Quantcast
Channel:
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023

VLERAT E NËNËS TEREZE KU SHQIPTARËT DUHET TË MBËSHTETEN. Shkruan Afrim Caka Gjakove.

$
0
0

afrimi-ne-studioNëna Tereze është dhurata më madhore e Zotit për njerëzimin!
Shqiptarët kanë nevoj për një shpirt dhe ky mund t’i vijë vetëm nga rrënjët që e kanë themeluar atë. A mund të themi diçka më shumë mbi atë sesi mund të ushqejmë zhvillimin e vetëdijës sonë, në menyrë që të pakten mediokriteti dhe veprimet e tyre individuale të mos na bëjnë keq neve vetë ose kombit në tërësi?

Dëgjova lajmin e mirëpritur: Për shënjterimi i Nënës Tereze!
Unë dua të them diçka, por goja, buzët, nuk m’u bindën në vend që të flisnin, ato lëshuan një të qarë të ngjirur. Kishte kohë që më mundonte enigma e të dytit, mjekërrzinjve arabë. Më mundonte sidomos shpjegimi i verbërisë tyre, prej së cilës trembeshim të gjithë. Kjo frikë vinte ndoshta ngaqë pjesa më e madhe e mallkimeve që drejtoheshin gjithmon kundër syve tanë, të parës dhe heroinës sonë NËNA TEREZEZ. Heshtja rreth e rrotull dhe njëfarë shkretimi i udhëkryqeve nuk tregonte gjë tjeter veçse afrimin e shpejtë të kësaj ulërime të mulla Osmanëve e hoxhallarëve tjerë.

A është e nevojshëm ndërtimi i një shqiptari të ri, jo si idhull me prosperitet egioist i përkulur e servil ndaj armikut (lepe-peqe) në të vërtete në mes një oqeani mjerimi e korrupsioni, por si një bashkësi bujare burrash dhe grash me mendje pjellore, atdhetarë dhe përgjegjës për popullin dhe shtetin. Ashtu si e deshti Nëna Tereze popullin shqiptar dhe mbarë njerëzimin! Jo të gjithë politikanët tanë kërkojnë që të jenë të jashtëzakonshëm. Ky është një kërkim i egos: të jesh diçka i veçantë, unikal dhe i pakrahasueshëm. Këtu qëndron paradoksi, sa më shumë që kërkojnë të jenë të shkëlqyer, aq më shumë duken të mjerë e palaço!
E gjithë kjo të sillte ndërmend Shekspirin dhe dramën e tij Komedia e gabimeve.

Ky shkrim më lindi si reflektim dhe nevojë personale, por edhe si deshirë për të krijuar lexues, qoftë duke i ngacmuar e qoftë duke kërkuar përmisime në këtë shkrim. Kjo përvojë e shkrimeve, më ngjalli një ndjenjë të thellë knaqësie. Fatmirësisht unë zotëroj dijen intelektuale, JO dhunën. Tema për të cilën po shkruaj nuk është e re, por ndoshta pak kam shkruar për Nënën Terezën në letrat e mija. Kjo ndoshta nuk do të sjellë habi tek mjekërzinjtë, por çfarë do të shkruaj është një pjesë e vërtetës dhe çfarë në të vërtetë është ajo.
Shkaku i këtij shkrimi ka qenë shënjtërimi i Nënës Tereze në Vatikanë në Shtatorin e këtij viti. Ndërsa në sheshin e Vatikanit shungullonin kambanat e kishave, bota dhe Zoti i saj, dielli, u rikthyen në Katedralen e Vatikanit dhe gjithçka xixëllonte gëzueshëm në lëndinën e saj. Personalisht e kam ndjekur shënjtërimin e saj në TV, por prania e hajdutëve, zerzopëve e maskarenjve më ka shtyrë të them dy gjëra. Lufta ideologjike e pushtetore sot është rrënuesi më i madh i stabilitetit kombëtar dhe i çështjes shqiptare.

Mos e prekni Nënë Terezen!
Për fat të keq, kemi një pushtet me shumë konfliktuale të shtrirë në të gjitha hallkat e saj e kjo nuk bën na mirë.
Në Dardani dhe Shqipëri ka dy rreziqe me këtë figurë. I pari u vërtetua gjatë shënjtërimit në Vatikan, i dyti është disi më i hollë e më helmues, po aq i rrezikshëm për ta zhvlerësuar këtë figurë madhore që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë! Të reflektosh mbi figurën e Nënë Terezën është një gjë e domosdoshme për shqiptarin, pasi kjo figur, duke qenë se është e mbarë njerëzimit, kam gjithmonë diçka për të thënë në zhvillimin e mendjes shqiptare. Por trajtimi jo i pjeshëm dhe ideologjik i kësaj figure, pronsimi klanor, egoizmi, servilizmi e zullumçaria e pushtetarëve dhe prania e tyre mundë të zhvlerësoj universalitetin e saj!

