Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Kërcënohet jeta dhe dhunohet prona e gazetarit Sulo Gozhina..

$
0
0

Kërcënohet jeta dhe dhunohet prona e gazetarit Sulo GozhinaSulo G
Kërcënimet e herë pas hershme për jetën dhe së fundmi dhunimi i pronave në fshatin e lindjes, kanë bërë që gazetari Sulo Gozhina në Berat të kërkojë ndihmën e policisë.  Ditët e fundit Gozhina ka konstatuar që prona private, rrethimi i banesës në fshatin Slanicë, pjesë administrative e Bashkisë Ura Vajgurore është shkatëruar, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur vazhdon të marr dhe kërcënime. Gozhina shprehet se :sulo,m

“Prona ime, rrethimi i banesës është dëmtuar disa here dhe ndonëse kam marrë masat për ta rregulluar më është dëmtuar sërisht dhe unë për këtë kërkojë ndihmën e menjëhershme të policisë, thotë ai. Nga ana tjetër Gozhina shprehet se i është zaptuar prej tre vitesh një pjesë e tokës që e ka përfituar me ligjet e këtij shteti dhe për këtë askush nuk ka marrë asnjë masë.

Më është zaptuar prona që unë e disponoj me dekumenta hipotekore, me çertifikat të rregullt me hartë dhe me kartel të pasurisë së pa luajtshme, por personi në fjalë vazhdon të mbaj të zaptuar prej tre vjetësh dhe ende nuk e liron edhe pse unë e kam denoncuar edhe në polici dhe në organin e akuzës. Në lidhje me dyshimet për personin apo personat që kanë bërë këtë Gozhina thotë se unë nuk akuzoj njeri, por edhe për situatën e krijuar nuk guxoj të shkoj tek prona qoft dhe për ta kontrolluar pasi sipas ligjit të ndarjes së tokës e kam në disa parcela. Nuk guxoj të vete në fshat në banesën time, ku  atje jam rritur, jam vërtet i kërcenuar edhe me jetën dhe frikën e kam se kam fëmij që dhe ata duan të venë në fshat”.   Në lidhje me këtë situatë Gozhina bënë apel për ndimë që të vihet drejtësia në vend dhe të gjenden autorët e këtij dhunimi. Deri tani kam bërë tre denoncime në polici tek oficeri policisë gjyqësore Alket Cjapi si dhe tek inspektori i zonës Nesim Hasani, dhe ditë më parë i kam dërguar një letër dhe një mesazh për ndimë  drejtorit të policisë të Qarkut Berat, por ende nuk kam marë përgjigje.

The post Kërcënohet jeta dhe dhunohet prona e gazetarit Sulo Gozhina.. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>