“LLESHI I ZI-Gjomarkaj(17?!-1837)”ne optiken e Klerikut Katolik,Historianit,Shkrimtarit,Novelistit te pare Shqiptar dhe Atdhetarit;Dom.Ndoc Nikaj(1864-1951)”…..
*Materialin studimor e kam shkeputur nga Kryevepra monumentale e Dom.Ndoc Nikaj”Historia e Shcypniis e botuar ne Bruksel ne vitin-1902″.
*Kapedani i Mirdites,Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;……
1)-Ushtria mrrini n’Filipe(Plovdiv-Bullgari)naten e Pashkve e”Lleshi i Zi”,Kapidan i Mirdites,coi me pvete Priftin e vendit se m’c’kohe baheshin sherbimet fetare por pat t’gjegjun qi Mesha nuk mund thohej vec se n’miesnate,pse prej gergastimeve t’Shkijeve t’vendit,sherbimet fetare ishin t’ndalueme mollafaqe. Ky t’gjegjun bani pershtypie t’keqe nder ushtrie Shqyptare e”Lleshi i Zi”i coi fjale Priftit me thane Meshen m’at kohe qi kishte n’vadim Kshtenimi i lire,pse dote me paa Meshen me ushtrie Kristiane e ashtu u ba. Kuer i voitne n’vesh Mustaf Pashes kta nduer kundershtimesh,cpalli lirien e besimit m’gjith at ane e dha shterngime t’forta Qeveries e vendasve,me nderue besimet e gjith kuej e c’me at dite e mrapa shartet e fees,patne lirie t’plote m’at vend(fq.130)….
2)-Luftuene per Turkien perballe kryeqities greke;Mustaf Pasha i Shkodres,Preng Lleshi i Mirdites me”Lleshin e Zi”e me t’kushrinin Preng Markun,Omer Vrioni qi,pak viet maa pare,pat luftue per Ali Pashen e Varnakioti i Sulit. Fuqija Shqyptare qi mate krahin e Turkies kishte 1500-Gege e 5000-Toske e n’lufte t’baame n’Karpenie t’Etolies [Agrafe t’Grecies] n’viete 1823 u gjetne perballe Shqyptaret me Shqyptare!. N’ket lufte,me 22 t’gushtit,Mark Bocari u lidh me disa shoke me myte Mustaf Pashen per miedis t’lamit ushtarak t’tine e,t’pae hetuem,muitne me i’u afrue shatores madhe ku kuituene se gjindei.. Mark Bocari hini mrende me t’madhe trimnie,por gabimi i hangri kryet pse shatoria ishte kene e Preng Lleshit t’Mirdites e”Lleshi i Zi”qi ishte nder maa trimat luftare t’Gegnies,i cuem befas,u kap fyt a fyt me te e Mark Bocari raa nen teh t’shpates tii…(fq.150,151).
3)-I perciellun preje shtate Pashave tjere e preje Kapidanave;Preng Lleshit e”Lleshit Zii” t’Mirdites,me 4000 vete,Mustaf Pasha u nis mas ushtries madhe e mrrini n’Perlepe qi i raa n’dore edhe aty xuni vend. Shqyptaret,pae vrue rrezikun e kohes qi nuk pritte,u habitne nder gzime e lodra,e borne edhe aty nji kohe shum t’vieshme. Preje andej,pae fare ngutit,kaluene nder kodra t’Babunes,nja kater sahat prej Monastirit,ku kishin nder vedi grykat e asaj rruge,por aty Reshid Pasha i duel para e nd’per agim qasi n’at brii malit 6000 ushtare t’ushtruem e rreshtoi edhe disa topa(fq.156)… M’at pshtiellim iket,vetem Preng Lleshi xuni pritat m’nji pod malit qi kishte nen vedi kalimin e asaje ane,e aty nguli me Mirditas tuej ndalue