e vlerëson?” Kjo nuk është vetëm një gjetje publicistike, por edhe një pjesë e thesarit kulturor të qytetit. Që duhet njohur nga më të rinjtë. Që duhet propoganduar tek të gjithë. Që askush nuk do të ketë droje t’ia tregonte jo vetëm miqve të shumtë italianë, por edhe çdo të huaji. Që, të paktën, një herë në jetën e tyre, vetëm një herë, të ulur në këto karrike, të gjithë shqiptarët të thonë me bujari njerëzore : “Faleminderit, miku ynë italian!”

The post Dhurata napolitane ….65-vjeçare ne Berat . Nga Namik Selmani. appeared first on .

BERAT- Berati me fillesat dhe vazhdimesine kohore. Nga Dilaver Xhelili.

$
0
0

BERAT- Berati  me fillesat dhe vazhdimesine kohore.

Berati, nje pjese e Trashegimise Boterore UNESCO, eshte nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise. Qyteti e ka zanafillen e vet ne shekullin e VI-V p.e.s. Me vone ai u kthye ne nje qytet-keshtjelle i njohur me emrin Antipatrea. Kjo fortese u zgjerua kryesisht gjate sundimit feudal te familjes Muzakaj. Brenda ne kala jane ndertuar kisha qe kane ikonat dhe afresk te pacmuara, si dhe nje shkolle kaligrafie. Sot kalaja quhet e vetme ne llojin e saj per vete faktin qe njerezit jetojne aty. Dy lagje te tjera te vjetra, te medha jane: Mangalemi, i cili eshte poshte kalase nga ku ju mund te shihni pamjet e mrekullueshme te shtepive karakteristike, me dritaret qe duken sikur qendrojne njera mbi tjetren: dhe lagja Gorice qe ndodhet ne anen tjeter te lumit. Ura me harqe e Gorices, e ndertuar ne 1780, eshte nje monument arkitekturor i bukur me funksion per te lidhur lagjen Gorice me Mangalem. Bashkejetesa e besimeve dhe kulturave fetare nder shekuj qe i ka fillesat ne shekujt IV p.e.s. deri ne shekullin e XVIII eshte evidente ne qytetin e Beratit. 

 

Pushtimi Turk.

Ne 1417, turqit pushtuan Beratin dhe ky pushtim ka lene gjurmet e veta me ndërtimet monumentale të besimit islamik.
Pjese te tjera qe ia vlen te vizitohet  jane: 
Muzeu etnografik  , i vendosur ne nje banese me cardak te shekullit te XVIII: dhe Galerine e Arteve “Eduard Lear”, nje piktor i njohur anglez qe pikturoi kaq shume per Beratin dhe Shqiperine. Qyteti i Beratit eshte nje pike nga ku mund te eksplorohet Mali i Tomorit, nje nga malet me te larta te Shqiperise, i cili quhet gjithashtu Olimpi i Shqiperise ose Froni i Zotit. 

Nën zotërimit e Muzakajve qyteti filloi të shtrihet jashtë murëve të kështjellës


Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë.  Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashe Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Si pas të dhënave në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venedikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.  Ndertimi i qytetit te Beratit  vjen nga iliret  qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.

 

BERATI  SOT.

Berati me malin Tomor në horizont

Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova Gjermania Italia e tjer  të huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit e verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani kan  qenë punimet të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si, gdhendje ne dru qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.

Vitet e fundit ka një rigjallërim të ketyre mjeshtërive. Vizitori mund të gjejë në disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike të Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave të Beratit janë shpërndarë edhe jashtë vendit.

Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familjar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.

Autor : Dilaver Xhelili

The post BERAT- Berati me fillesat dhe vazhdimesine kohore. Nga Dilaver Xhelili. appeared first on .

Haradinaj në teh të shpatës! Shkrim nga : Florim Zeqa

$
0
0

Haradinaj në teh të shpatës!

E titullova kështu këtë shkrim, për faktin se rrugëtimi politik i Haradinajt në qeverisjen e vendit, do të kalojë jo në një, por në tre “teha të shpatës”; atë të ndërkombëtarëve, listës “Srpska” dhe opozitës shqiptare në kuvend. Ardhja në pushtet e Haradinajt është përcjellë me ndjenja të përziera. Në njërën anë me urime dhe përgëzime të gjata nga mbështetësit e tij, ndërsa në tjetrën me kritika të ashpra për bashkëngjitje PDK-së, të cilën deri dje e akuzonte për kapje të shtetit dhe korrupsion…

Hapja e shpejtë e temës së demarkacionit, që në ditën e parë të punës si kryeministër nga ana e Ramush Haradinajt, më tepër se marketing politik ka të bëjë me dëshirën e tij për zgjidhje të shpejtë të këtij problemi madhor për vendin. Këtë e dëshmon shkarkimi i komisionit të deritanishëm qeveritar për demarkimin, gjegjësisht kryetarit Murat Mehaj, të cilin lehtësisht pa asnjë kundërshtim e largoi nga komisioni, por kjo nuk e nënkupton zgjidhjen kaq të lehtë të këtij problemi të trashëguar nga qeveria paraprake.

