Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017..

$
0
0

PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017

Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë…
Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale. Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.
Me këtë pikë, të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarjet e mëdha, ku është implikuar politika, që janë shpallur të pafajshëm apo që kanë marrë një dënim modest në raport me përgjegjësinë, nuk mund dalim më para drejtësisë së re pas shembjes së sistemit aktual të drejtësisë. Konkretisht, mbyllet çdo shteg për të çuar para drejtësisë të gjykuarit për ngjarjet e ’97, për Gërdecin, 21 Janarin, për vrasjet e bujshme, për skandalin me rrugën Durrës-Kukës etj.
Ndryshimi:
Ligji i miratuar nga Parlamenti ndryshon pikën 2 të nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale. Varianti i miratuar parashikon që nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërkaq, pika e parë e këtij neni saktëson se, rishikimi i vendimeve që kanë marrë formë të prerë lejohet në çdo kohë, edhe kur dënimi është ekzekutuar ose shuar, por me kushtin që të mos synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Ndërsa varianti në fuqi parashikonte që vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit. Ky ndryshim tingëllon si një lloj amnistie politike, pasi shumë politikanë që i kanë shpëtuar drejtësisë apo që kanë ia kanë ‘hedhur’ me një dënim minimal, nuk do të rrezikohen më nga drejtësia e re.
Ndryshimi favorizon të gjithë zyrtarët dhe pushtetarët, të të gjithë krahëve politikë në Shqipëri, të cilët kanë blerë drejtësinë e korruptuar ndër vite, duke marrë pafajësi apo dënime modeste. Ndryshimi në KPP, në një farë mënyrë, vendos edhe një vit zero, sa i takon luftës kundër korrupsionit, me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
PS-LSI-PDIU përmbysin propozimin e ndërkombëtarëve
Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU kanë përmbysur propozimin e ndërkombëtarëve në favor të njerëzve që kanë blerë pafajësinë tek drejtësia aktuale.
Ndryshe nga ekspertët e huaj, PS, LSI dhe PDIU kanë vendosur që vendimet e gjykatave të korruptuara të mos rishikohen, për të vendosur drejtësinë në vend për shumë ngjarje dhe abuzimeve në historinë e pluralizmit.
Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve
Vasilika Hysi
Dashamir Peza
Pandeli Majko
Ulsi Manja
Vexhi Muçmataj
Luan Rama
Silva Çaka
Anila Agalliu
Edmond Leka
Tahir Muhedini
Adelina Rista

Nga Simon Vrusho
Prill 3 në 11:16.PD

The post PROPOZIMI I NDËRKOMËTARËVE U PËRMBYS MË 30 mars 2017.. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>