ERA DONALD TRUMP KAMBANË ALARMI
Në prag të marrjes së detyrës së re në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump vendoset dhe më fuqishëm në idetë e tij parazgjedhore si në marrdhëniet me kundërshtarin historik të SHBA- ve të luftës së ftohtë me superfuqinë e Rusisë duke u shprehur në heqjen e sanksioneve ndaj saj dhe kjo nënkupton legjitimitetin e agresionit të Rusisë ndaj shteteve sovrane, në lidhje me Europën shprehet se gjërat janë bërë keq dhe kjo solli BREKSIT-in të cilën do ta ndjekin dhe shumë të tjerë deri në shpërbërjen e vet Europës dhe kjo do të thotë realizimin e ëndrrës së Rusisë për të mos pasur një forcë të bashkur si pengesë pë ekspasionet e saj në rajon dhe më gjerë, shprehet gjithashtu në lidhje me NATO- n se ajo është një strukturë e vjetëruar e cila është në fundin e kryerjes së misionit të vet por që s’është aspak e vërtet sepse NATO nuk është demode as nga logjistika ushtarake dhe as nga koha në të cilën operon, Donald Trump edhe në këtë rast po çon ujë në mullirin Rus, Rusia e ka pritur këtë moment të artë që as vet s’e ka besuar ndonjëher se do ti vinte, duke mos egzistuar NATO ekspasionet e Rusisë do të jenë të paparishkuara për rajonin dhe më gjerë ku do të prevalojnë koflikte të cilat janë aty si zjarr i eshkës prej dekadash dhe shekujsh që presin një puhiz ere për t’u rindezur dhe shkrumbuar atë pak paqe të brisht që ka egzistuar në rajon. Po shqiptarët ku ndodhen në mes kësaj shagure të çartur? ndodhemi në syrin e ciklonit, e para për nga synimet shekullorë që kanë pasur dhe kanë fqinjët me territoret shqiptare dhe shqiptarët, për sikteriesjen e shqiptarëve në disa shtete si pakica, për mos interesa të superfuqive ndaj nesh ( meqë idhulli ynë SHBA s’është më e interesuar ) dhe gjendja para një situate të tillë pa asnjë strategji dhe logjistik mbrojtjeje pasi ndoshta me qëllim u shkatërrua ushtria shqiptare në vitin 1997 si ushtria më efiçente në rajon dhe me një vlerë materiale dhe logjistike ( pa llogaritur vlerën e truallit dhe të ndërtesave ) në 100 miliard dollarë, jam ndakord me mendimin e ish-kryeministrit Majko kur shprehet se shqiptarët për çudi merren vesh më mirë në kohë lufte se sa në kohë paqeje por më duhet t’i kujtoj se lufta nuk bëhet me shkopinj në kohët e sotme dhe me faljen e mjeteve luftarake Greqis pikërisht Greqia na kërcënon me mjetet tona në kufi, vërtet Shqipëria është e varfër por nuk është aq sa ka qenë në shekujt dhe dekadat e shkuara prandaj duhen të merren masa të menjëhershme për ringritjen e ushtrisë qè shqiptarët në Shqipërinë e jugut dhe Shqipërinë e veriut mos të kërcënohen në ditën për diell dhe të presin t’i mbrojnë të tjerët sepse historia në shekuj na ka dëshmuar të kundërtën!
Skender Lazaj Trebeshina 17 Janar 2016
The post ERA DONALD TRUMP KAMBANË ALARMI….Skender Lazaj Trebeshina 17 Janar 2016 appeared first on .