Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

O ATDHE I QESHUR , O ATDHE I BLERUAR.

$
0
0

O ATDHE I QESHUR , O ATDHE I BLERUAR.

O atdhe i bleruar ,i qeshur, i gëzuar,
aromë plotë i lulëzuar, lule flutura krahëshruara
vallën kanë filluar, me rrezet e diellit që herët
ty të kanë vërshuar,

ndjeju i qeshur, ndjeju i gëzuar,i puthur,
i përkedhelur nga unë në ëndërr dhe i zgjuar,
i përqafuar, i dashur ,i përmalluar, rrezeartë,
i ndriçuar, shpresë artë, i tëri i i dlirësuar, atdhe
i shenjtë , i çiltëruar, tash të të erdhi pranvera
të solli gjithë të gjelbëruar,

hareja gëzimi endje shijet sa të të kanë pushtuar,
aromë plotë lulet kanë çeluar bletëzat lozanjare plotë joshje
i kanë ftuar, aromën dhe nektarin e tyre për ta shijuar,
në fusha dhe male duke flatëruar, magji dhe performancë
ndër ne në të vështruar,

mjaltrimi i tye vetëm sa ka filluar, ky është atdheu
me fusha të blerta i mahnitur, i zbukuruar, yjet qiellit
kurorë artë janë duke vallëzuar, shqiponjën atje lartë
mes tyre që moti e kanë ftuar, vallën e bashkimit ,
ngjanë ngjanë që e kanë filluar,

shqiponja përkrenare ajo flatron qiellit krenare
jo e llastuar, ky atdhe ka qiell të ndritur, diellin
më rrezeartë, hënën më të ndriçuar ,lumenjë ,
liqej , dete, fusha male paskaj të zbukuruar,
kështu vend parajse e shqiponjave për të jetuar,

toka thesar plotë begati e lulëzuar, nëntoka flori artë
tej e tej e lakmuar dhe vlerësuar, rini artë e ndritur ,
e qeshur miliona e shtuar, botën në të arritura
ka mahnitur dhe ndër vlera dhe sukseset që ka treguar,

ky atdhe dhe popull larg nga të liga dhe të shëmtuar,
o atdhe i dashur , o atdhe i bleruar, dëshirat në paskaj
së bashku me ndjenja lumturinë tek mua ti që moti
ti e ke përçuar ,kur qenjën time Zoti e ka shpirtëzuar ,

lindur , rritur edukuar dhe mësuar , që në fillim të lindjes
edhe i pagëzuar, nuk gjej fjalë dhe ndjenjë
ty për të të përshkruar, unë marrëzisht ,çmendurisht me ty
i lidhur dhe i dashuruar,

atdheu më i ëmbëlsuar, atdhe i ndritur , atdhe i lumtur ,
i mrekulluar, dashuria dhe prehja ime e pambaruar,
përjetesia ime edhe atje ne të amshuar.

Autor : Ilmi Tahiri Podujevëilmiu-serioz

The post O ATDHE I QESHUR , O ATDHE I BLERUAR. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>