PSE NË LIRI PO MBYLLËN SHKOLLA
Pse në liri po mbyllen shkolla
këto dritë arta ku ndër dije
bashkë me popullin edhe unë hapërova,
kohë lirie po mbyllen shkolla,
në robëri edhe shtëpitë
u shëndrruan , u bën shkolla,
kohë e mjerë në kohë lirie,
po qanë shkolla ne i mbijetuam
asaj dhune dhe barbarie ,
kush na mbyll sot në kohë lirie?
ku shkojnë nxënësit dritë artë të kombit
që po ikun nga atdheu në kohë lirie,
prej mjerimi dhe pasadrejtësie,
o ju bij dhe bija Shqipërie,
ngado mbushur tërë mjerim,
atdhe komb në dëshprim dhe ekzaltim,
edhe shkollat këto dritëarta
në paskaj i zuri mbyllje nga mjerim,
ikin shqipet ikin, tej në mërgim ,
për pak bukë për mbijetim,
po ku jeni ju politikë, çfarë po
ngjet me ty kështu o shteti im ?
kanë rënë lindjet nga mjerim,
e kanë frikën për mbijetim ,
politika vet në kapital dhe pasurim,
milionerë që nga mbrëmja gjer n’ agim,
shuhen klasë dhe shuhen shkolla
tmerr pa fund edhe paskaj pikëllim,
zbrazën fshatra , fshatra , zona
mbesin të braktisura , mbesin n ‘ harrim
qanë e qanë kurrë pa ndal atdheu im,
kush ka fajin për këtë gjendje ?
kush ka fajin për këtë mjerim ?
komb atdhe po përballën në liri,
nga mjerimi dhe padrejtësi si të ishte
tjetër ripushtim, nuk kanë bukë
shpeshherë as për mbrëmje as për agim,
fëmijë nxënës këta rrezeartë
i braktisin klasë dhe shkolla
kerkojnë bukë edhe për mbijetim,
pse kështu o politikë, mos kështu
o shteti im, mësimdhënës njerëz të ditur
po i lër padrejtësisht nëpër rrugë në mjerim,
mbyllen shkolla ne liri, larg nga ti ti errësim,
për ty popull edhe atdhe duhet zgjim
në politikë duhet tjetër qasje ,
tjetër ndryshim se atdheu dalngadalë
në liri po vihet në shkatërrim,
qaj moj shkollë ti pa pushim
kërko ndihmë , drejtësi nga Zoti
ti pa mbarim, kërkoni dije artë
ju sërish nëpër klasë edhe mësim,
misione të dijës keni për qellim,
dhe jo sikur sot shuhen shkollë edhe klasë ,
nuk ka nxënës për mësim ,
për këto troje pse në liri po vjen sot
sërish errësim, këto vargje
për politikë le të jenë zgjim kushtrim
mos të mbyllet asnjë shkollë,
por të hapën shkolla tjera për
dije artet për mësim, le të bëjnë poltikë
më të favorshme gjithandej edhe investim ,
le të sjellin më shumë mirëqenje
edhe dritë për kombin edhe atdheun tim,
të mos mbyllet me asnjë shkollë ,
dhe asnjë klasë , të mos ikin
zogjtë e shqipës nga mjerim tej në mergim,
por të motivohen tek shqipja lindjet dhe shtim,
të rrisin bij dhe bija për atdhe
dritë , fanarë edhe tërë lulëzim,
dijë punë edhe përkushtim ,
këtij kombi edhe atdheu ngado të sillemi
le ti sjellim të mira gaz hare edhe dritërim.
The post PSE NË LIRI PO MBYLLEN SHKOLLAT ! appeared first on .