Ne rring me vitet……
Kane kaluar vetem pak ore nga ditlindja e saj dhe ishte e arsyeshme t’i servirim shkrimin “surprize”,i cili nganjehere sjell kujtime kaq te vlefshme ,qe kane mbetur ne heshtje dhe s’te shkon ndermend qe do t’i kujtosh ndonjeher, por ndoshta kane lidhje me te kaluaren qe e la gjurme!
Kush mendoj qe atehere nga nje qyteze e vogel do te beheshin kaq transformime. Dhe keto transformime te kesaj qyteze te vogel t’i jepnin emrin Qyteti Industrial. Njerez te ardhur nga te gjitha skajet e shqiperise,ngriten vepra te ndryshme si Kombinati i drurit, NSHNI, Fabrika e vajit si dhe me e madhja veper Uzina e Superfosfatit. Me kalimin e viteve koha beri te sajen, sistemi ndryshoj teknologjine dhe me vone çdo gje u permbys, u shkaterrua duke mbetur vetem germadha qe te kujtojne, si ne perrallat, ketu na ishte nje here….;
Te gjitha keto vepra dikur ishin per popullsine e qytetit krenaria e tyre, derdhen munde e djerse per t’i ngritur dhe pa pritur cdo gje transformon ate te qene ne nje germadhe. Por ne ato vite mbeten emra te cilet atehere sistemi komunist i luftoj, i vuri me shpatulla pas murit per idete e tyre. Ne ate kohe nuk kishe te drejte as te kundershtoje dhe as te jepje mendimin tend, te mbanin nen mbikqyrje dhe kontroll te rrepte, qe per qeverine ishe nje “oportunist”,nje “liberal” dhe pse jo edhe nje armik klase. Por pati nga ata qe deri ne fund te jetes se tij mbeti nje socialist me ide moderne, megjithese koha dhe sistemi atehere nuk i pranonte. Punoj dhe sakrifikoj gjithe jeten e tij ne montimet e veprave ne Shqiperi.
Behet fjale per Montatorin e Energjitikes te gjthe hidrocentraleve te ngritura ne shqiperi
Gjergj Sulejmanin, i cili deri ne fund te jetes se tij u quajt “vinxhjeri I lartesive ne re”.
Qe ne moshe te vogel, braktisi fshatin e tij te lindjes ne Mirdite duke u vendosur ne qytezen e vogel Rubik e nga nje kurs nate (shkoll teknike) arriti te behet nje nder montatoret me te mire te vendit ,qe me pese montatore te tjere t’ju kushtohet dhe kenga e Montatorit.
Montatoret te gjithe femijet i linden nder vepra. Keshtu qe montatori ne fjale punoj gjithe jeten e tij pa asnje mungese ne pune e tij dhe nese mungonte kishte arsye te forte. Megjithese jeta i erdhi teper e veshtire ai nuk pranoj kurre te futet ne parti. Une jam komunist i punes qe bej pa patur teste dhe jo ai qe ju deshironi t’me beni, kam mendimet e mia, ishte pergjigjia e tij.![rubik]()

Para daljes se tij ne pension u dekorua me Urdherin e Punes dhe me vone me Medaljen e Punes atehere nga Kuvendi Popullor.