Edhe pse në dukje të parë, komisioni i ri në krye me profesorin Shpejtim Bulliqi ngjall shpresa për riparim të gabimeve në demarkimin e kufirit me Malin e Zi, një gjë e tillë do të jetë vështirë e realizueshme, për faktin se nuk është aspak punë e lehtë anulimi i marrëveshjeve ndërkombëtare (të nënshkruar nga presidenti Thaçi). Për të mos thënë e pamundur, do të jetë punë e vështirë për kryeministrin Haradinaj sigurimi i 2/3 të votave në kuvend për çështjen e demarkacionit pa e përmbushur premtimin e tij për kthimin e kufirit në Çakorr, ashtu siç e kishte kërkuar gjatë kohës sa ishte në opozitë. Ky është kushti i vetëm, që mund ta bëjë për vete votën e opozitës, në këtë rast, shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën asgjë më pak se kaq nuk ka gjasa të miratohet nga opozita shqiptare.

Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të vendit, do të jenë “arrë” e fortë për Haradinajn, për të cilën lista serbe thotë se është edhe kjo pjesë e marrëveshjes për koalicion, gjë të cilën vazhdon të heshtë akoma kryeministri i ri i vendit. Urojmë që lëshimi paradoksal i Haradinajt me rastin e nominimit për ministër të Bujqësisë e serbit Nenad Rikalo të jetë i vetmi, ngaqë është tepër irritues fakti për qytetarët e Prishtinës dhe mbarë Kosovës, që një person që është kujdesur t’i “ushqejë” me dajak shqiptarët në kohën e Millosheviçit, sot në qeverinë e tij të “kujdeset” për ushqimin e shqiptarëve të mbijetuar nga lufta! Bazuar në sfidat me të cilat do të përballet qeverisja Haradinaj me listën “Srpska”, përplasja me ndërkombëtarët, mund t’i kushtojë me përfundim shumë të shpejtë të mandatit politik, madje edhe para 100 ditëshit të parë të qeverisjes së vendit. Futja e qeverisë Haradinaj në varësi të listës “Srpska”, bie ndesh me deklarimet parazgjedhore të koalicionit PAN, apo ndryshe siç i thonin “krahu i luftës”, të cilët gjatë fushatës zgjedhore për t’i rrëmbyer votën elektoratit kosovar me pompozitet deklaronin; “ne do ta luftojmë Serbinë…”

Ndërsa, kur të njëjtit u bënë bashkë me listën “Srpska”, nuk ke si të mos e kujtosh atë sloganin e partizanëve gjatë periudhës së “Luftës Nacional Çlirimtare” (LNÇ); “Vdekje fashizmit, liri popullit” (fashistët me vete)!

Vallë, cili do të jetë roli i listës “Srpska” në përballjen e krahut të luftës me Serbinë gjakatare!? Koalicioni i fundit qeverisës i PAN me listën “Srpska”, shpërfaqi në mënyrën më të keqe përzierjen e roleve në politikë, saqë nuk po dihet më cili është “rus” e cili “serb”, cila është figurë e bardhë e cila e zezë në tabelën e me ngjyra “ylberi” në politikën kosovare, ashtu sikurse nuk dihen yjet në flamurin e shtetit tonë, cilit komb i përket ylli i parë, dytë, tretë e kështu më radhë deri tek i fundit. Analogji kjo e thjesht, por tepër e dhimbshme në shtetin “multietnik” të Kosovës! Kështu kryeministri Haradinaj, duke rrugëtuar mbi “tehun e shpatës”, do ta ketë të vështirë t’u bëjë ballë presioneve dhe shantazheve nga Beogradi dhe qarqet serbo-ruse nga vendet e ndryshme euro-perëndimore për demarkimin e kufirit shtetëror me Malin e Zi dhe fqinjin verior-Serbinë, e cila synon që përmes Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit tonë, të minojë sovranitetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht ndarjen në dysh të sovranitetit të shtetit tonë; në Kosovën serbe dhe atë shqiptare!

