Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

NËNA IME SHQIPËRI… Nga :Ilmi Tahiri Podujeve.

$
0
0

 

NËNA IME SHQIPËRIShqipja2

Kah po shkon Shqipëria ime ,
se coptove zemrën time,
ti s’je larg por në zemrën time,
ndal o Zot të këqija rrugëtime,
mos e vëj në të tjera kryqëzime ,
por drejto në të mbara rrugëtime,
ah Shqipëri , o nëna ime ,
shkëmb dhe gurë i pa thyer kurrë ,
besa -besë dhe një flamur ,
mbaj Zot lartë Ti nënën time ,
mos e fut në të tjera pikëllime,
se ky vend ka mjaft bijë dhe bija ,
që e drejtojnë kah ardhmëria ,
andaj Zot shpëto Shqipërinë ,
ruaje kombin dhe lirinë ,
fat të mbarë sill për tërë shqiptarinë,
është ky vend që shumë shtrenjtë,
e pagoi edhe lirinë ,se bashkimi bënë fuqinë ,
mos e cenoni askush lirinë ,
kudo veni do ta ndjeni përgjegjësinë,
mbaju ,mbaju ti nëna ime,
tejkalo edhe këto zhvillime,
ti tregoju sërish bujare ,
je e denjë me zemër të madhe ,
se bijtë tuaj i ke gjer në Shtëpine e madhe,
që po të veshtrojnë nëpër dritare ,
se ti je një zonjë e madhe ,
me qetësi po e pret numrimin,
kjo është e kryer por ,
nis ec tutje për bashkimin,
ti te lutem mos e ndërro fare rrugëtimin,
ec përpara me dinjitet , një fitore,
ty të pret ,Shqipëri etnike ,
më i bukuri vend dhe shtet ,
bashkimi ynë kombëtarë,
fuqishëm po na thërret , nëpër tokë ,
qiej dhe det,por të lutem
ti pak mblidh mendtë,
që gjithnjë të tregojmë përkushtim ,
punë dhe vlera, se bashkimit kombëtarë
që moti iu ka hapur dera ,
këtë e tha që moti pranvera,
bij dhe bija një dëshirë dhe një porosi ,
që ta ruajmë këtë Shqipëri,
se armiqtë ende na mbajnë mëri,
se po i pengon integrimi i ri ,
s’duan ta shohin as ta degjojnë
madje as emrin Shqipëri,
as në paqe , as në liri ,
të gjithë e kemi detyrë dhe përgjgjësi,
që të japim çdo mundësi ,
që ta ruajmë dhe ta lartësojmë ,
nënën Shqipëri ,se ndryshime
do të ketë gjithnji ,ndryshe
nuk do na e fal dot as histori ,
ah e dashura , e shtrenjta
dhe e bukura nëna ime Shqipëri.

POETI : ILMI TAHIRIIlmi

The post NËNA IME SHQIPËRI… Nga :Ilmi Tahiri Podujeve. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>