Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

AMANETI I NANËS ÇAME.. Vargje nga Kamber Cano

$
0
0

AMANETI I NANËS ÇAMEcameria
(Këtë poezi ua dedikoj me dhimbje e respekt,gjithë nanave e baballarëve tanë çam,që ashtu si nana ime ,nuk mundën ta shifnin më Çamërinë,por gjithmon e mbajtën në zemër atë)

Biri im.
Sa herë të kthehesh nga Çamëria
eja te varri im.
Edhe në më ka zënë gjumi,
të bëj rixha të më zgjosh.
Dua,
gjithçka të më tregosh.
Ç’bën Çamëria?
Buzëqesh
a ende lotët nuk janë tharë?
Si janë njerëzit,
ullinjtë?
deti,
shtëpit,
retë.
Deri sa ajo tokë të jetë e ndarë.
nuk jam e qetë.
Kur të vijë dita e shënuar që Çamëria do jetë jona,
shko te shtëpia e vjetër.
Në sepete
do gjesh dullaman
e shamin e kokës,
qëndisur në ar.
Meri me vete.
Dua të vishem nuse ate dite,
me kostum kombëtar.
I thuaj edhe tyt eti
të vishet dhëndër.
Kam një jetë që e shoh këtë ëndër.
Dua te shoh Çamërin të qeshur,
të gëzuar,
të ëmbël,
të lirë
……është i vetmi amanet që kam
o bir.

The post AMANETI I NANËS ÇAME.. Vargje nga Kamber Cano appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023