Kur këtyre u shtohen edhe problemet e shumta të akumuluara ndër vite në sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim, etj si dhe ngecjet enorme në zhvillimin ekonomik të vendit si pasojë e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar,…atëherë shkopi (i munguar) magjik i kryeministrit Haradinaj do të ishte i pamjaftueshëm për zgjidhjen e të gjitha problemeve brenda një mandati politik. Ky shkrim për kryeministrin e ri, nuk ka të bëjë me mbështetje dhe as me kritika ndaj Haradinajt, por është një vlerësim analitik i situatës dhe një tërheqje vërejtjeje, për kujdesin e kryeministrit në raport me sfidat që e presin në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij. Shkuarja e kësaj qeverie deri në fund të mandatit politik, përveçse mrekulli, do të ishte rast për në librin e Ginesit, pasi përveç përmbushjes së egove personale të liderëve partiakë, nuk do të arrijë të përmbushë asnjë prej kërkesave të qytetarëve, gjegjësisht zgjidhjen e mijëra problemeve të bartura nga njëra qeveri në tjetrën.


The post Haradinaj në teh të shpatës! Shkrim nga : Florim Zeqa appeared first on .

NJË TAKIM NË MES SHPIRTËRORES DHE KOMBIT. Opinion nga Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

NJË TAKIM NË MES SHPIRTËRORES DHE KOMBIT

Islami politik i lënë shqiptarët ashtu sikurse janë, por më primitivë, të sëmurë dhe injorantë. Ndjekësit e pseudoislam janë më të ndërlikuar, më të pakulturuar, më të jocivilizuar; për këtë religjioni nuk është një rit i thjeshtë, është tërë filozofija e jetës së tyre.

Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shtetin ligjor apo shtetn islamik joshpirtëror, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike fetare. Sjelljetë e tyre është tipike e shqiptarëve që nuk frymëzojnë shqip, e atyre pa karakter e moral, pa asnjë parim, të shitur e të shitblerë, modelin e tyre e kemi vuajtur për pesë shekuj me radhë.
Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve të islamit jo shpirtëror të cilët e përshtatin sipas parimit të tyre apo klanit fetar ku (librin e shenjtë) e shkelin me dy këmbët hoxhallarët të mbushur me militantë dhe me familjarë të tyre. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik i organizimit të sistemeve politike e jo fetare.

Meqë feja islame është “hyjnore”, mos duhet ajo të mbizotrojë përmes urrejtjes, çmendurive, torturave, vrasjeve dhe fanderimeve të bëra Perëndisë për këto çmendurina? Sa më hyjnore të jetë “islami politik”, aq më pak i takon shpellarëve hoxhallarë që ta kontrollojë atë. Nëse e ka shpallur Zoti, ai di ta ruajë pa ndihmën e imamëve. Këta hoxhallarë e imam e dinë që urrejtja ndaj fesë krishtere pjell vetëm shqiptar me dy fytyra dhe shkerdhat.. Sa alternative e kobëshme!!! Fundja, do të donit jut ë mbani një xhelatë apo shumë xhelat fenë e një Zoti, i cili ranë në duart xhelatëve hoxhallarë e imamë dhe që predikojnë vetëm durim e dhembshuri?
Shikoni, ju lutem, pasojat e tmerrëshme e mostolerancës nga ana tyre, ndërkohë që Parlamenti i shtetitë tonë nuk ka reshtur së “dënuari” këto sjellje kobzeza nga teologë të të neveritshëm. Pra, kjo dëshmi na mëson të mësojmë që ta duam atdheun. Të gjykojmë që përndjekja e tyre gjatë nëntëmbëdhjetë vjetësh, duhet të ketë burimin në ndonjë prapaskenë e ambasadorës turje dhe shtetit Turk që ne nuk i njohëm mirë…

Ja se çfarë dua të themë unë kur flas për një ndeshje apo takim në mes Islamit politik dhe Katolicizmit, ndërmjet argumenteve dhe shpirtërores. Kjo është ideja ime për imamët musliman: bashkimi ndërmjet Qiellit dhe Tokës. E pamundur…
Dua që të zhduket njëherë e mirë çdo lloj, skizofrenie e tradhtie të primitivizmit islam, çdo lloj ndarjeje ndërmjet kombit dhe shpirtit, ndërmjet gjakut dhe atdheut, ndërmjet kësaj bote dhe botës tjetër. Nuk dua asnjë ndarje, sepse çdo përçarje brenda nesh nga ana e islamit politik; dhe çdo shqiptar i ndarë, një popull i përçarë dhe kontradiksion me veten e vet është i çmendur dhe tradhti kombëtare. Ne jetojmë në një shtetë plotë më hoxhallarë, imamë e besimtarë të tyre, të çmendur dhe të sëmurë që mund të sherohet duke mbushur këtë të çarë, kangrenë shqiptare. Kujdes për këte të fundit, e sidomos për pastrimin e saj prej turqizmave do të zgjonte një zemërim krejt të veçantë te “osmanët e rinj”.

