Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Kuvendi i Kosovës i zgjat mandatin EULEX-it edhe për 2 vjet.

$
0
0

Kuvendi i Kosovës i zgjat mandatin EULEX-it edhe për 2 vjet

Kuvend i KosovPRISHTINË, 17 Qershor/ATSH/.- Me 84 vota pro dhe 6 kundër Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), ku këtij misioni i zgjatet mandati dhe për 2 vjet.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili para deputetëve prezantoi këtë projektligj tha se qëllimet e kësaj marrëveshje, kanë qenë që të rriten kapacitetet në fushën e ligjit, në proceset e integrimeve evropiane, ruajtja e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në si dhe ruajtja e sovranitetit të institucioneve vendore, duke shfrytëzuar ekspertizën e misionit të BE-së.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se qëndrimi politik i PDK-së është që t’i vazhdohet mandati EULEX-it në Kosovë, pasi në fushën e sundimit të ligjit ka ngecje dhe ende nuk është arritur progresi i dëshiruar. Ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët tha se po sulmohen padrejtësisht. Veseli tha se krimi duhet të luftohet nga institucionet vendore, por duke u ndihmuar nga EULEX-i.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se mandati i EULEX-it duhet të vazhdohet dhe të thellohet bashkëpunimi me këtë mision, me qëllim të forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Por nuk munguan as kritikat e ashpra në adresë të këtij misioni, për të cilin u tha se ka bërë fare pak, që nga koha që ka ardhurur, në fushën e sundimit të ligjit. Glauk Konjufca nga VV tha se bilanci final për EULEX-in, është shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit dhe tepër kompromise me krimin e organizuar dhe me strukturat e Serbisë. Nëse kjo është e vërteta, atëherë sipas tij, nuk ka arsye për zgjatjen e mandatit të këtij misioni./KosovaPress//m.m/

The post Kuvendi i Kosovës i zgjat mandatin EULEX-it edhe për 2 vjet. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>