“LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT dhe Patrioti Shqiptar nga Çameria;ABEDIN PASHE DINO(1843-1906)”……
Paulin Zef Zefi![Paulin Historiani]()
*Sot,perkujtojme 138-vjetorin e krijimit te”Lidhjes Shqiptare te Prizrenit(10-qershor-1878)”,nje ngjarje historike e cila per nga rendesia,radhitet menjehere pas”Beselidhjes se Lezhes(2-mars-1444)”……”10-qershori-1878″shenon kulmin e Rilindjes Kombetare Shqiptare,eshte pikerisht prova e gjalle qe manisfeston ekzistencen dhe vazhdimesine e Popullit Shqiptar si pasardhes te drejtperdrejte te rraces Iliro-Arbnore ne nje territor ku pretendohej qe kjo Etni kaq e lashte,tashme pothuajse ishte shuar si rezultat i sundimit te eger osman dhe asimilimit nga Patriarkana Ortodokse e Kostandinopojes se bashku me Partriarkanen Ortodokse serbe!!!…..Por jo,rezultoi qe te huajt e kishin gabim qe i besonin autoriteteve osmane dhe qendrimeve sllavo-greko-ortodokse pasi pikerisht mbi kete truall te shenjte,”Shqiptaret e islamizuar se bashku me vellezerit e tyre Katolike dhe Ortodokse”u shfaqen me te forte dhe me te bashkuar se kurre nen po te njejtin”Flamur”si ne shek.XV-te,me te cilin u mbrojt Europa e Krishtere dhe civilizimi i saj fale hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI”….Rumelia perendimore nuk mundet te konsiderohej si trashegimia osmane ne Ballkan pasi keto 4-vilajete(Kosova,Shkodra,Manastiri&Janina)ishin te dominuara nga Kombi-Shqiptar deri ne masen 85% te popullsise(2.2-milion nga 2.6-milion gjithsej)…”Lidhja Shqiptare e Prizrenit”e cila e nisi ekzistencen e saj(seanca e pare sipas procesverbaleve)me emertimin si”Lidhja e Myslimaneve te vertete”arriti qe te krijoje nje impakt shume negativ per faktorin Shqiptar ne arenen nderkombetare por fale nderhyrjes energjike te delegateve largpames nga qyteti i mrekullueshem i Shkodres me ne krye Patriotin”Filip Çeka(Suma)”,ky emertim i gabuar filo-turk u ndryshua shume shpejt dhe keshtu,kuvendi u pagezua me emertimin e denje si;”Lidhja Shqiptare e Prizrenit”ku moren pjese plot 110-Delegate dhe Patriote te nderuar nga e gjithe hapesira Shqiptare duke bere qe ky kuvend mbare’kombetar te marre konture gjithperfshirese si per elementin Islamik,Katolik dhe Ortodoks por ajo cfare ishte me e rendesishme,ky kuvend i tregoi Europes dhe ne radhe te pare vete Perandorise Osmane se ne Shqiperi nuk jetonin thjeshte popullsi me kombesi turke,latine dhe greke por ata ishin Shqiptare-Autoktone te besimit;Mysliman,Katolik&Ortodoks…….
*Historiografia Shqiptare e permend rendom emrin e arkitektit te vertete te ketij”Kuvendi Kombetar”por akoma me keq,duke mos i njohur atributet qe i takojne me shume te drejte ketij Shqiptari te madh nga Treva e bukur e Çamerise tone martire!!!…..Arkitekti i vertete dhe iniciatori i”Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”nuk ishte Patrioti i nderuar”Abdyl Frasheri”(Deputet i Mizhlisit)por ai u zgjodh si i tille pasi ishte thjeshte zbatuesi me i denje i direktivave qe mori pikerisht nga;Ministri i jashtem i Perandorise Osmane,Shqiptari nga Preveza e Çamerise,Patrioti dhe intelektuali i shquar me permasa europiane,”Abedin Pashë Dino(1843-1906)”i cili u lind në Prevezë(ekstremi jugor i Shqiperise-Etnike)me dt.5-Prill-1843.Babai i tij ishte Ahmet Dino,i biri i Zenel Abedin Dinos nga fshati Lopës prane Filatit te Çamerise(sot,Filiates-Greqi)dhe ndersa e Ema e tij quhej Saliha/ja, bija e familjes se pasur dhe shume te njohur te Çaparenjve te Luaratit e Margëlliçit te Çamerise(sot,Margariti-Greqi)…..Patrioti.”Abedin Pashë Dino”si njohes shume i mire i politikes se jashtme europiane te kohes e cila bazohej mbi parimin e”Vetvendosjes se Popujve”,ju pervesh punes ku nepermjet krijimit te kesaj lidhje Kombetare e cila do te sillte edhe njohjen e ceshtjes Shqiptare ne arenen nderkombetare duke luftuar me arme ne dore per mbrojtjen e teresise territoriale te 4-Vilajeteve Shqiptare,qe ne rrethanat e krijuara po sherbenin si placke tregu ne pazarin e piset ndermjet fuqive te medha,popujve shoviniste sllavo-greke dhe Perandorise Osmane e cila duke qene ne grahmat e saj te fundit po dhuronte tokat Shqiptare gjate kesaj tentative te deshperuar per te shpetuar zemren e ketij shteti despotik te kalbur qe nga themelet……Lavdi Patriotit”Abedin Pashe Dino”……





The post “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT dhe Patrioti Shqiptar nga Çameria:ABEDIN PASHE DINO(1843-1906)”…… appeared first on .