Shkruan: Paulin Zef Zefi*
“Kjo Kishe kaq e vecante mesjetare(1292),Katolike-Arbnore, po renkon qe nga themelet,nderkohe qe Ministria jone e puneve te kota po i gezohet letargjise se plote”!!!
*”KISHA E SHEN.SHTJEFNIT“e cila ndodhet ne fshatin historik te Blinishtit(Zadrime-Lezhe),eshte Monument-Kulture i kategorise se pare qe e ka fituar kete status me dt.05.11.1984,por si rezultat i mungeses se vemendjes per vite me radhe dhe germimeve pirate qe jane bere brenda ketij objekti ne vitin 2007(denoncuar nga Mediat lokale&kombetare),kjo Kishe kaq unike ne llojin e saj,fatkeqesisht,po shkon drejt rrenimit te plote nga bimesia e harlisur e cila njekohesisht po demton muret por ironikisht edhe i ka mbajtur keto mure ne kembe, pergjate 40-viteve te fundit!
E kam pastruar dy here(2014-2015)duke e mirembajtur me financat e mia por fatkeqesisht me anen e ketyre nderhyrjeve,thjeshte kam arritur qe ti kursej nje degradim te metejshem por ky objekt ka nevoje per nderhyrje urgjente,deri ne konservimin dhe restaurimin e tij te plote.
Numri i relacioneve dhe i kerkesave te mia drejtuar DRKK-Shkoder,IMK dhe MK e kalon numrin X-te por te gjitha keto ankesa,kane rene vazhdimisht ne vesh te shurdher!
Por,sikur te mos mjaftonte vetem kjo;gjate inspektimit te dites se sotme,une konstatova se strukturat murale te ketij objekti me rezultojne se pak dite me pare i jane nenshtruar edhe vandalizmit te radhes ku gjoja na e paskan pastruar perfundimisht nga vegjetacioni(pemet&bimet kacavjerrese)!
Pra,me pak fjale dhe ne menyre qe te mos zgjatem shume:”Nderhyrja e koheve te fundit me qellim per ta cliruar Kishen nga vegjetacioni,ka bere te mundur prerjen e trungjeve te holla te bimeve kacavjerrese qe nga baza e deri ne lartesine 2.50-3m.duke rezultuar ne tharjen e plote te kurores se ketyre bimeve te cilat pergjate 40-viteve te fundit,qendrojne mbi keto struktura ku ne menyre paradoksale edhe i kane demtuar por njekohesishi i kane mbrojtur nga rrenimi i tyre plote.etj.etj.2-pastrimet e mia te meparshme kane konsistuar vetem ne krasitjen e kesaj kurore gjigande e cila mbulonte te gjithe objektin por jo ne prerjen e ketyre bimeve deri ne baze duke shkaktuar tharjen e tyre,me pas kalbjen dhe ne fund;rrezimin e plote te mureve!
N.q.s brenda ketij viti nuk do te realizohet ndonje nderhyrje,qofte edhe me skela mbajtese metalike,atehere reshjet e muajve ne vazhdim,do te rezultojne me humbjen fatale te ketij Monumenti kaq unik ne llojin e tij.
*KISHA E SHEN.SHTJEFNIT(nje historik i shkurter)”e ndertuar ne vitin e larget-1292;perfaqeson nje perle monumentale ne cdo aspekt(Historik&arkitektonik)pasi se bashku me Kishat e Sardes(Shurdhahut),Kisha e Shen.Venerandes(Balldre),Kisha e Shen.Sergjit(Shirgj)&Kisha e mrekullueshme e Shen.Merise ne Vaun e Dejes(e hedhur ne ere nga komunistet),jane te vetmet qe u ndertuan ne stilin arkitektonik,”Romanik-Gotik”.
“KISHA E SHEN.SHTJEFNIT“nisi te ndertohet nga”Princat e Familjes feudale BLINISHTI”(Vlado,Kaloxher&Guliemo),dhe pasi ky vendbanim u pushtua nga serbet e Rashes,punimet per ndertimin e kesaj Kishe u perfunduan nga Mbreteresha Katolike(franceze)e Serbise.Helena D’Anjou ne vitin1292(e kam cituar me detaje ne nje studim qe kam publikuar ne vitin-2014).”KISHA E SHEN.SHTJEFNIT”u restaurua dhe u zbukurua me 3-kamare te brendshme dhe me afreske(ana veri-lindore ku sot dallohen disa shenja ngjyrash)ne vitet 1447-1448.Keto punime u ndermoren me urdher te”Princit.Nikolle Dukagjini”(?!?!-1454)i cili e rimori Blinishtin nga venecianet gjate Luftes Shqiptaro-Veneciane(1447-1448)nderkohe qe luftonte ne emer te hyjnorit”GJERGJ KASTRIOTI”si Komandanti i tij kryesor kunder venecianeve. Gjate pushtimit te eger osman,kjo Kishe u plackit dhe u dogj 2-here pergjare viteve 1478-1479,per tu rindertuar ne fillim te shek.XVI-te nga Ipeshkevinjte e Sapes(Nenshat)dhe kaloi nen juridiksionin e drejtperdrejte te Selise se Shenjte ne Rome ku prane saj sherbenin njekohesisht deri ne 6-Misionare Katolike te cilet ne vitin 1641 kultivuan per here te pare ne Shqiperi,kulturen bujqesore te”Misrit”ne fushen pjellore prane bregut te lumit Drin.
Ne fillim shek.XIX-te ne diten e Shen.Shtjefnit qe festohet ne cdo 3-gusht ne Blinisht(Pajtor i Kishes&Shenjtori mbrojtes i ketij fshati),u zhvillua nje tragjedi ku ne hyrje te Kishes u vrane 2-djem te rinj nga fshati i sotem”Gjader-Lezhe”dhe pasi Kisha u mbulua nga rrekete e gjakut;ky objekt religjioz u braktis perfundimisht nga Besimtaret Katolike dhe ata vendosen qe te ndertojne nje Kishe te re mbi kodrat e fshatit Blinisht(vendbanim i ri),banoret e te cilit u zhvendosen prane ketyre kodrave ne lindje te vendbanimit mesjetar,per tju shmangur permbytjeve ciklike te lumit Drin, etj, etj.
The post ”KISHA E SHEN.SHTJEFNIT“Monument-Kulture i kategorise se pare,braktiset nga ministria… appeared first on .