turrin e Otomanve e tuej i lane ushtrieve t’shkatrrueme kohe me u largue. Qindresa e Mirdites n’mat vend kie aq e forte saa per dhete dit i ngurroi aty ushtriet e shuma t’Reshid Pashes,por,t’metun vetem,e pae uzdaje ndimet kerkahit,s’mramit kiene t’shternguem me lshue grykat e me ike mas tierve!.. Reshid Pasha masi cili shtegun e kalimit,i lshoj Daut Pashen me disae ushtrie n’shpine Mustaf Pashes i cilli me nji tube Shkodrane e Malcore e me”Lleshin e Zi”tuej ndesh gjithe rruges nder shum prita t’anmiqve,muit me u kthye n’Shkoder e Reshid Pasha me ushtrie tjera,per me i xane shtegun Toskve,shkoj e nguli lamin ushtarak n’Kavaje(fq.157)…
4)-Daut Pasha masi pat thye Malcien,per rreth Shkodret,friget qi mos ti pertrihei ndonji tieter pshtiellim i jashtem,shpeitoj me lodhe Kshqellin tuej e rrahe m’top,pae i dhane kerkund pushim ku t’baane qindrese t’madhe.. U daene m’shej per burrnie kreshnike n’at rrethim,”Kapidan Lleshi i Zi”me Mirditas tuej dale perballe gjith ku maa i madh cfacei rreziku,por pae dobie pse mdime maa nuk pritej preje jashtit e t’mrendshmit shkoshin per dite tuej pakue!.. Mas kater mueive qi ngiati rrethimi,nji gjyle topit raa n’kulle t’barotit e i dha ziermin kulles e edhe sarajeve t’Mustaf Pashes. Me t’diegun t’baroteve,qindresa maroj e Mustaf Pashes i’u desht me raa n’dore me ke kishte me vedi..Mas t’raemes Mustaf Pashes,Reshid Pasha u cue prej Kavajet e erdh n’Shkoder,n’1833,nji motmot mas fitimit t’Babunes.. Mustaf Pasha me gjith rob t’vet kie cue n’Stamolle ku do t’merrte ndeshkimin,e”Kapidan Lleshi i Zi”kie trete e ndrye nder burgete t’Ianines ku kie maite deri n’viete 1837 e mrapa muit me u kthye n’Mirdite ku hini pushka nder Gjo Markaj qi u vraene nder vedi e n’parie t’Mirdites hypi”Bib Doda”!!!….
*”Me poshte po e risjell studimin tim te plote lidhur me dinamiken e zhvillimit te ngjarjeve historike qe cuan ne perballjen tragjike dhe vrasjen e Suliotit”MARKO BOCARI”nga Mirditori”LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;…………
“MALLKIMI I HISTORISE”;…….
*Nata ogurzeze e dt.21-gusht-1823 prane lokalitetit Karpenisi(Greqi)ku dy nder luftetaret dhe kapedanet me te shquar te Kombit tone u gjenden perballe njeri-tjetrit ne nje duel per jete a vdekje,perleshje e pergjakshme trup me trup e cila perfundoi me vrasjen e Luanit Suliot”Marko Bocari”nga duart e Kapedanit te fuqishem Mirditor”Lleshi i Zi,Gjomarkaj”(Luftetari me i frikshem i kohes se tij)……….
*Keto Shqiptare te medhenj u gjenden ne vendin dhe kohen e gabuar,por edhe ne sherbim te dy kauzave respektive te cilat realisht nuk ishin ne sherbim te ceshtjes se tyre Kombetare por n.q.s rrethanat e kesaj dite i analizojme brenda kontekstit historik te kohes,nuk duhet te marrim guximin qe te gjykojme asnjerin prej tyre…….