Megjthese nje djale fshatar arriti te kryqezoje (meqenese ishte teper e veshtire athere) jeten e tij, duke u dashuruar me vajzen e bukur shkodrane e cila ishte me pushime prane motres saj ne Rubik. Atehere ajo ishte akoma ne shkollen 8 vjeçare Ndoc Mazi (Arra e Madhe) dhe njihet si nje nder akrobatet e para ,qe ishte e veshtire te vishje uniformen e akrobates duke reklamuar trupin gjysem lakuriq. U njohen rastesisht ne nje dyqan e cila ajo ishta dhe finalja. Ne mes veshtiresish ata martohen dhe ajo ta ndjeke te shoqin e saj gjithekund, hap pas hapi. Sot ata nuk jetojne, por kane lene pas tre femije. Pikrisht qe te bejme kete prolog na shtyn njeri nga femijet e tij, vajza e famijes Marjana. (Gjetem nje foto nga nje pjestar te familjes e cila pak kohe pas largimit nga jeta te Gjergjit ka bere Marjana me te atin i cili pas pese muajsh nderron jete). Nje kujtim i bukur dhe prekes per Marjanen, ndoshta nje surprize qe ajo nuk e pret. Asnje nuk e parashikoj qe nga qyteti industrial i Laçit do te mbeten ne histori duke krijuar klubin Kastrioti te Krujes vajzat e ketij qyteti. Sportiste te cilat ishin “te rralla” dhe mbeten “legjende”. Megjithse ne ate kohe nuk ishte teknoligjia e kompjutrit qe shume gjera te mbeteshin deshmi..fakte,por kane mbetur akoma njerez te cilet jetuan ato vite dhe kedo qe te pyesish per keto vajza degjon fjalet, nostalgji e madhe per ate kohe ,ashtu siç i pershkruante shpesh here gazeta Sporti Popullor. Kujtojme keto sportiste qe ishin te gjithanshme, karakteristike e tyre qe nuk e kishte asnje ekip ne Shqiperi.
Me shume veshtiresi por ja arritem qellimit, dhe ne do paraqesim foton e pese-shes se ketij ekipi qe ishte atehere. Nga basketbollistet Frida Zavalani, Rajmonda Tike, trajneri i tyre Pjeter Xhuxha, baskebollistja Zana Mara, Natasha Nako dhe Marjana Sulejmani, qe duke bere profilin e tyre jane, Marije Mata, Vitore Cuti dhe Antoneta Bardhi etj.![marjana]()

Keto vajza u cilesuan si basketbollistet me me teknike dhe te shpejta (megithese ishin me sistem grumbullimi).E vecanta e ketij ekipi beri qe te mbeten te tilla, te cilen nuk e kishte asnje ekip tjeter, perveç sportit basketbollit shume prej tyre u moren dhe me sporte tjera si: Rajmonda Tiko atlete sprinti rekord ne 100-200 m. Vitore Cuti ne 400 me pengesa. Marije Mata ne hedhje gjyle.
Marjana Sulejmani, atlete ne maratone 800-1500 m normen e kategorise se pare dhe ne maratone te gjate 3000-5000 m.
Zana Mara ne qitje me pistolete dhe pushke (me vone trajnere qitjeje) perkrah qiteses dhe mjeshtres se madhe Shahije Billa,e cila ka nxjerre talente me ze ne qitje.
Sejcila nga keto sportiste kishte dhe trajnerin e tyre prane te atletikes , te palodhurin qe dhe sot i cili eshte ne pension vazhdon stervitje me akademine e femijevdhe ky eshte Ndue Tarazhi atehere kishte ekipin e djemve te basketit Laç qe edhe keta perfaqesonin Kastriotin e Krujes. Keto emra mbeten ne arkiven e ketij klubi dhe njekohesisht krenaria e qytetit, qe i kujtojme me nostalgji dhe themi; ajo kohe me ato vajza nuk vjen me kurre.
Sot keto vajza jane nena dhe gjyshe, por kudo qe ato jane i urojme vite te qeta e mbaresi ne familjet e tyre. Por shume prej tyre jane ne emigrim, gjetem disa prej tyre qe ne kete pervjetor te flasin dhe te urojne shoqen e tyre Marjana Sulejmani.
Ja se çfar rrefejne koleget e Marjanes: Zana Mara: Ndjehem e lumtur qe po flas per Marjanen. Jetuam shume vite ne te njejtin pallat dhe ishim shoqe klase dhe sporti. Zoti do te kishte bere mire qe Marjana te kishte lindur djale. Ishte gjithnje e shkathet ja kalonte dhe djemve. Ajo kaloj kaq veshtiresi te medha, e cila u detyrua ne moshe te vogel te marre rolin e nenes per te rritur vellajn dhe motren e vogel dy e kater vjec. Babai i saj punonte nder vepra dhe shpesh here nena e saj shtepine e dyte kishte spitalin. Ne fqinjet gjendeshim gjithnje prane saj.
