RAMË SMAJLAJ
KUR DIELLI LARGON MJEGULLAT
Sot Dielli ka largu mjegullat
e strukura në kujtesën time të fshahur
mos harro të puthurat e para
tek unë mbesin shpresa të magjepsura.
***
E ti vuajtja e dashurisë sime
dashuri e shpirtit tim të trazuar
më ndjek si hije hap pas hapi
një ditë brohorisje o sa të dua.
**
Ndjenjat e mija më zgjojnë peshë
dhe langu i syrit më është tharë
ike largë -largë pas shtatë bjeshkesh
e syri im prap do më të parë.
***
Unë valigjen e kujtimeve e mbajë të hapur
siq ishtin të hapura zemrat tona
mbetëshim mbrëmjeve studentore në shetitje
janë ditë të bukura të jetës që kalova.
***
Me flokët e gjata si mendafshi më pushtojë
herë -herë ndeshëshim me thumba pa helm
eh, sa shpejt kalonte grindja si tek fëmijët loja
e sot të pa harruara kujtimet mbajë si relikt shpirti.
***
Ajo më fliste për tufën me grixha që kishte
e unë përherë “qëllimthi” e ngacmoja
ngjiste nganjëherë të kaloje durimi
por kurr fjalë vrastare si dilte nga goja.
***
Kur vetëm Hëna e buzëqeshur na shoqëronte
se qiellin e kaltër kishim shtëpi banimi
dhe agu i mngjesit se bashku s´na ndante
ajo me zërin kanerinë ,zemrën më pushtonte.
The post RAMË SMAJLAJ: KUR DIELLI LARGON MJEGULLAT. appeared first on .