SHËN VALENTINI
Mos prit dhurata sot e dashur
As nga ato fjalët magjike mos prit
Nuk kam asgjë për të t’joshur
I harxhuam gjatë udhës së bashku
Ndaj në daç më vrit!
Veç fjalë boshe më kanë ngelur
Dhe ambalazhi i dhuratave të dikurshme
Ndaj heshtja me mua sot rri e heshtur
Për një ditë si kjo…
E di që është e turpëshme!
Ndërsa ndjenjat, eh ndjenjat
S’ka prift, as shën dhe as zot
Që të na i shkoj
Ato s’kanë të shuar, jo
As dje as sot!
Skender Lazaj Trebeshina
14 shkurt 2017 Bs It
The post SHËN VALENTINI appeared first on .