ANDARTI I POLITIKES!
E degjenerove Aleancen Kuq e Zi per interesat e tua o Kreshnik.
Po na josh me “Pranveren Kuq e Zi”, me pranveren tende duke u ulur krah per krah ne koalicion dhe mbeshtetje te banditeve dhe krimineleve, qe kane djegur e dhunuar Shqiperine?!
Cila more Kreshnik djali, cila eshte kjo pranvera jote Kuq e Zi?!
Ti Kreshnik je nje absurd.
Ty askush nuk te merr seriozisht,
Ti zhgenjeve me mjera te rinj e te reja vertetesisht Kuq e Zi.
Ti Kreshnik shpreson te futesh lugen ne tasin me corbe te pushtetit. Ky je ti, nje mandarin i politikes se kriminalizuar, asgje me shume.
Dil vetem o Kreshnik po ta mbajti, shpalos programin tend atdhetar, largo unin tend te qelbur, na bind per nje Shqiperi vertet Kuq e Zi dhe do te shikosh se sa njerez do te te ndjekin.
Po ti nuk del dot dhe nuk shkeputesh nga llumi nga ku u gatove per 20 vite, pasi e kaluara jote ska te beje asnje gram dhe asnje milimeter me vetedijen kombetare te njerezve atdhetare e partiote, qe kane dhene dhe gjakun per kete vend.
Ti je nje andart politik, i gatshem te bashkepunosh edhe me vet djallin per interesat e tua politike.
Ti je nje klestakov aventurier, qe te ka hyr vetja ne sevda.
Me mire keshtu, pasi tregon ate qe je ne fakt.
Sulejman AbaziTirane, 19/02/2017
The post ANDARTI I POLITIKES! Opinion nga :Sulejman Abazi Tirane, 19/02/2017 appeared first on .