Mirë se vini n`Malësi të Hasit
Pashtrik të thura legjendë
Për jetë dhe vdekje
Begati e historisë sonë
Kudo jemi krenar me ty.
Deri dje mbrtronte errësira
Shkaktuar nga padrejtësia
Skur djalli e gllabëronte
Racë karpatesh e sundonte.
Etnik të pastër autokton
Fise Iliro-pellazgian
Ruan tradita dhe zakon
Mirë se vini;mikut i thonë.
Bukë e krip e zemër të bardhë
E pret mikun buzagaz
Me gatimet shtëpiake
Has produkte ,shije mjalte .
Ço shtëpi ka mërgimtar
Gatuajnë bukën me traditë
Natën , ditë e bëjnë tue punue
Djersë balli, tuj u kullue.
Njerëz të fjalës dhe të besës
Si në Has askund s`takon
Mirëbesimi e toleranca
N`zemra të tyre ajo rronë.
Atje n`Has të Pjetër Bogdanit
Shtat lëshojnë Kisha e Xhamija
Vëllëzër janë , dhuratë nga Zoti
Me e madhe është shqiptaria.
Sa humanë e sa njërëzor
Jetojnë bashë e n`harmoni
Mërgimtarët e ndihmojnë
Nevojtarët për çati.
Kam një mall si mërgimtar
N´shpirtin tim si kurrë me parë
Sikur jetën ma fundose
Mirë se vjen Bashkim Kombëtar.
Kehl, Gjermani,14.08.2016
The post RAME SMAJLAJ Bashkim kombëtar appeared first on .