Kombi shqiptar ka jetuar duke besuar në realitetin e shpirtit dhe jo në iluzione. Shqiptarët sot mund ti ndash në përsona shpirtëror ose materjalistë. Hoxhallarët janë në të dyja gjërat njëkohësisht, nuk janë shpirtërorë – që do të thotë pa vetëdije kombëtare, vetëm materjalista. Gjëja e parë për t’i kuptuar është që këta nuk janë “lider” religjiozë, por maskarenjë. Këta predikues të fesë radikale nuk mund të mendojnë, nuk mund t’i shikojnë gjërat, Dardaninë në të cilën e shikojmë (ne).
Imamët politik jo shpirtëror i ndajnë shqiptarët në mënyrë të paevitueshme, krijojnë një dualizëm përçarës në mendjet e hallakatura te çdo besimtari; kjo është mënyra e tyre për t’i shfytëzuar. Nëse besimtarët musliman janë të çorjentuar, e gjithë forca dhe dinjiteti i tyre ka humbur. Nëse janë të mbrojtur në ashtu siç kanë lerë, do të jenë të lirë shpirtërisht, të pavarur, të tërësishëm, nuk mund të katandisën në skllavëri me një identit të humbur. Dhe të gjithë hoxhallarët e imamët me religjionin e tyre primitiv, nuk bëjnë tjetër veçse do t’i degradojnë besimtarët në shpellar e guvash.

Për këta shqiptar kaq të vonuar kanë një nevojë të madhe për dikë që t’i drejtojë shpirtërishtë (kombtarishtë), që t’i çojë drejtë qëllimit, drejtë kuptimit të atdheut, drejt kuptimit të jetës e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tyre pa drejtimin nga një tjetër turk apo arab. Ky rrezik vërtet është kaq i madh, ato do të mësonim më në fund që këta shqiptar të ecnin vet me këmbët, guximin dhe trurin e tyre. Janë shqiptar që i shmangeshin realitetit.

Në shumë fe, për shembull, te muslimanët radikal e injorantë, gruaja është e detyruar ta mbulojë fytyrën e saj. Fytyrat e grave muslimane janë të zbehta, sepse kurrë ato nuk e shohin dritën e diellit.. Surrati i tyre është e mbuluar, trupi i tyre është i mbuluar. Gjithçka është e parashikuar. Gruaja e mbuluar, ndërsa burrat të shpluar me koqe jashtë? Gruaja nuk duhet të jetë e arsimuar, sepse arsimi lind në kokën e femrës mendime të çuditëshme. Femrat fillojnë të mendojnë, të debatojnë për ta çrrënjosjen e errësirës, ferexhes dhe shamis…
Gruaja e shtyrë drejtë errësirës dhe e shkëputur nga bota shqiptare nga të gjitha anët për shkakun e thjeshtë: skllavëri. Ato që konsiderohen si më të çmuarat joshpirtërorja, ushqimi, veshja, lekët, makinat luksoze etj, dhurohen duke thënë: ja afrojmë Zotit! Sigurisht që Zoti nuk i merr; është hoxha, imami që i merr këto dhurata. Këta janë ndërmjetësat, këta janë që përfitojnë ndërmjetë joshpirtërores. Hoxhallarët dhe imamët sigurisht që janë më mendjemprehtë sesa shqiptarët që i shfrytëzojnë.

Unë nuk jam dakord me këta leshator. Të fillojmë nga ajo që hoxhallarët e imamët në mes shpirtërores që nuk janë gjendje të vërtetojnë ekzistencën e Zotit (Perëndisë). Shumë libra e komente të tyre janë mbushur me gjepura e marrëzira, qenkan shkruar nga Zoti. Si ka patur mundësi të shkruante Zoti fjalë e komente të tilla banale?
Librat e Milazim Spahiut, Shefqet Krasniqit e Naim Tërnavës janë të mbushura me lutje. Zoti nuk mund të lutet, meqenëse atëherë lind pyetja e ligjshme: kujt i lute tai? Për më tepër këto lutje jo shpirtërore e deklarata janë aq primitive e antikombëtare, ato prekin të tilla problem të këqija dhe idiote, saqë duhet të jesh krejtësisht idiot që të pohosh sikur ato lutje e komente antikombëtare janë të shkruara nga dora e Zotit.

