Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

ZBRITI DANIA NGA ULLIRI, VRAU QENIN E KUFIRIT. Nga Simon Vrusho.

$
0
0

ZBRITI DANIA NGA ULLIRI,
VRAU QENIN E KUFIRIT.

Aty nga viti 1975, kur isha student në Institutin e Shkodrës, edhe në Shkodër, madje tek konvikti, në Institut, mbërriti lajmi jo zyrtar se në Berat, në malin e Shpiragut, ka dalë një kaçak, një komit që ka vrarë nja dy polica dhe që nuk po e kapin dot, pavarësisht se kishte një mobilizim total të forcave të shërbimeve të brendshme, sidomos dhe të çetave vullnetare të rretheve kufizuese: Skrapar, Përmet, Tepelenë, Fier, Lushnjë dhe Gramsh. Kartela e tij ushtarake e rrëfente si qitës të shkëlqyer, kurse populli i legjendave po pëshpëriste se Danen nuk e kap plumbi…
Beteja Dane-shtet, Dane-pushtet, Dane -qeveri, Dane -pushtet-lokal vazhdoi disa javë…
Origjina e konfliktit: Dania, Dane Tahiri, i pa bërë kooperativë, donte t’i shtonte shtëpisë së vet, në lagjen Prokopi, fshati Paftal, rrëzë malit të Shpiragut, tre faqe muri… Por pushteti vendor, lokaliteti, policët e zonës i kishte kundër, nuk ia jepnin lejën, megjithëse ai e kishte kërkuar disa herë lejën, me gojë, me shkrim dhe jo vetëm kaq, por edhe e fyen, e poshtëruan në zyra… dhe kë? Njeriun -dinjitet, njeriun-karakter, njeriun serioz, punëtor, pa fjalë dhe me sedër si ai. Dhe kur policët e lokaliteit Sinjë e poshtëruan, e fyen, ai prapë, i toleroi, kur u tha që të mos e shqetësonin më dhe të mos aftroheshin, të mos dukeshin në sinorin, truallin e shtëpisë së tij, se nuk ndaheshin mirë…
Dania vazhdoi të ngrinte murin, kur të nesërmen ia behën dy policë me revole në dorë, aty tek vija e kuqe, vija fatale e truallit të tij…
Me një patickë italiane, armë e luftës II, Dania qëllon dhe me dy goditje të veçuara i lë përdhe të dy policët…
Dania ngjitet në mal, në Shpirag, Dania zbret poshtë tek ullinjtë…
Alarmi përfshin qeverinë, kufirin…
Dania futet në legjenda. Çetat vullnetare krehin gjithë pyjet e shkurret në hapësirën nga Lushnja në Tepelenë, nga Skrapari e Përmeti në Fier e Gramsh…
Mobilizim total. Pas çetave vullnetare, mobilizohen edhe qentë, qentë e kufirit, madje u thirr me mision në Shpirag edhe qeni me emrin Valbona, i dekoruar se kishte mbërthyer të gjallë tre diversantë… Por në Shpirag, Valbona bie dëshmor. Vritet nga Dania në një shpellë të Shpiragut, po si? Dania vendosi kapelën e tij të lodhjur, me djersë në grykën e patickës, kur Valbona hidhet, kërcen, duke pandehur se po mbërthente Danen, por Danai vetëm tërhoqi këmbëzën…
Populli i zonës, ndryshe nga qeveria, i ngre këngë Danes, edhe pasi atë e kanë vrarë…

Zbriti Dania nga Gorica,
Se ç’vrau nja dy polica.

Zbriti Dania nga ulliri,
Vrau qenin e kufirit !

E pra, Dania, ky njeri paqësor, kjo degë ulliri që zbret nga ulliri, për paqen e tij, për dinjitetin e tij, detyrohet të qëllojë…Kujdes me dinjitetin, zonja dhe zotërinj !

The post ZBRITI DANIA NGA ULLIRI, VRAU QENIN E KUFIRIT. Nga Simon Vrusho. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>