Berat.
Avokatë e popullit nga vende të ndryshme të globit pas konferencës në Tiranë kanë zgjedhur që vizitën e parë ta bëjnë në qytetin e UNESKOS Berat. Bukuritë e këtij qyteti i kanë mahnitur ndërsa janë shprehur se do të rikthehen sërisht për ta vizittuar ndoshta edhe për të kaluar pushime në këtë qytet të mrekullueshëm.
Qyteti i një mbi një dritareve ka pritur me dhjetra avokat të popullit, të cilët ishin nga vende të ndryshme të globit .Pas vizitës zyrtare në zyrën e kryetarit të bashkisë z.Petrit Sinaj delegacioni i përbërë prej më shum se 45 vetë është drejtuar për të vizituar nga afër bukuritë e qytetit të vjetër .![koferenca-berat]()

Qyteti mbi 2400 vjeçar i tërhoqi vizitorët në misteret e tij. Madhështia e kalasë së banuar, bukuria që shtrihej nën këmbët e tyre nga maja e quajtur Tabia e kalasë, ka lënë pa fjalë vizitorët. Vizita në muzeun Onufri e më pas zbritja në lagjen Mangalem,duke vijuar në Urën Pasarel ku kanë kërkuar të qëndronin për një kohë të gjatë pa lëvizur i ka mahnitur vizitorët për orë të tëra, grupi avokatëve ka shëtitur e shijuar pamjen që ofronte ky qytet i bukur dhe me vlera unikale nga pika të ndryshme të qytetit .
Avokati popullit Igli Totozani do të thoshte se këta avokatë janë shumë të emocionuar i ka pëlqyer shumë qteti, lagjet, kalaja, vizitat në muzet e kishat brenda lagjeve muzeale etj. Falenderoj kryetarin e bashkisë z.Petrit Sinaj i cili priti me shum dashuri kolegët e mi avokatët te popullit, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës .Zgjodhën Beratin sepse dëshirojnë të shikojnë dhe njohin Shqipërinë e thellë historike, tradicionale, historinë e lashtë, bukuritë saj ,të njohin Beratin e një mbi një dritareve , Beratin njëmijë të fshetave e mistereve kishin par e dëgjuar shum ndaj kërkuan ta preknin vet nga afër dhe ngelën tepër të kënaqur nga bukuria e këtij qyteti dhe mikpritja .![avokat]()

Ndërsa përsa i përket konferencës së Tiranës sipas Totozanit deklarata e Tiranës është një moment historikë për shqipërinë në tërësi. Jemi në një moment kthese të trajtimit çështjes emigrcionit si një fenomen global, gjithë ky ndryshim trajtimi i kësaj plage të madhe ka fillesën në Tiranë .Pra Tirana është fillesa e një procesi të madh historik të rëndësishëm.
Ndërsa kreu i bashkisë Beratit Petrit Sinaj pohon,
se avokatet nga shum vende të botës me vizitën e tyre në qytetin tonë do të shërbej si një reklam e mirë pasi përshtypjet që ata kanë do ti përcjelln në vendet e tyre . Ata vijnë në qytetin tonë menjëherë pas konferencës në Tiranë më vjen mirë që kanë zgjedhur Beratin dhe kjo do të shërbej si një promovim i vlerave që ka qyteti ynë, duke i përcjell në vendet ku ata jetojnë . Ndërsa kanë vizituar qytetin vizitorët do shijonin edhe produktet e freskëta të prodhuara në qrkun tonë.![vizitor]()


Pas vizitës si dhe takimit në sallën e konferencave në Grand White City, ata lane sejcili përshtypjet e tyre për qytetin e Beratit ku pohojnë se është një qytet që të bën të rikthehesh për ta vizituar sërisht .
Ndërsa kanë shijuar një kokteil në “Grand Hotel White City” me premtimin se do të rikthehen sërisht në këtë qytet të bukur grupi i Avokatëve të Popullit nga vende te ndryshme te botes u larguan për të vizituar qytete të tjera të Shqipërisë.
The post Avokatë të popullit nga vende të ndryshme të Botës mahniten nga bukuritë e Beratit. Mimoza Haxhialiu. appeared first on .