Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

Bashkjetesa fetare ne Malbardhe… Nga Ahmet Zani.

$
0
0
malbardhaMalbardhi, emrin nuk e ka marrë për shkak se dominohet apo ngrihet mes gurësh të bardhë siç mund të mendohet. Banorët tregojnë se ky emër ka mbetur pasi fshati ka patur gjithmonë në themel mikëpritjen e rrallë, bujarinë e besën, që siç ata thonë ja ka zbardhur faqen e në këtë rast edhe emrin këtij vendi.
“Për mort e për dasma kemi detyrim gjithmonë ndaj njëri-tjetrit, si myslimani për katolikun, ashtu edhe katoliku për myslimanin”, thotë Hysen Sula , banor i këtij fshati, njeriu që ka investuar dhe pë ngritjen e Xhamisë.
Ashtu te bashkuar, banoret u mblodhen vetem pak vite me pare per te ngritur kete kishe edhe pse fshati me 900 banore llogaritet te kete vetem pesë shtepi katolike. Pjesa tjetër është e besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndarë, përkundrazi i ka lidhur më fort mes tyre, në respekt të besimit e të tolerancës se gjithësejcilit.
“Po ngaqë janë pak i kemi respektuar dhe na kanë respektuar. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë”, thotë Lam Tafa 80 vjeçari malbardhas i cili në shenjë repsketi nxjerr nga xhepi i xhaketë faqoren e rakisë sipas traditës.
 Dikush ne nje menyre e dikush ne nje tjeter…askush nuk ka ndejtur mënjanë ka shtuar më tej i moshuari Lama : “Te dyja palet kemi punuar pa dallim për ndërtimin e Kishës 700 vjeçare, tek vendi ku jemi këtu tek Kisha e ka më afër lagjja e myslimanëve, dhe kjo harmoni na ka mbajtur gjithnjë të lidhur ngushtë ne banorëve malbardhas, një fakt që dëshmoj dhe tek përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së të cilët asistuan dy vite më parë dhe festuan me banorët.
Në Malbardhë,  janë treguar të gatshëm dhe katolikët që  mbështetën  myslimanët për ndërtimin e Xhamisë, aty ku fetuan ditën e Fiter Bajramit tok sëbashku.
“Edhe dasmat i bëjmë bashkë. Kur ata kanë dasma na thërrasin dhe ne gjithashtu. Nuk e kemi kuptuar se kush e ka bërë dasmën”,na thonë këta banorë të cilët kanë festuar ditën e shënuar të Shën Mhillit.
Për ta tradita mbetet diçka e shenjtë që e kanë mbajtur dhe e mbajnë fort. Pa e humbur, pa e lënë në asnjë moment të shkojë apo te vdesë pa kaluar më parë tek më të rinjtë, brez pas brezi si një zinxhir i pafund. Rudina banore e fshatit Mali i Bardhë fluturon që nga Italia ku dhe jeton me familjen, për t’ju bashkuar festës, besojmë tek mrekullitë që ka bërë ky vend, tek njerëzit që janë shëruar, edhe pse mrekullia më e madhe që duket në çdo moment është mirëkuptimi që ata kanë me njëri-tjetrin- ka shtuar Rudina bija e fshatit të shquar për harmoninë fetare që shquhet Mali i Bardhë në Kurbin
Myslimanë e të krishterë janë bashkë, ashtu siç duhet të jenë kudo sepse kjo ka qenë e duhet të jetë gjithmonë Shqipëria, e Malbardhi është ndoshta shembulli më i bukur i saj

The post Bashkjetesa fetare ne Malbardhe… Nga Ahmet Zani. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>