Do veçoja nje detaj qe e kujtoj: Ne shkolle s’kishte dite te mos e nxirrte drejtori para shkolle per ndjekje mode, me ato pantallonat jeshile dhe te bardha kauboj. Ishte gjithnje e veçante, kishte dhe ruan nje stil qe do ta quaja te sajin nuk e kopjon dot. Nga zemra i uroj te bahet 100 vjeçe! Te mbetet gjithnje e re, Shendet e lumturi se bashku me femijet e saj!
Marije Mata: Nuk mund te flas ndryshe per Marjanen nga ato qe flasin te tjeret. I uroj nga zemra ditlindjen edhe 100 te lumtura me te gjithe te mirat e botes! Une kujtoj dhe dua te veçoj diten e dasmes se saj,ishin mbledhur aq shume njerez si ne njemiting politik, nuk dinte me ke te ndahej me pare nga shoqeria qe e rrethoj ne ceremonine e dasmes se saj, madje kemi thirrur: Mos ik, kur do kthehesh prape tek te afermit? Me vone ajo u be nene me ato dy vajza te bukura te cilat u rriten me shume ne Laç tek prinderit e Marjanes.
Ndersa ish- trajneri Ndue Tarazhido shprehet: I uroj te behet 100 vjeç dhe mbaresi ne jeten e saj. Dhe do i lutesha te kujdeset per vetveten sepse vitet ikin e nuk kthehen me. Megjithese kurre nuk eshte vone te jetosh ate qe nuk ke jetuar. Per mua eshte nje femer “simbol” dhe krenohem qe e kam patur sportiste dhe tani nje shoqe e mike te veçante.
Fatos Vaci: Kam nderin te flas per Marjanen dhe do pergjithesoj te gjithe ata qe u rritem bashke Ishim familje te se njejtes kategori te mesme ne te varfer. Por e veçoj duke e krahasuar me sportistet e sotem qe kane te gjitha kushtet dhe nuk krahasohen me brezin tone, ndersa vajzat e Laçit ndoshta nuk i paten kushtet e duhura. Jam krenar per keto vajza, se i kemi jetuar dhe ndjekur. Ketu do ta veçoj Marjanen se ishte dhe eshte e tille. U rritem me te dhe e ndoqem ne garat xhiron e qytetit ne 3000-5000 ajo me vrap e ne me bicikleta mbas trajnerit N.Tarazhi.Eshte nje shoqe e mrekullueshme qe e veçon temperamenti qe ajo ka. Ishte e vetmja qe ka thyer tabune, duke bere shoqeri me djemte. Ne ato kohe ,mjafton te merreje me sportin dhe detyrimisht quhej “viktime” e fjaleve te opinionit. Me pak fjale Marjana ishte ne ate kohe “dashi I kurbanit” si e “padenje”, nga gojet e liga. I uroj nga zemra une dhe familja ime dtlindjen Marjanes. Dhurata me e madhe qe do t’i beja eshte fjala qe kur ajo vinte me pushime nga Greqia babaji i thonte duke ju dridhur buza….Ka ardhur furtuna, shiu, bresheri, dielli e hana qe shendrit shtepine keshtu e cilesonte kete mike! Kjo eshte Marjana qe u rritem bashke,prandaj dhe ne e duam shume.
Ylli Cuka: Ish- basketbollist i ekipit te Kastriotit Kruje dhe tani ushtron profesionin serish ne Itali si trajner, Nise kete mesazh per Marjanen;Ishte nje kenaqesi e veçante qe u lidhem dhe akoma me shume gezohem qe je mire familjarisht dhe ti vete gjithashtu.