Me Nënën Tereze u abuzua. Këtë e themë “pa pik mëdyshje e me bindje të plotë” në Vatikan në rreshtin e parë përballë “Filarmonisë Dardane” dhe në rreshtin e dytë ishin paraqitur dhe ulur shefat e “Organizatës Pronto” disa hajdutë e biznesmenë të korruptuar e të flliqur që ka pasur ndonjë herë toka Dardane dhe ajo e Shqipërisë, në shënjtërimin e të madhes Gonxhe Bojaxhiu – Nënës Tereze. Zullumçarët u lëshuan mbi karrige me zhurmë dhe, pikërisht në ato momente që ata ranë si trungje në karrige, atyre u është dukur se diçka po “ndryshonte” në jetën e tyre klanore, në këtë shtator shirash dhe konjakut italian.
O Perëndi, te këta njerëz s’ka asgjë të ndershme!

Kurse këta qenë ftuar vërtet! Mes tyre ishte Veseli, Hoxha, Hiseni, Thaçi me një duzin hajdutësh të veshur me kostume të zeza, këpucë me majuca të holla e syze të errëta e të shtrenjta që pozonin në qendër të katedrales. Përfytyroja lëkurën e ndonjë jaguari të zi në këmbët e tyre, pavarësisht tërheqjes “estetike” se nuk ishin ngjyrat e shtetit tonë, një shtet që, për fat të keq, me qëndrimin e tyre të ngushtë nuk gëzon emër të mirë. Dhe, për më tepër, ecja e tyre nuk tërheq vëmendjen e mysafirëve. Kështu që, për shkak të këtij dyshimi, e gjithë ecja e tyre prej “sovrani” dhe unë e vrisja mendjen se deri në ç’masë këta persona mund të të jenë të kombshëm për popullin e shtetin. Dhe parandjenja nuk më gënjeju. Pas pak, shokët tanë të pushtetit e dhanë iden e tyre se janë të varfur nga truri. Shënjterimi mbaroi dhe ata po bëheshin gati për udhë. Hasha dhe shokët e tij të prontos me faktin se do të niseshin për të parë ndeshjen e futbollit. Për sa kohë që ne nuk e ndryshojmë themelin bazë të korrupsionit, hajdutëria dhe tradhtia do të bëhen gjithnjë e më shumë normë jete, një kancer i përditëshëm.

Në radhë të parë, m’u duk se kjo garë pushtetarësh ishte më shumë si një tender për shitjen e tangërllëkut dhe krekosjen e tyre sesa një dëshirë për të parë shënjtërimin e saj. Pa dashur të analizoj më gjatë shfaqje të tilla megalomania, dua të them menjëherë se ky është një abuzim me figurën e Nënën Terezës. Dua të shtjelloj në menyrë më të gjerë. Misioni i kësaj gruaje shtatvogël me origjionë shqiptare e filloi në rrugët e mjera me plotë varfëri të shqiptarëve dhe rrugëve të Kallkutës. Motoja e saj ishte ti shërbente Zotit dhe të varfërve me nevojë. Dhe pran emrit të saj qëndronin hajdutet më të urryer të kësaj toke…

Kështu, shenjtërimi i zhvilluar në Vatikan nuk mund të pasqyronte fare qëllimet e politikanëve të të dyja shteteve shqiptare dhe nuk është një mjet që këta që ta përdornin për vetën e tyre. E vërteta është se ky shënjtërim, nuk mund të kthehet në një garë për ti larë mekatët, tradhtitë, hajnitë e grumbulluara prej shumë vitesh. Këta duhen të rrinë larg çfarëdolloj shfaqjeje apo paraqitje publike të veprës së Nënën Terezez. Zullumçarët dëshirojnë të nxjerrinë diçka nga vepra e saj që ta pastrojnë ndërgjegjën e tyre që na kanë vrarë drejtësinë dhe na shkaktuan ose për lekë që shpeshherë i kanë fituar me dredhi e i shpenzojnë pa kriter, kurse Nëna Tereza do ti donte këta pushtetar afër ashtu të varfur si dikur moti para Luftes, me atë pasuri të trasheguar nga babai???

Gjithsesi, ende shpresoj se kemi kohë të mendojmë seriozisht e të reflektojmë mbi këtë figur madhore. Nuk duhet të lejojmë që të abuzohet me të në mënyrë që ajo të mos zhvlerësohet.

Fotografia e Afrim Caka

The post VLERAT E NËNËS TEREZE KU SHQIPTARËT DUHET TË MBËSHTETEN. Shkruan Afrim Caka Gjakove. appeared first on .


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1023


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>