Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Shkurt nga Dilaver Xhelili . Varfëria që vretë historin e një qyteti muzeal. Spitali rajonal eshte përpara një krize per mjek.

$
0
0
BERAT-Varfëria që vretë historin e një qyteti muzeal
Nuk mbahet mend se prej sa vitesh qyteti i Beratit vazhdon të quhet qyteti 2400 vjeçar. Ndërsa vitet ikin qyteti muze vazhdon të plaket me ëndrrën për tu zhvilluar nëpërmjet turizmit.
Berati është me të vërtetë një nga të paktat vende të njohura si destinacione ndërkombëtare të turizmit kulturor në Shqipëri dhe ndoshta destinacioni më kompleks për nga larmishmëria e objekteve të vizitueshme që ofron.Një regjistrimin i ri pranë Drejtorisë Rajonale Kombëtare të Kulturës Berat, realizuar gjatë vitit 2015,  gjeti se në të gjithë qarkun numërohen 490 monumente kulture, 107 prej tyre i përkasin kategorisë së parë dhe 383 kategorisë së dytë. Por nuk është thjeshtë numri i stërmadh i monumenteve vlera e vetme: është larmishmëria, prania e objekteve të cilat i përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, te Mesjeta Bizantine, te komplekset e jashtëzakonshme otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit Berati ka mbetur një zonë e varfër e Shqipërisë, një farë xhepi në qendër të saj dhe e varfër. Popullsia është në rënie dhe shtëpitë, veçanërisht ato të ndërtuara në kohën e komunizmit, kanë mbetur përgjithësisht të pariparuara.Rrugët janë mbushur me tregtarë të vegjël që përpiqen të shesin çfarë të munden në një qytet ku norma e papunësisë është shumë e lartë.Është për tu theksuar se vështirësitë e një qyteti të varfër nga gjendja ekonomike apo rruga e prishur nuk i kanë penguar gjithsesi turistët e huaj ta vizitojnë atë. Përkundrazi, disa prej tyre e gjejnë qytetin e vjetër si një parajsë. Në lagjen Malagem disa tabela njoftojnë se shtëpitë muze aty janë nxjerrë në shitje.Disa turistë të huja disa ditë më parë qe vizituar Beratin u shpren se i ka pëlqyer aq shumë sa po mendon të blejë një shtëpi në lagjen Kala. “Dua të jetoj disa ditë në vit këtu për të shijuar ajrin, qetësinë, komoditetin dhe ushqimin,” tha turisti 70 vjeçar.Por ndërsa për turistët, Berati është një vend shumë tërheqës për pasurinë historike dhe kulturore që mbart, për banorët vendës situata ka qenë veçanërisht e vështirë që nga koha kur industria e tekstileve të qytetit, e cila në vitet ’80 punësonte mbi 10 mijë vetë, u mbyll duke lënë pas papunësi të lartë dhe emigrim të vazhdueshëm.Papunësia e tejskajshme duket se i ka transformuar banorët e qytetit në tregtarë të vegjël me shumicë. Tezgat kanë mbushur trotuaret. Ndërtesat e industrisë së mbyllur në lagjen “Çlirim” janë rrënuar prej kohësh dhe janë vandalizuar nga përpjekjet e të varfërve për të rrëmbyer nga to ndonjë copë hekur për skrap apo ndonjë gjë tjetër të vlefshme.Hotelet janë shtuar ndjeshëm në Berat për t’i shërbyer njëkohësisht turistëve që kanë interes për historinë si dhe turistëve të aventurës, të cilët prej këtu vijnë për t’u zhytur në aventurën mbresëlënëse të kanioneve të Osumit. Gjatë vitit të kaluar 34 mijë turistë vizituan lagjen Kala.
BERAT- Spitali Rajonal 80 përqind te mjekëve I ka pensionist
Spitali rajonal eshte përpara një krize shëndetësore , ku mungojnë mjekët specialist. Edhe ata pak mjekë që ndodhen 80 përqind e tyre janë pensionistë ,apo në pragë të pensionit. Edhe pse është kërkuar me të madhe që studentët që mbarojnë studimet e larta në degën e shëndetësisë ,duhet të kthehen urgjentishtë në Berat. Kjo për shkak se ky istitucion  ka dhënë alarmin e mungesës mjekëve . Gjendja e krijuar ka  krijuar edhe shqetësimin e drejtuesëve të shëndetësisë në qarkun e Beratit.  Ky shqetësim nuk vjenë vetëm nga drejtuesit e shëndëtësis ,por dhe nga  të sëmurët ,që nuk kanë më besim tek mjekët e mbetur në këtë spital .Burime nga drejtoia  e spitalit , bëjnë me dije se ,të gjitha pavjonet e spitalit  shumica e mjekëve  kanë dalë në pension ,ndërsa një numër tjetër ëshët në prag të daljes në pension. Burime nga spitali bëjnë të ditur ,se shumë të sëmur shprehen se mjekët janë pensionist ata janë për tu kuruar për vete ,për arsye të moshës ,dhe jo të na kurojnë neve.  Ata mund të kenë qënë shumë mjekë të mirë si rrjedhoj  kanë dhënë një kontribut të madhë për të shpëtuar njërzit nga vdekjet ,por tashmë ata duhet të largohen me nderë . Burime nga spitali bëjnë të ditur së reparti kirurgjisë , pedjatria ,reparti infektiv dhe shumë reparte të tjera të spitalit si ai i gjinekollogjise ,  kanë 1 vitë që kanë mbushur moshën e pensionit ,por për mungesë të mjekëve ,ata nuk janë larguar nga puna. Gjithashtu edhe spitali Kuçovës ka shumë mugesë mjekësh ,Çorovoda  po kështu ku spitali ka mbetur vetëm me një mjek Qarku I Beratit numëron një numër prej 260 mijë banorë .të cilët në raste sumundjesh i drejtohen spitalit rajonal Beratit.

The post Shkurt nga Dilaver Xhelili . Varfëria që vretë historin e një qyteti muzeal. Spitali rajonal eshte përpara një krize per mjek. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>