Vitet e emigrimit te kane bere nje grua-Zonje me nje personalitet te madh. Shikoj dhe ndjek qe je shume aktive ne jeten e perditshme humane, duke mos harruar rolin tend si nene dhe si gjithmone e kujdesseshme dhe e ndjeshme per te tre femijet e tuaj te mrekullueshem. Te shikoj shume te dashur ,shume te respektuar, me nje zemer te madhe dhe me nje force femrore te veçante. Nga keto e dashur Marjana duhet te kujtoj me nostalgji vitet e lumtura qe kemi kaluar me sportin e basketbollit ne qytetin e ri te Laçit. Kujtoj me shume respekt familjen tende te dashur e shume te mire “babain tend te respektuar” dhe nje “hero”ne familje dhe me kryesorja te kujtoj ty Marjana, qe ne ato vite nuk ishte aq e lehte per femrat shqiptare te merrej me sport. Por ti e dashur Marjana ishe nje vajze e veçante,e thjeshte, nje kinge me stilin tend do beje per vete mijera tifoze qe te duartrokitnin dhe te respektonin. Keni qene nje basketbolliste e shpejte me rezistence dhe nje atlete qe gjithmone shkelqeje. Shkelqeje dhe ne shoqeri,ne jeten e gjimnazit, ne jeten e perditeshme (megjithese ne familje te erdhi jeta e veshtire), por me nje karakter te forte. E dashur Marjana ,kujtimet per ty, per shoqerine e atehershme eshte shume e veshtire dhe e pamundur te pershkruhen, sepse jane shume, por e them me gjithe zemer e gezohem shume qe kam patur dhe qe u lidhem me nje shoqe-moter te mrekullueshme e shume te respektuar nga te gjithe.Te falenderoj dhe per poezite e bukura qe shkruani, fjalet e embla qe perdor dhe zemren tende shume te madhe dhe shume humane. Perqafime me shume respekt miku e shoku yt Ylli Cuka. Te urojme nga zemra une dhe familja ime gezuar ditlindjen!!!!!!
Nje tjeter koelege eshte Safete Metani-Llukacaj e cila rrefen: Mbas shume vitesh Zoti na bashkoj kete vere me Marjanen. U ç’mallem, u kenaqem me te, na kishte munguar shume. Nga zemra i uroj ditlindjen dhe u befte 100 vjeç! Pasuria me e madhe qe ajo ka ,jane femijet e saj. Perveç si nene Marjanen e njohim edhe si shoqe. E admiroj shume per te gjitha,per besen e trimerine e saj. Ne shtepine time ajo ka “vendin e saj”si nje pjestar familje, jo si shoqe por si Marjane. Marjana ze vend ne zemren time”moter” pergjithmone. Jam nje deshmitare e vuajtjeve dhe e pak lumturise qe jeta i solli. E duam shume te gjithe! Marjana megjithese shkruan dhe ka botuar nje liber,q e sa here ta lexosh nuk ngopesh, eshte nje “kasaforte”qe mban shume gjera brenda saj.
Maria Papadhopulu kjo eshte nje mike e saj nga Greqia ndersa dergon urimin per Marjanen: Ndjehem e lumtur qe flas per kete grua e lindur “Zonje”. E pershendes ne emer te Organizates se gruas se qytetit dhe Org. AME (femije me probleme) dhe shume e shume shoqeve te tjera; Edhe 100 vite te tjera e urojme njezeri te gjithe! Gjithcka ne jeten tuaj e te familjes qe ke perreth, vetem mbaresi e lumturi! Gjithnje te mbetesh ajo qe ne te njohim nga afer e sakte, nje shoqe e mrekullueshme, nje aktiviste qe s’te arrijme dot. Per te gjitha zonja Marjana te falenderojme ju shoqe e dashur. Zoti qofte gjithnje prane teje e femijeve tuaj megjithe pasardhesit e tyre. Kur te fikesh qiririn mbi torten e ditlindjes mos mendo vitet qe shprehin nje numer, por ate qe ndjen zemra jote e veçante,e cila flet ndryshe nga vitet e moshes.
Besoj si çdo vit edhe ky e te tjere ne vazhdim do kene qiririn ne formen e pikpyetjes, qe shpreh “Ne ring me vitet”.
Te perqafojme ,me respekt N/Kryetarja e Bashkise Qytetit Maria Papadhopulu.
The post Ne rring me vitet…… Nga Ahmet Zani appeared first on .