1-“Kapedani i fuqishem Mirditor;Lleshi i Zi,Gjomarkaj(?!..-1837)ishte ne sherbim te Pashai te Shkodres,Mustafa Pashe Bushatlliu(1796-1860)te cilin e kishte urdheruar Sulltani per te mbledhur forcat dhe per te shtypur kryengritjen greke per pavaresi nga Perandoria Osmane dhe perkrah Mustafait qendronte aletati i tij besnik nga Oroshi”Lleshi i Zi,Gjomarkaj”i cili komandonte truprojen personale te Pashait te Shkodres qe perbehej nga 500-Luftetare te zgjedhur nga Treva autonome e Mirdites.”Lleshi i Zi”edhe pse me i madh ne moshe,ishte nen komanden e nipit te tij”Dode Preng Lleshi”sepse provizorisht,paria i takonte nipit te tij sipas rregullave te paracaktuara te”Deres se lavdishme te Gjomarkajve”por realisht(de facto)per gjithcka veprohej ne baze te vullnetit te te fuqishmit”Lleshi i Zi”sepse vete Mustafa Pashe Bushatlliu i besonte edhe jeten……”Lleshi i Zi”ishte nje personalitet shume imponues por edhe shume i frikshem per te gjithe armiqte e tij pasi ai njihej per brutalitetin dhe mungesen e meshires kundrej cdo armiku i cili guxonte qe te behej pengese per Autonomine e Mirdites dhe sidomos per ambiciet e tij personale…..Ishte trupmadh,shume i fuqishem,besnik deri ne vetemohim,aspak tolerant me armiqte e tij,hakmarres i pashpirt por shfaqej edhe si nje Katolik i devotshem(Filipopol,Bullgari).Emertimin”I Zi”e ka marre nga pamja e tij,pasi autoret e kohes e pershkruajne si nje burre shume te gjate dhe te fuqishem me ngjyre te zeshket te lekures dhe me nje pamje shume te eger prej Malesori te vertete te armatosur gjer ne dhembe,qe vishej gjithmone me te zeza dhe ne fushen e betejes te kallte friken deri ne palce……..Ishte pikerisht merita personale e”Lleshit te Zi”i cili e katerfishoi siperfaqen e Treves se Mirdites brenda nje intervali kohor shume te shkurter duke e cuar numrin e Bajrakeve te Mirdites nga 4-5 deri ne 12-Bajrake qe perfaqesojne Mirditen e sotme etnografike e cila eshte e ndare padrejtesisht si pjese integrale e 8-Bashkive te reja qe jane krijuar nga reforma administrative territoriale e vitit te kaluar(Mirdite,Lezhe,Vau i Dejes,Puke,Fushe-arrez,Diber,Burrel&Kurbin)……..etj.
2-“Kapedani&luftetari Suliot;Marko Bocari(1788-1923)”ishte personaliteti me i jashtezakonshem qe ka dale nga Treva martire e Sulit dhe gjithashtu ai ishte nje intelektual i mirefillte i kohes qe njihet per botimin e fjalorit te pare Shqip-Greqisht te cilin e ka punuar ne ishullin Shqiptar te Korfuzit.Sipas gojedhenave,familjet e vjetra Suliote;”Bocari&Xhavella”ishin pasardhesit e drejtperdrejte te 200-Luftetareve te hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI”te cilet pasi sherbyen edhe nen Komanden e Princit famemadh”LEKA I III-te DUKAGJINI(i caktuar si i tille me amanetin e GJ.KASTRIOTIT ne diten e tij te vdekjes;17-janar-1468)”,keto luftetare te shenjte nuk pranuan qe ta braktisin Atdheun e tyre te shejnte”Arberine”por moren Familjet e tyre dhe migruan drejt jugut te Arberise per ne malet e larta te Sulit(Epir)ne perendim te qytetit te Janines dhe ne pjesen lindore te Treves se Camerise tone martire……Ketu ata ja arriten qe me forcen e armeve,te ruajne pavaresine e tyre te plote nga Perandoria Osmane por edhe Besimin e tyre Ortodoks deri ne diten kur u masakruan nga Ali Pashe Tepelena dhe ku pjesa me e madhe prej tyre u detyruan qe te braktisin”Malet e Sulit”dhe te shkrihen me popullsine greke duke humbur gradualisht Identitetin Kombetar Shqiptar,sic ndodhi edhe me familjaret e”Marko Bocarit”te cilet luftuan duke dhene jeten per pavaresine e Greqise dhe gjithashtu hodhen bazat e shtetit te ri grek se bashku me mijera Arvanitas te tjere……..”Marko Bocari”pershkruhet nga autoret e huaj europiano-perendimor si;nje burre trupmadh,luftetar i fuqishem,i mirearsimuar,shume besnik,Ortodoks fanatik,i adhuruar nga te gjithe vellezerit e tij Arvanitas(Shqiptaret e Greqise),frymezues i kryengritjes greke per pavaresi dhe modeli me i persosur i heroit kombetar sipas definicioneve te shumta te autoreve te ndryshem europiane.”Marko Bocari”ishte pikerisht Kryetrimi i cili ju pergjigj menjehere thirrjes per ndihme nga ana e ish armikut te tij te perbetuar”Ali Pashe Tepelena(1740-1822)”nderkohe qe ky i fundit kishte mbetur i rrethuar nga ushtria osmane ne ishullin e liqenit te Janines ku po rezistonte krejt i pashprese pasi tashme e kishin tradhetuar te gjithe miqte e tij besnike por edhe vete 4-djemte e tij te cilet ishin bashkuar me Sulltanin.”Marko Bocari”i erdhi menjehere ne ndihme Pashait plak ne krye te luftetareve Suliote,por tashme ishte shume vone pasi koka e tij u pre nga shpata e tradhetise!!!………….”Marko Bocari”ishte misherim i virtyteve me te larta te nje Burri Shqiptar por vendi,koha ne te cilen ai jetoi e sidomos infuenca anti-Shqiptare e Kishes Ortodokse greko-bizantine e tjetersoi duke e larguar nga lidhjet e tij te gjakut(perkatesia Kombetare Shqiptare)por gjuha e tij amtare dhe fjalet e tij te fundit perpara se te jepte shpirt,ishin ne gjuhen e embel;”Arvanitika(Shqip-dialekti Tosk)”………..
