NUK I JAPIM TROJET TONA
Nuk i japim trojet tona,
thërret atdheu , thërret Kosova,
mjaftë u ndava , mjaftë u copëtova,
mjaftë me shekuj u robërova,
nga tradhëtarë dhe pushtues
plotë stuhi , luftëra edhe kurthe
e bashkuar me trima i tejkalova,
edhe tani në prag të njëjtë
nga fatprerët unë sërish u solla,
nuk i japim, nuk i falim ,
nuk i shesim trojet tona ,
liria e lëvizjes është e drejtë e jona,
paqë , liri , dhe jo falje përsëri,
është e jonë jug , veri ,
pse këto kurthe ndaj nesh përsëri,
a si shihni ju që udhëhqni qeveri,
kujdes me shtet edhe atdhe
se nuk e falim trojet tona ,
për pushtet , servilitet edhe lakmi ,
s’ duam dhunë , as atdheut fatkeqësi,
nuk i japim trojet tona
që me gjak edhe jetë i kanë
mbrojtur ata që u flijuan për atdhe edhe liri.
gjaku i tyre gurthemel i këtij shteti
dhe buzëqeshja e tyre liria,
kujdes bij dhe bija se nuk falen
trojet e mia , se mbi ta bie tradhëtia,
do ti mallkojë atdheu , gjaku dhe historia,
nuk ka votë as pushtet që i fal trojet e mia,
nuk do të ndahet ky atdhe ,
por do të ribashkohet si dikur Shqipëria,
kujdes me troje ju bij dhe bija,
kujdes ju parlamentarë dhe qeveria,
se nuk shlyhet dot tradhëtia ,
emër , për emër do i shënoj
dhe do i ruaj përjetësisht historia,
mos gaboni ti falni trojet e mia,
se atdhe i shenjtë është Shqipëria ,
se kanë mundur dot as tradhëtia
as, vuajtja , as shtypja , as robëria,
se të bashkuar i ka pasur për
atdhe edhe liri përherë bijë dhe bija,
hej evropë ti mos luaj me trojet e mia,
e bashkuar në integrime
bashkë me ty do te vij edhe Shqipëria,
se çka populli edhe Perëndia,
do të vij shpejt mbi trojet e mia,
ajo është i bashkuar komb atdhe
e ribashkuar si më parë Shqipëria.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë
The post NUK I JAPIM TROJET TONA appeared first on .