Kaq do t’i dukej retorikës besimtarëve musliman të “devotshëm”, për të hedhur një hije të rëndë mbi Dardaninë, sa herë që shfaqeshinë në horizont. A mund të themi se është duke lulëzuar terrorizmi që ne shohim çdo ditë në dhjetëvjeçarin e fundit, a është kjo shfaqje simbolike e asaj që ndodhë në shoqërinë shqiptare në tërësi në mes shpirtërorës e islamit radikal? Kjo dukuri e tillë në xhamitë tona si terrorizmi, është i lidhur ngushtësisht me gjithçka që ndodhë në shoqërinë tonë. Shpirtërorja dhe shoqëria shqiptare shpërbëhet në një identitet të humbur. Për fat të keq, rendi saj, diciplina, morali, karakteri, feja dhe gjithë të tjerat, janë të ndërtuar në parime të padrejta të vjetëruara. Këto e humbin kombin, gjuhen, kulturën ndaj vetëdijës kombëtare.

Përveç kësaj, ne nuk mund të gjejmë hallkën lidhëse mes joshpirtërores dhe kombit apo islamit politik dhe drejtësisë. Është beteja ndoshta e fundit e drejtësisë, për të mbrojtur shtetin nga islami politik ku e ka çuar banda e korruptuar politike dhe spiunët fetar filoturk, ku merrin pjese edhe kriminelët e listes serbe, ministri Nenad Rikalo. Ndoshta e shtyjnë dhe për disa vjet kështu. Pas këtyre vjitesh, nuk kemi se çfarë të mbrojmë më.

The post NJË TAKIM NË MES SHPIRTËRORES DHE KOMBIT. Opinion nga Afrim Caka Gjakove. appeared first on .

Nacionalizmi shqiptar duhet të ngrihet edhe pak. Nga Fahri Xharra Gjakove.

$
0
0

Nacionalizmi shqiptar duhet të ngrihet edhe pak.

Pse e gjithë kjo frikë nga ”nacionalizmi ”Shqiptar? Nacionalizmi Shqiptar nuk është aspak më i madh se ai Rumun , Bullgar ,Italian ,Francez apo Austriak ,përkundrazi i kalon të gjitha nën nivelet europiane.

Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra : Duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre edhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje -Pavarësi.. (( Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.)

Askush nuk i friksohet nacionalizmit tonë ,sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë “duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre (, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.). Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Kush po e nxitë këtë frikë nga “ Nacionalizmi Shqiptar “ . Dihet mirë : serbet greket dhe turqit .
Nacionalizmi Shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit Shqiptar dhe rolin e faktorit Shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin Ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminelë Serb dhe Grek dhe nacionalizmit agresiv Turk.(N. Loka)” .

Pse duhet të ngreme  më lartë nacionalizmin shqiptar ?  Po , ne duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me “ qëllime hitleriane , me qëllime pansllaviste dhe megalogreke dhe turke-osmane “ .

Kush jemi ne ?

Shqiptarët ,me shekuj e kanë vërtetuar që janë kozmopolit . Si na u revanshua kozmopolitanizmi ynë . Shikoni kufinjt tanë. Pse të jemi kosmopolit me të tjerët kur ata po janë nacionalist-gllabërues ndaj nesh? Por ,neve sipas Charles Taylor-t “duhet të jemi kosmopolit por patriot “ dhe jemi .

« Erdogani  gjeti tek shqiptaret vetëdijen e krenarisë otomane dhe ai ndjehet këtu si ne shtëpi te vet. Biles Erdogan ju tha se shqiptaret musliman janë mbetje otomane dhe askush nuk kundërshtoi. Pra njeriu gëzon krenarinë kombëtare, por kur e ka krijuar kombin dhe gëzon frytet e një jete ne paqe ( A. Gj) « .Ku mbeti nacionalizmi ynë « ?

Kini parasysh, se rimëkëmbja e një kombi është fryti një pune kolosale te përbashkët i shume individëve, qe kane kompetenca specifike ne fusha te ndryshme nga njëra-tjetra, ndaj secili është përgjegjës për atë që është i aftë të bëjë.

Pra , te ngreme  edhe pak nacionalizmin tonë , të cilit Europa nuk i frikësohet aspak e mos të biem preh  e mashtrimeve të cilat që mbi 20 vjet na e kanë humbur orientimin kombëtar.
Çajupi e thoshte :” Shqiptar, mos rri, po duku, shqiptar! Mjaft punove për te tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.”

Fahri Xharra, 16.09.17
Gjakovë

The post Nacionalizmi shqiptar duhet të ngrihet edhe pak. Nga Fahri Xharra Gjakove. appeared first on .

Viewing all 1023 articles
Browse latest View live