*”Nata ogurzeze e 21-gushtit-1823 ne shatorrin(cadren)e Kapedanit Mirditor;Lleshi i Zi,Gjomarkaj”;……..
“Heroi Suliot,Marko Bocari”ndermori persiper nje sulm vetevrases ne tentativen e tij per te eliminuar Komandantin e pergjithshem te ushtrise osmane,shkodranin;”Mustafa Pashe Bushatlliu”duke depertuar fshehtas,gjate mesnates deri ne zemren e pararojes osmane e cila perbehej nga 3000-luftetare Shqiptare nga Pashalleku i Shkodres ku 500 prej tyre ishin Katolike(Mirditore)me ne krye”Dode Prenge Lleshin&xhaxhain e tij,i fuqishmi;Lleshi i Zi”.”Marko Bocari”u nis se bashku me 350-Luftetare Suliote dhe sulmoi me dinakeri kampin osman qe kishte ngritur cadrat prane qytetit te vogel grek”Karpenisi”dhe duke u zvarritur arriti deri prane shatorrit te Mustafa Pashe Bushatlliut por gabimisht sulmoi shatorrin e Prijesve Katolike(Dode Prenge Lleshi&Lleshi i Zi)qe ndodhej ngjitur me shatorrin e Komandantit te pergjithshem.Aty per aty,filloi nje perleshje e pergjakshme me Mirditorin e fuqishem”Lleshi i Zi”i cili pasi e mundi ne duel me jatagane,”Marko Bocarit”i erdhen ne ndihme edhe dhjetere Luftetare te tjere Suliote por”Lleshi i Zi”i cili ishte nje burre i regjur neper beteja gjakatare,mori koburen e tij dhe e qelloi”Marko Bocarin”ne koke ku sipas kengeve epike dhe burimeve te kohes,plumbi e goditi ne vetull,mbi syrin e tij te djathte dhe sipas gojedhenave,”Marko Bocari”kur po jepte shpirt,ai psheretiu ne Gjuhen Shqipe,gje qe shkaktoi hutim tek vrasesi i tij”Lleshi i Zi”i cili ngeli i shtangur ne vend dhe legjenda thote se i shfryu me fjalet;”Pse,flet Shqip,a je Shqiptar”?!?!…….Plumbi i shkrehur nga arma e”Lleshit te Zi”,shkaktoi vdekjen e menjehershme te Heroit arvanitas”Marko Bocari”por zhurma e saj,zgjoi te gjithe kampin te cilet u versulen kunder Luftetareve Suliote duke masakruar shumicen prej tyre….Ndersa trupi i te ndjerit”Marko Bocari”u terhoq zvarre nga bashkeluftetaret e tij duke mos e lejuar qe te perdhosej nga ushtria osmane dhe pas disa ditesh u varros ne Misolongji te Greqise perendimore.Ky varr u perdhos plot 3-here nga ushtrite osmane por emri i heroit Arvanitas”Marko Bocari”u be simboli me sublim i rezistences&i pavaresise greke nderkohe qe”Marko Bocari”ishte 100% Shqiptar…….
The post *Kapedani i Mirdites,Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”;… Nga Paulin Zefi appeared first on .