Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Si të spjegojmë që Ortodoksia nuk është Greqia ?

$
0
0

Si të spjegojmë që Ortodoksia nuk është Greqia ?

Sa do që na pëlqen apo jo , kundër çështjes shqiptare ekziston boshti muslimano-ortodoks . Një habi e kohëve të fundit tingëllon: “Çfarë po kurdis kisha greke e drejtuar nga Janullatosi (se kisha shqiptare sot është e pushtuar nga greket)???..Perse ky takim i qeveritarëve grek me Janullatosin ne mes te Tiranes?? ”
Shqiptarëve , është duke na u përsëritur historia e fillim shekullit njëzet . Fill pas shpalljes së Pavarësisë (1912 ) ishim shumë të dobët ( as ushtri , as financa e as vetëdije kombëtare ), po sot ?
Sot kur dy flamuj të dy shteteve shqiptare valojnë nëpër botë , i kemi të gjitha por prapë po çalojmë në ruajtjen e asaj që Europa nuk kurseu as para as armë si atëherë ashtu edhe tani ,për të bërë atë që vetëm s`kishim mundur kurrë .
“Që ta ruajmë kujtesën dhe falënderimin për atë që jemi dhe ekzistojmë edhe sot duhet t’i tregojmë botës se kush ishim dhe kush ishin ata që na katandisen në këtë gjendje. Fatkeqësia e jonë më e madhe është që jemi një popull me tri fe ; por edhe kështu si jemi duhet të pajtohemi , të jetojmë dhe të projektojmë ardhmërinë tonë. Është fatkeqësi e madhe se tek popujt ende të pa civilizuar njerëzit mundohen të tregojnë veten me anën e fesë .”
Unë dua ti bindi shqiptarët e fesë islame se islami nuk është Turqia . Islami është një fe që edhe ne sot i takojmë por më e madhja për ne shqiptarët është që muslimanët shqiptar t`a kuptojnë që islami nuk është Turqia .

Edhe qarqet ortodokse të Athinës e kanë futur në mendje të shqiptarëve të fesë ortodokse të Shqipërisë se “ Ortodoksia është vetëm Greqia “ Si t`spjegojmë që kjo nuk qëndron ? Si t`binden shqiptarët ortodoks se ortodoksia është vetëm besim fetar e asgjë më shumë? Lojë e njëjtë si me shqiptarët musliman , që me sytë e tyre shohin vetëm Turqinë .
Ku mbetet shqiptaria ? Mos të harrojmë që flasim shqip disa mijëra vjet para se të shfaqen fetë Abrahamike ? Shqiptar së pari , e pastaj fesë që i takon. Edhe ajo fe , ai besim të jetë vetëm për suazat familjare apo individuale.
Sikur ta dinte Konstantini , perandori Madh se sa do t`i keqpërdorej selia e tij në Konstantinopojë , në zhbërjen e popullit të tij me siguri që nuk do ta kishte lehtë !
Si nga ana ortodokse ashtu edhe ajo islame me shqiptarët është qëllimi i keq , ata nga ne duan të harrojmë se çka dhe kush jemi , ata e duan tëhuajsimin tonë, zhbërjen dhe harresën tonë.
Nëse Greku me shekuj ( me rrugën e hapur nga Perandoria Otomane ) nuk më lejonte të flas shqip në familje , në rrugë dhe në Kishë ; nëse më thoshte e jo vetëm më shoshte por edhe më vriste kur i lutesha zotit në gjuhën shqipe atëherë si t`i besoj asaj “ dashurie “ për mua ?

“Nëse do të vinin, vdekja e tij do të ishte e sigurte. Bajonetat do t’i nguleshin pa asnjë mëshirë në çdo vend të trupit. Do ta masakronin mizorisht deri sa shpirti i tij të mos regëtinte më dhe prapë nuk do ta besonin që kishte dhënë shpirt. Edhe të vdekur do ta rivrisnin me frikën se mos ringjallej. Andartët që rrethuan shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit vazhdonin të prisnin daljen e tij nga shtëpia. Nëse do të vonohej edhe pak, atëherë ata do të hynin brenda dhe ta nxirrnin që andej duke e tërhequr zvarrë.
Mitropolia e Korçës i kishte informuar andartët mbi gjithçka dinte për Papa Llambro Ballamaçin. Në vitin 1887, Pandeli Sotiri nga Selcka e Gjirokastrës, çeli mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Në atë shkollë shkuan shumë djem dhe vajza, por kisha greke bëri të pamundurën për frikësimin e prindërve që dëshironin t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Kush i çonte fëmijët në shkollë do të shkishërohej e do të mbetej i mallkuar brez pas brezi. As në botën tjetër nuk do të kishte vend për ta…..
…Pastaj u kthyen përsëri te Papa Llambro Ballamaçi. U turën sipër tij dhe nisën ta qëllonin me bajonetat e armëve. Gjaku mbuloi gjithë trupin e Papa Llambros. Binte dhe ngrihej, vdiste dhe ngjallej. Po e çonin drejt bregut të Shëndëllisë. Gjithçka që po ndodhte, banorët e mëhallës po e shihnin me tmerr nga dritaret e shtëpive. Askush nuk guxoi ta ndihmonte. Ata ishin të gatshëm të vrisnin këdo edhe për një gjysmë fjale. “

Si të binden shqiptarët ortodoks të Shqipërisë se Greqia nuk eshte  feja e tyre, se ortodoksia është edhe kur e hap derën e kishës shqip , edhe kur je shqiptar dhe edhe kur flet gjuhën shqipe- gjuhën e lashtë të perëndive. ?
Fahri Xharra,21.02.17
Gjakovë

The post Si të spjegojmë që Ortodoksia nuk është Greqia ? appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>