Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

“Nokja” i Beratit merr Titullin “Qytetar nderi” Nga Sulo Gozhina Berat.

$
0
0

nokja“Nokja” i Beratit, “Qytetar nderi”, të njohur të muzikës i bashkohen në ceremoni
“Nokja” i Beratit merr Titullin “Qytetar nderi”, emra të njohur të muzikës i bashkohen ceremonies
Petrit Sinaj – Artist të till janë bërë ambasatorët të kulturës dhe urat lidhëse miqësie nëpërmjet muzikës në botë
BERAT – I njohur si instrumentist brilant në muzukën popullose me klarinet e që në të gjithë vendin dhe në diaspor njihet Nokja i Beratit është vlerësuar me titullin e larët “Qytetar nderi”, i qytetit mbi 2400 vjeçar të Beratit. Ai është konsideruar e cilësuar si një ndër instrumentistët më të mirë në vend, dhe në diaspor e më gjerë dhe që gjithë jetën e tij ja ka falur instrmentit të klarinetës. Për kontributin e vyer në fushën e muzikës brenda dhe jashtë vendit duke u bërë një “Ambasator”, i kabave dhe shoqëruesi artistik i këngëtarve të muzikës popullore me instrumentin e tij clarinet, është vlersuar ditë më parë nga këshilli Bashkiak i Beratit, me titullin “Qytetar nderi”, ndërkohë që në ceremoninë e organizuar kanë marrë pjesë emrat të njohur të skenës shqiptare si Petrit Lulo, Ylli Baka, Paro Zilfaj, Dashuri Hysi, Irma Libohova, Avni Lushka, Sali Malaj, Ergys Hyka, etj, si dhe miqet e nga Amerika Neim Beqiri, Nexhat Kronja nga Prespa, Fatos Hoxha etj. Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi. Po në këtë cermoni kanë marë pjesë Kryetari Bashkisë Petrit Sinaj, nënkryetari Çlirim Brisku e Teuta Muçogëllava, Sekretari përgjithshëm I Bashkisë Gëzim Zema, Shefi Kabinetit Fitim Rrapaj, nënkryetare e këshillit bashkiak Dhurata Plaku, intelktual e banor të thjesht të qytetit dhe të rrethinave të tij, gazetar, krer të pushtetit vendor  etj, ku Nokes i’u dorëzua titulli.

Ishte këshilli bashkiak që me një vendim me numër 92 me datë 16.09. 2016, vendosi ti jap titullin “Qytetar nderi”, Nokes së Beratit me motivacionin: “Një nga instrumentistët virtuozë, në shkallë vendi, i cili me tingujt e magjishëm së klarinetës së tij ka bërë të njohur qytetin e Beratit nëpër botë, duke fituar zemrat e bashkëkombësave së tij dhe si një artis i folkut, i vlerësuar me çmime brenda dhe jashtë vendit, për nivelin e lartë të interpretimit dhe përkushtimin e tij për prezantimin dinjitoz të Artit të qytetit të Beratit”.

Petrit Sinaj Kryetari bashkisë të Beratit për këtë event ka cituar mes të tjerash se – Artist të till janë bërë ambasatorët të kulturës dhe urat lidhëse miqësie nëpërmjet muzikës mes shteteve fqinjë dhe nëpërbotë. Ndaj sot me kënaqësi i dorzojëm këtë titull Nokës të Beratit, ku më parë këshiili bashkiak me vota unanime ka vendosur për ti dhënë këtë titull të larët   “Qytetar nderi”, i  qytetit të Beratit. Edhe në të ardhem shpresojm që artistë të till me punën e tyre duhet të meritojn titij të till. Ndërsa falnderoj të pranishmit miqnokja-pjesmarsit dhe shokë të Nokes dhe në vencanti miqët e ardhur nga Diaspora, Amerika, Maqedonija kosova dhe këngëtarët e nderuar.

Ylli Baka – Pas ceremonisë së dhënies së titullit, një prej kolegëve të tij u shpreh në lidhje me vlerësimin e tij dhe momentet që i lidhin sëbashku, ja si shprehet Ylli Baka. Unë me Noken kam shumë vite që punojë, më bëhet qejfi që ai ëhstë vlerësuar me titullin qytetar nderi i Beratit. I urojë suksese sa më shumë dhe për festat e Nëntorit unë sëbashku me Noken do të jemi në SHBA për të festur me bashkatdhetarët tanë atje  dhe me këtë rast duke përfituar nga kjo intervistë i urojë suksese të gjithë artistëve. Ne i ndodhemi bashkë njëri tjetrit në çdo moment gëzimi, por jo vetëm dhe kjo është një nga gjërat më të mira që kemi ruajtur. Përveç punës ndajmë të mirat, lodhjen, por veçanërisht në këto momente të tilla vlerësimi është një kënaqësi e madhe, pasi e ndan atë me artistët dhe me miqtë e tu këtu në Berati i është drejtua Nokes nëpërmjet mikrofonit këngëtari Ylli Baka..
Kujtime për Noken e Beratit solli dhe Profesor Ymer Kordha nja nga mësuesit e tij, I cili foli për jetën e artistit dhe se si ishte future ne këtë rrugë e cila e ngriti në majat më të larta të muzikës, si një nga instrumentistët më me zë brenda dhe jashtë vendit ton.

Nokja i Beratit – Mes emocionesh dhe me pak fjalë Nokja i Beratit nuk rresht së falenderuari të gjithë këshillin bashkiak në lidhje me këtë vlreësim.ndërkohë që citoj për të pranishmit:nokja-titull
“Është një emocion i madh për mua. Unë gjithmonë jam në instrument dhe për një instrumentistë është e vështirë të gjenden fjalët në këto momente emocionuese. Falenderojë këshillin bashkiak, Kryetarin e Bashkisë, Petrit Sinaj, Prefektin Fadil Nasufi. Të gjithë kolegët e mi të cilit sapo mësuan që unë u vlerësova me titullin qytetar nderi ata shprehën dëshirën për të qënë në këtë ceremoni. Ndërsa falnderoj të gjith pjesëmarësit, profesorin tim Ymer Kordha, gazetarët e medias së shkruar dhe asaj vizive.

Nga Berati Sulo Gozhina

The post “Nokja” i Beratit merr Titullin “Qytetar nderi” Nga Sulo Gozhina Berat. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>